Author: editor

  • Shqipëria “digjet” nga temperaturat ekstreme, Kosova “kërcënohet” nga stuhitë e shiut dhe breshëri, ja çfarë pritet në orët në vijim

    Shqipëria “digjet” nga temperaturat ekstreme, Kosova “kërcënohet” nga stuhitë e shiut dhe breshëri, ja çfarë pritet në orët në vijim

    Temperaturat pritet të pësojnë ulje deri në 29 gradë gjatë javës së ardhshme, mirëpo në Kosovë, parashikohen edhe stuhi shiu e vetëtima.

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë javës së ardhshme, temperaturat maksimale do të zbresin deri në 29 gradë celsius.

    Për të Dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa orët të pasdites pritet të depërtojë një front stacionar, i cili do të krijojë vranësira konvektive, duke gjeneruar rrebeshe lokale shiu, breshër dhe shkarkesa të forta elektrike.

    Moti i keq me rebesh shiu, breshër e vetëtima përfshiu ditët e fundit vendet si Kroacia, Sllovenia, Serbia dhe disa rajone të Italisë.

  • Ngjarje tragjike në vend/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, ndërrojnë jetë burrë e grua

    Ngjarje tragjike në vend/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, ndërrojnë jetë burrë e grua

    Dy anëtarë të familjes Zykaj në fshatin Resulaj në Vlorë, Q. Zykaj dhe gruaja e tij raportohet t’i ketë zënë korenti në shtëpi.

    Si pasojë, të dy kanë ndèrruar jetë.

    Ndërkohë policia dhe ambulanca janë nisur drejt banesës.

    Nuk dihen ende detaje më të hollësisht, por nga informacionet paraprake është mësuar se çifti kanë qenë duke punuar në banesë në momentin që kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike.

  • Aksident i rëndë/ Makina humb drejtimin dhe përplas dy këmbësorë

    Aksident i rëndë/ Makina humb drejtimin dhe përplas dy këmbësorë

    Një aksident ka ndodhur përgjatë superstradës Milot- Lezhë.

    Mësohet se një atoveturë tip Opel ka humbur drejtimin dhe si pasojë ka përplasur dy këmbësorë, edhe më tej Opeli ka marrë para një stendë, që përdoret për te shitur fruta perime.

    Këmbësorët të cilët po prisnin për të marrë automjet publik që të udhëtonin, janë dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës.

    Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje, ku po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./abcnews.al

  • Makina ishte me 200 km/h, pamje nga aksidenti tragjik që i mori jetën Arnoldit në Itali

    Makina ishte me 200 km/h, pamje nga aksidenti tragjik që i mori jetën Arnoldit në Itali

    Pak ditë më parë, pas një aksidenti tragjik në Itali, humbi jetën 22-vjeçari shqiptar, Arnold Selishta.

    Nga ky aksident mbetën të plagosur 2 pasagjerët e tjerë në mjet, të moshës 18 dhe 23 vjeç. Grupi i të rinjve, hipën në dy makina, një ‘Range Rover’ dhe një ‘BMW M8’.

    Pas hetimeve, mediat italiane shkruajnë se shkak i aksidentit tragjik është bërë një farë me makinë mes të rinjve.

    Në media shkruhet se në një moment, Range Rover-i dhe BMW-ja arritën një shpejtësi deri në 200 km/h dhe kjo i kushtoi jetën shqiptarit e plagosi të rinjtë e tjerë.

    Lidhur me ngjarjen, nën hetim është kushëriri i Selishtës i cili ka qenë me të në momentin e ngjarjes, teksa në dëshmi, ai mohon se kanë bërë garë me makinë me djemtë e tjerë, natën kur ndodhi tragjedia.

    “Nuk po lëviznim me shpejtësi, hymë në rrethrrotullim, po kthehesha majtas siç bëjnë në Angli pastaj kushëriri im më tha të futesha djathtas, devijova, kushëriri nuk e kishte vënë rripin e sigurimit, ndërsa unë po, kjo më shpëtoi jetën,”- mësohet të ketë thënë 23-vjeçari në dëshminë e tij.

  • Vritet 1 shqiptar në Itali, plagosen 2 të tjerë

    Vritet 1 shqiptar në Itali, plagosen 2 të tjerë

    Një sherr masiv në Itali i ka marrë jetën 1 shqiptari, ndërsa 2 të tjerë janë të plagosur.

    Ngjarja ka ndodhur në Padova në një lagje në periferi të qytetit pasditen e sotme. Sipas mediave italiane, tre shqiptarët u përfshinë në një sherr me njëri-tjetrin duke u goditur me thika.

    Si pasojë e plagëve, njëri prej tyre vdiq dhe u gjet i pajetë në korridorin e pallatit ku banonte.

    Ndërsa 2 shqiptarët e tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital. Njëri prej të dyve është në gjendje të rëndë me plagë të shumta nga goditjet me thikë.

    Sherri nisi pas një mosmarrëveshjeje mes tyre. Identiteti i asnjë prej të treve nuk është bërë i ditur.

    Policia italiane shkoi në vendngjarje për të mbledhur prova dhe po heton këtë krim./tvklan.al

  • Raporti, shkencëtarët të alarmuar: Ngrohja globale në Europë po përparon më shpejt nga sa ishte menduar

    Raporti, shkencëtarët të alarmuar: Ngrohja globale në Europë po përparon më shpejt nga sa ishte menduar

    Sipas raportit vjetor të Organizatës Botërore Meteorologjike dhe rrjetit Europian Copernicus, temperatura mesatare në kontinentin e vjetër është 2.3 gradë më e ngrohtë se sa ishte në fund të shekullit të 19-të.

    Ngrohja është rritur që nga vitet 1990, duke thyer rekorde të temperaturës në disa raste. Ngrohja ka qenë e pabarabartë gjeografikisht, duke arritur rreth 2 gradë mbi mesataren në pjesën më të madhe të Europës Perëndimore dhe madje tejkalon 3.5 gradë në rajonet afër Arktikut.

    Vera e vitit 2022 ishte më e nxehta e regjistruar në shumë vende evropiane. Sipas raportit, ngjarjet ekstreme të lidhura me motin (stuhitë, përmbytjet, zjarret, rrëshqitjet e dheut dhe valët e të nxehtit) morën më shumë se 16,000 jetë dhe prekën drejtpërdrejt 156,000 njerëz.

    Temperaturat e sipërfaqes së detit rreth Evropës gjithashtu arritën nivele të larta, të shoqëruara nga valë të nxehta detare. Shkrirja e akullnajave ishte e paprecedentë.

    Megjithatë, raporti thotë se energjia e rinovueshme gjeneroi më shumë energji elektrike sesa ndotësit e karburanteve fosile për herë të parë vitin e kaluar një shenjë shprese për të ardhmen.

    Europa pa temperaturat më të larta në rekord. Shumë vende, duke përfshirë Belgjikën, Francën, Gjermaninë, Irlandën, Italinë, Luksemburgun, Portugalinë, Spanjën, Zvicrën dhe Britaninë e Madhe kishin vitin e tyre më të ngrohtë në rekord.

  • Java nis me mot përvëlues, dita kur ulen temperaturat dhe priten rrebeshe

    Java nis me mot përvëlues, dita kur ulen temperaturat dhe priten rrebeshe

    Vala e të nxehtit esktrem do të jetë prezente në Shqiëpri edhe gjat fillimit të javës së ardhshme.

    Gjatë ditës së hënë dhe të martë, mbi vendin tonë pritet që të bizotërojë mot i nxehtë në të gjithë territorin, ku temperaturat pritet të arrijnë sërish në 42-43 gradë cëlcius.

    Ndërkohë që ditën e mërkurë do të kemi një ulje temperaturash me 8 gradë sa ju përket vlerave maksima,e të cilat ppritet të arrijnë deri në 31-32 gradë celcius.

    Ndërsa dita e enjte në një pjesë të teritorit pritet të sjellë edhe rrebeshe shiu.

  • Balla takim me drejtuesit e Policisë së Korçës: 100 banesat e para do t’u jepen familjeve të reja të policëve

    Balla takim me drejtuesit e Policisë së Korçës: 100 banesat e para do t’u jepen familjeve të reja të policëve

    Ministri i Brendshëm Taulant Balla gjatë takimit që zhvilloi me strukturat drejtuese të Policisë Vendore të Korçës deklaroi se është shumë i rëndësishëm përmirësimi i kushteve të shërbimit të çdo punonjësi policie.

    Ministri Balla në fjalën e tij u shpreh se shumë shpejt do të trajtohet problemi i banimit për uniformat blu, për ata që shërbejnë në qytete të ndryshme nga qyteti ku kanë familjen, duke nënvizuar se do t’i hapet rrugë aplikimeve për vitin 2023, duke e nisur me 100 banesat e para.

    “Do të kujdesem posaçërisht për rritjen e standartit të jetesës të punonjësve të Policisë dhe përmirësimin e kushteve të shërbimit të çdo punonjësi policie, që nga kushtet financiare deri tek kushtet e strehimit kur shërbejnë jashtë vendbanimit apo krijojnë familje të reja. Pa e harruar që nga sot sistemimin përfundimtar të të gjitha familjeve të policëve të vrarë në krye të detyrës, fëmijët e të cilëve janë fëmijët tanë. Ndaj do të trajtojmë problemin e banimit për ata që shërbejnë në qytete të ndryshme nga qyteti ku kanë familjen dhe gjithashtu do të hapim rrugën e aplikimeve për vitin 2023, duke e nisur me 100 banesat e para, të cilat do t’u jepen familjeve të reja të punonjësve të policisë. Kriteret do të bëhen publike në ditët në vijim në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë”, theksoi ministri Balla.

    Gjithashtu ministri Balla kërkoi luftë intensive, me fokus krimin e organizuar si u kërkoi forcave të rendit një kujdes të shtuar në komunikimin me qytetarët, duke i konsideruar si partnerin më të fortë të policisë në betejën me paligjshmërinë.

    Ministri i Brendshëm Balla përfundim të fjalës së tij, duke folur për rëndësinë e Kodit Etik, u shpreh se ai duhet të jetë udhërrëfyes për çdo punonjës policie

  • 20-vjeçarja përplas me makinë të miturin në Tiranë

    20-vjeçarja përplas me makinë të miturin në Tiranë

    Një aksident ka ndodhur në Tiranë.

    Në rrugën “Teki Selenica”, një mjet që drejtohej nga një 20-vjeçare ka përplasur një të mitur.

    14-vjeçari pas aksidentit, u transportua në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Grupi hetimor ka nisur verifikimet dhe ka shoqëruar drejtuesen e automjetit.

  • Aksident i rëndë, motori përplas dy këmbësorë

    Aksident i rëndë, motori përplas dy këmbësorë

    Një aksident i rëndë është shënuar këtë të dielë në aksin rrugor Rrile-Tale, ku një motor ka përplasur dy këmbësorë. Burime bëjnë me dije se nga përplasja e motorit dy persona kane marre lëndime dhe janë dërguar në spitalin e Lezhës.

    Kanë mbetur të lënduar Llesh Përgjoka dhe Mrika Përgjoka. Policia ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave te këtij aksidenti.