Author: editor

  • “Ajo që i druheshim po ndodh”, IGJEUM shpjegon arsyen se pse po “digjet” Toka

    “Ajo që i druheshim po ndodh”, IGJEUM shpjegon arsyen se pse po “digjet” Toka

    Shqipëria është skuqur ashtu si Europa Juglindore. Temperatuarat këtë javë sipas meteorologëve në Institutin e Gjeoshkencave shënojnë tre deri në gjashtë gradë më të larta se normalja. Ngrohja globale ka shfaqur efektet dhe në vendin tonë.

    “Këto ndryshime të klimës vijnë për shkak të ngrohjes globale. Rritja e temperaturës mesatare globale përkthehet dhe në klimë locale të vendit tonë. Ajo që druheshim po ndodh.. pasojat janë përmbytje, stuhi breshëri në dimër dhe valë të nxehti dhe zjarre në pyje në verë… “

    Mëngjeset dhe netët për shkak të ndryshimeve klimatike janë bërë me të nxehta ndërsa periudhat me temperatura të larta më të shpeshta e të gjata.

    “Kemi rritje të vlerës mesatare të temperaturës, por kjo ka ardhur gradualisht vit pas viti. Nëse verën e 2022 e krahasojmë me normën që ne i referohemi vitet 60-90 ka qenë 3. 8 gradë mbi normën mesatare. Pritet të mbyllet muaji për ta vlerësuar situatën këtë vit. Netë tropikale kur termometri shënon tempertuara të natës mbi 20 gradë. Në Tiranë është regjistruar 23-24 gradë, por ka pasur dhe më lart.

    Nëse mesatarja globale e temperaturave rritet me 1.8 deri në 2 gradë sipas meteorologëve ngjarjet ekstreme të motit do të ishin më të mëdha.

  • Ngjarje e rëndë në Tiranë/ Gjendet i pajetë në garazhin e banesës 13-vjeçari, zbardhen dyshimet e para

    Ngjarje e rëndë në Tiranë/ Gjendet i pajetë në garazhin e banesës 13-vjeçari, zbardhen dyshimet e para

    Më datë 19.07.2023, në Babrru, është gjetur nga familjarët, brenda automjetit në garazhin e banesës, pa shenja jete, një shtetas i mitur 13 vjeç.

    Paraprakisht dyshohet se vdekja është shkaktuar nga asfiksia.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

  • ‘Çmendet’ moti/ Temperaturat ekstreme po ‘shkrijnë’ botën, në këtë vend përmbytjet ‘bëjnë kërdinë’, raportohet për 8 të vdekur dhe 11 të zhdukur

    ‘Çmendet’ moti/ Temperaturat ekstreme po ‘shkrijnë’ botën, në këtë vend përmbytjet ‘bëjnë kërdinë’, raportohet për 8 të vdekur dhe 11 të zhdukur

    Të paktën tetë persona kanë humbur jetën nga rrëshqitja e dheut që ndodhi në Cudinamarca në juglindje të Kolumbisë, ku nuk dihet fati i 11 personave të tjerë.

    Kolonel Jorge Dias, komandant i shërbimit rajonal të mbrojtjes civile, sqaroi se mes viktimave është një fëmijë, gjashtë të plagosur janë shtruar në spital dhe rreth 20 shtëpi janë shkatërruar. “Nuk është e mundur të përcaktohet numri i saktë i personave të zhdukur, por ne vlerësojmë se është njëmbëdhjetë (…) Ne po përpiqemi të identifikojmë banorët e 20 shtëpive të shkatërruara,” tha ai.

    Për shkak të reshjeve të dendura që i paraprinë rajonit, pak para mesnatës së hënës në të martë ndodhi një rrëshqitje e madhe dheu në një stacion pagese që ndodhet pranë qytetit Coutame, rreth 60 kilometra larg kryeqytetit Bogota.

    Shumë automjete, duke përfshirë kamionë dhe motoçikleta, u varrosën nën baltë. Zjarrfikësit larguan rreth 40 persona, gjashtë prej të cilëve u dërguan në spital.

    Ekipet e shpëtimit përdorin dronë në kërkime për të gjetur personat e zhdukur. Në disa vende balta po formon vëllime një apo edhe dy metra të lartë, tha kryetari i bashkisë Coutame, Camilo Parado për stacionin radiofonik El Dorado.

    Dhjetorin e kaluar, 34 persona humbën jetën në një rrëshqitje dheu në veriperëndim të Kolumbisë. Tetë fëmijë ishin mes viktimave.

  • LAJM I FUNDIT/ Aksident TRAGJIK, humbin jetën 5 SHQIPTARË

    LAJM I FUNDIT/ Aksident TRAGJIK, humbin jetën 5 SHQIPTARË

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi ku kanë humbur jetën 5 shqiptarë.

    Mediat greke bëjnë më dije se aksidenti ka ndodhur në zonën e Edessas ku makina me të cilën udhëtonin shqiptarët u përplas me një kamion.

    Paraprakisht dyshohet se makina ishte në korsinë e gabuar.

    Përplasja ka qenë e fortë duke u marr jetën 5 shqiptarëve teksa pamjet tregojnë edhe makinën pothuajse të shkatërruar.

    Sakaq policia greke po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë.

  • Aksident i rëndë në vend, ka të plagosur

    Aksident i rëndë në vend, ka të plagosur

    Një aksident në Dibër raportohet të ketë ndodhur para pak minutash.

    Nga burime paraprake thuhet se drejtuesi i mjetit tip ‘Benz’ ka humbur kontrollin dhe ka goditur edhe dy mjete të tjera në parkim.

    Mësohet se nga përplasja ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit dhe një pasagjere.

  • “Shumica e njerëzve ende nuk e dinë se në çfarë rreziku janë”/ Shkencëtari bën paralajmërimin e frikshëm: Kjo do të jetë vera më e freskët për sa jetë ju ka ngelur

    “Shumica e njerëzve ende nuk e dinë se në çfarë rreziku janë”/ Shkencëtari bën paralajmërimin e frikshëm: Kjo do të jetë vera më e freskët për sa jetë ju ka ngelur

    Një shkencëtar i NASA-s ka paralajmëruar se kjo verë “do të jetë më e freskëta” nga çfarë do të përjetojmë për pjesën tjetër të jetës, pasi valët e të nxehtit vazhdojnë të shkatërrojnë Evropën dhe SHBA-në, ndërsa përmbytjet, musonët dhe tajfonët godasin Azinë.

    “Shumica e njerëzve ende nuk e dinë se në çfarë rreziku janë”, tha Peter Kalmus në Twitter.

    “Kjo do të jetë vera më e freskët për sa jetë ju ka ngelur, dhe kjo nuk duhet të jetë vetëm një meme. Në fakt është e tmerrshme,” – shtoi ai.

    Kalmus bëri thirrje që përdorimi i lëndëve djegëse fosile të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur, përpara se të sqaronte në një postim të mëvonshëm se “do të ketë gjithmonë ndryshime rajonale dhe ndërvjetore, por në një kuptim mesatar, tendencat e nxehtësisë nënkuptojnë se kjo do të jetë vera më e freskët për një kohë të gjatë”.

    Ai tha gjithashtu se nëse bota dhe shoqëria “kalojnë në modalitetin e emergjencës klimatike”, do të ishte e mundur që planeti të fillonte të ftohet deri në fund të shekullit.

  • “Ishte poshtë pallatit, donte të fliste me të bijën”/ U vra nga policia në Itali, vëllai i 55-vjeçarit shqiptar zbardh detaje tronditëse: E kishte brengë, s’e takonte prej 15 vitesh

    “Ishte poshtë pallatit, donte të fliste me të bijën”/ U vra nga policia në Itali, vëllai i 55-vjeçarit shqiptar zbardh detaje tronditëse: E kishte brengë, s’e takonte prej 15 vitesh

    Zbardhen detaje nga vrasja e 55-vjeçarit shqiptar në Itali, Haxhi Çollaku, i cili u ekzekutua nga policia italiane.

    Ngjarja ndodhi më 14 korrik në Itali. Në një bisedë telefonike për emisionin ‘Me zemër të hapur’, i vëllai i shqiptarit, që dikur ishte mësues matematike, ka rrëfyer kalvarin e vuajtjeve të viktimës, i cili ditën e ngjarjes kishte kërkuar që të takonte të bijën, pas një divorci të vështirë.

    E mësova nga vëlla tjetër. Ai po kthehej nga puna dhe e kishte marrë vesh, dhe më njoftoi përmes telefonit. Ka shkuar të takojë gocën. Ka ardhur policia dhe në gjaknxehtësi e sipër…Vëllai e mori vesh nëpërmjet rrjeteve sociale. Siç më tha vëllai, Haxhiu ka ndërruar jetë në spital, por shkoi rëndë. Nuk i ndalonte hemorragjia. E kishin qëlluar me një plumb në gjoks, që ishte fatal.

    Ai jetonte në një lagje me ish-gruan. Në një supermarket bënin madje blerjet. Edhe në supermarket kanë qëlluar në të njëjtën kohë, madje ajo ka njoftuar policinë se e përndiqte, apo dhe se ushtronte dhunë psikologjike. Ndaj njoftonte policinë. Kështu thoshte ajo. Ai donte të takonte gocën. Ai nuk ka pasur qëllime, edhe me biseda që kemi bërë ne, nuk kishte pretendime për gruan, por donte vajzën.

    Nuk e kishte takuar asnjë herë vajzën, prej 15 vitesh. Kishte brengë me gocën. Vajza e kishte parë parë të atin në supermarket dhe ai i kishte folur, në një distancë të largët, mbesës i kishte rrjedhur një pikë loti. Nëna më pas e kishte marrë dhe e kishte tërhequr vajzën. Më pas vëllait i kishte shkuar në shtëpi policia.

    Para 1 muaj ishte këtu Haxhiu. Ai fliste vetëm për vajzën, se pse mos ta takonte. Këtë donte. Kur u divorcua. Iu ofrua mundësi që të krijonte familje tjetër. E thoshte gjithmonë mendjen te goca. Të dy ishin mësues matematike. Ai punonte në ndërtim në Itali, kurse ajo asnjë ditë nuk punoi. Më pas nisën problemet e veta. Por kur ishte me Haxhiun, nuk punoi asnjë ditë. Fëmijët e mi, kanë kërkuar të takohen me mbesën time. Një motra ime shkon për vizitë në Itali te vëllai.

    Rrinin në një lagje. E takoi rastësisht në rrugë, flasin si normalisht. E fton motra të pinë një kafe, ajo nuk pranoi. Ishin të dyja, goca me nusen, por nuk kishin pranuar që të pinin kafe. Ata nuk u ndanë shumë në paqe, kishte tensione. Edhe shtëpinë ku ka ndenjur i ka lënë me plaçka. U largua Haxhiu nga shtëpia.

    Më vonë pati precedentët që nuk duhej të afrohej. Ai për efekt të gocës iku nga shtëpia. Ai e donte shumë gocën, por nuk iu kthye kurrë asgjë në këtë jetë.”, tha vëllai i shqiptarit të vrarë.

  • Përplasen dy mjete ‘kokë më kokë’ , raportohet për të plagosur

    Përplasen dy mjete ‘kokë më kokë’ , raportohet për të plagosur

    Një aksident është shënuar pak momente më parë në lagjen numër 2 në Kavajë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetër, e për pasojë ka mbetur i plagosur një prej shoferëve.

    Një mjet tip ‘Benz’ me targa AB 598 BI me drejtues K.M., është goditur nga drejtuesi i mjetit po tip ‘Benz’ me targa AA 582 PL me drejtues F.S.

    Mësohet se ky i fundit ka pësuar dëmtime në kokë dhe është nisur drejt spitalit të Kavajës e më pas drejt atij të Durrësit për kujdes mjekësor.

  • Nesër dita më ‘përvëluese’ e javës/ Ngrihet alarmi, ja sa pritet të shënojë termometri në ‘pikun’ e të nxehtit Afrikan

    Nesër dita më ‘përvëluese’ e javës/ Ngrihet alarmi, ja sa pritet të shënojë termometri në ‘pikun’ e të nxehtit Afrikan

    Moti për ditën e nesërme pritet të jetë nën ndikimin e temperaturave përvëluese, kjo si pasojë e të nxehtit Afrikan që ka përfshirë prej disa ditësh jo vetëm vendin tonë por edhe pjesën më të madhe të Evropës jugore.

    Sipas parashikimit nga SHMU, moti pritet të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në verilindje, si dhe do të jetë një ndër ditët më të nxehta ku temperaturat në vlerat maksimale pritet të kapin vlerat 41 deri 42 gradë celsius.

    Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1–5m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina era fiton shpejtësi deri në 8m/s.

    Valëzim në dete do të jetë i forcës 1 ballë.

    Temperaturat parashikohen:

    në zonat malore 17 deri 37°C

    në zonat e ulëta 19 deri 42°C

    në zonat bregdetare 23 deri 39°C

  • Temperaturat ekstreme, OKB bën paralajmërimin e frikshëm: Vala e të nxehtit në Evropë mund të vazhdojë deri në…

    Temperaturat ekstreme, OKB bën paralajmërimin e frikshëm: Vala e të nxehtit në Evropë mund të vazhdojë deri në…

    Organizata Botërore Meteorologjike, një agjenci e specializuar e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se vala e të nxehtit që prek Mesdheun parashikohet të intensifikohet nga mesi i kësaj jave (e mërkurë 19 korrik) dhe mund të vazhdojë edhe muajin e ardhshëm në disa pjesë të Evropës.

    Qershori pa temperaturën mesatare globale më të ngrohtë në rekord, e cila vazhdoi deri në korrik, sipas shifrave paraprake.

    Maksimumi i ditës do të arrijë shpesh mbi 35-40 °C në shumë vende, në Lindjen e Mesme dhe në Turqinë juglindore lokalisht deri në 45 °C. Një vazhdim i mëtejshëm në gusht ka të ngjarë. Ekziston një rrezik në rritje i nxehtësisë dhe zjarreve në pyje, tha Climate Watch Advisory.

    Shërbimi meteorologjik shtetëror spanjoll AEMET paralajmëroi për temperatura midis 42 ° Celsius dhe 44 ° C dhe lëshoi ??alarme të kuqe të nivelit të lartë për disa pjesë të brendshme të vendit dhe Ishujt Balearik.

    Shërbimi Meteorologjik Kombëtar i Italisë lëshoi ??gjithashtu alarme të kuqe për nxehtësinë ekstreme në Italinë jugore, Siçili dhe Sardenjë, me temperatura shumë mbi 40°C. Në alarm të kuq janë edhe pjesë të Ballkanit.

    I nxehti parashikohet të intensifikohet nga mesi i javës (19 korrik) në pjesë të Mesdheut, përfshirë Greqinë dhe Turqinë.

    Shërbimi i Menaxhimit të Emergjencave të BE-së Copernicus paralajmëroi për një rrezik “shumë ekstrem” të zjarreve në pjesë të Spanjës, në Sardenjë dhe Siçili (Itali) dhe pjesë të Greqisë më 17 korrik.

    Temperaturat e sipërfaqes së detit (SST) të Detit Mesdhe do të jenë jashtëzakonisht të larta gjatë ditëve dhe javëve në vijim, duke kaluar 30 °C në disa pjesë dhe më shumë se 4 °C mbi mesataren në një pjesë të madhe të Mesdheut perëndimor.

    Ndërkohë, reshjet e mëdha kanë shkaktuar përmbytje shkatërruese dhe humbje jetësh në disa vende, përfshirë Republikën e Koresë, Japoninë dhe SHBA-në verilindore.

    “Moti ekstrem – një dukuri gjithnjë e më e shpeshtë në klimën tonë të ngrohjes – po ka një ndikim të madh në shëndetin e njeriut, ekosistemet, ekonomitë, bujqësinë, energjinë dhe furnizimet me ujë. Kjo nënvizon urgjencën në rritje të reduktimit të emetimeve të gazeve serrë sa më shpejt dhe sa më thellë të jetë e mundur,” tha Sekretari i Përgjithshëm i WMO Prof. Petteri Taalas.

    “Përveç kësaj, ne duhet të shtojmë përpjekjet për të ndihmuar shoqërinë të përshtatet me atë që fatkeqësisht po bëhet normalja e re. Komuniteti i WMO po ofron parashikime dhe paralajmërime për të mbrojtur jetët dhe mjetet e jetesës ndërsa ne përpiqemi të arrijmë qëllimin tonë të Paralajmërimeve të Hershme për të Gjithë,” tha Prof. Taalas.