Author: editor

  • Shqipëria nën temperatura përveluese/ Piku arrihet në Berat me 40.4 gradë Celsius

    Shqipëria nën temperatura përveluese/ Piku arrihet në Berat me 40.4 gradë Celsius

    Temperatura përvëluese po ndjehen më shumë se kurrë në Shqipëri. Për këtë të shtunë, Berati dhe Elbasani kanë shënuar temperaturat më ekstreme. Piku u arrit në Berat me 40.4 gradë Celcius dhe në Elbasan me 40.2 gradë Celcius.

    Moti i nxehtë që ka mbërthyer territorin prej të martës e pati pikun ditën e premte. Në Kuçovë u regjistrua edhe temperatura më e lartë me 41.4 gradë Celcius, pasuar nga Berati dhe Elbasani.

    Edhe dita e dielë parashikohet të jetë me mot të nxehtë, ku maksimalja do jetë rreth 40 gradë Celcius. Sipas meteorologëve, nga e hëna e ardhshme për 5 ditë më radhë, na presin ditë edhe më të nxehta.

    Kulmi i nxhehtësisë pritet të shënojë rreth 42 gradë c të enjten dhe të premten e ardhshme. Kjo valë aspak e zakonshme ka përfshirë thuajse gjithë shtetet e Europës Jugore.

    Tv Klan

  • Pas skenave të nxehta, Luizi dhe Olta shkëpusin çdo raport, zbardhen paraskenat e sherrit gjatë xhirimit të filmit! Si nisi përplasja e këngëtarit me…

    Pas skenave të nxehta, Luizi dhe Olta shkëpusin çdo raport, zbardhen paraskenat e sherrit gjatë xhirimit të filmit! Si nisi përplasja e këngëtarit me…

    E gjithë vëmendja e publikut është te filmi që Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli janë duke xhiruar aktualisht. Që pas përfundimit të “Big Brother”, dy protagonistët bashkuan forcat për të sjellë një film dramë-romancë, që me gjasa do të jetë një sukses i garantuar.

    “Në kuadër të dashurisë” shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre. Një çift i martuar prej vitesh janë në buzë të ndarjes. E ndërsa gatisin letrat e divorcit, një ftesë iu vjen nga mamaja e vajzës për një festë surprizë ditëlindjeje.

    Të gjendur para sikletit, çifti vendos të lënë Tiranën, e të nisen në Korçë, në këtë vizitë e cila bashkon familjet e të dyja palëve. Në role kryesore janë Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari, dy ndër personazhet më të komentuar prej disa muajsh tanimë. Nga “rivalë” në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ata vijnë tashmë si burrë dhe grua.

    E tashmë është zbuluar i gjithë kasti i filmit, të cilët janë: Luiz Ejlli, Olta Gixhari, Salsano Rrapi, Sara Hoxha, Ndriçim Xhepa, Zamira Kita, Olta Daku, Besmir Bitraku, Salsano Rrapi, Luan Jaha, Ylber Bardhi, Roerd Toçe, Sotiraq Bratko, Dea Mishel Hoxha, Aleksandër Grami, Eni Shehu, Myzafer Zilfaj, Xhljano Brisku, Megi Pojani, Sara Kolami.

    Megjithatë, interesi është i madh për të parë Oltën dhe Luizin, dy armiq të përbetuar në lojë, që këtë herë kanë rolin e burrit dhe gruas. Të gjithë e kujtojmë marrëdhënien e tensionuar që ata kishin brenda shtëpisë, çfarë u reflektua edhe në ditët e para jashtë lojës.

    Megjithatë dy personazhet u duk sikur bënë paqe, teksa ndanë rolet e tyre në film. Por duket se e vërteta është komplet ndryshe. Marrëdhënia e tensionuar mes Luizit dhe Oltës ka vijuar edhe në shesh xhirim. Dy protagonistët, janë shfaqur shpesh herë nervoz ndaj njëri-tjetrit, duke mos i fshehur momentet e tensionit edhe në sy të kastës së aktorëve.

    Nga ajo që kemi mundur të mësojmë është që në rrafshin personal, Olta dhe Luizi praktikisht nuk kanë asnjë kontakt me njëri-tjetrin. Madje dy protagonistët as nuk ndiqen në “Instagram”, si për t’i vënë vulën këtij raporti.

    Dëshmitarët e këtyre problemeve mes tyre kanë rrëfyer se Olta shpesh herë ka debatuar me Luizin edhe për nivelin e tij në aktrim, duke pasur disa kërkesa më shumë ndaj tij, por edhe ndaj stafit. Natyrisht që përplasjet jo në të gjitha rastet kanë nisur vetëm nga Olta, pasi dëshmitarët, kanë zbuluar se shpesh ka qenë Luizi ai që ka pasur momente acarimi me kolegen e tij në film.

    Megjithatë, projekti i filmit ka vijuar dhe aktualisht xhirimet janë drejt përfundimit. Drejt përfundimit ngjason edhe marrëdhënia e Oltës dhe Luizit, që me gjasa pas këtij filmi, nuk do të kenë më as miqësi së bashku, e aq më pak bashkëpunime të tjera.

    Kujtojmë se Luizi nuk ka pasur probleme vetëm me Oltën gjatë xhirimit të filmit, por edhe me Dean, e cila gjithashtu është pjesë e kastit. Përplasjet e Deas dhe Luizit kanë nisur në Korçë, teksa kanë qenë duke xhiruar. Luizi është protagonist në këtë film, teksa Dea ka vetëm një rol episodik.

    Megjithatë, gjatë xhirimeve, ata kanë nisur me konfliktet, çfarë ka bërë që pas përplasjeve, të ndërpresin çdo komunikim mes tyre, pavarësisht bashkëpunimit për shkak të punës. Të dy finalistët e “Big Brother”, kanë vijuar punën me xhirimet, veç se këtë herë, pa asnjë komunikim personal mes tyre. Një video e Luiz Ejllit, teksa ofendon Dea Mishel nga koncerti në Shkodër ka bërë xhiron e rrjetit orët e fundit.

    “Tani këtë këngë ia dedikoj një banoreje të shtëpisë së ‘BBVip’ se më tha je provincial se Shkodra është provincë. Ajo e kishte zakon që kur vinin djem në shtëpi, ia hidhte nga një sy. Edhe unë i kam thënë: kur të jem brenda do loz me gjërat që janë brenda. Ama kur të dal jashtë unë nuk të harroj, kështu që sot dua dhe ndihmën tuaj për me t’i bërë këtë dedikim asaj dhe kujtdo që thotë që Shkodra është provincë”, tha Luizi dhe më pas nisi këngën “O lulija jonë me limona o, kush na ka inatin ju q**** nona o”, ishin fjalët e Luizit të cilave Dea Mishel u është përgjigjur e prerë duke e paralajmëruar të mos merret më me familjen e saj.

    Por nëse me Dean nuk ka shumë lidhje në film, me Oltën bashkëpunimi është i pashmangshëm. Veç sherreve larg kamerave, në rol, dyshja ka edhe skena të nxehta. Luiz Ejlli i ftuar në “Fiks Fare” foli në lidhje me xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë”, dhe për skenat e përfolura me Oltën.

    “Për mua, ndoshta janë disa skena çukuçuku, se s’jam aktor profesionist, por për Oltën dhe të tjerët s’është kështu. Ajo ishte vetëm një puthje”, tha Luizi.

    “Sapo e mori vesh dhe Kiara, filloi duke bërë valixhet gati. I thashë a jemi duke ik me pushime, veç kur iku te njerëzit e vet”, tha ai me shaka.

    Kulmi i debateve mes tyre arriti në “Post Big Brother”, ku Olta nuk i ndali akuzat për Luizin, por edhe Kiarën. Aktorja e akuzoi ish-konkurrenten se e shfrytëzon fituesin e “BBV2”, pasi fama e tij është shumë e madhe: “Ajo po të shfrytëzon ty sepse je shumë i famshëm, kaq ka treguar deri tani. Kjo ‘e kulluara’, meqë tha që është kaq e mire. Burrë e grua nuk të bëjnë interesi, por nevoja. Ti je materialiste”.

    Nga ana tjetër, edhe Kiara pati një reagim të ashpër për Oltën. “Deri më tani nuk kam nxjerrë asnjë ofendim për askënd. Ky më ka vendosur unazën në gisht dhe që prej atij momenti nuk ke gojë të flasësh. Jo të më rrish të më flasësh cepave, e të më thuash: ju do ndaheni. Ti je inatçie, kjo je ti”, u shpreh moderatorja.

    Pavarësisht, se u duk se Kiara dhe Olta u bënë shoqe jashtë “Big Brother”-it, duke u takuar e duke shkëmbyer batuta mes tyre, debatet kanë vijuar. Por nëse me Kiarën është një kapitull i mbyllur që në spektaklin e fundit të “Big Brother”, me Luizin përplasjet kanë vijuar më gjatë, duke shoqëruar me tensione thuajse të gjithë xhirimet e filmit.

  • Aksident i RËNDË në autostradën Tiranë-Durrës/ Përplasen dy kamionë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

    Aksident i RËNDË në autostradën Tiranë-Durrës/ Përplasen dy kamionë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në superstradën Tiranë-Durrës, ku janë përplasur dy kamionë.

    Mësohet se si pasojë e forcës së madhe, njëri prej tyre është përplasur dhe me trafikndarësen e superstradës. Fatmirësisht, raportohet se nuk ka persona të lënduar, por është bllokuar qarkullimi i automjeteve për disa minuta.

    Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje, ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

  • Kishte zaptuar plazhin “Pasqyrat” pa lejen e bashkisë, nën hetim një person në Sarandë. Sekuestrohen çadra dhe shezlongë

    Kishte zaptuar plazhin “Pasqyrat” pa lejen e bashkisë, nën hetim një person në Sarandë. Sekuestrohen çadra dhe shezlongë

    Një person është vënë nën hetim nga policia pasi kishte zaptuar plazhin e njohur si “Pasqyrat” në Sarandë.

    Gjatë operacionit policia ka sekuestruar 20 çadra dhe 40 shezlongë, të vendosura nga shtetasi F. M., pa lejen e bashkisë Sarandë.

    Materialet hetimore u referuan pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë.

    Njoftimi i policisë

    Kishte zaptuar plazhin “Pasqyrat” pa lejen e bashkisë, nën hetim një person në Sarandë. Sekuestrohen çadra dhe shezlongë

    Nis operacioni policor i koduar “Plazh i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike në plazhe.

    Operacioni, nga Komisariati i Policisë Sarandë, Policia Bashkiake dhe Autoriteti Kombëtar i Bregdetit.

    Operacioni do të shtrihet në të gjithë vijën bregdetare të rrethit Sarandë.

    Gjatë kontrolleve të para të kryera në nisje të këtij operacioni, në plazhin e quajtur “Pasqyrat”, është konstatuar një rast i pushtimit të hapësirës publike, për ta shfrytëzuar në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim përfitimin.

    Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, janë sekuestruar 20 çadra dhe 40 shezlongë, të vendosura nga shtetasi F. M., pa lejen e bashkisë Sarandë.

    Gjithashtu, iu referuan materialet procedurale Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. M., për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Mospagimi i taksave dhe i tatimeve”.

    Operacioni “Plazh i lirë”, vijon.

    Policia e Shtetit apelon për të gjithë operatorët ekonomikë që operojnë në vijën bregdetare, që të zbatojnë ligjin, të mos pushtojnë në mënyrë të kundërligjshme sipërfaqe plazhi me qëllim përfitimin, si dhe të mos kryejnë ndotje akustike. Në këtë kuadër ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të paligjshmërive.

  • Joe Biden duke puthur dhe nuhatur një vajzë të vogël/ VIDEO bëhet virale

    Joe Biden duke puthur dhe nuhatur një vajzë të vogël/ VIDEO bëhet virale

    Reagime të dhunshme ka shkaktuar orët e fundit një video që tregon presidentin e SHBA-ve, Joe Biden, fillimisht duke u puthur në mënyrë të çuditshme në shpinë dhe më pas duke bërë një lëvizje sikur po nuhaste një vajzë të vogël.

    Incidenti ndodhi pak para nisjes së presidentit amerikan nga Helsinki, Finlandë, ndalesa e tij e radhës pas pjesëmarrjes në samitin e NATO-s në Vilnius, Lituani.

  • Dikur mësues matematike/ Kush është shqiptari që u vra dje nga policia në Itali, prej vitesh dhunonte gruan

    Dikur mësues matematike/ Kush është shqiptari që u vra dje nga policia në Itali, prej vitesh dhunonte gruan

    Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me 55-vjeçarin Haxhi Çollaku, i cili ditën e djeshme u vra nga policia në Itali.

    Ndaj tij u qëlluan 4 plumba pasi nuk iu bind urdhërit të Policisë, teksa ishte duke përndjekur bashkëshorten e tij, në Padova.

    Rreth orës 14:00, Haxhi Çollaku, kishte ndaluar me furgonin e tij poshtë shtëpisë së ish-bashkëshortes me të cilën kishte një histori përndjekjeje dhe dhune. Disa vite më parë madje ndaj 55-vjeçarit ishte firmosur dhe urdhër largimi nga banesa bashkëshortore.
    Ndërsa dje, ai kishte shkuar sërish tek banesa edhe pse kishte një urdhër që nuk duhej t’i afrohej. Vajza 12 vjeçe e çiftit, kishte telefonuar policinë për praninë babait të saj poshtë banesës, prandaj një patrullë kishte shkuar në ndihmë. Në momentin e parë kur karabinierët kanë bërë para kanë menduar se do të bashkëpunonte, por kjo nuk ndodhi.

    Ai ishte rikthyer në makinën e tij dhe pasi e kishte ndezur, kishte marrë para me të disa nga policët që ndodheshin në rrugë.

    Në këtë moment, efektivët kanë hapur zjarr, teksa dy plumba e kapën Çollakun në këmbë dhe dy në gjoks, duke e lënë të vdekur. Ndërkohë, një prej policëve që u përplas nga ai, ndodhet ende në spital, në gjendje të rëndë.

  • Dush ‘akull i ftohtë’ në natyrë, modelja e famshme poston videon shumë sensuale

    Dush ‘akull i ftohtë’ në natyrë, modelja e famshme poston videon shumë sensuale

    Modelja e famshme, Heidi Klum, ka postuar së fundmi në rrjetet sociale një video ku shfaqet teksa bën dush në natyrë. E sigurisht që ka marrë menjëherë vëmendjen e miliona ndjekësve të saj, të cilëve nuk u kanë shpëtuar disa detaje.

    50-vjeçarja shihet duke shijuar dushin në mjedis të hapur, rrethuar na gjelbërimi. Ajo qëndron në dushin e rrethuar me bambu, ndërsa uji sikurse ajo vetë lë të kuptohet është ‘akull i ftohtë’.

    Ndërkohë Klum ka zgjedhur bikini të errëta minimaliste, ndërsa diferencën e bën zinxhiri i hollë prej floriri në dekoltenë e saj. Bizhuteritë, sipas ndjekësve, kapin vlerën e 15 mijë e 500 dollarëve.

    https://www.instagram.com/heidiklum/?utm_source=ig_embed&ig_rid=6a4f96fe-aa55-41dd-8eb9-dd7cf33f70fc&ig_mid=4572E4AA-9F4E-437B-A3D7-5C18541F36E1

  • Tragjike, gazetarja ndahet nga jeta 3 ditë para të bëhej nënë, mjekët shpëtojnë foshnjën

    Tragjike, gazetarja ndahet nga jeta 3 ditë para të bëhej nënë, mjekët shpëtojnë foshnjën

    Mediat në Greqi kanë përjetuar një lajm të keq gjatë ditës së sotme, atë të ndarjes nga jeta të koleges së tyre në moshën 52 vjeçare, Isma Toulatu.

    Gazetarja e njohur helene e cila ishte në muajin e nëntë të shtatzanisë, ka rënë nga shkallët ndërsa ndodhej në banesë me nënë e saj të moshuar.

    Sipas informacioneve, ambulanca ka mbërritur menjëherë në banesë, por tashmë ishte tepër vonë. Gazetarja u dërgua me urgjencë në spital, ku u konstatua e vdekur.

    Mjekët kryen një operacion cezarian dhe luftuan për të mbajtur në jetë foshnjën e saj, ku vajza e porsalindur u shtrua fillimisht në Repartin e Kujdesit Intensiv Neonatal të spitalit “Alexandra” dhe më pas në ICU neonatal të “Elena Venizelou”.

    Varrimi i saj do të bëhet nesër, e shtunë, më 15 korrik dhe siç thuhet në raportin e Alpha-s, vdekjen e gazetares e ka pasur një hemorragji cerebrale, ndërsa me gjasë ajo ka pasur një aneurizëm për të cilën ajo nuk dinte.

    Sipas asaj që zbuluan miqtë dhe kolegët e saj, Isma Toulatu dëshironte më shumë se çdo gjë të bëhej nënë dhe lajmi i gëzueshëm i shtatzënisë ishte për të ëndrra e saj më e madhe.

    Gazetarja u nda nga jeta vetëm 3 ditë para se të linde.

  • Armiq të përbetuar, Mitsotakis dhe Erdogan ‘ulin gjakërat’ dhe arrijnë marrëveshjen historike

    Armiq të përbetuar, Mitsotakis dhe Erdogan ‘ulin gjakërat’ dhe arrijnë marrëveshjen historike

    Udhëheqësit e Greqisë dhe Turqisë kanë rënë dakord të rifillojnë bisedimet, teksa përshëndetën një “klimë pozitive” të re në lidhjet e tyre që historikisht kanë qenë problematike.

    Dy vendet fqinje kanë qenë në mosmarrëveshje për dekada për disa çështje, duke përfshirë burimet e energjisë, fluturimet mbi detin Egje dhe Qipron e ndarë etnikisht.

    Të mërkurën, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, të cilët të dy u rizgjodhën së fundmi, u takuan në samitin e NATO-s në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius.

    “Është në dobi të të dy vendeve që klima pozitive e formuar në marrëdhëniet dypalëshe gjatë muajve të fundit të vijojë,” thanë zyrat e dy liderëve në deklaratat pas takimit.

    “Të dy palët ranë dakord të ndërtojnë mbi momentin pozitiv dhe të aktivizojnë kanale të shumta komunikimi midis dy vendeve në periudhën e ardhshme”, shtohet në deklaratë, duke theksuar se të dy liderët presin “kontakte më të shpeshta në të gjitha nivelet”.

  • “Në cilin të ka q…”/ Lei Kraja shkrihet së qeshuri me lapsusin e vet (Video)

    “Në cilin të ka q…”/ Lei Kraja shkrihet së qeshuri me lapsusin e vet (Video)

    Moderatorja e “Pushime on Top” në Top Channel, Lei Kraja, ka bërë një lapsus gjatë një interviste me instruktorin e sporteve ajrore, Xhonatan Islami.

    Gjatë intervistët Lei e pyet: “Në cilin të ka q*..shijuar më shumë”? Në këtë moment ajo shkrihet dhe thotë: “më fal se më emocionoi lartësia”.

    Videon e ka postuar vetë Lei në TikTok, ku në caption shkruan: Kësaj i thonë me të rënë dielli në kokë.

    @leikrajaofficial

    Kesaj i thone me te rene dielli ne koke 😂🤦🏻‍♀️

    ♬ original sound – Leila Kraja