Author: editor

  • “Më jep lekët”, ekzekutimi i shqiptarit në Selanik, zbardhen fjalët e fundit të viktimës para se të kriste arma

    “Më jep lekët”, ekzekutimi i shqiptarit në Selanik, zbardhen fjalët e fundit të viktimës para se të kriste arma

    Ende asnjë gjurmë nga shqiptari që ekzekutoi dje në Selanik bashkatdhetarin e tij, Shpëtim Bajrami 50 vjeç.

    Sipas informacioneve të deritanishme nga policia greke, autori konsiderohet si person i rrezikshëm, ndërsa dyshohet se lëviz nëpër Greqi me tre makina të ndryshme për të humbur gjurmë nga policia. Ngjarja e përgjakshme ndodhi dje në orën 12.35 jashtë një karburanti në rrugën Solonos 51, para syve të kalimtarëve.

    Sipas dëshmive, autori dhe viktima dyshohet se njiheshin me njëri-tjetrin dhe pak kohë para vrasjes kanë qenë të ulur së bashku në një lokal të zonës. Sapo 50-vjeçari ka ndalur makinën në pikën e karburantit, autori e ka ndjekur me mjetin me ngjyrë të zezë që drejtonte dhe është ndalur pikërisht pranë tij.

    Dy burrat filluan të debatonin dhe viktima iu afrua vrasësit të tij. Ky i fundit nuk kishte dalë nga makina. Në videon e regjistruar nga kamerat e sigurisë së karburantit, shihet momenti kur 50-vjeçari i afrohet sulmuesit dhe tenton ta godasë nga dritarja e pasagjerit dhe më pas ai e qëllon, nga brenda makinës duke e lënë të vdekur.

    Viktima konsiderohet si i dyshuar për transport droge, ndonëse as në Shqipëri dhe as në Greqi nuk ka pasur dënime ndaj tij. Autori i vrasjes mizore, sipas të njëjtave informacione, gjithashtu është me origjinë nga Elbasani, i lidhur me një nga familjet më të rrezikshme të Elbasanit, është dënuar për drogë në Greqi.

    Ndërkaq mediet greke bazuar te dëshmia e personave që ishin pranë pikës së karburantit në momentin që ndodhi vrasja kanë zbuluar edhe bisedën e fundit mes viktimës dhe autorit:

    Debati

    Viktima: Unë e kam bërë punën, më jep lekët

    Autori: Të kam dhënë, nuk të kam borxh

  • Vrasja e 23-vjeçarit shqiptar në Londër, xhaxhai prek me mesazhin: ‘Ishte djalë i vetëm. I paharruar’!

    Vrasja e 23-vjeçarit shqiptar në Londër, xhaxhai prek me mesazhin: ‘Ishte djalë i vetëm. I paharruar’!

    Një 23-vjeçar shqiptar është vrarë në Londër. Mësohet se Klevi Shekaj, me origjinë nga Malësia e Madhe, është vrarë gjatë një sulmi me thika në veri të Londrës

    Sipas mediave të huaja, Klevi Shekaj dhe 15-vjeçari Leonardo Reid u sulmuan me thikë në Elthorne Road, Islington, rreth orës 23:30 më 29 qershor.

    15-vjeçari Reid humbi jetën në vendngjarje, ndërsa shqiptari u transportua në spital por nuk mundi të mbijetojë.

    Ngjarja e rëndë ku janë përfshirë disa persona thuhet se ka ndodhur në skenën e xhirimit të një videoje muzikore ku një grup njerëzish që mbanin “thika të mëdha” vazhduan të sulmonin viktimat.

    Përmes një statusi në Facebook, xhaxhai i 23-vjeçarit ka njoftuar për humbjen e madhe, ndërsa thekson se Klevi ishte djali i vetëm i vëllait të tij të madh Hysniut.

    “Shok e miq: Me hidhërim në zemër lajmëroj se në mënyr tragjike, ka nderruar jetë në Londër, në moshën 23 vjeçare, nipi im i dashur dhe i pa harruar,,KLEVI SHEKAJ,,djali i vetëm i vëdhait tim, HYSIT”, shkruan xhaxhai i Klevit, Vebi Shekaj.

  • S’keni parë gjë akoma: Fundi i korrikut do të kapë 45 gradë në këtë vend të Shqipërisë!

    S’keni parë gjë akoma: Fundi i korrikut do të kapë 45 gradë në këtë vend të Shqipërisë!

    “Kjo valë ka nisur të martën në mbrëmje, sot është kulmi i parë i kësaj vale.

    Sot parashihet shumë qytete të ultësirës perëndimore të shënojnë temperatura mbi 40 gradë. problematike situata paraqitet në zonat e izoluara si Elbasani, Berati, Gjirokastra, presim temperatura deri në 42 gradë.

    Ndërkohë në kryeqytet, Shkodra Lezha Fieri Lushnja do jenë 40-41.

    Kjo valë ka një tërheqje në fundjavë, por shumë e lehtë, me një gradë dhe jo shumë e ndjeshme. Dita e hënë do të kthejë sërish temperaturat deri në 42 gradë.

    Parashikohet që kjo valë të qëndrojë shumë gjatë, të paktën deri në fundin e muajit. Por do aktivizohet sërish duke sjellë temperatura të larta, ku vlera ekstremisht të larta do presë Itali Jugore, Greqia RMV, meteorologët parashikojnë të thyej edhe rekorde historike

    Në vendin tonë gjatë kësaj fundjave 42, shpresojmë në fund të muajit mos kemi thyerje të rekordit. 44 gradë të shënuar në vitet 70 në Kuçovë. Kjo ngjashmëri valët e të nxehtit të 2022-tës për shkak të kohëzgjatjes, por ka temperatura shumë të larta”.

  • Paralajmërimi i frikshëm për Tokën, Cerberus “pushton” Evropën, temperaturat e larta thyejnë rekord ndër vite

    Paralajmërimi i frikshëm për Tokën, Cerberus “pushton” Evropën, temperaturat e larta thyejnë rekord ndër vite

    Pjesa jugore e Evropës po përballet me një valë të nxehti të enjten, dhe me një paralajmërim për kushte të rënda që vinin nga Agjencia Hapësinore e Bashkimit Evropian.

    Sistemi i presionit të lartë atmosferik, i cili po përshkon Mesdheun nga Afrika e Veriut është quajtur Cerberus, – qenit me tre koka i cili ruante portat e botës së krimit sipas mitologjisë së lashtë greke.

    Masat e emergjencës –përfshirë ndryshimet e personelit, sinjalizimet e celularëve dhe patrullimet e intensifikuara të zjarrit në pyje – u përgatitën ose u vunë në fuqi në disa vende pasi temperaturat në pjesë të Evropës Mesdhetare thuhet se do të arrijnë 45 gradë Celsius të premten dhe në fundjavë.

    Në Athinë dhe qytete të tjera greke u ndryshua orari i punës për sektorin publik dhe shumë biznese për të shmangur vapën e mesditës, ndërsa zonat me ajër të kondicionuar u hapën për publikun.

    “Është si të jesh në Afrikë,” tha për agjencinë AP turisti 24-vjeçar Balint Jolan, nga Hungaria. “Nuk është shumë më nxehtë se sa është aktualisht në shtëpi, por po, është gjendje e vështirë”.

    Cerberus po gjurmohet nga Agjencia Evropiane e Hapësirës, e cila paralajmëroi se vala e të nxehtit do të ndihet edhe në pjesë të Evropës veriore.

    “Italia, Spanja, Franca, Gjermania dhe Polonia po përballen të gjitha me një valë të madhe të nxehti, me temperatura që pritet të rriten në 48 gradë Celsius në ishujt e Siçilisë dhe Sardenjës – potencialisht temperaturat më të nxehta të regjistruara ndonjëherë në Evropë”, tha agjencia të enjten.

    Në Arktik, një temperaturë e lartë rekord prej 28.8 gradë Celsius u shënua në Slettness Fyr në majën veriore të Norvegjisë, thanë të enjten meteorologët norvegjezë. Kjo thyen një rekord të mëparshëm nga korriku 1964 kur termometri arriti 27.6 gradë Celsius.

    Organizata Botërore Meteorologjike e Kombeve të Bashkuara tha të hënën se temperaturat globale të regjistruara në fillim të korrikut ishin ndër më të nxehtat e regjistruara. Ndërsa politikanët spanjollë shqetësohen se si temperaturat e larta mund të ndikojnë në pjesëmarrjen në zgjedhjet e përgjithshme të këtij muaji, kafshët në kopshtin zoologjik të Madridit këtë javë po trajtoheshin me ushqime të ngrira për t’u freskuar.

    Reklamat televizive në Itali u kujtuan banorëve të kujdesen për kafshët shtëpiake dhe të kontrollojnë rregullisht të afërmit e moshuar. Autoritetet ishin në pritje të autopsisë së një punonjësi rrugor 44-vjeçar, i cili u rrëzua pranë Milanos dhe vdiq më vonë në spital. Stuhitë gjatë natës prenë pemë në një rajon italian në kufi me Slloveninë dhe Austrinë, ndërsa breshri i madhësisë së topit të bejsbollit ra në luginat pranë Bergamos në Lombardi.

    Reshjet e shiut dhanë njëfarë lehtësie në Kroaci, por urdhrat për evakuim u dhanë në disa zona pasi një zjarr përfshiu zonat bregdetare të vendit. Në Maqedoninë e Veriut, vapa e lartë shkaktoi një rritje të thirrjeve urgjente për ndihmë shëndetësore, ndërsa banorët në Kosovë, e cila gjithashtu nuk ka dalje në det, u dyndën në një plazh artificial pranë kryeqytetit Prishtinë.

    Autoritetet në Qipro u kërkuan banorëve të ishullit mesdhetar të shmangin zonat pyjore ku zjarret mund të shkaktohen pa dashje, ndërkohë që shërbimet e urgjencës pranë Turqisë u përballën gjithashtu me zjarre dhe përmbytje të njëkohshme. Përmbytjet në bregun verior të Detit të Zi u morën jetën tre personave. Në rajonin jugperëndimor të Milasit, 26 avionë dhe helikopterë që hidhnin ujë ndihmuan 600 zjarrfikës të frenonin një zjarr.

    “Ndërsa ka nxehtësi dhe zjarre në njërën anë të vendit, ka reshje dhe përmbytje në anën tjetër,” tha të enjten zëvendësministri i Bujqësisë Veysel Tiryaki. “Në vendin tonë, si dhe në mbarë botën, ne po luftojmë me ndryshimet klimatike.”/VOA

  • Lajm i trishtë/ Ndahet parakohe nga jeta ushtaraku shqiptar (Emri+Foto)

    Lajm i trishtë/ Ndahet parakohe nga jeta ushtaraku shqiptar (Emri+Foto)

    Eugen Egro, një ushtarak i Forcës Detare është ndarë parakohe nga jeta. Lajmin e trishtë e jep ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili u shpreh ngushëllimet familjarëve dhe miqve të Egros.

    “Trishtim për largimin para kohe nga jeta të kapter Eugen Egro, një prej pjesëtarëve të Forcës Detare! Ngushëllime familjarëve e kolegëve për humbjen e të dashurit, bashkëpunëtorit, e një efektivi me ambicie e disiplinë”, shkruan Peleshi.

    Kapter Eugen Egro ishte një ndër ushtarakët shqiptarë që ka shërbyer në Afganistan dhe është vlerësuar nga Gjenerali amerikan përgjegjës për Misionin e Nju Xhersit. Ai ishte nga Durrësi dhe jetonte në qytetin bregdetar.

    Pjesë e misioneve ndërkombëtare dhe pjesëmarrës në trajnime të rëndësishme jashtë vendit, kapter Eugen Egro do t’i mungojë familjes, miqve dhe të gjithë kolegëve me të cilët ndante punën e përditshme në shërbim të Atdheut.

  • Publikohet harta ‘live’/ Shqipëria ‘pushtohet’ nga i nxehti ekstrem, ja qytetet po “digjen” nga temperaturat e larta

    Publikohet harta ‘live’/ Shqipëria ‘pushtohet’ nga i nxehti ekstrem, ja qytetet po “digjen” nga temperaturat e larta

    Shqipëria është duke kaluar ditë në nxehta në këtë periudhë, ndërsa termometri në këto momente shënon maksimumi 36 gradë celsius.

    Sipas të dhënave nga Institutet Meteorologjike rajonale, qytetet që po “digjen” tani janë Shkodra, Peqini, Fieri, Kuçova dhe Belshi ku temperaturat vërtitet mes 35-36 gradë Celsius.

    Ndërkohë, në Tiranë aktualisht termometri shënon 33 gradë, por që ndihet më tepër për shkak të betonizimit masiv si edhe lagështirës.

    Moti pritet të jetë i njëjtë edhe gjatë ditëve në vijim ku temperaturat gjatë ditës do të vërtiten mes 33-36 gradë celsius, ndërkohë që zonat më të nxehta do të jetë ato të Shqipërisë qendrore.

  • Biznesmenia burgoset 2 vjet për akuzat e inskenuara të ‘përndjekjes’ ndaj ish-bashkëshortit invalid

    Biznesmenia burgoset 2 vjet për akuzat e inskenuara të ‘përndjekjes’ ndaj ish-bashkëshortit invalid

    Një menaxhere ceremonish martesore që dërgonte letra kërcënuese dhe bënte deklarata të rreme ‘përndjekjeje’ ndaj ish-bashkëshortit të saj, është burgosur sot për dy vjet në Britani.

    Gjykata e Lincoln në veri të Britanisë dëgjoi të thuhej se Emma Heys kishte vepruar me ‘dashakeqësi’ duke bërë deklarata të shumta të rreme ndaj ish-partnerit Christopher Heys.

    42-vjeçarja kërkonte të siguronte një “urdhër-mbrojtjeje” ndaj ish-bashkëshortit duke e akuzuar në mënyrë të gënjeshtërt për dhunë shtëpiake në disa raste, edhe pse ai kishte probleme fizike dhe paaftësi levizjeje.

    Prokurori Neil Sands, tha se Heys ishte në dijeni se shkelja e këtyre ligjeve do të çonte në arrestimin e ish-burrit të saj.

    Zoti Heys ishte njohur me gruan e tij të ardhme në Manchester në 2006, dhe më vonë ishte vendosur në Lincoln ku Heys drejtonte biznesin e saj të organizimit të dasmave.

    Burri, i cili ka paaftësi fizike levizjeje, përshkruante marrëdhënien e tyre si të paqëndrueshme dhe në Krishtlindje 2018 ishte ndarë nga gruaja e tij, u tha në gjykatë.

    Por gruaja kishte kontaktuar me një avokat në 2019 për të aplikuar për urdhrin e mbrojtjes kundër burrit, ku pretendonte se ishte ‘një viktimë’.

  • Shembet çatia e fabrikës, vdes 18-vjeçari shqiptar në Itali! U rrëzua nga 10 metra lartësi

    Shembet çatia e fabrikës, vdes 18-vjeçari shqiptar në Itali! U rrëzua nga 10 metra lartësi

    Një djalë 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën duke rënë nga çatia e një fabrike në zonën industriale të Porto Sant’Elpidio, në provincën e Fermos.

    Tragjedia ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 9, viktima quhet Franco Mazelli, familja e tij me origjinë shqiptare banon në Fermano.
    Çdo përpjekje për ta ringjallur rezultoi e padobishme: lëndimet e pësuara nga rrëzimi nga një lartësi brenda ndërtesës ishin shumë të rënda.

    Sipas të dhënave paraprake, një pjesë e çatisë ishte shembur dhe si pasojë i riu u rrëzua dhe ra nga 10 metra.

    Karabinierët po hetojnë dinamikën e aksidentit së bashku me inspektoratin e punës kanë për qëllim të kontrollojnë dokumentacionin, mënyrat e hyrjes së të riut në pallat dhe dëgjojnë ndonjë dëshmitar për të zbuluar nëse viktima po kalonte, apo punonte në vendin ku u gjet pa jetë.

    Në vendngjarje, përveç punonjësve shëndetësorë të Kryqit të Gjelbër të Porto Sant’Elpidio, ishte dhe nëna e djalit.

    Sipas versionit të parë të ngjarjes, i riu kishte shkuar për të takuar dajën e tij, kompania e të cilit po kryen punimet e saldimit në godinën ku ndodhi aksidenti.

  • Dridhet PS/ Gazetarja: Socialistët kanë frikë se Ahmetaj do të tregojë shokët

    Dridhet PS/ Gazetarja: Socialistët kanë frikë se Ahmetaj do të tregojë shokët

    Gazetarja e rrjetit investigativ “BIRN”, Aleksanda Bogdani tha se ka eksponentë të lartë në Partinë Socialiste që janë të frikësuar nga një rrëfim i mundshëm i Ahmetajt para drejtësisë.

    Duke nënvizuar se “i gjithë shteti ka rënë brenda”, Bogdani tha se gjurmët e këtij skandali korruptiv janë shfaqur zbuluar ndaj zyrtarët socialistë që janë impikuar në këtë aferë në një formë apo tjetër, i tremben drejtësisë.

    “Mendoj se PS dhe shumë eksponentë të lartë të PS kanë arsye të frikësohen sot edhe nga një frikë e tyre e mundshme që Ahmetaj mund të flasë sepse kjo çështje ka shkuar shumë lartë.

    Ka të përfshirë shumë politikanë, ndoshta njerëzit më të pushtetshëm të të dyja qeverive të zotit Rama duke shkuar deri te personi që mbledh qeverinë dhe merr vendime.

    Ka zyrtarët më të lartë të PS që janë në njëfarë mënyre apo një tjetër të implikuar, me vendime, me kontakte, me udhëtime me kontraktorët e qeverisë.

    Ka vend për frikë dhe për faktin që tashmë gjurmët janë aty, indiciet janë gjetur dhe s’besoj se kësaj çështje do ti vihet kapak pa dhënë përgjigje për të gjithë të përfshirët në këtë aferë që duhet thënë është skandaloze”, nënvizoi gazetarja.

  • “Jeta për beqarët”, ja cilat shenja do të jenë më me fat sot

    “Jeta për beqarët”, ja cilat shenja do të jenë më me fat sot

    Dashi

    Ka rrezik që jeta juaj në çift të jetë shumë monotone gjatë kësaj dite dhe kjo do iu mërzitë pa masë. Mos e lëshoni veten, por bëni gjithçka mundeni për ta ndryshuar situatën. Beqarët do jenë shumë kërkues dhe të pavendosur, prandaj dhe sot do mbeten vetëm. Fati nuk do jetë me ju në planin financiar kështu që do bënit mire te tregoheshit vigjilentë.

    Demi

    Ditë e bukur kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Debatet dhe mosmarrëveshje do marrin fund menjëherë dhe të dy me partnerin/en do filloni të thurni plane për të ardhmen. Beqarët do dëshpërohen edhe më tepër kur të marrin vesh se personi që pëlqejnë ka krijuar tashme një lidhje. Në planin financiar duhen ulur shpenzimet sa më shumë.

    Binjakët

    Konfigurimi i yjeve do jetë mjaft negativ sot për jetën tuaj në çift. Do keni herë pas here debate me partnerin/en tuaj dhe kjo do iu bëjë të ndiheni keq. Beqarët do jenë më të vendosur për të bërë për vete personin që do pëlqejnë. Më pak durim do ia arrini qëllimit. Në planin financiar duhet të mendoni edhe për të ardhmen .

    Gaforrja

    Dielli do favorizojë mirëqenien dhe ngrohtësinë në jetën tuaj në çift. Nga ana tjetër do jeni edhe më të kthjellët për atë që duhet të bëni në lidhjen e krijuar. Beqarët do kenë disa takime, por ende nuk do përballen me princin e tyre të kaltër. Në planin financiar ka ardhur koha të merrni masa strikte që buxheti të mos ketë probleme.

    Luani

    Jeta juaj në çift do ketë gjatë gjithë kohës mbështetjen e yjeve gjatë kësaj dite. Nuk do keni asnjë mosmarrëveshje me partnerin/en, përkundrazi do kuptoheni edhe vetëm me një shikim. Beqarët duhet ta hapin zemrën nëse duan të krijojnë një lidhje. Në planin financiar mos ndërmerrni rreziqe shumë të mëdha sepse keni për te humbur.

    Virgjëresha

    Ditë shumë e qetë dhe pa as më të voglin problem kjo e sotmja për të dashuruarit. Do ruani një komunikim të mirë me partnerin/en tuaj dhe do kaloni momente të ngrohta së bashku. Për beqarët nuk do ketë dashuri pasionante, por njohjet e reja nuk do mungojnë. Në planin financiar mos shpenzoni kuturu nëse nuk doni te keni probleme.

    Peshorja

    Mundohuni ta largoni sa më parë rutinën nga jeta juaj në çift gjatë kësaj dite sepse përndryshe situata mund të përkeqësohet. Asnjërit prej jush nuk do i pëlqejë të jetojë në një mjedis tërësisht të qetë dhe pa emocione. Beqarët ka mundësi të kenë edhe dashuri me shikim të parë. Shfrytëzojeni ditën! Financat do kërkojnë më shumë kujdes.

    Akrepi

    Pasioni në çift do jetë i zjarrtë gjatë kësaj dite. Ju do ndiheni për mrekulli në krahët e partnerit/es tuaj dhe do dëshironi që momente të tilla të ishin deri në pafundësi. Beqarët nga ana tjetër do kenë disa takime, por asnjeri prej tyre nuk do jetë ai që kanë ëndërruar. Konfigurimi i yjeve do jetë pozitiv për financat.

    Shigjetari

    Jupiteri do e influencojë pozitivisht jetën tuaj në çift dhe do iu bëjë të ndiheni më së miri në krahët e partnerit/es. bashkëpunimi me të do vazhdojë të përmirësohet. Beqarët do e duan shumë lirinë që kanë dhe fillimi i një lidhjeje do i “frikësojë”. Financat nuk do jenë në gjendje shumë të keqe, por maturia dhe kujdesi do e mbanin situatën të stabilizuar.

    Bricjapi

    Ka disa kohë që nuk ndjeni të njëjtat emocione si në fillim në lidhjen tuaj? Partneri nuk iu mbështet më për asgjë dhe herë pas here ju neglizhon? Ka ardhur koha të vendosni pikat mbi “i” njëherë e përgjithmonë. Beqarët, falë ndikimin të Venusit dhe Marsit do e gjejnë personin e duhur. Në planin financiar duhet të reflektoni mire para se të shpenzoni.

    Ujori

    Edhe pse situata në çift do përmirësohet ndjeshëm gjatë kësaj dite, nuk është koha e duhur për t’u marrë vendime të rëndësishme mbi të ardhmen. Bëni edhe pak durim. Nëse jeni beqarë dhe dëshironi me patjetër të krijoni një lidhje, përfitoni nga mundësitë që do iu jepen. Në planin financiar do jenë të favorizuara transaksionet dhe investimet.

    Peshqit

    Perspektivat në jetën tuaj në çift janë shumë të mirA gjatë kësaj dite. Do i besoni më tepër njeri-tjetrit dhe do e forconi komunikimin së bashku. Edhe për beqarët do jetë një ditë premtuese dhe e mbushur me risi. Shfrytëzojeni sa të mundni! Në planin financiar do jetë ditë ideale për të riorganizuar situatën.