Author: editor

  • Tirana dhe Durrësi kontratë me inceneratorët, shpenzuan 31 milionë euro për plehra

    Tirana dhe Durrësi kontratë me inceneratorët, shpenzuan 31 milionë euro për plehra

    Dy janë kontrastet, që sheh në mëngjes në rrugët e kryeqytetit.

    Si asnjëherë më parë kudo ka shumë turistë, të cilët po ndikojnë dukshëm në gjallërimin e konsumit dhe ekonomisë, që në tremujorin e parë u frenua nga emigracioni dhe çmimet e larta. Në kahun tjetër, ndonëse ora po i kalonte 10:00 paradite, koshat e mbeturina ishin plot me plehra në disa zona (shiko foton 1), një panoramë që është e pakonceptueshme për turistët.

    E njëjta situatë dhe në bregdetin e Durrësit. Mbeturinat pastrohen shumë ngadalë, duke mos arritur që të ndjekin ritmin e shtimit të turistëve, që ishte i pritshëm këtë sezon (shiko foton 2).

    Përkundrejt situatës së menaxhimit të mbeturinave, që lë shumë për të dëshiruar, si Bashkia e Tiranës ashtu dhe ajo e Durrës, të dyja që kanë kontrata me projektin e PPP-së së inceneratorit të Tiranës, kanë pasur shpenzime rekord për mbrojtjen e mjedisit, ku përfshihet pastrimi i mbeturinave.

    Të dhënat e publikuara nga Co-plan për buxhetet e bashkive sipas zërave dhe të përpunuara nga “Monitor” tregojnë se Bashkia Tiranë shpenzoi 2.4 miliardë lekë për zërin e mjedisit në 2022, me një rritje prej 18% në krahasim me vitin 2021 dhe 21.3% në krahasim me 2020-n, që është viti më i hershëm kur Co-Plan e raporton të dhënë për këtë zë.

    Shpenzimet për këtë zë përbënin 14% të totalit të të ardhurave të veta, që bashkia e kryeqytetit mbledh nga taksat e tarifat.

    Durrësi shpenzoi për zërin e mbrojtjes së mjedisit 964 milionë lekë në vitin 2022, me rritje 120% në raport me vitin e mëparshëm, kur mbeturinat filluan të dërgoheshin te koncesionari i inceneratorit të Tiranës në mes të vitit. Ndërsa në raport me 2020-n, kur e bënte vetë menaxhimin e mbeturinave, shpenzimet u rritën me 151%./Monitor

  • Humb jetën në plazhin e Golemit një burrë nga Elbasani

    Humb jetën në plazhin e Golemit një burrë nga Elbasani

    Golem, Kavajë.

    Në Golem, shtetasi M. K., 66 vjeç, banues në Elbasan, sapo ra në kontakt me ujin në anë të detit, ka shfaqur probleme shëndetësore, dyshohet arrest kardiak.

    Menjëherë i është dhënë ndihma e parë nga familjarët e tij dhe nga roja i plazhit, por gjatë transportimit në spital, me ambulancë, ky shtetas ka humbur jetën.

    Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.

  • Do i futet politikës? Luiz Ejlli tregon strategjinë e partisë së tij të re

    Do i futet politikës? Luiz Ejlli tregon strategjinë e partisë së tij të re

    Me batuta dhe humor Luiz Ejlli i është përgjigjur pyetjes së dy moderatorëve “se nëse do futet në politikë”.

    Ai tha se do zgjedhë një pjesë të PD, një pjesë të PS, një pjesë të Metës, një pjesë të Albin Kurtit.

    “Që do një ndryshim ky vend e do, se thotë Rama jo po ika unë kush do të vijë? Do marr një pjesë të partisë së Albin Kurtit, janë të mirë ata për protesta, janë të mirë për opozitë. Do merrja një pjesë të partisë së Ilir Metës, të kryjnë punë ata. Do merrja një pjesë të partisë së Berishës, se duhen, se nuk pranojnë asnjëherë rezultatin e zgjedhjeve, sido të jetë. Do merrja dhe një pjesë të PS, se kanë vila kudo dhe se ata fitojnë gjithmonë”, tha me batuta Luiz Ejlli.

  • Tragjedia e familjes Halilaj në Kavajë, varrimi u bë me borxhe, nënë e bijë në varfëri

    Tragjedia e familjes Halilaj në Kavajë, varrimi u bë me borxhe, nënë e bijë në varfëri

    Elvis Halilaj dhe dy djemtë e tij të mitur, që u mbytën tragjikisht në plazhin e Vilë Bashtovës të dielën, e 9 korrikut, lanë pas dhimbje e varfëri për dy gratë e familjes.

    Njëra që ka humbur burrin dhe dy djemtë, kurse tjera që humbi babain dhe dy vëllezërit.

    Bashkëshortja e Elvisit dhe vajza, jetojnë në kryeqytet, jo në një banesë të tyren, por në banesën e prindërve të të ndjerit. Të afërmit thonë se me kohë nuk është rënë dakord që kjo shtëpi tu kalonte në pronësi, dhe dy gratë tashmë nuk e dinë se çdo të ndodh më ta. Do të qëndrojnë këtu, apo do ju duhet të largohen.

    “Shtëpia nuk është në emrin e tyre. Është në emrin e babait të të ndjerit”, tha një i afërm.

    Ceremoninë mortore për tre viktimat e mbytur, babain dhe dy djemtë, nënë e bij, e organizuan me ndihmën e miqve dhe të komshinjve. Nuk kishin as një tapet, apo karrige për të pritur njerëzit që vinin për ngushëllime. Familja Halilaj sot është në borxhe që kryefamiljari i ka marrë në të shkuarën.

    Misionin ne duhet ta çojmë deri në fund amanetin e Jusufiut, për të larë ato borxhe që ka, dhe ta ndihmuar familjen.

    Të ndjerin Elvisin, Albert Karanxha njeriu që po kujdeset për pjesën tjetër të familjes, e kishte mik të ngushtë. Ishte i pari që mori lajmin tragjik për mbytjen e tij dhe të dy djemve.

    “Ka punuar si korrier tek posta jonë dhe më pas ka punuar individualist. Mbante familjen si korrier. Shpërndante pakot. Ka qenë një ngjarje që në jetën tim nuk e kam përjetuar dhe lus zotin që asnjë mos ta përjetoje.

    Lus tre gjithë shqiptarët që të kountribojnë për familjen e Jusufit. Linkun e gjeni tek fondacioni “Për njerëzit në Nevojë”. Deri tani janë mbledhur gati rreth 15 mijë euro,” tha Karanxha./Shqiptarja

  • Çaste lumturie! Ish-bashkëshorti i Rudina Dembacajt takon pas 1 viti të bijën (VIDEO)

    Çaste lumturie! Ish-bashkëshorti i Rudina Dembacajt takon pas 1 viti të bijën (VIDEO)

    Pas shumë akuzash publike, se prej një viti nuk mundte të takonte të bijën, ish-bashkëshorti i Rudina Dembacajt, Aleksander Varfaj ka zbulur në profilin e tij në Instagram se më në fund është takuar me të bijën.

    Ai ka ndarë momente nga takimi i ëmbRudina Dembacaj i “ve kapakun” akuzave se kaël babë e bijë.

    “Mezi prisja këtë ditë kur unë dhe ti më në fund mund të takohemi përsëri. Momentin kur mund të shikojmë njëri-tjetrin në sy. Momentin kur mund të përqafojmë njëri-tjetrin aq fort. Momentin kur mund të ndiejmë se zemrat tona rrahin së bashku si një. Të dua pafund Viktoria Varfaj”, shkruan Aleksi.

    Kujtojmë se pak muaj më parë AlbEu.com bëri me dije se Rudina Dembacaj dhe ish-bashkëshorti përfunduan në gjyq/albeu.com/

    https://www.instagram.com/aleksander_varfaj/?utm_source=ig_embed&ig_rid=8824abd3-7b22-4baf-a33e-557bf7d52234

  • Ish-miss-i tregon si e tradhtoi i dashuri: I kapa mat në…

    Ish-miss-i tregon si e tradhtoi i dashuri: I kapa mat në…

    Ish-missi Daniela Shima, një nga konkurrentet e spektaklit “Love Story”, ka rrëfyer tradhtinë e të dashurit, me të cilin kishte disa vite e lidhur dhe bashkëjetonin.

    Ajo tha se e kishte kapur mat në shtëpinë ku bashkëjetonin dhe se më pas janë ndarë. Me këmbënguljen e moderatores Rozana Radi ajo ka treguar dhe detaje.

    “Isha këtu, sa bukur. Pse s’më morët videografe. Isha e qetë. Kisha ditë që e kisha kuptuar. Ishte aq i zoti sa që i fshihte mesazhet”, rrëfeu modelja.

  • I kthejnë 2 mijë lekë kusur, por kur e shikon mirë shtanget në vend dhe ia fut vrapit(Foto)

    I kthejnë 2 mijë lekë kusur, por kur e shikon mirë shtanget në vend dhe ia fut vrapit(Foto)

    WOW! Ka edhe keshtu! Ndodh që nga shpejtësia lekët e vjetëruara ti ngjisim edhe kështu si në këtë foto.

    Fotografia që është kthyer në qesharake është denoncuar në Jeta osh Qejf, ka të bëjë pikërisht në faktin se një pjesë gjysmë e saj teksa është ngjitur nuk korrespondon me pjesën tjetër.

    Sakaq qe nga dje fotoja po ben xhiron e rrjetit!

    Disa thone se personi qe e ka marre kartmonedhen do te kete fat, e te tjere e keshillojne ta ktheje aty ku ja kane dhene!

    A keni hasur te tilla raste?

  • U dhunua nga Fero, Arbenita Ismajli poston për herë të parë pas ngjarjes në rrjete sociale

    U dhunua nga Fero, Arbenita Ismajli poston për herë të parë pas ngjarjes në rrjete sociale

    Reperi nga Gjilani, Feronit Shabani i njohur me emrin e artit Fero raportohet se është arrestuar të martën për dhunë në familje, sulm fizik dhe kërcënim ndaj gruas së tij, modeles Arbenita Ismajli.

    Në raportin e policisë u tha se i dyshuari u arrestua dhe me vendim të Prokurorisë ndodhet në paraburgim.

    Në lidhje me këtë, Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

    Modelja ka reaguar në rrjete sociale në lidhje me ngjarjen e rëndë.

    “Jam rikthyer”, ka qenë shkrimi që ka bërë në një postim në InstaStory.

  • Shkojnë keq fare, Meri Shehu: Kjo shenjë do 5 vjet të marrë një vendim që tjetra e merr në 5 minuta

    Shkojnë keq fare, Meri Shehu: Kjo shenjë do 5 vjet të marrë një vendim që tjetra e merr në 5 minuta

    Virgjëresha, shenja e njohur si më perfeksionistja e zodiakut e ka edhe më të vështirë për të marrë vendime lidhur me hyrjen në një marrëdhënie.

    Meri Shehu cilëson në “Rudina” në Tv Klan se kombinimet më të mira për të janë Akrepi me të cilin formon miqësi të forta, Peshqit që i zgjojnë ndjenjën ndërsa Shigjetari i nxjerr në pah anën më të mirë.

    Nga 12 shenjat e horoskopit, Virgjëresha nuk arrin dot të gjejë gjuhën e komunikimit me udhëheqësin e tyre.

    Meri Shehu: Një Virgjëreshë nuk do shkonte shumë me Dashin, keq fare domethënë, nuk do e kuptonte fare Dashin sepse Dashi vendos për 5 minuta, Virgjëresha vendos për 5 vjet dhe këtu nuk kemi asnjë rezultate midis tyre. një Virgjëreshë do 5 vjet të marrë një vendim që Dashi e merr për 5 minuta kështu që këtu nuk kemi fare balanca, nuk kemi as atë vijën e mesit, as agimin nuk e kemi./tvklan.al

  • Çfarë po e shkakton valën e të nxehtit në Evropë?

    Çfarë po e shkakton valën e të nxehtit në Evropë?

    Shkencëtarët zbulojnë se si temperaturat djegëse në të gjithë kontinentin po nxiten nga një anticiklon me presion të lartë “El Niño”- si dhe nga ndryshimet klimatike.

    Një valë vdekjeprurëse e të nxehtit e quajtur Cerberus po përhapet në të gjithë Evropën, duke detyruar qytetet përfshirë Romën, Bolonjën dhe Firencen të lëshojnë paralajmërime të alarmit të kuq për shkak të temperaturave ‘të padurueshme’ që janë vendosur të intensifikohen edhe më tej.

    Temperaturat pritet të kalojnë 40 gradë Celsius në pjesë të Spanjës, Francës, Greqisë, Kroacisë dhe Turqisë, ndërsa Italia mund të shohë që temperaturat të arrijnë në 48.8 gradë Celsius.

    Por çfarë po e shkakton këtë valë të nxehti në të gjithë kontinentin dhe pse Britania e Madhe nuk po përjeton të njëjtat temperatura të larta?

    Temperaturat përvëluese po nxiten nga tre faktorë kyç – El Niño, një sistem i palëvizshëm me presion të lartë i njohur gjithashtu si një anticiklon, dhe ndryshimi i klimës.

    “Evropa nuk ndikohet veçanërisht nga ngjarjet e El Niño drejtpërdrejt, prandaj ka të ngjarë që sistemi i presionit të lartë dhe ndryshimi i klimës janë kontribuuesit kryesorë në këtë ngjarje të valës së të nxehtit,” tha Dr Melissa Lazenby, një pedagoge në Ndryshimet Klimatike në Universitetin e Sussex.

    Sot, Athina dhe Madridi janë ndër qytetet e shumta në temperatura mbi 30 gradë Celsius – duke arritur kulmin në 37 gradë Celsius në kryeqytetin grek dhe 35 gradë Celsius në qytetin spanjoll.

    Zyrtarët shëndetësorë kanë lëshuar gjithashtu alarme të kuqe për dhjetë qytete të mëdha në Itali, përfshirë Firencen dhe Romën.

    Ndërsa temperaturat do të ulen rreth 32 gradë Celsius për këto qytete sot, Zyra Metologjike pret që temperaturat të rriten në më shumë se 40 gradë Celsius të martën e ardhshme.

    Por ishujt italianë të Sardenjës dhe Siçilisë do të mbajnë peshën kryesore të kësaj vape, pasi BBC pretendon se temperaturat arrijnë në 48.8C.