Author: editor

  • “Shkakton mbytje dhe mungesë të frymëmarrjes”, Dr Brataj: Sa gradë duhet ta mbani kondicionerin

    “Shkakton mbytje dhe mungesë të frymëmarrjes”, Dr Brataj: Sa gradë duhet ta mbani kondicionerin

    I ftuar në emisionin “Wake Up”, kreu i urgjencës kombëtare ka treguar se si të menaxhojmë temperaturat e larta që shkaktohen nga i nxehti afrikan.

    Ai shprehet se kondicioneri është një opsion shumë i mirë për të menaxhuar të nxehtin, por këshillon që të mos lihet asnjëherë poshtë 22 gradëve, pasi mund të shkaktohen probleme shëndetësore.

    Neada Muçaj: Në kushtet e shtëpisë, si mund të shpëtojmë nga i nxehti. Në këto kohë vetëm kondicionerin po përdorim, por edhe ai ka efektet e tij anësore.

    Skënder Brataj: Duhet të mbahet në temperaturë e kontrolluar, sigurisht që kondicioneri është një gjë shumë e mirë, por jo temperaturat ekstreme. Nuk duhet të zbresim temperaturën nën 22 gradë, jo 18, jo 16. Në të ftohtë ne kemi ngushtimin e enëve të gjakut me qëllim që mban presionin arterial mbi 90 që të funksionojë qelizën cerebrale. Kur presioni bie poshtë asaj shifre, ne themi gjendje lipotimie, ose gjendje të fikëti në mënyrë popullore.

    Kur ti del nga një ambient me këtë temperaturë në 40 gradë bëhet zgjerimi i enëve të gjakut, që do të thotë rritja e kapacitetit të gjakut në periferi. Ulja e presionit, po nuk mbërriti gjaku në tru, sigurisht që të krijon këto probleme. Në mosha të ndryshme, koha e përshtatjes është e ndryshme, sidomos tek moshat e treta dhe tek fëmijët, këto mekanizma nuk janë aq të sinkronizuara sa tek i rrituri. Prandaj është e këshillueshme që veç faktit që temperatura nuk duhet të vihet në minimum, sepse nëse ti e ke jashtë 40 gradë dhe e çon kondicionerin 18 sigurisht që nuk përshtatet dot asnjë lloj organizmi.

    E dyta është ventilimi, ajrosja e ambienteve në të cilat rrimë. Në qoftë se kemi shtëpinë të ekspozuar drejt diellit, duhet të kesh perdet e errëta me qëllim që në kohën e pikut të mos hyjnë shumë rrezet ultravioletë. Varet nga lagështia e ajrit, ka umidificator që e përshtatin atë ose ka dhe umidificator që e shoh shumë pak të përdorur në Shqipëri, nuk përdoret.

    Kur ti e vendos në shtëpi dhe shikon mbledhjen e 2-3 litrave ujë, thua si ka mundësi. Mirëpo ajo ndikon në procesin e shkëmbimit të gazrave në mushkëri. Prandaj kemi shumë probleme të mbytjes, të mungesës së frymëmarrjes, gjë që me të cilat mund t’i rregullosh dhe të kesh një ambient cilësor.

  • E FRIKSHME- 10-vjeçari “helmohet” pasi piu gjashtë shishe ujë në një orë

    E FRIKSHME- 10-vjeçari “helmohet” pasi piu gjashtë shishe ujë në një orë

    SHBA- Një djalë 10-vjeçar nga Karolina e Jugut, i cili u “helmua” pasi kishte pirë një sasi të madhe uji në një kohë të shkurtër, ka përfunduar në spital. Sipas prindërve të tij, aventura për 10-vjeçarin Ray Jordan filloi teksa ai ishte duke luajtur me miqtë në fundjavë.

    “Ai po vraponte jashtë me kushërinjtë e tij dhe ata po luanin. Ata vrapuan rreth shtëpisë, u hodhën në trampolinë. Në një moment Ray hyri në shtëpi për të pirë ujë. Ajo që ne nuk e dinim në atë kohë ishte se sa ujë pinte”, tha nëna e tij për një stacion televiziv lokal.

    Brenda një ore – nga ora 20:30 e natës deri në orën 21:30, 10-vjeçari piu gjashtë shishe ujë. “Në orën 22:30 Ray nuk mund të kontrollonte kokën, duart, asgjë. Dukej sikur i ishin “mbytur” aftësitë. Ai dukej sikur ishte droguar apo kishte pirë alkool”, tha babai i tij.

    Pasi e çuan fëmijën në spital, mjekët zbuluan se Ray i vogël ishte “helmuar” me ujë pasi nivelet e natriumit në gjak ishin shumë të ulëta, shenjë se i ishin dëmtuar veshkat.

    “Ajo që ata bënë ishte që i dhanë ilaçe diuretike për të hequr sa më shumë lëngje që i bënin presion në tru dhe për këtë na thanë se kishte dhimbje koke”, tha nëna e 10-vjeçares.

    Pas 8 orësh terapi me natrium dhe kalium për të rregulluar gjakun e 10-vjeçares, Ray “u zgjua papritur, duke kërkuar ushqim dhe duke na pyetur: “Ku jam? Çfarë ndodhi?” shtoi ajo.

    Fatmirësisht, Ray tani është shëruar plotësisht.

  • “Ju më ndryshuat jetën”/ Luizi feston sot ditëlindjen, ja sa vjeç bëri fituesi i BBV (Foto)

    “Ju më ndryshuat jetën”/ Luizi feston sot ditëlindjen, ja sa vjeç bëri fituesi i BBV (Foto)

    Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli, feston sot 38-vjetorin e lindjes. E në ditën e tij të veçantë, ai ka vendosur që të falenderojë fansat e tij për gjithë dashurinë që i kanë dhuruar.

    Këngëtari i dashur për publikun shprehet ‘se i kanë ndryshuar jetën’ dhe se ‘dashuria e tyre e bëri që të triumfonte’.

    Teksa ka postuar një fotografi me tortën pranë, Luizi bashkëngjitur me të shkruan:

    “Ju ma ndryshuat jetën, ishit forca, mbështetja dhe u bëtë pjesë e jetës time. Dashuria juaj ishte ajo që më hapi sytë dhe më bëri të triumfoja. Zoti ju bekoftë kudo që jeni. Faleminderit për gjithçka”.

  • Ylli Manjani zbulon ‘porosinë’ politike për çështjen e Arben Ahmetajt, ja kush e do në burg ish-ministrin

    Ylli Manjani zbulon ‘porosinë’ politike për çështjen e Arben Ahmetajt, ja kush e do në burg ish-ministrin

    Juristi Ylli Manjani duke folur në lidhje me çështjen e Arben Ahmetajt, është shprehur se, Rama e do në burg.

    Duke folur në ‘A Show’ me Adi Krastën, Manjani u shpreh se porosia është direkte dhe politike.

    ‘Është dhënë porosia që Arben Ahmetajn e dua në burg. Porosia është politike dhe të mos i vijmë fare vërdallë, se kjo e ka në lule të ballit të shkruar këtë gjë. E dua në burg dhe kjo është historia. Edhe ata të SPAK-ut, se nuk janë budallenj, i thonë; e do në burg, hiqja imunitetin. Ata po tallen, prokurori po tallet me porosinë politike.

    Profesionalisht mund ta çonin në gjyq, ta dënonin dhe më pas ti shkonin Kuvendit me një vendim dënimi’, tha Ylli Manjani.

  • Gjyshin e largojnë nga familja, por ky gjest i nipit 4-vjeçar i bën prindërit të pendohen përjetë për veprimin e tyre

    Gjyshin e largojnë nga familja, por ky gjest i nipit 4-vjeçar i bën prindërit të pendohen përjetë për veprimin e tyre

    Nëse i trajtoni prindërit tuaj me dashuri dhe respekt, fëmija juaj ka të ngjarë të bëjë të njëjtën gjë për ju.

    Një burrë i moshuar jetonte me djalin e tij,nusen e djalit dhe nipin 4-vjecar.Atij i dridheshin duart, pati probleme me shikimin dhe pati probleme me kembet.

    Në darkë, familja gjithmonë mblidhej per te ngrene se bashku ne tryeze.
    Por,per gjyshin e vjeter sa me shume kalonte koha aq me i dobet behej,dhe ngrenia u be një detyrë e vështirë.

    Shpeshherë, njeriu i moshuar do t’i lëshonte bizelet e tij në dysheme dhe qumështi do të derdhej mbi mbulesën e tavolinës, për shkak te dridhjes se duarve te tij dhe shikimit të dobët.Duke parë rrëmujë, djali dhe nusja e tij u shqetësuan. “Une po semurem nga gjithe kjo rremuje”i tha djali bashkëshortes së tij. Ata mendonin se duhej të bënin diçka për këtë.

    Kështu, djali dhe nusja vendosën që gjyshi të hante vetë në një tavolinë të vogël që kishin ngritur në qoshe. Ata gjithashtu i dhanë atij një tas prej druri, për të parandaluar thyerjen e eneve te tyre.

    I lene mënjanë nga familja e tij, gjyshi ulej në qoshe i brengosur. Ai shpesh kishte lot në sytë e tij ndërsa hante vetëm.

    Nipi 4-vjeçar dëshmoi të gjitha këto ngjarje në heshtje.

    Pastaj një ditë, pak para darkës, nipi dukej se po bënte diçka me copa druri ne dysheme, dhe i mbante së bashku. Kurioz, babai i tij e pyeti djalin me dashuri, “Çfarë po bën?”

    Djali buzëqeshi dhe shikoi babanë. “Po bëj një tas të vogël. Ju dhe nëna mund të hani ushqimin tuaj duke përdorur këtë tas kur te plakeni “, u përgjigj ai.

    Fjalët e katërvjeçarit e goditën babanë e tij dhe ia përcolli atë që i ndodhi bashkëshortes së tij. Lotët rane faqet e tyre kur e kuptuan sjelljen e tyre të dobët. Ishte një thirrje e vërtetë zgjimi që i bëri ata të kuptonin se ishin bërë egoiste.

    Mbrëmjen tjetër, babai i djalit mbante butësisht gjyshin dhe e shoqëroi përsëri në tavolinën kryesore, ku u ulën së bashku për darkë. Gjyshi u trajtua si një mysafir i nderuar.

    Që atëherë, plaku nuk ishte i vetmuar në drekë. Ai hëngri ushqimin e tij në tavolinë me familjen e tij, djali dhe nusja nuk u kujdesen më për ushqimin e derdhur ose mbulesën e tavolinës. Ata i kishin lënë mënjanë këto shqetësime të vogla. Ajo që ishte më e rëndësishme për ta tani ishte familja e dashur ku të gjithë kujdesen për njëri-tjetrin.

    Pra, nuk është vetëm një aspekt i sjelljes korrekte në sipërfaqe që theksohet në këtë histori, por një ndryshim në të menduarit nga brenda-njerëzit duhet të jetë më tolerante, mirëkuptues dhe te sjellshëm ndaj njëri-tjetr

  • “Ditë premtuese”, parashikimi i yjeve për sot

    “Ditë premtuese”, parashikimi i yjeve për sot

    Dashi

    Gjatë kësaj dite do të jeni si të përhumbur, ende të lodhur nga ditët e kaluara. Por Neptuni në shenjën tuaj, do bëjë që të ndjeni nevojën e një dyzimi të fortë mes detyrës dhe kënaqësisë.

    Demi

    Duke lundruar në internet, mund të gjeni një udhëtim të minutës së fundit me çmime ekonomike. Është një mundësi për mos u humbur. Në rast të kundërt gjeni mundësinë për të organizuar një takim me miq të vjetër dhe do të argëtoheni pafund.

    Binjakët

    Një kujtim i së kaluarës ju rëndon ende në shpatulla, por në vend që të fiksoheni pas një gabimi, shihni përpara dhe fokusohuni në talentet tuaja. Në bashkëpunim me Saturnin, Hëna sot do t’ua lehtësojë ditën.

    Gaforrja

    Çfarë konfuzioni! Jo vetëm në kokë dhe në zemrën tuaj, por edhe në shtëpi, ku do e gjeni veten mes një rrëmuje të madhe që kërkon sistemim. Megjithatë çdo gjë mund të bëhet, duke gjetur anën më të mirë.

    Luani

    Një hua një miku nuk i refuzohet kurrë, sidomos nëse në të kaluarën keni qenë ju që keni pasur nevojë për të dhe për mbështetje. Bëni mirë që të bëni një bilanc, në mënyrë që të jeni mirë me shifrat, pas shpenzimeve të kohëve të fundit.

    Virgjëresha

    Ditë premtuese. Harmonia e Hënës dhe Venusit në shenjën tuaj, do të sjellë të reja në sferën e njohjeve. Do të lindin miqësi të cilat do të ndikojnë në zgjedhjet tuaja të së ardhmes.

    Peshorja

    Familja do të jetë shumë e bashkuar, ndonëse ndonjëherë ju duket sikur është kundër jush. Para se ti ofendoni dhe të ndizni debat, dëgjoni arsyetimet e tyre. Lërini mënjanë parimet, për të arritur tek një zgjidhje duhet të gjeni pikat e përbashkëta.

    Akrepi

    Do të jeni me fat nëse punoni në kontakt me publikun, pasi do të fitoni simpati të madhe, e cila do të ndikojë në karrierën tuaj. Edhe pamja e kuruar do të ndikojë për të pasur një zhvillim pozitiv.

    Shigjetari

    Puna ju frymëzon, por kreativiteti ju mbush me energji. Mendja juaj do të jetë e ndarë, një pjesë për detyrimet, tjetra për imagjinatën dhe kërkimet e brendshme. Kënaqësitë më të mëdha do i merrni në projektet afatgjata.

    Bricjapi

    Një betejë e ashpër ju pret në dashuri, e cila mund të përfundojë në një lufte të hapur. Do të jeni konfuzë dhe të acaruar me të gjithë. Nëse do të vendosnit më shumë rregull në kokën tuaj dhe me ambientin që ju rrethon, do të ndiheshit më mirë.

    Ujori

    Ditë e qetë pa ndonjë të papritur, por duhet të kujdeseni më shumë për detyrimet e punës, blerjet dhe punët e shtëpisë. Do të ndjeni kënaqësi duke u marrë me kuzhinën apo detaje të tjera në banesë.

    Peshqit

    Një e mërkurë e qetë në sajë të ndikimit pozitiv të Hënës dhe Saturnin. Me partnerin/en, do të shkëmbeni eksperienca interesante. Do të keni shumë dëshirë për t’u vënë në provë, sidomos nëse jeni në prag të një udhëtimi pune.

  • I nxehti përvëlues, parashikimi i motit për sot

    I nxehti përvëlues, parashikimi i motit për sot

    Dita e sotme pritet të jetë një ditë tipike vere pa reshje në të gjithë territorin e vendit dhe me temperatura që do të arrinë në maksimalen e tyre deri në 37 °C.

    Në zonat bregdetare temperaturat minimale dhe maksimale do të variojnë nga 21 / 32 °C.

    Po ashtu në zonat e ultësirë temperaturat do të variojnë nga 20 / 37 °C.

    Kurse në zonat malore do të kemi temperaturat minimale dhe maksimale nga 16 / 31 °C.

    Ndërsa era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

  • E rëndë, gjenden të pajetë 2 persona në rrugë

    E rëndë, gjenden të pajetë 2 persona në rrugë

    2 vdekje të dyshimta janë regjistruar ditën e djeshme në Prishtinë. Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci vdekja e parë u zbulua në Drenas ku një 57-vjeçar është gjetur pa shenja jete në rrugën “Vëllezërit Ahmeti”.

    “Rreth orës 05:30, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën “Vëllezërit Ahmeti” në Drenas. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 57 vjeç”, tha ai.

    Sipas tij, janë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe me urdhër të prokurorit.

    Ndërkohë rreth orës 17:00 është raportuar për një tjetër trup të pa jetë të një i moshuar në rrugën “Xheladin Kurbaliu” në Prishtinë.

    “Rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën “Xheladin Kurbaliu” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku është raportuar se trupi i pa jetë është i një mashkulli në moshë të shtyrë”, tha Borovci.

  • Po mirrni veten në qɑfë! Jɑ çfɑrë duhet të bëni pɑrɑ se të ndizni kondicionerin këto ditë të nxehtɑ

    Po mirrni veten në qɑfë! Jɑ çfɑrë duhet të bëni pɑrɑ se të ndizni kondicionerin këto ditë të nxehtɑ

    Ti mbijetosh tê nxehtit tê verês nuk êshtê ɑspɑk e lehtê, ndɑj zgjidhjɑ mê e pêrdorur êshtê kondicioneri. E ndezim sɑpo hyjmê nê shtêpi dhe nuk e fikim mê, mɑdje ɑs kur flemê.Por kondicioneri nuk êshtê gjithmonê zgjidhjɑ mê e shêndetshme, ndɑj duhen mbɑjtur pɑrɑsysh disɑ kêshillɑ pêr tê mos u zgjuɑr me dhi mbje koke ɑpo nê gjymtyrê ngɑ ekspozimi i gjɑtê ngɑ temperɑturɑt e ulêtɑ.

    Gjeni temperɑturên e duhur-Vendosni nê kondicionerê njê temperɑturê 6-7 grɑdê mê tê ulêt ngɑ ɑjo qê êshtê jɑshtê.Drejtimi i ɑjrit– Mos e drejtoni ɑsnjêherê kondicionerin drejt vetes, por nê drejtim lɑrtê ose poshtê, nê vɑrêsi tê vendit ku êshtê pozicionuɑr, nê mênyrê qê tê mos ftoheni.

    Fikeni gjɑtê nɑtês-Pɑrɑ se tê bini tê flini sigurohuni ose qê tɑ keni fikur kondicionerin, ose tɑ progrɑmoni qê tê fiket pêr njê orê.

    Kjo pɑsi me gjumi me kondicioner ndezur shton dhimbjen e kokês, dhim bjet e fytit dhe ɑto muskulore.

    Pɑstroni filtrɑt– Mos hɑrroni qê tê pɑstroni filtrɑt, nê mênyrê qê tê mos thithni pluhurin dhe bɑkteret qê mbledhin. Nêse filtrɑt jɑnê tê pistɑ rrez ikoni qê tê prekeni ngɑ ɑlergjitê ɑpo probleme nê frymêmɑrrje.

  • Arsyeja qe te le me goj hapur…Pse hiena nuk varroset pa praninë e policise

    Arsyeja qe te le me goj hapur…Pse hiena nuk varroset pa praninë e policise

    Pse hiena nuk varroset pa praninë e policisë apo dhe një procesverbal?
    Informacion rreth hienës. Ju mund të keni dëgjuar për të për herë të parë. Kur ngordh një hiena, varroset sipas procesverbalit të gjykatës dhe në prani të një numri të caktuar policësh , por pse ???
    Çmimi i lëkurës së hienës mund të arrijë në 50 mijë dollarë sepse përdoret për kontrabandë droge, sepse rrezet e skanerit nuk depërtojnë në lëkurën e saj… , pjesët e trurit përdoren në magjinë e zezë, është e kërkueshme nga ata që e përdorin për magji të zezë dhe shumë gjëra të tjera. .
    Thuhet se antidoti ose eliksiri i nxjerrë nga lëngu i trurit të saj çon në çmenduri të plotë përgjithmonë…