Author: editor

  • Zuri hapësirën publike me shezlongë dhe çadra në liqenin e Pogradecit, nën hetim një 66-vjeçar

    Zuri hapësirën publike me shezlongë dhe çadra në liqenin e Pogradecit, nën hetim një 66-vjeçar

    Administratori i një plazhi në liqenin e Pogradecit po ndiqet penalisht.

    Gjatë bregut të liqenit, në lagjen nr 1, ai kishte zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse.

    Policia ka hequr dhe sekuestruar 21 shezloge dhe çadra të cilat zinin hapësirën publike.

    Administratori i këtij plazhi është shtetasi me iniciale H.M 66 vjeç nga Pogradeci.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

  • “Jam sëmurë…”! I doli emri në dosje, “besnikja” e Ahmetajt: Më nxirrni nga burgu

    “Jam sëmurë…”! I doli emri në dosje, “besnikja” e Ahmetajt: Më nxirrni nga burgu

    Ish-zyrtarja e lartë e Ministrisë së Financave dhe Kryeministrisë, Alda Klosi kërkon lirimin nga qelia. E arrestuar disa muaj më parë pasi iu gjetën 500 mijë euro të padeklaruara, Klosi pretendon se është sëmurë dhe se ka fëmijët e mitur. Sot, Klosit i doli emri tek dosja e Arben Ahmetajt, ish-eprorit të saj.

    Në dosjen e SPAK-ut kundër Arben Ahmetajt, që “5Pyetjet.al” disponon pjesë të saj del në skenë emri i Alda Klosit, ish-zyrtares së lartë, shefes së tij të kabinetit, bashkëpunëtore jo vetëm në ministrinë e Financave, por edhe Kryeministri kur drejtoni ministrinë e Rindërtimit.

    LEXO KETU– Të gjitha lajmet për dosjen e Arben Ahmetajt

    Në dosje thuhet se shkresat janë nënshkruar vetëm pas komunikimeve që janë shkëmbyer “ndermjet Alda Klosit atëherë funksionare e Ministrisë së Financave, Alba Thoma, Gentian Opres funksionar i Ministrisë së Financave, Etleva Kondi, Alqi Bllako, Gelardina Prodani funksionare e Ministrisë së Financave, Mimoza Dhëmbit funksionare e Ministrisë së Financave, emaile këto që më pas përcilleshin nga Alba Thoma tek Klodian Zoto dhe ky i fundit tek Etleva Kondi.

    Këto çështje, për inceneratorin e Fierit që personi nën hetim Arben Ahmetaj, ka parashtruar se duhet të vlerësoheshin me prioritet, janë përcaktuar nga Alda Klosi në shkresën draft të përgatitur që më datë 23.06.2016, por që personi nën hetim nuk ka vlerësuar t’i rendisë në shkresën me shkresën me nr. 8264/1 prot datë 27.06.2016, kur është shprehur se në tërësi janë përmbushur kriteret” thuhet në dosje

  • Ku ndodhet Arben Ahmetaj? Gazetari i njohur zbardh detaje të reja, ja çfarë pritet të bëjë ish-ministri

    Ku ndodhet Arben Ahmetaj? Gazetari i njohur zbardh detaje të reja, ja çfarë pritet të bëjë ish-ministri

    Ish-ministri Arben Ahmetaj pritet të arrestohet, pasi SPAK ka bërë kërkesë për heqjen e mandatit të deputetit.

    Teksa pritet të mblidhet Këshilli i Mandateve, pyetja që të gjithë bëjnë është: “Ku ndodhet ish-ministri Arben Ahmetaj?”

    Prej disa ditësh ai nuk shihet në Shqipëri, teksa i ftuar në “Shqipëria LIVE”, gazetari Flogert Muça deklaroi se ai nuk ndodhet në vend, por do të kthehet për t’u përballur me drejtësinë.“Nëse nuk është këtu, avokati e ka thënë se ai do kthehet dhe do vijë të përballet. Nuk e di nëse është për sot ekzakt sepse nuk është e detyrueshme prezenca e tij. Duhet të presim dhe të shohim, sepse akoma asgjë nuk është e qartë. Gjithçka do varet dhe nga masa e sigurisë që do të japë gjykata.”- tha gazatari.

  • Mbesin në mes të detit gjatë natës 13 pushues te Kepi Rodonit, mes tyre 8 të mitur

    Mbesin në mes të detit gjatë natës 13 pushues te Kepi Rodonit, mes tyre 8 të mitur

    13 pushues të cilët lundronin në Ranën e Hedhur me skaf, mjeti i tyre ka pësuar defekt dhe kanë mbetur në mes të detit gjatë natës.

    Në skaf ndodheshin 4 të rritur dhe 8 të mitur. Meqë deti ka qenë veri i ka shtyrë drejt Kepit të Rodonit.

    Operacioni i shpëtimit nga shërbimet e Policisë Kufitare të SPK Shëngjin zgjati deri në mesnatë dhe ata u nxorën në breg, në gjendje të mirë shëndetësore.

    Pushuesit ishin nga Shqipëria dhe ishin të afërm me njëri-tjetrin.

    Gjithashtu, mjeti lundrues skaf që kishte pësuar defektin, u rimorkua dhe u dërgua drejt portit të Durrësit.

  • Apeli i Fjolla Morinës: Nëse më ndodh diçka…

    Apeli i Fjolla Morinës: Nëse më ndodh diçka…

    Prej disa kohësh Fjolla është shfaqur në një gjendje jo të mirë në rrjetet sociale, duke akuzuar persona të ndryshëm. Tani në një intervistë për “Prive”, ajo thekson se këto persona kanë dashur që ajo të përfundojë në spital psikiatrik.

    “Janë mundu me më nxjerr në mënyrën që unë s’jam mirë. Kanë dashur që unë të shkoj në doktor, që të humb të vërtetën. Këta njerëz kanë punu pas shpine që unë të dështoj”– vijon Fjolla akuzat e saj.

    E më tej, ajo thotë se nëse i ndodh diçka, do jetë motra e saj ajo e cila do bëj denoncimin.

    ”Nëse më ndodh diçka, te ambasada amerikane. Unë kam motrën në Amerikë, ajo do bëjë denoncimin”.

    Kujtojmë se prej disa ditësh u bë e ditur se Fjolla është shtruar në spital psikiatrik, ndaj me shumë gjasa intervista për “Prive” do jetë realizuar ditë më para.

  • Vidhnin në banesa e biznese të Beratit, arrestohen në flagrancë tre të rinjtë

    Vidhnin në banesa e biznese të Beratit, arrestohen në flagrancë tre të rinjtë

    Berat/Finalizohet operacioni policor i koduar “Lagjet”, kundër vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

    U kapën në flagrancë teksa vidhnin në një lokal, arrestohen 3 shtetas.

    Të arrestuarit, bashkëpunëtorë për kryerjen e 8 vjedhjeve të tjera, në banesa të ndryshme në Berat, gjatë 2 muajve të fundit.

    Sekuestrohen disa nga sendet e vjedhura dhe 3 celularë.

    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat, si rezultat i punës hetimore dhe operacionale, të kryer në bazë të denoncimeve të marra nga qytetarët, për disa raste vjedhjesh, në lagje të ndryshme të qytetit të Beratit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Lagjet”, si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit:

    -E. E., 32 vjeç, F. C, 30 vjeç dhe R. L., 22 vjeç, të tre banues në Berat.

    Këta shtetas u kapën në flagrancë, mbrëmjen e djeshmje, teksa ishin duke vjedhur para dhe produkte, në një lokal në lagjen “30-vjetori”.

    Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të operacionit “Lagjet”, dyshohet se këta 3 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrit, janë autorë të 8 vjedhjeve të tjera të pajisjeve dhe sendeve të ndryshme, të kryera gjatë 2 muajve të fundit, në disa banesa në qytetin e Beratit.

    Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa nga sendet e vjedhura dhe 3 celularë.

    Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga shtetasit E. E., F. C., dhe R. L.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

  • Horoskopi për ditën e sotme, ja çfarë parashikojnë yjet për ju

    Horoskopi për ditën e sotme, ja çfarë parashikojnë yjet për ju

    DASHI

    Dita e martë do të jetë dita e duhur për t’u përpjekur të zgjidhni disa probleme parash. Mund të ketë ndonjë dilemë për shkak të bllokimit të punës, ose për të kapërcyer një problem të lindur nja dy vite më parë. Për fat të mirë, do të ndiheni të mbështetur me ndihmën e miqve ose njerëzve që ju duan.

    DEMI

    Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë 11 korrik 2023), me Hënën në shenjën tuaj do të fitoni më shumë forcë. Disa janë të pavendosur nëse do të rinovojnë apo jo një marrëveshje, të tjerë mund të mendojnë për lidhjen e një marrëveshjeje tjetër. Jeta ka ndryshuar që nga muaji i kaluar, të paktën pjesërisht. Dashuria duket se kënaq pak, por ka nga ata që kanë vendosur armëpushim me partnerin dhe nga ata që mendojnë se kanë humbur shumë vite të jetës së tyre si dhe ndjejnë një farë vetmie që rëndon mbi ta.

    BINJAKËT

    Saturni kundër sjell një ndjenjë të pasigurisë. Keni frikë se disa programe do të shkojnë keq. Megjithatë, ju tregoheni të guximshëm dhe të vendosur, aq sa fshihni frikën që keni. Ka ngadalësime të kontratave dhe marrëveshjeve, por kjo nuk është e gjitha.
    GAFORRJA

    Ju pret një ditë interesante, nuk jeni më të tensionuar dhe një përgjigje e mirë mund të mbërrijë në orët në vijim. Dashuria juaj është e luhatshme, madje mund të ndodhë që një ditë ta doni shumë një person dhe të ndiheni armiqësor një ditë.

    LUANI

    Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë 11 korrik 2023), një ditë ngadalësimesh dhe vonesash, por nga data 13 korrik gjithçka do të rikuperohet. Sa më shumë të vazhdoni në punë, aq më shumë keni përgjegjësi dhe nevojë për të pohuar veten. Tashmë jeni takuar dhe do të përballeni me njerëz që e kanë zili atë që bëni.

    VIRGJËRESHA

    Hëna është e favorshme, Jupiteri është interesant. Po vijnë ditë kur mund të vazhdoni me të vërtetë shpejt për të zgjidhur një dilemë të lindur në të kaluarën shumë të afërt. Filloni të mendoni për planet e mëdha për vjeshtën dhe në funksion të asaj që do të jetë në 2024. Qiell interesant për dashurinë, ata që janë vetëm mbështeten te fati në vend që të kërkojnë një histori të re.

    PESHORJA

    Ditë e qetë, periudha ju forcon identitetin dhe sigurinë e brendshme. Ju duhet të ndiheni estetikisht bukur. Eksperiencat e muajve të fundit ju kanë lënduar nga njëra anë dhe ju kanë forcuar egon nga ana tjetër.

    AKREPI

    Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë 11 korrik 2023), sapo keni përjetuar shumë tension. Ka mundësi që në punë të ndjeni nevojën për disa ndryshime. Pasiguritë që lindin për fajin e Jupiterit të kundërt, siguri të reja do të mbërrijnë me kalimin e kohës. Edhe në një nivel sentimental do të kishte nevojë për siguri. Lidhjet e reja sentimentale lindin përkohësisht, mosbesimi dominon skenën.

    SHIGJETARI

    Një ndryshim i madh po ndodh. Është një periudhë në të cilën njeriu ndryshon punë, grupe, role ose vendos të bëjë gjëra të ndryshme nga e kaluara. Në fund, do të jeni në gjendje të keni të drejtë për të gjithë.

    BRICJAPI

    Ju pret një qiell interesant. E diela dhe e hëna ishin ditë të rënda, ndaj duhet të heqim qafe një barrë dhe të fillojmë të mendojmë për një të ardhme që do të jetë e vlefshme, pritet një vjeshtë me energji të madhe.

    UJORI

    Sipas horoskopit të Paolo Fox për nesër (e martë 11 korrik 2023), ju ndjeni njëfarë intolerance, nuk ju pëlqen të jetoni në kufizime dhe ky është një problem nëse keni përgjegjësi ose marrëveshje që nuk mund të mbyllen. Ka nga ata që, ndërsa duan një person, do të duan të lënë hapësirë ??për të bërë takime, dhe ata që sapo janë kthyer nga një ndarje, në verë nuk do të kërkojnë një dashuri të detyrueshme.

    PESHQIT

    Hënë e mrekullueshme, Diell miqësor. Ju e adhuroni ndjenjën e dashurisë, i besoni fatit më shumë sesa nismave personale. Ka çifte të vjetra që kanë guxuar të thonë të vërteta që janë varrosur për një kohë të gjatë. Puna? Bizneset e reja nuk duhen nënvlerësuar.

  • “Djema kujdes”! “Range” u përmbys në flakë, dalin pamjet e aksidentit ku vdiq 22-vjeçari

    “Djema kujdes”! “Range” u përmbys në flakë, dalin pamjet e aksidentit ku vdiq 22-vjeçari

    Një i ri shqiptar ndërroi jetë pak ditë më parë në Itali. Viktima është Arnold Selishta. Makina ku po udhëtonte bashkë me dy të tjerë, një kushëri dhe tjetër shok u përmbys si pasojë e shpejtësisë dhe mori flakë. Selishta vdiq disa minuta pas aksidentit dhe shoku shpëtoi.

    Pas aksidentit në të cilin mbeti i plagosur, ku humbi jetën shoku i tij Arnold Selishta, 18-vjeçari nga Limbiate, në provincën e Monzas u dërgoi një mesazh bashkëmoshatarëve në rrjetet sociale.

    “Djema, unë jam mirë. E çuditshme se si jeta mund të jetë kështu. Mos e humbni duke urryer. Dhe kurrë mos merrni asgjë si të mirëqenë. Por bëhu mirënjohës për atë që ke dhe për atë që mund të duket normale” shkruan 18-vjeçari i cili mbeti i plagosur rëndë në aksidentin e së premtes mbrëma.

    Përplasja, përmbysja dhe flakët që përfshinë makinën nuk lanë asnjë shans shpëtimi për Arnoldin 22-vjeçarin shqiptar që humbi jetën pak më pas në spitalin “San Gerardo di Monza”. Në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë në TikTok pamjet e tmerrshme të aksidentit, të marra nga një dëshmitar.

    Në timonin e makinës ishte kushëriri i Arnoldit, gjithashtu shqiptar, i cili pas aksidentit arriti të dilte fillimisht nga flakët, por tashmë ndodhet në burg. Të rinjtë dyshohet se po bënin gara shpejtësie, sipas mediave italiane.

    https://v19-web-newkey.tiktokcdn.com/e92af4c61ea1590e40a166f0b73d65ce/64ad856e/video/tos/useast2a/tos-useast2a-ve-0068-euttp/o0xfkQezJEqFT1XfhE4UpAI9IGVotUmgEjEHOf/?a=1988&ch=0&cr=0&dr=0&lr=tiktok_m&cd=0%7C0%7C1%7C0&cv=1&br=3370&bt=1685&cs=0&ds=3&ft=ApKJEB0Vq8Zmol-bdc_vjetAPAhLrus&mime_type=video_mp4&qs=0&rc=NjU5ZTxkaGc5MzNnODQzZkBpam1vazg6ZnlkbDMzZjczM0BiMi82YGA2NS0xYTZjMTVfYSNsYi9ycjRvY2hgLS1kMWNzcw%3D%3D&l=202307111037420E7C326C0C31D10BF872&btag=e00080000

  • “Turp, burrë 40 vjeç”/ Luizi reagon sërish për sherrin me Dea Mishel: Këtu do jem…

    “Turp, burrë 40 vjeç”/ Luizi reagon sërish për sherrin me Dea Mishel: Këtu do jem…

    Pak ditë më parë u bë shumë virale në rrjet një video ku Luiz Ejlli përmendi në një koncert në Shkodër një nga debatet me Dea Mishel brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 2”, ku kjo e fundit e ka cilësuar si “provincial”.

    Teksa ka patur një sërë reagimesh mbi deklaratën e tij, edhe vetë Dea është përgjigjur nëpërmjet ‘story-t’ të saj në Instagram, ndërkohë që fill pas kësaj, edhe Luizi duket se ka patur diçka të fundit për të thënë.

    Në një nga video live, fituesi i edicionit të dytë të këtij reality show, në mënyrë indirekte duket sikur reagoi edhe një herë për situatën e krijuar.

    “Nuk po flas ndonjë fjalë më shumë, sepse çfarë do që të flas duket sikur e kam personale me dikë, por unë s’kam asgjë me njeri. Këtu do të jem, këtu do të rri, siç i kam bërë ballë gjërave, do t’i bëj deri në fund.

    Çfarë nxjerr nga goja mbaj vetë përgjegjësi. Do të jem i drejtpërdrejtë gjithmonë siç kam qenë. Edhe unë gaboj, por mundohem që çfarë them, ta mendoj mirë dhe t’i them në sy gjërat për gjithçka.”- u shpreh ai.

  • Tronditëse! Bashkëshorti gjen pa shenja jete në banesë gruan e tij

    Tronditëse! Bashkëshorti gjen pa shenja jete në banesë gruan e tij

    Një 33-vjeçare është gjetur pa shenja jete në Tiranë nga bashkëshorti i saj. Dyshohet se vdekja e së resë ka ardhur nga shkaqet natyrale, pasi nuk kishte asnjë shenjë dhune dhune në trup.

    Megjithashtë, hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes kanë nisur.

    Njoftimi i policisë:

    Më datë 11.07.2023, në Rrugën e Qelqit, në Kombinat, në banesë është gjetur nga bashkëshorti i saj, pa shenja jete shtetasja Dh. J., 33 vjeçe.

    Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe vdekja dyshohet se ka ardhur nga shkaqe natyrale.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.