Author: editor

  • Konflikti me Rrajat/ “Na bënë presion për të mos denoncuar”, pas deklaratave të dy vëllezërve Maja, reagon Policia e Shtetit

    Konflikti me Rrajat/ “Na bënë presion për të mos denoncuar”, pas deklaratave të dy vëllezërve Maja, reagon Policia e Shtetit

    Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me ngjarjen në Borizë. Vëllezërit, Jashar dhe Murat Maja akuzuan policinë e Krujës se u ka bërë presion që të mos reagojnë dhe protestojnë lidhur me konfliktin me fisin Rraja, konflikt që nisi me guroren.

    REAGIMI I POLICISË SË SHTETIT:

    Në vijim të informacioneve të dhëna rreth konfliktit të ndodhur në Borizanë, më datë 06.07.2023, ju bëjmë me dije se:1.Policia e Krujës, në përmbushje të plotë të detyrave funksionale, pas denoncimit të bërë nga shtetasi B. M., për shkatërrim të pronës, ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme policore, dhe më datë 05.05.2023 ka referuar në Prokurori, me shkresën nr. 1408, materialet procedurale prej 20 faqesh, mbi këtë kallëzim. Materialet procedurale të referuara përfshinin informacionin e referimit të veprës penale, procesverbalin e kallëzimit, procesverbalin e këqyrjes së vendit, procesverbalin e deklarimeve dhe procesverbalin e këqyrje-marrjes së provave materiale.

    2.Në vijim, si rezultat i veprimeve konkrete hetimore dhe procedurale të kryera mbi këtë kallëzim, Policia e Krujës, më datë 10.05.2023, ka referuar në Prokurori, me shkresën nr. 1466, materialet procedurale prej 186 faqesh, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal. Materialet e para procedurale përfshinin referimin e veprës penale, procesverbalin e këqyrjes së vendit të ngjarjes, procesverbalet e këqyrjes së banesave, procesverbalet e deklarimeve të personave që kanë djeni, vendimin për caktimin e ekspertit dhe për caktimin e ekspertimit teknik, si dhe procesverbalin për këqyrjen dhe marrjen e dokumenteve.

    3.Gjithashtu, në vijim të veprimeve policore për këtë rast, Policia e Krujës, më datë 30.05.2023, ka referuar në Prokurori, me shkresën nr. 1466/1, materiale procedurale shtesë të kryera në funksion të dokumentimit të plotë ligjor të këtij rasti.

    Theksojmë se Policia e Krujës ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme procedurale për këtë rast, me paanshmëri dhe konform ligjit, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të përgjegjësisë penale të shtetasve përgjegjës. Kallëzimi i marrë për këtë rast, si dhe çdo indicie tjetër, janë trajtuar në zbatim të procedurave standarde të punës dhe çdo material procedural i është referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për kryerjen e hetimeve të thelluara.

    Policia e Shtetit siguron qytetarët se është e vendosur për të zbatuar ligjin me korrektësi dhe me paanshmëri, si dhe për të ndëshkuar ligjërisht, cilindo që cenon liritë dhe të drejtat e qytetarëve.

  • “U siguruan që ta…”, Artan Hoxha zbulon pse u nxorr sot kërkesa për arrestimin e Arben Ahmetajt

    “U siguruan që ta…”, Artan Hoxha zbulon pse u nxorr sot kërkesa për arrestimin e Arben Ahmetajt

    Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka reaguar në lidhje me kërkesën e SPAK ndaj Kuvendit, për të arrestuar ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj.

    Hoxha thotë se kjo erdhi si shkak për të mbuluar skandalin e Fushë-Krujës, ashtu siç edhe e kishte paralajmëruar.

    Hoxha gjithashtu hedh dyshime se Ahmetaj është larguar nga vendi.

    “Komandanti nuk me zhgenjen kurre…

    Ashtu si parashikova te shtunen, se per te mbuluar skandalin e Fushe Krujes, do të plaste nje skandal me te madh per te mbuluar te parin, ashtu beri…

    Ja ku jemi sot…

    “Papritur” dhe “pakujtuar” kerkohet arrestimi i ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj…

    Arben Ahmetajn aty e kishim qe prej nje viti, pse duhej ta “arrestimin” me patjeter sot, pasi u “siguruan” qe e ka kaluar kufirin shendoshe e mire???!!!!

    Ja ku e keni “temen e dites” per te kaluar vapen e ketij meskorriku…

    Ndodhi skandali i abuzimit dhe korrupsionit me Safetin, kandidatin e perzgjedhur dhe promovuar direkt nga komandanti, menjehere me pas plasi “skandali me muxhahedinet”…

    Ndodhi skandali me Rrajat në Fushe Kruje, qe atakon direkt kryeministrin dhe tregon degradimin e pushtetit, menjehere me pas plaset “arrestimi i ish-zevendesit te kryeministrit”….

    Te lumte Komandant, je magjistar i vertete per ta lene miletin me goje hapur…”, shkruan Hoxha.

  • Turisti ngelet mes dallgëve të detit! Turren me vrap vrojtues dhe pushues

    Turisti ngelet mes dallgëve të detit! Turren me vrap vrojtues dhe pushues

    Një tjetër person rrezikoi të mbytej pasditen e sotme në Tale të Lezhës.

    Pushues, vrojtues dhe punonjës të lokaleve kanë vrapuar dhe e kanë nxjerrë nga deti dhe i kanë dhënë ndihmën e parë.

    Ambulanca e ka marrë dhe e ka transportuar drejt spitalit. Dje tre persona, babai me dy fëmijët u mbytën në Kavajë.

  • OKB: Java 3-9 korrik ishte më e nxehta e regjistruar ndonjëherë në planet!

    OKB: Java 3-9 korrik ishte më e nxehta e regjistruar ndonjëherë në planet!

    Organizata Botërore Meteorologjike e shpalli periudhën 3-9 korrik si javën më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë në botë, ndërkohë që shumë rekorde ditore të nxehtësisë janë thyer tashmë në shumë rajone të botës.

    “Bota sapo ka përjetuar javën e saj më të nxehtë në histori, sipas të dhënave paraprake”, tha agjencia e OKB-së në një deklaratë.

    Në një postim në Twitter, Organizata Botërore Meteorologjike vuri në dukje:

    “Sipas të dhënave paraprake, bota sapo ka pasur javën e saj më të nxehtë të regjistruar. Ai pason qershorin më të ngrohtë të regjistruar, me temperatura rekord të sipërfaqes së detit dhe shtrirje të ulët rekord të akullit të zonës Arktike.

    Në të njëjtën kohë, shkencëtarët vlerësojnë se kombinimi i krizës klimatike dhe El Niño do të çojë në korrikun më të nxehtë të të gjitha kohërave.

    Agjencia e OKB-së paralajmëron se temperaturat rekord në tokë dhe në oqeane po kanë efekte potencialisht shkatërruese në ekosistemet dhe mjedisin, ndërsa ndryshimet e përhapura në planet janë rezultat i ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu.”

  • Rrezikoni mbytjen në det, ekspertët tregojnë si të mbijetoni në rast rreziku

    Rrezikoni mbytjen në det, ekspertët tregojnë si të mbijetoni në rast rreziku

    Një eksperte e trajnimit të vrojtuesve të plazhit tregojnë rastet e shpëtimit në rast rreziku të një mbytje.

    Trajnerja tregon se në orarin e drekës deti është më i rrezikshëm ndërsa plazhisti duhet të ruhet nga rrymat detare, të cilat në detin Adriatik e lodhin notarin.

    Zhytësit që punojnë çdo ditë në det kanë disa sugjerime për plazhistët dhe kujdesin që duhet të tregojnë kur janë me pushime.

    “Deti Adriatik ka ca rryma që krijojnë atë që quhet tërheqja e detit, në momentin që tenton të dalë, nuk duhet të dalë direkt në det, një nga shkaqet janë që rrymat e tërheqin e lodhin, edhe ndodh ajo që ndodh. Ai nuk duhet të futet kur është i nxehtë(personi) duhet të lagë trupin dhe të shikojë që në momentin kur deti tërhiqet kur krijon zhavorrin nga mbrapa, nuk duhet të lahet, të shkojë diku tjetër se janë rrymat e brendshme që bëjnë tërheqjen dhe do tentojnë ta fusin direkt në det, në drekë rrezikon shumë, në atë orar gjithmonë ngë deti deri nga ora 4-5 e pasdites”, tha Endrit Gjomemetaj, peshkatar zhytës.

    Trajnuesja Leneda Halilaj thotë se rroga e një roje plazhi shkon deri në 800 mijë lekë të vjetra, ndërsa ka pasur raste kur resorte në jug kanë ofruar edhe 1500 euro. Në këtë qendër trajnohen vrojtuesit që i sjellin vetë plazhet.

    “Vrojtuesit e plazheve janë të trajnuar. Sinjalizojnë dhe bëjnë teknikën, në moment ai vazhdon procedurën duke vlerësuar shenjat. Në momentin që vlerësohet që nuk ka shenja, telefon ambulancën dhe fillon duke dhënë frymëmarrje dhe shtypje në kafazin e kraharorit për ndihmën e parë deri sa të vijë ndihma e specializuar. Në momentin e parë që vëzhgon personin sinjalizon tre herë, duhet të vijnë vrojtues majtas e djathtas dhe në këtë moment merr mjekët e shpëtimit. Ai që është duke u mbytur, vrojtuesi duhet të shkojë në kohë rekord për t’i dhënë ndihmën e parë. Sot ka pasur telefonata për trajnimin e vrojtuesve të plazhit dhe janë interesuar për ti punësuar në turnin e paradites apo pasdites. Që plazhet të jenë të sigurta nevojiten vrojtues plazhi”, tha trajnerja.

    Në qendrën për trajnimin e vrojtuesve të plazhit në Vlorë janë shtuar telefonatat pas ngjarjes së rëndë në Vilë Bashtovë.

  • Javë e re, fat i ri! Femrat Dem hidhen në ‘sulm’, Gaforrja pranon humbjen, çfarë thonë yjet sipas Meri Shehut: Binjakët i pret një “hall”

    Javë e re, fat i ri! Femrat Dem hidhen në ‘sulm’, Gaforrja pranon humbjen, çfarë thonë yjet sipas Meri Shehut: Binjakët i pret një “hall”

    Java e dytë e Korrikut do të jetë e nxehtë, me ritëm të shpejtë, paksa e rrëmbyer dhe nervoze. Sipas parashikimit të Meri Shehut për “Rudina” në Tv Klan, do të ketë një ‘luftë’ pushtetesh, prishje të rendit dhe mbyllje ciklesh.

    Shenjat më të ndikuara do të jenë Gaforrja, Dashi, Bricjapi dhe Peshorja të cilat do të kenë disa sprova për të kaluar gjatë kësaj periudhe.

    Meri Shehu: Është një javë shumë e nxehtë, jemi thuajse në mes të muajit dhe planetët kanë marrë përshpejtimin e tyre nga nxehtësia dhe nuk e dinë ku do freskohen. Mërkuri do përballet me Plutonin kësaj jave. Mërkuri është në Gaforre, në një shenjë që i jep shumë ndjenjë, i jep shumë dëshirë për të qenë në kontakt me njerëz të afërt dhe duke qenë se i jep kaq shumë ndjenjë e pasion për çështje delikate, e bën mendimin më të varur nga situatat përreth ose situatat familjare.

    Plutoni nga ana e vet është pak i ashpër në këtë periudhë dhe disa njerëz do sprovohen në marrëdhënie familjare. Duke qenë se Mërkuri është në Gaforre, Plutoni në Bricjap këto 4 shenja Gaforre, Peshore, Bricjap dhe Dash kanë sprova të çuditshme në këtë periudhë. Të gjithëve do na prekin kuptohet sepse të gjithë i kemi në hartën astrologjike një nga këta planetë në një pozicion të caktuar dhe varet se në çfarë fushe të jetës na prek.

    Ndërkohë, Marsi është futur në Virgjëreshë dhe ndikimi i drejtpërdrejtë me Saturnin në Peshk është sërish diçka që e prish paksa ëndërrimin, romantizmin ose ligjet që përpiqet t’i shpartallojë, të cilat kanë kohë që po vendosen nga Saturni në shenjën e Peshqve dhe kjo ka të bëjë me ligjet, mjekësinë, besimin, ëndërrimet, shpresat, artin dhe me institucionet e mbyllura, bamirësitë dhe çështjet psikologjike. Çështjet psikologjike në këtë periudhë do bëhen shumë më të ashpra dhe njerëzit që kanë në jetën e tyre një sërë problemesh mund të acarohen më shumë në këtë periudhë dhe të jenë më nervozë ose të ndihen pa rrugëdalje.

    Dashi – 2 yje

    Marsi në shenjën e Virgjëreshës dhe tentimi për t’u marrë me punë e për të mbyllur disa prej tyre i bën Dashët më të shfrenuar ose të nxituar dhe gati-gati në vend që të bëjnë një punë, e prishin ose aksidentohen. Do humbin paksa qetësinë në vendin e punës dhe dëshirën ose vullnetin se diçka e bukur që kishin ëndërruar mund të marrë drejtim, kryesisht në çështje pune. Të kenë kujdes edhe në çështjet shëndetësore.

    Demi – 3 yje

    Do bëhen shumë vitalë sa i përket çështjeve erotike, do futen në sulm. Femrat Dem të paktën do sulmojnë shumë ashpër këtë verë për të marrë atë që mendon se u takon ose duan një fëmijë, një marrëdhënie të shpejtë por që t’u japë shpejt e shpejt ngazëllimin, ta ndiejnë që janë në një marrëdhënie, ta kontrollojnë ose të ndiejnë që po luftppjnë për një marrëdhënie. E gjithë kjo verë do jetë luftë e ashpër e Demëve për të zotëruar nejrëzit që duan ose për t’i bërë ata të merren me çështjet e vetë Demëve. Një çështje kontrolli, por që do t’i nervozojë edhe vetë Demët në disa situata.

    Binjakët – 1 yll

    Marsi është futur në Virgjëreshë dhe për ta mali bëhet i pakapërcyeshëm ose vorbulla ku duhet të rrotullohen gjatë gjithë verës. Ndoshta kishin pretenduar për një udhëtim, një karrierë por një njeri i familjes ka nevojë për ta ose një çështje familjare bëhet një lumë i pakapërcyeshëm dhe nuk gjenden mjetet për ta qetësuar këtë situatë. Binjakët do ta ndiejnë këtë tendencë gjatë kësaj periudhe mes Korriku.

    Gaforrja – 3 yje

    Mërkuri në shenjën e tyre i bën një nga më komunikativet sepse Mërkuri në shenjën e vet i jep mundësinë të avancojë, të marrë iniciativa, të ketë kontakte, informacione, antenat e ndjeshmërisë së tyre janë shumë më të mëdha ndaj do arrijë të sajohet, të manovrojë dhe të bëjë jetën që do. Përballja me Plutonin do të thotë që disa Gaforre duhet të pranojnë humbjen në marrëdhëniet dhe situatat që u ka ardhur fundi. Një cikël, një fund ka në një marrëdhënie jo të mirë që është shumë e lodhur, personale, mund të jetë në një marrëdhënie pune, shoqëri por ka ardhur fundi i diçkaje të cilën duhet ta pranojnë.

    Luani – 2 yje

    Do punojnë shumë në prapaskenë. Është shenjë e dritave, audiencës, brohoritjes dhe adhurimit ndërkohë nuk u jepet kjo tendencë dhe do u duhet të punojnë në heshtje për projektet e tyre. Ndoshta kanë projekte shumë të mira, ndoshta kanë punë shumë të mira por që nuk i deklarojnë dot. Disa Luanë do ndihen gati-gati të bllokuar ose të humbur në çështjet e punës. Po kështu, çështjet shëndetësore që kanë kohë që iu vërtiten dhe nuk po i sqarojnë duhet t’i shikojnë me kujdes në këtë periudhë mes Korriku.

    Virgjëresha – 3 yje

    Marsi në shenjën e tyre, sado që nuk është planet që i karakterizon, ndihen apo mund të avancojnë mirë, iu jep vitalitet e energji. Kështu Virgjëreshat do i përshpejtojnë hapat e tyre, do dalin nga natyra e tyre e të llogariturit ose marrjes kohë sa të duan ato. Tashmë kohë nuk ka dhe do rendin pas taksive, autobusëve, njerëzve të cilët pretendohet që po ikin një hap më larg se to dhe duhet t’i kapin situatat në dorë. Paksa nervoze situata, por duhet të rendin.

    Peshorja – 1 yll

    Përballja e Mërkurit në Gaforre me Plutonin tregon një luftë pushtetesh, dominancash që do të bëhen në çështje familjare e karriere. Shumë Peshore nuk do vendosin në peshoren e tyre vlerat që kanë si mirëkuptimi dhe mbarëvajtja me të tjerët, por vlerat që i bëjnë më të pushtetshme. Në këtë rast, peshorja e tyre nuk do matë aq mirë sa duhet ekuilibrat dhe do kemi Peshore që do ngrihen shumë lart ose do bien shumë poshtë.

    Akrepi – 4 yje

    Do lënë prapa veten e tyre, Plutonin në Bricjap, të llogariturin, njeriun që duhet të jetë shumë në formë përpara të tjerëve dhe me standarde të larta dhe do shikojnë rrugë e hapësira të reja apo të zhyten në det në fund të fundit. Edhe njeriu më skolastik, më i edukuar ka nevojë ta fusë kokën në ujë edhe pas një dehjeje emocionale, karriere ose të jetës personale sa për të ardhur në vete. 4 yjet janë shumë të bukura sepse i sjellin në vete.

    Shigjetari – 2 yje

    Do kenë probleme në lidhje me një çështje erotike dhe ekonomike. Mund të ketë disa Shigjetarë që do provokojnë situata ekonomike të paqarta dhe të futen në investime të paqarta në këtë periudhë që do ishte gabim për ta. Në jetën personale, presupozohet të kenë bërë një manovër të rrezikshme që mund të diktohet dhe të sjellë një ndarje ose debat në çift.

    Bricjapi – 3 yje

    Janë një nga shenjat e favorizuara në këtë javë sepse me Plutonin në shenjën e tyre kontrollojnë edhe gjërat e padukshme edhe atje ku të tjerët nuk futen dot. Një kundërshtim i vjen nga Gaforrja, por një bashkëpunim me to mund të jetë më rezultativ. Bricjapët në këtë periudhë do ndihen shumë mirë në kontaktet me jashtë, veprimtari në mënyrë të shpejtë dhe do kapin situatat në dorë. Do jenë të shkathët në kapjen e mundësive dhe shumë femra Bricjap mund të arrijnë në kompromise të mira për jetën personale, fejesa, martesa dhe me shumë sforco, të arrijnë një qëllim final qoftë edhe për karrierë.

    Ujori – 3 yje

    Janë të favorizuar sepse planetët e tjerë janë shumë në disproporcion me njëri-tjetrin. Gjithsesi, Jupiteri në Dem vazhdon dhe u jep famë e mundësi për të krijuar vendin dhe rezervatin e tyre. Do merren me veten e tyre, shtëpinë, do blejnë një pronë, do zgjerojnë një kontakt, mund të udhëtojnë jashtë por mbi të gjitha do stabilizojnë një pronë ose bazë tyren. Si asnjëherë tjetër, ky është viti i bazës dhe kur s’e kanë mendjen të tjerët, këtë verë Ujorët mund të zënë vendin e tyre në diell dhe të ndihen mirë.

    Peshqit – 1 yll

    Ka një kundërshtim të Saturnit në Peshk me Marsin. Çdo gjë që besonin se është e tyrja, kanë ardhur për ta rregulluar, qoftë besim, art, ëndërr, rregull, diktaturë me mendjen e tyre, çështje shëndetësore ose programim, vjen Marsi nga Virgjëresha dhe ua shkund e tjetërson dhe i thotë që duhet parë e i nervozon. Marsi i nxjerr nga rregulli edhe njëherë Peshqit. Të dalësh nga një rregull është pak keq ndaj do ndihen paksa të tronditur në fushën e marrëdhënieve në çift dhe në bashkëpunime nuk do e ndiejnë veten e tyre. Do ketë rikthime nga e kaluara të situatave të paqarta.

  • Ervin Karamuço zbulon se ku ndodhet Arben Ahmetaj: Nga dy burimet e mia…

    Ervin Karamuço zbulon se ku ndodhet Arben Ahmetaj: Nga dy burimet e mia…

    Menjëherë pas kërkesës që Prokuroria e Posaçme i bëri Kuvendit për heqjen e imunitetit të deputetit ndaj Arben Ahmetajt, si person nën akuzë për korrupsion, në media po qarkullon një informacion se ish-ministri është arratisur nga Shqipëria.

    I pyetur rreth kësaj çështje, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço shprehet se ky lajm është i pavërtetë, pasi sipas një verifikimi të kryer nga autoritetet përmes sistemit TIMS Ahmetaj rezulton se ndodhet ende brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

    Po ashtu, sipas Karamuços, bazuar në të gjithë përpjekjet e ish-ministrit për të treguar pafajësinë, do të ishte shumë e habitshme dhe e shëmtuar nëse ai do t’i bënte bisht drejtësisë duke u larguar nga territori.

    “Nuk e di, por deri tani ka rezultuar një lajm i pavërtetë sepse policia ka bërë një verifikim përmes sistemit TIMS, nga ku rezulton se zoti Ahmetaj ndodhet në Shqipëri. Po ashtu, kjo është vërtetuar edhe nga ana e avokatit të tij, i cili deri pak minuta më parë ka dhënë një deklarim ku ka thënë që klienti im ndodhet brenda territorit të Shqipërisë.

    Unë mendoj se me gjithë ato përpjekje që Ahmetaj ka bërë deri tani në publik dhe në medie për të mbrojtur dhe prapësuar të gjithë akuzat që i janë ngritur, do të ishte shumë e habitshme, madje e shëmtuar nëse ai do t’i bënte bisht drejtësisë duke u larguar nga territori.

    Kështu që, të gjitha këto që iu thash, bazuar në dy burime të mijat, nga sa kuptoj nesër Ahmetaj do të përballet edhe me Këshillin e Imuniteteve dhe Mandateve, ku është thirrur së bashku me mbrojtësin e tij për t’u njohur dhe për të dhënë edhe ai më pas mendimet e tij, opinionet e tij dhe pse jo edhe prapësimet e tij në lidhje me të gjitha akuzat që do të ngrihen në prani edhe të SPAK-ut që do të marrë pjesë në Kuvend”- tha Karamuço.

  • “Sherri nisi nga shqiptarët”, përleshje në burgun grek, 8 të plagosur

    “Sherri nisi nga shqiptarët”, përleshje në burgun grek, 8 të plagosur

    Katër të burgosur në burgun e Avlonës janë identifikuar, sipas informacioneve nga Policia, si autorë të ngjarjeve të egra të ndodhura mbrëmë në oborrin e institucionit të të miturve, ku mbetën të plagosur 8 persona.

    Hetimet paraprake po kryhen nga Sigurimi i Atikës Veri-Lindore, i cili po heton për shkaqet e sherrit.

    Sipas dëshmive të deritanishme, incidentet nisën në oborrin e IEVP- së pak para se të burgosurit të futeshin në qelitë e tyre dhe përfshinin shqiptarë, romë dhe grekë nga njëra anë dhe të burgosur afrikano-verior dhe arabë nga ana tjetër.

    Nga përleshja mbetën të plagosur dy egjiptianë, tre sirianë, një algjerian, një pakistanez dhe një grek.

    Të tetë u transportuan me ambulancë në Evangelismos, nga ku shtatë u larguan pas ndihmës së parë dhe një mbetet ende i shtruar në spital.

    Gjatë përleshjes, të burgosurit e rinj i kanë vënë flakën edhe një dysheku, duke tentuar të përgjithësojnë situatën, por më në fund ngjarjet janë shtypur nga gardianët e burgut, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë dhe të burgosurit kanë hyrë në qelitë e tyre.

    Nga të dhënat e deritanishme rezulton se episodi është nisur nga dy shtetas me origjinë shqiptare dhe dy grekë, njëri prej të cilëve rom, të përfshirë në dosjen që po përgatit Sigurimi, për t’u dërguar në Prokurori./Albeu.com.

  • Ki kujdes kur u thua sekrete këtyre shenjave, mund t’i marrë vesh e gjithë bota

    Ki kujdes kur u thua sekrete këtyre shenjave, mund t’i marrë vesh e gjithë bota

    Të gjithë e kemi një person përreth që nuk i mban dot sekretet, as të vetat dhe as të të tjerëve. Kjo e metë e personalitetit të tyre nuk na bën t’i duam më pak, ama na bën më të kujdesshëm me gjërat që themi dhe se ku “rrëfehemi”.

    Sigurisht, ndikon pak edhe shenja e horoskopit, ndaj mendojmë se me shumë gjasa, miku/ja që s’i mban gjë barku është një prej këtyre shenjave:

    Binjakët

    Meqë ka si planet udhëheqës Mërkurin, planetin e komunikimit, një person i shenjës së Binjakëve cilësohet si një individ që vdes të merret me fjalë. Nuk ka faj fare, pasi është në ADN-në e Binjakëve që të tregojnë sekretet e njerëzve përreth.

    Gjithsesi, mos ia merr për keq, sepse ndonjëherë thashethemet thjesht rrjedhin nga goja e një personi që është Binjakët dhe kujtohet shumë vonë që sapo ka nxjerrë një sekret.

    Akrepi

    Mund të çuditesh që Akrepi është në këtë listë, por shenja misterioze lë kokën për drama! Akrepi vdes të tregojë gjëra dhe të marrë informacione lart e poshtë dhe s’e ka fare problem të të manipulojë aq bukur, sa të ta nxjerrë ndonjë të fshehtë.

    Shigjetari

    Shigjetari emocionohet aq shumë kur i thua një sekret sa thjesht s’rri do tpa ia treguar botës. Nga ana tjetër, është një shenjë super e sinqertë dhe ndoshta si pa të keq, u tregon të tjerëve sekretin tënd, duke dashur të japë një shembull konkret.

  • Karamuço bën paralajmërimin BOMBË: Persona të majtë e të djathtë në politikë do përballen…

    Karamuço bën paralajmërimin BOMBË: Persona të majtë e të djathtë në politikë do përballen…

    I ftuar në Top Talk, eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar se gjatë verës do të ketë shumë emra nga politika, si nga “të majtët edhe ata djathtas”, do të përballen me akuza nga drejtësia.

    Ai tha se disa persona të cilët më përpara përfliteshin se do të dënoheshin dhe akuzoheshin nga organet e drejtësisë, dhe se tashmë kanë kaluar afatet dhe se këto emra kanë shpëtuar nga burgu.

    “Deri në shtator na dalin shumë personazhe, jo vetëm majtas, por edhe djathtas, që do të përballen shumë shpejt me akuza. SPAKU do të arrijë të bëjë një lloj balance, diplomacie, sepse janë disa persona që janë në hetim.

    Disa nga dosjet që ne i kemi konsideruar deri para 2-3 vitesh si të nxehta, sot janë parashkruar afatet, asnjëri prej atyre personave që ne i kemi përfolur, që mund të shkonin në burg, nuk do të përballen me këto akuza, pra I kanë shpëtuar burgut. Nuk më takon mua t’i them me emra”, tha Karamuço për Top Talk.