Author: editor

  • Merr flakë autobusi në Genova, 37 persona të lënduar, mes tyre një fëmijë dhe një grua shtatzënë

    Merr flakë autobusi në Genova, 37 persona të lënduar, mes tyre një fëmijë dhe një grua shtatzënë

    Një autobus me rreth pesëdhjetë persona në bord mori flakë brenda tunelit Monte Giugo në A12, në seksionin midis Recco dhe Nervi në drejtim të Genovas. Në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikësit që kanë shuar flakët, por edhe policia rrugore dhe teknikët e Aspit. Për shkak të zjarrit brenda tunelit është krijuar tym i dendur: 25 persona janë asfiksuar.

    37 persona gjithsej u transportuan në spital me kod të verdhë, mes tyre një djalë 9-vjeçar, një grua shtatzënë dhe një zonjë që theu këmbën gjatë arratisjes. Më rëndë është shoferi.

  • E diela e zezë! Vdesin tragjikisht 7 persona

    E diela e zezë! Vdesin tragjikisht 7 persona

    Dita e diele ka qenë një ditë zie për 3 familje shqiptare pasi që nga mëngjesi i sotëm e deri në këto momente u regjistruan ngjarje tragjike të cilat u morën jetën të afërmve të tyre.

    Një çifti bashkëshortësh mbeti i vdekur pas përplasjes së ditës së djeshme nga një autobus.

    Adem dhe Sadije Sula ishin me mjetin e tyre motor kur u përplasën dhe morën plagë të rëndë. Ata nuk mundën tu shpëtonin plagëve të marra dhe dhanë frymën e fundit sot në Spitalin e Shkodrës.

    Çifti po udhëtonte me motor kur u përplas me një autobus që kthehej nga Mali i Zi me qytetarë nga Lezha.

    Po ditën e sotme Gjelosh Rushaj nga Dukagjini dha frymën e fundit pas një aksidenti tragjik 3 ditë më parë ku kamionçina me të cilën po udhëtonte ra në humnerë në rrugën e Dukagjinit.

    Ai u transportua me helikopter, por sot u dha lajmi i trishtë se vdiq në spitalin e Traumës në Tiranë.

    Pasditen e somte u regjistrua edhe një tragjedi tjetër e cila tronditi mbarë veten pasi u shua një familje në Kavajë pasi u mbytën nga dallgët e detit.

    Familja Halilaj kishte shkuar për të kaluar një fundjavë në plazh por që rezultoi fatale për babanë dhe 2 djemtë e tij.

    Sipas raportimeve djali 13-vjeçar i familjes po mbytej dhe Elvis Halilaj së bashku me djalin tjetër 17-vjeçar u futën për ta shpëtuar gjë e cila nuk ndodhi.

    2 prej tyre u nxorën me shenja jete në breg por vonesa e ambulancës shënoi fundin tragjik për ta.

  • “Transformime totale në jetën tuaj”, parashikimi i yjeve për sot

    “Transformime totale në jetën tuaj”, parashikimi i yjeve për sot

    Dashi
    Orët do të kalojnë në kërkim të humorit të mirë. Do ta gjeni veten përballë projekteve të reja, eksperiencave dhe frymëzimeve të papritura. Do të keni kontakt me persona të cilët nuk i shihni prej shumë kohësh.

    Demi
    Duhet stabilitet pas trazirave me të cilat jeni përballur. Do e prisni ditën me kënaqësi, dhe do të mund të shijoni një periudhë qetësie. Në këtë fillimjavë do të reflektoni gjatë.

    Binjakët
    Përkushtojuni financave tuaja. Mundohuni të ruani bilancin, duke shmangur shpërdorimin e parave. Në familje do të kaloni në sitë edhe për këtë arsye.

    Gaforrja
    Jeni disi të tensionuar dhe nuk do arrini të kontrolloni veten. Tentoni që t’i bëni gjërat me radhë. Do të keni dëshirë që të shpërqendroheni dhe të riktheheni fuqishëm në fushë. Megjithatë nuk do jeni të gatshëm të merrni përsipër shumë përgjegjësi familjare.

    Luani
    Shikoni vetëm lart! Para jush paraqiten zhvillime të rëndësishme në punë dhe karrierë, por mos u kënaqni me një ndryshim çfarëdo: është momenti të guxoni. Jeni në qendër të vëmendjes, ndaj mos kaloni në hije.

    Virgjëresha

    Parashikohen angazhime të shumta për ju. Do të përballeni me mundësi transformimi në profesion si dhe detyra të reja ju presin për t’i përfunduar. Ndonjë shqetësim i vogël psiko-fizik, do të ngadalësojë disi hiperaktivitetin tuaj.

    Peshorja
    Qetësia dhe optimizmi do ju shoqërojnë gjatë gjithë ditës. Do të shfaqni dëshirë për tu afirmuar, në situata të ndryshme. Do të ndjeheni mjaft mirë dhe jeni në formë, duke shfaqur një sharm të paparë.

    Akrepi
    Në sajë të energjisë e cila nuk do ju mungojë në asnjë moment, do mund të mbyllni me lehtësi një sërë punësh të mbartura nga e kaluara. Një rregull i pashkruar, por gjithnjë i vlefshëm, sugjeron që është më mirë të mos e përzieni miqësinë me biznesin.

    Shigjetari
    Terapia më e mirë për të larguar mendimet e errëta, është që të nisni një udhëtim. Nuk ka rëndësi destinacioni apo kohëzgjatja e tij, e rëndësishme është të niseni. Bëni mirë që të shkëputeni dhe të mendoni sa më pak për problemet financiare.

    Bricjapi
    Dita do të jetë e qetë dhe siguria ekonomike do të jetë e plotë gjë që do ju bëjë të ndiheni mirë psikologjikisht. Në anën e studimeve do të jeni të favorshëm, pasi do të kaloni lehtësisht disa provime.

    Ujori
    Do të ndiheni të hapur dhe të gatshëm për çdo gjë, në sajë të ndikimit të Hënës në shenjën tuaj. Do të keni rreth vetes miq të sinqertë dhe në familje më në fund situata do të jetë harmonike.

    Peshqit
    Tregtia, biznesi dhe operacione financiare do të ecin shumë ngadalë në këtë periudhë. Nëse nuk viheni në lëvizje, rrezikoni kolapsin. Përqendrohuni në realitetin që ju rrethon dhe mundohuni të grumbulloni informacionin që ju nevojitet.

  • Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat (Tabela)

    Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat (Tabela)

    Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi nes?r parashihet të mbajë mot i kthjellët apo me diell. Temperaturat shënojnë rritje të lehta.

    Mot me diell dhe stabil do të mbajë edhe ditëve të ardhshme. Temperaturat do të shënojnë rritje të përditshme dhe kjo do të jetë vala më e fortë e nxehtësisë verore deri më tani në këtë sezonë.

  • Habit ish-banorja e Big Brother: Do e kisha bërë një film p*ro me Amosin

    Habit ish-banorja e Big Brother: Do e kisha bërë një film p*ro me Amosin

    Ish-banorja e Big Brother, Xhensila, ka zbuluar sot në E diell shifrën e saktë se për sa para do realizonte një film porno.

    E pyetur nga Nevina se më parë ka dhënë një deklaratë të tillë sot ajo zbuloi shifrën.

    Nevina: Më parë ke deklaruar se për një shumë të madhe parash do realizoje një film porno. Na e zbulo sot se për sa para?

    Xhensila: Nuk e mbaj mend, por që po, për 1 milion euro.

    Xhensila ka treguar se do ta realizonte këtë film me aktorin Amos.

    “De e kisha bërë një film poro me Amosin”- tha Xhensila.

  • Ja sa herë duhet të bëni se*s brenda një viti për të mbrojtur veten nga vdekja e hershme

    Ja sa herë duhet të bëni se*s brenda një viti për të mbrojtur veten nga vdekja e hershme

    Seksi të paktën një herë në muaj mund të sjellë një buzëqeshje shtesë në fytyrën tuaj duke ulur rrezikun për të vdekur të rinj, zbuloi një studim.

    U zbulua se aktiviteti seksual i rregulltt ka “efekte mbrojtëse” në zemër. Për personat me presion të lartë të gjakut, seksi më shumë se 12 herë në vit përgjysmon rrezikun e vdekjes së hershme.
    Ekspertët në Kinë thonë se të qenit i gjallë në dhomën e gjumit mund të zvogëlojë rrezikun. Dr Jiahua Liang tha: Aktiviteti seksual mund të ketë një efekt të drejtpërdrejtë mbrojtës në shëndetin e zemrës, si ushtrimet fizike.

    Autori i studimit shtoi se seksi me një partner të rregullt mund të ulë stresin, i cili “mund të përmirësojë rezultatet kardiovaskulare”. Ekipi në Spitalin Meizhou të Mjekësisë Tradicionale Kineze analizoi të dhënat e 4,500 amerikanëve të moshës 20 deri në 59 vjeç.

    Dr Liang shkroi në Journal of Sexual Medicine se studime të tjera tregojnë se burrat me dëshirë të lartë seksuale kanë tendencë të jetojnë më gjatë. Hulumtimet gjithashtu i lidhin orgazmat e rregullta me rrezikun më të ulët të kancerit të prostatës, diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve të zemrës. Rikujtojmë se, një gotë verë e kuqe herë pas here mund të shtojë shijen e jetës tuaj seksuale, sugjeron një studim.

    Sipas një rishikimi të dhjetëra studimeve, burrat që pinë një ose dy gota në ditë kanë një rrezik më të ulët të mosfunksionimit erektil, ndërsa gratë duket se gëzojnë epsh më të lartë. Studiuesit thonë se komponimet bimore në verën e kuqe mund të përmirësojnë rrjedhën e gjakut, të rrisin testosteronin dhe të stimulojnë organet seksuale.

  • Gruaja e dhunon/ Burri shqiptar ankohet: Bën sjellje të pahijshme

    Gruaja e dhunon/ Burri shqiptar ankohet: Bën sjellje të pahijshme

    Një burrë në Prizren është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij.

    Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet Sh.S., i cili është dhunuar nga bashkëshortja e tij me inicialet V.K. Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën “Flamuri”, rreth orës 20:00. Mësohet se gruaja e ka dhunuar bashkëshortin e saj, duke i shkaktuar lëndime në trup.

    Nga ana tjetër, burri i dhunuar ka deklaruar se bashkëshortja e tij ka probleme shëndetësore dhe se ajo bën sjellje të pahijshme, bërtet dhe sulmon edhe anëtarët e tjerë të familjes. Policia thotë se e ka patur të pamundur për të intervistuar gruan dhunuese, pasi është shtatzënë dhe nuk ka qënë aspak bashkëpunuese.

  • U raportua e humbur nga prindërit, gjendet nga skuadra e policisë detare 3-vjeçarja në Spille

    U raportua e humbur nga prindërit, gjendet nga skuadra e policisë detare 3-vjeçarja në Spille

    Gjendet brenda pak minutave nga Skuadra e Njësisë Policore Detare që monitoron vijën bregdetare në qarkun Durrës, një e mitur 3 vjeçe që u raportua e humbur nga prindërit e saj, në plazhin e Spillesë.

    Policia Kufitare e Qarkut Durrës në bashkëpunim me Skuadrat e Njësisë Policore Detare që operojnë në qarkun Durrës, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë dhe ardhjes në ndihmë të qytetarëve dhe pushuesve në nevojë, rreth orës 17:00 kanë marrë njoftim nga një shtetas nga Elbasani, i cili po pushonte me familjen në plazhin e Spillesë, se vajza e tij 3-vjeçare kishte humbur kontaktet me prindërit dhe nuk po e gjenin dot.

    Shërbimet e Policisë Kufitare dhe patrullat tokësore, menjëherë kanë nisur kontrollin përgjatë vijës bregdetare dhe si rezultat i monitorimit të vijës bregdetare nëpërmjet Jet Ski, brenda pak minutave bënë të mundur lokalizimin e 3-vjeçares që lëvizte e vetme përgjatë vijës bregdetare.

  • Sulmuan Romeon dhe Ledrin pse nuk i vendosën emrin, reagon Klementi

    Sulmuan Romeon dhe Ledrin pse nuk i vendosën emrin, reagon Klementi

    ‘E keni dit’ është shndërruar në refrenin e verës dhe zëri i Klementit mesiguri ju ka pushtuar mediat sociale dhe jo vetëm. Këngëtari 14 vjeçar ishte i ftuar në ‘Më prit në fundjavë’ me Ermalin, në të paktat dalje të tij televizive pasi Klementi preferon që muzika e tij të flas më shumë se gjithçka. Kënga dhe klipi kanë ndezur diskutimet online për mungesën e tij në klip e në titull, diskutime që as Ermali s’mund ti anashkalonte. Çfarë thotë vet Klementi për këto reagime?

    ‘Më kanë ftuar djemtë, janë fantastikë. Romeo, Giti, Ledri i dua shumë. Për emrin e doja vet tek përshkrimi, kështu ramë dakort. Romeo dhe Ledri do e kishin bërë, por kështu ramë dakort. Edhe per videoklipin i folëm para se të bëhej kënga. Ne do kemi projekte të tjera, kemi materiale të tjera për verën’.

    Klementi tregoi se ishte shumë i lumtur nga suksesi i këngës dhe se merr pafund mesazhe çdo ditë në Instagram e jo vetëm. Në mesin e kësaj zhurme ai pranon se do të rrij me këmbë në tokë e të mos bëhet mendjemadh. 14 vjeçari shtoi se familjarët e tij kanë qenë këto kohë suport i madh për të ndërsa duke buzëqeshur shtoi se sot mes këngëtarve të fushës ndihet më i miri, ose siç tha ‘kështu thonë’.

  • Berisha: Rama emëron “Tualetin” ministër, për ta shpëtuar nga arrestimi!

    Berisha: Rama emëron “Tualetin” ministër, për ta shpëtuar nga arrestimi!

    Pas shkarkimit të ministrit të Brendshëm ditën e djeshme nga kryeministri Edi Rama ka ardhur edhe reagimi i parë i ish-kryeministrit, Sali Berisha.

    Për mes një shkrimi të gjatë në llogarinë e tij në Facebook Berisha shprehet se Rama emëroi Taulant Ballën ministër për të shpëtuar nga arrestimi.

    Berisha më tej shtoi se tre muaj më parë ka denoncuar në Parlament lidhjet direkte të Taulant Ballës me Gentian Sharrën.

    “Miq, tre muaj më parë dhe në vazhdim kam denoncuar në Parlament lidhjet direkte të Taulant Ballës me Gentian Sharrën dhe ekzistencën në prokurori të dhjetëra orëve komunikimi mes Ballës dhe Sharrës, si dhe ndërhyrjen direkte të “Tualetit”, për të fituar në mënyrë të paligjshme tenderat kompania e Gentian Sharrës, në emër të bashkëshortes.

    Mbi bazën e këtyre provave dhe regjistrimeve, Balla është thirrur në prokurori më shumë se një herë. Pikërisht, në momentin kur prokuroria kishte vendosur heqjen e imunitetit dhe eventualisht arrestimin e Ballës, Edi Rama në një akt mafioz dhe të papërgjegjshëm, për ti shpëtuar lëkurën atij, e emëron “Tualetin” Ministër të Brendshëm,” shkruan Berisha.

    https://www.facebook.com/SaliBerisha/posts/915791166568653?ref=embed_post