Author: editor

  • “Ironia” e Efit për sherrin Dea-Luiz nuk duhet humbur (Foto)

    “Ironia” e Efit për sherrin Dea-Luiz nuk duhet humbur (Foto)

    Efi Dhedhes ka ndërhyrë mes dramës së krijuar mes Luizit dhe Deas. Ofendimi i Luizit krijoi një mori reagimesh në rrjet, e pas tij reagoi edhe Dea në një postim në “instastory”, duke quajtur turp atë që Luizi bëri.

    Teksa tregon se iu është bashkuar platformës “Threads”, ajo thotë se nuk do flasë shumë se mund të bëjë gabime, duke iu referuar në mënyrë indirekte deklaratës së Luizit.

    “Erdha edhe unë. Çfarë të them tani? Se kur flet edhe shumë bën dhe gabime”.

  • ‘Kush na ka inat iu q**** nona o’, shau së bashku me turmën në koncert Dea Michel nga familja, ajo i kthehet keq Luizit: Nuk ke turp, burrë 40 vjeç! (Video)

    ‘Kush na ka inat iu q**** nona o’, shau së bashku me turmën në koncert Dea Michel nga familja, ajo i kthehet keq Luizit: Nuk ke turp, burrë 40 vjeç! (Video)

    Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy muaj nga përfundimi i Big Brother VIP 2, fituesi i këtij edicioni Luiz Ejlli, duket se nuk i ka lënë mëritë e së shkuarës me ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

    Teksa ishte i pranishëm mbrëmjen e djeshme në një koncert në qytetin e Shkodrës, Luiz përmendi një deklaratë të Dea Mishel, e cila tha gjatë “Big Brother”, se Shkodra ishte një provincë e Shqipërisë.

    Luizi tha se Shkodra nuk ishte porovincë dhe e përdori këtë gjë për të ofenduar rëndë Dea Mishel, teksa iu drejtua me vargjet e këngës “kush na ka inat iu q*** nona”.

    Pasi pamjet e këtij momenti janë bërë virale në rrjet, ka reaguar dhe vetë Dea Mishel, e cila sigurisht që ndihet e prekur pasi i është përmendur familja e saj.

    Dea shkruan në disa story në Instagram: E para, unë po jetoja jetën time e lumtur dhe marr vesh që Luiz Ejlli më paska sharë në familje, turp burrë 40 vjeç, për një lojë.

    E dyta, unë skam inate me ty, sepse kam kohë që jam prezente në TV, dhe kam punë të qëndrueshme, madje më bëhet qejfi që të punosh e të kesh mundësi sa më shumë. Po ti je i pangopur për famë dhe vëmendje, vazhdon luftën me mullinj ere.

    E treta, skam thënë kurrë që Shkodra është provincë, e provincat skano asgjë të keqe. Çdo vend është i bekuar, unë Shkodrën e adhuroj. Kam thënë që ti Luiz ke mentalitet provinciale, që vazhdon e vërteton me këto video.

    Më tej Dea Mishel bën dhe një përshkrim të mentalitetit të provincës që sipas saj e reflekton personazhi Luiz Ejlli.

  • Ngjarje e rëndë/ Humbi kontrollin e biçikletës dhe u përplas me shtyllën e tensionit, humb jetën 24-vjeçari shqiptar

    Ngjarje e rëndë/ Humbi kontrollin e biçikletës dhe u përplas me shtyllën e tensionit, humb jetën 24-vjeçari shqiptar

    Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Greqi, me pasojë vdekjen e një shtetasi shqiptar.
    Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Lakonikis në Kalamata dhe sipas burimeve për mediat greke, i riu shqiptar duke udhëtuar me biçikletë, humbi kontrollin e u përplas me një shtyllë tensioni.

    Për pasojë 24-vjeçari mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua për në spital, por nuk arriti dot të mbijetonte pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.

  • Nga shoqe në krushka, Inis Gjoni dhe Çiljeta Xhilaga paskan “vendosur fatin” e fëmijëve të tyre (FOTO LAJM)

    Nga shoqe në krushka, Inis Gjoni dhe Çiljeta Xhilaga paskan “vendosur fatin” e fëmijëve të tyre (FOTO LAJM)

    Nëse përmendim emrin e Ciljeta Xhilagës dhe Inis Gjonit, na shkojnë menjëherë në mendje “kohët e arta” të muzikës dhe filmit shqiptar, edhe pse artistet mbeten mjaft aktive në treg si me muzikë të re, ashtu edhe me projekte të reja në teatër e seriale (në rastin e Inisit). E mesa duket me kalimin e viteve vajzat kanë mbetur mike, madje tani marrëdhënien e tyre po e kalojnë në tjetër stad sepse nga tani e tutje janë zyrtarisht edhe “krushka”.

    Kështu ka shkruar Ciljeta në postimin e fundit në Instagram, ku shfaqet në të njejtin event me Inisin, teksa bashkë me to janë edhe fëmijët, djali këngëtares, Fernando dhe vajza e regjizores Coco Antonel. Bashkangjitur me foton, që sipas Anna Likës në komente duket fiks si “foto fejese”, Çiljeta shkruan:

    “Krushkat bashkë”.

  • PROFILI/ Nga këshilltar i Fatos Nanos te numri 2 i PS-së, kush është ministri i ri, Taulant Balla

    PROFILI/ Nga këshilltar i Fatos Nanos te numri 2 i PS-së, kush është ministri i ri, Taulant Balla

    Dhunimi i dy kushërinjve Jashar dhe Bilbil Maja ishte dhe fundi i karrierës së ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi.

    Me urdhër të Edi Ramës, Çuçi u shkarkua nga posti i misitrit, dhe vendin e tij, me bekimin e Presidentit Bajram Begaj, pritet ta zërë Taulant Balla. Aktualisht ky i funsit është kreu i Grupit Parlamentar të PS.

    Profili i ministrit të ri të Brendshëm, Taulant Balla:

    Taulant Balla lindi më 12 gusht të vitit 1977 në Librazhd, atje ku edhe zhvilloi shkollën fillore, por dhe të mesme.

    Ai kreu studimet dhe masterin për shkenca politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin “Alexandru Ioan Cuza” në Iasi të Rumanisë.

    Ishte viti 2004-2005 kur Balla do të niste rrugëtimin në politike, në atë kohë si anëtar i kabinetit të kryeministrit të saj kohe, Fatos Nanos.

    Në vitin 2005, ai u zgjodh për herë të parë deputet i Librazhdit.

    Pas zgjedhjeve të 2017, Taulant Balla u emërua kryetar i grupit parlamentar socialist.

    Njëkohësisht, ai u emërua Kryetar i Delegacionit të Parlamentit të Shqipërisë në Parlamentin Europian dhe Zëvendës Kryetar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian.

    Pas dorëheqjes së Gramoz Ruçit, Balla u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i PS-së, post të cilin e mbajti deri pas zgjedhjeve të vitit 2021, ku u zëvendësua nga Damian Gjiknuri.

    Gjatë kësaj kohë është parë si një nga zërat e rëndësishëm të mazhorancës, por edhe si njeriu që shpesh ka marrë kritika dhe akuza të forta nga opozita.

    Aktualisht, Balla mban ende detyrën e kreut të grupit të PS në Kuvendin e Shqipërisë dhe drejtuesit politik të qarkut Fier./Albeu.com

  • Dhuna barbare në Krujë, Kreshnik Spahiu tregon se çfarë do të kishte ndodhur nëse sherri nuk do ishte me video

    Dhuna barbare në Krujë, Kreshnik Spahiu tregon se çfarë do të kishte ndodhur nëse sherri nuk do ishte me video

    Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në një intervistë ngjarjen e rëndë të ndodhur dy ditë më parë në Krujë, ku të afërm të ish-deputetit të PS, Ramazan Rrahja dhunuan në mënyrë brutale 2 anëtarë të fisit Maja, nga e njëjta zonë.

    Sipas Spahiu, nëse ngjarja nuk do të ishte filmuar e më pas përhapur në rrjetet sociale, nuk do të kishte ndodhur asnjë nga lëvizjet politike që e pasuan, që nga dorëheqja e deputetit të PS deri të shkarkimi i ministrit të Brendshëm.

    “Nëse kjo ngjarje nuk do ishte filmuar me video, nëse nuk do ishte filmuar nga këta kriminelët, e kam me shumë dyshim që reagimi i qeverisë do ishte kaq radikal. Do kishe kaluar si një ngjarje që edhe ka ndodhur, edhe s’ka ndodhur, do mohohej. Këtë dyshime kam edhe për shumë ngjarje. Edhe për Safet Gjicin, nëse nuk do ishte me video nuk do shkarkohej. Mendoj se marrëdhënie seksuale në zyrë kryejnë shumica e zyrtarëve të Shqipërisë, por nuk disponohen prova”, tha Spahiu.

  • E shau nga nëna, Dea Mishel reagon ndaj Luizit: Turp! Burrë 40 vjeç, i pangopur me famë

    E shau nga nëna, Dea Mishel reagon ndaj Luizit: Turp! Burrë 40 vjeç, i pangopur me famë

    Një video e Luiz Ejllit, teksa ofendon Dea Mishel nga koncerti në Shkodër ka bërë xhiron e rrjetit orët e fundit.

    “Tani këtë këngë ia dedikoj një banoreje të shtëpisë së BBVip se më tha je provincial se Shkodra është provincë. Ajo e kishte zakon që kur vinin djem në shtëpi, ia hidhte nga një sy. Edhe unë i kam thënë: kur të jem brenda do loz me gjërat që janë brenda. Ama kur të dal jashtë unë nuk të harroj, kështu që sot dua dhe ndihmën tuaj për me t’i bërë këtë dedikim asaj dhe kujtdo që thotë që Shkodra është provincë,” tha Luizi dhe më pas nisi këngën “O lulija jonë me limona o, kush na ka inatin ju q**** nona o”, ishin fjalët e Luizit të cilave Dea Mishel u është përgjigjur e prerë duke e paralajmëruar të mos merret më me familjen e saj.

    “Unë po jetoja jetën time e lumtur dhe marr vesh që Luiz Ejlli më paska sharë në familje. TURP, burrë 40 vjeç, për një lojë.”
    Duke e quajtur të pangopur me famë dhe vëmendje, Dea i ka kujtuar momentin kur Luizi e ka kërcënuar në BBV duke i thënë se nëse ajo nuk do ta falte por duhet ta kërcënonte dhe ai do kishte dalë menjëherë jashtë shtëpisë në ato momente.

    “Unë nuk kisha ndërmend të flisja ndonjëherë për ty dhe as nuk do flas më ndonjëherë për ty. Nuk je në mendjen time.

    Sot do vazhdoj të festoj ditëlindjen e mamit me familjen timë, pavarësisht se ti dhe të gjithë që ishit në atë koncert hodhët gjithë atë vrer ddrejt nesh dhe me nderpretë.

    Gjërat e mia të shenjta mos mi prekni. Jeta ime është e bukur, unë jetoj e plotësuar. Nuk jetoj për klikime, as për tu pasuruar deri në pangopje”, i thotë Dea Mishel-Luizit./albeu.com.

  • Larje hesapesh në Itali, plumbi i shpon fytyrën shqiptarit

    Larje hesapesh në Itali, plumbi i shpon fytyrën shqiptarit

    Ditën e djeshme në Itali janë regjistruar të shtëna në Itali ku mësohet se ka mbetur i plagosur një shqiptar.

    Ngjarja është regjistruar në mesin e ditës rreth orës 1 të pasdites në Via Maggioli në udhëkryqin me Via Mathis në Rione Cristo.

    Sipas mediave italiane ngjarja ka ndodhur për shkak të larjes së hesapesh.

    42-vjeçari shqiptar u plagos me 2 plumba një prej të cilave e kapi në fytyrë duke i ka shpuar faqen por pa i prekur pjesët vitale.

    Ai është shtruar në spital por nuk është në rrezik për jetën.

    Karabinierët po kryejnë hetime edhe për një makinë të dyshimtë të gjetur në vend menjëherë pas ngjarjes.

  • 4 të vdekur deri më tani! KUJDES, kjo është sfida e rrezikshme që po qarkullon në “Tik Tok”

    4 të vdekur deri më tani! KUJDES, kjo është sfida e rrezikshme që po qarkullon në “Tik Tok”

    Katër persona kanë humbur jetën në Alabama pasi provuan trendin më të ri të TikTok, ku njerëzit hidhen në pjesën e pasme të anijeve ndërsa lundron me shpejtësi.

    Të gjithë pjesëmarrësit në këtë sfidë, duhet të hidhen në ujë nga pjesa e pasme e varkave që lëviz me shpejtësi të madhe.

    Autoritetet në Albama kanë bërë thirrje që një praktikë e tillë të ndalet, për shakak të humbjeve të jetëve.

    Në katër rastet e rënda, në momentin që ata janë përplasur në ujë kanë thyer qafën dhe si pasojë kanë ndërruar jetë në vend.

  • “Në fillim u nxor i pajetë djali i vogël”- Mbytja e babait dhe dy të miturve, dëshmitarët: Po të ishte ndihma e shpejtë, i ati dhe njëri prej fëmijëve mund të shpëtonin

    “Në fillim u nxor i pajetë djali i vogël”- Mbytja e babait dhe dy të miturve, dëshmitarët: Po të ishte ndihma e shpejtë, i ati dhe njëri prej fëmijëve mund të shpëtonin

    Të tjera detaje kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në plazhin e Vilë-Bashtovës në Kavajë, ku u mbytën babai Elvis Halilaj me dy djemtë e tij të mitur, 13 dhe 15 vjeç.

    Qytetarë të cilët kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes së rëndë, në një intervistë për “News24” kanë treguar se ata ishin futur larg në det dhe se fillimisht i pajetë në breg ka dalë djali i vogël.

    Po sipas dëshmive të qytetarëve, më pas në breg janë nxjerrë 50 vjeçari Elvis Halilaj dhe djali tjetër i mitur i tij, të cilët kanë pasur shenja jete.

    Dëshmitarët thonë se në rast do të ishte ndihma e shpejtë, ata mund të kishin shpëtuar, pasi sipas tyre, ambulanca u vonua rreth 1 orë e gjysmë për të mbërritur në vendngjarje.

    Pas ngjarjes së rëndë, policia në det ka vendosur flamuj të kuq, për të paralajmëruar se deti është i trazuar dhe me dallgë.