Author: editor

  • Moti bën kthesën drastike, parashikohen stuhi dhe erëra të fuqishme në Evropë

    Moti bën kthesën drastike, parashikohen stuhi dhe erëra të fuqishme në Evropë

    Përderisa në Mesdheun perëndimor po ndërtohet kupola e nxehtësisë ekstreme e ajrit të nxehtë afrikan, në Ballkan kemi stabilizimin përfundimtar të atmosferës, dhe kjo masë e ngrohtë ajrore do të fillojë të ndikojë në Ballkan. Në Evropë po ashtu do të depërtojnë temperatura më të larta, por afërsia me Atlantikun do të bëjë të veten.Frontet e Atlantikut mbeten më larg territoreve tona për shkak të bllokades anticiklonike e cila na siguron shumë dita stabile dhe të nxehta. Këto fronte do të depërtojnë në Francë duke krijuar kushte për stuhi të fuqishme kalimtare me breshër.

    Më së shumti pritet të goditen shtetet e Beneluksit, Belgjika dhe Holanda ku priten shira të rrëmbyeshëm, erëra të fuqishme, breshër dhe vërshime të shpejta. Disa nga këto stuhi të izoluara do të depërtojnë edhe në Gjermani, por jo në tërë territorin gjerman.

    Pas një ose ditëve do të ketë fronte të reja që së pari do të përfshijnë pjesë të Frances, pastaj Gjermanisë, Polonisë e deri në Austri, ndërsa fronti i fortë do të arrijë deri në Ballkan të enjten ku priten stuhi të fuqishme kalimtare në Slloveni, Kroacim veri të Bosnjës dhe pjesën veriore të Serbisë gjegjësisht në Vojvodinë.

    Është pikëpyetje nëse ky front do të arrijë në Kosovë ditën e premte për shkak të bllokadës së fortë anticiklonike, por gjasat janë të arrijë në formë paksa më të dobësuar duke shkaktuar destabilizim të përkoshëm apo kalimtar të atmosferës.

    Përderisa nxehtësia po përfshinë territoret tona dhe frontet e Atlantikut janë larg territoreve tona te ne nuk priten stuhi të paktën deri të premten, ngase stuhitë do të ndodhin në zonat e përplasjeve të masave ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika Veriore dhe ato të freskëta nga Atlantiku e që janë Evropa perëndimore, qendrore dhe Skandinavia.

  • Tragjike, 24-vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident në Greqi

    Tragjike, 24-vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident në Greqi

    Filli i jetës iu pre një të riu, i cili pak pas mesnatës së së premtes humbi kontrollin e motorit të vogël që drejtonte dhe u përplas me një shtyllë dritash në rrugën Lakonikis, në Kalamata.

    Sipas informacioneve nga Policia, 24-vjeçari me origjinë shqiptare, për një arsye të panjohur ka humbur kontrollin e motorrit në të djathtë të rrugës dhe ka përfunduar në një shtyllë, për pasojë i riu ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me autoambulancë në spitalin e Kalamatës.

    Por plagët e tij ishin shumë të rënda dhe me gjithë përpjekjet e mjekëve ai nuk arriti të mbante veten në jetë.

  • Makina merr flakë në lëvizje, detajet e para

    Makina merr flakë në lëvizje, detajet e para

    Një automjet ka marrë flakë në lëvizje e sipër. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut. Sipas njoftimit të policisë nga incidenti ka vetëm dëme materiale, ndërsa shkak I zjarrit besohet të ketë qenë një defect në mjet.

    Njoftimi i policisë:

    Me datë 09.07.2023, në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin U. S., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

    Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

    Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

  • Tragjedi në bregdetin shqiptar, dalin pamjet nga momenti kur trupat e tyre nisen nga Spitali i Kavajës drejt Morgut të Durrësit (Video)

    Tragjedi në bregdetin shqiptar, dalin pamjet nga momenti kur trupat e tyre nisen nga Spitali i Kavajës drejt Morgut të Durrësit (Video)

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në plazhin e Vilë-Bashtovës në Kavajë, ku tre pushues nga Tirana, konkretisht babai me dy djemtë e tij të mitur, janë mbytur teksa kanë qenë duke notuar.

    Pamjet kur trupat e personave që humbën jetën janë nisur nga Spitali i Kavajës drejt morgut të Durrësit.

    Më herët dëshmitarët në zonën bregdetare të Vilë Bashtovës ku ndodhi tragjedia, kanë deklaruar se ambulanca ka mbërritur një orë e gjysmë me vonesë.

    Njoftimi i policisë:

    Më datë 09.07.2023, në plazhin Vilë-Boshtovë, duke notuar në det janë mbytur tre shtetas, pjestarë të së njëjtës familje (shtetasi E.H 50 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç, nga Tirana).

    Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për ti shpërtuar por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.

    Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • I nxehti afrikan “mbërthen” Shqipërinë, temperaturat do shkojnë deri në 41 gradë celcius

    I nxehti afrikan “mbërthen” Shqipërinë, temperaturat do shkojnë deri në 41 gradë celcius

    Për shkak të depërtimit të Anticiklonit Afrikan, moti për të gjithë javën parashikohet me diell në të gjithë territorin, si dhe rritje të ndjeshme të temperaturave si në vlerat minimale ashtu dhe ato të mesditës.

    Temperaturat në mesditë në zonat e ulta duke filluar nga dita e nesërme pritet të arrijnë vlerat 36-37 gradë celcius, ndërsa duke filluar nga dita e mërkurë dhe kryesisht dita e enjte dhe ajo e premte, vlera deri në 40-41 gradë celcius.

    Vlen për tu theksuar se kjo pritet të jetë vala e parë e të nxehtit, pasi për disa ditë, temperaturat pritet të jenë disa gradë më të larta mbi mesataren mujore klimatike të vendit tonë.

    E gjithë kjo situatë vjen si pasojë e depërtimit të Anticiklonit Afrikan, i cili krijohet në gjërësitë gjeografike sub-tropikale duke sjellë me vete masat ajrore të nxehta nga shkretëtira e Saharasë.

    Këto masa ajrore duke kaluar mbi detin Mesdhe, marin një sasi të konsiderueshme lagështire duke bërë që ndjesia reale e temperaturave për njerëzit të jetë disa gradë më e lartë sesa ajo e matur në kafazin meteorologjik.

    Gjithashtu duke filluar nga dita e enjte dhe për disa ditë në vazhdim, vendi ynë pritet të përjetojë edhe fenomentin e “netëve tropikale”. Përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore, përveç temperaturave të larta në orët e mesditës, parashikohet që edhe temperaturat në vlerat minimale të mos zbresin poshtë vlerave 26-28 gradë celcius.

  • Detaje nga tragjedia në plazhin e Vilë-Bashtovës, mungonte roja bregdetare

    Detaje nga tragjedia në plazhin e Vilë-Bashtovës, mungonte roja bregdetare

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në plazhin Vilë- Boshtovë të Kavajës ku humbën jetën tre anëtarë të një familje nga Tirana.

    Babai 50-vjeçar së bashku me dy fëmijët e mitur përkatësisht të moshave 15 dhe 13 vjeç, kanë gjetur vdekjen ndërsa po laheshin në det.

    Gazetarja e Euronews Albania, Kloida Gjuzi, ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ku ka mësuar se në momentin e tragjedisë nuk atë zonë nuk ka pasur roje bregdetare.

    Gjithashtu ajo ka thënë se dëshmitarë okularë kanë treguar e ata kanë lajmëruar ambulancën menjëherë, por kjo e fundit ka ardhur një orë e gjysmë me vonesë, duke e bërë kështu të pamundur shpëtimin e tre viktimave.

  • Kandilat e detit “pushtojnë” Gjirin e Lalzit, djegin vajzën në plazh

    Kandilat e detit “pushtojnë” Gjirin e Lalzit, djegin vajzën në plazh

    Kandilat e detit kanë ‘pushtuar’ Gjirin e Lalzit.

    Lëshimi i helmit të tyre në lëkurë është jashtëzakonisht djegës dhe i dhimbshëm.

    Pushimet në det kanë nisur për disa qytetarë, teksa duhet treguar kujdes kur futeni në det.

    Së fundmi një vajzë është sulmuar nga një gjallesë e tillë ujore.

    Siç shihet në pamjet, vajza është sulmuar dhe më pas krahu i është skuqur duke iu krijuar disa njolla.

  • “Ambulanca 90 minuta me vonesë”/ Si ndodhi TRAGJEDIA në Kavajë: Një nga djemtë ishte duke u mbytur, pastaj…

    “Ambulanca 90 minuta me vonesë”/ Si ndodhi TRAGJEDIA në Kavajë: Një nga djemtë ishte duke u mbytur, pastaj…

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në plazhin Vilë-Boshtovë, në Kavajë, ku humbën jetën babai (50 vjeç) dhe dy djemtë e tij të mitur (13 dhe 15 vjeç) si pasojë e rrymave detare.

    Sipas deklaratave të dëshmitarëve okularë, ambulanca ka mbërritur ne vendngjarje rreth një orë e gjysmë me vonesë, sakaq nuk dihet nëse tre viktimat kanë dalë nga deti me shenja jete apo jo.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në Kavajë. Duke notuar në det janë mbytur babai dhe dy fëmijët e mitur nga Tirana. Të tre kanë ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare. Ambulanca ka mbërritur rreth 1 orë e gjysmë me vonesë në vendngjarje.

    Sipas informacioneve policore, dyshohet se të tre kanë qenë duke notuar në thellësi në det dhe ka pasur shumë dallgë. Ndërsa nga informacionet paraprake dyshohet se ka qenë duke u mbytur një nga djemtë dhe më pas ka shkuar për ta shpëtuar babai dhe djali tjetër.

    Nuk qartësohet nëse viktimat kanë dalë me shenja jeta nga deti apo jo, por nga informacionet e marra nga dëshmitarët okularë, ambulanca ka mbërritur me vonesë,- thuhet në media.

  • “Shkojnë në jug se e dinë që janë çunat e Londrës dhe Spanjës”/ Ronaldo ‘shpërthen’ keq ndaj vajzave: Kërkojnë dreka me karkaleca dhe…

    “Shkojnë në jug se e dinë që janë çunat e Londrës dhe Spanjës”/ Ronaldo ‘shpërthen’ keq ndaj vajzave: Kërkojnë dreka me karkaleca dhe…

    I ftuar ditën e sotme në “E Diell” ka qenë Ronaldo Sharka, i cili nuk i ka kursyer aspak komentet e tij pikante.

    Ai është shprehur se vajzat shkojnën në jug sepse e dinë që aty mund të kapin çunat me lekë.

    Ndër të tjera ai ka treguar gjithashtu se pikërisht këto vajza që shkojnë dhe kërkojnë çunat e Londrës dhe Spanjës, kërkojnë gjithashtu t’ju paguhen drekat e shtrenjta, dhomat luksoze të resorteve apo të tjera detaje luksi si këto.

    “Shumica e gocave shkojnë në jug që të qerasen, t’ju paguhet dhoma në resorte me 300 euro nata, t’ju paguhet dreka me karkaleca. Ky nuk është paragjykim. Ato e dinë që aty janë çunat që vijnë nga Londra dhe Spanja”- tha Ronaldo.

  • Ish-banorja e Big Brother zbulon shifrën e saktë: Do e realizoja një film porno për…

    Ish-banorja e Big Brother zbulon shifrën e saktë: Do e realizoja një film porno për…

    Ish-banorja e Big Brother, Xhensila, ka zbuluar sot në E diell shifrën e saktë se për sa para do realizonte një film porno.

    E pyetur nga Nevina se më parë ka dhënë një deklaratë të tillë sot ajo zbuloi shifrën.

    Nevina: Më parë ke deklaruar se për një shumë të madhe parash do realizoje një film porno. Na e zbulo sot se për sa para?

    Xhensila: Nuk e mbaj mend, por që po, për 1 milion euro.