Author: editor

  • I preu rrugën shoferit teksa përpiqej të kalonte në anën tjetër, nuk do ta besoni çfarë veprimi bën gruaja për t’i kërkuar falje (Foto)

    I preu rrugën shoferit teksa përpiqej të kalonte në anën tjetër, nuk do ta besoni çfarë veprimi bën gruaja për t’i kërkuar falje (Foto)

    Kalimi i rrugës pa respektuar semaforin, ose pa pritur që makinat të ndalojnë është i rrezikshëm, e po ashtu krijon konflikte të shumta mes këmbësorëve dhe shoferëve në shumë raste.

    Megjithatë duket se një grua ka gjetur zgjedhjen e duhur në një farë mënyre. Një video është bërë virale në Twitter, që tregon se një grua përpiqet të kalojë rrugën me nxitim teksa një makinë po ecën.

    Video e kapur nga kamera brenda automjetit, tregon se fatmirësisht shoferi ndalon në kohë, duke shmangur përplasjen me gruan, e cila ishte në faj. Kjo e fundit ndërkohë, shihet teksa afrohet tek xhami i makinës, ulet poshtë dhe në një moment shfaqet duke qeshur dhe me gjoksin e zbuluar.

    Mesa duket, kjo ishte mënyra e saj për t’i kërkuar falje shoferit që i preu rrugën, pasi më pas mbulohet, i kërkon falje duke bërë shenja me duar dhe më pas largohet.

  • Tronditëse! 14-vjeçari vret vëllain e vogël me armë zjarri (Detajet)

    Tronditëse! 14-vjeçari vret vëllain e vogël me armë zjarri (Detajet)

    Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Serbi, ku një i mitur ka vrarë aksidentalisht vëllain e tij të vogël.

    Sipas medieve serbe, ngjarja ka ndodhur ditën e enjte në fshatin Meduluzje afër Mlladenoviçit, ku një 14-vjeçar ka qëlluar aksidentalisht me armë gjahu në kokë, vëllain e tij 12-vjeçar.

    Forcat e policië kanë nisur hetimet për ngjarjen tragjike, ndërkohë fiqinjëve u është thënë që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre deri në një lajmërim të dytë. Autoritetet kanë bllokuar edhe rrugët hyrëse në fshat.

    Kujtojmë që Serbia u trondit muajt e fundit nga disa ngjarje të rënda, ku të vdekur kanë mbetur fëmijë dhe adoleshentë. Pikërisht në fshatin Mladenovç, një 21-vjeçar vrau 8 persona mbrëmjen e 5 majit.


    Ndërsa një ditë më parë, Beogradi u trondit nga një vrasje makabër në shkollën fillore “Vladislav Ribinkar”, të paktën tetë fëmijë dhe një roje shkolle u vranë nga të shtënat e një të mituri i cili kishte marrë armën me vete në klasë.

  • Çfarë i cmend më shumë femrαt tek meshkυjt? Stυdimi nxjerr përgjigjen që nuk e prisnim

    Çfarë i cmend më shumë femrαt tek meshkυjt? Stυdimi nxjerr përgjigjen që nuk e prisnim

    Pyetjes se çfarë femrave u duket të rheqëse te burrat është gjithmonë e rëndësishme dhe shken.cëtarët vazhdimisht përpiqen ta zb ulojnë.

    Një studim mbi këtë temë ka gjetur rezultate vërtetë int eresante dhe të pap.ritura: duket se gratë duan burra me këmbë më të gjatë se mesatarja.

    Në sondazhin në internet, gratë vlerësuan paraqitjen e burrave (vetëm trupat e tyre pa fytyrë)dhe vlerësimet treguan se burrat më të pre feruar ishin ata me këmbë pak më të gjatë se mesatarja por jo shumë të gjata, transmeton Class..

    Këto rezultate të paz.akonta mund të shpjegohen nga ev.olucioni dhe, sipas shkencëtarëve, gjatësia e këmbëve ishte një faktor për të zbuluar shëndetin, ushqimin dhe forcën e burrave.

    Nga ana tjetër, këmbët më të gjata shtojnë lartësinë e burrave, që është një avantazh tjetër kur bëhet fjalë për t.ërheqje.

  • Dimër në mes të verës! Ky është vendi që po përjeton mot ekstrem, breshër dhe stuhi të forta

    Dimër në mes të verës! Ky është vendi që po përjeton mot ekstrem, breshër dhe stuhi të forta

    Një pjesë e konsiderueshme e Spanjës po përjeton dimër në mes të verës, pasi moti i keq me breshër dhe stuhi ka përfshirë disa provinca.

    Reshjet e forta që përfshinë provincën e Zaragozës dhe kryeqytetin, shkaktuan përmbytje të mëdha me rrugët dhe autostradat u kthyen në lumenj.

    Mediat spanjolle raportojnë se në më pak se një orë, janë regjistruar reshje deri në 54 litra për metër katror.

    Niveli i ujit gjatë vërshimeve ka qenë tepër i lartë, duke detyruar zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit të dalin në terren për të nxjerrë qytetarët e bllokuar në automjetet e tyre.

    Autoritetet spanjolle po mbajnë në fuqi nivelin e alarmit portokalli për provincën e Zaragozës, për shkak të parashikimeve për reshje të tjera të dendura shiu, breshëri, por edhe për shkak të erërave të forta.

    Dëmet materiale janë të konsiderueshme, por deri më tani nuk ka raportime për viktima apo të lënduar.

    Jo vetëm Spanja por edhe shumë vende të tjera janë përballur me mot ekstrem jo të përshtatshëm për stinën, të cilat kanë ndodhur për shkak të ngrohjes globale.

    Stuhitë e forta, së bashku me format e tjera të motit ekstrem, po bëhen më të shpeshta në Evropë si rezultat i ndryshimeve klimatike, ku sipas një raporti të zbuluar së fundmi u paralajmërua se kontinenti duhet të përgatitet për fenomene më ekstreme të motit.

  • Beniada Nishani i jep fund lidhjes me Blerti Hajdarin, detaji që ngriti dyshimet

    Beniada Nishani i jep fund lidhjes me Blerti Hajdarin, detaji që ngriti dyshimet

    Prej disa kohësh, ish-konkurrentja e “Big Brother VIP 1”, Beniada Nishani, po shijonte lidhjen e dashurisë me partnerin, Blerti Hajdarin.

    Ky i fundit është vëllai i opinionistit të “BBV”, Arbër Hajdarit, ndërsa dyshja u njoh teksa ishin të ftuar të dy në një emision. Ata nisën flirtet e para, u njohën, u lidhën e nisën gjithashtu bashkëjetesën.

    Mirëpo, gjërat mes tyre duket se s’kanë shkuar siç duhet! Burime për “Iconstyle” tregojnë se çifti është ndarë, madje nuk ndiqeshin më në Instagram.

    Para se të çaktivizonte llogarinë e tij, Blerti gjithashtu hoqi nga profili foton e vjetër me Beniadën, duke lënë të kuptohet se kjo histori ka marrë fund!

  • “Ballkani i Hapur” nervozon Ramën: Ju e doni o brenda o jashtë

    “Ballkani i Hapur” nervozon Ramën: Ju e doni o brenda o jashtë

    “Ballkani i Hapur” ka “nervozuar” kryeministrin Rama gjatë vizitës së tij në Malin e Zi. Edhe pse ai u përgjigj më herët nëse kishte hequr dorë nga “Ballkani i Hapurt”, gazetarët vijuan ta pyesnin sërish për të njëjtën temë.

    Rama theksoi dhe një herë se “Ballkani i Hapur” nuk është kompani private e tij dhe as nuk e hapi as nuk e mbylli ai, por thjesht dha opinionin e tij në lidhje me këtë proces. Rama theksoi se është e rëndësishme që të fokusohen në Procesin e Berlinit.

    Rama: Unë direkt e dhashë përgjigjen po prap ju nuk doni ta dëgjoni. Ju e doni o brenda o jashtë. Po mund të jesh dhe brenda dhe jashtë. Nuk është një kompani që e kam hapur unë, unë thjehst dhashë opinionin tim, por duhet t’i ballafaqojmë me të tjerët dhe të shkojmë përpara. Është një nismë komplementare. Ka 72 nisma të tjera në këtë rajon, 72 janë shpikur. Edhe unë jam llahtarisur kur kam dëgjuar numrin. Askush nuk merret me to, merren me “Ballkanin e Hapur.”

    Ne duhet të hapim gjëra të reja, jo të mbyllim ato që me zor janë hapur. Ne duhet të fokusohemi te Procesi i Berlinit. Po “Ballkani i hapur” përshembull ka hapur panairin e verërave, ta mbyllim tani? Si thoni ju? Kjo a e mbylle a e hape…unë kam mbyllur njëo opinion timin. Ballkanin e Hapur as e hapa vetë, as e mbylla vetë.

    Në fund Rama theksoi se “Ballkani i Hapur” i ka ndihmuar që të afrohen me njëri-tjetrin.

    /Albeu.com/

  • Për të gjitha shenjat e Horoskopit, këto janë 3 ditët më me fat të korrikut

    Për të gjitha shenjat e Horoskopit, këto janë 3 ditët më me fat të korrikut

    Korriku pritet të jetë shumë interesant, megjithatë sytë dhe mendimet fokusohen tek karriera dhe çështjet profesionale.

    Përveç Hënës së Plotë të sotme, më 17/07 pritet një hënë e re, por edhe shumë aspekte astrologjike, të cilat do të sjellin fillime dhe ndryshime të reja, të cilat do të prekin të gjitha shenjat.

    Prandaj e kuptojmë se muaji i dytë i verës nuk do të na ofrojë aq shumë relaksim, por do të na mbajë vigjilentë dhe do të na bëjë të bëjmë ndryshimet e nevojshme për evolucionin tonë.

    Ditët më të mira të korrikut janë:

    10 korrik: Mërkuri formon një treshe me Neptunin, një aspekt ndihmues që sugjeron një humor romantik, një tendencë për t’u larguar nga realiteti, ndjekjet artistike dhe një prirje komunikuese. Mund të gjeni dëgjuesin e duhur, të bëni një bisedë që do t’ju bëjë të rimendoni ose të gjeni një person me të cilin mund të lidheni dhe të komunikoni më mirë. Edhe kjo ditë e veçantë mund të jetë ideale për të shpallur vendime të mëdha dhe ndryshime që po përgatiteni të bëni në jetën tuaj.

    15 korrik: Dielli në Gaforre formon një gjashtëkëndësh me Uranin në Dem, një aspekt që favorizon ndryshimin, pavarësinë dhe autonominë në veprim, na bën më të çuditshëm. Nëse jeni të lodhur duke kënaqur dëshirat e të tjerëve, duke lënë pas dore tuajat, atëherë kjo ditë është ideale për ta ndryshuar këtë. Ndoshta është koha të mendoni më mirë për dëshirat tuaja më të thella, të lini mënjanë për pak mendimin e rrethit tuaj dhe të ndiqni atë që dëshironi vërtet.

    17 korrik: Hëna e re e korrikut është formuar në shenjën e Gaforres, e cila është jashtëzakonisht e dobishme për fillimet e reja dhe për të pasur zhvillime në çështjet familjare dhe shtëpiake. Ndryshimet dhe zhvendosjet janë të favorizuara. Kjo ditë thërret “fillimin e ri” nga larg. Merrni atë vendim që ju ndryshon jetën, më në fund largohuni jashtë vendit nëse keni menduar për të për vite me radhë, dërgojani atë mesazh personit që ju intereson. Me pak fjalë, guxoni atë që dëshironi me të vërtetë dhe ndoshta do t’ju dalë.

  • Parashikimi i motit për fundjavën, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat (Tabela)

    Parashikimi i motit për fundjavën, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat (Tabela)

    Moti këtë fundjavë pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme si rezultat i depërtimit të masave ajrore relativisht të thata.

    Sipas parashikimit nga SHMU, pritet që ditën e shtunë dhe të dielë të kemi mot me diell dhe vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieve malore.

    Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare deri në 8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri 13m/s.

    Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.

  • Teksa bota po ‘përvëlohet’ nga temperaturat e larta, këtë shtet europian e ‘përpijnë’ përmbytjet masive (Video)

    Teksa bota po ‘përvëlohet’ nga temperaturat e larta, këtë shtet europian e ‘përpijnë’ përmbytjet masive (Video)

    Spanja është përfshirë prej disa ditësh nga reshje të dendura shiu.

    Siç raportojnë mediat e huaja, shërbimet e trenave janë ndaluar përkohësisht për shkak të përmbytjeve masive në disa zona.

    Një nga zonat më të prekura është qyteti i Zaragozës, ku kalimi për këmbësorët dhe automjetet është i pamundur.

    Dëmet materiale janë të pallogaritshme. Lumenjtë kanë dalë nga shtrati, makinat janë marrë nga rrjedha e ujit dhe shërbimet e trenave për në Barcelonë janë ndërprerë.

  • Ja roli i spiunit Ilir Metaj dhe fallxhores Monika Kryemadhi në hetimin e inceneratorëve, Lefter Koka nxjerr emrin e prokurorit që zhduku 40 fashikuj për interes të çiftit më të përfolur të politikës shqiptare

    Ja roli i spiunit Ilir Metaj dhe fallxhores Monika Kryemadhi në hetimin e inceneratorëve, Lefter Koka nxjerr emrin e prokurorit që zhduku 40 fashikuj për interes të çiftit më të përfolur të politikës shqiptare

    Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka kërkoi dje pafajësi në lidhje me akuzat e ngritura nga prokuroria për inceneratorin e Elbasanit, të cilat i cilësoi si të motivuara politikisht, ndërkohë që bëri disa deklarata të forta, që nëse rezulton e vërtet përben një skandal të madh. Në një seancë maratonë prej orës 09.00 të së enjtes deri në orën 16:00, ish-zyrtari i lartë u paraqit me një pamje të re, ndryshe nga ajo e dhjetorit të vitit 2021 kur u arrestua.

    Koka kishte lënë mjekër dhe dukej se burgu e kishte plakur disi, teksa vendosi të flasë pa dorashka, duke bërë një deklaratë të fortë. Fillimisht ai bëri përgjegjës ish-presidentin Ilir Meta për akuzat ndaj tij, të cilit iu referua me epitetet fuks dhe ish-sigurims, ndërsa nuk kurseu as epitetet ndaj Monika Kryemadhit. “Prokuroria u bazua tek kallëzimi LSI dhe për 2 vite nuk më mori në pyetje asnjëherë.

    Unë si ministër, Sekretari Përgjithshëm dhe Komisioni kemi zbatuar me përpikëri ligjin. Intriga e këtij procesi dashakeq do të dalë dhe uroj të shërbejë për konsolidimin e mëtejshëm të reformës në drejtësi. Kjo është situatë e krijuar nga Presidenti fuks e ish-sigurims me fallxhoren e tij, i cili duke ndenjur mejhaneve thoshte do ta fus në burg Lefter Kokën. Është kohë e vështirë që kërkon burra e burrni, unë nuk kam borxh askujt ta paguaj me lirinë time”, deklaroi ai.

    Koka akuza prokuroritë të SPAK

    Më tej ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka nuk i kurseu akuzat edhe ndaj prokurorit të SPAK, Klodian Braho, i cili po heton dosjen e aferës së inceneratorëve, duke thënë se është përdorur me dashje apo padashje nga kallëzuesit. I drejtpërdrejt në atë që thoshte, zoti Koka theksoi se është një proces gjyqësor i stisur njësoj si në sistemin komunist. Sipas tij, provat janë manipuluar, teksa u shpreh se nuk ka asnjë njohje apo kontakt me bosët e inceneratorëve. Po ashtu, ai akuzoi prokurorinë se ka manipuluar provat. Madje Koka nënvizoi se prokurori ka fshehur 40 fashikuj hetimorë. “Akuza e prokurorisë është idiote! Kam hyrë në politikë si biznesmen dhe s`më bëri politika biznesmen.

    Po kthehemi 45 vite para në proceset e stisura të sistemit komunist. Është një alarm, jo vetëm për mua, por për të gjithë shoqërinë. Ky proces është i manipuluar fund e krye, por besoj se e vërteta do të triumfojë. Nuk ekziston asnjë kontakt ose njohje me pronarët e inceneratorëve. Ata nuk i solla unë, por erdhën si propozim nga bota e biznesit.

    Prokurori devijoi hetimet dhe fraksionoi dosjen për të mos zbuluar të vërtetën. Drejtësia më herët sesa vonë do të dalë. Intriga e këtij procesi dashakeqës do të dalë dhe uroj të shërbejë për konsolidimin e mëtejshëm të reformës në drejtësi. Prokurori fshehu 40 fashikuj hetimorë, ku gjenden provat për pafajësinë time. Më janë vënë në dispozicion nga gjykata 1 javë më parë. Akuza pësoi mutacione për t’i qëndruar besnike kallëzimit të LSI. Kurrë nuk i kam futur dorën në xhep dikujt.

    Unë jam në qeli për shkak të ish-presidentit dhe fallxhores së tij”, nënvizoi Koka. Por teksa gjykata pyeti prokurorin Klodian Braho nëse do të përgjigjet ndaj deklaratës së Kokës, prokurori deklaroi se në fund të mbrojtjes, të gjithë të pandehurve do të konsiderojnë mundësinë e replikës. Kjo solli nervozizmin e Kokës që iu përgjigj me ironi: “Pse ke akoma për të thënë”, dhe la sallën e gjyqit.

    Hetimet

    Kujtojmë se dje ishte seanca e fundit gjyqësore për inceneratorin e Elbasanit, para se gjykata të japë vendimin. Prokuroria e Posaçme Kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pak ditë më parë shpalli pretencat për inceneratorin e Elbasanit, ku kërkoi 10 vite burg për ish-ministrin Lefter Koka, i cili me gjykim të shkurtuar të vuajë 6 vite e 8 muaj burg.

    Zoti Koka akuzohet për “shpërdorim detyre” e kryer në bashkëpunim, “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve shtetërorë” si dhe “pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë penale”, kryer në bashkëpunim.