Gazetari dhe moderatori Ronaldo Sharka vazhdon të bëhet viral me videot e tij
Pasi kritikoi Kiarën dhe moderimin e saj në “Kepi i VIP-ve”,
kritikë që nxiti reagimin edhe të Luiz Ejllit, Ronaldo ka postuar edhe një video tjetër
Gazetari dhe moderatori Ronaldo Sharka vazhdon të bëhet viral me videot e tij
Pasi kritikoi Kiarën dhe moderimin e saj në “Kepi i VIP-ve”,
kritikë që nxiti reagimin edhe të Luiz Ejllit, Ronaldo ka postuar edhe një video tjetër
Për zbardhjen e atentatit ndaj Gentian Bejtjas është shoqëruar për herë të dytë në Komisariat shtetasi Valter Bami.
Menjëherë pas atentatit të ndodhur mesnatën e 4 Korrikut, Bami, vëllai i tij Durim Bami dhe Mariglen Haka u shoqëruan në polici dhe u morën në pyetje për ngjarjen e rëndë ku mbeti i vrarë 29-vjeçari Ramazan Sino.
Por të lartpërmendurit, emra të njohur për policinë, u lanë të lirë pasi deklaruan se nuk kanë lidhje me ngjarjen. Por Valter Dumi duket se është piketuar nga policia si i dyshuar kryesor pasi e ka shoqëruar për herë të dytë dhe i ka kontrolluar shtëpinë. Gjithashtu bëhet e ditur se janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë, që mësohet kanë lidhje shoqërore me Bamin.
Kujtojmë se Gentian Bejtja, Durim Bami, Valter Bami dhe Mariglen Haka dikur kanë qenë miq, por shoqëria e tyre u prish pas zhdukjes së Enver Stafukës.
Një fanse ka bërë një gjest special për Kiarën. Ajo ka vendosur që t’i vendosë emrin vajzës së saj Kiara dhe i ka dërguar një foto moderatores, ku i tregon bebushen dhe emrin që kishte zgjedhur.
“Një princeshë tjetër si ty, Kiara erdhi në jetë”, i thotë nëna e re.
“Me jetë të gjatë Kiara e vogël”, shkruan moderatorja.
Kryeministri i vendit, Edi Rama ndodhet në Kosovë. Ai është pritur në Presidencë nga Presidentja Vjosa Osmani dhe në Kuvend nga kryeparlamentari Glauk Konjufca.
Nga ana tjetër, kryeminsitri Albin Kurti nuk ka pranuar ta takojë dhe nuk dihet nëse dy kryeministrat do të takohen.
Rama, pas përfundimit të takimit me Konjufcën, është [yetur nga mediet nëse ka ndodnjë koment për homologun (Albin Kurtin).
”Nuk kam homologun, nuk bëjmë dot konferencë shtypi“, ishte përgjigja e tij.
Për takimin ka folur edhe kryeparlamentari Konjufca, i cili ka thënë se raportet mes Ramës dhe Kurtit janë “lënduar.”
Por ai tha se dy kryeministrat shqiptarë do të takohen së shpejti./Albeu.com/
Një nënë, identiteti i së cilës është anonim, ka pranuar se e u rren fëmijën e saj të tretë dhe dëshiron që ai të v desë në gjumë.
Ajo shpjegon se i do të dy vajzat e saj, të moshës gjashtë dhe tetë vjeç dhe ende nuk është në gjendje të ndiejë dashuri për djalin e saj i cili është më i vogli.
Nëna e dëshpëruar ka kërkuar këshilla nga prindër të tjerë, raporton Mirror online.
Ajo pretendonte se kishte mbetur shtatzënë aksidentalisht dhe ishte katër muajshe kur e kuptoi këtë shtatzëni të saj, gjë që e vinte ab ortin në pikëpyetje.
Advertisements
Ajo shpresonte se ndërlikimet e shtatzënisë mund të bënin që ajo të pësonte një a bort emergjent më vonë. Sidoqoftë, shtatzënia e saj vazhdoi pa probleme dhe ajo lindi një djalë të shëndetshëm.
Nëna shpjegoi se kur fëmija kishte lindur ajo ishte shtirur se u ndje e lumtur, dukeqenë se kishte frikë nga ajo çfarë mendonin fëmijët e tjerë të saj.
“Unë e urreva fëmijën tim për 18 muaj të parë të jetës së tij”, tha ajo. “Unë dhe bashkëshorti im luteshim që ai të vdiste në gjumë sepse jeta jonë ishte më e mirë pa ekzistencën e tij”. Ka mundësi që nëna anonime mund të ketë vuajtur nga depresioni pas lindjes, që prek më shumë se një në 10 gra brenda një viti të lindjes, thonë ekspertët./tvklan.al
Sot, martesa e Kiara Titos me Luiz Ejllin mbush 2 muaj. Këtë na e ka kujtuar vetë Kiara Tito e cila ka ndarë në InstaStory një postim të fansave të saj të cilët e kanë uruar me foton speciale krah Luizit.
Kjo martesë bëri lëmsh një Shqipëri të tërë. Kudo flitej për Kiarën dhe Luizin ku nuk mungonin as pasiguritë rreth kësaj martese. Madje kjo martesë është e jashtëligjshme dhe e pavlefshme në bazë të ligjeve të shtetit shqiptar.
Dokumenti i kalimit të biznesit të Luiz Ejllit nga noteri në në një kompani për produksione televizive, te datës 22 maj 2023, pra 16 ditë pas dasmës, tregoi se Luiz Ejlli figuron me gjendjen civile beqarë.
Gjithsesi, me mungesën e familjarëve të Luizit në ditën e martesës me Kiarën, shqiptarët e shpallën këtë kurorëzim “gjysmë të pavlefshëm”, prandaj shpresojmë që të dokumentat të mos i trondisin tepër
Është ora 19:30 minuta në një ditë të nxehtë korriku, por në shëtitoren në brigjet e lumit Drin në qytetin e Lezhës nuk ka këmbë njeriu.
Ndonëse është e vetmja shëtitore e qytetit dhe ka kushtuar rreth 1 milion euro, qytetarët i shmangin lëvizjet aty, për shkak të aromës së rëndë që të shoqëron përgjatë saj, e cila krijohet nga ndotja masive e lumit.
“Unë kam shtëpinë këtu afër dhe dal e lëviz shpesh në shëtitore,” tregoi Gjok Prenga, një banor i Lezhës. “Është bërë shumë e mirë, por era që të shoqëron është shumë e rëndë”, shtoi ai.
Burri thotë se aroma e rëndë nga ndotja e lumit ndjehet gjatë gjithë vitit, por thekson se në verë bëhet edhe më keq. Ajo që më herët ka qenë një degë e lumit Drin, tani është sipas tij vetëm një kanal që mbledh ujërat e zeza të qytetit.
“Kjo ndodh nga ndotja e lumit, pasi siç e shikoni derdhen të gjithë ujerat e zeza të qytetit dhe uji nuk lëviz fare”, shpjegoi Prenga.
Raporti i “Cilësisë së ujërave sipërfaqësore në vendin tonë 2021” i përpiluar nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, e veçon këtë segment të Drinit si më të ndoturën.Raporti që e klasifikon lumin Drin si në “gjendje të varfër” apo shumë të ndotur, thotë se klasifikim varet kryesisht prej kësaj pjese të rrjedhës. “Bazuar mbi vlerat limite për të gjithë parametrat e DKU, stacionet D1, D2, D3, Bu1, Bu2 janë të një cilësie shumë të mirë Klasa II-Gjendje e mirë, por stacioni DLe vlerësohet në Klasën IV – Gjendje e Varfër”, shkruhet në raport, ku DLe është kodi për Drin Lezhë, apo stacioni para se ujërat të derdhen në detë në zonën e Kune-Vainit.
Bashkia e Lezhës e pranon situatën e rënduar. Kryebashkiaku Pjerin Ndreu i tha BIRN se një projekt për menaxhimin e ujërave të zeza e të bardha të qytetit, me financim nga Banka Gjermane për Zhvillim (KfW), do të fillonte të zbatohej këtë vit.
“Brenda këtij viti në Lezhë do të nisë zbatimi i projektit të kanalizimeve të ujerave të bardha dhe të zeza të qytetit. Eshtë një investim mjaft i rëndësishëm”, tha Ndreu, ndërsa pretendoi se investimi të cilin ai e kishte premtuar që në vitin 2021, ishte vonuar për shkak të pandemisë.
Lum vetëm në emër
Prej shumë vitesh lumit Drin në Lezhë i ka mbetur vetëm emrin, pasi për shkak të mungesës së prurjeve ai e ka ngadalësuar rrjedhën e tij për në det, duke u kthyer në një lum në pamje të “vdekur”.
Ekspertët e mjedisit thonë se kjo erdhi për shkak të kufizimit të prurjeve, pas projektit të bonifikimit dhe kullimit të zonës së Zadrimës në vitit 1966 dhe mbylljes përfundimtare të rrjedhës pas ndërtimit të hidrocentralit në Ashtës.
“Për fat të keq lumi Drin e ka humbur funksionin e tij natyror, duke u kthyer në rrezik përmbytje dhe burim të madh ndotjeje sidomos për qytetin e Lezhës,” tha Jak Gjini, ekspert mjedisor.
“E më pas që prej ndërtimit të HEC-it të Ashtës ju devijua të gjitha prurjet dhe nuk rrjedh më asnjë pikë uji në shtratin e Lumit të moçëm”, shtoi ai.
Sipas tij këto kushte e kanë kthyer Drinin në në një kanal ujëmbledhës ku shkarkohen përrenj e kanalet kulluese të zonave që përshkon, e po ashtu derdhen ujerat e zeza të qytetit të Lezhës.
Në kohë dimri kur ka reshje shiu Drini kthehet në kërcënim për përmbytje. Kjo ndodhi në janar të këtij viti, kur në disa pika lumi doli nga shtrati, ndërsa në verë është burim ere të rëndë.
“Uji nuk lëviz fare dhe aty shkarkohen dhe ujëra të zeza, por dhe mbetje të ndryshme”, tha Gjini.
Zgjidhjen për të shmangur ndotjen dhe përmbytjet gjatë dimrit, ekspertët e mjedisit e shohin tek rivitalizimi i Lumit Drin. Për këtë ka pasur disa kërkesa, por që deri tani nuk janë marrë në konsideratë nga autoritetet shtetërore.
“Shoqëria civile e Lezhës i bën thirrje strukturave përgjegjëse të ndërhyhet në rivitalizimin e kanalit të Drinit, në ndalimin e plotë të hedhjes së ujërave të zeza në Lumin Drin, të banorëve dhe kompanive që ushtrojnë aktivitet ekonomik e hedhin në mënyrë të pakontrolluar”, tha Zef Imeraj, drejtues i Klubit Ekologjik Lezhë.
Imeraj shpjegoi se për të pastruar zonën do duhet të bëhet rikthimi i prurjeve të ujit në degën e Drinit të Lezhës.
“Ka dhe një studim të Akademisë së Shkencave që është bërë në vitin 2005 e që ka ardhur koha që të zbatohet”, shtoi ai.
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu e sheh zgjidhjen tek lobimi. Ai thotë se përveë projeketeve të menaxhimit të ujërave të zeza të qytetit, do të ndërhyhet për të sjellë më shumë ujë në lumë.
“Duhet të lobojmë fort që të rikthehen një pjesë e prurjeve nga Ashta në lumin Drin që uji të jetë i rrjedhshëm gjatë gjithtë kohës,” tha Ndreu. “Në këtë mënyrë i jepet zgjidhje përfundimtare kësaj problematike”, shtoi ai.
Pasoja edhe në lagunë
Ndotja e lumit Drin në Lezhë, ka sjellë ndikim negativ edhe për zonën e banuar përreth lagunës së Kune-Vainit dhe në bregdetin e Shëngjinit. Banorët të zonës dhe peshkatarë shprehen se problematika më e madhe është kryesisht gjatë stinës së verës. Uji i lagunës mbulohet nga algat dhe ka aromë mjaft të rëndë.
“Unë kam vite që jetoj këtu, por edhe punoj në lagunë me sektorin e peshkimit. Gjatë viteve të fundit, ndotja është shumë e madhe sidomos gjatë stinës së verës”, thotë Prek Nika, banorë i Kune-Vainit.
Nika shpjegoi se në vitet e kaluara ka pasur raste që ndotja shkaktonte ngordhje masive të peshqve.
“Ka patur raste që kanë ngordhur edhe peshqit brenda kësaj lagune si pasojë e ndotjes. Shteti duhet të ndërhyjë për të gjetur dhe eliminuar burimin e ndotjes, pasi në këtë situatë laguna po degradon”, paralajmëroi ai, duke shtuar se banorët e zonës rrezikonin shëndetin për shkak të situatës.
Biznest e turizmit në zonë thonë se prej vitesh po humbasin vizitorë. Komunikimi i detit me lagunën ka krijuar ndotje të madhe këtu, duke dëmtuar rëndë natyrën e duke falimentuar edhe bizneset që shtrihen përgjatë vijës bregdetare.
“Ka pesë vite që në fillim të sezonit turistik zona këtu ndotet. Uji dhe brezi i rërës mbulohen nga algat për shkak se ka një kanal që komunikon mes detit dhe lagunës.”, tha Albert Paci, banor i zonës.
Ai shpjegoi se diçka e tillë po jep ndikim shumë negativ për turizmin, pasi pushuesit e kanë braktisur Kunen për shkak të ndotjes. “Ka vite që numri i pushuesve këtu ka ardhur gjithnjë në rënie”, theksoi Paci.
Në raportin për “Cilësinë e ujërave sipërfaqësore në vendin tonë 2021” Agjencia Kombëtare e Mjedisit vë në dukje se zona në fjalë ka ndotjen më të lartë në të gjithë rrjedhën e Drinit. Të dhënat e analizave tregojnë prani më të lartë të kimikateve dhe ndotësve në këtë zonë.
“Në afërsi të stacionit të lumit Drin –Lezhë (Kune-Vain para derdhjes në det) zhvillohen aktivitetet e prodhimit të produkteve ushqimore dhe pijeve, trajtim dhe përpunim lëkure, trajtim i ujërave të ndotura, industria minerare – gurore si dhe fermë e rritjes së derrave”, thuhet në raport.
Por drejtori i AKM-së për Rajonin e Lezhës, Bardhok Frroku tha se zyra e tij nuk ka gjetur ndotës prej kompanive që derdhin ujëra në lumë. Frroku i tha BIRN se kishte kryer disa inspektime, sipas të cilave ujërat që derdheshin në lumë ishin brenda normave.
“Kur kemi patur indicie per shkarkim të lëndëve të rrezikshme në lum, normalisht që e kemi verifikuar situatën dhe kemi bërë dhe analiza për të parë nivelin e ndotjes”, tha ai.
“Konkretisht kemi kontrolluar dy subjekte që kanë shkarkim në lum e po ashtu edhe ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizime në Lezhë dhe nga analizat që kemi bërë nuk ka rezultuar që të kenë kryer ndotje”, përfundoi Frroku./Reporter.al
Me shkopa bejsbolli e hekura/ Plas sherri në Himarë, biznesmenët rrihen me njëri-tjetrin, zbardhet arsyeja absurde
Një përleshje fizike por dhe me sende të forta duket se ka ndodhur mes biznesmenëve në jug të vendit.
Ngjarja ka ndodhur ekzaktësisht në Llaman të Himarës, ku duket se disa persona drejtohen drejt një biznesi me një makinë verore.
Të pajisur me shkopa bejsbolli dhe hekura, ata duket sikur janë në kërkim të kundërshtarit të tyre.
Vera e vërtetë po duket në horizont. Së pari duhet ti përcjellim edhe dy ditë me intervale kohore me diell dhe zhvillime të rrebesheve lokale me vetëtima dhe bubullimë.
Përkundër motit jo-stabil edhe nesër dhe pasnesër do të kemi intervale të gjata kohore me diell dhe ndenja e zagushisë dë të jetë e lartë.
Të shtunën në rajonin tonë do të fuqizohet një masë ajrore e thatë anticiklonike. Kjo masë ajrore anticiklonike do të dëbojë vranësirat e shiut nga rajoni ynë pas një periudhe mjaft të gjatë reshjesh atmosferike. Fillimisht nuk do të jetë shumë nxehtë në viset kontinentale, ngase ende do të kemi prezent ajrin paksa më të freskët nga fronti i ftohtë që parashihet dy ditët e ardhshme.
Rritja e temperaturave do të fillojë nga e diela e sidomos në fillim të javës së re. Në këtë kohë do të kemi depërtimin e ajrit mjaft të nxehtë me origjinë nga Afrika veriore dhe priten rritje të ndjeshme të temperaturave. Ajri i nxehtë afrikan dhe ajri i thatë anticiklonik do të jenë një kombinim perfekt për disa ditë stabile dhe shumë të nxehta verore në tërë rajonin.
Më në fund vera do të filloi të arsyetojë epitetin e stinës më të nxehtë dhe me shumë diell. Temperaturat pritet të rriten në mënyrë të shpejtë dhe të arrijnë deri në 35 gradë Celsius në Kosovë, madje edhe ndonjë gradë më shumë. Në Shqipëri dhe zonat më të nxehta të Ballkanit temperatura pritet të arrijë deri në 40 gradë Celsius.
Kryeministri Edi Rama, ka shkuar sot në Kosovë. Derisa arriti në shesh për të shkuar në takim me presidenten Vjosa Osmani, sapo Rama zbriti nga vetura e tij, një qytetar e quajti tradhtar.
Ndërkaq, Edi Rama u ndal dhe e dëgjoi. E pas kësaj, Rama vazhdoi në drejtim të Presidencës.