Author: editor

  • Vizita në Tiranë, Bill Clinton: Faleminderit, nderi im të punoj me ju për kaq shumë vite

    Vizita në Tiranë, Bill Clinton: Faleminderit, nderi im të punoj me ju për kaq shumë vite

    Ish-presidenti i SHBA, Bill Clinton për mes një postimi në llogarinë e tij në Twitter ka reaguar pas vizitës së djeshme në Tiranë.

    Clinton në postimin e tij ka falënderuar kryeministrin, Edi Rama dhe popullin shqiptar për vizitën të cilën e ka cilësuar të paharrueshme.

    Ai shtoi se ka qenë nderi i tij që ka punuar për forcuar lidhjes mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

    “Faleminderit nga zemra Kryeministrit @ediramaal dhe popullit të Shqipërisë për një mbrëmje që nuk do ta harroj kurrë. Ka qenë nderi im të punoj me ju për kaq shumë vite për të forcuar lidhjet e miqësisë midis vendeve tona dhe për të ndërtuar një botë më të mirë për të gjithë”, shkruan Clinton.

    https://pbs.twimg.com/media/F0N8SvcWAAIK3LD?format=jpg&name=360×360

  • FOTO/ U kapën mat brenda fermës së kanabisit, dënohen 2 shqiptarët në Britani

    FOTO/ U kapën mat brenda fermës së kanabisit, dënohen 2 shqiptarët në Britani

    Autoritet britanike kanë dënuar 2 shqiptarë me nga 20 muaj burg pasi u kapën në një shtëpi bari.

    Sipas mediave britanike të dënuarit janë 31-vjeçari, Indrit Balliu dhe 32-vjeçari Fatjon Tarja.

    2 shqiptarët mësohet se kishin arritur në Britani në mënyrë ilegale. Arrestimi i tyre është regjistruar më 27 prill në Bangor.

    Balliu dhe Tarja tentuan të arratiseshin por nuk ia dolën pasi u kapën nga policia

  • Misteri dhe ndjekja si “hijet e natës”! Shënjestra shpëtoi, kush e vra kunatin?

    Misteri dhe ndjekja si “hijet e natës”! Shënjestra shpëtoi, kush e vra kunatin?

    Kaluan më shumë se 24 orë dhe ende nuk ka asnjë të arrestuar për vrasjen në mesnatën e kaluar në Fushë Krujë. Gentian Bejtja ishte objektiv i atentatit, një emër i njohur për policinë e që u ka shpëtuar edhe dy atentateve të tjera. Tre ishin autorët duke lënë të vdekur një 29 vjeçar, Ramazan Sino që është kunati i tij dhe të plagosur dy djemtë e Bejtjas 10 dhe 13 vjeç.

    Autorët ishin në dijeni të lëvizjeve dhe sapo 29-vjeçari ka zbritur nga makina së bashku me nipërit u qëllua për vdekje. Dy të miturit u transportuan për në spital. Mister mbetet Gentian Bejtja. Dyshohet se ka qenë në shtëpi dy ditë më parë, por hetuesit nuk përjashtojnë pistën që ai të ketë qenë edhe mbrëmjen e së martës në makinën e Sinës, por që mund të ketë zbritur më parë.

    Kunati punonte si shofer në prokurorinë e apelit të Tiranës. Bejtja i ka shpëtuar dhe dy atentateve të tjera ndërsa për policinë ka qenë i dyshuar si i përfshirë dhe në vjedhjen e automjetit që u përdor në vrasjen e komisarit të policisë Dritan Lamaj. Së fundmi ai kishte kërkuar azil në Norvegji dhe Suedi, të cilat ishin refuzuar e mesa duke tani ishte kthyer në Shqipëri.

  • Bëhuni gati për shtrëngata! Pasdite vjen kthesa e madhe e motit (Qytetet ku do të ketë shi)

    Bëhuni gati për shtrëngata! Pasdite vjen kthesa e madhe e motit (Qytetet ku do të ketë shi)

    Bëhuni gati për shtrëngata! Pasdite vjen kthesa e madhe e motit (Qytetet ku do të ketë shi)

    SHKRUAR NGA SOT.COM.AL
    5 KORRIK 2023
    Bëhuni gati për shtrëngata! Pasdite vjen kthesa e madhe e motit

    Për ditën e Mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga relativisht të njëjtat kushte atmosferike si rezultat i pranisë së masave ajrore të lagështa.

    Moti parashikohet fillimisht i kthjellët me shtim vranësirash mesatare deri të dendura nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet kodrinore – malore në pjesën lindore të territorit.

    Këto vranësira do të shoqërohen me reshje lokale të dobta shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra të izoluara përqendruar më së shumti në pjesën lindore në zonat kodrinore-malore.
    Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 1–7m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina era fiton shpejtësi 10m/s, sipas Sherbimit Meteorologjik Ushtarak.

    Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.
    Temperaturat parashikohen:
    në zonat malore 18 deri 28°C
    në zonat e ulëta 19 deri 33°C
    në zonat bregdetare 23 deri 30°C

  • Vritet shqiptari në Itali, u qëllua në banesë nga një italian

    Vritet shqiptari në Itali, u qëllua në banesë nga një italian

    Një 27-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spitalin Garibaldi Centro të Nesimas, një ditë pasi u plagos rënë me armë zjarri brenda një banese sociale.

    Ngjarja e rëndë e ndodhur në Nesima të Katanias është ende e paqartë siç raportojnë mediat italiane.

    Po sipas tyre shqiptari i identifikuar si Kastriot Ismailaj qëndronte pa dokumente në Itali, ndërsa bashkë me të i plagosur mbeti edhe një 43-vjeçar, i identifikuar si Carmelo Leonardi.

    Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, një 27-vjecar italian me precedentë të mëparshëm penalë Giovanni Pasqualino Di Benedetto.

    Shkak për vrasjen dyshohet të jetë bërë godina ku jetonte shqiptari, e cila ishte në pronësi të një gruaje që kishte ndërruar jetë.

    Pritet që nga marrja në pyetje e 27-vjeçarit Benedetto, të mësohen më shumë të dhëna për ngjarjen e ndodhur.

  • Italia pret “ferrin”, nuk do ta besoni sa pritet të shkojnë temperaturat në fund të javës

    Italia pret “ferrin”, nuk do ta besoni sa pritet të shkojnë temperaturat në fund të javës

    Një valë e re të nxehti, sipas parashikimeve meteorologjike, do të godasë Italinë nga e premtja. Temperatura pritet të rritet ndjeshëm në të gjithë vendin, nga Siçilia në Milano.

    Rekordi ka të ngjarë të regjistrohet në Sardenjë, ku termometri mund të arrijë 47 gradë.

    Kjo valë e re e të nxehtit – e dyta këtë verë – parashikohet të zgjasë deri në mes të korrikut.

    Në dy ditët e ardhshme, megjithatë, para vapës së madhe, shumë zona të Italisë do të kenë reshje shiu, kryesisht në rajonet veriore të vendit dhe në shumë resorte të detit Adriatik.

  • Me foto n**do, Bledi Mane ironizon Kiara Titon

    Me foto n**do, Bledi Mane ironizon Kiara Titon

    Kiara Tito prezantoi për fansat dhe ndjekësit e saj koleksionin më të ri të rrobave të banjos për këtë verë. Kjo lëvizje e Kiarës, u komentua shumë në rrjet, me shumë njerëz që e kanë komplimentuar, por edhe me të tjerë që e kanë kritikuar, madje akuzuar edhe për kopje të një tjetër brand-i.

    Së fundmi ironia vjen nga Bled Mane. Gazetari ka ndarë një foto të një mashkulli pa të brendshme ku shkruan:

    “Të dashur miq, më në fund nxorra edhe unë linjën e re të brekëve: Bledi Mane Underwear Unisex”.

    https://www.instagram.com/bled_mane/?utm_source=ig_embed&ig_rid=e5ff6885-1b18-4a86-ace2-e2583aaf15b5

  • 4 mln lekë për të lehtësuar masën e sigurisë për të arrestuarin, dënohet me 2 vite shërbim prove gjyqtarja Zamira Vyshka

    4 mln lekë për të lehtësuar masën e sigurisë për të arrestuarin, dënohet me 2 vite shërbim prove gjyqtarja Zamira Vyshka

    Është dënuar me 2 vite burg gjyqtarja e Elbasanit, Zamira Vyshka, dënim i cili i është konvertua rnë shërbim prove.

    Më herët Prokuroria e Posaçme kërkoi 2 vite burg ka për gjyqtaren e Elbasanit, Zamira Vyshka, e cila akuzohet për korrupsion.

    Nga ana tjetër, për avokatin Ilir Pashaj u kërkua 2 vite burg, por u dha 1.4 vite.

    Taulant Ramollari, 2 vite kërkoi prokuroria, 1.4 vite ka dhënë gjykata.

    Andrea Tirana, 9 muaj burg kërkoi prokuroria, 6 muaj ka dhënë gjykata.

    Gjyqtarja e Elbasanit Zamira Vyshka dhe avokati Ilir Pashaj, ish gjyqtar i larguar nga detyra para vetingut, u arrestuan më 22 korrik të vitit 2022 me urdhër të SPAK, me akuzën e korrupsionit me një skemë të uljes së dënimit ndaj një shtetasi kundrejt ryshfetit.

    Gjyqtarja u akuzua se kishte marrë 4 milionë lekë për të lehtësuar masën e sigurisë për shtetasin Zhuliano Musai, i akuzuar për plagosje.

  • Këngëtarja shqiptare: Më pushuan nga puna sepse po haja mollë

    Këngëtarja shqiptare: Më pushuan nga puna sepse po haja mollë

    “Ndryshe” është kënga më e re që ka rikthyer pas 10 vitesh në muzikë Malda Susurin. Në një intervistë për “Rudina” në Tv Klan ajo foli për konceptin pas këtij projekti, për muzikën dhe për profesionin e saj si graphic designer. Në këtë të fundit, simboli që e shoqëron gjithmonë është molla dhe Malda shpjegon se nuk është aspak rastësi, por një metaforë me një histori të çuditshme pas.

    Malda Susuri: Molla do të jetë simbol i punëve të mia sepse unë punoja në televizion dhe më ka larguar drejtoresha nga puna sepse po haja mollë.

    Rudina Magjistari: Si, si, si ishte kjo se s’e kam dëgjuar ndonjëherë? Ke ngrënë mollë edhe…

    Malda Susuri: Edhe më ka larguar drejtoresha prej punës.

    Rudina Magjistari: Po pse?Malda Susuri: Unë kam punuar në regji, ka qenë i ndaluar ushqimi dhe ajo e ka cilësuar si të rrezikshëm për teknologjinë.

    Rudina Magjistari: Aparaturat, se mund të binte një farë molle aty dhe të ngecte aparatura, të prishej.

    Malda Susuri: Po besoj kishte një…

    Rudina Magjistari: Dhe të kanë hequr nga puna për këtë? Se unë e kuptoj, mund të bëhej një kritikë në këtë rast që okej s’duhej bërë, një moment, tërheqje vërejtje por për t’u pushuar nga puna është pak si shumë.

    Malda Susuri: Po, por unë e shoh mirë këtë punën e mollës me drejtoreshën time të cilën e përshëndes. Si duket ajo e ka parë gjithmonë potencialin tim dhe nuk ka dashur të më lërë në televizion se profesioni i televizionit ka qenë shumë rutinor, unë bëja videografikat dhe nuk ka pasur art brenda./tvklan.al

  • Fansi i dhuron 10 mijë dollarë Dea Mishelit

    Fansi i dhuron 10 mijë dollarë Dea Mishelit

    Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Dea Mishel, ka zbuluar përmes disa postimeve në Instastory se dikush ka blerë 10 mijë dollarë views për profilin e saj të TikTok.

    Dea i bën thirrje personit në fjalë që të mos e bëjë më një gjë të tillë pasi nuk ka nevojë. Madje ajo i tha se nëse dëshiron të shpenzojë para, t’i dërgojë në shoqata bamirësie.

    “Dikush po blen viwes në TikTok për mua. Unë nuk e dija se kjo gjëja bëhet, por bëhet. Shumë faleminderit për këtë personin por nuk kam nevojë për views në TikTok. Në qoftë se ke dëshirë të shpenzosh për mua mund të më blesh në çantë “Lady Dior” po këtë e pranoj, kjo ishte shaka. Po thoja nëse ke para tepër dhe do ti shpenzosh diku, më shkruaj dhe do të dërgoj një listë me shoqata bamirëse. Ky është budallallëku më i madh që më ka ndodhur ndonjëherë. Më e çuditshmja është se ky personi nuk po e bën vetëm te profili im, por edhe te profili i çdo personi që poston me mua. Do ju tregoj se sa kushton të blesh viwes në TikTok. Këtu thotë që 400 mijë klikime kushtojnë 80 dollarë, për mua kanë shkuar diku te 10 mijë dollarë, domethënë për profilin tim dhe atyre që postojnë me mua”, shprehet Dea.