Author: editor

  • Ndodh në Berat! Policia shkon të arrestojë të riun në mes të mbrëmjes së maturës, ai i ulet në gjunjë të dashurës…

    Ndodh në Berat! Policia shkon të arrestojë të riun në mes të mbrëmjes së maturës, ai i ulet në gjunjë të dashurës…

    Një video e propozimit në mbrëmjen e maturës ka pushtuar rrjetet sociale dhe është shpërndarë kudo.

    Një djalë i cili duket sikur arrestohet nga policia dhe më pas i ulet në gjunjë të dashurës së tij ta propozoj për martesë qarkullon gjithandej. Nauni dhe Etjona janë nga Ura Vajgurore e Beratit . Nauni 25 vjeç dhe Etjona 19 vjeç nuk janë të dy maturant.

    Një video e propozimit në mbrëmjen e maturës ka pushtuar rrjetet sociale dhe është shpërndarë pafund. Nauni 25 vjeç vendosi t’i bëjë të dashurës së tij Etjonës 19 vjeç një propozim për martesë të pazakontë. Gjatë festës së maturës, atë e marrin disa truproja që e nxjerrin me dhunë jashtë duke panikosur Etjonën e cila i pyeste se çfarë ka bërë.

    Në një moment Nauni ulet në gjunjë, kthehet nga e dashura e tij dhe i zgjat unazës. Vajza emocionohet dhe i drejton dorën për t’i vendosur unazën, ndërkohë që të gjithë të rinjë e maturës po duartrokisnin.

    Çifti ka qenë i ftuar në emisionin Shqipëria Live, ku kanë treguar emocionet e tyre dhe se di erdhi ideja e këtij propozimi.

    Nauni: Kishte nja një orë që kishte filluar mbrëmja, po hanim, po pinim, po kërcenim brenda.

    Arjon Muça: Po them për projektimin. E kishe menduar më përpara?

    Nauni: Jo, jo fare. Ishte e momentit. Dola jashtë me çunat po pinim duhan dhe thashë ore unë jam që jam, dasmën e kam, a nuk do e propozoj fare? Për unazën, kam mikun tim që ka argjendari… Pastaj kapa drejtoreshën, se nuk mund të bëja një veprim të tillë pa folur me drejtoreshën sepse unë isha i ftuar atje, nuk ishte matura ime. Drejtoreshës i pëlqeu si ide goxha.

    Pra sipas Naunit i gjithë plani për propozim u bë vetëm brenda gjysmë ore dhe rezultoi një propozim që u pëlqye nga të gjithë dhe që u bë virale kudo nëpër rrjetet sociale.

  • A do të ketë reshje shiu? Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat (Tabela)

    A do të ketë reshje shiu? Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat (Tabela)

    Të mërkurën na pret mot shumë jo-stabil.

    Parashihen intervale kohore me diell dhe zhvillime të fuqishme të stuhive lokale me vetëtima dhe bubullimë.

    Stuhitë lokale do të shkaktojnë ulje kryesisht të lehta të temperaturave.

    Në bregdet kryesisht mot stabil.

  • Aksident tragjik në Greqi, humb jetën i riu shqiptar

    Aksident tragjik në Greqi, humb jetën i riu shqiptar

    Një aksident tragjik është regjistruar në ishullin grek, Mykonos ku ka mbetur i vdekur një 27-vjeçar shqiptar.

    Ngjarja mësohet se ka ndodhur në zonën e Skylabela ku dyshohet se i riu ka humbur kontrollin e mjetit duke shkaktuar përmbysjen e saj.

    Sipas mediave greke aksidenti ka qenë shumë i fortë dhe 27-vjeçari ka humbur jetën në vend. Edhe pse ambulanca dhe policia kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje ata nuk kanë mundur të bënin asgjë për të riun.

    Ndërkohë rrethanat e aksidentit mbeten të paqarta ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

  • Moti i keq po ‘bën namin’ në Ballkan/ Ngrihet alarmi shumë pranë Shqipërisë, ja çfarë pritet të ndodhë sot

    Moti i keq po ‘bën namin’ në Ballkan/ Ngrihet alarmi shumë pranë Shqipërisë, ja çfarë pritet të ndodhë sot

    Instituti Hidrometeorologjik i Kroacisë ka lëshuar një paralajmërim të verdhë për pjesën më të madhe të vendit për të martën..

    Në shumicën e rajoneve në Kroaci sot do të mbajë mot i ndryshueshëm e i paqëndrueshëm, me reshje shiu, lokalisht, do të ketë reshje më të theksuara me bubullima, më shpesh në perëndim të vendit, është parashikimi i Institutit Shtetëror Hidrometeorologjik (DHMZ).

    “Jini vigjilentë për stuhi të mundshme të forta. Tregoni kujdes të veçantë në zonat e ekspozuara si male, pyje dhe livadhe, apo fusha të hapura. Ndërprerjet e aktiviteteve në natyrë janë të mundshme,” paralajmëruan ata.

    Për zonën e Zagrebit, ata paralajmërojnë për rrebeshe dhe stuhi lokale më të theksuara, si dhe një mundësi të lehtë për përmbytje të shpejta.

  • ‘Mirëkuptojeni gjendjen e saj të rënduar’, Fisnik Syla reagon pas deklaratave të bujshme të Fjolla Morinës

    ‘Mirëkuptojeni gjendjen e saj të rënduar’, Fisnik Syla reagon pas deklaratave të bujshme të Fjolla Morinës

    Fjolla Morina ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të gjendjes së saj jo të mirë. Ka qenë e ëma e saj që e ka bërë të ditur lajmin duke shprehur shqetësimin për të bijën. Pas deklaratave të Fjollës, Fisnik Syla ka bërë një reagim të gjatë ku shprehet se nuk duhen marrë për bazë akuzat dhe deklaratat e këngëtares dhe kërkoi që ajo të mirëkuptohet.

    “Reagim publik.

    Të nderuar, po e ndjej të nevojshme ta bëj këtë sqarim për opinionin lidhur me deklaratat e fundit që ka bërë F.M (emër i njohur për publikun). Tashmë siç jeni të dëshmuar, gjendja shëndetësore e personit në fjalë nuk është në stadin më të mirë të mundshëm dhe rrjedhimisht edhe ato që thotë nuk mund të merren si të vërteta e as nuk janë të vërteta. Po e ndjej si detyrim ndaj opinionit publik që të sqaroj të vërtetën mbi personat e përmendur në video, në veçanti mikut tim me inicialet D.K, i cili ka qenë një ndihmesë shumë e madhe e jona në kohën kur ajo ndodhej në paraburgim dhe e them pa mëdyshje që është nga personat më bamirës dhe më human që njoh. Lus të gjithë njerëzit që ta mirëkuptojnë gjendjen e rënduar të zonjës në fjalë dhe të anashkalojnë deklaratat e pavërteta të saj.”, shkruan ai.

  • Sapo ishte kthyer nga marketi, 63-vjeçari tmerrohet kur gjen të fshehur gjarpin brenda qeses me brokol

    Sapo ishte kthyer nga marketi, 63-vjeçari tmerrohet kur gjen të fshehur gjarpin brenda qeses me brokol

    Një burrë në Mbretërinë e Bashkuar përjetoi tmerrin kur hapi një qese me brokoli në frigoriferin e tij dhe gjeti një gjarpër të gjallë brenda saj.

    63-vjeçari, Neville Linton tha se gjarpri ishte i aftë për një kafshim të rrezikshëm. Ai tregoi se bleu brokoli në një nga supermarketet në West Midlands, MB, më 2 qershor.

    E futi në frigorifer dhe më pas ishte gati ta ziente derisa pa gjarprin të fshehur brenda brokolit.

    Linton deklaroi se ka frikë nga gjarpërinjtë, ndaj të afërmit e tij nxituan për ta ndihmuar me zvarranikun.

    “Ishte mjaft e frikshme. Me gjarpërinjtë nuk i kam punët mirë. Mirë që nuk e lashë brokolin jashtë në kuzhinë, përndryshe do të kishte ikur nëpër shtëpi. Ky do të ishte një rrezik i madh për ne, sepse ne jemi dy njerëz shumë vulnerabël që jetojmë këtu./Albeu.com/

  • “Njerkë e çmendur”, urimi special i vajzës së Mark Frrokut për Rudina Dembacajn (FOTO LAJM)

    “Njerkë e çmendur”, urimi special i vajzës së Mark Frrokut për Rudina Dembacajn (FOTO LAJM)

    Ditën e sotme, aktorja e njohur Rudina Dembacaj feston ditëlindje. Ajo ka zgjedhur që këtë ditë speciale ta kalojë pranë njërëzve të saj të dashur, aty ku ka edhe zemrën: në mal.

    Dhe përvec vendit, akoma më e vecantë ishte torta e ditëlindjes. Djath i njomë, mbi të cilin qëndronin qirinjtë.

    Ndërkohë urimet për aktoren kanë nisur që në mes natë e mes tyre nuk ka munguar edhe urimi nga vajza e bashkëshortit të saj, Mark Frroku.

    Krah një foto të tyre Mara shkruan: Gëzuar ditëlindjen njerkës më të çmendur.

    Kujtojmë se Rudina ka treguar gjithmonë se ka një raport special më fëmijët e bashkëshortit të saj, ish-politikanit Mark Frroku./albeu.com/

  • Gruaja moldave në Itali helmon burrin shqiptar me ilaç miu

    Gruaja moldave në Itali helmon burrin shqiptar me ilaç miu

    Një ngjarje e rëndë mësohet se ka ndodhur në Itali. Një 54-vjeçar shqiptar është helmuar me ilaç miu nga gruaja e tij 46-vjeçare, nga Moldavia. Kjo e fundit pas ngjarjes është vënë në prangat e policisë italiane.

    Në dëshminë e saj, gruaja ka mohuar akuzat e helmimit të bashkëshortit të saj, teksa sipas hetimeve ajo kishte tentuar vazhdimisht të helmonte shqiptarin. Pas ekspertizës mjeko ligjore, në gjakun e 54-vjeçarit kishte gjurmë të kimikateve helmit të minjve.

    Departamenti i mjekësisë së brendshme të spitalit Romagna vendosi të shihte më qartë, duke kërkuar analiza që konfirmuan se burri ishte helmuar me helm miu. Mjekët janë shprehur se shqiptari shkonte shpesh në spital me të njëjtat simptoma helmimi.

    Arrestimi i gruas u bë më 28 qershor 2023, ku u caktua në paraburgim dhe më pas u dërgua në “arrest shtëpiak” në shtëpinë e nënës së saj. 54-vjeçari shqiptar u tha hetuesve se i vetmi person që mund ta helmonte ushqimin ishte gruaja e tij.

  • Alma te videoja e Gjicit nuk pranon arrestin në shtëpi: Duhet të kujdesem për fëmijën dhe nënën

    Alma te videoja e Gjicit nuk pranon arrestin në shtëpi: Duhet të kujdesem për fëmijën dhe nënën

    Pasi Safet Gjici kërkoi masë më të lehtë sigurie, edhe Alma ka bërë të njëjtën gjë. Kaçi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Apelit për një masë më lehtësuese se sa ajo e arrestit në shtëpi. Në kërkesë, Alma shkruan se nuk mund të qëndrojë në arrest shtëpie pasi është e vetmja që sjell të ardhura në familje dhe se duhet të kujdeset për fëmijën 12 vjeçar dhe nënën 71 vjeçare të sëmurë.

    Kujtojmë se Gjici baba i 4 fëmijëve dhe gjysh, ishte pjesë e një video skandali ku u filmua duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij me Almën. Pamja në fjalë rezulton të jetë filmuar më 6 Qershor të këtij viti, teksa u publikua kudo në rrjet më datë 16.06.2023.

    Për shtetasen Alma Kaçi. është dhënë masa sigurisë “arrest shtëpiak”, ndërsa Gjici është arrestuar pranë një lokali te shtëpia e tij në Tiranë. Ndaj Gjicit rëndon akuza e “Korrupsionit pasiv”, pasi në videon të publikuar pak ditë më parë doli në pah biseda e tij me gruan me të cilën kryente marrëdhënie, për një tender për sterilizimin e qenve.

  • E frikshme/ Temperaturat ekstreme ‘pushtojnë’ botën, ja cili është shteti ku temperatura ka arritur në 50 gradë

    E frikshme/ Temperaturat ekstreme ‘pushtojnë’ botën, ja cili është shteti ku temperatura ka arritur në 50 gradë

    Qytetet Zahak dhe Hirmand në provincën Sistan-Baluchistan të Iranit u bënë rajonet më të nxehta të vendit ku temperatura arriti në 50 gradë Celsius, transmeton Anadolu.

    Sipas agjencisë zyrtare iraniane IRNA, drejtori i përgjithshëm i Meteorologjisë Sistan-Baluchistan, Muhsin Haydari tha se në qytetet Zahak dhe Hirmand temperatura e ajrit ka arritur në 50 gradë, duke i bërë ato rajonet më të nxehta të vendit.

    Sipas tij, në qytetin Zahidan, qendrën administrative të provincës, janë regjistruar 42 gradë. Haydari theksoi se temperatura e ajrit do të ulet nga e hëna me forcimin e erës.

    Ai paralajmëroi qytetarët të mos dalin jashtë pa nevojë dhe të shmangin trafikun kur dukshmëria është e zvogëluar.

    Drejtori i Përgjithshëm për Menaxhimin e Krizave në Sistan-Baluchistan, Majid Mohibbi tha se më shumë se 1.000 persona u dërguan në spitale dhe qendra mjekësore ndërsa një person humbi jetën për shkak të pluhurit të imët që solli stuhia në disa qytete.