Author: editor

  • Shi dhe dëborë, mësoni si do të jetë moti për ditët në vijim

    Shi dhe dëborë, mësoni si do të jetë moti për ditët në vijim

    Për javën që presim: vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndueshme për shkak të masave ajrore të ftohta e të lagështa me origjinë veriperëndimore.

    E më konkretisht:

    Ditët e Hënë e Enjte e pjesërisht e Martë moti peritet të jetë me kthjellime e alternime vranësirash, ku ditën e Martë në pjesën e dytë të ditës mot me kthjellime e vranësira në shtim.

    E Mërkurë e Premte mot i vranët e intervale kthjellimesh të herëpashershme. Vranësirat pritet të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në zonat veriperëndimore e jugperëndimore reshjet pritet të jenë me intensitet mesatar e hera –herës të lartë shoqëruar me shkarkesa elektrike.

    Në lartësitë mbi 1000-1200m reshje bore me intensitet të ulët, ndërsa në Alpe me intensitet deri mesatar.

    Era pritet të jetë me drejtim verilindje- juglindje me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare hera-herës era fiton shpejtësi deri në 14m/sek.

  • Aksident me vdekje në vend, makina përplas biçikletën

    Aksident me vdekje në vend, makina përplas biçikletën

    Një aksident me pasojë vdekjen e një 75-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Cërrik-Gramsh.

    I moshuari ka qenë duke lëvizur me biçikletë kur është përplasur nga një automjeti tip “Benz” që drejtohej nga 70-vjeçari me iniciale Q.B.

    Ky i fundit është arrestuar për veprën penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

  • “Janë rritur me vështirësi”, xhaxhai i Ramazan Matës: Nipi ka qenë në Belgjikë 1 vit e gjysmë

    “Janë rritur me vështirësi”, xhaxhai i Ramazan Matës: Nipi ka qenë në Belgjikë 1 vit e gjysmë

    Një atentat me armë zjarri tronditi Shkodrën mbrëmjen e kaluar.

    33-vjeçari Ramazan Mataj u ekzekutua në zonën e Dragoçit, në Postribë, brenda në automjetin e tij.

    Ai ka qenë duke lëvizur me një automjet tip “Benz” kur ndaj tij është hapur zjarr.

    Xhaxhai i viktimës Naim Mataj ka theksuar se nipi i tij nuk ka pasur asnjë konflikt.

    “Punonte në Malin e Zi si mjeshtër. Para afro një viti e gjysmë ka qenë në Belgjikë ndërsa kohët e fundit ka punuar në Malin e Zi. Vëllai i tij ndodhet në Belgjikë. Nuk kanë probleme apo ndonjë konflikt. Janë rritur me vështirësi sepse nuk e kanë patur gjendjen ekonomike të mirë”.

  • Atentati në Shkodër/ Ramazan Mataj u qëllua nga të dyja anët e makinës, shihni “Benzin” e bërë shoshë nga plumbat

    Atentati në Shkodër/ Ramazan Mataj u qëllua nga të dyja anët e makinës, shihni “Benzin” e bërë shoshë nga plumbat

    Ndaj Ramazan Matajt është qëlluar disa herë me breshëri dhe kjo dallohet qartë nga dera e automjetit tip “Benz” me të cilin po udhëtonte.

    Autorët dyshohet se e kanë ruajtur Matajn gjatë natës dhe në momentin që ka dalë në rrugën kryesore të fshatit, e kanë qëlluar duke e lënë të vdekur.

    Siç shihet edhe në këtë FOTO, dallohen shenjat e plumbave në makinën tip ‘Benz’ me të cilin po udhëtonte i riu.

    Në drejtim të tij është qëlluar me breshëri kallashi nga të dyja krahët e makinës, çka do të thotë se janë të paktën 2 autorë qitës.

  • U qëllua me breshëri plumbash, ja kush është 33-vjeçari Ramazan Mataj

    U qëllua me breshëri plumbash, ja kush është 33-vjeçari Ramazan Mataj

    Një 33-vjeçar u vra me armë zjarri në Postribë të Shkodrës këtë të diel.

    Ramzan Mataj u qëllua me breshëri plumbash brenda makinës së tij tip “Benz” dhe më pas u gjet nga kalimtarët e rastit, banorë të fshatit Dragoç.

    Autorët dyshohet se e kanë ruajtur Matajn gjatë natës dhe në momentin që ka dalë në rrugën kryesore të fshatit, e kanë qëlluar duke e lënë të vdekur.

    Ishin banorët që panë 33-vjeçarin e pajetë brenda automjetit dhe kanë lajmëruar policinë e cila është nisur drejt vendit të ngjarjes.

    “Rreth orës 07:15, në fshatin Dragoç, në rrugë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Benz, me drejtues shtetasin R. M., 33 vjeç, banues në Dragoç, Shkodër, i cili ka humbur jetën.
    Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.
    Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve“, sipas njoftimit të policisë.

    Ende nuk dihet arsyeja e vrasjes së 33-vjeçarit dhe identiteti i autorit apo autorëve, ndërsa po hetohet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

    Babai i viktimës i pyetur paraprakisht nga policia ka deklaruar se nuk ka asnjë informacion se pse ka ndodhur ngjarja.

    Ai ka thënë se djali nuk kishte probleme dhe as shqetësime. Komunikimin e fundit me të e ka patur mbrëmjen e kaluar dhe djali nuk i ka treguar asgjë.

  • E rëndë në Shkodër, një person gjendet i vrarë në automjet

    E rëndë në Shkodër, një person gjendet i vrarë në automjet

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Dragoç në Shkodër.

    Një person, i identifikuar si shtetasi Fatmir Mataj, rreth 33 vjeç është gjetur i vrarë në automjetin e tij nga banorët e zonës.

    Ende nuk dihen detaje në lidhje me ngjarjen, por policia ndodhet në vendngjarje.

  • Vranësira dhe ngrica, temperaturat zbresin në -7°C! Ja si parashikohet moti për sot

    Vranësira dhe ngrica, temperaturat zbresin në -7°C! Ja si parashikohet moti për sot

    E diela pritet të sjellë mot të qëndrueshëm në Shqipëri, me kthjellime dhe alternime vranësirash që do të jenë më të dukshme në zonat malore.

    Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare prej 2-7 m/sek, ndërsa në vijën bregdetare dhe luginat era mund të arrijë shpejtësi deri në 10-16 m/sek, duke krijuar valëzim në dete me forcë 2-4 ballë.

    Gjithashtu, sipas SHMU, gjatë orëve të para të mëngjesit dhe natës, në zonat luginore pritet prezencë mjegulle ose mjegullinë, ndërsa ngricat do të jenë prezente përgjatë disa akseve rrugore, duke kërkuar kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve.

  • “Histori korruptive dhe diskriminuese”/ Klodiana Lala ‘shpërthen’ për Thumanë-Kashar: Opozitën e ka tredhur…

    “Histori korruptive dhe diskriminuese”/ Klodiana Lala ‘shpërthen’ për Thumanë-Kashar: Opozitën e ka tredhur…

    Nga sot, të gjithë ata që do të kalojnë në aksin Thumanë-Kashar do të duhet të paguajnë afro 2.5 euro. Bashkim Ulaj riktheu tarifën, pas kaosit që u krijua vitin që lamë pas.

    Lidhur me këtë zhvillim ka reaguar shumë ashpër gazetarja Klodiana Lala, pasi sipas saj, po diferencohet Veriu nga Jugu.

    Sipas Lalës është anormale që një biznesmen nga Veriu i vë traun rajonit të tij. Ndërkohë ajo ka qenë e ashpër ndaj opozitës, e cila nuk thotë asnjë fjalë për Bashkim Ulajn.

    “Thumanë-Kashar një histori më shume se korruptive. Është diskriminuese. Një biznesmen verior qe i ve traun veriut, me se pari duhet hetuar per pastrim parash. Ptu qeveri spiropalliste! Po opozita ku është? Apo e ka tredhur Bashkim Ulaj?”, shkruan ajo.

  • Horoskopi ditor për nesër, e Diel 5 Janar 2025

    Horoskopi ditor për nesër, e Diel 5 Janar 2025

    Dashi

    Pritet qe jeta ne çift te mos ketë as problemin me te vogël gjate kësaj dite. Do kuptoheni mjaft mire me partnerin tuaj dhe do e toleroni atë here pas here. Ne çdo rast do bashkëpunoni me te si një ekip i forte. Beqaret nuk do jene me shume fat ne dashuri dhe do mbeten vetëm. Ne planin financiar mos kërkoni te pasuroheni menjëherë sepse do i humbni edhe ato para qe keni.

    Demi

    Dite e lumtur kjo për gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do kaloni momente fantastike pranë te dashurit te zemrës dhe do dëshironi qe dita te mos ketë një fund. Beqaret do jene te stresuar ne lidhje me një çështje profesionale dhe nuk do mendojnë aspak për jetën sentimentale. Ne planin financiar Marsi do ju beje me te kthjellet dhe do i menaxhoni me kujdes te ardhurat.

    Binjaket

    Edhe ju do jeni te përkëdhelur nga yjet ne planin financiar. Nuk do keni asnjë debat sado te vogël, përkundrazi pasioni do jete i zjarrte. Beqaret gjithashtu do fillojnë një etape te re ne jetën e tyre, mjaft romantike dhe te mbushur me emocione. Ne planin financiar vazhdoni te tregoheni te matur me shpenzimet ne mënyrë qe te mos keni probleme.

    Gaforrja

    Dite paksa delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje, Nuk do pranoni gjithmonë ato qe do ju thotë partneri dhe do veproni sipas mendjes suaj. Kjo do e përkeqësojë situatën. Beqareve do ju ndryshoje jeta brenda disa orëve. Përgatituni për emocione dhe gëzim pa fund. Ne planin financiar nuk do ketë probleme e vështirësi megjithatë kujdes me shpenzimet.

    Luani

    Mirëkuptimi dhe toleranca do mbizotërojë gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Edhe pse here pas here do keni konflikte gjithçka do zgjidhet shpejt. Beqaret nuk do jene te privilegjuar ne dashuri, por kjo nuk do te thotë qe do kalojnë një dite te mërzitshme. Ne planin financiar situata do jete pështjelluese. Shpenzoni aq sa ua mban xhepi qe te mos keni vështirësi me vone.

    Virgjeresha

    Lidhja juaj ne çift do përforcohet edhe me tepër gjate kësaj dite. Do përballeni me disa te papritura te cilat do ju afrojnë edhe me tepër me atë qe keni ne krah. Nëse ende jeni beqare, sot takimet do jene serioze dhe mbresëlënëse. Mos i humbisni. Ne planin financiar nuk do keni vështirësi nëse nuk shpenzoni kuturu. Mire do jete te filloni te hiqni disa para mënjanë.

    Peshorja

    Dite e turbullt dhe e mbushur me debate te zjarrta kjo për te gjithë te dashuruarit. here pa here do ndiheni shume keq dhe nuk do dini çfarë te bëni. Beqaret duhet t’i pranojnë ftesat qe do ju bëhen sepse askush nuk do i detyroje me pas te krijojnë një lidhje. Gjithçka do jete ne dorën e tyre. Financat nuk do jene aspak te mira. Kërkoni ndihmën e familjareve.

    Akrepi

    Do jeni shume kritike ndaj partnerit tuaj sot dhe kjo mund ta përkeqësoje marrëdhënien ne çift. Tregohuni sa me te matur dhe mos kërkoni perfeksionin. Beqaret do bëjnë mire te mos i besojnë te gjitha fjalëve qe do ju thonë disa persona sepse do zhgënjehen shume shpejt. Ne planin financiar do jeni shume te zotet dhe pak nga pak do e përmirësoni situatën.

    Shigjetari

    Do jeni shume te përkushtuar ndaj punës sot dhe nuk do keni kohen e nevojshme për t’ia kushtuar atij qe keni ne krah. Shpjegojani atij situatën para se te mërzitet. Beqaret nuk do kenë as sot mundësi për te takuar princin e tyre te kaltër. Do ju duhet ende te presin. Financat do jene goxha te mira, kështu qe mund te përfitoni te kryeni ndonjë investim me tepër.

    Bricjapi

    Do jeni shume pesimiste për vazhdimësinë e jete suaj ne çift gjate kësaj dite duke pare ecurinë e saj kohet e fundit. Mos mendoni se te tjerët nuk kane debate sepse ato janë normale për jetën. Beqaret me shume gjase do kenë takime impresionuese me persona te mrekullueshëm. Situata financiare do filloje pak nga pak te stabilizohet.

    Ujori

    Mos u tregoni ironike me partnerin tuaj sot, por flisni hapur për gjithçka qe mendoni. Ne këtë mënyrë lidhja juaj do ece ne rrugën e duhur. Beqaret nuk duhet ta humbin për asnjë moment shpresën se do e gjejnë princin e tyre te kaltër. Sot mund te ndodhin gjera te jashtëzakonshme. Ne planin financiar do arrini t’i zgjidhni te gjitha problemet qe keni pasur.

    Peshqit

    Do ndiheni te lumtur pranë atij qe keni ne krah dhe te gatshëm te hidhni çdo lloj hapi me tej. Për gjithçka do bashkëpunoni fort. Beqaret do kenë takime pa fund, po nuk do mund te nisin dot një histori serioze dashurie. Nëse dëshirojnë mund te përfitojnë për aventura kalimtare. Ne planin financiar do ju duhet me patjetër te merrni disa para hua qe t’ia dilni mbanë.

  • Përdorimi i makinave në Shqipëri, jo çdo ditë/ Plan Kombëtar për kufizimin e përdorimit të mjeteve sipas targave! Ja strategjia që do të ndiqet

    Përdorimi i makinave në Shqipëri, jo çdo ditë/ Plan Kombëtar për kufizimin e përdorimit të mjeteve sipas targave! Ja strategjia që do të ndiqet

    Qeveria shqiptare ka hedhur për konsultim publik Planin Kombëtar, që synon të afrojë vendin me politikat e Bashkimit Evropian për Energjinë dhe Klimën.

    Sipas këtij plani të hartuar nga qeveria synohet që përgjatë 2025 përdorimi i makinave në vend të kufizohet duke përdorur alternime.

    Në draft po ashtu thuhet se “përdorimi i makinave do të bëhet në disa ditë të javës dhe sipas targës së makinës”.

    Po ashtu, ky plan parashikon rritjen e përdorimit të mjeteve elektrike në vitet në vijim.

    Parashikohet gjithashtu që deri në vitin 2030, 10% e të gjithë flotës së automjeteve në vend të jetë elektrike. Për këtë arsye, qeveria ka vendosur si objektiv të planit kombëtar instalimin e stacioneve të karikimit për automjetet elektrike në pikat ekzistuese të aksesit përgjatë rrugëve kombëtare, pikave kufitare dhe zonave turistike, si dhe caktimin e detyrimeve ligjore ndaj operatorëve ekonomikë, psh. për parkimet publike ose garazhet publike për të qenë të pajisur me stacione për karikimin të automjeteve elektrike.