Të gjithë të rinjtë që kanë përfunduar provimet e Maturës, janë fokusuar te mbrëmja që do t’i mbetet gjatë në kujtesë. Por shpenzimet e luksit për këtë mbrëmje duken shumë të mëdha pasi duan që të duken sa më bukur në natën e rëndësishme.
Vajzat zgjedhin fustanet më të shtrenjta, e djemtë kanë fokusin tek makinat e luksit që i marrin borxh ose me qira, për parakalimin e famshëm. Pamjet bëhen virale në rrjet, ndaj aktori i njohur Elvis Pupa nuk e ka shmangur komentin.
Ai shkruan se nëse të rinjtë do ishin kaq të shqetësuar për të mësuar sa janë për të blerë makinat, nuk do të largoheshin nga vendi.
”Parakalimi i maturantëve. Të ishin lodh për të msu kaq sa janë lodh për me gjet makinat nuk do ikte kush nga ky vend”, tha Pupa.
Luiz Ejlli dhe Kiara Tito u njohën në “Big Brother VIP”, aty ku nisën edhe një romancë dashurie. Brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, lidhja e tyre pati mjaft ulje e ngritje, por fundi ishte i lumtur.
Këngëtari i njohur zgjodhi që t’i propozonte moderatores kur ishin në BB VIP, e më pas ata kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë gjatë finales së madhe.
Pas përfundimit të eksperiencës së tyre në këtë reality show, që të dy kanë nisur punën me projektet e tyre, ku herë pas here kanë qëndruar edhe larg njëri-tjetrit.
Por pavarësisht kësaj ata duken shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, pasi herë pas here nuk mungojnë deklaratat e dashurisë në rrjetet sociale. E kështu ka ndodhur edhe ditën e sotme.
Luizi ka ndarë sot një foto të tij dhe bashkëngjitur me të shkruan: “Ndalohen komentet”. Në këtë postim menjëherë ndjekësit e tij kanë lënë nga një koment, por vëmendjen e mori ai i Kiarës, e cila i shkruan:
Një situatë dramatike u krijuar brenda një avioni që po udhëtonte nga qyteti kroat i Zadrës. Mediat e huaja shkruajnë se përmes një video që ka qarkulluar në rrjetet sociale shihet se një turist nga Britania e Madhe tenton të hap derën e avionit.
I riu sipas mediave lokale ishte nën ndikimin e lëndëve narkotike, ku fillimisht bërtiste dhe më pas filloi të vrapojë para stjuardesës dhe u nis drejt derës.
Megjithatë dy pasagjerë të tjerë vrapuan dhe e arritën ta rrëzojnë në tokë për të parandaluar më të keqen.
Ndër të tjera në media thuhet se, shumica e pasagjerëve po ktheheshin nga një festival, ku kishin shkuar të marrin pjesë, ndërsa i riu është nxjerrë më pas nga aeroplani./abcnews.al
ka treguar se falë tij një grua u bë me fëmijë, pas tetë vitesh përpjekje.
Në një intervistë për media, Arian Shehu, i cili është gjithashtu artist i mirënjohur i muzikës polifonike shqiptar,tregoi rastin e një gruaje që nuk mund të bënte fëmije edhe pas shumë vitesh përpjekjeje,
por pas takimit me zotin Arian, për 1 muaj zbuloi se kishte mbetur shtatzënë.
Olta Gixhari ish-banorja e Big Brother ViP është një ndër personazhet më të komentuara në median rozë.
Ajo tërhoqi vëmendjen e publikut për lojën në BBV2, por edhe pse ka mbaruar loja aktorja vijon të tërheqë vëmendjen.
Së fundmi në rrjetet sociale po qarkulloon një video, ku aktorja shihet mbi karrige teksa kërcen.
ë pranishmit kanë ndaluar, kanë nxjerrë celularët dhe kanë filmuar këtë skenë.
Olta së bashku me Luiz Ejllin dhe disa banorë të tjerë të BBV ndodhen në Korçë,
aty ku po zhvillohet edhe një nga skenat për filmin “Në kuadër të dashurisë”, ku kryefjala e BBV Luiz-Olta, tashmë do jenë protagonistë dhe çift në këtë film.
Vajza e Jozefina Topallit, Margerita Topalli ka kurorëzuar dashurinë e saj në martesë ditën e premte, me babain e dy fëmijëve të saj, Angjin.
Në këtë ditë të rëndësishme nuk kanë munguar as urimet nga miqtë dhe familjarët e saj, duke ndarë kështu momente nga ceremonia në kishë, por edhe fetsa në drakë. Urimet më të mira i mori nga vëllai dhe kunata, Genardi dhe Cindy, të cilët kanë trëguar nëpërmjet InstaStory-ve se sat ë lumtur janë për Megin.
Ndërsa, Jozefina ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj pamje nga ceremonia në kishë. Ajo është shprehur se momenti më emocionues ishte kur nipi i saj thërret: “mama”, teksa Megi hyn në altar me të atin.
“Moment emocionues kur Nikolas therret…mama.”– shkruan Jozi. Ndërkohë,, edhe vetë Megi ka falenderuar të gjithë të pranishmit në këtë ceremoi private që u bënë pjesë e kësaj dite të rëndësishme për të.
Fjolla Morina ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të disa postimeve që ka bërë në rrjete sociale. Ajo është parë në një gjendje të rënduar emocionale, teksa shpesh ka hyrë edhe live në Instagram dhe ka bërë akuza kundrejt kolegëve të saj, mes tyre ka përmendur edhe Morena Tarakun.
Fjolla shkruan se Morena është e përfshirë ‘në një krim të organizuar’ duke përmendur edhe emra të tjerë.
Për këtë ka reaguar së fundmi Morena, e cila shkruan thjesht: “Zot na ruaj mendtë e kokës”.
Elbasan- Sa e pabesueshme aq edhe e rrezikshme ajo që ka ndodhur në tunelin e Kërrabës.
Një grup dasmorësh kanë bllokuar qarkullimin duke qëndruar brenda tunelit. Dhe pa iu dridhur syri fare nga një tragjedi e mundshme, ia marrin këngës dhe valles.
Tuneli ka qenë i bllokuar për minuta të tëra.
Ende nuk dihet nëse kjo ishte një ‘çmenduri’ e dasmorëve, apo ka pasur avari në tunel.
Lidhur me situatën ka pasur reagime të forta në rrjet.
Komentuesit shprehen se një gjë e tillë mund të ndodhë vetëm në Shqipëri se po të ishte në një vend tjetër të botës dasmorët do e kishin harruar tashmë gëzimin.
Gazetarja e Top Chnanel, Anila Hoxha ka siguruar dosjen e megaoperacionit në Elbasan me 45 të ndaluar.
Një agjent i infiltruar brenda grupit ka marrë dy qese kokainë prej 0.7 gramësh nga Hekuran Gjeli, njëri prej të arrestuarve.
Bazuar në përgjimet e policisë, pasi ai ka marrë sasinë e drogës ata kanë biseduar me njëri tjetrin, ku Gjeli e ka pyetur nëse i ka pëlqyer kokaina.
Gjeli: Hë ka dal e mirë?
Agjenti “K”: E mir ishte vlla.
Gjeli: Unë e mbaj të zgjedhme se e pi vet nai viz ene e maj të zgjedhme nuk mar kot.
Agjenti “K” :Jo ishte i mirë me verte ky.
Gjeli: në përgjithsi e zi a kupto.
Agjenti “K”: Dilte e fuqishme fare.
Gjeli: Na e la hajt të rujt zoti.
Agjenti: Hajt.
45 personat e ndaluar dy ditë më parë në megaoperacionin për trafikun e lëndëve narkotike dalin sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Duke qenë se të ndaluar janë 45 persona, gjysmat do të njihen sot masën e sigurisë dhe pjesa tjetër nesër. Pritet që seanca të zgjasë deri në orët e pasdites.
Sipas policisë të përfshirë në grupin kriminal janë gjithsej 52 persona, ndërsa shtatë prej tyre janë shpallur në kërkim.
Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 1.3 kg kokainë, 860 gramë heroinë, 1.3 kg kanabis, 1 kallashnikov, 51 mln lekë dhe 15 mijë euro.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka kërkuar gjykatës arrest me burg për 37 prej tyre: Joni Hasnjoku, Edor Hasanllari, Andrea Gogu, Armando Buzani, Erind Hoxha, Strorado Sadushi, Emre alias Elton Puro, Shpëtim Myrta, Rezarta Isufaj, Ferdinand alias Spiro Sadushi, Ahmet Kushi, Denis Darzeza, Florenc Puro, Durim Novaku, Arsen Vishkulli, Gentjan Shabani, Florenc Demiri, Gavrosh Berati, Emiljan Dinja, Ledi Nergjoni, Erist Skilja, Gazmir Panxhi, Ilirjan Kume, Klajdi Isufaj, Igli Merko, Hekuran Gjeli, Rudolf Korumi, Mariglen Hida, Enea Hysenbelli, Leonhard Tola, Aldo Gjeli, Esmirald Lici, Oltjon Cela, Armand Lluca, Xhulio Lluca, Gentian Gjoka, Redi Nërpjetri; arrest shtëpie për Rigert Kokoneshi, Sali Isufaj, Amarildo Sallaj, Xhuljano Gjyla, Hysni Sadushi dhe detyrim paraqitje për Romarjo Bora, Fatjon Blloshmi, Mikel Petriti.
Ndërsa personat e shpallur në kërkim janë: Enea Toĺlumi, Hysen Haziu, Eliberto Skilja, Sotir Kokoneshi, Albi Bicaku, Migel Balla, Migen Kucaj.