Një sherr mes dy personave ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. Dy shtetas, ende të paidentifikuar janë konfliktuar për motive të paditura dhe janë dëmtuar rëndë.
Në media janë publikuar pamjet e njërit prej të plagosurve, i cili rrinte i ulur në trotuar dhe i mbuluar me gjak.
Për rastin ka reaguar dhe policia, e cila deklaron se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Informacion paraprak: Më datë 10.06.2023, rreth orës 19:00, në Unazë të Re, janë konfliktuar dy shtetas të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu ka shkuar në spital për kontroll mjekësor bashkëshortja e një prej shtetasve (shtatzanë) e cila ka qenë e pranishme gjatë konfliktit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Sipas parashikimeve te SHMU, edhe për javën që presim përpara vendi ynë por edhe një pjesë e madhe e kontinentit europian do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Moti për të gjithë ditët e javës parashikohet me kthjellime por nga orët e mesditës dhe më pas parashikohet shtim vranësirash deri të dendura.
Vranësirat në relievet kodrinore – malore do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar.
Reshjet me intensitet deri mesatar do të jenë në periudha afatshkurtra dhe pritet të jenë në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Luizi tashmë prej disa ditësh ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po zhvillon një tur koncertesh.
Megjithatë ditën e sotm ai është përballur me një situatë të pazakontë, të cilën e ka ndarë dhe me fasnat e tij në Instagram.
Ai ka publikuar një video, ku tregon një burrë, në dukje amerikan, i cili është duke u rruar në mes të rrugës dhe duke përdorur pasqyrën e makinës së Luizit.
Regjizori i njohur Eduart Grishaj ka zbuluar një anë tjetër të jetës së tij, që deri më tani ishte e panjohur për publikun.
I ftuar në rubrikën “Galeri”, në emisionin “E Diell”, Grishaj ka folur për fëmiljen e tij.
Mes lotësh ai ka rrëfyer jetën e vështirë të prindërve të tij, e veçanërisht atë të babit, i cili kishte një familje të persekutuar nga regjimi komunist.
Babai im ka lindur në burg. Familja e tij ishte në internim. E dërguan të punonte në Mamurras. Aty ai është martuar me një grua dhe ata lindën një fëmijë, vëllain tim. Por kjo grua ndërroi jetë dhe babi mbeti vetëm me Yllin.
Nga ana tjetër edhe nëna ime ishte e martuar me një burrë tjetër, me të cilin kishte një vajzë, motrën time.
Por edhe ai ndërroi jetë. Nëna ngeli e vetme me motrën. Më pas, u njoh me tim atë, i cili ishte me vëllain. Të dy u martuan dhe aty linda unë. Unë kam lindur në Bajzë. Jemi rritur me një dashuri të jashtëzakonshme. Gjithë këtë dashuri dua t’ua jap dhe fëmijëve të mi.- tregoi Eduarti.
Harilla deklaron në “Shihemi në Gjyq” se djali i vëllait të gruas i ka thënë se fëmijët i përkasin atij. Pra sipas kësaj deklarate, Harilla e akuzon gruan se ka patur marrëdhënie me nipin e saj duke sjellë në jetë tre fëmijë.
Me shumë këmbëngulje, Harilla kërkon në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan ADN-në e fëmijëve. Ai thotë se e ka pyetur gruan për fjalët që i ka thënë nipi i saj, por ajo është shtirur si e sëmurë.
Harilla: Unë i kam vënë një unazë gruas.
Eni Çobani: Po shumë mirë që ia ke vënë.
Harilla: Ia hoqa unazën. E kam çuar gruan tre herë te urgjenca.
Eni Çobani: Kur e hoqe?
Harilla: Pra dy vjetësh e hoqa unazën unë.
Eni Çobani: Unazën tënde apo unazën e gruas?
Harilla: Ajo çfarë bënte, bënte “ooo”, gjoja si e sëmurë. E kam çuar tre herë te urgjenca, i mora raport te mjeku i lagjes. I thashë unë ej, po më bën kështu gruaja. “Bën vetë ajo”, tha.
Ardit Gjebrea: Kush të tha bën vetë? Doktori?
Harilla: Doktori.
Ardit Gjebrea: Si të tha?
Harilla: Tha “bën vetë ajo për të mbuluar këto”.
Ardit Gjebrea: Po doktori ku e dinte?
Harilla: E kemi andej nga anët tona. Ia mora, i ka avokati të gjitha ato, ia çova avokatit.
Eni Çobani: Po mirë doktori ka parë edhe vazhdimësinë e barrave të saj?
Harilla: E kam çuar tre herë te urgjenca unë gruan. I vinte serumin, ajo bënte sikur…
Ardit Gjebrea: Ka patur fjalë nëpër fshat që fëmijët mund të mos ishin të tutë?
Viktor: Jo.
Harilla thotë se “nuk e di se çfarë ka bërë halla me nipin”. Sipas tij, gruaja nuk i ka kthyer asnjëherë një përgjigje për pyetjen nëse deklarata e nipit të saj është e vërtetë.
Ardit Gjebrea: Më fal se më vjen një pyetje e natyrshme. Ai ty këtë fjalë ta tha në sy të fëmijëve. Po gruaja ishte aty?
Harilla: Jo, s’ishte gruaja aty.
Ardit Gjebrea: Po mirë, ti nuk e pyete gruan?
Harilla: E pyeta gruan. Ajo çfarë bëri, ia bëri ëëë, e mora vëllai jot, e çova te urgjenca, vajti serumi kaq atje, sikur… moj çfarë, je gjë e sëmurë ti i thashë unë. Me të drejtë të Zotit unë, mora rekomandimin, “s’jam sëmurë unë” tha të nesërmen. Ou!
Ardit Gjebrea: Po ti e pyete prapë?
Harilla: E pyeta, “s’jam sëmurë” tha.
Ardit Gjebrea: Jo, jo, jo s’jam sëmurë, a e pyete për fëmijët prapë.
Harilla: Moj e pyeta, i thashë pse të më thotë Mondi, pse të më thotë këtë llaf, më vret mua.
Ardit Gjebrea: Po çfarë tha ajo?
Harilla: Ëëë, bënte si e sëmurë, e çova te urgjenca.
Eni Çobani: Pra s’ta ka kthyer këtë përgjigje asnjëherë?
Është e pabesueshme miq, por çdo herë që fillon sezoni i plazhit në Shqipëri, do të ketë patjetër incidente. Problemi qëndron që incidentet nuk ndodhin vetëm me shqiptarët por edhe me të huajt. Kujtojmë për shembull rastin e Mihal Kokëdhimës para disa vitesh ku u hodh sipër makinës së disa turistëve spanjollë duke i kërcënuar dhe duke thyer xhamin.
Tashmë një histori tjetër e turpshme përsëritet në Himarë. Dy vajza gjermane kanë mbetur pa fjalë kur janë përballur me një skenë të neveritshme në Himarë. Ngjarja ka ndodhur pranë një hosteli të quajtur “Himare Relax Hostel”.
Vajzat gjermane të cilat kanë kontaktuar redaksinë tonë, shprehen se rezervuan në këtë hostel nëpërmjet platformës “Booking”. Por kur mbërritën ditën e caktuar, panë se pronari ishte plotësisht i dehur dhe filloi t’i shante.
Sipas turisteve, pronarit iu desh t’i pyeste rreth 6 herë për emrin dhe nuk arriti t’u jepte dhomën e rezervuar. Vajzat shprehen se i kërkuan gjithashtu edhe parkimin privat i cili përfshihej në çmim, por pronari thjesht hapi derën dhe i futi në një vend ku nuk kishte asnjë post parkimi të lirë.
Pas kësaj vajzat u kthyen përsëri tek recepsioni dhe i kërkuan të hynin në dhomën e prenotuar, por në këtë moment pronari dukej si i çmendur. Pas kësaj vajzat duke mos u ndjerë rehat, thanë se do të largoheshin për shkak të atmosferës së krijuar.
Por në këtë moment pronari i hostelit fillon t’i ndjekë vajzat në parkim dhe filloi të godiste makinë me duar e duke sharë turistet gjermane. Në një moment, përveç ofendimeve e sharjeve nga më të ndyrat, pronari i hotelit pyet vajzat nëse donin t’iu tregonte penisin e tij.
Vajzat gjermane shprehen se ky individ është një rrezik për të gjithë dhe duan të paralajmërojnë edhe të tjerët që të kenë kujdes pasi kanë frikë se mund të ndodhë diçka. Më pas vajzat janë drejtuar në polici ku kanë bërë edhe deklaratën përkatëse.
Në vijim do të gjeni mesazhin e dërguar nga vajzat gjermane si dhe videon skandaloze:
Pershendetje Joq, ne e rezervuam këtë hostel (hostel himare relax në Shqipëri) nëpërmjet Booking, dhe kur mbërritëm pronari ishte plotësisht i dehur dhe po na shante. Atij iu deshën gjashtë herë për të pyetur se si quheshim dhe nuk arriti të na jepte dhomën tonë. Ne gjithashtu kërkuam parkimin privat dhe më pas ai sapo e hapi dhe u largua dhe nuk kishte pothuajse asnjë hapësirë, kështu që u kthyem dhe pyetëm nëse është në rregull. Ai ende nuk arriti të gjente dhomën tonë dhe ne thjesht i kërkuam, ju lutemi a mund të na jepni dhomën tonë dhe ai u çmend shumë, kështu që ne thamë se do të largohemi sepse atmosfera ishte shume e keqe dhe unë u frikësova prej tij. Ai na ndoqi në parking dhe na tha se unë do t’ju tregoj penisin tim dhe thjesht na tha të shkonim në dreq, ku*va të ndyra dhe më pas ai po godiste me grusht makinën time dhe gjithçka. Pronari i tij është një rrezik për çdo udhëtar. Ishim vërtet të frikësuara. Unë kam një video ku ai na fyen dhe ishte i dehur. Dua t’jua dërgoj si provë. Ju lutem mund të postoni diçka në lidhje me të në mënyrë që të tjerët të paralajmërohen sepse kam frikë se diçka i ndodh dikujt. I thashë që punoj për Booking sepse shpresoja që ai të ndalonte, por nuk e bëri. Ne shkuam në polici dhe bëmë një deklaratë kundër tij. Flm.
Një tërmet i fortë ka goditur Johanesburgun në Afrikën e Jugut ditën e sotme.
Sipas Shërbimit Gjeologjik, tërmeti ndodhi rreth orës 2:38 të mëngjesit me orën lokale dhe ishte me magnitudë 5 në shkallën Rihter. Epiqendra ishte në provincën Gauteng, e cila është një nga zonat më të populluara të Afrikës së Jugut.
Mediet e huaja raportojnë se banorët i kanë ndjerë lëkundjet madje disa prej tyre kanë postuar foto në rrjete sociale ku shfaqeshin mure të plasaritura.
Tërmetet nuk janë të zakonshme në Afrikën e Jugut, ndaj këto lëkundje kanë shkaktuar panik te banorët.
Një tërmet me magnitudë 5.3 Rihter goditi një qytet minierash pranë Johanesburgut në gusht të vitit 2014.
Tërmeti i fundit i fortë që goditi Afrikën e Jugut ishte në vitin 1969 në Kepin Perendimor dhe kishte një magnitudë 6.3 në shkallën Rihter.
Viktori dhe Harilla janë djem xhaxhallarësh por në konflikt i ka futur një makinë. Viktori e ka thirrur në “Shihemi në Gjyq” për t’i kërkuar t’i kthejë mbrapsht makinën e djalit të tij të vetëm i cili ka ndërruar jetë një vit e gjysmë më parë.
Harilla i thotë se e kupton problemin e tij, por edhe ai ka mjaftueshëm gjëra që e shqetësojnë dhe kërkon prej Viktorit që ta mirëkuptojë. Ai nis të rendisë në rubrikën e programit “E Diela Shqiptare” problemet që ka dhe një prej tyre përmban edhe një akuzë të rëndë.
Harilla: Kam halle tej mase.
Eni Çobani: Çfarë halli?
Harilla: Iku gruaja me gjithë kalamajtë.
Viktor: Për hallin që ke, edhe unë ta qaj hallin.
Harilla: Iku gruaja me lek të madh, ka shitur tokën andej që jemi.
Viktor: Nga m’i sajon këto gjëra?
Eni Çobani: Po mirë mo, tokën e vet ka shitur ajo.
Harilla: Tokën e vet po i ka marrë… kalamajtë i rrita unë, donin libra. I thirra nipçes, hajde këtu, kush i merr lekët? Më tha që “harroji lekët”. Kush je ti o vëlla? “Harroji lekët, s’merr dot lekë ti aty”. I thashë dy rrugë janë, i thashë gruas s’ke faj ti, o me të o me mua. Iku gruaja me atë.
Eni Çobani: Si iku me atë?
Harilla: Më thotë nipçja mua që “s’janë kalamajtë e tu, janë të mitë”. Ore je mirë nga trutë ti?
Në këtë moment, Ardit Gjebrea dhe Eni Çobani kanë mbetur të habitur nga deklarata e Harillës. Ky i fundit thotë se veç kësaj, ka problem me nënën, vëllain dhe motrën.
Harilla: Gruaja po bën 1 vit e gjysmë, gati 2 vjet nuk kam takuar më kalamajtë fare.
Ardit Gjebrea: Pra gruaja është gjallë?
Harilla: Po ishte aty gruaja, në shtëpi, me familje. Unë kisha nënën sëmurë, të paralizuar dhe vëllanë me të meta mendore dhe motra merrte pensionin. I denoncova te “News”-i, as lekë asgjë s’më kthyen, por ikte nga shtëpia, “hajde nëne firmos këtu”. Ç’të firmosë nëna, është pa vetëdije dhe vëllai me të meta, unë e di ç’kam hequr me ata.
Ardit Gjebrea: Kush i mori firmat?
Harilla: Motra.
Harilla thotë se gruaja e tij ka shitur tokën në Marinëz për 96 milionë Lekë. Ai i rikthehet sërish fjalëve që i ka thënë nipi i bashkëshortes.
Harilla: Më tha nipçja mua që s’janë të tutë.
Ardit Gjebrea: Nipçja yt?
Harilla: Çuni i vëllait të saj.
Ardit Gjebrea: Çuni i vëllait të saj të tha që fëmijët e tu s’janë të tutë?
Harilla: “S’janë të tutë se janë të mitë” tha ai. Ore ti je mirë ti apo jo? Në sy të kalamajve.
Harilla shton se gruaja dhe tre fëmijët qëndruan thuajse tre muaj me familjen e nipit të saj, i cili është i martuar./tvklan.al
Një burrë kontaktoi programin “1 Herë Mat” në Top Channel, pas dyshimeve se e fejuara e tradhtonte.
Klienti i tregoi dedektives Shkënda Lili se prej shtatë vitesh ka një marrëdhënie me një vajzë. Por, sjellja e saj gjatë muajve të fundit e ka bërë të dyshojë. Ai tha se e dashura nuk flet me të si më parë, ndërsa i bën përshtypje jeta e saj luksoze, me veshje të shtrenjta.
Klienti: Kam dyshime se mes të fejuarës sime po ndodh një gjë që nuk e di. S’ia pranoj dot vetes, s’e pranoj dot.
Dedektivja: Çfarë ke parë?
Klienti: Nuk është s’e kap parë gjë me sytë e mi. Sepe unë jetoj në Gjermani, kam një kompani atje, po luftoj, po punoj shumë, po bëj çdo sakrificë të mundshme që ta marr atë me vete atje, por nga mënyra si ajo po sillet kohët e fundit, por shoh gjëra që…
Dedektivja: Është shumë e ndërlikuar situata juaj. Mund të më tregosh fillimin, si ka nisur historia, si jeni njohur?
Klienti: Ne jemi njohur në “Instagram”. Kemi shtatë vite bashkë. Gjëra shkonin shumë mirë deri në momentin, deri në momentin që ajo filloi të shoqërohej me një dy shoqe të vetat që i ka në klasë a në shkollë. Nuk e di se nuk më jep më detaje
Dedektivja: Sa kohë ka që nuk flisni, nuk të jep detaje?
Klienti: Gati tre muaj, tre muaj e gjysmë…
Pas intervistës me klientin, ekipi i punës nisi hetimin, duke ndjekur objektivin, që ishte një 24-vjeçare, që studionte në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Nga dita në ditë, dedektivët panë lëvizjet e dyshimta të vajzës me një mashkull rreth 30 vjeç, të cilin e takonte në darkë vonë e qëndronte me të deri në orët e para të mëngjesit. Në ditën e gjashtë, ekipi siguroi video të studentes, në momente intime me të dyshuarin. Pamjet më pas i kaluan në dorëzim klientit, që reagoi ashpër pasi zbuloi të vërtetën.
“Qiranë e paguaj unë, rrobat ia blen tjetri, me makinat e të tjerëve. Natën rrugëve, edhe me shisha…”, tha emigranti shqiptar, që vendosi të ndërpresë raportin me 24-vjeçaren./Top Channel
Një burrë kontaktoi programin “1 Herë Mat” në Top Channel, pas dyshimeve se e fejuara e tradhtonte.
Klienti i tregoi detektives Shkënda Lili se prej shtatë vitesh ka një marrëdhënie me një vajzë. Por, sjellja e saj gjatë muajve të fundit e ka bërë të dyshojë. Ai tha se e dashura nuk flet me të si më parë, ndërsa i bën përshtypje jeta e saj luksoze, me veshje të shtrenjta.
Klienti: Kam dyshime se mes të fejuarës sime po ndodh një gjë që nuk e di. S’ia pranoj dot vetes, s’e pranoj dot.
Detektivja: Çfarë ke parë?
Klienti: Nuk është s’e kap parë gjë me sytë e mi. Sepse unë jetoj në Gjermani, kam një kompani atje, po luftoj, po punoj shumë, po bëj çdo sakrificë të mundshme që ta marr atë me vete atje, por nga mënyra si ajo po sillet kohët e fundit, por shoh gjëra që…
Detektivja: Është shumë e ndërlikuar situata juaj. Mund të më tregosh fillimin, si ka nisur historia, si jeni njohur?
Klienti: Ne jemi njohur në “Instagram”. Kemi shtatë vite bashkë. Gjëra shkonin shumë mirë deri në momentin, deri në momentin që ajo filloi të shoqërohej me një dy shoqe të vetat që i ka në klasë a në shkollë. Nuk e di se nuk më jep më detaje
Detektivja: Sa kohë ka që nuk flisni, nuk të jep detaje?
Klienti: Gati tre muaj, tre muaj e gjysmë…
Pas intervistës me klientin, ekipi i punës nisi hetimin, duke ndjekur objektivin, që ishte një 24-vjeçare, që studionte në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Nga dita në ditë, detektivët panë lëvizjet e dyshimta të vajzës me një mashkull rreth 30 vjeç, të cilin e takonte në darkë vonë e qëndronte me të deri në orët e para të mëngjesit. Në ditën e gjashtë, ekipi siguroi video të studentes, në momente intime me të dyshuarin. Pamjet më pas i kaluan në dorëzim klientit, që reagoi ashpër pasi zbuloi të vërtetën.
“Qiranë e paguaj unë, rrobat ia blen tjetri, me makinat e të tjerëve. Natën rrugëve, edhe me shisha…”, tha emigranti shqiptar, që vendosi të ndërpresë raportin me 24-vjeçaren./TCH