Author: editor

  • E keni ditur, pse stjuardesat mbajnë shall rreth qafës?

    E keni ditur, pse stjuardesat mbajnë shall rreth qafës?

    Jo për t’u dukur të bukura apo për shkak stili, ky aksesor ka rëndësi të madhe në rast rreziku!

    “Mikpritëse në aeroplanë”, siç quhen shpesh, janë gjithmonë të veshura bukur, kanë modele flokësh të rregullta, funde elegante që theksojnë feminitetin e tyre, si dhe shamitë që këto zonja mbajnë përreth qafe.

    Ka rezultuar që ky aksesor nuk ka vetëm funksion estetik, por është shumë i rëndësishëm nëse ndodhin situata të rrezikshme në aeroplan, si p.sh. nëse bie zjarr.

    Se praktikisht është obligim të bartin shami rreth qafe, e ka shpjeguar një stjuardesë, transmeton Telegrafi.

    Ka rezultuar që ky aksesor nuk bartet për shkak bukurie, por për shkak se mund të ketë një rëndësi të madhe në raste urgjente.

    Nëse do të jetë e nevojshme, një copë pëlhure shndërrohet në maskë me të cilën stjuardesat mbulojnë hundën dhe gojën në mënyrë që të mbrojnë organet e frymëmarrjes.

    Një stjuardesë ka zbuluar pse praktikisht është e detyrueshme që të mbajnë shalle në qafë.

    Rezulton se ky aksesor nuk vishet për bukuri, por sepse mund të përdoret shumë në raste urgjente. Nëse është e nevojshme, një copë leckë kthehet në një maskë që stjuardesat mbulojnë hundën dhe gojën për të mbrojtur organet e frymëmarrjes në rast të tymit. Kështu, do të jenë në gjendje të qëndrojnë të vetëdijshme më gjatë dhe të ofrojnë ndihmë për pasagjerët.

    Me fjalë të tjera, ky detaj i modës mund t’i shpëtojë ata dhe pasagjerët!

  • 2 të vdekur dhe 3 të plagosur/ Përplasen katër makina në autostradën e Milanos në Itali

    2 të vdekur dhe 3 të plagosur/ Përplasen katër makina në autostradën e Milanos në Itali

    ITALI- Një aksident i rënë ka ndodhur pasditen e sotme në Itali. Mediat vendase raportojnë se ngjarja ka ndodhur në autostradën A4 të Milanos, ku 4 makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

    Për pasojë kanë humbur jetën 2 persona dhe janë plagosur 3 të tjerë. Siç raportojnë mediat italiane, dy viktimat udhëtonin në një prej makinave të aksidentuara, teksa një grua rreth 50 vjeç u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Monzas. Aksidenti shkaktoi probleme me qarkullimin rrugor të automjeteve për disa orë.

    Në vendin e ngjarjes po hetohet për të zbuluar shkaqet e aksidentit tragjik.

  • “Nëse merret në pyetje kryeministri, sytë kthehen nga kreu i opozitës”- Genc Burimi në Panorama TV: Fushata në SHBA do të jetë shumë e ashpër

    “Nëse merret në pyetje kryeministri, sytë kthehen nga kreu i opozitës”- Genc Burimi në Panorama TV: Fushata në SHBA do të jetë shumë e ashpër

    Analisti Genc Burimi foli ditën e sotme për situatën në Partinë Demokratike dhe diskutimet për lidershipin.

    Burimi u shpreh në një intervistë në Panorama se në rast se merret në pyetje kryeministri, sytë do të kthehen nga kryetari i opozitës. Ai theksoi se në fushatën elektorale në SHBA çështja “McGonigal” do të jetë në qendër të akuzave mes palëve.

    “Po u mor Rama në pyetje nga SPAK dobësohet. Kur shteti dobësohet, atëherë sytë e mediave kthehen nga numri një i opozitës. Në Francë nëse dobësohet Macron sytë kthehen nga Le Pen. Sot në Shqipëri kemi një element të pazgjidhshëm është që numri një i opozitës është Berisha. McGonigal do të jetë në qendër të fushatës Trump-Biden. Kur të fillojë fushata do të jetë shumë e ashpër. Trump do thotë pse nuk gjykohem nga prokurori dhe nuk gjykohet Biden”, tha Burimi.

    Ai komentoi edhe rikthimin e Lulzim Bashës në Partinë Demokratike.

    “Rruga i është hapur Bashës për t’u kthyer për sa kohë nuk është larguar. Më rrjedh fare natyrshëm. Basha po e shikon çfarë po ndodh. Ndaj Lulzim Bashës amerikanët janë po aq të zgjuar sa ndaj Edi Ramës. Basha u tregua kamikaz në politikë. Vrau babanë e tij politik. Nuk e dimë tani. Basha ka një mbështetje totale”, deklaroi Genc Burimi.

  • Dyshonte se kishin lidhje intime, vjehrri vret nusen dhe dhëndrin

    Dyshonte se kishin lidhje intime, vjehrri vret nusen dhe dhëndrin

    Një 44-vjeçar ka vrarë dhëndrin dhe nusen e tij në Itali pasi dyshonte se mes tyre kishte lidhje intime.

    Ngjarja ka ndodhur në Sant’Antimo, në provincën e Napolit. Trupat e 29-vjeçarit Luigi Cammisa dhe ai i 24-vjeçares Maria Brigida Pesacane u gjetën në zonën e Piazza Sant’Antonio dhe Via Caruso.

    Trupi i 29-vjeçarit u gjet në rrugë, ndërsa trupi i 24-vjeçares u gjet në një apartament.

    Në lidhje me këtë krim është vetë dorëzuar në polici Raffaele Caiazzo, vjehrri i të dy viktimave.

  • Pikiata vazhdon! Tjetër ditë e zezë për Euron dhe Dollarin

    Pikiata vazhdon! Tjetër ditë e zezë për Euron dhe Dollarin

    Forcimi i Lekut ndaj Euros po vazhdon me ritme të pandërprera dhe po e tërheq monedhën vendase në nivele rekord edhe kundrejt shumicës së valutave të tjera.

    Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye sot në minimumin e ri historik prej 106.39 lekësh, në rënie të mëtejshme me 0.56 lekë krahasuar me ditën e djeshme.

    Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut ka rënë me gati 11.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

    Rënia e euros po zhyt edhe kursin e valutave të tjera me monedhën vendase.

    Paundi Britanik shënoi gjithashtu një rekord të ri historik, prej 123.58 lekë.

    Dollari Amerikan ra sërish, në nivelin e 99.15 lekëve, duke prekur vlerën më të ulët që nga shtatori i vitit 2011.

    Franga Zvicerane është gjithashtu në rënie të fortë dhe u këmbye të enjten me 109.06 lekë, niveli më i ulët në katër vitet e fundit.

  • Ankandi për targat e personalizuara, sa e ka blerë Noizy të makinës së tij (Video)

    Ankandi për targat e personalizuara, sa e ka blerë Noizy të makinës së tij (Video)

    Për herë të parë në Shqipëri është aplikuar një sistem rezervimi online për targat e serive të veçanta. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar ankandin e parë të targave të personalizuara.

    Targa më e lakmuar dhe e paguar është Targa “ZZ77ZZ” dhe u shit për 430,000 lekë, e pasuar nga targa “7ZZZ7″ dhe targa “1K1NG”!

    Përfaqësuesi nga Drejtoria e Përgjithshme e shërbimeve të transportit rrugor DPSHTRR i ftuar në “Shqipëria Live”, Sokol Duma foli në lidhje kombinimet e targave që janë bërë më shumë.

    “Ka pasur disa kombinime që luanin dhe me ironinë. Kërkesat kryesore kanë qenë për qytetet, emrat e individëve, ose kombinime si psh ZZ 777 ZZ , që shprehin një lloj ekuivalence numra dhe shkronja.

    Noizy mund të ketë qenë një ndër të parët që ka marrë një targë të personalizuar, por që vlerën e saktë nuk di të ta them”, tha Duma.

  • Vjehrri vret nusen dhe e hedh në rrugë në Itali

    Vjehrri vret nusen dhe e hedh në rrugë në Itali

    Një 44-vjeçar ka vrarë dhëndrin dhe nusen e tij në Itali pasi dyshonte se mes tyre kishte lidhje intime.

    Ngjarja ka ndodhur në Sant’Antimo, në provincën e Napolit. Trupat e 29-vjeçarit Luigi Cammisa dhe ai i 24-vjeçares Maria Brigida Pesacane u gjetën në zonën e Piazza Sant’Antonio dhe Via Caruso.

    Trupi i 29-vjeçarit u gjet në rrugë, ndërsa trupi i 24-vjeçares u gjet në një apartament.

    Në lidhje me këtë krim është vetë dorëzuar në polici Raffaele Caiazzo, vjehrri i të dy viktimave.

  • Humb jetën në Itali kamionisti shqiptar, shpëton mrekullisht djali i tij. Plagosen 8 të tjerë

    Humb jetën në Itali kamionisti shqiptar, shpëton mrekullisht djali i tij. Plagosen 8 të tjerë

    Një aksident shumë i rëndë ka ndodhur në Itali gjatë natës. Një kamionist shqiptar ka humbur jetën. Fatmirësisht ka shpëtuar djali i tij i cili po flinte gjumë në pjesën e sipërme të kabinës në momentin e aksidentit.

    Sipas detajeve të para nga mediat italiane, kamioni po lëvizte në drejtim të veriut në zonën e Torino di Sangro pranë Chieti-t.

    Por për arsye që nuk janë sqaruar plotësisht shoferi nuk ka vënë re sinjalistikën dhe ka hyrë në një kantier rrugor ku po punohej. Për pasojë, kamioni është përplasur me një rimorkio ku ishin të vendosura disa barriera betoni.

    Nga përplasja humbi jetën menjëherë 45-vjeçari shqiptar. Fatmirësisht djali i tij shpëtoi i dëmtuar. Aksidenti ishte i rëndë pasi 8 persona të tjerë, italianë dhe të huaj, që po punonin aty mbetën të lënduar. Ata u dërguan menjëherë në spital.

    Mësohet se babë e bir po transportonin qershi. Dyshimet e para janë që ngjarja mund të ketë ndodhur si pasojë e hutimit, përgjumjes apo një sëmundjeje të papritur që kanë bërë që shqiptari të mos shihte paralajmërimet në rrugë dhe të shmangte korsinë. /tvklan.al

  • Brenda dasmës së Kleas dhe Elgitit, Romeo Veshaj i përlotur: Imagjinoj veten dhëndër!

    Brenda dasmës së Kleas dhe Elgitit, Romeo Veshaj i përlotur: Imagjinoj veten dhëndër!

    Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u transmetuan xhirime dhe intervista ekskluzive nga dasma e Klea Hutës dhe Elgit Dodës që kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë të dielën e shkuar.

    Një prej të intervistuarve ishte Romeo Veshaj, mik i ngushtë i Elgitit, por njëkohësisht edhe shoqërues i dhëndrit në altar.

    “E kam zemrën shumë të dobët. Të gjithë mendojnë se jam i fortë, por unë jam më i dobët se Donaldi realisht. Më bëhet shumë qejfi për Elgitin që u kurorëzua sot. Pashë dhe veten si mund të isha dhëndër. Mua kur s’ më mbajnë këmbët shoqërues, imagjino dhëndër… Uroj të jenë të qeshur, të lumtur , të gëzuar gjithë jetës e pse jo me 2-3 fëmijë të tjerë që të mos e lënë Kridin vetëm“-tha Romeo i përlotur.

  • Nëna harron fëmijën në makinë, vdes foshnja 6-muajshe

    Nëna harron fëmijën në makinë, vdes foshnja 6-muajshe

    Një ngjarje ë rëndë ka ndodhur në Belgjikë, ku një foshnje 6-muajshe vdiq, pasi nëna e saj e harroi në makinë.

    Mediat e shkruajnë se nëna, e cila punon në spitalin Saint-Joseph de Gilly në qytetin Charleroi, e harroi foshnjën në makinë në vend që ta çonte në çerdhen e spitalit.

    Foshnja ka ndërruar jetë nga hipertermia, ndërkohë që nuk pritet të bëhet autopsi pasi shkaqet e vdekjes së fëmijës janë të qarta dhe janë evidentuar nga mjeku që ndodhej në vendngjarje.