Author: editor

  • E trishtë/ Ndërron jetë tragjikisht sportisti i njohur

    E trishtë/ Ndërron jetë tragjikisht sportisti i njohur

    Tragjedi në sportin e çiklizmit. Gino Mader ka ndërruar jetë gjatë Xhiros së Zvicrës, në moshën 26-vjeçare.

    Mader, i cili ishte pjesë e skuderisë Team Bahrein, doli nga korsia e tij gjatë etapës së pestë.

    Çiklisti helvet u dërgua i gjallë në spital pas përplasjes së fortë, por nuk ia doli të mbijetonte.

    Gino Mader

    “Jemi të shkatërruar nga humbja e çiklistit tonë të shquar, Gino Mader. Talenti, përkushtimi dhe entuziazmi i tij kanë qenë një frymëzim për të gjithë ne.

    Jo vetëm që ishte një çiklist shumë i talentuar, por edhe një person fantastik jashtë biçikletës. Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes dhe njerëzve të tij të dashur.

    Mendimet tona janë me ta në këtë moment të vështirë”, u shpreh Victorious Milan Erzen, administratori i deleguar i skuderisë Team Bahrein.

  • S*ks në zyrë, Safet Gjici: Këta janë ata që më futën në kurth

    S*ks në zyrë, Safet Gjici: Këta janë ata që më futën në kurth

    Jep dorëheqjen Safet Gjici. Kryetari i bashkisë së Kukësit vetëm pak orë pasi doli video e tij duke bërë seks në zyrën e shtetit përmes një postimi në Facebook njoftoi largimin. “Kam tradhtuar besimin e atyre mijëra njerëzve” shprehet Gjici.

    Pranon autenticitetin e videos dhe akuzon se kurthin ia ngritën rivalët që kishte në zgjedhjet e 14 Majit. Për vajzën që u filmua në zyrë, thotë se “prej disa kohësh unë kam një marrëdhënie intime”, por është i ndërgjegjshëm se “nuk kam asnjë justifikim për atë çka ka ndodhur”.

    “Ndjesë të thellë publike çdokujt që sot ka parë atë material të shëmtuar video. Pas një fushate dhe përballjeje jo të lehtë me kundërshtarët e mi, pas të cilës rezultova fitues, fatkeqësisht unë rash pre e një kurthi të përgatitur me detaje nga e njëjta dorë njerëzish me të cilët u përballa në zgjedhje. Ja arritën ta bëjnë në një formë tjetër të pistë atë që se bënë dot me votën e kuksianëve.

    Jam shumë i keqardhur për ngjarjen dhe jam mëse i qartë se në këtë situatë nuk ka vlerë asnjë lloj sqarimi. Prej disa kohësh unë kam një marrëdhënie intime me vajzën në fjalë por sigurisht nuk kam asnjë justifikim për atë çka ka ndodhur pavarërisht se i rënë në kurth.

    Nuk mund të jem më unë njeriu që punon në atë zyrë shteti pasi e kam tradhëtuar besimin e atyre mijëra njerëzve që besuan e punuan me mua për ta bërë Kukësin një qytet gjithnjë e më të mirë.

    Ndjesë të gjithëve dhe mirënjohje gjithë jeten kujtdo më besoi dhe mbështeti. Ishte nderi i jetës time që u njollos nga një mendjelehtësi e pafalshme ndaj sot ndjej detyrimin minimal të jap dorëheqjen! Zoti ju bekoftë të gjithëve” shkruan ai.

  • Shiu ‘bën kërdinë’ në vend, ja akset më problematike

    Shiu ‘bën kërdinë’ në vend, ja akset më problematike

    Shiu i rënë gjatë mesditës së sotme ka përmbytur qytetin e Kuçovës. Thuajse të gjitha rrugët e qytetit janë nën pushtetin e ujit duke e bërë tejet të vështirë qarkullimin e mjeteve dhe qytetarëve.

    Më problematike situata paraqitet në hyrje të qytetit duke filluar nga “rreth-rrotullimi i Ullirit” e deri tek nëntë-katëshi dhe në lagjet:

    “Llukan Prifti”, “1 Maji”, “11 Janari” dhe “Tafil Skëndo”.

    Përmbytjes nga shiu nuk i ka shpëtuar as nënstacioni elektrik që ndodhet në hyrje të qytetit të Kuçovës.

    Fakti që nënstacioni elektrik ndodhet nën ujë ka bërë stakimin e energjisë elektrike në disa fshatra të Kuçovës.

    Pothuajse të gjitha rrugët e qytetit janë nën pushtetin e ujit. Shkak për këtë përmbytje që ka ndodhur gjatë dy viteve të fundit në Kuçovë janë bërë bllokimet e kanalizimeve.

    Edhe pse banorët kanë kërkuar disa herë marrjen e masave për zhbllokimin e kanalizimeve deri më sot nuk është bërë asgjë për mbajtjen e situatës nën kontroll dhe evitimin e përmbytjes së rrugëve.

  • “Jam i tradhtuar nga gratë, s’ma varin më”, Ilirjani kërkon njohje: Merrem me derra, ma bën… (Video)

    “Jam i tradhtuar nga gratë, s’ma varin më”, Ilirjani kërkon njohje: Merrem me derra, ma bën… (Video)

    Ilirjani, një telefonues në “Aldo Morning Show” në Tv Klan parashtroi në program kërkesën për të njohur një grua.

    Ai është thuajse 50 vjeç dhe thotë se ka nevojë për dikë që të kujdeset për të, për familjen dhe për gjyshërit e tij. Ilirjani merret me blegtori dhe kalon një kohë të konsiderueshme me derrat, të cilët madje i imiton.

    Ilirjan: Ju mora të lidhemi bashkë se dua të gjej grua se jam duke shkuar 50 vjeç dhe s’po gjej dot lidhje, jam i tradhtuar nga gratë. Nuk e di pse s’ma varin tani. Dikur ma varnin po tani s’ma varin më. Dua një lidhje serioze për familje, për shtëpi, për katandi, për gjyshin, për gjyshen.

    Aldo: Do një lidhje për gjyshin apo për vete?

    Ilirjan: Po dhe për vete po më tepër edhe për gjyshin e për gjyshen, për vjehrrin e për vjehrrën. Të paktën të kem një lidhje serioze.

    Aldo: Na fol pak për veten.

    Ilirjan: Dua dhe për vete unë, po dua dhe për gjyshin e për gjyshen.

    Aldo: Tani, e do këtë grua ta ndash me gjyshin apo… s’e kuptova, edhe njëherë?

    Ilirjan: E dua edhe për gjyshin, edhe për gjyshen.

    Aldo: E kuptova mirë.

    Ilirjan: Të jetë ndonjë vajzë e mirë, ndonjë grua e mirë, a kupton?

    Aldo: Ti vetë me çfarë merresh?

    Ilirjan: Unë me blegtori. Me dele, me lopë, me derra.

    Aldo: E qartë.

    Ilirjan: Ma bën derri (imiton derrin).

    Aldo: Ngaqë konsumon shumë kohë me derrin, merrni dhe jepni me njëri-tjetrin, kuptova. Është si puna e çifteve që jetojnë bashkë dhe fillojnë ngjajnë.

    Ilirjan: Po./tvklan.al

  • SHBA del me deklaratën e fortë: Albin, do të përballesh me pasoja!

    SHBA del me deklaratën e fortë: Albin, do të përballesh me pasoja!

    Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar deklaroi prerë se nuk është me vend përdorimi i fjalës “sanksion”, kur është pyetur për masat që SHBA-ja mund të marrë në rast se Kosova dhe Serbia nuk marrin vendime që do të çojnë në de-eskalimin e situatës në veri të Kosovës.

    Escobar u shpreh se ambasadorët e SHBA-së në Prishtinë dhe Beograd kanë folur për pasoja dhe ka thënë se ata që do të refuzojnë partneritetin do të përballen me pasoja.

    Albin Kurti

    “Shfrytëzimi i fjalës sanksion është e pavend. Ambasadorët kanë folur për pasoja. Absolutisht, jemi duke kërkuar nga dy vendet të marrin vendimet që çojnë në stabilitet.

    Ata që refuzojnë partneritetin, do të përballen me pasojat”, tha Escobar.

  • Safet Gjici merr vendimin e dytë pas dorëheqjes

    Safet Gjici merr vendimin e dytë pas dorëheqjes

    Safet Gjici ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë së Kukësit.

    Vendimi i tij erdhi pas publikimit të një videoje intime të tij duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e bashkisë.

    Pasi kërkon një ndjesë të thellë për videon, Gjici shprehet se ra pre e një kurthi të përgatitur me detaje.

    E sa i përket vajzës në video, ai thotë se prej disa kohësh është në një marrëdhënie intime me të, por prapë se prapë, “kjo nuk justifikon atë që ka ndodhur”.

    Komentet me reagime nga më të ndryshmet ishin të shumta në faqen e tij në Facebook duke e detyruar që t’i bllokojë.

  • Tronditëse, gjendet i pajetë në kanal një 25 vjeçar

    Tronditëse, gjendet i pajetë në kanal një 25 vjeçar

    Një 25-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një kanal me ujë vaditës në zonën e fshatit Shulbatër, në Mat.

    Sipas denoncimit mbrëmjen e djeshme nga familjarët, 25 vjeçari, kishte shkuar në pyll, për të mbledhur kërpudha, dhe nuk ishte kthyer ende në banesë.

    Pas disa orësh kërkime, policia e Matit në bashkëpunim me banorët e zonës dhe familjarët e tij, bënë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të të riut.

    Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

    Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas është mbytur aksidentalisht.

    Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

  • Si do jenë temperaturat në dy javët e fundit të qershorit? Lajda Porja: El Ninjo “prek” dhe Shqipërinë

    Si do jenë temperaturat në dy javët e fundit të qershorit? Lajda Porja: El Ninjo “prek” dhe Shqipërinë

    Sinoptikania Lajda Porja ka bërë parashikimin e motit për ditët e mbetura të muajit qershor në edicionin e lajmeve në Top Channel.

    Sipas saj zona juglindore e Shqipërisë, kryesisht rrethi i Korçës edhe sot do shoqërohet nga reshjet e shiu, por nga nesër situata do qetësohet. Nga fillimi i javës temperaturat do të rriten deri në 35 gradë celsius.

    “Moti pritet të përmirësohet nga java tjetër, pritet të kemi goditjen e valëve të të nxehtit afrikan në pellgun në pellgun e Mesdheut, ku Spanja, Sardenja, Italia, pjesa veriperëndimore e Ballkanit do të shënojnë temperaturat më të larta. Shqipëria do të jetë në periferi të kësaj vale, që do të thotë se ne do të kemi mot të kthjellët, do të kemi më shumë orë me diell me reshje shumë të pakta dhe të izoluara, ndoshta në zonat ekstreme veriore. Temperaturat e ajrit në Shqipëri do të jenë 25 apo lehtësisht mbi këtë vlerë. Do të jemi në periferi të valës së të nxehtit, ku temperatura ekstreme do të përjetojë Spanja dhe e gjithë jugu i Italisë, Shqipëria do të mbetet ende me këto vlera, pra 34-35 gradë në 10-ditshin e fundit të qershorit”, u shpreh sinoptikania.

    Porja ka treguar edhe ndikimin që do ketë fenomeni El Ninjo në vendin tonë.

    “Fenomeni El Ninjo që sjell temperatura të larta në oqeanin Paqësor bën që të kemi ndikim dhe të presim temperatura të larta në dy vitet pasardhëse. Është një fenomen, një gjendje termike, një anomali termike e cila ndikon në sistemin tokë-atmosferë. Fenomeni El Ninjo i cili ndodh të paktën 1 herë në 4-5 vite ne do të presim ditë dhe vite të nxehta. 2024 dhe 2025 do jenë vitet më të nxehta kjo në rang global dhe në rang territorial. Prandaj pritet që Shqipëria të shënojë temperatura të larta gjatë 2024 dhe 2025. Ajo çfarë ndodh gjatë këtij fenomeni, ne do të kemi shpeshtimi të fenomeneve ekstreme, do të kemi rrebeshe shiu, ciklone, stuhi tropikale të cilat do jenë jo vetëm më të shpeshta, por do jenë në një shkallë egërsie më të lartë në momentin që kemi këtë fenomen”, tregon Lajda Porja.

  • Skandali s*ksual i Safet Gjicit në zyrën e Bashkisë, Artan Hoxha bën reagimin epik

    Skandali s*ksual i Safet Gjicit në zyrën e Bashkisë, Artan Hoxha bën reagimin epik

    Pas skandalit seksual të kryebashkiakut socialist në Kukës, Safet Gjici, ka reaguar edhe gazetari Artan Hoxha, ku me nota ironi thotë se po sillet vërdallë në Kukës, por ka frikë t’ua jap dorë gjithkujt.

    “Jam duke u sjell vërdallë nëpër Kukës, por nuk ma mban me ia dhënë dorën gjithkujt…

    Thjesht po i përshëndes me dorë nga larg, si Komandanti vaktit”, shkruan Hoxha.

  • Pas një dite të “lodhshme” pune, u “relaksua” në zyrë/ Çfarë bëri më 6 maj Safet Gjici

    Pas një dite të “lodhshme” pune, u “relaksua” në zyrë/ Çfarë bëri më 6 maj Safet Gjici

    Dita e 6 majit duket se ka qenë shumë e zënë me “aktivitete” e kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici.

    Në Facebook, në këtë datë, ai ka publikuar një ngjarje të rëndësishme për qytetin e Kukësit, pasi janë inauguruar ambjentet e reja të zjarrfikëseve.

    “Sot në përurimin e ambjenteve të reja të zjarrfikëseve të qytetit pasi janë ndërtuar me të gjitha standartet e larta,” shkruan ai.

    Por pas një dite të lodhshme me punë, përkon edhe video që është bërë virale së fundmi, ku Gjici kryen akte seksuale me atë që raportohet se është sekretarja e tij.

    Në videon e bërë është shënuar data 6 qershor e këtij viti, por kjo duket edhe nga veshja e kryetarit të Bashkisë.