Author: editor

  • Atentat, plumba dhe të plagosur në mesnatë

    Atentat, plumba dhe të plagosur në mesnatë

    Mbrëmë pak para mesnate, në qytetin e Pejës janë dëgjuar krisma armësh, sipas mediave në Kosovë. Të shtënat u dëgjuan pranë vendit të njohur si “Te Dulia”, ka pasur edhe të plagosur.

    Ndërkohë, rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

    “Me datë 13.06.2023, rreth orës 23:30, Policia është informuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Ali Pashë Gucija” në Pejë.

    Si pasojë e këtyre të shtënave, dy persona janë plagosur. Të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, dhe të njëjtit, sipas ekipit mjekësor, janë jashtë rrezikut për jetë” tha Rugova për Indeksonline.

  • Në 4 dekada në Europë, rreth 195 mijë njerëz kanë vdekur si pasojë e kushteve ekstreme të motit

    Në 4 dekada në Europë, rreth 195 mijë njerëz kanë vdekur si pasojë e kushteve ekstreme të motit

    Ngjarjet ekstreme të motit si valët e të nxehtit dhe përmbytjet kanë vrarë rreth 195,000 njerëz dhe kanë shkaktuar pothuajse 560 miliardë euro dëme që nga viti 1980, vlerëson Agjencia Evropiane e Mjedisit (EEA), duke bërë thirrje për veprim sot.

    “Ngjarjet ekstreme të motit dhe klimës shkaktuan humbje ekonomike që vlerësohen të arrijnë në 560 miliardë euro mes viteve 1980 dhe 2021, nga të cilat vetëm 170 miliardë euro (30%) ishin të siguruara”, duke lënë pas pothuajse 195,000 të vdekur, thekson institucioni i Bashkimit Evropian.

    Në shkurt 2022, raporti i paraqitur nga EEA fliste për humbje prej 510 miliardë eurosh dhe 142,000 vdekje gjatë periudhës 1980-2020. Në vitin 2021, përmbytjet në Gjermani dhe Belgjikë shkaktuan pothuajse 50 miliardë euro dëme.

    Sa i përket viktimave, ndryshimi i metodologjisë së përdorur në Francë dhe Gjermani është shkaku i variacionit të madh, sqaron institucioni evropian.

    “Për të shmangur humbjet e mëtejshme, ne duhet urgjentisht të kalojmë nga reagimi ndaj ngjarjeve ekstreme të motit në përgatitjen parandaluese”, i tha AFP ekspertja e EEA, Alexandra Kazmirczak.

    Bazuar në regjistrimin e ri, valët e të nxehtit përbënin 81% të vdekjeve dhe 15% të humbjeve ekonomike.

    Valët e të nxehtit të njëpasnjëshme goditën Evropën në verën e vitit 2022 – pasojat e tyre nuk janë përfshirë në regjistrimin e sotëm – duke shkaktuar një numër shumë më të lartë se mesatarja e vdekjeve në Kontinentin e Vjetër.

    Një shtesë prej 53,000 vdekjesh (+16%) u regjistruan në korrik 2022 krahasuar me mesataren mujore 2016-2019 në Evropë, megjithëse jo të gjitha i atribuoheshin nxehtësisë, tha EEA.

    Spanja regjistroi më shumë se 4,600 vdekje për shkak të nxehtësisë ekstreme nga qershori deri në gusht.

  • Efi bashkëpunim me Ronela Hajatin?

    Efi bashkëpunim me Ronela Hajatin?

    Efi Dhedhes, ish-banorja e “BBV” ka vendosur të jetë më e tërhequr pas kësaj eksperience. Nuk ka dhënë shumë intervista, s’ka postuar shumë në rrjetet e sociale e po ashtu ka pasur raste që “zhdukej”. Mirëpo, kjo ka bërë që të jetë një nga banoret më të kërkuara, si për mediat ashtu edhe për reklamat.

    Le të mos harrojmë se pas daljes së parë nga “BBV” ajo ishte protagoniste në klipin e “Mozzik” dhe tërhoqi shumë vëmendje. E mesa duket sërish do e shohim në një klip muzikor.

    Dyshimet na u shtuan pasi Ronela Hajati publikoi një video ku shfaqet Efi duke u rregulluar. Gjithçka deri më tani është “ok”, por ne bëjmë lidhjen me një postim të bërë po sot nga Ronela ku tregonte se sot do xhironte 2 klipe.

    E pikërisht sot publikon Efin duke u rregulluar. “Sot një ditë shumë e bukur”-shkruan Ronela në video. E bëtë lidhjen apo jo? Gjithsesi ne jemi në pritje të projekteve të Ronelës e pse jo në pritje dhe të projekteve të Efit.

  • Luizi i bën komentin e dyshimtë Kiarës: Të kam lënë, por…

    Luizi i bën komentin e dyshimtë Kiarës: Të kam lënë, por…

    Këngëtari shkodran Luiz Ejlli po shijon famën pas “Big Brother Vip” dhe prej datës 9 Qershor është duke dhënë koncerte në disa prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Por, veç koncerteve, duket se ai po shijon dhe “lirinë” që i fal Amerika duke dalë rrugëve të qytetit larg paparacëve dhe fansave që i kërkojnë foto pafund.

    Së fundmi, ai ka hedhur një foto në rrjetet sociale nga Amerika, ku ka pozuar tek një mjet luksoz “Rolls-Royce”. Luizi ka shkruar krahas fotos: “Gjatë xhirimeve të Fast and Furious.”

    Tek ky postim i tij, ka rënë në sy një koment epik i partneres së tij, Kiara Tito. Ajo ka shkruar me ironi: “O lumëmadh patentën e ke lënë në shtëpi”.

    Ashtu siç ka luajtur në BBV, këngëtari i ka kthyer përgjigjen me të njëjtën monedhë, duke i thënë se edhe vetë Kiarën e ka lënë në Shqipëri por kjo nuk ka domethënie.

    “Të kam lënë dhe ty por s’do të thotë gjë”– shkruan Luizi, e cila ka sjellë dhe një replikë me një emoji të nevrikosur të Kiarës.

    Si postimi i Luizit, po ashtu edhe komenti i Kiarës kanë marrë me mijëra pëlqime nga fansat.

  • “Shtrihuni në tokë”! Del VIDEO-Si u çmontua banda në Tiranë?

    “Shtrihuni në tokë”! Del VIDEO-Si u çmontua banda në Tiranë?

    Në kuadër të operacionit “Moncler” policia e Tiranës ka shkatërruar bandën e shpërndarësve të drogërave të forta në kryeqytet.

    Si rezultat, u arrestuan: Ledjo Gashi, Ergi Saliu, Brajan Lala, Erges Nexhipi dhe Mario Dema, të cilëve u janë sekuestruar 1 kg e 100 gram kokainë, 3 automjete, 9 aparate celulare, 710 euro si dhe 149 000 lekë.

    Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në Durrës, dhe më pas e shisnin atë kryesisht në lokale të natës, në Tiranë.

  • Gjendet një velierë pa ekuipazh në bord, Policia Kufitare e ankoron në Portin e Peshkimit në Sarandë

    Gjendet një velierë pa ekuipazh në bord, Policia Kufitare e ankoron në Portin e Peshkimit në Sarandë

    Një velierë është gjetur në det të hapur në Sarandë, pa ekuipazh në bord.

    Policia Kufitare e ka marrë velierën dhe e ka ankoruar në Portin e Sarandës.

    Ndërkohë po hetohen se kush e zotëron velierën dhe përse ajo është braktisur.

  • Sekuestrohet mbi 1 kg ‘e bardhë’ në Tiranë, ka të arrestuar

    Sekuestrohet mbi 1 kg ‘e bardhë’ në Tiranë, ka të arrestuar

    Sekuestrohet 1 kg e 100 gram kokainë, vihen në pranga 5 shtetas. Në kuadër të operacionit “Moncler” u arrestuan Ledjo Gashi, Ergi Saliu, Brajan Lala, Erges Nexhipi dhe Mario Dema.

    NJOFTIMI I POLICISE:

    Finalizohet me sukses pas një hetimi disamujor, operacioni policor i koduar “Moncler”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

    Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë.

    Vihen në pranga 5 shtetas që në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin lëndë narkotike kokainë, në lokalet e natës në Tiranë.

    Sekuestrohen rreth 1 kg e 100 gr lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 3 automjete, 9 aparate celulare, 710 euro si dhe 149 000 lekë.

    Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Moncler”.

    Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

    – L. G., 26 vjeç, E. S., 29 vjeç, të dy banues në Shijak, B. L., 24 vjeç, E. N., 34 vjeç, të dy banues në Durrës, dhe M. D., 32 vjeç, banues në Rrashbull.

    Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi D. B., 34 vjeç.

    Në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, në afërsi të fshatit Marikaj, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasit e lartpërmendur, dhe gjatë kontrollit të njërit prej automjeteve të tyre, u gjet një pako me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me peshë rreth 1 kg e 100 gr.

    Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në Durrës, dhe më pas e shisnin atë kryesisht në lokale të natës, në Tiranë.

    Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 1 kg e 100 gr lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 3 automjete, 9 aparate celulare, 710 euro si dhe 149 000 lekë.

    Vijon puna për kapjen e shtetasit D. B. Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

  • Luizi më në fund takon motrën në Amerikë: Familja ime është e para, çdo gjë tjetër vjen e dyta

    Luizi më në fund takon motrën në Amerikë: Familja ime është e para, çdo gjë tjetër vjen e dyta

    Luizi më në fund ka takuar motrën e tij, e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këngëtari ndodhet atje për një tur koncertesh dhe ditën e sotme ka ndaluar në qytetin ku jeton e motra.

    Luizi ka postuar një foto me motrën dhe kunatin dhe ka shkruar se për të familja është e para.

    “Familja ime është jeta ime dhe gjithçka tjetër vjen e dyta për sa kohë që është e rëndësishme për mua”, shkruan Luizi.

  • Pronar i disa bizneseve, ja kush është i dashuri i Dafina Zeqirit (Foto)

    Pronar i disa bizneseve, ja kush është i dashuri i Dafina Zeqirit (Foto)

    Ditën e sotme u zbulua lidhja e re e këngëtares Dafina Zeqiri. Momentet romantike mes saj dhe partnerit “misterioz” u bënë virale në rrjet.

    E duket se edhe identiteti i partnerit të artistes s’do mbetet kaq mister. “Prive” mëson se i dashuri i ri i Dafinës është Kreshnik Gjergji, një figurë e panjohur për botën e showbizit shqiptar.

    Ai është biznesmen, në pronësi të të cilit figurojnë disa biznese në Kosovë.

    Mesa duket Dafina ka gjetur sërish dashurinë e po ndihet e lumtur me Kreshnikun.

  • Gati gjysma e bonusit të bebeve gjatë vitit 2022, shkoi për fëmijët e lindur jashtë vendit

    Gati gjysma e bonusit të bebeve gjatë vitit 2022, shkoi për fëmijët e lindur jashtë vendit

    Bonusi i bebeve, një shpërblim financiar për nxitjen e lindshmërisë që nisi të aplikohej në vitin 2019, nuk duket se përmbushi qëllimin për nxitjen e lindjeve në vend.

    Në mënyrë sistematike vit pas viti gati gjysma e shumës është përfituar nga bebet e lindura jashtë vendit. Qeveria shqiptare u shndërrua në një financues i lindurve jashtë vendit, pavarësisht se bebet u regjistruan formalisht në Shqipëri sa për të përfituar shpërblimin.

    Ministria e Shëndetësisë raportoi se vitin e kaluar bonusi u shpërnda për 42,504 bebe, prej të cilave 17,816 ose 42 % kishin lindur jashtë vendit.

    Gjithsej buxheti i shtetit financoi lindjen e bebeve më 3.1 miliardë lekë (27 milionë euro), ku gati gjysma kanë shkuar për familjet e emigrantëve shqiptare jashtë vendit.

    Vitin e kaluar brenda Shqipërisë lindën vetëm 24,688 foshnja, teksa bonusi u shpërnda për më shumë se 42 mijë bebe. Në vitin 2022 lindjet brenda vendit shënuan rënie te fortë me 9 për qind, ndërsa në raport me vitin 2019 kur nisi shpërndarja e bonusit pësuan rënie me mbi 13%.

    Në janar të vitit 2019 qeveria nisin dhënien e ndihmës së menjëhershme financiare (bonusi) për nënat me foshnja të porsalindura. Për fëmijën e parë bonusi ishte 40,000 lekë, për fëmijën e dytë e dytë 80,000 lekë dhe fëmijën e tretë 120,000 lekë për lindjen e fëmijës së tretë dhe fëmijëve të tjerë në vijim;Për nënat që lindin binjakë, masa e përfitimit është 80 000 (tetëdhjetë mijë) lekë për secilin fëmijë, ndërsa për nënat që lindin trinjakë dhe më shumë, masa e përfitimit do të jetë në masën 120 000 lekë për secilin fëmijë. Vendimi i qeverisë ka përcaktuar se ndihmën e menjëhershme financiare e përfitojnë edhe nënat shtetase shqiptare për fëmijë të lindur jashtë vendit dhe të regjistruar sipas afateve ligjore të përcaktuara në ligjin për gjendjen civile.

    Nëpunësi i gjendjes civile, i atashuar pranë institucioneve të shërbimit spitalor ku kryhet lindja, kryen veprimet e verifikimit on-line të statusit të nënës dhe regjistron fëmijën e lindur në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile (RKGjC) të vitit 2010.

    Duke qenë se bonusi po përfitohet masivisht nga bebet e lindura jashtë vendit, Ministria e Shëndetësie la iniciuar një projektligj të ri që korrigjon dhënien e bonusit për fëmijët e lindur jashtë. Ndryshimet e reja ligjore targetojnë bonusin vetëm për bebet që lindin brenda territorit shqiptare dhe jo për të gjitha lindjet që regjistrohen tek gjendja civile.

    Lindjet në Shqipëri po bien me shpejtësi prej rënies së normës së fertilitetit dhe emigrimit të moshave të reja. Demografët i bëjnë thirrje qeverisë që të nxisë lindshmërinë dhe stimujt për familjet e reja./Monitor