Author: editor

  • Kur do të përfundojnë reshjet e shiut? Meteorologu Hakil Osmani njofton ardhjen e verës duke filluar nga kjo ditë: Mund të shkoni në plazh pa problem

    Kur do të përfundojnë reshjet e shiut? Meteorologu Hakil Osmani njofton ardhjen e verës duke filluar nga kjo ditë: Mund të shkoni në plazh pa problem

    Ditët kur paraditja niste me diell dhe mbasditja me shi e rrebeshe do të përfundojnë të dielën.

    Hakil Osmani nga Meteoalb shprehet se nga java e ardhshme e deri në fund të muajit moti do të jetë ideal për pushime.

    Kjo e dielë do të shënojë fundin e ditëve me reshje dhe me ndryshime të shpeshta të motit.

    Sinoptikani Hakil Osmani shprehet se prej së hënës mund të shijohet bregdeti pa frikën se shirat do të prishin qetësinë.

    Osmani shton se dhe temperaturat do ti kthehen normalitetit duke prekur vlerat e stinës.

    Metereologët shprehet se situata paraqitet e qetë të paktën deri në fund të muajit qershor.

    Madje, sipas Osmanit, edhe në vendet e rajonit do të ketë përmirësim të ndjeshëm të motit.

  • Spartak Ngjela zbulon lëvizja e gabuar të Edi Ramës që rrezikon ta “hedhë në erë” nga karrigia e kryeministrit dhe tregon pse Sali Berisha nuk do ta marrë kurrë drejtimin e PD

    Spartak Ngjela zbulon lëvizja e gabuar të Edi Ramës që rrezikon ta “hedhë në erë” nga karrigia e kryeministrit dhe tregon pse Sali Berisha nuk do ta marrë kurrë drejtimin e PD

    Avokat i njohur, Spartak Ngjela ka paralajmëruar telashe për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit është përfshirë ditët e fundit në konfliktin Serbi-Kosovë me arsyetimin se po mbron kauzën kosovare, edhe pse në prapaskenë po bën lojën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

    Rama njoftoi javën që shkoi se i ka dorëzuar presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz një draft për krijimin e asociacionit të komunave serbe, i hartuar siç tha, nga ekspertë të nivelit më të lartë europian dhe amerikan. Kryeministri Rama deklaroi se bëhet fjalë për një dokument konfidencial, i cili merr në merr në konsideratë që asociacioni është pjesë e organizimit të jetës në Republikën e Kosovës, duke adresuar të gjithë rekomandimet apo konkluzionet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Por ky vendim i shefit të qeverisë shqiptare duket se është një lëvizje e gabuar.

    Ka qenë avokat Ngjela,i cili gjatë një prononcimi për gazetën “SOT” theksoi se vendimi i Ramës rrezikon ta “hedhë në erë” atë nga karrigia e kryeministrit. “Të dyshimta në fakt. Rama nuk ka qenë ndonjëherë me Kosovën kështu që të shohim do të jetë akoma kryeministri i Shqipërisë. Po ai nuk ka qenë për bashkimin kombëtar dhe as për pavarësinë e Kosovës, që nuk mbron interesin shqiptar ajo dihet”, deklaroi ai për gazetën “SOT”.

    Situata në PD

    Më tej avokat Spartak Ngjela është ndalur edhe tek situata brenda opozitës e veçanërisht asaj në Partinë Demorkatike dhe “Foltore”. I drejtpërdrejt në atë që thoshte, avokat Ngjela tregoi arsyet se pse Sali Berisha nuk do ta marrë kurrë drejtimin e PD, ndonëse vetë dhe me ndihmën e enturazhit të tij po përpiqet të pengojë rikthimin e Lulzim Bashë në krye të selisë blu.

    “Nuk duhet se ka ndonjë lider. Sa kohë aty është Berisha nuk kanë perspektivë se nuk i pranon Perëndimi. Një parti e djathtë që se pranon perëndimi nuk ke perspektivë sot në Shqipëri. Tani të shohim se çfarë do të bëjnë, duhet të nxjerrin një lider, sepse Saliu është ‘non-grata’ në Amerikë dhe PD e ka përjashtuar .

    Nëse ata nuk do dinë të manovrojnë do të jenë në krizë. Fakti që Berisha nuk largohet dëmton PD. Shqipërinë e lë pa një parti të djathtë”, u shpreh ai.

    Arrestimi i Dakos

    Ndërkohë Spartak Ngjela, ka folur për arrestimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.“Ai u arrestua për shpërdorim detyre lidhur me pozicionin që ka pasur si kryetar bashkie në Durrës. Ai “non grata” është për ligjin amerikan, po ta marrin ata për krimet e tyre do të njoftojnë”, tha ai. Gjithashtu, Ngjela theksoi se fakti që nuk është arrestuar përpara 14 majit, tregon se janë treguar të matur sepse do të dëmtonte procesin në Durrës.

    “Akuzat, a kanë lidhje edhe me një përftim monetar të kryetarit të Bashkisë në funksion të shkeljeve? Kjo mbetet për t’u provuar. Arrest shtëpie nuk mund të jepet dot sepse janë dy vepra penale për të cilat hetimi nuk dihet se si mund të shkojë. Nuk u arrestua para zgjedhjeve sepse dëmtohej imazhi socialist në Durrës.

    Fakti që ky deklarohet si mik i afërt i Ramës, dhe ai nuk ka nevojë ta shprhe se ai ka qenë kryetar bashkie në Durrës. Dhe pyetja bëhet kështu, që pikërisht për këtë figurë të rëndësishme të PS vjen akuza dhe e arreston. Rama po të kishte forcë nuk e arrestonin. Kjo tregon se SPAK nuk ka lidhje me Ramën”, nënvizoi Ngjela gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”.

  • Çanta dhe bizhuteri floriri nga Franca, arrestohet familjarisht për pastrim parash ish-shoferi i Ardi Veliut

    Çanta dhe bizhuteri floriri nga Franca, arrestohet familjarisht për pastrim parash ish-shoferi i Ardi Veliut

    Detaje të reja kanë dalë në lidhje me urdhërarrestet e lëshuara nga SPAK për disa policë, të cilët dyshohet se janë pjesëtarë të një grupi kriminal.

    Operacioni ka të bëjë me goditjen e një grupi kriminal të akuzuar për trafik të sendeve me vlerë dhe pastrim parash.

    Burime bëjnë me dije se është ndaluar edhe ish-shoferi i Ardi Veliut, Sokol Idrizi, gruaja e tij dhe vazja e tij, një ish-studente në Francë. Mes të arrestuarve janë dhe dy policë të Portit të Durrësit.

    Pjesë e personave të rënë në “rrjetën” e SPAK dyshohet se janë edhe 7 oficerë policie, dy prej të cilëve punonin në Portin të Durrësit.

    Operacioni ka nisur që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm dhe dyshohet se urdhër arrestet janë lëshuar për veprën e pastrimit të parave, ku janë sekuestruar para, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë.

    Sipas informacioneve të para, dyshohet se ata kryenin trafik të sendeve me vlerë, si diamante, bizhuteri floriri dhe madje dhe para cash përmes portit të Durrësit.

    Gazetari Elton Qyno thekson se bëhet fjalë për një letërporosi të mbërritur nga drejtësia Franceze, ku Sokol Idrizaj shoferi i Ardi Veliut dyshohet se është përfshirë në pastrim parash dhe kontrabandë të mallrave me vlerë si bizhuteri floriri, argjend etj. Operacioni i SPAK është në vijim, teksa vijon ekzekutimi i masave./albeu.com/

  • Tensionet në veri, Haradinaj del me deklaratën e fortë ndaj Kurtit

    Tensionet në veri, Haradinaj del me deklaratën e fortë ndaj Kurtit

    Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj thotë se shkarkimi i kryeministrit Albin Kurti dhe qeverisë në Kosovës është urgjencë kombëtare.

    Përmes një statusi në faqen e tij në Facebook Haradinaj kritikon ashpër Albin Kurti si njeriu që sipas tij është i zhytur në korrupssion dhe tashmë edhe i pabesueshëm për aleatët euroatlantikë.

    I zbuluar dhe i kapur në mashtrim. I humbur në qeverisje dhe i pashpresë për ekonomi, arsim e shëndetësi, i zhytur në korrupsion dhe i kapur në hajni, i pabesueshëm për aleatët euroatlantikë, i kapur në pabesi dhe i dënuar prej tyre, Kurti po kërkon shpëtim te kriminelët në veri.

    S’e shpëtojnë as ata, s’e ka drejtësi për të gjithë dhe ka për të pasur për popullin e shumëvuajtur të Kosovës edhe nga e keqja Kurti. Prandaj shkarkimi i Kryeministrit dhe Qeverisë, është urgjencë kombëtare, shkruan Haradinaj.

  • Sajoi vdekjen për t’i dhënë familjes një mësim, 45-vjeçari shkon me helikopter në funeral

    Sajoi vdekjen për t’i dhënë familjes një mësim, 45-vjeçari shkon me helikopter në funeral

    Njerëzit përdorin mënyra të ndryshme për të dërguar një mesazh të rëndësishëm te familjarët apo edhe miqtë. Një 45-vjeçar ka gjetur një mënyrë paksa të dhimbshme, por që u mbyll me një fund të lumtur.

    TikTokeri David Baerten, për t’i dhënë familjes mësimin e rëndësishëm për të mos humbur kontaktet, vendosi që të inskenonte vdekjen e tij. Më pas, burri nga Belgjika u shfaq në funeralin kur zbriti nga qielli me një helikopter.

    45-vjeçari nuk veproi vetëm. Për planin e mirëmenduar u vunë në dijeni duke e ndihmuar dhe bashkëshortja e fëmijët. Një nga vajzat e tij e ndihmoi të mashtronte ndjekësit, në atë që shumë nga populli i internetit e cilësuan si “shaka mizore”. Në rrjetet sociale shkruante:

    “U prehsh në paqe babi! Kurrë nuk do të ndalem së menduari për ty. Pse jeta është kaq e padrejtë? Pse ti? Do të bëheshe gjysh dhe ende e kishe gjithë jetën përpara. Unë të dua! Ne të duam ty! Nuk do të të harrojmë kurrë”.

    Dhe nuk e lanë me kaq. Fundjavën e kaluar i organizuan ceremoninë mortore pranë Liezhit dhe për çudinë e të gjithëve që po vajtonin humbjen, “i vdekuri u ngjall”. Baerten bëri një hyrje madhështore me helikopter, i shoqëruar nga një ekip që xhironte “mrekullinë”.

    Shakaja e dhimbshme e TikToker-it që numëron 162 mijë ndjekës u pasua me reagime serioze. Baerten u detyrua të shpjegonte veprimet dhe bëri të ditur se këtë e bëri për të parë si do të reagonin familjarët e tjerë, me të cilët prej kohësh nuk ishte më në kontakt të ngushtë.

  • Do të preket edhe Shqipëria, meteorologët grek japin alarmin: Moti i keq pritet të pushtojë vendin, nis në orën

    Do të preket edhe Shqipëria, meteorologët grek japin alarmin: Moti i keq pritet të pushtojë vendin, nis në orën

    Shqipëria do të vijojë nën pushtetin e motit të paqendrueshëm edhe për ditët në vijim, ndërsa të premten pritet kulmi, teksa vendi do të përfshihet nga shira të rrëmbyeshëm dhe rrufe në të gjithë territorin.

    Gjithçka pritet të nisë të premten në orët e mesditës për të arritur kulmin në orën 15:00 ku priten reshje të dendura kryesisht në Korçë, Kolonjë dhe Përmet.

    Harta e motit te premten, publikuar nga mediat greke. Spikat pjesa me te kuqe ne zonen e Kolonjes ku priten reshje te dendura

    Alarmi ësthë dhënë edhe nga mediat greke, të cilat theksojnë se cikloni që do të godasë Greqinë e veriut të premten do të nisë fillimisht në jug-lindje të Shqipërisë, specifikisht në zonën e Përmetit dhe Kolonjës dhe më pas do të zbresë poshtë.

    Prej ditësh tashmë, Shqipëria e mesme dhe ajo e jugut janë duke u karakterizuar nga një mot i paqendrueshëm, ku dita nis me diell dhe orët e pasdites shoqërohen vazhdimisht me reshje të dendura shiu. /albeu.com

  • Publikohet FOTO e fundit e Berlusconit para se të ndërronte jetë

    Publikohet FOTO e fundit e Berlusconit para se të ndërronte jetë

    Sot në Milano mbahet funeraliu i ish-kryeministrit Silvio Berlusconi, teksa qeveria ka shpallur zi kombëtare.

    Miliarderi italian ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare mëngjesin e së hënës, pasi muajt e fundit ishte përballur me disa probleme shëndetësore.

    Mbrëmjen e djeshme në mediat italiane u publikua fotoja e fundit e “Kavalierit” para se të shtrohej në spitalin “San Raffaele” të premten e kaluar.

    Në të, Berlusconi është në një nga baret e tij të preferuar në Milano, duke përqafuar djalin e vogël të pronarit. Ai shihet i dobësuar, dhe larg pamjes së p?7rhershme, edhe pse si gjithmonë, i kuruar.

  • Lajmi i mirë nga valuta, ja çfarë po ndodh me euron dhe monedhat e tjera

    Lajmi i mirë nga valuta, ja çfarë po ndodh me euron dhe monedhat e tjera

    Euro ka vijuar për të tretën ditë rikuperimin ndaj lekut duke fituar disi pikë pas zhytjes totale në fund të javës së shkuar ku zbriti në kufijtë e 105 lekëve për një euro.

    Banka e Shqipërisë publikoi pak më parë të dhënat nga tregu valutor, ku mësohet se një euro është këmbyer sot mesatarisht me 107.38 lekë duke fituar 0.61 pikë krahasuar me ditën e djeshme.

    Kjo është dita e tretë rresht që Euro vlerësohet në raport me lekun, megjithatë duket se nuk mjafton pasi rënia e javëve të shkuara ishte tepër e madhe.

    Mbetet për t’u parë nëse këto rikuperime janë tregues i një trendi rritës të euros ndaj lekut apo thjesht korrektime të momentit pas asaj që ndodhi javën e shkuar.

    Leku ndërkohë ka humbur pikë edhe ndaj dollarit amerikan dhe paundit britanik, të cilët po ashtu janë vlerësuar.

    Mësohet se një paund është këmbyer sot me 125.59 lekë, kurse një dollar amerikan me 99.37 lekë. Ky i fundit është duke iu afruar sërish kufirit 100 lekë pas rënies së javës së shkuar.

  • S**si shijon më shumë në jug apo në Tiranë? Flet ekspertja Zhaklin Lekatari

    S**si shijon më shumë në jug apo në Tiranë? Flet ekspertja Zhaklin Lekatari

    Blogeria e se ks it Zhaklin Lekatari në një intervistë për emisionin Ora Verore i është përgjigjur pyetjes thumbuese në lidhje me diferencën e marrëdhë nies se k su ale në Jug dhe Tiranë.

    Se ksi shijon më shumë në Jug apo në Tiranë? Dhe ka ndonjë diferencë duke qenë se këtej ka jod?

    Se ksi i mirë shijon kudo, shijon edhe ne mal. Mjafton që s eksin ta bësh me mendjen e hapur dhe me personin e duhur

    Duke qenë se këtej ka jod dhe është kjo energjia verore, në plazh dashurohen më shumë, si mendon?

    E vërtetë ndoshta nga ajo që je i zhv eshur je më i çliruar nga veshjet, je i nxirë, je në ditë pushimi, prandaj patjetër që mendërisht je më i prirur, që të përjetosh më shumë eksperienca pozitive.

    Megjithatë duke parë që interesi ynë se ksual varet nga cikli ynë ho rmonal edhe përpos natyrës, faktorit ambiental.

    Ndikon edhe cikli ynë ambiental, cikli ynë hor monal dhe mënyra sesi ne ndihemi vetë me trupin tonë ka të bëjë shumë me dëshirën që ne kemi për të kryer marrëdh ënie se k s uale prandaj edhe po edhe jo është përgjigjia e pyetjes tënde.

  • Mbytet anija shumë pranë Shqipërisë, humbin jetën 17 emigrantë

    Mbytet anija shumë pranë Shqipërisë, humbin jetën 17 emigrantë

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në brigjet jugore të Greqisë, ku një anije është mbytur e për pasojë 17 persona kanë mbetur të vdekur.

    Mediat e huaja bëjnë me dije se deri më tani janë shpëtuar 104 persona ndërkohë po bëhen kërkime nga autoritetet për të gjetur të tjerë.

    Katër nga të mbijetuarit u shtruan në spital me simptoma të hipotermisë. Është e paqartë se sa pasagjerë mund të mbeten të zhdukur në det.Gjashtë anije të rojes bregdetare, një fregatë e marinës, një aeroplan transporti ushtarak, një helikopter i forcave ajrore, disa anije private dhe një dron nga agjencia e mbrojtjes së kufijve të Bashkimit Evropian, Frontex, morën pjesë në kërkimin e vazhdueshëm.

    Anija me destinacion Italinë besohet të ketë lundruar nga zona e Tobruk në Libinë lindore. Roja bregdetare italiane lajmëroi fillimisht autoritetet greke dhe Frontex për anijen që po afrohej të martën.

    Kontrabandistët po marrin gjithnjë e më shumë varka më të mëdha në ujërat ndërkombëtare jashtë kontinentit grek, në përpjekje për të shmangur patrullat lokale të rojes bregdetare.

    Të dielën, 90 emigrantë në një jaht me flamur të SHBA u shpëtuan në zonë pasi bënë një telefonatë fatkeqësie.