Author: editor

  • “Qeveria ka dështuar”- Rreth 40 organizata letër Mbretërisë së Bashkuar: Shqipëria të hiqet nga lista e “vendeve të sigurta”, ka korrupsion, trafiqe dhe banda

    “Qeveria ka dështuar”- Rreth 40 organizata letër Mbretërisë së Bashkuar: Shqipëria të hiqet nga lista e “vendeve të sigurta”, ka korrupsion, trafiqe dhe banda

    Rreth 40 organizata ndërkombëtare i kanë kërkuar autoriteteve të Mbretërisë së Bashkuar përmes një letre që Shqipëria të hiqet nga lista e “vendeve të sigurta”.

    Kjo kërkesë vjen si pasojë e numrit të lartë të emigrantëve, që sipas tyre është e pazakontë për një “vend të sigurt”.

    Në letër renditen disa nga problematikat e vendit tonë, duke nisur nga trafikimi i qenieve njerëzore, bandat, diskriminimi i disa komuniteteve, etj.

    Aipas këtyre organizatave qeveria shqiptare ka dështuar në disa aspekte, gjë që ka çuar edhe në një emigrim masiv të shqiptarëve.

    “Ne dëshirojmë të tërheqim vëmendjen tuaj për Amendamentin 128A, të propozuar nga Baronesha Lister dhe Lord Cashman, dhe për të kërkuar mbështetjen tuaj të paçmuar në adresimin e një çështjeje kritike brenda Projektligji aktual i Migracionit Ilegal. Ky projektligj, siç është, do ta klasifikojë Shqipërinë në një listë të ‘vendeve të sigurta’ qytetarët e të cilëve munden të kthehen me shpejtësi në atdhe, pavarësisht nga kërkesat e tyre individuale për azil apo të drejtat e njeriut. Lista përfshin shtetet anëtare të EEA plus Zvicrën.

    Sipas mendimit tonë, përfshirja e Shqipërisë në një listë të tillë të ‘vendeve të sigurta’ është një vendim i gabuar. Shqipëria nuk i përket BE-së (Nuk është anëtarësuar) dhe as nuk i plotëson ato standardet e nevojshme për t’u klasifikuar si një “vend i sigurt”. UNHCR-ja ka shprehur me vend shqetësimet e saj, duke deklaruar: “UNHCR është e shqetësuar që lista përfshin Shqipërinë, pavarësisht udhëzimeve të vendit të botuara në Mbretërinë e Bashkuar dhe vendimeve të gjykatave të MB të cilat pranojnë se grupe të caktuara shtetasish shqiptarë mund të jenë në rrezik të persekutimit.”. Përcaktimi i një shteti si ‘vend i sigurt’ kërkon konfirmimin se “në përgjithësi ka në atë shtet nuk ka rrezik serioz të persekutimit të shtetasve të atij shteti.”

  • Laert Haxhiu kërkon azil në Greqi: Më rrezikohet jeta

    Laert Haxhiu kërkon azil në Greqi: Më rrezikohet jeta

    Laert Haxhiu, i arrestuar pak javë më parë në Janinë, ka kërkuar azil me argumentin se i rrezikohet jeta nëse do ekstradohet. Kjo kërkesë ka ardhur në momentin kur dosja e tij i është dorëzuar autoriteteve greke. Tashmë vendimi i takon gjykatës së Janinës, për të vendosur nëse do lejojnë apo jo ekstradimin e tij. Seanca e parë për ekstradimin e Laert Haxhiut do mbahet më datë 20 qershor.

    Në fund të muajit Maj, gjykata e Janinës dha 40 ditë në burg Haxhiun, në pritje të procedurave të ekstradimit drejt Shqipërisë, ku e pret përballja me drejtësinë për akuzat e vrasjes dhe grupit të strukturuar kriminal.

    30-vjeçari, i konsideruar nga Policia e Shtetit si një nga 5 më të kërkuarit në vend që prej vitit 2017, është dënuar për vrasje të mbetur në tentativë me 18 vjet burgim për një ngjarje të regjistruar në 2016 dhe është në gjykim, në Gjykatën e Posaçme për vrasjen e dyfishtë në Lushnjë në 2017, ku humbën jetën Zamir Latifi e Jurgen Hoxha, si dhe u plagos Marjus Xhepexhiu.

  • Ndodhi dhe kjo/ Sajoi vdekjen për t’i dhënë familjes një mësim, 45-vjeçari shkon me helikopter në funeral

    Ndodhi dhe kjo/ Sajoi vdekjen për t’i dhënë familjes një mësim, 45-vjeçari shkon me helikopter në funeral

    Njerëzit përdorin mënyra të ndryshme për të dërguar një mesazh të rëndësishëm te familjarët apo edhe miqtë. Një 45-vjeçar ka gjetur një mënyrë paksa të dhimbshme, por që u mbyll me një fund të lumtur.

    TikTokeri David Baerten, për t’i dhënë familjes mësimin e rëndësishëm për të mos humbur kontaktet, vendosi që të inskenonte vdekjen e tij. Më pas, burri nga Belgjika u shfaq në funeralin kur zbriti nga qielli me një helikopter.

    45-vjeçari nuk veproi vetëm. Për planin e mirëmenduar u vunë në dijeni duke e ndihmuar dhe bashkëshortja e fëmijët. Një nga vajzat e tij e ndihmoi të mashtronte ndjekësit, në atë që shumë nga populli i internetit e cilësuan si “shaka mizore”. Në rrjetet sociale shkruante:

    “U prehsh në paqe babi! Kurrë nuk do të ndalem së menduari për ty. Pse jeta është kaq e padrejtë? Pse ti? Do të bëheshe gjysh dhe ende e kishe gjithë jetën përpara. Unë të dua! Ne të duam ty! Nuk do të të harrojmë kurrë”.

    Dhe nuk e lanë me kaq. Fundjavën e kaluar i organizuan ceremoninë mortore pranë Liezhit dhe për çudinë e të gjithëve që po vajtonin humbjen, “i vdekuri u ngjall”. Baerten bëri një hyrje madhështore me helikopter, i shoqëruar nga një ekip që xhironte “mrekullinë”.

    Shakaja e dhimbshme e TikToker-it që numëron 162 mijë ndjekës u pasua me reagime serioze. Baerten u detyrua të shpjegonte veprimet dhe bëri të ditur se këtë e bëri për të parë si do të reagonin familjarët e tjerë, me të cilët prej kohësh nuk ishte më në kontakt të ngushtë.

  • Shoqja e Kiarës: U pendova që ia mbajta Instagram-in, ja çfarë i pashë

    Shoqja e Kiarës: U pendova që ia mbajta Instagram-in, ja çfarë i pashë

    Gjatë kohës që Kiara ndodhej në shtëpinë e Big Brother VIP, Instagramin e saj e menaxhonte shoqja e saj Liesa Haxhiasllani. Liesa ishte e ftuar mbrëmë në emisionin “Natën me Aulonën”, ku tregoi se nuk e priste që Instagrami i Kiarës të merrte atë lloj rritje të menjëherëshme.

    Liesa zbuloi se Kiara i kishte thënë se do qëndronte e shumta 2-3 javë brenda shtëpisë. Ajo u shpreh se u pendua paksa që e mori përsipër këtë detyrë kur pa edhe sulmin që po përjetonte për shkak të debateve që ndodhnin në shtëpi.

    “Kiara kur mori pjesë në Big Brother tha do futem dhe 2-3 javë do dal, është e sigurt, se unë nuk i përballoj dot sherret, debatet. Thjesht për eksperiencë po futem tha.

    Askush s’e priste që do ndodhte e gjithë ajo gjë që ndodhi, u kthye në fenomen bashkë me Luizin dhe ishte përgjegjësi shumë e madhe pjesa e rrjeteve sociale sepse ka patur shumë komente, herë pas here edhe komente negative.

    Duhet të ruaja një neutralitet edhe kur bëhej fjalë për banorë të tjerë, sepse nuk mund të reagoja në emër të Kiarës. Kujtoj rastin kur ndodhi përplasja me Efin. Pati shumë komente që pse s’po reagon, pse s’po publikon diçka në Instagramin e Kiarës. Pas 2 ditësh ato u pajtuan.

    Nëse do ta kisha sharë Efin në Instagramin e Kiarës, unë do kisha dalë e keqe. Ishe vërtet shumë presion. Ishtehera e parë dhe për mua që duhet të merresha me aq shumë komente. Ka patur momente kur thoja obobo pse e mora unë këtë përgjegjësi”, tha Liesa.

  • Sot funerali i Silvio Berlusconit, Milano nën masa të rrepta sigurie

    Sot funerali i Silvio Berlusconit, Milano nën masa të rrepta sigurie

    Milano po përgatitet t’i japë lamtumirën Silvio Berlusconit me funeralin shtetëror që do të mbahet sot në orën 15:00 në Duomo dhe do të kremtohet nga kryepeshkopi i qytetit Mario Delpini.

    Masat e sigurisë të vendosura për këtë rast janë të rrepta duke qenë se Presidenti i Republikës Sergio Mattarella, Kryeministrja Giorgia Meloni, të paktën 32 zyrtarë qeveritarë do të mbërrijnë në qytet me një fluturim shtetëror nga Linate, si dhe krerët e shtetit dhe zyrtarë të huaj, duke përfshirë hungarezin Viktor Orban.

    Më tej, në Piazza Duomo, e cila do të rrethohet nga ora 10 e mëngjesit të sotëm dhe do të ruhet nga forcat e rendit si e gjithë zona, priten mijëra qytetarë të cilët do të mund të marrin pjesë në funeralin e ish-kryeministrit nga dy ekranet që janë ngritur për këtë rast.

  • “Shqiponja” nuhat gomonen mes jonxhës së Vlorë

    “Shqiponja” nuhat gomonen mes jonxhës së Vlorë

    Në mesnatë është sekuestruar një gomone në Vlorë. Gomonia 10 metra e gjashtë ishte fshehur mes një kamioni me jonxhë në fshatin Babaicë.

    Dyshohet e para lidhen me faktin se mund të përdorej për trafik drejt Italisë.

    Operacioni u zhvillua nga forcat operacionale dhe “Shqiponja” pas informacioneve operative nga terreni.

    Janë zhvilluar kontrolle në disa shtëpi.

  • Atentat, plumba dhe të plagosur në mesnatë

    Atentat, plumba dhe të plagosur në mesnatë

    Mbrëmë pak para mesnate, në qytetin e Pejës janë dëgjuar krisma armësh, sipas mediave në Kosovë. Të shtënat u dëgjuan pranë vendit të njohur si “Te Dulia”, ka pasur edhe të plagosur.

    Ndërkohë, rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

    “Me datë 13.06.2023, rreth orës 23:30, Policia është informuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Ali Pashë Gucija” në Pejë.

    Si pasojë e këtyre të shtënave, dy persona janë plagosur. Të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, dhe të njëjtit, sipas ekipit mjekësor, janë jashtë rrezikut për jetë” tha Rugova për Indeksonline.

  • Në 4 dekada në Europë, rreth 195 mijë njerëz kanë vdekur si pasojë e kushteve ekstreme të motit

    Në 4 dekada në Europë, rreth 195 mijë njerëz kanë vdekur si pasojë e kushteve ekstreme të motit

    Ngjarjet ekstreme të motit si valët e të nxehtit dhe përmbytjet kanë vrarë rreth 195,000 njerëz dhe kanë shkaktuar pothuajse 560 miliardë euro dëme që nga viti 1980, vlerëson Agjencia Evropiane e Mjedisit (EEA), duke bërë thirrje për veprim sot.

    “Ngjarjet ekstreme të motit dhe klimës shkaktuan humbje ekonomike që vlerësohen të arrijnë në 560 miliardë euro mes viteve 1980 dhe 2021, nga të cilat vetëm 170 miliardë euro (30%) ishin të siguruara”, duke lënë pas pothuajse 195,000 të vdekur, thekson institucioni i Bashkimit Evropian.

    Në shkurt 2022, raporti i paraqitur nga EEA fliste për humbje prej 510 miliardë eurosh dhe 142,000 vdekje gjatë periudhës 1980-2020. Në vitin 2021, përmbytjet në Gjermani dhe Belgjikë shkaktuan pothuajse 50 miliardë euro dëme.

    Sa i përket viktimave, ndryshimi i metodologjisë së përdorur në Francë dhe Gjermani është shkaku i variacionit të madh, sqaron institucioni evropian.

    “Për të shmangur humbjet e mëtejshme, ne duhet urgjentisht të kalojmë nga reagimi ndaj ngjarjeve ekstreme të motit në përgatitjen parandaluese”, i tha AFP ekspertja e EEA, Alexandra Kazmirczak.

    Bazuar në regjistrimin e ri, valët e të nxehtit përbënin 81% të vdekjeve dhe 15% të humbjeve ekonomike.

    Valët e të nxehtit të njëpasnjëshme goditën Evropën në verën e vitit 2022 – pasojat e tyre nuk janë përfshirë në regjistrimin e sotëm – duke shkaktuar një numër shumë më të lartë se mesatarja e vdekjeve në Kontinentin e Vjetër.

    Një shtesë prej 53,000 vdekjesh (+16%) u regjistruan në korrik 2022 krahasuar me mesataren mujore 2016-2019 në Evropë, megjithëse jo të gjitha i atribuoheshin nxehtësisë, tha EEA.

    Spanja regjistroi më shumë se 4,600 vdekje për shkak të nxehtësisë ekstreme nga qershori deri në gusht.

  • Efi bashkëpunim me Ronela Hajatin?

    Efi bashkëpunim me Ronela Hajatin?

    Efi Dhedhes, ish-banorja e “BBV” ka vendosur të jetë më e tërhequr pas kësaj eksperience. Nuk ka dhënë shumë intervista, s’ka postuar shumë në rrjetet e sociale e po ashtu ka pasur raste që “zhdukej”. Mirëpo, kjo ka bërë që të jetë një nga banoret më të kërkuara, si për mediat ashtu edhe për reklamat.

    Le të mos harrojmë se pas daljes së parë nga “BBV” ajo ishte protagoniste në klipin e “Mozzik” dhe tërhoqi shumë vëmendje. E mesa duket sërish do e shohim në një klip muzikor.

    Dyshimet na u shtuan pasi Ronela Hajati publikoi një video ku shfaqet Efi duke u rregulluar. Gjithçka deri më tani është “ok”, por ne bëjmë lidhjen me një postim të bërë po sot nga Ronela ku tregonte se sot do xhironte 2 klipe.

    E pikërisht sot publikon Efin duke u rregulluar. “Sot një ditë shumë e bukur”-shkruan Ronela në video. E bëtë lidhjen apo jo? Gjithsesi ne jemi në pritje të projekteve të Ronelës e pse jo në pritje dhe të projekteve të Efit.

  • Luizi i bën komentin e dyshimtë Kiarës: Të kam lënë, por…

    Luizi i bën komentin e dyshimtë Kiarës: Të kam lënë, por…

    Këngëtari shkodran Luiz Ejlli po shijon famën pas “Big Brother Vip” dhe prej datës 9 Qershor është duke dhënë koncerte në disa prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Por, veç koncerteve, duket se ai po shijon dhe “lirinë” që i fal Amerika duke dalë rrugëve të qytetit larg paparacëve dhe fansave që i kërkojnë foto pafund.

    Së fundmi, ai ka hedhur një foto në rrjetet sociale nga Amerika, ku ka pozuar tek një mjet luksoz “Rolls-Royce”. Luizi ka shkruar krahas fotos: “Gjatë xhirimeve të Fast and Furious.”

    Tek ky postim i tij, ka rënë në sy një koment epik i partneres së tij, Kiara Tito. Ajo ka shkruar me ironi: “O lumëmadh patentën e ke lënë në shtëpi”.

    Ashtu siç ka luajtur në BBV, këngëtari i ka kthyer përgjigjen me të njëjtën monedhë, duke i thënë se edhe vetë Kiarën e ka lënë në Shqipëri por kjo nuk ka domethënie.

    “Të kam lënë dhe ty por s’do të thotë gjë”– shkruan Luizi, e cila ka sjellë dhe një replikë me një emoji të nevrikosur të Kiarës.

    Si postimi i Luizit, po ashtu edhe komenti i Kiarës kanë marrë me mijëra pëlqime nga fansat.