Author: editor

  • “Shtrihuni në tokë”! Del VIDEO-Si u çmontua banda në Tiranë?

    “Shtrihuni në tokë”! Del VIDEO-Si u çmontua banda në Tiranë?

    Në kuadër të operacionit “Moncler” policia e Tiranës ka shkatërruar bandën e shpërndarësve të drogërave të forta në kryeqytet.

    Si rezultat, u arrestuan: Ledjo Gashi, Ergi Saliu, Brajan Lala, Erges Nexhipi dhe Mario Dema, të cilëve u janë sekuestruar 1 kg e 100 gram kokainë, 3 automjete, 9 aparate celulare, 710 euro si dhe 149 000 lekë.

    Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në Durrës, dhe më pas e shisnin atë kryesisht në lokale të natës, në Tiranë.

  • Gjendet një velierë pa ekuipazh në bord, Policia Kufitare e ankoron në Portin e Peshkimit në Sarandë

    Gjendet një velierë pa ekuipazh në bord, Policia Kufitare e ankoron në Portin e Peshkimit në Sarandë

    Një velierë është gjetur në det të hapur në Sarandë, pa ekuipazh në bord.

    Policia Kufitare e ka marrë velierën dhe e ka ankoruar në Portin e Sarandës.

    Ndërkohë po hetohen se kush e zotëron velierën dhe përse ajo është braktisur.

  • Sekuestrohet mbi 1 kg ‘e bardhë’ në Tiranë, ka të arrestuar

    Sekuestrohet mbi 1 kg ‘e bardhë’ në Tiranë, ka të arrestuar

    Sekuestrohet 1 kg e 100 gram kokainë, vihen në pranga 5 shtetas. Në kuadër të operacionit “Moncler” u arrestuan Ledjo Gashi, Ergi Saliu, Brajan Lala, Erges Nexhipi dhe Mario Dema.

    NJOFTIMI I POLICISE:

    Finalizohet me sukses pas një hetimi disamujor, operacioni policor i koduar “Moncler”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

    Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë.

    Vihen në pranga 5 shtetas që në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin lëndë narkotike kokainë, në lokalet e natës në Tiranë.

    Sekuestrohen rreth 1 kg e 100 gr lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 3 automjete, 9 aparate celulare, 710 euro si dhe 149 000 lekë.

    Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Moncler”.

    Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

    – L. G., 26 vjeç, E. S., 29 vjeç, të dy banues në Shijak, B. L., 24 vjeç, E. N., 34 vjeç, të dy banues në Durrës, dhe M. D., 32 vjeç, banues në Rrashbull.

    Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi D. B., 34 vjeç.

    Në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, në afërsi të fshatit Marikaj, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasit e lartpërmendur, dhe gjatë kontrollit të njërit prej automjeteve të tyre, u gjet një pako me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me peshë rreth 1 kg e 100 gr.

    Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në Durrës, dhe më pas e shisnin atë kryesisht në lokale të natës, në Tiranë.

    Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 1 kg e 100 gr lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 3 automjete, 9 aparate celulare, 710 euro si dhe 149 000 lekë.

    Vijon puna për kapjen e shtetasit D. B. Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

  • Luizi më në fund takon motrën në Amerikë: Familja ime është e para, çdo gjë tjetër vjen e dyta

    Luizi më në fund takon motrën në Amerikë: Familja ime është e para, çdo gjë tjetër vjen e dyta

    Luizi më në fund ka takuar motrën e tij, e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këngëtari ndodhet atje për një tur koncertesh dhe ditën e sotme ka ndaluar në qytetin ku jeton e motra.

    Luizi ka postuar një foto me motrën dhe kunatin dhe ka shkruar se për të familja është e para.

    “Familja ime është jeta ime dhe gjithçka tjetër vjen e dyta për sa kohë që është e rëndësishme për mua”, shkruan Luizi.

  • Pronar i disa bizneseve, ja kush është i dashuri i Dafina Zeqirit (Foto)

    Pronar i disa bizneseve, ja kush është i dashuri i Dafina Zeqirit (Foto)

    Ditën e sotme u zbulua lidhja e re e këngëtares Dafina Zeqiri. Momentet romantike mes saj dhe partnerit “misterioz” u bënë virale në rrjet.

    E duket se edhe identiteti i partnerit të artistes s’do mbetet kaq mister. “Prive” mëson se i dashuri i ri i Dafinës është Kreshnik Gjergji, një figurë e panjohur për botën e showbizit shqiptar.

    Ai është biznesmen, në pronësi të të cilit figurojnë disa biznese në Kosovë.

    Mesa duket Dafina ka gjetur sërish dashurinë e po ndihet e lumtur me Kreshnikun.

  • Gati gjysma e bonusit të bebeve gjatë vitit 2022, shkoi për fëmijët e lindur jashtë vendit

    Gati gjysma e bonusit të bebeve gjatë vitit 2022, shkoi për fëmijët e lindur jashtë vendit

    Bonusi i bebeve, një shpërblim financiar për nxitjen e lindshmërisë që nisi të aplikohej në vitin 2019, nuk duket se përmbushi qëllimin për nxitjen e lindjeve në vend.

    Në mënyrë sistematike vit pas viti gati gjysma e shumës është përfituar nga bebet e lindura jashtë vendit. Qeveria shqiptare u shndërrua në një financues i lindurve jashtë vendit, pavarësisht se bebet u regjistruan formalisht në Shqipëri sa për të përfituar shpërblimin.

    Ministria e Shëndetësisë raportoi se vitin e kaluar bonusi u shpërnda për 42,504 bebe, prej të cilave 17,816 ose 42 % kishin lindur jashtë vendit.

    Gjithsej buxheti i shtetit financoi lindjen e bebeve më 3.1 miliardë lekë (27 milionë euro), ku gati gjysma kanë shkuar për familjet e emigrantëve shqiptare jashtë vendit.

    Vitin e kaluar brenda Shqipërisë lindën vetëm 24,688 foshnja, teksa bonusi u shpërnda për më shumë se 42 mijë bebe. Në vitin 2022 lindjet brenda vendit shënuan rënie te fortë me 9 për qind, ndërsa në raport me vitin 2019 kur nisi shpërndarja e bonusit pësuan rënie me mbi 13%.

    Në janar të vitit 2019 qeveria nisin dhënien e ndihmës së menjëhershme financiare (bonusi) për nënat me foshnja të porsalindura. Për fëmijën e parë bonusi ishte 40,000 lekë, për fëmijën e dytë e dytë 80,000 lekë dhe fëmijën e tretë 120,000 lekë për lindjen e fëmijës së tretë dhe fëmijëve të tjerë në vijim;Për nënat që lindin binjakë, masa e përfitimit është 80 000 (tetëdhjetë mijë) lekë për secilin fëmijë, ndërsa për nënat që lindin trinjakë dhe më shumë, masa e përfitimit do të jetë në masën 120 000 lekë për secilin fëmijë. Vendimi i qeverisë ka përcaktuar se ndihmën e menjëhershme financiare e përfitojnë edhe nënat shtetase shqiptare për fëmijë të lindur jashtë vendit dhe të regjistruar sipas afateve ligjore të përcaktuara në ligjin për gjendjen civile.

    Nëpunësi i gjendjes civile, i atashuar pranë institucioneve të shërbimit spitalor ku kryhet lindja, kryen veprimet e verifikimit on-line të statusit të nënës dhe regjistron fëmijën e lindur në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile (RKGjC) të vitit 2010.

    Duke qenë se bonusi po përfitohet masivisht nga bebet e lindura jashtë vendit, Ministria e Shëndetësie la iniciuar një projektligj të ri që korrigjon dhënien e bonusit për fëmijët e lindur jashtë. Ndryshimet e reja ligjore targetojnë bonusin vetëm për bebet që lindin brenda territorit shqiptare dhe jo për të gjitha lindjet që regjistrohen tek gjendja civile.

    Lindjet në Shqipëri po bien me shpejtësi prej rënies së normës së fertilitetit dhe emigrimit të moshave të reja. Demografët i bëjnë thirrje qeverisë që të nxisë lindshmërinë dhe stimujt për familjet e reja./Monitor

  • Goditi me lopatë 40-vjeçarin pas një sherri, arrestohet 60-vjeçari në Tiranë

    Goditi me lopatë 40-vjeçarin pas një sherri, arrestohet 60-vjeçari në Tiranë

    Policia ka arrestuar një 60-vjeçar në Tiranë, pasi ka goditur me lopatë një 40-vjeçar. Konflikti me motive të dobëta, degradoi në momentin kur i moshuari me iniciale M.T goditi me lopatë shtetasin me iniciale A.C. Pas goditjes 40-vjeçari është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, teksa 60-vjeçari po merret në pyetje.

    Njoftimi i Policisë:

    Tiranë Goditi me send të fortë (lopatë), një shtetas dhe u largua, falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta nga Policia, kapet dhe shoqërohet në komisariat autori i dyshuar. Sekuestrohet një mjet prerës thikë, si dhe sendi i fortë (lopata) të cilën autori e përdori gjatë ngjarjes. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Myslym Keta”, shtetasi M. T., 60 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me send të fortë (lopatë) shtetasin A. C., 40 vjeç, dhe më pas është larguar, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar. Falë veprimeve të shpejta shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, kapën dhe shoqëruan në komisariat autorin e dyshuar shtetasin M. T., 60 vjeç. Shtetasi A. C., aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

  • “Më thanë zërat ta bëja”, 52-vjeçari gëlltit shkopin (FOTO)

    “Më thanë zërat ta bëja”, 52-vjeçari gëlltit shkopin (FOTO)

    Një 52-vjeçar në Guatemala që kishte gëlltitur një shkop alarmoi mjekët që vrapuan për ta operuar.

    Pacienti u paraqit në spital një ditë pasi kishte gëlltitur shkopin, i cili ishte rreth një këmbë i gjatë dhe ankohej për dhimbje të forta stomaku. Sipas një dokumenti mjekësor, 52-vjeçari ishte i diagnostikuar me skizofreni dhe ishte shprehur se “zërat në kokën e tij” i kishin thënë ta bënte, raporton “Daily Mail”.

    Mjekët gjetën majën e shkopit duke dalë nga ezofagu ndërsa ashklat ishin ngulur në të. Fundi i shkopit po shkaktonte dëmtime në abdomenin e poshtëm të 52-vjeçarit.

    Përpjekja për ta nxjerrë shkopin nëpërmjet fytit dështoi ndaj mjekët bënë një ndërhyrje kirurgjikale që ta kalonin përmes një vrime në stomakun e pacientit.

    Ata kontrolluan edhe për dëmtime të tjera, por fatmirësisht asnjë organ nuk kishte pësuar gjë. 52-vjeçari arrinte të merrte frymë për shkak se shkopi kishte zbritur poshtë hapjes së ezofagut që lidh trakenë me mushkëritë.

    Kjo nuk është hera e parë që njerëzit gëlltisin sende të çuditshme. Rekordi Guinness mbahet nga amerikania Natasha Veruschka që gëlltiti një shpatë 60 cm në vitin 2009.

  • Horoskopi i ditës së mërkurë, 14 qershor 2023

    Horoskopi i ditës së mërkurë, 14 qershor 2023

    DASHI

    Këto ditë jeni veçanërisht energjik dhe me humor të mirë. Ky qëndrim pozitiv dhe i vendosur është gjithashtu ngjitës ndaj nuk përjashtohet që edhe ata që ju rrethojnë të jenë të “shkatërruar” nga e gjithë kjo. Por kujdes: ka ende probleme për të zgjidhur dhe situata për të rregulluar sa më shpejt të jetë e mundur.

    Nuk është e shëndetshme të vazhdosh pasojat dhe tensionet, veçanërisht në çiftet ku ka një “fryrje” prej disa kohësh, ose në çdo rast ndjen se gjërat nuk po shkojnë si më parë… Për sa i përket punës, po vijnë një lajm i madh që do t’ju bëjë me humor të mirë. Do ta shijoni dhe do të jeni gati të shfrytëzoni çdo mundësi!

    BINJAKËT

    Nëse keni probleme me partnerin, do të jetë thelbësore të qëndroni të qetë, përndryshe rrezikoni të hidhni më shumë benzinë në zjarr. Më shumë se sa polemika, mendoni se sa e mençur mund të jetë të përfitoni nga mundësitë e këtij muaji dhe të hidhni hapa drejt qëllimeve të rëndësishme.

    GAFORRJA

    Në orët në vijim mund të ketë probleme të vogla dashurie, të cilat megjithatë mund të zgjidhen brenda pak ditësh. Kjo varet nga qëndrimi që do të merret për ta bërë këtë si dhe nga stabiliteti i çiftit. Prisni!

    LUANI

    Po ktheheni nga një periudhë disi e stuhishme, e përbërë nga tensione dhe diskutime. Mos u shqetësoni: yjet do t’ju ndihmojnë të zgjidhni këto situata të mprehta dhe t’i riktheheni të jetuarit në paqe. Për sa i përket punës, merrni pak kohë për të studiuar mirë planin tuaj të sulmit të radhës, ekziston një dëshirë për shëlbim.

    VIRGJËRESHA

    Sot, 14 qershor – do të përjetoni emocione të përziera. Nga njëra anë, nuk është dita juaj më e mirë; nga ana tjetër, mund të jetë më keq! Për sa i përket punës, duhet të bëni një përpjekje shtesë për të vazhduar. Për të arritur qëllimet tuaja.

    PESHORJA

    Zakonisht keni tendencën të mendoni se gjithçka mbetet e qëndrueshme, por nëse doni të ndryshoni jetën tuaj, duhet të ndryshoni diçka. Mos rri në vend dhe aq më pak në pritje. Por Vepro! Për sa i përket punës, po hyni në një periudhë rritjeje. Jini të hapur dhe diplomatik, në zgjidhjen e çdo konflikti.

    AKREPI

    Ju pret një ditë e shkëlqyer për të nisur një lidhje të re: mund të gjeni partnerin tuaj ideal. Kur vjen çështja te puna, kini besim te vetja dhe dijeni se mund të përballeni kokë më kokë çdo sfidë.

    SHIGJETARI

    Nuk është e thënë që duhet të ndryshoni tërësisht jetën tuaj të punës, por ka shumë mundësi që në këto ditë, mes qershori të duhet të bisedoni me persona të caktuar që përfaqësojnë të ardhmen tuaj të punës.

    BRICJAPI

    Dita e ardhshme do të jetë një ditë konfirmimesh. Sa i përket dashurisë, muajin e fundit ka pasur disa keqkuptime që duket se janë harruar. Vazhdoni dhe ecni me kokën lart.

    UJORI

    Tek ju po rritet dëshira për hakmarrje e cila shoqërohet me tension të fortë sepse do të dëshironit të arrini shpejt rezultatet që aspironi.

    PESHQIT

    Ky nuk është një vit ku mund të kërkoni rritje apo rishikim të kontratës tuaj, ndoshta do të vijë një rikonfirmim. Kjo nuk lidhet me ndonjë mungesë tuajën, por me një situatë të përgjithshme që nuk është e thjeshtë.

    DEMI

  • Gjendet një velierë e braktisur në det të hapur në Sarandë

    Gjendet një velierë e braktisur në det të hapur në Sarandë

    Një peshkarexhë shqiptare ka gjetur një velierë e braktisur, 55 mije përballë Siçilisë mëngjesin e sotëm.

    Sipas raportimeve në media veliera e braktisur nuk kishte njerëz në bord ndërsa pas gjetjes, u dërgua në portin e peshkimit të Sarandës

    Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritet në lidhje me velierën.