Author: editor

  • Shpëtohen 2 turistët holandezë në Himarë

    Shpëtohen 2 turistët holandezë në Himarë

    Policia ka shpëtuar dy turistë holandezë në Himarë pasi duke eksploruar gjirin e Filikurit kanë mbetur të izoluar në një terren të vështirë.

    Polica thotë se njëri prej tyre ka marrë lëndime, por gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e e mirë.

    “Menjëherë pas marrjes së këtij njoftimi, shërbimet e Policisë Kufitare Dhërmi kanë organizuar punën për t’iu shkuar në ndihmë 2 turistëve. Pas disa orësh kërkimi, nga shërbimet e Policisë të ndarë në grupe kërkimi përmes detit dhe përmes tokës, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e turistëve, të cilët janë transportuar me mjetin lundrues të Policisë Kufitare, me qëllim dërgimin e menjëhershëm të tyre, në ambientet ku pushonin në Himarë”, njofton polcia

  • Horoskopi ditor për nesër, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

    Horoskopi ditor për nesër, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

    Dashi

    Një e mërkurë e qetë në sajë të ndikimit pozitiv të Hënës dhe Saturnin. Me partnerin/en, do të shkëmbeni eksperienca interesante. Do të keni shumë dëshirë për t’u vëmë në provë, sidomos nëse jeni në prag të një udhëtimi pune.

    Demi

    Ditë e qetë pa ndonjë të papritur, por duhet të kujdeseni më shumë për detyrimet e punës, blerjet dhe punët e shtëpisë. Do të ndjeni kënaqësi duke u marrë me kuzhinën apo detaje të tjera në banesë.

    Binjakët

    Një betejë e ashpër ju pret në dashuri, e cila mund të përfundojë në një lufte të hapur. Do të jeni konfuzë dhe të acaruar me të gjithë. Nëse do të vendosnit më shumë rregull në kokën tuaj dhe me ambientin që ju rrethon, do të ndiheshit më mirë.

    Gaforrja

    Puna ju frymëzon, por kreativiteti ju mbush me energji. Mendja juaj do të jetë e ndarë, një pjesë për detyrimet, tjetra për imagjinatën dhe kërkimet e brendshme. Kënaqësitë më të mëdha do i merrni në projektet afatgjata.

    Luani

    Do të jeni me fat nëse punoni në kontakt me publikun, pasi do të fitoni simpati të madhe, e cila do të ndikojë në karrierën tuaj. Edhe pamja e kuruar do të ndikojë për të pasur një zhvillim pozitiv.

    Virgjëresha

    Familja do të jetë shumë e bashkuar, ndonëse ndonjëherë ju duket sikur është kundër jush. Para se ti ofendoni dhe të ndizni debat, dëgjoni arsyetimet e tyre. Lërini mënjanë parimet, për të arritur tek një zgjidhje duhet të gjeni pikat e përbashkëta.

    Peshorja

    Ditë premtuese. Harmonia e Hënës dhe Venusit në shenjën tuaj, do të sjellë të reja në sferën e njohjeve. Do të lindin miqësi të cilat do të ndikojnë në zgjedhjet tuaja të së ardhmes.

    Akrepi

    Një hua një miku nuk i refuzohet kurrë, sidomos nëse në të kaluarën keni qenë ju që keni pasur nevojë për të dhe për mbështetje. Bëni mirë që të bëni një bilanc, në mënyrë që të jeni mirë me shifrat, pas shpenzimeve të kohëve të fundit.

    Shigjetari

    Çfarë konfuzioni! Jo vetëm në kokë dhe në zemrën tuaj, por edhe në shtëpi, ku do e gjeni veten mes një rrëmuje të madhe që kërkon sistemim. Megjithatë çdo gjë mund të bëhet, duke gjëtur anën më të mirë.

    Bricjapi

    Një kujtim i së kaluarës ju rëndon ende në shpatulla, por në vend që të fiksoheni pas një gabimi, shihni përpara dhe fokusohuni në talentet tuaja. Në bashkëpunim me Saturnin, Hëna sot do t’ua lehtësojë ditën.

    Ujori

    Duke lundruar në internet, mund të gjeni një udhëtim të minutës së fundit me çmime ekonomike. Është një mundësi për mos t’u humbur. Në rast të kundërt gjeni mundësinë për të organizuar një takim me miq të vjetër dhe do të argëtoheni pafund.

    Peshqit

    Gjatë kësaj dite do të jeni si të përhumbur, ende të lodhur nga ditët e kaluara. Por Neptuni në shenjën tuaj, do bëjë që të ndjeni nevojën e një dyzimi të fortë mes detyrës dhe kënaqësisë

  • E trishtë/ Ndahet nga jeta bashkëshortja e ish-kryeministrit të njohur

    E trishtë/ Ndahet nga jeta bashkëshortja e ish-kryeministrit të njohur

    Flavia Franzoni, gruaja e ish-kryeministrit italian Romano Prodi ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare.

    Mediat italiane shkruajnë se lajmi është bërë i ditur nga zyra për shtyp e Prodit.

    ‘Me dhimbje të madhe, Presidenti Romano Prodi, së bashku me djemtë e tij Giorgio, Antonio dhe gjithë familjen e tij, njofton se bashkëshortja e tij, Flavia Franzoni, ka ndërruar jetë sot papritmas”,- shkruhej në njoftim.

    Mësohet se Franzoni vdiq teksa udhëtonte me bashkëshortin e saj dhe disa miq, përfshirë ish-ministrin Arturo Parisi, në Umbria. Ajo u rrëzua papritur teksa ecte, ndoshta për shkak të sëmundjes.

  • Jepet ALARMI në këtë shtet për ciklon, evakuohen mijëra qytetarë

    Jepet ALARMI në këtë shtet për ciklon, evakuohen mijëra qytetarë

    Ushtria dhe autoritetet civile të Pakistanit po planifikojnë të evakuojnë 80,000 njerëz përgjatë bregut jugor të vendit dhe mijëra në Indinë fqinje kanë kërkuar tashmë strehim, përpara mbërritjes së cikloni Biparjoy.

    Cikloni parashikohet të përplaset në breg në rajonin me popullsi të dendur të enjten.

    Ka të ngjarë të jetë më i fuqishmi që godet Indinë perëndimore dhe Pakistanin që nga viti 2021, dhe pas përmbytjeve shkatërruese që shkatërruan Pakistanin vitin e kaluar, duke lënë 1,739 njerëz të vdekur dhe duke shkaktuar miliarda dollarë humbje.

    Sipas Departamentit Meteorologjik të Indisë, Biparjoy po mbushte erëra maksimale të qëndrueshme prej 111 mph.

    Ai parashikohet të godasë tokën pranë portit Jakhau në rrethin Kutch të Gujarat.

    Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Fatkeqësive të Pakistanit tha se cikloni ishte 292 milje në jug të Karaçit, kryeqyteti i provincës Sindh, të martën në mëngjes.

    Në Indi, mijëra u evakuuan nga rajonet e ulëta, duke përfshirë banorët që jetonin tre milje larg bregut në Gujarat. Ata që janë brenda 6.2 milje nga bregu mund të duhet të zhvendosen gjatë dy ditëve të ardhshme, thanë zyrtarët.

  • Çfarë po paralajmëron Rama: Aleatëve po i soset durimi, mund të vihet në zbatim 1 plan i rëndë për Kosovën

    Çfarë po paralajmëron Rama: Aleatëve po i soset durimi, mund të vihet në zbatim 1 plan i rëndë për Kosovën

    Jemi në prag të vënies në lëvizje të planit, masave shtërnguse se sanksione nuk ma nxë goja, ndaj një shteti që është krijuar nga ata të cilët qartësisht janë në kushtet e sosjes së durimit.

    Ishte kjo deklarata e kryeministrit Rama në një konferencë urgjente për mediat ku konfirmoi anulimin e mbledhjes midis dy qeverive, të Shqipërisë dhe Kosovës.

    “Kam bërë një përpjekje për t’i kërkuar edhe pak kohë, e kam marrë edhe pak kohë, por nëse nuk e shfrytëzojmë dot këtë kohë për një sens të përbashkët mes të gjithëve, atëherë kam shumë frikë se plani që është një plan realisht shumë i rëndë për Kosovën do të vihet në lëvizje,” – u shpreh Rama.

    Kryeministri shtoi se halli s’është i Albin Kurtit, por i Kosovës dhe kombit shqiptar që rrezikon të dalë në një dritë jo të mirë në sytë e atyre që e kanë bërë këtë komb të jetë në ditët më të mira të vetat në historinë mijëra vjeçare të tij.

    “Shqipëria nuk është një ufo, nuk operon e izoluar dhe marrëdhënia e Shqipërisë me Kosovën është një marrëdhënie vëllazërie, por Shqipëria është një shtet që është pjesë e pandashme e bashkësisë euro atlantike, është një vend anëtar i NATO-s dhe nuk ka asnjë shans që Shqipëria të zhvendoset nga boshti i bashkësisë euroatlantike për të nuk e di se çfarë. Ne nuk mendojmë 99, por 100% njësoj siç mendojnë aleatët tanë në këtë rast,” – u shpreh Rama.

  • Arbana Osmani “braktis” emisionin e “BBVA”? Del fotoja që po bën xhiron e rrjetit

    Arbana Osmani “braktis” emisionin e “BBVA”? Del fotoja që po bën xhiron e rrjetit

    Muzika është kthyer në një fushë që po eksplorohet nga shumë personazhe të njohur të ekranit. Një këngë, është plus në CV-në e tyre, e pse jo një eksperiencë e re.

    E mesa duket dhe Arbana u nis drejt asaj rruge, ose të paktën kështu na la të kuptojmë, derisa na e tregoi.

    Ajo postoi ditën e sotme një foto ku shihet se ndodhet në një studio muzikore. Më pas, postoi një foto tjetër duke sqaruar se nuk do të bëjë muzikë.

    ‘Jo, jo, nuk ka ardhur akoma ajo ditë’-shkruan Arbana duke na hequr të gjitha dyshimet.

  • U jepte me lekë detyrat shokëve të klasës! Do habiteni si e bëri milionin e parë Berlusconi?

    U jepte me lekë detyrat shokëve të klasës! Do habiteni si e bëri milionin e parë Berlusconi?

    Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua jeta e Silvio Berlusconit, i cili ndërroi jetë në moshën 86 vjeçare.

    Lajla Përnaska tregoi në studio se ka patur mundësinë të takohet dy herë më ish-kryeministrin Italian, ndërsa u komentua në vijim gjithë kontributi i tij në futbollin Italian, politikë dhe jo vetëm…

    Mirëpo pyetja që ai s’iu përgjigj kurrë ishte sesi e bëri million e parë. Xhimi Lazri dha një shpjegim live duke argumentuar se:

    “Kur ishte i ri ai bënte detyrat e shkollës dhe u jepte me lekë të tjerëve detyrat. Por atyre që ishin në nevojë ua jepte pa lekë. I ati i Berlusconit ka punuar në një bankë milaneze, jo të madhe, dhe thuhet se ai ka marrë një kredi nga kjo bankë falë të atit.

    Gojët e liga apo më pak dashamirëse thonë se ato ishin para të mafies”, u shpreh Lazri.

  • Aksident i rëndë/ Autobusi përplaset me kamionin, VDESIN 15 persona

    Aksident i rëndë/ Autobusi përplaset me kamionin, VDESIN 15 persona

    Të paktën 15 persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën kur një minibus u përplas me një kamion sot në një autostradë në jug të Kajros.

    Dëshmitarët okularë ia atribuojnë aksidentin shpejtësisë së tepërt nga drejtuesi i minibusit.

    Prokurori ka urdhëruar një hetim për zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur aksidenti fatal i trafikut. Në kuadër të kësaj, policia po shqyrton pamjet vizuale nga kamerat e vëzhgimit të trafikut në zonën e aksidentit.

    Mijëra jetë humbasin çdo vit në vendin më të populluar të botës arabe. Shumica e aksidenteve të trafikut i atribuohen gabimeve njerëzore, si shpejtësia e tepërt dhe shkelja e rregullave të trafikut, por edhe gjendjes së keqe të rrjetit rrugor.

    Në vitet e fundit, Egjipti ka përmirësuar rrjetin e tij rrugor, duke ndërtuar rrugë dhe ura dhe duke riparuar dëmet në disa seksione, në mënyrë që të reduktojë numrin e aksidenteve të trafikut.

  • A do anulohet mbledhja e qeverive? Rama bën lëvizjen urgjente

    A do anulohet mbledhja e qeverive? Rama bën lëvizjen urgjente

    Mbledhja qeveritare mes Shqipërisë dhe Kosovës, e cila ishte planifikuar të mbahej nesër në Gjakovë, është anuluar.

    Zyra e Kryeministrisë ka lajmëruar se kryeministri Edi Rama do të mbajë në orën 19:30 një konferencë për shtyp, ndërsa nuk dihet nëse ka lidhje me këtë vendim.

    Në këtë mbledhje ishte planifikuar takimi i kryetarëve të komunave të zonave kufitare në të dyja vendet, ku pritej të diskutoheshin që sfidat të kthehen në mundësi dhe mundësi në përfitim për qytetarët.

  • Euro e ka seriozisht? Monedha europiane “thyen” Lekun edhe sot, me sa u këmbye

    Euro e ka seriozisht? Monedha europiane “thyen” Lekun edhe sot, me sa u këmbye

    Euro i është kthyer një trendi rritës prej ditës së djeshme në raport me Lekun, i cili megjithatë vijon të shfaqet i fortë përballë monedhës europiane pavarësisht lëvizjeve të dy ditëve të fundit.

    Banka e Shqipërisë bën me dije se gjatë ditës së sotme një euro është këmbyer mesatarisht me 106.77 lekë duke fituar 0.51 pikë krahasuar me ditën e djeshme.

    Euro ka rekuperuar më shumë se një pikë në raport me Lekun nga dje, por kjo nuk mjafton për të rekuperuar rënien e fortë të dy javëve që sapo kaluam.

    Monedha europiane u fut në një cikël rënës përballë Lekut para dhe pas zgjedhjeve lokale në vend, një fenomen ky i ndikuar nga zhvillimet e jashtme, por sidomos edhe prej faktorëve të brendshëm siç janë hapja e sezonit të turizmit, por edhe përmbytjes së tregut me para të pista, të cilat po pastrohen masivisht. /albeu.com