Author: editor

  • Shkëlzen Berisha shfaqet me të bijën maturante, komenti i Armina Mevlanit merr vëmendjen

    Shkëlzen Berisha shfaqet me të bijën maturante, komenti i Armina Mevlanit merr vëmendjen

    Vajza e Shkëlzen Berishës është rritur dhe sot është maturante. Shkëlzeni ka publikuar si rrallëherë një foto me t bijën ku shkruan:

    “Nga çerdhja në maturë … in an eye blink … suksese Medina”.

    Padyshim që komenti i Armina Mevlanit në foton e bashkëshortit me të bijën merr gjithë vëmendjen.

    “Ju dua”, ka shkruar blogerja shoqëruar me dy zemra të kuqe.

    Armina Mevlani ka treguar gjithmonë se nuk e ka aspak problem të flas për 2 fëmijët e Shkëlzenit me të cilët ka treguar se ka marrëdhnie speiciale./albeu.com/

  • “Shumë gjëra po ndodhin në univers”, shenjat e horoskopit që i presin ditë të mira këtë javë

    “Shumë gjëra po ndodhin në univers”, shenjat e horoskopit që i presin ditë të mira këtë javë

    Aspektet e vështira të javës nga 12 deri në 18 qershor 2023 janë të shumta dhe me afrimin e një Saturni retrograde, do të jemi me fat nëse mund të fokusohemi tek më pozitivet e këtyre tranzicioneve. Për fat të mirë, që në fillim të javës, Hëna në Dem na ndihmon të ruajmë qetësinë dhe gjakftohtësinë duke lënë mënjanë reagimet e forta dhe ekzagjerimet.

    Me Venusin në Luan, tashmë në fillim të muajit, megjithatë ka disa shenja që do të jenë më të favorizuara në marrëdhëniet e tyre personale. Lexoni më poshtë cilat:

    Luani

    Shumë gjëra po ndodhin në univers, dhe disa prej tyre janë të pakëndshme. Pra, insistoni të bëni më të mirën tuaj. Ju jeni mishërimi i personit të gëzuar që këtë javë merr limonët dhe bën limonadë. Retrogradi i Saturnit ju bën të vështirë në çështjet e karrierës, por preferoni t’i lini mënjanë për momentin, prandaj java juaj do të rrjedhë më e qetë.

    Peshorja

    Nëse mund të qëndroni me atmosferën që ju jep Hëna në Demi, atëherë ju dhe i dashuri juaj do të çliroheni nga përmbytja e tranzitit të çuditshëm që na goditi të gjithëve nga data 12 deri më 28 qershor 2023. Është një javë e mirë për marrëdhënien që keni , sepse keni vendosur që do të ishte kështu. Po, ju ndjeni presionin e Saturnit retrograd mbi ju, por nuk do të lejoni që energjia e tij negative t’ju pushtojë. Ju bëni gjithçka me ritmin tuaj dhe kjo del pozitivisht.

    Peshqit

    Mërkuri në një shesh me Venusin vjen në kohën e duhur dhe nuk mund t’ju japë një mundësi më të mirë se kjo për të bërë një bisedë të thellë me partnerin tuaj që të dy e keni shtyrë prej kohësh. Komunikimi është gjithçka në marrëdhëniet e dashurisë dhe falë sekstilit të Venusit me Mërkurin, do të arrini të kapërceni shumë pengesa dhe të kaloni momente të mrekullueshme me partnerin.

  • Me paratë në dorë, e moshuara i kërkon Luizit që t’i afrohet në koncert, ja çfarë bën këngëtari

    Me paratë në dorë, e moshuara i kërkon Luizit që t’i afrohet në koncert, ja çfarë bën këngëtari

    Fituesi i Big Brother VIP, njëkohësisht këngëtari i njohur shqiptar, Luiz Ejlli është duke mbajtur një turne koncertesh në Amerikën e Veriut.

    Nga pamjet që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, artisti shkodran është mbuluar me para nga shqiptarët që jetojnë atje.

    Madje një e moshuar, e cila ka qenë e pranishme në koncertin e tij në Neë York, është xhiruar teksa me një tufë parash i kërkon Luizit që t’i afrohet.

    Më pas, ai i hedh asaj para dhe e puth në ballë.

    Që nga fitorja e tij në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania, Luizi ka qenë aktiv në tregun muzikor, duke sjellë projekte muzikore dhe marrë pjesë në koncerte të ndryshme.

  • Ndodh kthesa e madhe me Euron, dollarin dhe paundin

    Ndodh kthesa e madhe me Euron, dollarin dhe paundin

    Euro po rikthehet. Monedha europiane po vijon të tregojë shenja rimëkëmbjeje për të dytën ditë me radhë.

    Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, 1 euro po këmbehet aktualisht për 106.77 lekë duke fituar 0.51 pikë në 24 orë.

    Aktualisht, euro po shitet për 107.22 dhe po blihet për 106.32 lekë.

    Gjithashtu edhe dollari me paundin po ringrihen, por me ritme më të ngadalta krahasuar me euron.

  • Gruaja lë ѕhtëpinë rrëmujë рër 3 javë duke ѕhpreѕuar se burri do ndihmojë, ai habit me veprimin e tij

    Gruaja lë ѕhtëpinë rrëmujë рër 3 javë duke ѕhpreѕuar se burri do ndihmojë, ai habit me veprimin e tij

    Në një marrëdhënie, detyrat duhet të ndahen gjithmonë sipas mundësive dhe aftësive, pa gjetur justifikime për të shmangur punët më të mërzitshme dhe të lodhshme të shtëpisë. Kujdesi për shtëpinë u takon të dy bashkëshortëve, ndonëse zakonisht është femra ajo që “merret” më shumë për të mbajtur gjithçka në rregull.

    Në çdo rast, është mirë që të ketë një ndarje të punëve të shtëpisë, edhe për të shmangur inαtet e panevojshme mes burrit dhe gruas. Një grua, vendosi t’i jepte një mësim burrit të saj, i cili nuk e ndihmonte asnjëherë nëpër shtëpi dhe që vazhdonte ta quante “dembele” për shkak të mënyrës joefikase që ajo pastronte shtëpinë.

    Gruaja, e ka parë të arsyeshme t’i tregojë botës se cili nga të dyja është me të vërtetë dembeli. Duke e lënë atë në krye të të gjithë shtëpisë për tre javë.

    Gruaja vendosi t’i besonte burrit të saj përgjegjësinë për shtëpinë, duke shmangur pastrimin për tre javë: a mendoni se burri ka pastruar ndonjëherë pluhurin apo fshesën me korrent? Pas 21 ditësh, shtëpia ishte aq rremυjë dhe burri, si kundërpërgjigje, vendosi të shkonte të jetonte me nënën e tij për disa ditë.

    Gruaja në fjalë punon jashtë shtëpisë si gjithë të tjerët dhe nuk ankοhet kurrë kur detγrohet të pastrojë shtëpinë; Sigurisht, ajo do të donte që i shoqi të kontribuonte në këtë kauzë dhe për këtë arsye vendosi të vazhdonte këtë “eksperiment social” të vogël.

    Megjithatë, eksperimenti duket se nuk ka shkuar mirë, duke qenë se burri preferoi të largohej nga shtëpia më mirë sesa të fillonte të përveshë mëngët për ta pastruar atë. Mendoni se mosndarja e punëve të shtëpisë mund të jetë shkak për një griηdje të fσrtë?

  • “Hiqe qafe me thikë”! Rrëfimi i të penduarit: Kush i porositi vrasjet në Elbasan

    “Hiqe qafe me thikë”! Rrëfimi i të penduarit: Kush i porositi vrasjet në Elbasan

    Prokuroria e Posaçme i kërkoi gjykatës të deklarojë fajtorë Xhuliano Hoxhën dhe Euglen Halilin për vrasjet e Emiliano Ramazanit e Rigers Runajt, korrikun e vitit 2020 në Elbasan. Për Hoxhën SPAK kërkoi një dënim me 30 vjet burg, ndërsa për Halilajn, i penduar i drejtësisë në proces, një dënim me 12 vjet heqje lirie.

    I pandehur në të njëjtën çështje ishte edhe Erion Alibej, por SPAK tërhoqi aktet e dosjes ndaj tij tetorin e vitit të shkuar, për hetim të mëtejshëm, pasi përfshirja e tij në krime u përmend nga të penduarit e tjerë të drejtësisë, Nuredin Dumani e Henrik Hoxhaj.

    Sipas prokurorisë, Erjon Alibej një ditë pas vrasjes së Emiljano Ramazanit i ka dërguar një mesazh vëllait të viktimës ku i shprehte atij ngushëllimet duke i thënë se e kuptonte dhimbjen e tij, pasi edhe atij i kishin vrarë vëllain. Po ashtu mes të tjerash Alibej është shfajësuar, duke i thënë se ai s’ka lidhje me ngjarjen siç flitej në media dhe se një ditë e vërteta do të zbulohej.

    Pas vrasjes se Ramazanit, Erjon Alibej kishte vënë ultimatum që brenda një jave të vritej edhe Rigers Runaj, por këtë të fundit, duhet ta vrisnin me thikë. Dy të dyshuarit kishin dijeni për vendet ku lëvizte Runaj dhe e dinin që ai ishte përdorues i lëndëve narkotike.

    Ditën e ngjarjes pasdite ata janë takuar në një lokal në Elbasan dhe më pas janë nisur drejt, varrezave të qytetit për të pirë hashash. Ata kanë pirë 3 cigare. Euglen Halili është kthyer me motor me Runajn ndërsa Hoxha ka lëvizur me makinë. Sipas SPAK, Halili e ka qëlluar 27 herë me thikë të riun duke i shkaktuar vdekjen dhe më pas është larguar nga ngjarja me ndihme e Xhuliano Hoxhës.

  • EMRI/ Policia zbulon super-skemën e mashtrimit në Tiranë, porositë merreshin në ‘Tik Tok’, ja për çfarë bëhet fjalë

    EMRI/ Policia zbulon super-skemën e mashtrimit në Tiranë, porositë merreshin në ‘Tik Tok’, ja për çfarë bëhet fjalë

    Tre persona u arrestuan në Tiranë pasi sillnin në vendin tonë dokumente të shtetësive të huaja, të falsifikuara dhe më pas i shisnin.

    Nga Prokuroria e Tiranës u zbulua një bazë që përdorej për falsifikim të dokumenteve të identitetit që përdoreshin për kalim të paligjshëm.

    Në dosjen e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala bëhet me dije se aktiviteti i paligjshëm kryhej në baza (laborator).

    Gjithashtu nga hetimet e prokurorit, Bledar Valikaj rezulton se Mariglen Hoti bashkëpunonte edhe me disa shtetas të tjerë që kishin rolin e ndërmjetësit me personat e interesuar për mjetet e identifikuara.

    “Në datën 09.11.2022 në aeroportin e Hanoverit është arrestuar një çift shqiptar të cilët po tentonin të fluturonin për në Londër duke përdorur dokument greke të falsifikuara. Pasaportat përmbanin një përzierje të filigranteve S të dyfishtë dhe gjysmëhënë, gjithashtu përmbanin një çip të lexueshëm. Shtetasit e arrestuar janë O.N. dhe K.L., dhe gjatë hetimeve u konstatua se një i afërm i tyre kontaktoi me një falsifikues në Shqipëri nëpërmjet rrjetit ‘Tik-Tok’, profili “passaporaeurope”, thuhet më tej në dosje.

  • Rënia drastike e euros, eksperti zbardh prapaskenat e forta: Ja kush e forcoi lekun

    Rënia drastike e euros, eksperti zbardh prapaskenat e forta: Ja kush e forcoi lekun

    Qarkullimi i parasë informale është shkaku kryesor që po ul euron në nivele historike duke e zhvlerësuar ndjeshëm përballë lekut. Rënia e euros ka prekur ndjeshëm ekonominë kombëtare.

    Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi pohon se shkaku kryesor i këtij fenomeni është qarkullimi i parasë informale.

    “Shpjegimi duhet kërkuar tek pompimi në ekonominë tonë të parave me origjinë informale dhe kriminele përtej mundësisë që ka ekonomia për të absorbuar,” – u shpreh ai.

    Ndikimet në ekonomi janë negative për bizneset, por Preçi thotë se qeveria përfiton nga forcimi i lekut për shkak se borxhi është në monedhën euro.

    “Qeveria përfiton për faktin e thjeshtë që kostoja e shërbimit të borxhit publik për pjesën në euro, ne kemi më shumë se gjysmën në monedhë të fortë në euro, zvogëlohet. Nga ana tjetër një numër industrish të lidhura me marrëdhëniet të import eksportit, industritë eksportuese cenohen,” – shpjegoi eksperti.

    Preçi thotë se shkaqet e këtij fenomeni nuk lidhen thjesht me problemet strukturore të ekonomisë sonë. Remitancat dhe investimet direkte nga kompanitë e huaja në vend, janë faktor që tashmë janë ekzistues dhe që do të vazhdojnë.

    “Janë fenomene të zakonshme dhe në vazhdimësi që kanë qenë dhe vitet e mëparshme, por duhen parë dhe të lidhura ngushtësisht me amnistinë fiskale tashmë në veprim pavarësisht mungesës së kuadrit rregullator përkatës i draftligjit kontestuar dukshëm si nga brenda dhe nga jashtë vendit por i mbështetur nga këshillimi publik i zotit Rama praktikisht po vepron dhe në një farë mënyre,” – u shpreh eksperti.

    Industria e eksportit, fasoneria, ndërtimi dhe pronat e patundshme, por dhe turizmi indirekt, janë dëmtuar veçanërisht ndryshimi i kursit të këmbimit. Preçi thotë se masat që mund të ndihmojnë janë mbështetja reale e shtresës më të varfër nga qeveria, por dhe emetimi i parave të reja për të rritur konsumin nga Banka Qendrore.

  • Temperatura të larta por …., parashikimi i motit për ditën e mërkurë

    Temperatura të larta por …., parashikimi i motit për ditën e mërkurë

    Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

    Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës. Në mesditë dhe pasdite përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe zonave malore vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët, hera-herës shtrengata afatshkurtëra.

    Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 5m/s, e cila më momentin e zhvillimit të varanësirave dhe përgjatë vijës bregdetare fitonë shpejtësi deri 10m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

    Temperaturat parashikohen:

    në zonat malore 14 deri 28°C

    në zonat e ulëta 16 deri 31 °C

    në zonat bregdetare 18 deri 32°C

  • Shkon ne Itali për të punuar si murator, por nuk do e besoni çfarë pune bën tani

    Shkon ne Itali për të punuar si murator, por nuk do e besoni çfarë pune bën tani

    A.D. nga qyteti i vogel i Lushnjes shkon ne Itali per te punuar bashke me familjen e tij.

    Puna pare qe atij i ofrojne atje kur arrin ai e pranon direkt dhe fillon te punoje si murator ne ndertim per disa muaj. Puna ishte me orare te gjata, pa dite pushimi dhe teper e lodhshme e aq me teper per dike ne moshe me te rritur gati ne pension.

    Por zotria pasi e shikonte qe trupi i tij nuk kishte me fuqi dhe ishte shume i lodhur ne fund te dites ai e la punen ne ndertim. Mirepo kur familja e tij kerkonte serish te ardhura nga ai, burri vendos t`ja lere punen e vet djalit te tij.

    Por puna qe ben ai tani do t`ju cudise.

    Ai ka filluar te shkruaj romanin e tij te pare qe e ka pasur gjithe jten enderr dhe shpreson qe kur te vi ne Shqiperi do ta botoj me ato pak te ardhura qe ka kursyer nder ato vite.

    Do ta botoj ate dhe shpreson te jete nga romanet me te mira sepse disa miq nga shtepite botuese i kane vleresuar me pare edhe fabulat e tij te herdhme tashme te botuara.