Author: editor

  • Tronditet ky vend/ Të shtëna me armë, 9 të vrarë

    Tronditet ky vend/ Të shtëna me armë, 9 të vrarë

    Nëntë persona u plagosën, duke përfshirë tre në gjendje kritike, nga të shtënat në Denver, SHBA.

    Sipas mediave të huaja, ngjarja ndodhi pranë arenës ku Nuggets fituan titullin e tyre të parë në NBA të hënën mbrëma, tha policia.

    Një i dyshuar, i cili gjithashtu u qëllua, tanimë është në paraburgim, tha në një deklaratë Departamenti i Policisë së Denverit.

    “Ky është një hetim kompleks dhe në vazhdim në fazat e tij të hershme”, ka thënë departamenti. “Informacionet paraprake tregojnë të shtëna të shumta gjatë një sherri ku përfshihen disa individë”.

    Të shtënat ishin rreth një milje larg nga Ball Arena, ku Denver Nuggets mposhtën Miami Heat të hënën për të fituar titullin e tyre të parë në NBA.

  • Skena surreale, çmendet moti! Era merr me vete njerëzit (Video)

    Skena surreale, çmendet moti! Era merr me vete njerëzit (Video)

    Një erë e fortë në Kinë ka bërë kërdinë duke ngritur edhe njerëzit nga toka.

    Ndërsa klientët shijonin vaktin e tyre papritur një erë e fortë goditi vendin, duke ngritur tendën që ofronte mbrojtje.

    Kjo shkaktoi kaos dhe tension tek njerëzit.

    Dëshmitarët treguan një skenë surreale teksa era vazhdonte sulmin e saj të pamëshirshëm, duke i çuar individët lart në qiell.

    Fatmirësisht, nuk u raportua për njerëz të lënduar.

  • “Nuk më kënaq në krevat”, pas 17 vitesh martesë 39-vjeçarja kërkon divorc nga burri

    “Nuk më kënaq në krevat”, pas 17 vitesh martesë 39-vjeçarja kërkon divorc nga burri

    Një 39-vjeçare ka kërkuar të ndahet nga bashkëshorti i saj 50-vjeçar, pasi ankohet se nuk ka kaluar orgazmë me të shoqin me të cilin është martuar prej 17 vitesh.

    Ajo pretendon se ka një boshllëk dhe tronditje të madhe për shkak të mospërmbushjeve bashkëshortore. Rasti është raportuar në Greqi.

    39-vjeçarja greke ka thënë për mediet vendase se nuk ka pasur asnjëherë përvojë orgazme gjatë marrëdhënieve seksuale brenda martesës së tyre, dhe se gjatë 17 viteve martesë ka qenë në tension të vazhdueshëm.

    Bashkëshorti mohon akuzat e gruas.

    Ai ka folur në një intervistë për emisionin To Proino në televizionin ANT1.

    “Argumentimi i saj është i rremë dhe qesharak. Shpresoj që morali dhe logjika të mbizotërojë. Dëshira e saj për të lënduar egon mashkullore është e madhe.”/albeu.com/

  • “Vajza nesër ka ditëlindjen”/ Flet drejtori i shkollës ku mësuesi puthi nxënësen: Ai ishte në eskursion me ne

    “Vajza nesër ka ditëlindjen”/ Flet drejtori i shkollës ku mësuesi puthi nxënësen: Ai ishte në eskursion me ne

    Opinioni në Kosovë u shokua ditën e djeshme, pas publikimit të një video, ku një mësues shfaqej duke puthur një nxënëse të mitur në buzë.

    Drejtori i shkollës “Lidhja e Prizrenit” në Deçan, ku ka ndodhur ngjarja, ka folur ditën e sotme në emisionin “Shqipëria LIVE”.

    Ai tha se mësuesi është arrestuar, teksa vajza ka pësuar traumë. Ai tha se shpreson që ajo të rikthehet në shkollë, pasi nesër ka ditëlindjen.

    Ai është kthyer nga Shëngjini me ne për në Kosovë. I kam thënë se mudn të arrestohet qoftë në kufi, qoftë në Kosovë. I thashë që vepra që ka kryer është vepër penale. Ai nuk ka folur fare. Ai është arrestuar pasi ka shkuar në shtëpi. Me vajzën nuk kam folur.

    Prindërit i kisha sot këtu. Ka një traumë. Shpresoj që nesër të rikthehet në shkollë pasi ka dhe ditëlidnjen nesër.

    Është një vajzë e shkëlqyer, ndër më tëm irat me rezultatet e saj. Rasti është i rëndë për familjen. Shpresoj që me ndihmën e bashkëmoshatarëve ta kalojë.- tha drejtori.

  • A do të bjerë shi pasditen e sotme? Vjen njoftimi i rëndësishëm nga Instituti i Gjeoshkencave

    A do të bjerë shi pasditen e sotme? Vjen njoftimi i rëndësishëm nga Instituti i Gjeoshkencave

    Sot pasdite (e martë, dt.13) dhe nesër (e mërkurë, dt.14) SIPAS Institutit të Gjeoshkencave priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare të shoqëruara me shtrëngata në qarqet Dibër, Elbasan, Korçë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera të vendit priten reshje të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

    TEMPERATURAT

    Nesër (e mërkurë, dt.14) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

    në bregdet: 20 / 26 °C

    në vendet e ulëta: 17 / 29 °C

    në vendet malore: 11 / 22 °C

    ERA

    Sot pasdite (e martë, dt.13) dhe nesër (e mërkurë, dt.14) era pritet të jetë e lehtë deri mesatare në të gjithë vendin.

  • Tr*ndit 22 vjeçarja shqiptare nga Zvicra: Ju rrefej se çfarë ndodh me ata që martohen për letra, mua më…

    Tr*ndit 22 vjeçarja shqiptare nga Zvicra: Ju rrefej se çfarë ndodh me ata që martohen për letra, mua më…

    Në nja artikull të paradokoshëm të „Bielertagblatt“, një shqiptare e re nga Maqedonia kishte rrëfyer se cilit vend i takon, pa cekur fare shtetësinë e saj. Shqiptarja 22-vjeçare nga Maqedonia, gjatë rrëfimit të saj ka dashur të ngelë anonime, duke filluar historinë e saj emocionuese:

    „Jam 22-vjeçare dhe e rritur në Seeland të Zvicrës. Prindërit e mi kanë migruar nga Maqedonia, ndërsa unë dhe fëmijët tjerë kemi lindur në Zvicër. Në të vërtetë, unë nuk jam zvicerane, por shtëpia ime është këtu dhe kështu do të mbetet edhe më tej. Pasi nuk kam një pasaportë zvicerane, unë nuk mund ta quaj veten si zvicerane, edhe pse për gjeneratën e dytë në Zvicër, ndryshimi i kombësisë është i vë shtirë. Thjesht, unë jam një njeri, e cila jeton këtu, e lumtur në shtëpinë e saj.

    Shpeshë më është thënë se unë nuk dukem si e huaj. Për shkak të ngjyrës sime pak më të errët, unë dukem disi më ek zo tike se sa një zvicerane, por flas dhe sillem në një mënyrë goxha zvicerane. E gjitha kjo ndodhë, pasi unë më tepër e përdori gjuhën zvicerane se sa gjuhën shqipe.

    Unë ëndërroj, mendoj dhe of e ndoj në gjuhën zvicerane, ndërsa edhe me fëmijët tjerë flasë në gjuhën zvicerane. Vetëm me prindërit e mi flas në gjuhën shqipe, në të cilën tashmë edhe disa fjalë zvicerane kanë lëshuar rrënjë.

    Kur udhëtoj në Maqedoni për të vizituar të afërmit e mi, më duket vetja sikur të kem aterruar në një vend në të cilin këta njerëz janë shumë të panjohur. Kur jam atje, unë nuk kam ndjenja për vendlindje, ndërsa edhe nuk ndjehem pjesë e një shoqërie të këtushme.

    Atje njerëzit më shohin sikur të kisha zbritur nag hëna, pasi kam një stil të jetës krejt ndryshe, vishem në mënyrë tjetër në krahasim me moshataret e mia dhe mund ta them atë që mendoj. Njerëzit atje nuk janë të guximshëm, por në krahasim me zviceranët, ata e përcjellin traditën, përcjellë rrëfimin e shqiptares „Shtegu.com“.

    Gjatë edukatës, prindërit e mi nuk e kanë cekur se a duhet të jem shqiptare apo zvicerane dhe në cilin kontekst kulturor bëj pjesë. Unë kam shokë e shoqe nga kultura të ndryshmem botërore dhe asnjëherë as që më ka shkuar ndërmend të pyes prej nga janë, por nëse kuptohem me ta apo jo.

    I vetmi debat që kisha me prindërit e mi në baza kulturore, ka qenë një fjali e thënë, në moshën time 14-vjeçare: „Definitivisht, unë nuk mund ta paramendoj veten të kem një mik nga Maqedonia“. Kjo fjali e imja i kishte dëshpëruar pa masë prindërit dhe për ta ishte e paim agjinueshme. Por, unë i di disa histori të këtyre çifteve të cilat kanë dështuar, pasi burri mbetet i papunë, pa shkollim, nuk di asnjë fjalë të vetme gjermanisht dhe partneren e saj e ka shfrytëzuar vetëm për ta fituar rastin që të qëndrojë në Zvicër“.

    Në fund të storjes së saj, shqiptarja nga Maqedonia është paraqitur me nofkën „Ani“.

  • Grekë të tronditur: Ja si po u ikin emigrantët shqiptare dhe pasojat që po sjell ikja e tyre

    Grekë të tronditur: Ja si po u ikin emigrantët shqiptare dhe pasojat që po sjell ikja e tyre

    Në 30 vitet e pas komunizmit emigracioni më i madh i shqiptarëve ishte drejt Greqisë fqinje. Por kohët e fundit numri i emigrantëve nga Shqipëria në Greqi po shënon rënie të ndjeshme prej migrimit të brezit të dytë drejt Anglisë dhe Europës veriore. Studiuesit vlerësojnë se prirjet e reja migruese kanë ndikim edhe tek shumë zona ndërkufitare shqiptare ku emigrantët nuk po kthehen më nga Greqia në Shqipëri në mënyrë sezonale.

    Në Vrisera të Gjirokastrës, një zonë kufitare buzë kufirit me Greqinë, një grusht banorësh janë mbledhur në një dëgjesë publike të Bashkisë së Dropullit për buxhetin e vitit të ardhshëm. Jeta e banorëve është bërë më e vështirë prej migrimit masiv dhe organizmi i shërbimeve sidomos për moshat e treta është një sfidë për qeveritë vendore.

    Mihal Kicaqi nga Vriseraja flet për sfidat.

    “Në zonën e Vriserasë të Dropullit të Sipërm kanë ikur masivisht dhe këtu kanë mbetur shumë pak pleq. Disa shtëpi në çdo fshat, maksimumi 30 shtëpi që janë me dy apo tre banorë. Dhe kjo krijon shumë vështirësi si për shërbimet sidomos shëndetësore, transportin jetën në përgjithësi.”

    Zoti Kicaqi thotë më tej se largimi së fundi edhe nga Greqia i brezit të dytë e bën më të vështirë lidhjen me familjet në Shqipëri. Ai thotë se djali i tij ka migruar së fundi në Anglid dhe ai nuk e ka dëshiruar këtë migrim të dytë.

    “Unë kisha djalin që më iku nga Greqia, nga Athina ku kishte punën, në Angli. Kjo për arsye se kishte rrogën e ulët dhe nuk i dilte të plotësonte nevojat. Gjetën mundësi më të mira atje dhe kështu kanë ikur shumë emigrant shqiptarë edhe nga Greqia. Nuk e doja një mergim të dytë të djalit, por tani po mësohemi”, thotë ai.

    Në Greqi nuk ka ende statistika të qarta për largimin e shqiptarëve drejt vendeve europiane dhe në Angli pasi një pjesë e migrantëve shqiptarë të brezit të dytë janë larguar me dokumente apo nënshtetësi greke.

    Eda Gemi, një studiuese e njohur e çështjeve të emigracionit shqiptar në Greqi flet mbi këtë dukuri.

    “Përllogaritet që rreth viteve 2018-2020 rreth 55mijë deri në 60 mijë shqiptarë të brezit të dytë janë larguar drejt Britanisë së madhe kryesisht. Ndërsa për sa u përket emigrantëve grekë të moshave të reja 18-29 është pak a shumë më 400 deri 450 mijë.

    Zonja Gemi thotë më tej se drejt vendeve të Evropës Veriore apo në Angli po largohet një brez shqiptarësh i mirëkualifikuar.

    Brezi i dytë i shqiptarëve në Greqi është shumë i kualifikuar. Zakonisht kanë mbaruar studimet në Greqi dhe këtë kapital dijesh ato e investojnë nënjë vend tjetër.

    Studiuesja e çështjeve të emigracionit thotë se paavrësiht kurbave të lëvizjes së emigracionit shqiptar në Greqi, sidomos pas krizës ekonomike greke e cila shtyu shqiptarët të largohen nga Greqia si pasojw e nismave qeveritare greke ka pasur një lehtësim të punësimit sezonal të shqiptarëve në Greqi.

    “Kemi një lloj liberalizimi të punësimit sezonal të shqiptarëve në Greqi. Kjo filloi që me pandeminë. Ishte pikërisht viti 2020, nevojat për puënsim sezonal kryesisht në bujqësi por edhe në blektori e bënë që qeveria greke të marrë vendimin që shqiptarët të shkojnë në Greqi me pasaporta pa pasur nevojën e vizave sezonale.

    Emigracioni shqiptar ka qenë një mbështetës i madh për familjet në Shqipëri jo vetëm përmes dërgimit të parave por edhe përmes kontributit në mëmyrë sezoanle të familejev që kthehshin nga Greqia pwr tw punuar dhe jetuar në Shqipëri.

    Lëvizjet e reja të shqiptarëve nga Greqia sidomos të familjeve më të reja në moshë e kanë ndryshaur së fundi këtë trajektore lwvizjeje thorë zonja Gemi.

    Nga momenti që një pjesë e konsiderueshme e emigracionit shqiptar në Greqi ka lëvizur drejt vendeve të tjera, atyre skandinave , Britanisë së Madhe apo Europës Kontinentale përfshi këtu Belgjikën, Gjermaninë kryesiht ,padyshim ka ndryshuar trajektoren e lëvizjes së familjeve shqiptare sidomos të atyre më të reja në moshë.

    Zonja Gemi thotë më tej se Shqipëria nuk është një pol tërheqës për emigracionin shqiptar në Greqi për një seri faktorësh.

    “Nga momenti që Shqipëria nuk është më një pol tërheqës për shqiptarët se po të shihni kurbën e këtyre trajektoreve të lëvizjes së emigracionit shqiptar pas vitit 2008 stacioni i parë për emigrantët shqiptarë që linin Greqinë ka qenë Shqipëria .Ishte ideja të rikonsideronin kthimin në Shqipëri për të përballuar rënien e ekonomisë në Greqi prej krizës financiare. Por Shqipëria nuk u ka dhënë shumë shqiptarëve dhe nuk u jep akoma shumë. Ka një treg pune që është i segmentuar , nuk është i mirëorganizuar, sektorë të ekonomisë nuk janë të strukturuara dhe të bazuara tek aftësitë profesionale dhe diplomat shkollore përkatëse. Por komuniteti shqiptar në Greqi është më i madhi pavarësisht rënies dhe pavarësisht rrymave të reja migratore. Asnjë komunitet tjetër nuk ka arritur të zëvendësojë shqiptarët në tregun e punës nëg Greqi.”

    Të dhënat zyrtare të publikuara nga Ministria greke e Emigracionit për shtatorin e këtij viti flasin se në Greqi ndodhen 291. 868 emigrantë shqiptarë me lejeqëndrimi të vlefshme të cilët përbëjnë rreth 61,4 % të të huajve të ligjshëm.

    Numri i shqiptarëve që rezultojnë me lejeqëndrimet në shtator të vitit 2022 është dukshëm më i ulët se shtatori i një viti më parë kur regjistroheshin 425.740 persona me lejeqëndrimi të vlefshme, të cilët përbënin 63,% të të huajve në Greqi.

    Të dhënat e Ministrisë greke të Emigracionit përditësohen në dinamikë dhe ndonëse emigrantët nga Shqipëria përbëjnë pjësën dërrmuese të të huajve të pajisur me lejeqëndrimi, numri i tyre vjen gjithnjë e më në rënie.

  • Tragjedi në Greqi, shkoi në spital me temperaturë, 8-vjeçari vdes papritur

    Tragjedi në Greqi, shkoi në spital me temperaturë, 8-vjeçari vdes papritur

    Një fëmijë 8-vjeçar ka ndërruar jetë papritur, pasi kishte shkuar në spital me temperaturë të lartë.

    Fëmija ka lënë frymën e fundit në spitalin e Hipokratit, me mjekët që kanë luftuar për ta mbajtur në jetë, por fatkeqësisht pa sukses.

    Protothema.gr raporton se fëmija është nga Imathia dhe se i mituri kishte shkuar edhe me herët në spital por prindërit e çuan në shtëpi pasi mjekët e diagnostikuan atë me virozë stine.

    Por më vonë shëndeti i fëmijës është përkeqësuar, duke shfaqur temperaturë të lartë, e për rrjedhojë prindërit e çuan sërish me emergjencë në spital, ku 8 vjeçari ndërroi jetë papritur.

  • I ngacmoi të dashurën, ky është shqiptari që rrahu për vdekje italianin

    I ngacmoi të dashurën, ky është shqiptari që rrahu për vdekje italianin

    Personi në foto është Klajdi Mjeshtrit 28-vjeçari i cili dhunoi për vdekje 34-vjeçarin, Giuseppe Tuci, punonjës zjarrfikëse.

    28-vjeçari i cili punonte si bodygard ka dhunuar me grushte për vdekje 34-vjeçarin. Sherri në fjalë ka nisur pasi e dashura e shqiptarit është ankuar se 34-vjeçari po e ngacmonte.

    “Klajdi ka një fizik të fuqishëm dhe me tatuazhe , siç shihet gjithmonë nga profili në Fb. Megjithatë, ata që e njohin e përshkruajnë një djalë të shoqërueshëm, që shkonte mirë me të gjithë.

    Klajdi deri para disa vitesh ishte arbitër futbolli, sidomos për kategoritë e të rinjve të krahinës” e përshkruajnë mediat italiane shqiptarin.

  • LAJM I FUNDIT/ Gazetari miliarder zgjidhet në krye të RTSH-së

    LAJM I FUNDIT/ Gazetari miliarder zgjidhet në krye të RTSH-së

    Gazetari miliarder Alfred Peza është zgjedhur drejtor i RTSH-së.

    Këtë fakt CNA e kishte paralajmëruar pak ditë më parë.

    Gazetari Alfred Peza është zgjedhur Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar me 9 vota.

    Në garë ishin dhe 3 kandidatë të tjerë Enrik Mehmeti, Helidon Haliti dhe Laureta Roshi.

    Ish deputeti dhe ish sekretari i Rilindjes, Peza njihet si mercenar mediatik i trafikantëve të drogës dhe abuzuesve me ligjin.

    Peza i zgjedhur tashmë në krye të RTSH-së është gazetari i 1 milion dollarëve aksione bankare, i cili në vetëm 18 muaj, 4 apo 5-fishoi pasuritë e tij…vijon BURIMI: CNA