Author: editor

  • “S’ka arsye për të pranuar kërkesat për azil të shqiptarëve”/ Deputetët britanikë publikojnë raportin, ja çfarë kanë vendosur

    “S’ka arsye për të pranuar kërkesat për azil të shqiptarëve”/ Deputetët britanikë publikojnë raportin, ja çfarë kanë vendosur

    Një grup deputetësh britanikë të Komisionit të Punëve të Brendshme kanë hartuar një raport në lidhje me emigrantët shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar.Sipas këtij raporti, emigrantët shqiptarë në Britani nuk kishin gjasa të kishin nevojë për azil dhe ka pak prova qe ata te jene ne rrezik në vendin e tyre.

    Shtetasve shqiptarë nuk duhet t’u jepet azil në mënyrë rutinore, tha komisioni përzgjedhës i Punëve të Brendshme. Një total prej 51% të kërkesave për azil nga shqiptarët u pranuan fillimisht në 6 mujorin e parë të vitit të kaluar. Disa që bënin kërkesa për azil, veçanërisht gratë, pasi pretendonin se ishin trafikuar dhe kanë nevojë për mbrojtje, thanë deputetët, raporton BBC.

    Komiteti vendosi të shqyrtojë fluksin e shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të rritjes së madhe të shifrave vitin e kaluar. Në vitin 2022, më shumë se një e katërta e 45,755 njerëzve që kaluan Kanalin me varka të vogla shkuan nga Shqipëria dhe shumica kërkuan azil.

    Në harkun kohor të një viti numri i shqiptarëve që mbërrinin në Britaninë e Madhe me këtë rrugë ishte rritur nga 800 në 12 301 kërkesa. Arsyet për rritjen e madhe janë të paqarta dhe numrat kanë rënë ndjeshëm në muajt e fundit.

    Kritikët e mbërritjeve me varka të vogla këmbëngulin se Shqipëria është një vend i sigurt. Komiteti ra dakord dhe raporti i tyre thekson se vendi nuk është në luftë dhe është kandidat për t’u anëtarësuar në BE. Nuk ka asnjë bazë të qartë që Mbretëria e Bashkuar të pranojë në mënyrë rutinore mijëra kërkesa për azil nga qytetarët shqiptarë, thuhet në raport.

  • Data juaj e lindjes zbulon sekrete mbi personalitetin tuaj

    Data juaj e lindjes zbulon sekrete mbi personalitetin tuaj

    Një alternativë interesante ndaj shenjave të zodiakut dhe domethënies së tyre, është data juaj e lindjes. Pikërisht, numerologjia e datës suaj të lindjes, pavarësisht muajit kur keni lindur, mund të zbulojë llojin e personalitetit që keni. Eshtë vërtetë e habitshme saktësia e saj.

    3, 9, 12, 15, 21, 29, 30: Tejet krijues!

    Nëse keni lindur në një prej këtyre datave, atëherë keni prirjen të jeni ndër njerëzit më krijues të kohës suaj. Ju doni shumë botën e artit dhe kulturës, jeni person që i shihni gjërat nga të gjithë këndet, me qëllim që të krijoni një imazh sa më të mirë në kokën tuaj. Nëse ndieni që doni të përfshiheni në ndonjë lloj aktiviteti krijues, atëherë duhet t’ia nisni menjëherë. Do të befasoheni vërtetë se sa të mirë jeni.

    1, 10, 18, 19, 27, 28: Liderë nga natyra

    Ju jeni një person pasionant, kur vjen puna tek njerëzit e dashur. Nuk ndaleni para asgjëje, për të siguruar që të gjithë arrijnë objektivat e tyre të suksesit, edhe nëse kjo kërkon që të largoheni që ata njerëz të arrijnë objektivat e tyre. Shumë modestë dhe tejet të guximshëm në mënyrën si paraqiteni, ju jeni shumë të sigurtë dhe mirëkuptues për botën që ju rrethon. Jeni ndër liderët më të natyrshëm në botë dhe asgjë nuk ju ndal!

    2, 6, 7, 11, 20: Shumë të dhembshur

    Nëse keni lindur në këto data, jeni ndër njerëzit më të dhembshur në botë. Ju kuptoni të bëni dallimin mes të drejtës dhe të gabuarës, nuk i lini kurrë njerëzit në dyshim apo frikë, dhe mund të përballoni pothuaj gjithcka. Keni një mendje me aftësi të lartë vetëshëruese kur vjen puna tek stresi dhe trysnia, por gjithashtu i përballoni problemet me logjikë dhe arsye, duke u siguruar që e kuptoni cdo gjë në tërësinë e vet, para se të merrni një vendim se si të zgjidhni konfliktet tuaja.

    4, 25, 16, 5, 14, 23: Shpirt aventure

    Nëse keni lindur në këto data, atëherë jeni ndoshta ndër njerëzit më aventurierë. Gjithmonë kërceni sapo ju shfaqet mundësia për të eksploruar një gjë të re, cfarëdo qoftë ajo, hobi, vend, person, nuk ka rëndësi! Ju keni shpirt aventure dhe inkurajoni këdo përreth jush që të jetë po kaq i dhënë pas aventurës,sa edhe ju. Jeta është e bukur kur dilni dhe kërkoni gjëra të reja e të mrekullueshme, që nuk e keni menduar se kanë ekzistuar më parë.

    8, 17, 22, 26, 13, 24, 31: Familja është vendi ku është zemra

    Jeni ndër njerëzit më të orientuar nga familja. Ju kujdeseni shumë për familjen tuaj dhe në shumicën e rasteve jeni me ta duke u argëtuar. Kujdeseni shumë për të dashurit tuaj, pavarësisht se cfarë po ndodh në jetët e tyre, ju jeni gjithmonë aty për ta. E njëjta gjë vlen për miqtë. Miqtë tuaj janë në thelb një familje e dytë në jetën tuaj.

  • Mposhtet Luizi në Instagram, ja kush ia zë vendin në “fron”, do habiteni!

    Mposhtet Luizi në Instagram, ja kush ia zë vendin në “fron”, do habiteni!

    Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi, i ftuar në “Shqipëria Live” ka shpjeguar se si kanë lëvizur ndjekësit e personazheve të BBV2m gjatë kësaj jave.

    “Në vendin e parë për këtë javë ka qenë Ronaldo Sharka. Ronaldo ka qenë shumë aktiv në prodhimin e reels, dhe ka qenë një nga ata përdorues që ka postuar një herë në 2 javë ose dhe më pak. Ronaldo ka qenë çdo ditë.

    I dyti është Luiz Ejlli, ai e ka lënë pak pas dore, sepse i pëlqen të bëjë këto live-stream, nuk i ka mbajtur fansat të angazhuar.

    E treta është Kiara Tito, është një ndër personazhet me ndjekësit më të lartë në postime”, tha eksperti i IT.

  • Batutat ikonike të Silvio Berlusconit, si e shtangu Berishën (VIDEO)

    Batutat ikonike të Silvio Berlusconit, si e shtangu Berishën (VIDEO)

    Silvio Berlusconi, miliarderi me stilin pompoz dhe ish-kryeministri italian që dikur e kishte përshkruar vetën si Jezu Krishti i politikës, u nda nga jeta në moshën 86-vjeçare, në spitalin e San Raffaele në Milano.

    Silvio Berlusconi ishte presidenti i veprave, por edhe i fjalës së mprehtë. Janë të famshme shprehjet e tij, për situata dhe emra të veçantë të futbollit. Më poshtë janë listuar disa nga thëniet ikonike të Kavalierit:

    Çështje zemre – “Milani? Është një çështje zemre. E shtrenjtë, por edhe femrat e bukura janë të shtrenjta!” (1986).

    I shenjtë dhe profan – “Të gjitha gjërat që bëj janë profane, por Milani është i shenjtë” (1988).

    “Jo” Maradonës – “Maradona? Lojtar i madh, por nuk mund të përshtatej te Milani im. Ishte karakter i vështirë” (1988).

    Miliardat e Baresit – “Unë e meritova suksesin, si Franco Baresi që bëri miliardat e tij duke luajtur si mbrojtës i madh” (1994).

    Pizza, mafia dhe Milani – “Shpresojmë të kemi krijuar një ekip të aftë për të prodhuar shfaqje, sepse kemi detyra të sakta ndaj tifozëve tanë dhe ndaj pjesës tjetër të botës, ku jemi realiteti italian më i njohur, pas mafies dhe pizzas” (1995).

    Papa, si Milani – “Shenjtëria juaj, më lejoni t’ju them se ngjani pak me Milanin tim. Ne të dy shpesh shkojmë për të sjellë një ide fituese në botë. Kjo është ideja e Zotit” (1998).

    Pëlhura dhe rrobaqepësi Zaccheroni – “Zoti Lizzola ishte një rrobaqepës shumë i mirë dhe kishte një moto për pëlhurën e mirë: kujdes se cilit rrobaqepës ia jepni…” (2000).

    Helveg luan si i shurdhër – “Helveg më kujtoi fabulën e luanit të shurdhër: një burrë i bie violinës së tij në xhungël, duke tërhequr vëmendjen e një luani, pastaj një tjetri, deri në 100 luanë të magjepsur. Pas pak vjen një luan tjetër, i afrohet njeriut dhe e gllabëron atë” (2001).

    Një ndër momentet që do të mbahet mend nga ish-kryeministri Berluskoni në raport me Shqipërinë është edhe ajo që bëri në një takim që zhvilloi me Sali Berishën. Në një konferencë për shtyp, pas takimit me Berishën në vitin 2010, Silvio Berlusconi nuk ngurroi të ngacmonte disi pa takt kryeministrin shqiptar.

  • Humbje e madhe për kinematografinë botërore, ndërron jetë aktori i njohur

    Humbje e madhe për kinematografinë botërore, ndërron jetë aktori i njohur

    Ndërron jetë në moshën 68-vjeçare aktori i njohur Francesco Nuti.

    Lajmi u bë i ditur nga vajza e tij Ginevra, e cila tha se babai i saj ndërroi jetë në Villa Verde, Romë.

    Ajo dhe familjarët e tij falënderuan personelin shëndetësor dhe të gjithë ata që u kujdesën për aktorin gjatë kohës kur ai ishte i sëmurë.

    Data dhe vendi i varrimit nuk janë bërë ende të ditura.

  • Me litar në mes të lumit! 7 turistë bllokohen në kanion (VIDEO)

    Me litar në mes të lumit! 7 turistë bllokohen në kanion (VIDEO)

    Ditën e sotme, në vendin e quajtur “Kanioni i Langaricës”, 7 turistë të huaj, duke eksploruar me këmbë zonën, kanë mbetur të bllokuar në pjesën e kanionit, për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës, nga reshjet e shiut.

    Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet dhe shërbimet zjarrfikëse, janë nisur në drejtim të zonës ku kishin mbetur të bllokuar turistët.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse dhe anëtarët e federatës shqiptare “Rafting Albania”, kanë kontrolluar zonën dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e turistëve, në kanionin e Langaricës.

    Punonjësit e Policisë kanë bërë të mundur nxjerrjen e 7 turistëve nga terreni i vështirë ku kishin mbetur të bllokuar.

  • Vidhet “Range Rover” luksoz brenda aeroportit të Rinasit

    Vidhet “Range Rover” luksoz brenda aeroportit të Rinasit

    Vidhet një makinë “Range Rover” nga parkingu i aeroportit të Rinasit në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pesë ditë më parë. Si rezultat i kërkimeve makina u gjet në garazhin e një pallati në “Astir”.

    Policia sot e ka bërë publike ngjarjen. Identifikohen dhe shpallen në kërkim dy autorët e dyshuar E. M. 36 vjeç dhe B. H. 42 vjeç, të dy banues në Tiranë.

    Sekuestrohen pajisje të ndryshme të përdorura nga autorët për bllokimin e GPS-së së automjetit të vjedhur dhe sende të tjera të përdorura për vjedhjen e tij. Makina është në pronësi të personit me inicialet Ç. A.

  • Përmbyset gjithçka! Kush janë dy “VIP”-at që futen në emisionin e Kiarës?

    Përmbyset gjithçka! Kush janë dy “VIP”-at që futen në emisionin e Kiarës?

    “Kepi i Tundimeve” u transmetua vitin që shkoi për herë të parë me disa të rinj dhe të reja të gjithë beqar. Këtë vit ai do të transmetohet sërish, por me shumë ndryshime, duke filluar që nga emri i cili do të titullohet “Kepi i VIP-ave”.

    Por, duket se do të jetë një vazhdim i “Big Brother Vip”, pasi pothuajse 90% e personazheve janë nga ai reality-show.

    Kiara Tito do të jetë moderatore, gjithashtu dhe Jori, Ronaldo, Kejsi dhe Gerti do të jenë pjesë e tij. Ndërsa është konfirmuar dhe pjesëmarrja e Luizit dhe Oltës si të ftuar specialë.

    Së fundmi, “kastit” të Kepit të VIP-ave i janë bashkuar edhe dy ish-banorë të tjerë “BBV 2”. Bëhet fjalë për Shpat Kerleshin dhe Krist Aliajn.

    Kjo është kuptuar nga fotot e postuar prej tyre ku ndodhet në të njëjtin ambient tek resorti luksoz në Bodrum të Turqisë, si dhe kanë pozuar edhe me personazhet e tjerë që janë pjesë e “Kepit të VIP-ave”.

  • “Çmendet” i riu/ Bëri fjalë me të dashurën, merr makinën dhe shtyp 7 persona, më pas aksidentohet

    “Çmendet” i riu/ Bëri fjalë me të dashurën, merr makinën dhe shtyp 7 persona, më pas aksidentohet

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Napoli ku në Piazza Duomo, një i ri me një makinë Panda nisi të shtypte disa të rinj që ndodheshin aty.

    Duket se ai ka zbrazur zemërimin pasi ka debatuar me të dashurën e tij . Më pas ai ka përplasur disa persona, është larguar me shpejtësi nga qendra e qytetit dhe pranë bashkisë Camposano është përfshirë në një aksident automobilistik.

    Të paktën shtatë djem kanë përfunduar në spital dhe disa prej tyre janë në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë i riu u arrestua.

  • Duhet t’a mbani në shtëpi/ Bima që thuhet se sjell fat dhe para

    Duhet t’a mbani në shtëpi/ Bima që thuhet se sjell fat dhe para

    Besohet se kjo bimë tërheq fat, para, fat të mirë dhe prosperitet në shtëpi, dhe nëse sipas feng shui-t e vendosni në vendin e duhur në shtëpi, do të jetë një “magnet’ i vërtetë për energji pozitive. Bambu ose Dracaena sanderiana njihet edhe me emrat bambu uji ose ndryshe si bima e mëshirës.

    Edhe pse kjo bimë duket si bambu, ajo nuk është në të njëjtën familje me bambunë e vërtetë. Është shumë dekorative, ka kërcell të gjatë nga të cilat mbijnë gjethe të gjata.

    Priteni rregullisht bimën. Kjo do të ndihmojë në drejtimin e energjisë në kërcell dhe rritjen e gjetheve të shëndetshme.

    Sipas feng shui-t, kërcellet e bambusë kanë kuptime të ndryshme kur bëhet fjalë për tërheqjen e pasurisë.

    Të tre kërcellet besohet se përfaqësojnë fat të mirë, pasuri dhe jetë të gjatë. Pesë ose gjashtë kërcell sjellin para dhe fat të mirë, dhe shtatë kërcelle mund të simbolizojnë shëndet të mirë.

    Nëse e vendosni bimën në pjesën verilindore të shtëpisë ose zyrës, pasuria dhe financat aktivizohen. Ana lindore e shtëpisë besohet se tërheq shëndetin.

    DIGITAL CAMERA