Author: editor

  • Aksident i frikshëm, makina përplas për vdekje këmbësorin, zbardhen detajet e para

    Aksident i frikshëm, makina përplas për vdekje këmbësorin, zbardhen detajet e para

    Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Fier-Vlorë. Nga informacionet paraprake, mësohet se një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.

    Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Fitore.

    Sipas informacioneve raportohet se viktima ishte duke kaluar rrugën kur u godit nga një automjet tip Ford.

    Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për aksidentin.

  • Ndalet “sprinti” i Lekut/ Për herë të parë pas dy javësh, monedhat e tjera rifitojnë terren, ja çfarë po ndodh

    Ndalet “sprinti” i Lekut/ Për herë të parë pas dy javësh, monedhat e tjera rifitojnë terren, ja çfarë po ndodh

    Rënia e kursit të këmbimit të Euros me Lekun u ndal sot, pas më shumë se dy javësh.

    Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye të hënën me 106.26 lekë, në rritje nga niveli minimale historik prej 105.62 lekësh që kishte prekur ditën e premte.

    Kjo ishte ngritja e parë ditore e kursit të Euros që prej datës 26 maj. Frenimi i rënies së Euros u përcoll edhe në kursin e valutave të tjera kryesore.

    Dollari Amerikan, Paundi Britanik dhe Franga Zvicerane shënuan të gjitha rritje krahasuar me fundin e javës së kaluar.

    Një rritje e ndjeshme dhe e papritur e kursit të Euros u vërejt qysh në fundjavë. Ditën e shtunë pikat e këmbimit valutor aplikuan një rritje të fortë të kursit të këmbimit të Euros sidomos në shitje, duke zgjeruar marzhet e tregtimit deri në tre pikë, nga më pak se një pikë që kanë qenë zakonisht në dy javët e fundit.

    Një situatë e tillë është verifikuar edhe në të shkuarën, për herë të fundit një muaj më parë, në periudhën e zgjedhjeve lokale. Pasi arriti një minimum historik më datën 11 maj, kursi u përmbys me një rritje të shpejtë që vazhdoi afërsisht një javë.

    Më tej, kursi i Euros iu kthye rënies, rënie që vazhdoi deri të premten e kaluar.

    Sipas ekspertëve, këto lëvizje të forta në drejtime të kundërta duken kryesisht rezultat i faktorëve psikologjikë dhe ndoshta edhe i sjelljeve të mundshme spekulative, më shumë se sa i lëvizjeve thelbësore të kërkesës dhe ofertës në tregun valutor.

    Euro u zhvlerësua me një ritëm rekord prej 4.5% në vetëm dy javë, ndërsa të shtunën, në mënyrë të papritur, kursi iu rikthye rritjes.

    Ngelet për t’u parë nëse Euro do të arrijë të korrigjojë disi rënien e fortë të dy javëve të shkuara, para fillimit të periudhës kulmore të sezonit veror, mes muajve korrik dhe gusht.

    Lëvizjet e forta të kursit në dy muajt e fundit i bëjnë edhe më të vështira parashikimet, megjithëse mbështetur në të dhënat historike Leku pritet të vazhdojë të gëzojë pozita të forta në këtë periudhë të vitit. /Monitor

  • Aksident i trefishtë, shoferi i dehur përplas mjetet me paratë e bankës

    Aksident i trefishtë, shoferi i dehur përplas mjetet me paratë e bankës

    Mesditën e së hënës në qendër të qytetit të Beratit ka ndodhur një aksident.

    Një shofer i dehur teksa drejtonte makinën e tij tip “Benz” ka përplasur dy automjete që transportojnë para dhe është larguar nga vendngjarja.

    Përplasja e mjeteve ka qenë e fuqishme dhe ka shkaktuar panik të kalimtarët, ndërsa policia ka mundur të kapë shoferin e dehur pak metra nga vendi ku ndodhi aksidenti.

    Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.

  • Si jetoi normalisht në shtëpinë ku kishte murosur Siborën? Psikologia tregon profilin e vrasësit: Lulet në trupin e saj i la sepse…

    Si jetoi normalisht në shtëpinë ku kishte murosur Siborën? Psikologia tregon profilin e vrasësit: Lulet në trupin e saj i la sepse…

    Autoritetet italiane kanë kërkuar informacion nga ato spanjolle, për hetimet ndaj Marco Romeo-s, 45-vjeçarit nga Nettuno (Romë), i akuzuar për vrasjen e partneres spanjolle Paula dhe italo-shqiptares Sibora Gagani. Të dyja vrasjet ndodhën në Torremolinos, Malaga të Spanjës.

    Teksa familja e Siborës, e cila rezultonte e zhdukur prej 2014-s, mbetet në pritje të testit të ADN-së, për të qenë të sigurt se trupi i gjetur i murosur në apartamentin ku kishte jetuar 9 vjet më parë i përket asaj, vrasësi i dyshuar mbetet në burg. E pikërisht nga qelia në Spanjë dalin detajet e para të profilit psikologjik të 45-vjeçarit.

    45-vjeçari, sipas asaj që raportojnë mediat në vendin fqinj, është një person “tipik abuziv i substancave, me një mungesë të theksuar kontrolli ndaj impulseve e ndërlidhur me xhelozinë dhe tipare të dukshme antisociale”. Kështu të paktën shprehet ekspertja spanjolle e Kolegjit Zyrtar të Psikologjisë, Mariela Checa. Pikërisht ky profil bën që autoritetet të kenë dyshime se mund të ketë kryer krime të tjera dhe në Itali, hetuesit po ekzaminojnë zhdukje të tjera të ndodhura në zonën e Nettuno dhe në provincën e Romës, pas së cilave mund të qëndrojë dora e dhunshme e Romeo-s.

    Ky profil po ashtu shpjegon edhe sesi është e mundur që bënte një jetë normale, prej zhdukjes së Siborës e cila ishte 22-vjeçe, në Korrik të 2014-s, duke e ditur që trupi ishte në një kuti prej druri, e murosur në shtëpinë ku jetonin bashkë. Kjo sjellje, në terma psikologjikë, lidhet me amnezinë disociuese, që është një mënyrë për t’u mbrojtur mendërisht, shpjegon ekspertja. Kjo amnezi, mund të shfaqet tek pacientë që kanë jetuar një ngjarje dramatike dhe bën që ajo ngjarje të bllokohet totalisht nga truri i tyre dhe në këtë mënyrë vijojnë një jetë absolutisht normale, siç edhe në fakt ka ndodhur.

    Gjetja e trupit të Siborës pas 9 vitesh erdhi falë një rrëfimi spontan të Romeo-s, dëshmi nga e cila më pas u tërhoq. Megjithatë aq mjaftoi që policia spanjolle të kontrollonte shtëpinë që ku kishte jetuar me Siborën.

    Psikologia, e specializuar në studimin e profileve të dhunshme dhe rastet e kronikës, thekson se me gjasë “vrasja e Paula-s”, e cila u godit për vdekje me thikë në moshën 28-vjeçare në muajin Maj, “nuk ka lidhje” me atë të Siborës.

    “Ai rrëfim spontan në polici kur pa foton e zhdukjes së saj dhe buqeta me lule që u gjet në kufomën e saj kanë lidhje me pendesën. Lulet janë një xhest që simbolizon kërkesën për falje, edhe pas asaj që ka bërë”, tha Checa.

    E pyetur nëse do të kishte pasur më shumë viktima nëse Marco Romeo nuk do të ishte arrestuar, psikologia përgjigjet “me gjasë po” sepse siç shpjegon “ai nuk e kupton mungesën për të kontrolluar impulset dhe ku janë limitet”./tvklan.al

  • Situatë kaotike në Tiranë, përmbyten sërish rrugët, bllokohen mjetet mes ujit (Video)

    Situatë kaotike në Tiranë, përmbyten sërish rrugët, bllokohen mjetet mes ujit (Video)

    Kanë mjaftuar reshjet intensive në Tiranë, që rrugët të përmbyteshin.

    Qytetarët të cilët kishin dalë pa çadra u gjetën përballë një situate kaotike, duke krijuar masat me mjete rrethanore. Në pamjet e shpërndara nga “JOQ” shihen qytetetarët të cilët lëvizin me qese mbi kokë, si për tu mbrojtur nga shiu.

    Më të vështirë e kishin drejtuesit e motorëve, të cilët u dorëzuan para përmbytjeve, duke lëvizur në këmbë. Me këto pamje duket sikur jemi larg stinës së verës, ku edhe kjo javë është parashikuar me mot me vranësira e reshje.

    Reshjet me intensitet deri mesatar do të jenë në periudha afatshkurtra, dhe pritet të jenë në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

  • Shenja e horoskopit që e pret “fati” financiar këtë muaj, para dhe bonuse nga Universi

    Shenja e horoskopit që e pret “fati” financiar këtë muaj, para dhe bonuse nga Universi

    strologu i famshëm Pavel Globa ka veçuar një shenjë që do të ketë më shumë fat në qershor 2023!

    Sipas medias së huaj, bëhet fjalë për personat që kanë lindur nën shenjën e Demit!

    Në qershor gjithçka do të shkojë mirë për Demin dhe më në fund do të mund të përdorin plotësisht të gjitha dhuratat që kanë marrë nga Universi.

    Gjithashtu, ky është një moment ideal nëse dëshironi të ndryshoni punën tuaj ose të kërkoni të ardhura me kohë të pjesshme.

    Në qershor ju pret fati financiar, ka mundësi që të merrni një bonus të madh, të shlyeni ndonjë borxh, të merrni një dhuratë të vlefshme ose të fitoni lotarinë.

    Mos harroni se do të zgjasni rrethanat e lumtura në jetën tuaj nëse pranoni gjithçka që merrni me mirënjohje dhe përdorni fuqinë dhe paratë që keni për qëllime të drejta dhe të ndershme. Prisni lumturi edhe në planin personal.

    Nëse jeni beqarë, ka mundësi që në gjysmën e dytë të vitit të takoni të duhurin. Nëse tashmë keni një familje, në qershor do të shijoni momente shumë të bukura.

  • E pyesin për ndarjen nga Tuna, ‘shpërthen’ Patrisi: Shikoni gratë tuaja

    E pyesin për ndarjen nga Tuna, ‘shpërthen’ Patrisi: Shikoni gratë tuaja

    Prej kohësh në media është përfolur se Tuna dhe Patris Berisha janë ndarë, por deri më sot nuk kishte pasur një reagim nga asnjëra palë.

    Më në fund për këto lajme ka reaguar Patrisi, i cili është pyetur nga “Prive”, në koncertin e Jehona Sopit.

    Patrisi tha se ndahet e pajtohet kur të dojë duke dhënë edhe një mesazh: “Shikoni gratë tuaja”.

    Ça i duhet njerëzve jeta ime private apo e Tunës. Secili të shohë punët e veta.

    Kur dua ndahem, kur dua pajtohem, është jeta ime, s’ka pse t’i interesojë fare askujt. Nëse doni të dini si jam me shëndet, mirë jam faleminderit. A ndahem, a pajtohem, shikoni gratë tuaja tek shtëpia, tha Patrisi.

  • Vrasja e familjes shqiptare nga greku, motra e viktimës jep detaje shokuese: Akt i paramenduar, kishte hapur gropat një javë më parë!

    Vrasja e familjes shqiptare nga greku, motra e viktimës jep detaje shokuese: Akt i paramenduar, kishte hapur gropat një javë më parë!

    61-vjeçari Sakis Varvaresos më 2 mars 2022, vrau dy fëmijë të vegjël dhe prindërit e tyre, Armando nga Lushnja dhe Maria.

    Personat në fjalë u gjetën pa shenja jete në shtëpinë e tyre nga fëmija i tretë i familjes, një djalë 12-vjeçar i cili kishte lindur nga martesa e mëparshme e Marias.

    Greku u dënua me katër herë burgim të përjetshëm, 21 muaj në bazë të përbashkët për “armëmbajtje dhe përdorim” dhe 900 euro dënim monetar për veprën e tij të rëndë kriminale ndaj 32-vjeçarit Armando Kloci, bashkëshortes së tij Maria dhe dy fëmijëve të tyre të mitur.

    Motra e viktimës, Maries në një intervistë për Balkan Ëeb, u shpreh se ‘molla e sherrit’ ishte nëna e autorit, e cila ankohej për zhurmë të kryer nga fëmijët. Sakaq tha se prej 1 jave, autori përgatiste varret, duke haur gropa.

    “Lajmin e morëm vesh nga avokatja. Atë që presim ne është pak. Për dënimin që mori, e meritonte dhe e prisnim. Dënim me vdekje do ishte më e drejtë. Nuk kishte arsye për aktin. Molla e sherrit ishte nëna e vet dhe këtë e ka pranuar pak a shumë. Arsyet ishin banale. Qiraja e parapaguar për dy muaj, nuk ekziston si pretekst. Ai vetë ka pohuar se fëmijët bënin zhurmë dhe shqetësonin nënën, por këto janë arsye banale. Autori e ka paramenduar dhe i parapërgatitur për veprimet e bëra. Kishte një javë që hapte gropat dhe kishte përgatitur gjithçka. Sipas avokates së familjes, autori nuk ka shprehur pendesë. Jam pak e lehtësuar për vendimin, në mënyrë që të qetësohen shpirtrat e tyre. Nëna dhe babai janë të rënduar psikologjikisht. Mami gjithë kohës më pyet ‘pse e ka bërë’. Do të dijë arsyen. Janë vrarë fillimisht kunati dhe motra, pastaj fëmijët 1 dhe 2 vjeç. Kur foli për fëmijët tha se nuk mbante gjë mend. Gjendja e fëmijës që shpëtoi është mirë, por i mungon familja e vet. Por, e ka përjetuar shumë keq. Nuk e kam takuar pasi jam në proces dokumentesh, po flas shpesh me nipin. Djali ishte prezent në ambientet e gjykatës ku u mbajt seanca gjyqësore, pasi e ka kërkuar vetë”, u shpreh ajo.

  • ‘Tha se Olsi ka filluar të pijë pas ndarjes’/ Egli ka një përgjigje për deklaratën e Lorencit

    ‘Tha se Olsi ka filluar të pijë pas ndarjes’/ Egli ka një përgjigje për deklaratën e Lorencit

    Lorenc Hasrama ka folur për herë të parë për ndarjen e Olsi Bylykut dhe Egli Takos.

    Madje ai tregoi se Olsi ka filluar të pi pak këto kohë. Dhe duket se e menjëhershme ka qenë përgjigjia e Eglit.

    Ajo vetëm pak minuta më parë ka postuar një foto me mbishkrimin “Hihi” ku ose i bëhet qejfi që Olsi ka filluar pijen, ose i vjen për të qeshur që Lorenci ka vendosur të flas në emër të të dyve.

    Nuk e dimë si do të vijojë tanimë karriera e Eglit, por në dasmën e Kleas dhe Elgitit ajo nuk ishte e pranishme.

  • Jo vetëm “Zins”, Noizyt i djegin edhe dy lokale të tjera dhe makinën e nënës

    Jo vetëm “Zins”, Noizyt i djegin edhe dy lokale të tjera dhe makinën e nënës

    Gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme u përfshi nga flakët lokali i reperit të njohur Rigels Rajku (Noizy), në Durrës.

    Por sipas Indeksionline, Noizyt i janë djegur edhe dy biznese të tjera (lokale) për të cilat ende nuk ka një informacion zyrtar nga ana e policisë.

    Po kështu edhe makina e nënës së Noizyt është djegur.

    Nga ana tjetër, shkak për zjarrin e shkaktuar ditën e djeshme në lokalin e tij mendohet se është bërë një shkëndijë elektrike që ka sjellë edhe pezullimin e biznesit për një kohë të pacaktuar./Albeu.com./