Author: editor

  • “Dukem si djalë, më thërrasin vëllai”/ Vajza motoriste: Prindërve ua mbajta të fshehtë për…

    “Dukem si djalë, më thërrasin vëllai”/ Vajza motoriste: Prindërve ua mbajta të fshehtë për…

    Një vajzë sportiste, e cila quhet Leticia, ka qenë e ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up”, për të folur për pasionin e saj që ka ndaj motorëve.

    Edhe pse në një periudhë shumë të shkurtër kohore, vetëm 4 muaj, ajo ka arritur t’i japë motorit si një profesioniste. Motoristja tregon se sot në emision ka ardhur nga Berati me motor, pasi ndodhej aty për të parë një garë e cila zhvillohet çdo vit nga motoristë profesionistë nga shumë vende të botës.

    E pyetur për emocionet dhe adrenalinën që i jep motori, ajo shprehet:

    “E si do e përshkruaj unë pjesën e adrenalinës së motorit? Mund të jetë i vetmi moment në jetën e njeriut, ku truri lidhet shumë me zemër dhe po nuk punuan të dyja njëkohësisht ti mund të bësh ndonjë gabim. Adrenalina të rrit shumë rrahjet e zemrës, por njëkohësisht duhet të jesh shumë në fokus dhe të shohësh se çfarë ke përpara sepse gabimet, gjërat fatale ndodhin në një sekondë ku ti nuk e ke mendjen”.

    Leticia tregon se shpesh herë, sidomos në fillimet e saj, njerëzit e ngatërronin me mashkull, madje ka dhe nga atë që i thërrisnin ‘vëllai’.

    “Unë gjithmonë dukem si mashkull, sidomos në fillim fare. Tani edhe motori ka një ngjyrë karakteristike, Tirana është e vogël dhe mund të më njohin, por në fillim fare kur e mora, ka pasur momente që më kanë thirrur ‘vëllai’”, shprehet Leticia.

    Ajo tregon se prindërve ka pritur tre muaj për t’u thënë se ka marrë një motor për shkak të merakut që ata mund të kishin.

    “Prej merakut zgjodha t’ja thosha tre muaj pasi mora motorin dhe që e mësova, sepse po të dalësh dhe t’i thuash nënës dhe babait shiko se unë dje mora motorin dhe nesër do iki në shkollë, ata bëhen më merak sesa të dalësh një ditë dhe t’i thuash që kam tre muaj që qarkulloj dhe ndihem mirë”, tha ajo.

    E pyetur nga Blendi Salaj se “ku e mbajte motorin këto tre muaj që e mbajte të fshehtë?”, Leticia u përgjigj:

    “Tek palestra ime. Nuk ndihesha mirë për këtë pjesë, merrja makinën në shtëpi, ikja në punë, parkoja makinën, merrja motorin, mbaroja të gjitha punët, në darkë parkoja motorin, merrja makinën”.

  • Arrestohet gazetari që shpërndante drogë për VIP-at, lidhja me Efin

    Arrestohet gazetari që shpërndante drogë për VIP-at, lidhja me Efin

    Policia e Vlorës ka vënë në pranga tre të rinj gjatë natës, të cilët shpërnanin lëndë narkotike në lokalet e qytetit bregdetar.

    Burime bëjnë me dije se gjatë operacionit “Parts 4’ janë arrestuar në flagrancë në një lokal në Dhërmi Ermand Hoxha 30 vjeç, Xhoi Bare 27 vjeç dhe Kedi Hoxha 19 vjeç, të tre banues në Tiranë.

    Gjatë arrestimit atyre ju sekuestruan në cilësinë e provës materiale 800 doza kokainë, 750 doza kanabis, një peshore elektronike, si dhe një shumë arash e përfituar nga trafiku i lëndëve narkotike.

    Mes të arrestuarve është dhe miku i ngushtë i një prej banoreve më të famshme të BBV, efi Dhedhes.

    Xhoi Bare i cili njihet për shoqërinë e ngushtë me Efi Dhedhes, ka qenë një nga tre të arrestuarit që shpërndante lëndë narkotike në aktivitetin festiv në Dhërmi.

    Gjatë qëndrimit të Efit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Xhoi Bare dilte në intervista televizive dhe si menaxheri i saj. Po ashtu ai i menaxhonte dhe Instagramin, Efit gjatë qëndrimit në BBV dhe siç e shihni në fotot e mëposhtme ai ka qenë bashkë me të edhe në pushimet që Efi bëri në Tailandë.

    Gjithashtu, Xhoi Bare ka qenë dhe gazetar i emisionit “Ëhy Not” i Roza Latit, ku bënte personazhin e “jashtëtokësorit”.

  • Jori Delli i vë “zjarrin” rrjetit me FOTOT e fundit me bikini

    Jori Delli i vë “zjarrin” rrjetit me FOTOT e fundit me bikini

    Jori Delli, e njohur për publikun shqiptar u bë gjatë eksperiencës së saj në “Big Brother Albania”, pasi eksperiencën si modele ajo e kishte zhvilluar në Itali vendin edhe ku u rrit. Gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Jori bëri për vete shqiptarët si një vajzë e çiltër, simpatike dhe me forma seksi.

    Së fundmi, ajo ndodhet në një resort në Bodrum të Turqisë ku po xhirohet dhe programi “Kepi i VIP-ave” ku Jori do të jetë pjesë.

    E nga vendi i bregdetit, nuk mund të na mungonin disa foto të Jorit me bikini, të cilat i ka publikuar në profilin në Instagram. Ajo ka pozuar me një palë bikini ngjyrë leopardi, ku në pah vihet gjoksi i saj.

    Krahas fotove, Jori ka vendosur vetëm një emoji engjëlli, teksa për më shumë ka lënë vetë fotot të flasin, të cilat kanë mijëra pëlqime dhe komente pozitive.

  • E “premtja e zezë”, euro dhe paundi kapën fundin sot

    E “premtja e zezë”, euro dhe paundi kapën fundin sot

    Euro dhe monedhat e tjera europiane vijojnë të zhvlerësohen në raport me Lekun, ndërsa më e goditura duket të jetë ajo europiane, e cila po humb terren ndjeshëm nga ora në orë.

    Banka e Shqipërisë sapo ka publikuar të dhënat nga tregu valutor duke treguar që një euro është këmbyer sot mesatarisht me 105.62 lekë duke humbur 0.77 pikë në raport me ditën e djeshme.

    KURRË më parë euro dhe leku nuk kanë qenë në këtë raport, ndërsa duket qartësisht që vendi është kthyer në një lavatriçe të madhe parash të pista duke dekurajuar biznesin dhe punën e ndershme.

    Euro në vetvete është duke u zhvlerësuar në tregjet e huaja edhe ndaj monedhave të tjera, por ritmi i zhvlerësimit ndaj Lekut është shumë më i shpejtë duke konfirmuar faktin se problemi kryesor janë pikërisht paratë e pista që po pastrohen masivisht në Shqipëri.

    Pikë ndaj Lekut po humbet edhe Dollari Amerikan, i cili sipas BSH-së sot është këmbyer me mesatarisht 98.07 lekë. Ndërkohë, Paundi Britanik këmbehet sot me mesatarisht 122.97 lekë. /albeu.com

  • “I mori për Visin”, zbardhen detaje të reja nga vjedhja e targave që fundosën ushtarin e Martinaj

    “I mori për Visin”, zbardhen detaje të reja nga vjedhja e targave që fundosën ushtarin e Martinaj

    Nikoll Sherrniku, personi që dyshohet se ndihmoi me logjistikë, autorët e masakrës në Don Bosko, ka dalë këtë të premte përpara gjykatës ku u njoh me masën e sigurisë së “Arrestit me burg”.

    Sherrniku akuzohet se siguroi në Gjermani targat gjermane për makinën e personave që morën pjesë në atentatin nga ku mbeti e vrarë banakierja e lokalit të Fation Muratit, Mimoza Paja. Burime për Euronews bëjnë me dije se është marrë dëshmia e një pronari servisi në Gjermani, shtetas kosovar i cili ka deklaruar se target i ka marrë Sherrniku.

    Gjithashtu në dosjen hetimore thuhet se një mik i Sherrnikut nga Fushë-Kuqja ka deklaruar se “targat i ka marrë Nikolli për llogari të Ervis Martinaj sepse donte t’i shmangej policisë”. Sherrniku njihet si një person i afërt me Brilant Martinaj i ekzekutuar në mbikalimin e Fushë Krujës, por dhe i të zhdukurit Ervis Martinaj.

    28-vjeçari ka qene i dyshuar dhe ndaluar për vrasjen e ish-policit Xhulio Prela, por më pas është liruar për mungesë provash. Në gusht të vitit të kaluar Sherrniku është arrestuar për armëmbajtje pa leje gjithashtu. Prokuroria pretendon se targat i ka siguruar para se të kapej nga policia.

  • U kap mat me ish-të dashurën sapo Kiara iku në Turqi, reagon për herë të parë Luizi (Video)

    U kap mat me ish-të dashurën sapo Kiara iku në Turqi, reagon për herë të parë Luizi (Video)

    Personazhi i famshëm Jurgena, ish/shoqe ose ish/e dashur e Luiz Ejllit, duket se po bëhet problem jashtë shtëpisë.

    Brenda “Big Brother VIP”, Luizi tregonte se i kishte lënë amanet Instagramin një mikeshe, që kur doli jashtë shtëpisë tregoi se kishin patur dy-tre takime…

    Pra, ata kanë qenë më shumë se shokë para hyrjes së Luizit në “BBV” por ende s’kishte nisur diçka e mirëfilltë. Lidhja e Luizit me Kiarën avancoi brenda shtëpisë, ndaj Jurgena doli nga loja. Madje, ata deklarojnë se as nuk takohen më bashkë me njëri-tjetrin.

    Së fundmi janë parë në të njëjtin sallon flokësh, por pasi Jurgena tregoi se kishte qenë “rastësore” dhe nuk ishte takuar me Luizin, edhe ky i fundit e ka dhënë një sqarim.

    Teksa ndodhet në Amerikë për të mbajtur disa koncerte, ai ka realizuar një video live me ndjekësit, që e kanë mbyetur me pyetje për Jurgenën.

    Kështu, Luizi ka sqaruar se ndodhja në të njëjtin vend ishte thjesht rastësi, duke shtuar se askush s’e do Kiarën më shumë se ai.

  • Infermierja shqiptare ‘heroinë’ në Zvicër, shpëton 4-vjeçarin nga mbytja

    Infermierja shqiptare ‘heroinë’ në Zvicër, shpëton 4-vjeçarin nga mbytja

    Një 34-vjeçare shqiptare është kthyer në heroinë në Zvicër pasi ka shpëtuar një 4-vjeçar afgan nga mbytja.

    “Blick” raporton se 34-vjeçarja Nazlie Selimaj me origjinë nga Kosova por banuese në Fislisbach, Aargau po kalonte një ditë të këndshme me familjen e saj në pishinën e jashtme Bergholz në Wil St.Gallen kur u përball me ngjarjen e papritur.

    Motra ime jeton me familjen e saj atje dhe ne ishim shumë të lumtur për ditën me diell që do kalonim në pishinë. Por më pas, pak para orës 17:00, një ngjarje dramatike ndodhi dhe unë i shpëtova jetën një djali katërvjeçare. Burri im pa një baba duke vrapuar në pishinën e mesme, duke nxjerrë djalin e tij nga uji dhe duke e mbajtur në krahë. Djali ishte pa ndjenja dhe babai i dërrmuar.
    Kaq ka mjaftuar që shqiptarja, me profesion infermiere të vraponte drejt tyre dhe t’i jepte ndihmën e parë djalit të vogël:

    E kapa djalin nga pas nën krah dhe e kam vërejtur se uji po i shkonte në trup. Më pas e shtriva në dysheme sepse nuk ia gjeja pulsin dhe i masazhova zemrën me njërën dorë. Në këto çaste djalit i është rikthyer vetëdija ndërsa babai i tij u rrëzua. Aty ka qenë edhe nëna e djalit dhe pak kohë më pas i ati është bërë i vetëdijshëm. Pastaj u ktheva atyre fëmijën e tyre. Por une kisha ende një ndjenjë të mërzitshme. Djali ishte shumë i zbehtë dhe gishtat e tij ishin blu.
    Kështu ajo qëndroi me familjen dhe kërkoi që djali të transportohet me ambulancë në spital. Autoritetet në St.Gallen thanë se djali ishte “plotësisht stabil” dhe u transferua në spitalin e fëmijëve në Zvicrën Lindore. Pas këtij lajmi shqiptarja tha:

    Nuk kisha më frikë për djalin. Zbulova se ai kishte një mungesë të madhe të oksigjenit në gjakun e tij. Por tani ai është në shtëpi shumë mirë.

  • “Ai është një killer”, flet nëna e 22-vjeçares shqiptare që u gjet e murosur pas 9 vitesh!

    “Ai është një killer”, flet nëna e 22-vjeçares shqiptare që u gjet e murosur pas 9 vitesh!

    Betta Shahini ka folur pas gjetjes së trupit që dyshohet të jetë i vajzës së saj, Sibora Gaganit. 22-vjeçarja me origjinë shqiptare u zhduk në Spanjë 9 vjet më parë. Ajo dyshohet se u vra nga partneri i saj italian Marco Gaio Romeo.

    Në një prononcim për emisionin La Vita in Diretta, Betta foli për zbulimin e tmerrshëm të trupit të së bijë. Ai u gjet e murosur në apartamentin që jetonte në kohën kur u zhduk në 2014-n në Torremolios të Spanjës.

    Në këtë shpi ajo bashkëjetonte me Marcon, i cili e ka pranuar vrasjen e Siborës.

    “Sot shkova në prokurori në Anzio për të dhënë ADN-në për identifikim. Uroj që ta bëjnë sa më parë të jetë e mundur”, tregoi e ëma e Siborës.

    Për 9 vjet ka pritur të bijën, një periudhë që ajo thotë se ishte e vështirë.

    “E pyeta Marcon (në atë kohë) çfarë kishte ndodhur. Duke më parë në dritë të syrit më tha se ishin zënë. Se ajo ishte larguar dhe kaq. Të gjitha gënjeshtra. Sot kërkoj vetëm drejtësi për vajzën time”, u shpreh gruaja.

    Avokatja e familjes së Sibora Gaganit, Emanuela di Marzo nënvizoi se po presin me ankth rezultatet e ADN-së dhe nëse ato do të jenë pozitive, gjëja e parë do të jetë sjellja e Siborës në shtëpi. Megjithatë, “shpresa që mund të mos jetë ajo, nuk shuhet”, shtoi ajo.

    Ndërsa në një intervistë për Repubblica, Betta Shahini foli më gjerë rreth vrasësit të dyshuar të vajzës së saj.

    “Më kujtohen sytë e tij 9 vjet më parë, kishte një shikim të patrazuar. Një fytyrë që më kujton atë të Alessandro Impagnatiello”, thotë ajo, ndërsa nuk nguron ta cilësojë 45-vjeçarin “një mostër”, duke thënë se e keqja që po i shkakton është e tillë që nuk mund të përshkruhet.

    Nëna e 22-vjeçares kujton në intervistë edhe sesi e bija, një muaj përpara se të largohej nga Roma për në Torremolinos donte ta linte.

    “Më tha se donte që ta linte, më pas si e dashuruar që ishte, vendosi që të largohej me të”.

    Kujton edhe që Sibora i kishte folur për dhunën e pësuar shoqeve të saj, “të cilat pavarësisht të gjithave, kanë folur vetëm 13 pasi nisi e gjithë kjo histori e mallkuar”.

    “Është një killer, e bën me vetëdije. Nëse do e kisha përballë, mund të kryeja një prej vrasjeve më të tmerrshme që ekziston”, u shpreh më tej Betta, ndërsa tha se ishte e bindur që “hetuesit do të zbulojnë trupa të tjerë. Ai është i aftë të bëjë gjithçka”.

  • Shpërthime të fuqishme në Mitrovicën jugore, i vihet tritoli tre bizneseve

    Shpërthime të fuqishme në Mitrovicën jugore, i vihet tritoli tre bizneseve

    Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mitrovicën jugore, ku për pasojë janë shkaktuar dëme në dy lokale dhe një dyqan.

    Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:20, në afërsi të sheshit ‘Adem Jashari’. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

    Njoftimi i policisë i Kosovës:

    Rreth orës 03:20, është raportuar se në sheshin ‘Adem Jashari’ si pasojë e një shpërthimi janë dëmtuar xhamat e dy kafeneve dhe një dyqani. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.

  • Dalin në dritë detaje të reja nga grabitja e banesës së gjyqtares, zbardhet denoncimi i bashkëshortit të saj: Ishim në punë kur…

    Dalin në dritë detaje të reja nga grabitja e banesës së gjyqtares, zbardhet denoncimi i bashkëshortit të saj: Ishim në punë kur…

    Detaje të reja janë zbuluar nga grabitja e banesës së Shpëtime Pitaku në Durrës.

    Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth një javë më parë dhe denoncimi është bërë nga bashkëshorti i saj.

    Ai ka deklaruar se në banesë nuk ka pasur asnjë person në momentin që hajdutët kanë hyrë brenda, pasi kanë qenë në punë.

    Bashkëshorti i gjyqtares në Gjykatën e Durrësit është shprehur se i kanë marrë një shumë të vogël parash dhe bizhuteri.

    Raportohet se grabitës kanë marrë një shumë prej 2000 euro.

    Ndërkohë në lagjen ku banon gjyqtarja, si edhe në banesën e saj nuk ka kamera sigurie.