Author: editor

  • “I mori për Visin”, zbardhen detaje të reja nga vjedhja e targave që fundosën ushtarin e Martinaj

    “I mori për Visin”, zbardhen detaje të reja nga vjedhja e targave që fundosën ushtarin e Martinaj

    Nikoll Sherrniku, personi që dyshohet se ndihmoi me logjistikë, autorët e masakrës në Don Bosko, ka dalë këtë të premte përpara gjykatës ku u njoh me masën e sigurisë së “Arrestit me burg”.

    Sherrniku akuzohet se siguroi në Gjermani targat gjermane për makinën e personave që morën pjesë në atentatin nga ku mbeti e vrarë banakierja e lokalit të Fation Muratit, Mimoza Paja. Burime për Euronews bëjnë me dije se është marrë dëshmia e një pronari servisi në Gjermani, shtetas kosovar i cili ka deklaruar se target i ka marrë Sherrniku.

    Gjithashtu në dosjen hetimore thuhet se një mik i Sherrnikut nga Fushë-Kuqja ka deklaruar se “targat i ka marrë Nikolli për llogari të Ervis Martinaj sepse donte t’i shmangej policisë”. Sherrniku njihet si një person i afërt me Brilant Martinaj i ekzekutuar në mbikalimin e Fushë Krujës, por dhe i të zhdukurit Ervis Martinaj.

    28-vjeçari ka qene i dyshuar dhe ndaluar për vrasjen e ish-policit Xhulio Prela, por më pas është liruar për mungesë provash. Në gusht të vitit të kaluar Sherrniku është arrestuar për armëmbajtje pa leje gjithashtu. Prokuroria pretendon se targat i ka siguruar para se të kapej nga policia.

  • U kap mat me ish-të dashurën sapo Kiara iku në Turqi, reagon për herë të parë Luizi (Video)

    U kap mat me ish-të dashurën sapo Kiara iku në Turqi, reagon për herë të parë Luizi (Video)

    Personazhi i famshëm Jurgena, ish/shoqe ose ish/e dashur e Luiz Ejllit, duket se po bëhet problem jashtë shtëpisë.

    Brenda “Big Brother VIP”, Luizi tregonte se i kishte lënë amanet Instagramin një mikeshe, që kur doli jashtë shtëpisë tregoi se kishin patur dy-tre takime…

    Pra, ata kanë qenë më shumë se shokë para hyrjes së Luizit në “BBV” por ende s’kishte nisur diçka e mirëfilltë. Lidhja e Luizit me Kiarën avancoi brenda shtëpisë, ndaj Jurgena doli nga loja. Madje, ata deklarojnë se as nuk takohen më bashkë me njëri-tjetrin.

    Së fundmi janë parë në të njëjtin sallon flokësh, por pasi Jurgena tregoi se kishte qenë “rastësore” dhe nuk ishte takuar me Luizin, edhe ky i fundit e ka dhënë një sqarim.

    Teksa ndodhet në Amerikë për të mbajtur disa koncerte, ai ka realizuar një video live me ndjekësit, që e kanë mbyetur me pyetje për Jurgenën.

    Kështu, Luizi ka sqaruar se ndodhja në të njëjtin vend ishte thjesht rastësi, duke shtuar se askush s’e do Kiarën më shumë se ai.

  • Infermierja shqiptare ‘heroinë’ në Zvicër, shpëton 4-vjeçarin nga mbytja

    Infermierja shqiptare ‘heroinë’ në Zvicër, shpëton 4-vjeçarin nga mbytja

    Një 34-vjeçare shqiptare është kthyer në heroinë në Zvicër pasi ka shpëtuar një 4-vjeçar afgan nga mbytja.

    “Blick” raporton se 34-vjeçarja Nazlie Selimaj me origjinë nga Kosova por banuese në Fislisbach, Aargau po kalonte një ditë të këndshme me familjen e saj në pishinën e jashtme Bergholz në Wil St.Gallen kur u përball me ngjarjen e papritur.

    Motra ime jeton me familjen e saj atje dhe ne ishim shumë të lumtur për ditën me diell që do kalonim në pishinë. Por më pas, pak para orës 17:00, një ngjarje dramatike ndodhi dhe unë i shpëtova jetën një djali katërvjeçare. Burri im pa një baba duke vrapuar në pishinën e mesme, duke nxjerrë djalin e tij nga uji dhe duke e mbajtur në krahë. Djali ishte pa ndjenja dhe babai i dërrmuar.
    Kaq ka mjaftuar që shqiptarja, me profesion infermiere të vraponte drejt tyre dhe t’i jepte ndihmën e parë djalit të vogël:

    E kapa djalin nga pas nën krah dhe e kam vërejtur se uji po i shkonte në trup. Më pas e shtriva në dysheme sepse nuk ia gjeja pulsin dhe i masazhova zemrën me njërën dorë. Në këto çaste djalit i është rikthyer vetëdija ndërsa babai i tij u rrëzua. Aty ka qenë edhe nëna e djalit dhe pak kohë më pas i ati është bërë i vetëdijshëm. Pastaj u ktheva atyre fëmijën e tyre. Por une kisha ende një ndjenjë të mërzitshme. Djali ishte shumë i zbehtë dhe gishtat e tij ishin blu.
    Kështu ajo qëndroi me familjen dhe kërkoi që djali të transportohet me ambulancë në spital. Autoritetet në St.Gallen thanë se djali ishte “plotësisht stabil” dhe u transferua në spitalin e fëmijëve në Zvicrën Lindore. Pas këtij lajmi shqiptarja tha:

    Nuk kisha më frikë për djalin. Zbulova se ai kishte një mungesë të madhe të oksigjenit në gjakun e tij. Por tani ai është në shtëpi shumë mirë.

  • “Ai është një killer”, flet nëna e 22-vjeçares shqiptare që u gjet e murosur pas 9 vitesh!

    “Ai është një killer”, flet nëna e 22-vjeçares shqiptare që u gjet e murosur pas 9 vitesh!

    Betta Shahini ka folur pas gjetjes së trupit që dyshohet të jetë i vajzës së saj, Sibora Gaganit. 22-vjeçarja me origjinë shqiptare u zhduk në Spanjë 9 vjet më parë. Ajo dyshohet se u vra nga partneri i saj italian Marco Gaio Romeo.

    Në një prononcim për emisionin La Vita in Diretta, Betta foli për zbulimin e tmerrshëm të trupit të së bijë. Ai u gjet e murosur në apartamentin që jetonte në kohën kur u zhduk në 2014-n në Torremolios të Spanjës.

    Në këtë shpi ajo bashkëjetonte me Marcon, i cili e ka pranuar vrasjen e Siborës.

    “Sot shkova në prokurori në Anzio për të dhënë ADN-në për identifikim. Uroj që ta bëjnë sa më parë të jetë e mundur”, tregoi e ëma e Siborës.

    Për 9 vjet ka pritur të bijën, një periudhë që ajo thotë se ishte e vështirë.

    “E pyeta Marcon (në atë kohë) çfarë kishte ndodhur. Duke më parë në dritë të syrit më tha se ishin zënë. Se ajo ishte larguar dhe kaq. Të gjitha gënjeshtra. Sot kërkoj vetëm drejtësi për vajzën time”, u shpreh gruaja.

    Avokatja e familjes së Sibora Gaganit, Emanuela di Marzo nënvizoi se po presin me ankth rezultatet e ADN-së dhe nëse ato do të jenë pozitive, gjëja e parë do të jetë sjellja e Siborës në shtëpi. Megjithatë, “shpresa që mund të mos jetë ajo, nuk shuhet”, shtoi ajo.

    Ndërsa në një intervistë për Repubblica, Betta Shahini foli më gjerë rreth vrasësit të dyshuar të vajzës së saj.

    “Më kujtohen sytë e tij 9 vjet më parë, kishte një shikim të patrazuar. Një fytyrë që më kujton atë të Alessandro Impagnatiello”, thotë ajo, ndërsa nuk nguron ta cilësojë 45-vjeçarin “një mostër”, duke thënë se e keqja që po i shkakton është e tillë që nuk mund të përshkruhet.

    Nëna e 22-vjeçares kujton në intervistë edhe sesi e bija, një muaj përpara se të largohej nga Roma për në Torremolinos donte ta linte.

    “Më tha se donte që ta linte, më pas si e dashuruar që ishte, vendosi që të largohej me të”.

    Kujton edhe që Sibora i kishte folur për dhunën e pësuar shoqeve të saj, “të cilat pavarësisht të gjithave, kanë folur vetëm 13 pasi nisi e gjithë kjo histori e mallkuar”.

    “Është një killer, e bën me vetëdije. Nëse do e kisha përballë, mund të kryeja një prej vrasjeve më të tmerrshme që ekziston”, u shpreh më tej Betta, ndërsa tha se ishte e bindur që “hetuesit do të zbulojnë trupa të tjerë. Ai është i aftë të bëjë gjithçka”.

  • Shpërthime të fuqishme në Mitrovicën jugore, i vihet tritoli tre bizneseve

    Shpërthime të fuqishme në Mitrovicën jugore, i vihet tritoli tre bizneseve

    Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mitrovicën jugore, ku për pasojë janë shkaktuar dëme në dy lokale dhe një dyqan.

    Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:20, në afërsi të sheshit ‘Adem Jashari’. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

    Njoftimi i policisë i Kosovës:

    Rreth orës 03:20, është raportuar se në sheshin ‘Adem Jashari’ si pasojë e një shpërthimi janë dëmtuar xhamat e dy kafeneve dhe një dyqani. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.

  • Dalin në dritë detaje të reja nga grabitja e banesës së gjyqtares, zbardhet denoncimi i bashkëshortit të saj: Ishim në punë kur…

    Dalin në dritë detaje të reja nga grabitja e banesës së gjyqtares, zbardhet denoncimi i bashkëshortit të saj: Ishim në punë kur…

    Detaje të reja janë zbuluar nga grabitja e banesës së Shpëtime Pitaku në Durrës.

    Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth një javë më parë dhe denoncimi është bërë nga bashkëshorti i saj.

    Ai ka deklaruar se në banesë nuk ka pasur asnjë person në momentin që hajdutët kanë hyrë brenda, pasi kanë qenë në punë.

    Bashkëshorti i gjyqtares në Gjykatën e Durrësit është shprehur se i kanë marrë një shumë të vogël parash dhe bizhuteri.

    Raportohet se grabitës kanë marrë një shumë prej 2000 euro.

    Ndërkohë në lagjen ku banon gjyqtarja, si edhe në banesën e saj nuk ka kamera sigurie.

  • Del VIDEO e momentit shokues kur peshkaqeni gëlltit pushuesin duke notuar

    Del VIDEO e momentit shokues kur peshkaqeni gëlltit pushuesin duke notuar

    Momentet dramatike në të cilat një pushues, në resortin Hurghada në Egjipt, lufton për t’i shpëtuar nofullave të një peshkaqeni, i cili e sulmon në një distancë të shkurtër nga bregu, është regjistruar në një video që po qarkullon orët e fundit në Interneti.

    Ndërkohë, me rastin e pranisë së pushuesve rusë në zonë, Konsullata e Përgjithshme e Rusisë u kërkoi atyre me anë të një mesazhi në Telegram, që të tregojnë kujdes të veçantë kur ndodhen në det dhe “të respektojnë me përpikëri ndalesat e vendosura nga egjiptiani. autoritetet dhe respektojnë rreptësisht sinjalet e stafit të hotelit dhe rojes bregdetare përpara se të zhyten.”

    Nuk ka të dhëna të sakta për kombësinë e pushuesit fatkeq që humbi jetën nga sulmi i peshkaqenit.

    https://5pyetjet.al/wp-content/uploads/2023/06/ssstwitter.com_1686296295795.mp4?_=1

  • Rudina e pyet kë ka për burrë: Aktorja e shtang: Kam marrë atë që ti e ke…

    Rudina e pyet kë ka për burrë: Aktorja e shtang: Kam marrë atë që ti e ke…

    Aktorja Oriana Cama ka folur rreth zhvendosjes së saj nga Shqipëria drejt Italisë, duke theksuar se shkak i kësaj është bërë njohja me bashkëshortin, i cili jetonte atje.

    Ajo ishte e ftuar në “Tv Klan”, në një intervistë me moderatoren Rudina Magjistari. Teksa po rrëfente zhvendosjen në Itali dhe po fliste për bashkëshortin e saj, aktorja zbuloi se ky i fundit dhe Rudina Magjistari kanë qenë shokë banke.

    Ky detaj e habiti moderatoren Rudina Magjistarin, e cila nuk mundet ta besojë rastësinë, por shprehu se Oriana ka bërë zgjedhjen e duhur.
    Biseda:

    Rudina Magjistari: Partneri është shqiptar?
    Oriana Cama: Shqiptar. Nuk e di pse mendojnë të gjithë që është italian.–Rudina Magjistari: Prej faktit që jeni zhvendosur direkt atje. Ai jetonte në Shqipëri kur u njohët?

    Oriana Cama: Jo, ai ka shumë vite…keni qenë në një klasë, Rudina.–Rudina Magjistari: Vërtet? Duhet ta shoh më mirë në fotografi.

  • Hëngri darkë e bë “tapë” me të shoqin, detaje të reja nga vdekja e turistes polake në Durrës

    Hëngri darkë e bë “tapë” me të shoqin, detaje të reja nga vdekja e turistes polake në Durrës

    Një turiste polake ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës pasi ka rënë nga ballkoni i dhomës së hotelit ku ishte akomoduar bashkë me bashkëshortin e saj. Ndërkohë, janë zbardhur detaje nga ngjarja tragjike që ka tronditur zonën e Plazhit të mbushur me pushues.

    Mësohet se turistja polake B. V., 55 vjeçe dhe bashkëshorti kishin disa ditë që ndodheshin në hotelin Royal. Pas darkës dyshohet se çifti kishin konsumuar alkool, teksa aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.

    Turistja është dërguar në spital, por nuk ka pasur asgjë për të bërë pasi ajo kishte ndërruar jetë në vend. Trupi i saj është dërguar në morg, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës.

    Burimet thanë se gruaja kishte konsumuar pije alkoolike dhe më pas ka rënë nga ballkoni. Ngjarja ka shkaktuar panik e shok në zonë, ku ndodhen turistë e pushues të shumtë.

  • 39.6 gradë Celsius, thyhet rekordi i temperaturave ekstreme, alarmohen ekspertët: Është vala më e keqe e të nxehtit në histori e rajonit

    39.6 gradë Celsius, thyhet rekordi i temperaturave ekstreme, alarmohen ekspertët: Është vala më e keqe e të nxehtit në histori e rajonit

    Siberia po përjeton një valë të paprecedentë të të nxehtit, duke thyer rekorde të temperaturave të larta në shumë zona të saj dhe në fillim të qershorit, gjë që po rrit shqetësimin e ekspertëve.

    Të shtunën e kaluar, temperaturat arritën 37.9 gradë Celsius në Jalturovosk, dita e tij më e nxehtë në histori, sipas klimatologut Maximiliano Herrera, i cili gjurmon temperaturat ekstreme në të gjithë globin.

    Që atëherë në Siberi janë regjistruar një sërë rekordesh të temperaturës. Disa rekorde të të gjitha kohërave të nxehtësisë u thyen të mërkurën, duke përfshirë Baevo, e cila arriti 39.6 gradë Celsius dhe Barnaul, e cila arriti 38.5 gradë Celsius.

    “Është vala më e keqe e të nxehtit në histori e rajonit”, postoi Herrera në Twitter të mërkurën.

    Dhe duket se do të bëhet edhe më keq, pasi të enjten u regjistruan temperatura deri në 40 gradë Celsius.

    Sipas ekspertëve ngrohja globale po shkakton temperatura më ekstreme, veçanërisht në gjerësi më të larta. Siberia priret të shohë luhatje të mëdha mujore dhe vjetore të temperaturës, por dekadat e fundit kanë parë një prirje të fortë ngrohjeje.

    “Siberia është një nga rajonet me ngrohjen më të shpejtë në planet me ekstreme të nxehta në rritje në intensitet”, tha për CNN Omar Baddour, shefi i monitorimit të klimës dhe shërbimeve të politikave në Organizatën Botërore Meteorologjike.

    “Këto valë të nxehtit kanë implikime të mëdha për njerëzit dhe natyrën dhe do të vazhdojnë të ndodhin më shpesh nëse nuk reduktojmë me shpejtësi emetimet e gazeve serrë,” tha Samantha Burgess, zëvendës drejtore e Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike të Bashkimit Evropian, Copernicus.

    Nxehtësia ekstreme ka të ngjarë të përkeqësojë zjarret. Siberia, së bashku me Kanadanë është përballur gjithashtu me zjarre të mëdha dhe intensive.

    Nuk është vetëm Siberia që ka parë nxehtësi rekord këtë javë. Është përhapur në të gjithë Azinë Qendrore. Në fillim të prillit, Turkmenistani shënoi temperatura prej 42 gradë Celsius që ishte “një rekord botëror për atë gjerësi gjeografike”, tha Herrera.

    Të mërkurën, temperaturat më shumë se 45 gradë Celsius u regjistruan në Kinë, 43 gradë Celsius në Uzbekistan dhe 41 gradë Celsius në Kazakistan.

    https://publish.twitter.com/?query=https%3A%2F%2Ftwitter.com%2Fextremetemps%2Fstatus%2F1666805141893427204&widget=Tweet