Author: editor

  • Njihuni me këmbimin valutor për sot: Euro në rënie si asnjëherë më parë, paundi në minimumin historik

    Njihuni me këmbimin valutor për sot: Euro në rënie si asnjëherë më parë, paundi në minimumin historik

    Sot, më 9 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 97.8 lekë dhe shitet me 99.5 lekë.

    Euro blihet me 105.6 lekë dhe shitet 106.7 lekë.

    Paundi britanik sot blihet me 122.4 lekë dhe shitet me 123.5 lekë.

    Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 108 lekë, ndërsa në shitje me 109.3 lekë.

    Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 73 lekë dhe në shitje me 75 lekë.

    Për më tepër shihni tabelën e mëposhtme:

  • U vetëhodh, ra aksidentalisht apo e shtynë? Pistat e hetimit për turisten polake që vdiq pasi ra nga hoteli në Durrës

    U vetëhodh, ra aksidentalisht apo e shtynë? Pistat e hetimit për turisten polake që vdiq pasi ra nga hoteli në Durrës

    Durrës- Një ngjarje e rëndë ndodhi gjatë natës në Durrës. Një turiste polake ra nga kati i 6-të dhe humbi jetën në vend.

    Ka ardhur dhe reagimi i policisë lidhur me k•të rast.

    Sipas burimeve zyrtare, në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i gjashtë i hotelit ku ishte akomoduar për pushime, shtetasja polake B. V., 55 vjeçe, banuese në Poloni, e cila për pasojë ka humbur jetën.

    Pra pista paraprake ♪7shtë ajo e rënies aksidentale.

    Megjithatë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

  • Këmbimi valutor 9 qershor/ Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

    Këmbimi valutor 9 qershor/ Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

    Këmbimi valutor 9 qershor/ Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

    Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar amerikan do të blihet me 97.8 lekë dhe do të shitet me 99.4 lekë.

    Monedha evropiane euro do blihet me 105.6 lekë dhe do shitet me 106.6 lekë, ndërsa franga zvicerane do blihet me 108 lekë dhe do shitet me 109.3 lekë.

    Ndërkohë paundi britanik do blihet me 122.4 lekë dhe do shitet me 123.5 lekë.

  • Infektimi i 1-vjeçarit me HIV ende mister, familjarët e dëshpëruar do çojnë çështjen në Strasburg

    Infektimi i 1-vjeçarit me HIV ende mister, familjarët e dëshpëruar do çojnë çështjen në Strasburg

    Prindërit e 1-vjeçarit të infektuar me HIV/AIDS akuzojnë sistemin tonë shëndetësor për infeksionin që djali i tyre ka marrë një kohë që ata janë vetë negativë.

    Edhe pse Gjykata e Tiranës iu ka dhënë të drejtë për nisjen e hetimeve të mëtejshme, prindërit e 1-vjeçarit thonë se Prokuroria po zvarrit çështjen. Ata kanë bërë kërkesë për ndryshimin e prokurorit Saimir Hysi, që sipas tyre, është duke zvarritur çështjen dhe nuk ndërmarrë asnjë hap për zbulimim e të vërtetëse.

    Në këto rrethana e vetmja alternativë e prindërve është Gjykata e Strasburgut.

    Edhe pse ka dy vendime të gjykatës, nuk është ndërmarrë asnjë hap nga prokurori. Nuk kemi besim në autoritetet shqiptare, shpresa jonë e vetme është në Gjykatën e Strasburgut, do e çojmë deri në fund betejën për djalin.

    Ata kanë frikë se çështja nuk do të zbardhet asnjëherë, nëse prokurori aktual Saimir Hysi do të jetë sërish në krye të hetimeve.

    Kërkojmë ndryshimin e prokurorit Hysi. Duam që çështja për djalin tonë të hetohet.

  • E shtuna apo e diela, cila do të jetë dita më e favorshme për plazh? Lajda Porja tregon si do të jetë moti në fundjavë

    E shtuna apo e diela, cila do të jetë dita më e favorshme për plazh? Lajda Porja tregon si do të jetë moti në fundjavë

    Dita e shtunë do të sjellë mot të qëndrueshëm me diell dhe pa reshje shiu, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë edhe për ditën e dielë.

    Në një lidhje direkte për Klan News, sinoptikanja Lajda Porja nga “MeteoAlb” bën të ditur se parashikohet që dita e dielë të nisë me kthjellime, të cilat pasdite do të ja lënë vendin reshjeve të shiut dhe vranësirave.

    Lajda Porja: Nëse flasim për fundjavën, e shtuna do të jetë disi më e favorshme duke qenë se e shtuna do të jetë kryesisht me mot të kthjellët, me vranësira të lehta, do të ketë reshje në ekstremin Veri-Lindje dhe shumë pak zona në qarkun e Korçës, edhe në këto zona, reshjet do të jenë të pakta. Parashikohet se temperaturat e ajrit do të ngjiten në 31 gradë, në zona të izoluara edhe 32 gradë. Përsa i përket ditës së dielë, megjithëse do të nisë me mot të kthjellët, me vranësira të lehta, e diela në pjesën e dytë të ditës, do të risjellë edhe reshjet në territor. Edhe ditën e dielë, parashikohet që reshjet më të shumta do të jenë në zonat malore, duke bërë që të ketë edhe rrebeshe. Zonat e ulëta, përfshirë edhe Tiranën, do të kenë momente me pika shiu, po ashtu edhe vija bregdetare, ku sërish dita e dielë, disi më e favorshme është edhe bregdeti i Jonit, ku aty reshjet do të jenë shumë të pakëta, ose disa momente me pika shiu.

    Sinoptikanja Lajda Porja thotë se deri më 15 Qershor do të na shoqërojnë ditët me mot të paqëndrueshëm, megjithatë pritet që temperaturat e ajrit të rriten duke bërë që t’i ndjejmë temperaturat tipike të verës.

    Lajda Porja: Ne kemi thënë që kjo situatë e paqëndrueshme moti do të na shoqërojë deri nga mesi i Qershorit, duke bërë që ne të mos kemi një ditë nga mëngjesi e deri në mbrëmje 24 orë vetëm me diell, por prezenca e reshjeve dhe vranësirave do të jetë, edhe pse e pakët. Javës tjetër parashikohet që të mbetemi në këto kushte. Java tjetër do të sjellë rritje të temperaturave në mëngjes dhe mesditë, duke bërë që ne t’i ndjejmë tamam ato temperaturat tipike të verës. Përsa i përket reshjeve, do të jenë prezente të paktën deri në datën 15 Qershor./tvklan.al

  • U vetëhodh, ra aksidentalisht apo e shtynë? Pistat e hetimit për turisten polake që vdiq pasi ra nga hoteli në Durrës

    U vetëhodh, ra aksidentalisht apo e shtynë? Pistat e hetimit për turisten polake që vdiq pasi ra nga hoteli në Durrës

    Një ngjarje e rëndë ndodhi gjatë natës në Durrës. Një turiste polake ra nga kati i 6-të dhe humbi jetën në vend.

    Ka ardhur dhe reagimi i policisë lidhur me këtë rast.

    Sipas burimeve zyrtare, në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i gjashtë i hotelit ku ishte akomoduar për pushime, shtetasja polake B. V., 55 vjeçe, banuese në Poloni, e cila për pasojë ka humbur jetën.

    Pra pista paraprake ♪7shtë ajo e rënies aksidentale.

    Megjithatë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

  • Zbardhet misteri i lëndës blu që u hodh nga helikopteri në zonën e Freskut

    Zbardhet misteri i lëndës blu që u hodh nga helikopteri në zonën e Freskut

    Pasditen e sotme në zonën e Freskut në Tiranë, banorët e zonës u alarmuan pasi një helikopter po hidhte një lëndë në ngjyrë blu në ajër.

    Pas pamjeve të qarkulluara në rrjete sociale, kanë reaguar edhe “shkaktarët” e kësaj ngjarjeje që alarmoi banorët e Freskut.

    Mësohet se helikopteri është përdorur ne një rast familjar, ku një çift po prisnin një fëmijë, dhe prisnin të zbulonin gjininë.

  • Mesazhi prekës në Librazhd, djali në lot i bën thirrje të fejuarës: Kthehu dhe më lehtëso dhimbjen!

    Mesazhi prekës në Librazhd, djali në lot i bën thirrje të fejuarës: Kthehu dhe më lehtëso dhimbjen!

    Mbrëmjen e djeshme, diçka mjaft e bukur u pa në qytetin e Librazhdit.

    Ishte një mesazh “Më ka marrë malli, ktheu” i vendosur tek lagja e stacionit të trenit dhe që tërh oqi vëmendjen e të gjithëve.

    Pas publikimit nga Librazhdi News i këtij mesazhi ka reaguar edhe ideatori i këtij gjesti. Ai është një i ri, i cili ia ka dedikuar të fejuarës.

    Por, nuk e ka lënë me kaq. Ai i jep dhe një mesazh publik përmes Librazhdi News.

    MESAZHI I TË RIUT:

    “Zgjodha te te dua ne zemren time sepse aty nuk te triumfon askush 💔
    Zgjodha te j etoj me kete dhi mbje .por me fal nuk po mundem 💔
    Mbase me urren .💔 mbase nuk me do 💔 .nuk i di ndjenjat e tua 💔 ..

    Me lehteso kete dhim bje qe kam 😔💔
    Kthehu te une .
    DASHURIA TRIUMFON GJITHMON 😔💔.
    KAM SHUM fjale qe kam nevoj te ti them .NUK KANE te mbaruar 💔😔.

    KE HYR NE ZEMREN TIME .DHE NUK E BESOJ TE DALESH ME NGA AJO 😔💔
    TE LUTEM KTHEHU 💔😔
    MOS ME HARRO💔😔
    TE DUAA💔😔 M&D😔💔

    DO LUFTOJ DHE SIKUR TE JEM DUKE DHEN FRYMEN E FUNDIT .PER TY 💔😔 .
    TI RRJEDH NE VENAT E MIA 😔💔
    TE DUA💔😔
    M&D💔😔

    KTHEHU DHE MOS TJA LESHOJM KURR DOREN NJERI TJETRIT .
    PERNDRYSHE E KAM GJET ZGJIDHJEN .DO TI NGJIS ME A TAK .DHE SKE KU SHKON 😔💔
    TE DUA 💔😔”

  • Ndahet çifti më i përfolur i showbizit? Ndjekësit e pyesin për Kiarën, Luizi habit me përgjigjen: Ça dua unë aty, boll…

    Ndahet çifti më i përfolur i showbizit? Ndjekësit e pyesin për Kiarën, Luizi habit me përgjigjen: Ça dua unë aty, boll…

    Këngëtari i dashur për publikun, Luiz Ejlli, ka filluar që të jetë mjaft aktiv në profilin e tij në “Instagram”. Madje ai herë pas here hynë live për të bashkbiseduar me mijëra fansat e tij.

    E kështu ka bërë edhe ditën e sotme, ku gjatë kësaj bisede virtuale, fituesi i “Big Brother VIP 2” i përshëndeti të gjithë e madje edhe këndoi me kërkesë të ndjekësve.

    Nga ana tjetër, sigurisht që nuk munguan pyetjet në lidhje me partneren e tij, Kiara Tito, e cila ditën e djeshme ka udhëtuar drejt Stambollit për arsye pune. Moderatorja do të prezantojë emisionin “Kepi i Tundimeve”, i cili pritet që shumë shpejt të transmetohet në ekranin e Top Channel.

    Dikush e pyeti Luizin se pse nuk ka shkuar në Turqi bashkë me partneren dhe ai i përgjigjet:

    “Ça Stambolli, ça dua unë aty”.

    Më pas një tjetër ndjekës e ka pyetur nëse e ka marrë malli për Kiarën dhe Ejlli iu përgjigj shkurt

    “Boll”, tha ai.

  • “Ai është një killer, nëse do e kisha përballë…”, flet nëna e Sibora Gaganit, 22-vjeçares që u gjet e murosur pas 9 vitesh

    “Ai është një killer, nëse do e kisha përballë…”, flet nëna e Sibora Gaganit, 22-vjeçares që u gjet e murosur pas 9 vitesh

    Betta Shahini ka folur në dy intervista për mediat italiane, pas gjetjes së trupit që dyshohet të jetë i vajzës së saj, Sibora Gaganit. 22-vjeçarja me origjinë shqiptare u zhduk në Spanjë 9 vjet më parë dhe dyshohet se u vra nga partneri i saj italian Marco Gaio Romeo.

    Në një prononcim për emisionin La Vita in Diretta, Betta foli për zbulimin e tmerrshëm të trupit, që u gjet e murosur në apartamentin që jetonte në kohën kur u zhduk në 2014-n në Torremolios të Spanjës.

    Në këtë shpi ajo bashkëjetonte me Marcon, i cili e ka pranuar vrasjen e Siborës.

    “Sot shkova në prokurori në Anzio për të dhënë ADN-në për identifikim. Uroj që ta bëjnë sa më parë të jetë e mundur”, tregoi e ëma e Siborës. Për 9 vjet ka pritur të bijën, një periudhë që ajo thotë se ishte e vështirë, që nuk kalonte e që priste nga momenti në moment që vajza të hynte në derën e shtëpisë. “E pyeta Marcon (në atë kohë) çfarë kishte ndodhur, e duke më parë në dritë të syrit më tha se ishin zënë, se ajo ishte larguar dhe kaq. Të gjitha gënjeshtra. Sot kërkoj vetëm drejtësi për vajzën time”, u shpreh gruaja.

    Avokatja e familjes së Sibora Gaganit, Emanuela di Marzo nënvizoi se po presin me ankth rezultatet e ADN-së dhe nëse ato do të jenë pozitive, gjëja e parë do të jetë sjellja e Siborës në shtëpi. Megjithatë, “shpresa që mund të mos jetë ajo, nuk shuhet”, shtoi ajo.

    Ndërsa në një intervistë për Repubblica, Betta Shahini foli më gjerë rreth vrasësit të dyshuar të vajzës së saj.

    “Më kujtohen sytë e tij 9 vjet më parë, kishte një shikim të patrazuar. Një fytyrë që më kujton atë të Alessandro Impagnatiello”, thotë ajo, ndërsa nuk nguron ta cilësojë 45-vjeçarin “një mostër”, duke thënë se e keqja që po i shkakton është e tillë që nuk mund të përshkruhet.

    Nëna e 22-vjeçares kujton në intervistë edhe sesi e bija, një muaj përpara se të largohej nga Roma për në Torremolinos donte ta linte. “Më tha se donte që ta linte, më pas si e dashuruar që ishte, vendosi që të largohej me të”. Kujton edhe që Sibora i kishte folur për dhunën e pësuar shoqeve të saj, “të cilat pavarësisht të gjithave, kanë folur vetëm 13 pasi nisi e gjithë kjo histori e mallkuar”.

    “Është një killer, e bën me vetëdije. Nëse do e kisha përballë, mund të kryeja një prej vrasjeve më të tmerrshme që ekziston”, u shpreh më tej Betta, ndërsa tha se ishte e bindur që “hetuesit do të zbulojnë trupa të tjerë. Ai është i aftë të bëjë gjithçka”.

    Kujtojmë se 45-vjeçari italian Marco Gaio Romeo u arrestua për vrasjen e partneres së tij aktuale, 28-vjeçares Paula, ngjarje e ndodhur në Maj po në Torremolinos të Spanjës. E teksa shoqërohej për në polici, në korridoret e saj ai pa një fotografi të Siborës e cila prej 2014-s ishte person i humbur.

    Ai u tha oficerëve se Siborën e kishte vrarë ai dhe se trupin e kishte fshehur në shtëpinë ku jetonin. Kërkimet e para nuk patën rezultat, deri ditën e martë, kur mediat spanjolle njoftuan gjetjen e eshtrave të futura në një kuti druri që ishte murosur në shtëpinë në qendër të Torremolinos.

    Tashmë pritet që autoritetet të bëjnë testin e ADN-së për të përcaktuar nëse eshtrat janë të Siborës./tvklan.al