Author: editor

  • Artan Hoxha: Grupet kriminale në Durrës nuk pyesin për qeverinë, shkojnë i vënë oligarkut pistoletën te veshi

    Artan Hoxha: Grupet kriminale në Durrës nuk pyesin për qeverinë, shkojnë i vënë oligarkut pistoletën te veshi

    Gazetari investigativ Artan Hoxha, i ftur në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka folur mbi vendimin e GJKKO-së, për lënien në burg të ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako.

    Ai tha se largimi nga politika i Dakos do tëg krijjë probleme për PS në qarkun e Durrësit.

    “Kali që kapet shi gjithë lëmënin”. Ai me këtë parim po ecën, kur nxjer nga loja një njeri si Vangjush Dako krijon një problem në qarkun e Durrësit. Në zgjedhjet e 1988-s presidenti meksikan fito me ndihmë e kriminelit më të madh, pas zgjedhjeve firmosën kontratë me SHBA, ata kërkuan Feliksin. E njëjta gjë ndodhi me Durrësin, kush e mblidhte Rrumin”, tha Hoxha.

    Ndëkrohë gazetari Hoxha theksoi se në të ardhmen do të vijojnë të apstrohen më shumë para nga krimi në Shqipëri.

    Ai theksoi se nëse krimi vendos tu vëjë gjoba oligarkëve në Shqipëri, të gjithë do të paguajnë në të kundërt do të duhet të largohen nga Shqipëria.

    “Oligarkët në Shqipëri po nuk paguan gjobat tek bandat më mirë të ikin nga Shqipëria”, tha Hoxha.

  • Pas ndarjes së bujshme, Olsi Bylyku martohet së shpejti? Aktori zbulon si qëndron e vërteta

    Pas ndarjes së bujshme, Olsi Bylyku martohet së shpejti? Aktori zbulon si qëndron e vërteta

    Aktori Olsi Bylyku ka folur për TCH pas ceremonisë së martesës së Klea Hutës dhe Elgit Dodës. Duke bërë batuta aktori pohoi se dhe ai do që së shpejti të martohet.

    “Jam shumë i lumtur për të gjithë karrierën që ka ndërtu, për familjen që I kanë mbajtur në balancë dhe në fund e finalizun kaq bukur.

    Gazetarja: Ti kur e ke radhën?

    Shpresoj ta kem dhe unë sa më shpejt, por sot nuk u bëa jo hudhja e luleve se mezi po e prisja me e kap. Do të luftoj që të kap lulet te dasma”, tha aktori.

  • Shi apo plazh? Parashikimi i motit për nesër

    Shi apo plazh? Parashikimi i motit për nesër

    ë premten në Shqipëri më shumë intervale kohore me diell dhe shumë më pak vranësira të shiut.

    Në Kosovë dhe viset tjera po ashtu priten intervale kohore me, por pasdite zhvillime të rrebesheve lokale me vetëtima dhe bubullimë. Reshjet do të jenë më të lokalizuara.

    Fundjava me mot jo-stabil. Priten intervale kohore me diell dhe vranësira e reshje lokale shiu si dhe rrebeshe lokale të herëpashershme me vetëtima dhe bubullimë.

  • Dhëndri vonohet në dasmë se po pinte me shokët e tij, nusja e lë dhe martohet me një tjetër

    Dhëndri vonohet në dasmë se po pinte me shokët e tij, nusja e lë dhe martohet me një tjetër

    Një martesë në Indi u prish sepse dhëndri po festonte me miqtë e tij dhe nusja e irr ituar, pa një pa dy, e nd au mendjen dhe vendosi të martohej me dikë tjetër.

    Ndodhia ngjau në fshatin Chelana të Indisë. Burri nuk u shfaq në ritual sepse po bënte një festë beqarie me miqtë, por nusja po e pr iste në dasmë.

    Dhe, që një martesë në fshatin Çelanë të konsiderohet e plotë, çifti duhet të bëjë shtatë lutje së bashku rreth zj arrit të she njtë.

    Kështu ndërsa ky ritual ishte planifikuar për në orën 9 të mëngjesit, ai u zhvendos në orën 1 pasdreke,

    sepse dhëndri ishte me shoqërinë e tij dhe po festonte pa mbarim.

    Koha kalonte dhe burri nuk u shfaq në vendin e eventit, duke shka ktuar ac arim si tek ajo ashtu edhe tek familja e saj.

    E tërbuar, vajza e p rishi martesën ende pa u bërë dhe u martua me një tjetër.

    Të nesërmen familja e dhëndrit shkoi në komisariat për të bërë një den oncim zyrtar, por ai nuk u mor parasysh. /noa.al

  • Olta Gixhari pjesë e emisionit që do të drejtohet nga Kiara Tito?

    Olta Gixhari pjesë e emisionit që do të drejtohet nga Kiara Tito?

    Olsa Muhameti na ka zbuluar tashmë se së shpejti do të nis sezoni i dytë i “Kepi i Tundimeve”, ku është edhe autore e këtij programi. Dihet se ky sezon do të ketë shumë ndryshime dhe pjesëmarrës dinamik edhe pse tashmë kanë nisur të aludohen disa emra të personazhe VIP. Sezoni i ri do të jetë gjatë muajve të verës dhe shumë shpejt do të nisin xhirimet.

    Deri më tani janë zbuluar disa personazhe VIP që do të marrin pjesë në këtë sezon të “Kepi i Tundimeve”, të cilët janë edhe ish-banorë të “BBV2”. Kjo për shkak se kanë postuar foto dhe video së bashku në Bodrum të Turqisë atje ku po xhirohet gjithçka.

    Ama duket se u zbulua edhe një tjetër ish-banore që do të jetë pjesë e këtij programi dhe ajo është Olta Gixhari. Kjo mendohet të jetë e vërtetë, pasi vetëm pak më parë Olta ka postuar disa foto nga i njëjti vend ku dhe po xhirohet “Kepi i Tundimeve”. Tashmë na mbetet vetëm të presim të zbulojmë më shumë.

    https://www.instagram.com/oltagixhari/?utm_source=ig_embed&ig_rid=b31f80ef-13f2-4ad7-8dd0-1323098ec3b3

  • Tmerrohen banorët e Tiranës, helikopteri hedh një lëndë të paidentifikuar (Video)

    Tmerrohen banorët e Tiranës, helikopteri hedh një lëndë të paidentifikuar (Video)

    Një ngjarje aspak e zakontë ka alarmuar pak minuta më parë të gjithë komunitetin e banorëve në zonën e Freskut në Tiranë.

    Qindra qytetarë kanë dërguar video dhe foto nga një helikopter i cili pasi ka bërë disa xhiro mbi kokat e tyre, ka zbrazur një sasi të konsiderueshme të një lënde misterioze në ngjyrë blu në të gjelbër.

    Paniku i banorëve ka qenë i madh pasi mesazhet kanë bombarduar redaksinë tonë në vetëm pak sekonda.

    Nuk dihet se si një helikopter i paidentifikuar të mund të hedh kaq lehtësisht një substancë të paidentifikuar në një zonë të banuar, mbi kokat e qytetarëve të pambrojtur.

    Deri tani nuk ka asnjë reagim nga Policia apo autoritetet ushtarake.

  • Rama: Ditë të zeza vijnë për Kosovën nëse nuk i binden ndërkombëtarëve

    Rama: Ditë të zeza vijnë për Kosovën nëse nuk i binden ndërkombëtarëve

    Gjatë tensioneve në Mitrovicën e Veriut, Edi Rama doli hapur kundër qeverisë së Kosovës dhe Albin Kurtit duke kritikuar mbrojtjen që i bëri ai Kushtetutës. Rama e quajti të dhunshme Policinë e Kosovës dhe Albin Kurtit i tërhoqi veshin duke i sygjeruar të dëgjojë ndërkombëtarët për të tërhequr nga komunat kryetarët shqiptarë.

    Kjo nuk mjaftoi për Ramën i cili kërkon që miku i tij Aleksandër Vuçiç të kënaqet në të gjitha format dhe të pushtojë politikisht Kosovën. Rama gjatë një konference në mesditë pranoi se i kishte dërguar një draft presidentit të Francës dhe atij të Gjermanisë për të zgjidhur tensionet në Mitrovicën e Veriut.

    Pa asnjë të drejtë, pa asnjë legjitimitet, pasi refuzoi të mbrojë shqiptarët në Kosovë dhe në mbrojtje të Vuçiç, Edi Rama propozon që Kosova të humbasi edhe legjitimitetin e qeverisjes. Sipas asaj që ai ka thënë me gojën e tij, politika në Kosovë nuk duhet të ekzistojë, as Kryeministria, Kuvendi, apo Presidenca. Ligjin ta bëjnë ndërkombëtarët dhe ata të njihen si të zotët e shtëpisë.

    “Ata që në këtë rast nuk janë ndërkombëtarët. Ata janë të zotët e shtëpisë në Kosovë si në asnjë vend tjetër. Ata e kanë krijuar atë shtëpi me bomba dhe shumëçka kanë bërë për atë shtëpi. Dhe për sa kohë ajo nuk njihet botërisht, ata ndërkombëtarët janë limfa vitale e asaj shtëpie. Në momentin që i kthejnë shpinën asaj shtëpie, mos ndodhtë kurrë, ajo shtëpi futet në ditët e veta më të zeza.” – ta Rama.
    Një deklaratë përtej normale, përtej çdo ndjenje patriotike dhe përtej çdo ligjshmërie politike. Me pak fjalë Rama kërkon që Kosova të kthehet në koloni dhe ndërkombëtarët të jenë kupola drejtuese. Për shqiptarët e Kosovës mjafton që janë të lirë nga serbët, ndryshe ditë të zeza vijnë sipas Ramës.

  • Cilat janë shenjat e horoskopit me më shumë fat?

    Cilat janë shenjat e horoskopit me më shumë fat?

    Disa njerëz duket se gjithmonë e kanë fatin në anën e tyre! Por cilët janë ata persona që kanë më shumë fat duke u bazuar te shenja e tyre e horoskopit?

    Peshorja (23 Shtator – 22 Tetor)

    Nuk është më sekret se ju jeni optimist i përjetshëm dhe jeta shpesh ju shkon ashtu siç ju e doni. Nëse e keni menduar ndonjëhere se pse ju keni tendencën për të lënë pas çdo ditë të keqe, e gjitha kjo ka të bëjë me perceptimin tuaj. Duhet të falenderoni planetin tuaj, Venusin, i cili bën që ju të keni shumë fat në jetë.

    Akrepi (23 Tetor – 21 Nëntor)

    Edhe pse ju keni tendencën të shikoni gjërat negative në jetë, Akrep e vërteta është që ju jeni me të vërtetë njeri me fat.

    Shigjetari (22 Nëntor – 21 Dhjetor)

    Urime! Ju jeni një nga shenjat më me fat në të gjithë zodiakun. Kjo nuk do të thotë se nuk do të hasni asnjëherë sfida, por nënkupton që gjithmonë do të gjeni një zgjidhje për to.

    Bricjapi (22 Dhjetor – 19 Janar)

    Edhe pse shenja juaj është përcaktuar si një lider në zodiak, duke ju bërë të parët që përballen me pengesat dhe vështirësë, të cilat i mbani larg të tjerëve, ju gjithmonë do t’i kaloni me shumë lehtësi ato.

    Peshqit (19 Shkurt – 20 Mars)

    Njëherë e një kohë, planeti i fatit, Jupiteri, ishte i pari në shenjën tuaj. Edhe pse Neptuni, planeti i frymëzimit dhe aftësisë psikike është sundimtari aktual i Peshqve, Jupiteri ka ende ndikim mbi ju. Kjo do të thotë se ju nuk jeni vetëm me fat, por keni edhe dy planete udhëzuese në jetën tuaj.

  • 4 p*rostituta mbanin 825 klientë! Shkatërrohet banda në Itali. Kush ishte shqiptari që drejtonte (EMRI)

    4 p*rostituta mbanin 825 klientë! Shkatërrohet banda në Itali. Kush ishte shqiptari që drejtonte (EMRI)

    Shkatërrohet një bandë prostitucioni në Itali.

    Një shqiptar ka rënë në pranga pasi akuzohet se ishte pjesë e një rrjeti kinez prostitucioni.

    Rrjeti vepronte në komunën e Astit, ku shqiptari, pronar i një hoteli, vendoste në dispozicion të bandës biznesin e tij.

    Në krye të organizatës janë dy gra kineze të moshës 49 dhe 51 vjeç, Jiangong Huang dhe Luo Meijuan, të mbështetura nga Furio Ardissone banues në Torino, 68 vjeç dhe Artan Sulaj 54-vjeçari shqiptar, i cili kishte detyrë edhe të drejtonte shtëpinë publike të improvizuar.

    Organizata e menaxhoi biznesin në mënyrë ‘sipërmarrëse’, duke u kujdesur për reklamat në ueb, thirrjet përmes një kanali të posaçëm, rekrutimin e prostitutave të reja dhe raportimin e fitimeve. Në dy muaj u konfirmuan 825 klientë për shfrytëzimin e 4 prostitutave të ndryshme. Të gjitha për një xhiro prej 42 mijë eurosh.

  • “Harroje, jep fjalën këtu”, ndizen debate të nxehta në Kuvend: Mos bëj të fortin…

    “Harroje, jep fjalën këtu”, ndizen debate të nxehta në Kuvend: Mos bëj të fortin…

    Debate të nxehta por edhe sharjet kanë qenë pjesë e një situate që ka agravuar sot në Kuvend. Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka bllokuar foltoren e Kuvendit për disa minuta.

    Ai ka hedhur akuza mbi zv. kryetaren e Kuvendit, Ermonela Felajn, se po i heq të drejtën e fjalës, pasi i është fikur mikrofoni.

    Ajo tha se askush nuk ka të drejtë, për të bërë të fortin në Parlament.

    Flamur Noka: Harroje, jep fjalën këtu. Atë bëj. Po ka turp më të madh, del dhe na flet ky. Ky duhet të ishte në burg.

    Ermonela Felaj: Nuk është problem për ne ajo punë, z. Naço nga vendi. Me zhurma dhe me bllokim foltoresh, nuk është problem fare kjo punë. Duke menduar se të bësh të fortin, mund t’i imponohesh rregullores, s’mund ta bëjë askush.