Korrupsioni vijon të mbetet në shifra shqetësuese në optikën e perceptimit qytetar. Më shumë se 75% e qytetarëve në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi e konsiderojnë atë një problem serioz dhe shumë serioz për qytetin. Ky është një prej përfundimeve të studimit “Promovimi i bashkëpunimit ndërmjet aktorëve të shoqërisë civile në luftën kundër korrupsionit”, i realizuar nga 3 organizata të shoqërisë civile. Sipas dokumentit, progresi gjatë 10 viteve të fundit shikohet me më shumë pesimizëm në Shqipëri dhe Serbi ku vlerësohet se eshtë më keq dhe shumë më keq se 10 vite më parë nga më shumë se gjysma e qytetarëve që iu përgjigjën pyetësorit. Në të tre vendet e përfshirë në studim qytetarët “fajësojnë” më së shumti politikanët si grupi i cili ushtron më tepër korrupsion, ndërkohë që vullneti politik për luftimin e korrupsionit nga qeveritë e vendeve ku është zhvilluar studimi perceptohet në shifra shumë të ulëta. Gjithashtu, përpjekjet e qeverive për luftimin e korrupsionit vlerësohen si joefektive nga pothuajse ½ e të anketuarve në Shqipëri dhe Serbi dhe pothuajse 1/3 e të anketuarve në Kosovë. Sipas raportit, pothuajse gjysma e atyre që iu përgjigjën pyetësorit në Shqipëri dhe Serbi deklarojnë se ju është dashur të paguajnë ryshfet për të marrë shërbime bazë, leje apo licenca, për të përshpejtuar proceset gjyqësore apo për të rishikuar taksat. Në Kosovë ky fenonem ndeshet më rrallë dhe qytetarët kanë zgjedhur në shumicën e rasteve të mos përgjigjen. Qytetet ku u zhvillua studimi janë Durrësit në Shqipëri, Smederevo në Serbi dhe Lipjan në Kosovë. Për Shqipërinë, studimi u udhëhoq nga Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike, ndërkohë që gjatë prezantimit të tij, përfaqësuesit e tre organizatave zbatuese te projektit e vunë theksin te rëndësia e mirëqeverisjes edhe në nivel vendor, e perceptuar kjo si qeverisje me transparencë, përgjegjësi, llogaridhënie, pjesëmarrje të qytetareve dhe përgjegjshmëri për nevojat e këtyre të fundit.
Author: editor
-
E papritur/ Fansi i hedh Taynës të brendshmet në mes të skenës dhe ja si reagon këngëtarja
Tashmë është bërë trend që fansat t të hedhin reçipetat ose të brendshmet e tyre drejt këngëtarëve të preferuar teksa ata performojnë në skenë. Kjo gjë së fundmi i ka ndodhur dhe Taynës.
Këngëtarja ka qenë e ftuar në një nga koncertet e mëdha që organizohet në Gjermani, “Ilyrian Festival”, ku dikush nga fansat i ka hedhur të brendshmet në skenë.
Tayna e ka kaluar me shumë sportivitet. Ajo i ka marrë të brendshmet dhe i ka hedhur drejt publikut duke vazhduar performancën
-
Sekretarja e MSH e akuzuar për korrupsion: Mendova se në zarf kishte diçka të ëmbël, një çokollatë
Joana Duro, sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë u arrestua me urdhër të SPAK, për korrupsion.
Ajo dyshohet se ka marrë ryshfet për një tender për supervizim punimesh në disa qendra shëndetësore. “DRICONS”, në pronësi të Vladimir Topit, i ka dhënë Duros 330 mijë lekë ryshfet që ajo të ndikonte për t’i shpallur fitues në tenderin për supervizimin e rikonstruksionit të disa qendrave shëndetësore në qarqet Tiranë dhe Durrës.
SPAK njofton se ka qenë inxhinieri i kompanisë që ka dërguar shumë e parave prej 330.000 lekësh nga banesa e Topit dhe ia ka dërguar një gruaje, e cila bëri lidhjen me Duron.
Ndërkohë raportohet se sekretarja Duro ka thënë se nuk kishte dijeni se zarfi që u gjet në sirtarin e saj ishte me para dhe se ka menduar se ka një çokollatë.
“Më tha se është diçka e ëmbël dhe e kujtova çokollatë, por nuk e kam hapur ende”, ka thënë ajo raportojnë mediat.
-
Nusja në Fier i blen vjehrrit shtëpinë, por çfarë gjeti në këtë oborr i ka tronditur të gjithë
P. Nexhipi banues në Fier ka një shtëpi 72 metra katror objekt banimi dhe 340 metra katror truall.
Dhe këtë pronë ia ka blerë babait të tij në vitin 1996. Në atë kohë vetëm shtëpia ishte me dokumenta pronësie, ndërsa për pjesën e oborrit u zhvillua një gjyq i cili vendosi se kjo hapësirë i takonte zotit Nexhipi pasi kishte me shumë se 20 vite që e kishte në përdorim. Në këto kushte Pëllumbi i blen babait shtëpinë me dokumentacionin e plotë.
R. Nexhipi: Unë kam një shtëpi në lagjen ’16 prilli’, 72 metra katror plus një truall 340 metra katror. Kjo shtëpi ka qenë e vjehrrit tim që në vitin 1957. Në vitin 1996, unë i blej shtëpitë e vjehrrit, i them i dua me dokumenta të rregullta, në truall dhe shtëpi. Në këtë kohë, vjehrri bën një gjyq me bashkinë dhe marrin vendim që njihet se kishin mbi 20 vjet që e përdornin, truallin 340 metra katror.
Më vonë më duhej një kredi, e marr dhe aty i duhej pasuria ime. Në kartelë është shtëpia dhe trualli, në vitin 2002. Më thonë trualli nuk të njihet se është me vendim të Gjykatës të ’96 dhe këto vendime nuk njihen. Nuk di si të veproj.
Ama ka rreth 3 vite që hipoteka e Fierit nuk i regjistron tokën por vetëm shtëpinë . Por çudia më e madhe është se në vitin 2002 ky institucion i ka dhënë një kartelë pasurie ku njihet oborri dhe shtëpia, ndërsa tani i njeh vetëm shtëpinë.
Zëdhënësja e ZVRPP Fier: Ky është vërtetim fakti. Njohje pronësi, është pas hyrjes në fuqi të kodit civil. Pas nëntorit të 1994.
Gazetarja e “Boom”: Gjykata ia ka njohur këtë 340 metra. Ju pse s’e regjistroni?
Zëdhënësja e ZVRPP Fier: Gjykata ia ka njohur në 1996. Atëherë ligji aktual neni 193, 195 i Kodit Civil thotë: Vendimet e gjykatës të dala pas nëntorit 1994 janë objekte vërtetim fakti dhe nuk regjistrohen në ZVRPP Fier.
Gazetarja: Çfarë duhet të bëjë zonja tani?
Zëdhënësja e ZVRPP Fier: T’i drejtohet organit kompetent për titullin e pronësisë.
Gazetarja: Kujt?
Zëdhënësja e ZVRPP Fier: Të kapi avokat zonja.
Përgjigjes se përse nuk ia regjistron oborrin zonjes pasi ajo disponon edhe një vendim gjyqësor për këtë, i përgjigjet se nuk njihen vendimet gjyqësore të vitit 1996. Zonja duhet të marrë avokatë dhe të hapë përsëri gjyq.
-
Lajm SHUMË I KEQ për ata që kanë EURO/ Si ASNJËHERË më parë, euro shkon në kuotën e…
Sot, më 6 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 100.1 lekë dhe shitet me 101.4 lekë.
Euro blihet me 107.5 lekë dhe shitet 108.4 lekë.
Paundi britanik sot blihet me 124 lekë dhe shitet me 125.6 lekë.
Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 109.8 lekë, ndërsa në shitje me 111 lekë.
Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 74.3 lekë dhe në shitje me 76.4lekë.
Për më tepër shihni tabelën e mëposhtme:
-
“Financat do të jenë …”, Horoskopi i ditës së martë, 6 qershor 2023
Dashi
Do keni disa keqkuptime gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift sot, por gjithçka mund të zgjidhet shpejt nëse tregoheni të matur e të kujdesshëm. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me emocione dhe me të reja. Shfrytëzojeni sa më shumë që të mundeni. Financat do jenë në gjendjen e tyre më të mirë.
Demi
Ditë jo shumë e mirë kjo e sotmja për marrëdhënien në çift. Do keni debate serioze me partnerin/en dhe do iu duket sikur zymtësia do iu mbulojë përgjithmonë. Beqarët mund të kenë edhe dashuri me shikim të parë kështu që duhet t’i bëjnë sytë katër. Jupiteri do iu sjellë shumë fat me financat, megjithatë maturinë nuk duhet ta humbni për asnjë moment.
Binjakët
Tregohuni më realistë gjatë kësaj dite për jetën tuaj në çift dhe mos ëndërroni më shumë sesa duhet. Vetëm në këtë mënyrë lidhja juaj do ecë në rrugën e duhur. Beqarët do kenë një takim të veçante me një person të cilin e kishin ëndërruar që prej kohësh. Në planin financiar dëgjojini këshillat që do iu japin, sepse do iu ndihmojnë.
Gaforrja
Ditë e tensionuar dhe e mbushur me debate për ata që janë në një lidhje. Asgjë nuk do shkojë ashtu si ju e kishit menduar, kështu që bëni kujdes. Beqarët nga ana tjetër do jenë me fat dhe do e gjejnë personin që kanë kërkuar prej kohësh. Të ardhurat gjithashtu do fillojnë pak nga pak të stabilizohen.
Luani
Ka shumë mundësi që partneri/ja t’iu bëjë një propozim emocionues sot. Përgatituni shpirtërisht sepse nga përgjigjja që do jepni do varet e ardhmja juaj. Beqarët do ndihen mirë ashtu si janë dhe nuk do kërkojnë një person që ta kenë në krah. Në planin financiar nuk duhet të ndërmerrni shumë rreziqe për ta përmirësuar situatën.
Virgjëresha
Marrëdhënia në çift do jetë edhe më e ngrohtë gjatë kësaj dite. Do kuptoheni më së miri me partnerin/en dhe do i zgjidhni një nga një të gjitha problemet. Beqarët do kenë të papritura të këndshme, por jeta e tyre do marrë një tjetër drejtim. Në planin financiar duhet të kufizoni shpenzimet nëse doni që situata të mos ketë probleme.
Peshorja
Në jetën tuaj në çift do ndodhin gjëra të mrekullueshme gjatë kësaj dite. Emocionet do jenë të forta dhe të njëpasnjëshme. Beqarët do joshen nga dikush që nuk vlen aspak. Mos u nxitoni të merrni vendime të menjëhershme sepse do vuani shumë. Financat do vazhdojnë të jenë në të njëjtën situatë si disa kohë më parë.
Akrepi
Nëse keni shumë kohë në një lidhje dashurie, sot do filloni të mendoni për një të ardhme më të sigurtë. Një periudhë shumë e bukur po iu pret. Beqarët do kenë vetëm mundësi për aventura. Nëse i preferojnë le të përfitojnë, përndryshe do duhet të presin gjatë. Në planin financiar situata do jetë mjaft delikate. Shmangni çdo lloj investimi.
Shigjetari
Ditë përgjithësisht pozitive dhe aspak problematike kjo e sotmja për të dashuruarit. Do kuptoheni më së miri me njeri-tjetrin dhe do i harroni mosmarrëveshjet që keni pasur dikur. Beqarët ka shumë gjasa të bien në dashuri me personin e duhur. Gjërat do jenë reciproke nga të dyja anët. Financat nuk do jenë problematike, mos u shqetësoni.
Bricjapi
Tregohuni më të kujdesshëm kur të flisni me partnerin/en tuaj sot dhe mos mendoni se çdo gjë që mund t’i thoni ai mund ta gëlltisë. Mos krijoni kot së koti debate apo probleme. Beqarët do vazhdojnë të jenë në kërkim, pa arritur të gjejnë personin e përshtatshëm. Për financat do jetë ditë mëse e qetë.
Ujori
Jeta sentimentale e çifteve do jetë shumë e qetë. Kjo do iu krijojë atyre mundësinë të flasin për disa tema delikate dhe më në fund t’iu japin nga një zgjidhje. Beqarët do kenë dashuri me shikim të parë gjatë kësaj dite. Më në fund edhe ata do ndihen të plotësuar. Në planin financiar duhet të bëni kujdes me shpenzimet.
Peshqit
Ditë mjaft premtuese kjo e sotmja për të dashuruarit. Do e vlerësoni shumë përkrahjen që partneri/ja iu ka dhënë kohët e fundit dhe do keni më tepër besim tek ai. Beqarët do kenë shumë takime, por do e kenë të vështirë të vendosin. Për financat do jetë ditë e qetë dhe pa probleme.
-
Ndodh si në filma në Vlorë/ E reja e lë “Range Rover-in” ndezur dhe hyn të blejë në market, ia vjedhin brenda sekondave
E la makinën ndezur dhe me bllokazh për të shkuar në market, fieraku vjedh makinën dhe largohet me shpejtësi. Ngjarja ka ndodhur në lungomare Vlorë pranë një marketi.
Shoferja e makinës tip Range Rover kishte pak minuta që doli nga makina, e kur u kthye nuk e gjeti më mjetin.
Policia pas marrjes së informacionit është vënë menjëherë në ndjekje, ndërsa fal kamerave të sigurisë që gjendjen në qytet është mësuar itinerari i lëvizjes.
Policia ka mundur ta rrethojë e ta ndalojë të riun që vodhi makinën në autostradë, pranë fshatit Panaja.
Hajduti i makinës rezulton të jetë një i ri nga qyteti i Fierit. I moshës rreth 35 vjeç. A.Goxhaj, autori i vjedhjes rezulton me precedent të mëparshëm, teksa vetëm 3 ditë më parë ishte shoqëruar sërish në polici.
Reagimi i policisë ka qenë e menjëhershëm ndërsa autori është ndaluar dhe shoqëruar në komisariat.
-
Vrasja e 29-vjeçares shtatzënë nga i fejuari, e dashura tjetër rrëfen takimin me Giulian: U përqafuam dhe më tha…
Vrasja e më pas zhdukja e Giulia Tramontano vijon të zërë një hapësirë të madhe në mediat italiane, ndërsa çdo ditë publikohen detaje të reja për krimin makabër. 29-vjeçarja e cila ishte në muajin e 7 të shtatzënisë, u vra nga i fejuari i saj 30-vjeçar Alessandro Impagnatiello. Ngjarja e rëndë ndodhi në shtëpinë ku çifti jetonte, mbrëmjen e së shtunës së shkuar. Autori më pas e fshehu trupin për 3 ditë në garazh, tentoi ta digjte dhe më pas e futi në valixhe dhe e braktisi në rrethinat e Milanos.
Gjatë kësaj kohe, familja e Giulias kishte alarmuar autoritetet, fillimisht me dyshimin se vajza ishte larguar. Më herët gjatë asaj të shtune, ajo kishte zbuluar se babai i fëmijës së saj kishte pasur një lidhje paralele me një vajzë 23-vjeçare. Kjo e fundit ishte dhe personi i fundit me të cilën ishte takuar Giulia, përpara se të masakrohej me thikë.
Siç mësohet nga mediat italiane, e shqetësuar për Giulian kishte qenë edhe 23-vjeçarja, e cila sa më shumë kalonte koha dhe për Giulian nuk kishte asnjë lajm, aq më shumë kishte frikë nga 30-vjeçari. Kjo edhe për shkak të bisedës që kishte pasur atë të shtunë me 29-vjeçaren. Ishte pikërisht dëshmia e 23-vjeçares në polici që i dha mundësinë hetuesve për të ndaluar autorin e dyshuar.
Ky i fundit pretendon se krimin e ka kryer i vetëm dhe se e ka bërë që Giulia të mos vuante, sipas tij pasi ajo tentoi të vetëvritej. Kjo tezë hidhet poshtë nga hetuesit, të cilët kanë po ashtu dyshime të forta se ai mund të jetë ndihmuar për të fshehur trupin. Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, avokati i tij njoftoi tërheqjen nga mbrojtja e 30-vjeçarit, ndërsa tha se Alessandro u kishte treguar hetuesve ku ndodhej arma e krimit.
Detajet rreth zhvillimeve për vrasjen e Giulia Tramontano-s
“Alessandro Impagnatiello ka thënë se gjithçka e ka bërë i vetëm”. Kështu u shpreh avokati i tij Sebastiano Sartori, i cili e takoi në burgun e San Vittore. Një prej gjërave që duhet të qartësojnë hetuesit është nëse u ndihmua për të fshehur trupin. “Ai e përjashton si mundësi”, tha Sartori duke folur për Rai. “Për dyshimet e hetuesve, do të duhet të pyesni ata”. Sa i përket thikës që përdori për të vrarë Giulia-n,“nuk e ka hedhur. Ka treguar ekzaktësisht ku është”, u shpreh avokati, duke shtuar se arma ndodhej në shtëpi.
Pas këtij prononcimi, Sertori hoqi më pas dorë nga përfaqësimi i 30-vjeçarit, duke paraqitur dorëheqjen në prokurorinë e Milanos. Ai tha se ishte një çështje mes tij dhe klientit të tij, pa dhënë të tjera detaje. “Impagnatiello është në një gjendje të rënduar ankthi, që po del gjithnjë e më shumë në pah”, tha avokati.
Avokati i familjes së Giulias: “Familja e Giulias që prej fillimisht i druhej këtij fundi tragjik, pasi ishte e vështirë që të mendonin se vajza e tyre, në pritje të një fëmije, pavarësisht traumës që kishte pësuar nga marrëdhënia sentimentale, të ishte larguar në mënyrë të vullnetshme nga shtëpia”, u shpreh avokati i familjes së 29-vjeçares për ANSA.
E dashura e Alessandro-s: Nuk e futa në shtëpi
Detaje të reja kanë dalë dritë nga dëshmia e vajzësme të cilën banakieri i lokalit Bamboo në Hotel Armani, që vrau të fejuarën e tij Giulia Tramontano, kishte një lidhje paralele. E reja ka thënë se kishte frikë, si për të ashtu edhe për Giulia-n, sepse nuk e dinte se çfarë i kishte ndodhur. Dy vajzat ishin takuar vetëm pak orë më herët, ndërsa për Alessandro-n para hetuesve u shpreh se nuk e dinte se çfarë ishte i aftë të bënte. Aq sa përballë presionit të tij për t’u takuar në mes të natës, një kolege e çoi në shtëpi, pasi edhe tek vendi i saj të punës ishin të shqetësuar.
23-vjeçarja, identiteti i së cilës nuk është bërë publik, të mërkurën e shkuar para hetuesve tregoi atë që kishte ndodhur të shtunën, ditën kur u zhduk Giulia. Ajo udha detaje të rëndësishme hetuesve që i mundësuan ndalimin e Alessandro-s. Pasditen e asaj të shtune, pasi kishte zbuluar të vërtetën, vendosi që të takonte Giulia-n. E bindur se nuk i kishte dhënë fund fejesës me Giulia-s, siç e kishte gënjyer, apo pretendimet se nuk ishte babai i fëmijës, 23-vjeçarja deklaroi se “të dyja ishin viktima të atij gënjeshtari”.
Dy vajzat u takuan pikërisht pranë hotelit ku 23-vjeçarja dhe Alessandro punonin. “Folëm qetësisht. Qëndruam rreth 1 orë, më pas ajo iku. Një që nisi me një përqafim për solidaritet femëror dhe u përmbyll me një ftesë për të ardhur në shtëpi për të fjetur nëse do të kishte nevojë. Ajo më tha që të mos shqetësohesha, duke më falenderuar”.
Pasi zbuloi të vërtetën, “Giulia më tha se Alessandro nuk do ta shihte kurrë të birin dhe se asaj i interesonte vetëm fëmija dhe shëndeti i saj”.
“Nuk e dinte nëse do të shkonte në Napoli tek prindërit e saj, por e siguri ishte që nuk donte ta shihte më Alessandro-n. Pas takimit tonë do kthehej në shtëpi, në Senago për të folur me të dhe për t’u ndarë”, tregoi 23-vjeçarja. Por në atë orë të darkës, ai e vrau dhe inskenoi sikur ajo ishte larguar nga shtëpia. U përpoq t’i digjte trupin e më pas e futi në valixhe dhe e zhduku. Më pas u përpoq të bindte edhe 23-vjeçaren.
Në një telefonatë video prej 9 minutash, vajza e pyeti për Giulia-n dhe ai fillimisht i thoshte se ishte duke fjetur në dhomë, më pas që kishte shkuar te një shoqe, kur në të vërtetë kishte vdekur. Por 23-vjeçarja nuk kishte më besim tek ai. Nisi të regjistronte bisedat dhe përveç shqetësimit se çfarë mund t’i kishte ndodhur Giulia-s, kishte frikë edhe për veten.
“Në mes të natës nisa t’i shkruaja Alessandro-s duke i kërkuar të dija se ku ishte Giulia. Ai nga ana e tij më kërkonte që të takoheshim, sepse donte që të flisnim vetëm, pa të”.
“Për ta qartësuar njëherë e mirë këtë çështje”, u shpreh ai. Vajza tregoi më tej se ai nisi të insistonte shumë. E frikësuar shkoi e shoqëruar nga një kolege në shtëpi. Por Alessandro nuk u dorëzua dhe i shkoi poshtë shtëpisë. Në fund u ngjit lart, megjithatë bisedoi me të nëpërmjet hekurave të ballkonit. “Ai insistonte që të futej brenda, por unë nuk doja sepse kisha frikë”, tha 23-vjeçarja.
Hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë. Autoritetet po punojnë për të zbardhur të gjitha lëvizjet e autorit të dyshuar, nëpërmjet analizimit të kamerave të sigurisë mes Senago dhe Milano. Po ashtu po analizohen edhe qelizat telefonike për të zbuluar personat me të cilët 30-vjeçari ka kontaktuar natën e vrasjes dhe ditët në vijim, për të kuptuar nëse është ndihmuar nga dikush për të fshehur kufomën. Hetuesit, shkruajnë mediat italiane, kërkojnë të rindërtojnë milimetër për milimetër atë që ka ndodhur, pasi kanë dyshime të forta se vrasja ishte e paramenduar dhe se akti u krye në gjakftohtësi të plotë.
Giulia u zhduk të shtunën, por trupi i saj u zbulua vetëm orët e para të së enjtes së shkuar, kur 30-vjeçari pranoi vrasjen e saj./tvklan.al
-
“Nëse nëna e fëmijëve…”, avokati i njohur del me deklaratën ‘bombë’: Ju tregoj provën e fortë që mund të rikthejë në qeli Tahirin
Avokati Dorian Matlia tha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se lirimi i Saimir Tahirit nuk është shkelje ligji, sepse ka përmbushur kushtet, sepse ai ka bërë një pjesë të dënimit, ka fëmijë të mitur dhe gruan në gjendje jo të mirë shëndetërore.
Por, sipas avokatit Matlia ligji parashikon që kjo masë e lirimit mund të revokohet dhe Tahiri mund të kthehet në burg.
“Në këtë rast nuk ka shkelje të ligjit. Ka patur më pak se 2 vite burg për të vuajtur, ka patur fëmijë të mitur nën 10 vjeç, që është kriter ligjor dhe pjesa tjetër që vërtetohet është se sa e paaftë ishte nëna e fëmijëve të tij. Po të dalë e paaftë nga ekspertiza mjeko-ligjore gjykata është e vendosur në një pozicion që duhet ta japë.
Sipas z. Maks Haxhia kishte patur 4 ekspertë dhe gjykata nuk ka pse të mos i besojë. Nëse ekspertët e kanë ekzagjeruar, gjykata mund të nisë një hetim dhe të shikojë nëse kemi të bëjmë me një ekspertim të rremë, por jo se ka faj gjykata.
Ligji parashikon që kjo masë mund edhe të revokohet nesër. Nëse del p.sh, që nëna e fëmijëve është më mirë, ai kthehet prapë në burg. Ai nen mund të përdoret dhe është më lehtë për rastin e z. Tahiri se për dikë që po vdes në burg, sepse në rastin e Tahirit bëhet për hir të fëmijëve, jo të tij.
Pra qëllimi i ligjit është të mbrojë fëmijën, kurse ai që vuan nga një sëmundje në burg, lirohet kur burgu nuk i ofron një shërbim të tillë”-tha avokati Matlia.
-
“Të vraftë Zoti…”, e moshuara në Tiranë terrorizon me çekiç banorët e pallatit
Një zonjë, 73 vjeçe, është kthyer në një shqetësim serioz për banorët e një pallati në lagjen “5 Maj” të Tiranës. Sipas tyre dhe sipas videove të siguruara, e moshuara në orët e vona të natës, dëmton me mjete të forta apartamentet dhe ngre zërin.
“Një femër e cila është e sëmurë mendore u bë disa muaj që na krijon shqetësime shumë të mëdha. Këto shqetësime nuk janë një pauzë ose një fjalë, por kjo ngrihet natën, merr çekiçin dhe na thyen dyert. Bërtet dhe thotë fikini motorat. Se çfarë motorash ka këtu, është shumë e rëndë. Ne e kuptojmë se ky njeri është i sëmurë psikik dhe e kemi kuptuar që i vetmi institucion ku mund të shkojmë është policia. Më përpara ka qenë më e qetë. Me kalimin e kohës gjendja e saj është rënduar edhe del vetë natën. Po të bësh muhabet me të nuk kupton që është me të tilla mangësi në të gjykuar. Flet normal, por veprimet natën i ka të tmerrshme”, tha një banor.
Banorët tregojnë se kjo situatë ka rreth 4 vjet, por dy vitet e fundit është bërë më shqetësuese.
“Ka 4-5 vjet, por shqetësimet kanë 2 vjet afërsisht që vijnë duke u rritur. Ne e kuptojmë, nuk duam t’i bëjmë keq. Nuk është se duam ta mbyllim mezor nëpër hekura, por kurimi është edhe një shpëtim për të, edhe një shpëtim për ne”, tha banori.
E moshuara, sipas informacioneve, jeton e vetme. Sipas filmimeve të disa banorëve janë disa pamje ku dëshmohen veprimet e zonjës në fjalë.
E moshuara: Të vraftë Zoti, se më ke çarë derën e shtëpisë sime, që e kam blerë me lekë! Kafshë! Psikopat! Skizofen! Shko vizitohu, se je skizofren! Ç’do këtu? Shko te haleja jote! Shko në zyrat e shtetit! Është zyrë private kjo, ç’do këtu ti? Çfarë kërkon këtu ti? Ke katër vjet, që bën kështu lojërash. Ashtu siç fike sobën, fike dushin! Katër vjet, dushi ndezur. Si jetoj unë, plakë, vetëm? T’u fiktë jeta, Inshallah! Flasim si njerëz me logjikë. Hape derën, se nuk të vras! Hape derën, të flasim me logjikë, si njerëz. Po ti s’ke shkollë, je debil, je analfabet! Unë të shpëtova nga vdekja, mor plehrë! S’ke surrat me hap derën, se je maskara burrë! O debil! O kafshë e pyllit! O injorant, o racë e poshtër!
Megjithëse e denoncuar disa herë në polici dhe kallëzuar në prokurori, asnjëherë nuk u gjykua se ajo ka nevojë për mjekun. Madje një kallëzim ndaj zonjës në fjalë ka pasur edhe sepse ka dhunuar një vajzë 10-vjeçare pa asnjë shkak.
E moshuara në një regjistrim telefonik është shprehur: Ka 2 vjet e gjysmë që i bie ziles.
Ankuesja: A e di që nuk lejohet me i kap prej veshi fëmijën?
E moshuara: E kapa s për shenjë, sa për frikë.
“Një person që vuan nga probleme të shëndetit mendor në një moment të caktuar mund të paraqesë rrezikshmëri për komunitetin. Dhe kjo mund të ndodhë edhe kur është me mjekim sepse sëmundjet e shëndetit mendor janë të ndërlikuara. Kur mbahen me mjekim ata janë të qetë. Nuk e përjashtojmë dot mundësinë që ata mund të bëhen shkak për të kryer vepra penale të ndryshme”, tha Valentina Asabella, mjeke psikiatre.
Emisionit “Stop”, për tre ditë me radhë qëndroi nën vëzhgimin e zonjës. “Stop” kërkoi të bisedonte edhe më të, por ishte e pamundur, pasi nuk përgjigjej. Pas kësaj, “Stop” kërkoi mbështetje nga policia dhe mjekët specialistë.
Polici: Policia, hape pak derën!
E moshuara: Jam sëmurë, jam shumë sëmurë, ma ka marrë vëllai çelësin.
Polici: Shiko, se mos e gjen çelësin, hape pak derën, policia jemi!
E moshuara: Shko në komisariat, mua mos më shqetëso më, se jam shumë e sëmurë! Nuk ta hap derën, se jam shumë e sëmurë.
Polici: Jemi këtu për të të ndihmuar ty, hape pak derën, të lutem!
E moshuara: Nuk e hap asnjë çikë derën, shko në komisariat ankohu!
Mjekja spikiatre: Unë jam doktoresha.
E moshuara: Bëra serum, jam shumë e sëmurë.
Mjekja psikiatre: Mund ta hapësh derën, që mund të të ndihmoj?
E moshuara: Jam doktoreshë vetë, s’kam nevojë për ty!
Mjekja psikiatre: Po sikur të bashkëpunojmë bashkë? Si thua?
E moshuara: S’kam nevojë fare, moj motër! Më lër rehat, tani! Çfarë do më ndihmosh ti mua?
Mjekja psikiatre: Vetëm në qoftë se ke nevojë për ndonjë ndihmë shëndetësore. Po më thua që jam e sëmurë, të të ndihmojmë, kaq! Për të të ndihmuar, çdo pyetje, që po të bëj, është për të të ndihmuar ty.
E moshuara: Ik tani, mos na çaj b**hën shumë!
Psikologia: Më dëgjon, do ta hapësh pak derën? Vetëm të flasim e të më sqarosh nga afër, çfarë shqetësimi ke!
Por në fund kjo qytetare u dërgua për trajtim dhe do të mbahet nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve, edhe pasi të dalë nga spitali psikiatrik në Tiranë.