Author: editor

  • Si do të jetë moti në javën e dytë të qershorit?

    Si do të jetë moti në javën e dytë të qershorit?

    Java që nisëm do të vijojë të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

    Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditët fillojnë me mot të kthjellë e vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditës.

    Në orët e mesditës dhe kryesisht pasdite vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashreshme me intensitet të ulët përgjatë Ultësirës Perëndimore, ndërsa përgjatë relieveve malore lokalisht reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

  • Habit Kristi: Pasioni mes Luizit dhe Kiarës po mbaron, dallohet nga sjellja

    Habit Kristi: Pasioni mes Luizit dhe Kiarës po mbaron, dallohet nga sjellja

    I ftuar në “E Diell”, Kristi tha se mes çiftit Kiara-Luiz po mbaron pasioni dhe kjo mund të bëjë që ata të ndahen. Sipas tij, kjo dallohet nga sjellja e Luizit, ndërsa shtoi se këngëtari është i paqartë dhe i çorientuar.

    “Luizi është i paqartë. I çorientuar. Pas 5 muajsh, pasioni fillestar tani po mbaron dhe tani kjo duket. Po zbehet. Duhet të gjejnë mënyra të tjera për ta mbajtur lart pasionin. Kuptohet nga sjellja e Luizit.”- tha Kristi.

  • Paralajmëron Karamuço: Një ish-kryebashkiak do arrestohet së shpejti!

    Paralajmëron Karamuço: Një ish-kryebashkiak do arrestohet së shpejti!

    Tiranë- Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar ditën e sotme se po përflitet për një tjetër arrestim të një zyrtari të një prej bashkive më të rëndësishme të vendit.

    I pyetur se kur pritet të arrestohet, eksperti nuk ka përmendur një datë.

    Pjesë nga biseda:

    Gazetare Juli Xhokaxhi: Cila është rrjedhja më e fundit?

    Euro në rënie të lirë, “rrokulliset” pranë kufirit të minimumit të ri historik (Shifra)

    Ervin Karamuço: Kjo që ka ndodhur me sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë. Po flitet tani edhe për një arrestim tjetër që do të kryhet për një ish përfaqësues lokal i një prej Bashkive më kryesorë të vendit, ende i pakonfirmuar. Por nëse do të arrestohet, do të kuptojmë që edhe për këtë do të ketë pasur rrjedhje informacioni, që të shtunën ky informacion ka qenë publik nga gazetarë, që këtë informacion e kanë marrë nga strukturat.

    Gazetare Juli Xhokaxhi: Kur thoni për përfaqësues lokal, të çfarë niveli thoni?

    Është për përfaqësues lokal të nivelit të lartë të bashkive, ish-kryetar bashkie.

  • UFO-t po na vëzhgojnë në mbarë botën! Pas NASA-s, del publikisht dhe Ushtria Amerikane. Ja detajet dhe pamjet

    UFO-t po na vëzhgojnë në mbarë botën! Pas NASA-s, del publikisht dhe Ushtria Amerikane. Ja detajet dhe pamjet

    Ushtria amerikane ka kapur ‘rruzullat metalike’ duke bërë ‘manovra’ të jashtëzakonshme

    Në një konferencë historike të NASA-s mbi UFO-t – “fenomene anormale të paidentifikuara” ose objekte fluturimi të paidentifikuara, siç u cilësuan nga një zyrtar kryesor i Departamentit të Mbrojtjes bënë një zbulim të habitshëm për publikun ditët e fundit. Është tashmë zyrtare se autoritetet amerikane po vëzhgojnë UFO-t dhe lëvizjet e tyre. Për vetë teknologjinë që haset, ekspertët pohojnë se janë shumë avangard për të qenë tokësore.

    Dr. Sean Kirkpatrick, drejtor i një zyre të re të analizës së UFO-ve, deklaroi se personeli ushtarak amerikan po vëzhgon “rruzullat metalike në të gjithë botën”, raporton noa.al.

    Ky imazh së bashku me këto dy video të mëposhtme të objekteve të tilla janë tashmë të disponueshme për publikun.

  • “Ndryshon” rezultati i zgjedhjeve në këtë bashki! Pas rinumërimit, kandidati i PS…

    “Ndryshon” rezultati i zgjedhjeve në këtë bashki! Pas rinumërimit, kandidati i PS…

    Ka përfunduar rinumërimi i votave në bashkinë e Rrogozhinës, ku rezultati u kontestua nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

    Pas numërimit të të gjitha kutive, rezultati mbetet i pandryshuar, me kandidatin e Partisë Socialiste fitues, por ndryshim ka pasur në diferencën mes kandidatëve.

    Kandidati i PS, Edison Memolla ka marrë 5129 vota, ndërsa kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha ka marrë 5108 vota, duke ngushtuar diferencën nga 30 vota në 21 vota.

    “Bashkë Fitojmë” kërkoi rinumërimin e votave duke pretenduar për parregullsi në numërim dhe po ashtu kërkoi që kutia e burgut të mos njihej.

    Ndërkohë kujtojmë që po ashtu rinumërimi i votave në 3 qendra votimi në Elbasan, nuk solli asnjë gjë të re, ndërsa nesër pritet të rinumërohen votat edhe në Bashkinë e Belshit.

  • “Do t’i kthejë paratë”- U arrestua nën akuzën e përvetësimit të 3 mln eurove, flet avokati i agjentes së postës: S’ka vjedhje, por mosrakordim detyrimesh

    “Do t’i kthejë paratë”- U arrestua nën akuzën e përvetësimit të 3 mln eurove, flet avokati i agjentes së postës: S’ka vjedhje, por mosrakordim detyrimesh

    Avokati i Alma Beqirit, e arrestuar nën akuzën e përvetësimit të 3 mln euro gjatë një periudhë 2 vjeçare teksa punonte si agjente e postës private ADEX, ka hedhur poshtë këto pretendime.

    Në një deklaratë për mediat, pasi Gjykata e Korçës dha masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj saj, avokati deklaroi se “nuk ka përvetësim e as vjedhje, por mosrakordim detyrimesh”.

    Ai u shpreh se klientja e tij, gjatë seancës gjyqësore, deklaroi se “s’ka asnjëlloj dëshirë për të mos i kthyer apo të t’i mbajtur paratë, dhe që s’ka bërë asnjë lloj përvetësimi”.

    Përfaqësuesi ligjor i Alma Beqiri dekaroi se posta private ADEX nuk ka bërë kërkesë për të shlyqer një shumë të caktuar parash, ndërsa deklaroi se shuma prej 3 mln eurosh që dyshohet se përvetësoi 46-vjeçarja është fiktive.

    Avokati: “Është mosmarrëveshje e pastër civile, nuk ka asnjë element të veprës penale për të cilën dyshohet e ndaluara. Mendojmë se gjithë shifrat e pretenduara janë fiktive dhe të mbushura me parregullsi të karakterit fiskal e tregtar, me të cilat nuk ka asnjë lidhje e mbrojtura nga ana jonë.

    Nuk ka as përvetësim, as fshehje dhe as vjedhje, ka mosrakordim detyrimesh për një pjesë të detyrimeve. As vetë ai që i kërkon nuk i di sepse do të duhet të bëhet auditim.

    Kush e ka denoncuar?

    Avokati: Kompania ADEX. Ne kërkojmë caktimin e një mase alternative nga ajo e arrestit me burg, nuk u pranua. Është vendim që nuk mbështetet as në prova e as në fakt dhe ne do e çojmë në Apel.

    Çfarë deklaroi në Gjykatë?

    Avokati: Tha që s’ka asnjëlloj dëshirë për të mos i kthyer apo të t’i mbajtur paratë, dhe që s’ka bërë asnjë lloj përvetësimi. Thjesht kur të ketë një rakordim sipas ligjit për pasqyrat financiare, nga një ekspert i pavarur që do përcaktojë edhe detyrimit, atëherë do të përmbushë detyrimet aq sa janë. Jo çdo marrëdhënie konsiderohet detyrim për sa kohë pala tjetër nuk kërkon detyrim.

    Edhe sot që flasim nuk kemi një kërkesë nga kompania për të shlyer një x shumë.

    Thuhet që ka bashkëpunëtor?

    Avokati: Nëse është bashkëpunëtor kallëzuesi sepse askush tjetër nuk mund të jetë.

  • Tifozja e nxehtë e Napolit mban premtimin! Shëtit lakuriq nëpër qytet gjatë festës së titullit (Video)

    Tifozja e nxehtë e Napolit mban premtimin! Shëtit lakuriq nëpër qytet gjatë festës së titullit (Video)

    Titulli i tretë në historinë e napolitanëve u kalua me një festë madhështore dhe i gjithë Napoli priste, që ylli i famshëm italian, Paola Saulino, të përmbushte premtimin e saj.

    Paola, e njohur edhe për rolet e saj në filma erotikë, premtoi se do të ecte në rrugët e qytetit krejtësisht lakuriq, nëse Napoli, ekipi i saj do të fitonte titullin.

    Dhe aktorja Saulino, e mbajti fjalën, ajo u zhvesh lakuriq dhe shkoi në stadiumin “Diego Maradona”.

    Paola e kishte lyer trupin me ngjyrat e klubit të saj të preferuar dhe kështu ka çmendur napolitanët, duke nxjerrë në pah format tërheqëse.

  • “S’do kthehesha kurrë tek Egnatia”, Krasniqi në “Panorama TV”: Nuk e di nëse Partizani e meritoi titullin, ajo që ndodhi në Rrogozhinë…

    “S’do kthehesha kurrë tek Egnatia”, Krasniqi në “Panorama TV”: Nuk e di nëse Partizani e meritoi titullin, ajo që ndodhi në Rrogozhinë…

    “S’do kthehesha kurrë tek Egnatia”, Krasniqi në “Panorama TV”: Nuk e di nëse Partizani e meritoi titullin, ajo që ndodhi në Rrogozhinë…

    Kapiteni i Erzenit, Gëzim Krasniqi ishte pjesë e emisionit sportiv “Panorama Sport”, në “Panorama TV”. Ai ka komentuar fitoren ndaj Korabit dhe qëndrimin në Superiore. Krasniqi gjithashtu foli për titullin kampion si dhe për të ardhmen e tij.

    “Ishte ndeshje e vështirë, ishim përgatitur, i kishim marrë masat, por ia dolëm me sukses. Sjemi përgatitur fare për penalltitë, nuk shkoi ashtu si e prisnim.Ishim të bindur që do të fitonim. Nuk ishte e duhur që ndryshuam trajnerin, drejtuesit dhe Kapllani bënë marrëveshje. Jemi stërvitur mirë, ka dhënë idetë e tij, ka shumë dëshirë dhe ne i kemi dhënë shumë mbështetje.

    Ne skemi qenë asnjëherë për Europë, na penalizuan dëmtimet dhe ndeshjet e ngjeshura. Nesër kemi një darkë të gjithë dhe do të shohim ccdo të ndodh në vijim. Do të bëjmë një skuadër më e mirë dhe pretendente. Presidenti ishte i gëzuar pas arritjes së djeshme. Skuadra ishte e lodhur, Korabi ka merita por ne ishim të bindur që do të qëndronim. Nuk do të doja të isha pjesë e Egnatias, do e mbyll tek Erzeni karrierën. Dhash më të mirën për Egnatian por u zhgënjeva. Kam dhënë maksimumin për Erzenin përderisa qëndruam në Superiore.

    Kjo është një nga skuadrat me djemtë më të mirë, jemi më të bashkuar se kurrë. Jam i lumtur që Partizani u shpall kampion, kam marrëdhënie të mira me presidentin Demi. Nuk mund të jap përgjigjen nëse Partizani e meritoi apo jo titullin. Ajo që ndodhi në Rrogozhinë na ktheu shumë pas në kohë, edhe ne na kanë penalizuar arbitrat. Smund të them nëse e meritonte Tirana apo nuk e meritonte. Për aq kohë sa presidenti do të jetë në krye të Erzenit unë do të jem krah tij”, deklaroi ai.

  • E BUJSHME! Paralajmëron Karamuço: Një ish-kryebashkiak do arrestohet së shpejti

    E BUJSHME! Paralajmëron Karamuço: Një ish-kryebashkiak do arrestohet së shpejti

    I ftuar në “Top Talk”, eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar ditën e sotme se po përflitet për një tjetër arrestim të një zyrtari të një prej bashkive më të rëndësishme të vendit.

    I pyetur se kur pritet të arrestohet, eksperti nuk ka përmendur një datë.

    Pjesë nga biseda:

    Gazetare Juli Xhokaxhi: Cila është rrjedhja më e fundit?

    Ervin Karamuço: Kjo që ka ndodhur me sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë. Po flitet tani edhe për një arrestim tjetër që do të kryhet për një ish përfaqësues lokal i një prej Bashkive më kryesorë të vendit, ende i pakonfirmuar. Por nëse do të arrestohet, do të kuptojmë që edhe për këtë do të ketë pasur rrjedhje informacioni, që të shtunën ky informacion ka qenë publik nga gazetarë, që këtë informacion e kanë marrë nga strukturat.

    Gazetare Juli Xhokaxhi: Kur thoni për përfaqësues lokal, të çfarë niveli thoni?

    Është për përfaqësues lokal të nivelit të lartë të bashkive, ish-kryetar bashkie.

  • Ja si funksionon masoneria dhe iluminati në Shqipëri/ Konspiracionisti: Ja kush e kryeson atë

    Ja si funksionon masoneria dhe iluminati në Shqipëri/ Konspiracionisti: Ja kush e kryeson atë

    I ftuar në “Shqipëria Live”, Arianit Sllamniku konspiracioni ka folur në lidhje me masonerinë, si një prej fenomeneve globale më të dikutuara që po përhapet edhe në vendin tonë.

    Sipas konspiracionistit, masoneria po përhapet përmes personazheve publikë, dhe kryesisht ndikojnë tek të rinjtë.

    Pjesë nga biseda:

    Në bazë të perfomimit, në bazë të shenjave, simboleve, të famshet shqiptare mund të jenë pjesë e këtij kulti, të cilat pastaj kanë ndikuar te shoqëria shqiptare, e cila është kryesisht e re në moshë, për dallim nga shtetet e tjera në Europë.

    Fatmirësisht këta nuk kanë ndikuar tek shtresa intelektuale, sepse e kanë parë se ne shtresë intelektuale nuk kemi. Janë ca dele që shiten si intelektualë dhe nuk prodhojnë asgjë.

    Erjona Rusi: Si ndikojnë këta personazhe vip, këta këngëtarë të famshëm?

    Qëllimi kryesor është largimi nga besimi në zot, nga besimi në familje, nga besimi qoftë i krishterë, apo mysliman. Pra, largimi nga zoti si krijues i çdo gjëje dhe afrimi apo përafrimi i njeriut tek djalli.