Author: editor

  • Parashqevia u takua me djalin e saj pas disa vitesh/ Zbulohet me kë do të jetojë djali, ka kuptuar që …

    Parashqevia u takua me djalin e saj pas disa vitesh/ Zbulohet me kë do të jetojë djali, ka kuptuar që …

    Takimi i shumëpritur i këngëtares Parashqevi Simaku dhe djalit të saj, Luke Nolfe ishte shumë emocionues për ta, por edhe për publikun që ndoqi disa momente nëpërmjet “Instagram-it” të biznesmenit Elton Ilirjani, që ndihmoi për këtë ribashkim.

    Pas këtij takimi pyëtja më e madhe është se me kë do të jetojë djali?!

    Sipas burimeve tona, Lukë do të vazhdojë që të bëjë jetën e tij të përditshme, teksa takimet me Parashqevinë do të jenë më të shpeshta.

    Ilirjani ndau disa çaste nga takimi i nënë e bir, ku i pranishëm ishte dhe ish-bashkëshorti i këngëtares dhe babai i djalit, Robert Nolfe.

    “Ai është nervoz. Faleminderit, Zoti të bekoftë ty Elton dhe Zoti bekoftë Robertin”, u shpreh në fillim këngëtarja, teksa dukej qartë emocioni që po përjetonte dhe mirënjohja për ata që e ndihmuan të bënte ëndrrën e saj realitet.

    “O shpirt i mamit, o dielli im”, i drejtohet ajo djalit, ndërsa e pyet nëse mban mend gjë nga Shqipëria, po ai përgjigjet: “Jo”.

    I pyetur nga Elton Ilirjani, Luke Nolfe pohoi se ndihet mirë që ritakoi pas shumë vitesh nënën e tij.

    Julia Ilirjani, kushërira e Elton Ilirjanit, ka reaguar pas takimit të Parashqevi Simakut me djalin e saj, duke iu përgjigjur kritikave se momenti i takimit është filmuar nga Eltoni pa dëshirën e këngëtares. Julia, përmes një shkrimit të publikuar në “InstaStory”, thotë se fotot dhe videot kanë qenë të kontrolluara dhe të aprovuara nga Luke, Robert dhe Parashqevi.

    Reagimi i Julia Ilirianit:

    “Kam dëgjuar dhe lexuar këto ditë shumë urime, bekime dhe fjalë të mira për ndihmën që po i jepet këngëtares Simaku në rrjete sociale, por edhe mesazhe që unë në faqen time i kam marrë.

    U përfshiva në këtë ngjarje pa dhe me dashje. Kështu që, dua t’ju falenderoj të gjithëve që ishit dashamirës për historinë e saj dhe më në fund, me ngjarjen e madhe që një nënë mund të ketë, takimin me fëmijën e vet.

    Faleminderit të gjithëve dhe Zoti jua shpërbleftë në të mira…

    Por (ka gjithmonë një por), por edhe disa që nuk janë dakord me këtë ‘shfaqje’.

    Për fat të keq, me gjithë përpjekjet tuaja për të hedhur baltë për mirësinë e Elton Ilirjanit dhe me dëshirën e madhe dhe dëshpëruese për vëmendje, fotot dhe videot e hedhura sot nga takimi me djalin re saj dhe Robertin, kanë qenë të kontrolluara dhe të aprovuara nga Luke, Robert dhe Parashqevi.

    Kështu që, mos u mundoni kaq shumë të tërhiqni vëmendje me asgjë. Bëni ndonjë gjë tuajën, hapeni zemrën dhe gëzuar Vitin e Ri. Zoti qoftë me të gjithë ne”.

  • Gruaja e ish-burrit të Parashqevisë merr vendimin e papritur, pasi ajo u takua me djalin!

    Gruaja e ish-burrit të Parashqevisë merr vendimin e papritur, pasi ajo u takua me djalin!

    Ditën e djeshme, momenti i shumëpritur ndodhi: Parashqevi Simaku, një nga ikonat e muzikës shqiptare, u takua pas shumë vitesh me djalin e saj, Lukën, dhe ish-bashkëshortin, Robert Nolfe.

    Takimi ishte tejet prekës dhe emocionues, jo vetëm për këngëtaren dhe familjarët e saj, por edhe për publikun që e ka ndjekur historinë e saj me interes të madh.

    Ky ribashkim familjar u prit me dashuri dhe emocion nga shumë shqiptarë, të cilët e përjetuan këtë moment si një ngjarje të rrallë dhe të bukur.

    Megjithatë, ky zhvillim duket se ka shkaktuar një reagim indirekt nga gruaja aktuale e ish-bashkëshortit të Parashqevisë, Katarina Nolfe.

    Në një veprim të papritur, ajo ka mbyllur ose kufizuar llogarinë e saj në Facebook, “Voice Academy,” duke e bërë të pamundur aksesin për shtetasit shqiptarë.

  • U arratisën nga burgu në Greqi, dy shqiptarët lëvizin të lirë! Mediat në Athinë: Dyshohet se janë të armatosur, qytetarët i kanë parë në…

    U arratisën nga burgu në Greqi, dy shqiptarët lëvizin të lirë! Mediat në Athinë: Dyshohet se janë të armatosur, qytetarët i kanë parë në…

    Autoritetet greke janë vënë në alarm pas arratisjes së dy shqiptarëve, Lefter Toçi dhe Romeo Qosja, nga burgu Kassavetia.

    Mediat raportojnë se policia greke po ushtron kontrolle edhe në Atikën Perëndimore, ndërsa i konsideron si shumë të rrezikshëm shqiptarët e arratisur. Madje ka raportime se ata janë parë nga qytetarë pikërisht në këtë zonë.

    Operacioni për gjetjen e tyre kryhet nga ekipe speciale të policisë. Sipas të njëjtave burime, ndoshta dy të arratisurit janë bashkë dhe të armatosur.

    Dy personat janë dënuar me shumë vite burgim (madje edhe të përjetshëm) për një sërë grabitjesh, zjarrvënie dhe pjesë në një organizatë kriminale me qëllim kryerjen e vrasjeve, shkruajnë mediat greke.

    Shqiptarët te dy nga 41 vjeç mbaheshin që nga viti 2019 në Burgjet rurale, në një zonë të pa rrethuar, për shkak të sjelljes së mirë, ndërsa dhoma e tyre kontrollohej shume pak nga stafi.

    Të arratisurve iu dhanë pesë ditë pushim në vitin 2024 dhe me sa duket përfituan nga kthimi i tyre nga leja e fundit disa ditë më parë për të planifikuar dhe realizuar arratisjen e tyre.

    Zhdukja e tyre, e cila u zbulua në orën 21:00 të së enjtes, shkaktoi mobilizimin e menjëhershëm të policisë pasi dy të arratisurit konsiderohen të rrezikshëm, për shkak të së shkuarës së tyre.

  • Parashqevia merr vendimin e madh pas takimit me ish-burrin dhe djalin: “Deri sa të vdes do te…” (Video)

    Parashqevia merr vendimin e madh pas takimit me ish-burrin dhe djalin: “Deri sa të vdes do te…” (Video)

    Parashqevi Simaku takoi ditën e sotme djalin e saj, Lukën, dhe ish burrin e saj, Robert Nolfe (Shiko këtu).

    Pas këtij takimi prekës, i cili vjen pas shumë vitesh, Parashqevi Simaku ka shprehur emocionet e saj dhe ka falenderuar biznesmenin Elton Ilirjanin që e bëri të mundur këtë takim.

    Në një video të publikuar nga biznesmeni në InstaStory, Simaku shprehet si më poshtë:

    “Një falenderim për këtë engjëllin që bëri një mrekulli për mua. Nuk ia harroj sa të vdes. Një përshendetje edhe nënës së tij. Siç tha dhe Roberti kur erdhi: Ilirjani shpëtimtari jonë. Mirënjohje për çfarë ka bërë”.

  • “Në fillim jam trembur…”/ Eno Popi tregon raportin e veçantë me të bijën

    “Në fillim jam trembur…”/ Eno Popi tregon raportin e veçantë me të bijën

    Prej vitesh, Eno Popi jeton mes Kanadasë dhe Shqipërisë. Bashkëshortja dhe e bija 6-vjeçare jetojnë atje, ndërsa Eno, për shkak të punës së tij, ikën edhe vjen në periudha të ndryshme.

    Natyrisht, distanca e bën me të ngushtë raportin me të bijën, ndaj ai përpiqet që të jetë sa më shumë i pranishëm në jetën e saj.

    I ftuar sot në “S’e luan Topi” me Erjona Rusin, Eno rrëfeu se është përpjekur që të jetë sa më shumë i pranishëm në jetën e saj, edhe pse nuk është i sigurt nëse është një baba i mirë.

    Kur të rritet Liv, thotë ai, do ta kuptojë nëse ai ka bërë më të mirën për të. Duke rrëfyer për përjetimet e para kur mësoi se do të bëhej baba, Eno ndalet edhe te momentet më të bukura që ka kaluar me të.

    “Në fillim unë jam trembur nga kjo. Ka qenë një stad jete, të cilin ne e kërkonim, ende edhe pa qenë gati, dhe kur ndodhi, m’u duk sikur çdo gjë duhet ta timonoja ndryshe, me mënyrën se si duhet të përshtateshim me një fëmijë që rritej dhe kërkonte vëmendjen”,– tregon Eno.

    I pyetur nëse është një baba i mirë, i vrazhdë apo tolerant, Eno tregon: “Nuk e do a jam baba i mirë. Kur të rritet Liv, do të ketë një konkluzion nëse kam qenë baba i mirë mjaftueshëm…”

  • “Erdhën në mesnatë, të armatosur me shkopa”/ Motra e vëllezërve Nexhipi flet për sherrin në Sarandë: Ka përpjekje që…

    “Erdhën në mesnatë, të armatosur me shkopa”/ Motra e vëllezërve Nexhipi flet për sherrin në Sarandë: Ka përpjekje që…

    Një sherr masiv ndodhi në Gjashtë të Sarandës më datë 1 janar 2025, ku u përfshinë katër punonjës policie, të gjithë vëllezër. Pala e dëmtuar ishin vëllezërit Nexhipi.

    Në lidhje me këtë sherr masiv e të pazakontë, ka folur motra e vëllezërve Nexhipi. Ajo tregon se sherri ka filluar pas një konflikti për një makinë të marrë me qira, që sipas saj, dhunuesit nuk kanë pranuar ta japin.

    Motra e vëllezërve Nexhipi tregon se vëllezërit policë kanë ardhur në mes të natës, të armatosur me shkopa bejzbolli. Ajo thotë se jashtë banesës në momentin e konfliktit kanë qenë më shumë se 20 persona.

    Motra e dy vëllezërve të dëmtuar kërkon që drejtësia të vendoset në vend. Sipas saj, ka përpjekje që ngjarja të manipulohet.

    Motra e dy vëllezërve Nexhipi: Ngjarja në Gjashtë të Sarandës ka ndodhur rreth orës 1 të mesnatës. Një person, që më vonë është identifikuar si shef policie, Alvaro Sulejmani ka telefonuar një nga djemtë me mbiemër Nexhipi duke i thënë se duhet të vijë tek shtëpia e të sqarohemi, duke kërkuar edhe falje për pjesën e lekëve që të kam borxh për makinën e marrë me qira.

    Një nga djemtë me mbiemër Nexhipi i ka thënë se është shumë vonë dhe takohemi nesër se ka ditë, kurse ai ka këmbëngulur duke i thënë se unë jam punonjës policie dhe se kam qejf që këto gjëra të sqarohen sot dhe se të kishte besim tek ai, duke i thënë se unë vij tek shtëpia jote e nuk ke pse ti të dalësh. Pas afër çerek ore, ai ka ardhur afër banesës, ku ndodhet një lokal familjar dhe kur një nga djemtë ka dalë, direkt ka hasur në grushte, kërcënime me armë dhe aty janë paraqitur mbi 20 persona.

    Kanë qenë diku tek 8 makina, që kanë ardhur të armatosur me shkopa bejzbolli, me mjete shumë të forta. Dy vëllezërit Nexhipi kanë hasur një ngjarje tepër të rëndë dhe direkt ata kanë nxjerrë armët dhe kanë qëlluar në drejtim të tyre, së paku mbi 6 gëzhoja arme janë identifikuar në vendin e ngjarjes, një karikator që njërit i ka rënë nga dora kur ka dashur ta ndërrojë, ka ardhur policia. Policia ka hasur në tentativë kundërshtimi nga ata, pasi ky grup i është kundërvënë edhe policisë.

    Policia i ka ndarë deri diku duke ikur dhe më pas dy vëllezërit Nexhipi janë shoqëruar për në spital se kanë marrë lëndime të rënda me qytën e pistoletës, një makinë e parkuar është shpuar nga një plumb, një person që ka dalë nga lokali është goditur në kokë dhe është mjekuar në Spitalin e Sarandës. Pas ngjarjes, kam telefonuar Policinë e Vlorës dhe më kanë thënë se nuk janë informuar, por se do flasin me Policinë në Sarandë për të parë situatën.

    Më pas kanë vijuar procedurat e policisë e kemi marrë vesh se 4 prej tyre janë punonjës policie dhe një ish-punonjës policie. Konflikti ka ndodhur për një makinë që është marrë me qira në biznesin tonë familjar dhe personi nuk pranonte të dorëzonte makinën. Makinën si përfundim na e ka lënë në një pikë karburanti, që ne e kemi gjetur vetë. Ne presim që drejtësia të vihet në vend, duke qenë se me armë na kanë ardhur në mes të natës. Ka përpjekje që çështja të manipulohet. Ne do i shkojmë deri në fund drejtësisë.

  • Egli i “vjedh” kapelen, reagon nga jashtë Redoni

    Egli i “vjedh” kapelen, reagon nga jashtë Redoni

    Edhe pse pak ditë kaloi në shtëpinë e BBVA, Redoni lidhi raport të ngushtë me Eglin.

    Së fundmi Egli ka përdorur një kapele të Redonit që siduket ky i fundit e ka harruar në shtëpi.

    Egli e ka veshur duke e bërë pjesë të outfit-it të saj dhe sigurisht që nuk i shpëtoi syrit të Redonit ku nëpërmjet një instastory ka reaguar.

    “Po kërkoja kapelen,ndërkohë…” shkruan ai në postimin që e shoqëron me zemër.

  • “Dërguam fshehurazi armë në Ukrainë para se të niste lufta”- Blinken: Parashikuam se çfarë do të ndodhte, Kievi duhet të ishte i përgatitur

    “Dërguam fshehurazi armë në Ukrainë para se të niste lufta”- Blinken: Parashikuam se çfarë do të ndodhte, Kievi duhet të ishte i përgatitur

    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin furnizuar me armë autoritetet ukrainase edhe para fillimit të luftës.

    Në një intervistë për Neë York Times, Blinken u shpreh se duke qenë se ata e kishin parashikuar se çfarë do të ndodhte vendosën që ta përgatisnin Ukrainën.

    “Nëse shikoni zhvillimin e konfliktit, do të shihni se për shkak se ne parashikuam se çfarë do të ndodhte, ishim në gjendje të siguronim që jo vetëm ne dhe aleatët tanë të ishim gati, por Ukraina të ishte gati. Në shtator dhe më pas përsëri në dhjetor, ne dërguam në heshtje një sasi të madhe armësh në Ukrainë, në mënyrë që ata të kishin atë që u nevojiteshin për t’u mbrojtur”, ka theksuar Blinken.

    Ai theksoi veçanërisht rëndësinë e dërgesave si sistemet raketore Stinger dhe Javelin, të cilat, sipas tij, ishin vendimtare në parandalimin e forcave ruse nga pushtimi i Kievit, mposhtja e Ukrainës dhe fshirja e saj nga harta.

    “Këto armë lejuan Ukrainën jo vetëm të mbrohej, por edhe të shtypte forcat ruse”, shtoi Blinken.

  • Momente paniku në avionin e linjës Firence-Londër, bën ulje të detyruar në Malpensa

    Momente paniku në avionin e linjës Firence-Londër, bën ulje të detyruar në Malpensa

    Një avion i linjës Firence-Londër përjetoi momente paniku gjatë fluturimit, duke bërë ulje emergjente në aeroportin Malpensa të Milanos për shkak të një problemi teknik me motorin.

    Incidenti ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 16:00. Piloti i avionit, që i përkiste British Airways, kontaktoi kullën e kontrollit dhe kërkoi leje për ulje të menjëhershme, duke përmendur defektin si arsye kryesore.

    Sipas burimeve, avioni ndoqi protokollin standard të emergjencës dhe pasi u ul me sukses, ekipet e zjarrfikësve dhe personeli mjekësor ishin të pranishëm për çdo eventualitet. Për fat të mirë, ulja u krye pa asnjë incident shtesë.

    Avioni u dërgua në një zonë të posaçme në Terminalin 2, ku pasagjerët u larguan të sigurt. Autoritetet po hetojnë për të përcaktuar shkaqet e defektit, ndërsa procedurat teknike dhe administrative vijojnë normalisht.

  • Meteorologët bëjnë parashikimin ‘bombë’, ja çfarë do të ndodhë në 12 dhe 13 janar

    Meteorologët bëjnë parashikimin ‘bombë’, ja çfarë do të ndodhë në 12 dhe 13 janar

    Meteorologët italianë paralajmëruan se një pjesë e madhe e Kontinentit të Vjetër do të përfshihet nga ngricat siberiane.

    Pyetja, sipas analizave të tyre, është nëse ky zhvillim i motit mund të jetë një ndërhyrje kalimtare ballkanike, me një fluks të shpejtë ajri të ftohtë jetëshkurtër, apo një ndryshim më i strukturuar, i mbështetur nga një “pelerinë” anticiklonike e aftë për t’u forcuar përgjatë boshtit meridian.

    Meteorologët italianë theksojnë se zhvillimi meteorologjik i pritur rreth mesit të janarit duket se përvijon një skenar veçanërisht interesant , i cili ka tërhequr një farë konvergjence midis modeleve kryesore fiziko-matematikore.

    Ky përafrim i rrallë midis parashikimeve sugjeron se ne mund të përballemi me një ndryshim të rëndësishëm nga faza e fundit e karakterizuar nga perëndimore, temperatura të buta dhe një klimë e përgjithshme e ndryshueshme.

    Parashikimet aktuale tregojnë një model atmosferik në shkallë hemisferike që mund të materializohet midis 12 dhe 13 janarit . Modeli evropian, në veçanti, nxjerr në pah një aluzion të një ” çarjeje ” të vorbullës polare, një fenomen që përfshin copëzimin e rrjedhës zonale dhe hap rrugën për një dinamikë më jugore.

    Ky proces mund të jetë vendimtar në bllokimin e rrjedhës së Atlantikut dhe formimin e një sistemi të mbyllur me presion të ulët (cut-off) mbi Mesdhe. Një konfigurim i tillë, i lidhur me rrymat lindore me origjinë kontinentale , do të përfaqësonte një ndërprerje të qartë në krahasim me tablonë e fundit meteorologjike.

    Për adhuruesit e kushteve të ftohtit dhe dimrit, thonë meteorologët italianë në Meteoweb.eu, ky zhvillim mund të shënojë një hap të madh përpara.