Author: editor

  • Skiatorja shqiptaro-italiane Lara Colturi renditet e dyta në Kupën e Botës

    Skiatorja shqiptaro-italiane Lara Colturi renditet e dyta në Kupën e Botës

    Skiatorja shqiptaro-italiane Lara Colturi ka arritur një tjetër sukses ndërkobëtar, duke e renditur e dyta në kampionatin botëror të skive.

    Ajo ka arritur të renditet e dyta në disiplinën e sllallomit të madh me një kohë totale prej 1:56.28 dhe me një diferencë të vogël nga Sara Hector e vendit të parë.

    Colturi ka lënë pas emra të njohur të këtij sporti, duke arritur kështu një tjetër sukses mbresëlënës për vendin tonë.

  • “Ti je palaço, si s’të vjen pak turp!?”, debati i ashpër mes Rozanës dhe Valbonës, banorja: Turpin… (Video)

    “Ti je palaço, si s’të vjen pak turp!?”, debati i ashpër mes Rozanës dhe Valbonës, banorja: Turpin… (Video)

    Rozana dhe Valbona janë bërë përsëri protagoniste në shtëpinë e Big Brother Vip pas një debati të ashpër mes tyre.

    Valbona ndërhyri në një bisedë mes Gertës dhe Rozanës nga ku filloi dhe debati me këtë të fundit.

    Pjesë nga debati:

    Rozana: Ti je palaço fare. Ti je palaço me ngjyra. Je palaço pallati. Ti çfarë the atje?

    Valbona: Të njëjtën gjë. Nëse do të rrahësh vajza jam kundra unë

    Rozana: Nuk rreh njeri vajza këtu moj palaço. Je palaço pallati

    Valbona: Pallati i kujt?

    Rozana: Je palaço totalisht. Mos mu afro, ik tani

    Valbona: Sa metra duhet të të rri larg?

    Rozana: Ti mund të më afrohesh edhe afër fare mua. E rëndësishme është të mos më shtysh. Ik o Bona se është ë turpshme kjo që bën

    Valbona: Unë?
    Rozana: Ik. Shko një herë te G Bani, një herë te Laerti. Merr llafet e njerëzve, çoja dikujt tjetër. Po çfarë mendon se bën. Je një adoleshente e pa rritur.

    Valbona: Do rritem.
    Rozana: Nuk rritesh dot. Nëse nuk je rritur deri tani, ti nuk rritesh dot. Vetëm vjen vërdallë nëpër shtëpi dhe merr llafe. Pse i bën këto?

    Valbona: Me kë po më ngatërron?

    Rozana: Si s’të vjen pak turp!?

    Valbona: E mbaj vet turpin tim

    Rozana: Patjetër që vet do ta mbash se s’do ta mbaj unë. U bëre legjendë, ke 12 ditë që vetëm për ty flitet. Bërtet, merr llafe, ço andej, ço këtej. Po si e bën këtë punë?

  • Grushte, shkelma dhe të shtëna me armë ku ishin të përfshirë 4 policë, publikohet video e sherrit masiv në Sarandë

    Grushte, shkelma dhe të shtëna me armë ku ishin të përfshirë 4 policë, publikohet video e sherrit masiv në Sarandë

    Ditën e sotme janë publikuar pamjet e sherrit masiv të ndodhur më 2 janar 2025 në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku u përfshinë edhe katër efektivë policie.

    Ngjarja u shënua rreth orës 01:30, të datës 2 janar 2025, në fshatin Gjashtë, pranë një restoranti.

    Në video duket që një person është i veshur dhe me uniformën e policisë, ndërsa policia informoi se punonjësi i policisë Alvaro Sulejmani përdori armën e shërbimit.

    Çfarë ka ndodhur?

    I gjithë sherri i ndodhur në orët e para të mëngjesit tw 2 janarit është filmuar nga kamerat e sigurisë. Sipas dëshmive për Report Tv, dy vëllezërit Enea Nexhipi dhe Albion Nexhipi drejtonin një biznes të makinave me qira. Polici Alvaro Sulejmani i kishte një borxh lidhur me një makinë që u kishte marrë. Ai u shkoi te shtëpia e vëllezërve Nexhipi pas mesnate së bashku me 10 veta të tjerë duke dhunuar, gjuajtur me sende të forta. Ka pasur dhe të shtëna me armë.

    Dy vëllezërit Albion dhe Enea Nexhipi janë dëmtuar me sende të forta por janë jashtë rrezikut për jetën informoi policia një ditë më pas, ndërsa policia arrestoi 4 punonjës policie: Alvaro Sulejmani dhe 2 vëllezërit Inklid dhe Mihal Suljmani si dhe Ergis Sulejmani kushëri i tyre. Në pranga kanë rënë dhe 4 shtetas të tjerë ndërsa 2 po hetohen në gjendje të lirë dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim.

    Të arrestuar:

    Punonjës policie:

    Alvaro Sulejmani,

    Inklid Sulejmani,

    Mihal Sulejamni,

    Ergis Sulejmanig

    Shtetas:

    Kejvi Sulejmani,

    Shemsho Sulejmani,

    Delars Duka,

    Kristjan Xhaferri.

    Të ndjekur në gjendje të lirë:

    Enea Nexhipi,

    Albion Nexhipi

    Të shpallur në kërkim:

    Igli Duka,

    Beqir Çoçka

    Provat e sekuestruara:

    3 pistoleta,

    4 automjete

    7 celularë.

  • I dëshpëruar dhe me shokët që i japin kurajo, Broja e nis vitin me dëmtim. Çfarë ndodhi në Premier League (Video)

    I dëshpëruar dhe me shokët që i japin kurajo, Broja e nis vitin me dëmtim. Çfarë ndodhi në Premier League (Video)

    Armando Broja e ka nisur vitin 2025 në mënyrën më të keqe. Sulmuesi i Kombëtares është larguar nga fusha i dëmtuar gjatë ndeshjes së Everton në transfertën e Bournemouth.

    Fillimisht ishte minuta e 19-të kur nuk goditi si duhet topin në zonë. Pikërisht aty kishte nevojë për ndihmën e stafit mjekësor.

    Kur u duk se mund të vazhdonte lojën normalisht, asgjë nuk shkoi si duhet. Kjo pasi në minutën e 32-të, Broja u shtri në fushë për t’u larguar më pas duke çaluar.
    Kështu trajneri Shon Dajç e zëvendësoi me Kalvert-Levin. Kjo ishte ndeshja e dytë radhazi si titullar për Brojën, pikërisht në javën e 20-të të Premier Ligë. Tashmë mbetet për t’u parë shkalla e dëmtimit./PANORAMASPORT.AL

    Dëmtimi i Brojës: (VIDEO) + (VIDEO)

  • Çfarë ndodhi? Olta Gixhari shpërthen në lot, i lutet ish-banorit të BBV për këtë gjë

    Çfarë ndodhi? Olta Gixhari shpërthen në lot, i lutet ish-banorit të BBV për këtë gjë

    Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 3, Olta Gixhari, mes lotëve i ka bërë thirrje Atillës që t’i lejojë fëmijët të takohen me nënën e tyre, Drenushën.

    Madje Olta tha se i kupton sjelljet e fundit të Drenushës, duke parë mallin për fëmijët.

    “E kuptoj shumë mirë për Drenushën, e kuptoj mallin për fëmijët, kur je brenda asaj shtëpie.

    Gjithë agresiviteti yt në atë shtëpi e gjitha forca që tregon i gjithë ky kombinimi i emocioneve që na ke dërguar nga ajo shtëpi natyrisht që ka vetëm një emër, malli për fëmijët”, u shpreh Olta.

    “Unë dua t’i bëjë thirrje babait të fëmijëve të Drenushë, që kjo që po bën nuk është e drejtë që të mos i shohësh fëmijët

    që të shohin nënën e saj, nuk gjej fjalë që çfarë fuqie duhesh të kesh që të bësh këtë veprim, kështu i bëj thirrje të lutem për të mirën e fëmijëve të mos i pengoj takimin me nënën e tyre”.

  • “Ndjej shumë për ty”/ Xumi i shprehu ndjenjat, Egli ia kthen: Të lutem mos ma…

    “Ndjej shumë për ty”/ Xumi i shprehu ndjenjat, Egli ia kthen: Të lutem mos ma…

    Loja me letra anonime shkaktoi diskutime brenda “BBVA”. Xumi ia dedikoi Eglit teksa ndër rreshta i shprehu dashurinë. Ndërsa po qëndron të dy të ulur jashtë, Xumi i thotë dhe njëherë Eglit se e ka përzemër si njeri dhe se do të dëshironte që dhe ajo ta kuptonte sesi ai e sheh atë realisht.

    Egli e vënë në siklet, i është përgjigjur duke i thënë se ata kanë ndjenja të ndryshme për njëri-tjetrin dhe se nuk dëshiron të ngarkohet me këtë histori pasi është shumë e ngarkuar emocionalisht. Ndër të tjera Xumi nuk heq dorë duke i thënë se do të dëshironte 10 sekonda nga ajo që ta kuptonte sesi Egli ishte në sytë e tij.

    Pjesë nga biseda:

    Xumi: E di sa përzemër të kam?

    Egli: E di dhe realisht edhe unë të kam shumë përzemër, thjesht janë të ndryshme si ndjenja.

    Xumi: E di çfarë do të doja? Të kisha tre dëshira momentalisht. Mendoje kush mund të ishte njëra prej tyre…

    Egli: Tre dëshira?

    Xumi: Po. Vetëm njërën mendoje kush mund të ishte për mua. Mendoje…

    Egli: Të takoje mamin tënd.

    Xumi: Po them në lidhje me ne të dy sepse ajo është gjë tjetër. Kush mund të ishte?

    Egli: Është shumë afër mendjes se kush mund të ishte…

    Xumi: Ma thuaj

    Egli: Që të të jepja një mundësi.

    Xumi: Jo. E di kush do të ishte? Të hyje vetëm 10 sekonda tek unë të shikoje si të shoh…

    Egli: Xum të lutem!

    Xumi: Jo mundësinë sepse kjo është kundër vullnetit të personit kur e thua si dëshirë. Vetëm 10 sekonda. Të shikoje Xumin si të sheh, të merrje mendjen se çfarë mendoj unë dhe të merrje zemrën. Sinqerisht vetëm kaq. Ta merrje zemrën dhe vetëm ta dije çfarë ka përbrenda.

    Egli: Të lutem mos ma bëj këtë.

    Xumi: Ta them me shpirt, nuk është se kam rënë në dashuri, unë ndjej shumë për ty.

    Egli: Të lutem mos më vër në siklet këtu brenda sepse kam shumë ngarkesë për të mbajtur edhe një ngarkesë kaq të madhe. Sepse nuk jam ajo lloj vajze që të them “Ik o vlla, nuk më plas çfarë ndjen ti unë ta kam bërë të qartë kështu po deshe po nuk deshe ik çaj trutë e tua andej.” Nuk jam ky lloj njeriu. Jam shumë empatike si njeri. Unë e kuptoj situatën por nuk të ndihmoj dot Xum.

    Xumi: Nuk po të them më ndihmo.

    Egli: Por më vjen keq.

    Xumi: Për Zotin kaq do të kisha dashur vetëm 10 sekonda.

  • “Më burrë u tregua Amber”/ Jul Deda ka dy fjalë për banorin e BBV që zbuloi orientimin se**ual: Pse nuk e tregove që…

    “Më burrë u tregua Amber”/ Jul Deda ka dy fjalë për banorin e BBV që zbuloi orientimin se**ual: Pse nuk e tregove që…

    Bernard Hulme, një nga banorët e këtij edicionit të katërt të “Big Brother Albania,” zbuloi në spektaklin e mbrëmshëm të reality show orientimin e tij seksual. Teksa foli për debatin me disa nga djemtë e shtëpisë, Hulme tregoi publikisht se i përket komunitetit LGBT.

    “Jam një baba krenar, jam gjysh krenar. Nuk lejoj askënd që të më heqë krenarinë e të qenit një mashkull homoseksual”, tha ai.

    Deklarata e tij shkaktoi reagime të shumta në rrjete sociale, me disa që e përgëzuan për guximin e tij për të zbuluar orientimin e tij seksual dhe të tjerë që e kritikuan. Lidhur me deklaratën e banorit të BBV ka reaguar edhe aktori i humorit Julian Deda. Përmes një postimi në Instagra, ish-banori i BBV tha se Bernardi e përdori deklaratën për lojë.

    “Kësaj i thonë, ta përdoresh orientimin seksual per lojë. Pse nuk e ka deklaru që në fillim që është gej, pse pikerisht sot në mes te prajmit? Më burrë u tregua Amberi që e ka deklaru që në prezantimin e parë”, ka shkruar Jul Deda në Instagram.

  • Dosja “Toyota Auris”/ Çoi për gjykim katër të pandehurit, SPAK del me njoftim zyrtar

    Dosja “Toyota Auris”/ Çoi për gjykim katër të pandehurit, SPAK del me njoftim zyrtar

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka njoftuar se ka dërguar për gjykim, dosjen që i përket çështjes së “Toyota Auris”. Në njoftim bëhet me dije se është vendosur ndarja e dosje dhe akteve, ku përmenden prokurorë dhe gjyqtarë të cilët janë marrë me hetimin e çështjes.

    Të pandehur në lidhje me çështjen janë 4 persona, ish-kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka, ish-oficerja e policisë gjyqësore pranë ish-prokurorisë për Krime të Rënda, Erjona Daupaj, avokati Radovan Cela dhe Astrit Vladi.

    Ndaj tyre rëndojnë akuzat e korrupsionit në disa raste, si dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm si dhe nxjerrje te sekretit te hetimit.

    Sipas prokurorisë, të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kërkuar dhe pranuar rryshfet për të ndikuar tek gjyqtarë e prokurorë që hetonin dhe gjykonin dosjen e 3.4 mln eurove që u bllokua në Portin e Durrësit, me qëllim që të favorizoheshin të pandehurit.

    SPAK i akuzon po ashtu edhe për favorizim të Suel Celës, për t`i çliruar pasuritë e sekuestruara në kuadër të Operaconit Forca e Ligjit.

    Njoftimi:

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfundur hetimet paraprake për proçedimin penal nr.26, datë 07.02.2024, i rregjistruar për veprat penale: “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, të parashikuara nga nenet 245/1, 319, 319/ç, 295/a paragrafi (3) dhe 283/a të Kodit Penal.

    Për këtë procedim penal, gjatë fazës së hetimeve paraprake, janë kryer të gjitha veprimet e mundshme dhe të nevojshme hetimore ku përfshihet; marrja e informacioneve nga agjenci të huaja të zbatimit të ligjit, marrja e provave nga autoritetet e drejtësisë së shteteve të tjera, kërkimi, zbulimi dhe administrimi i dokumentacionit të nevojshëm, marrja në pyetje e personave që mund të kenë pasur dijeni për rrethanat e hetimeve, si dhe është kryer analizimi me hollësi i të dhënave, i dokumentacionit të administruar, si dhe provave të mbledhura gjatë hetimeve.

    Nga veprimet hetimore të kryera lidhur me këtë procedim penal si edhe nga burimet e provave të mbledhura dhe të administruara gjatë hetimeve paraprake është provuar fakti se të pandehurit; Astrit Vladi, Radovan Çela, Eriona Daupaj dhe Aurel Zarka në bashkëpunim me njëri tjetrin, në disa raste, kanë ofruar dhe kanë premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarë të drejtësisë, kanë pranuar premtime dhe përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim të paligjshëm te funksionarë të drejtësisë, kanë ofruar përfitime të parregullta për funksionarë të drejtësisë, si dhe kanë kërkuar përfitime të parregullta për të kryer veprime të lidhura me funksionin dhe detyrën e tyre, sipas episodeve dhe akuzave respektive, për secilin prej tyre.

    Në kohën e kryerjes së veprimeve të kundraligjshme, i pandehuri Aurel Zarka ka qënë në funksionin e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e pandehura Eriona Daupaj ka qënë në funksionin e oficeres së policisë gjyqësore në ish Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe më pas oficere e policisë gjyqësore në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa i pandehuri Radovan Çela ka qënë në cilësinë e mbrojtësit të shtetasve Alfred Vladi etj.

    Konkretisht, veprimet e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm, të korrupsionit aktiv dhe pasiv të funksionarëve të drejtësisë janë kryer në lidhje me çështjet penale të mëposhtme, sipas akuzave dhe episodeve respektive për të pandehurit :

    Procedimi penal nr.130 viti 2018 i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, në ngarkim të shtetasve Alfred Vladi, Elvis Vladi dhe Alban Mollaymeri, të akuzuar për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, të kryer në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 287/1, 333/a/1 e (2) dhe 334/1 të Kodit Penal.

    Procedimin penal nr.71 viti 2020 i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, në ngarkim të shtetasve Alfred Vladi, Elvis Vladi dhe Alban Mollaymeri, të akuzuar për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 179/a dhe 25 të Kodit Penal, duke përfshirë seancën gjyqësore të rivlersimit/zëvendësimit të masave të sigurimit të datës 17.01.2020 të zhvilluar në Gjykatën e Shkallës së Parë, Tiranë, fazën e hetimeve paraprake, fazën e caktimit të gjyqtarit të seancës paraprake dhe zhvillimin e seancës paraprake në Gjykatën e Shkallës së Parë, Tiranë.

    Ekzekutimin e disa kërkesave për ndihmë juridike të dërguara nga autoritetet belge të drejtësisë, konkretisht nga gjyqtari i hetimeve paraprake pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Bruksel, Belgjikë, ndaj procedimit penal në ngarkim të shtetasve, Alfred Vladi, Elvis Vladi, etj, të ekzekutuara nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda si dhe nga Prokuroria e Posaçme.
    Procedimin pasuror nr.1 datë 20.12.2019 i Prokurorisë së Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i zhvilluar në bazë të ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, për pasuritë në zotërim të shtetasve Alfred Vladi, Elvis Vladi dhe Alban Mollaymeri.
    Procedimi pasuror nr.24 prot dt.19.02.2020 i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i zhvilluar në bazë të Aktit Normativ Nr.1 datë 31.01.2020, për pasuritë në zotërim të shtetasit Suel Çela alias Marjus Lulaj.

    Çështjen penale në ngarkim të shtetases Xhoi Mansaku, e akuzuar për veprën penale “Vjedhje” e mbetur në tentativë, të parashikuar nga nenet 134/1 dhe 22 të Kodit Penal, të gjykuar në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë.

    Mosfillimin e procedimit penal për referimin penal nr.669 datë 26.03.2020 të dërguar nga Komisariati i Policisë Himarë, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë.

    Çështjen penale në ngarkim të shtetasve Altin Veizaj etj, të akuzuar për veprën penale “Kultivimi i narkotikëve” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 284/2 i Kodit Penal, të gjykuar në Gjykatën e Shkallës së Parë, Vlorë.

    Prokuroria e Posaçme në datën 30.12.2024 ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për dërgimin në gjyq të çështjes penale nr.26 viti 2024 në ngarkim të të pandehurve:

    Radovan Çela, i akuzuar për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer 5 herë, në bashkëpunim 4 herë, si dhe “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer 2 herë, 1 herë në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 245/1, paragrafi (1) e 25 (sipas përmbajtjes para ndryshime me ligjin nr.43/2021) dhe nenet 319 e 25 të Kodit Penal.

    Astrit Vladi, i akuzuar për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, e kryer 4 herë, si dhe “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 245/1, paragrafi (1) e 25 (sipas përmbajtjes para ndryshime me ligjin nr.43/2021) dhe nenet 319 e 25 të Kodit Penal.

    Aurel Zarka, i akuzuar për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer 3 herë, në bashkëpunim 2 herë, “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, si dhe “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, të parashikuara nga nenet 245/1, paragrafi (2) e 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtjes para ndryshimeve me ligjin nr.43/2021), nenet 319 e 25 dhe neni 319/ç i Kodit Penal

    Eriona Daupaj, e akuzuar për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer 4 herë, në bashkëpunim 2 herë, “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, si dhe “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e kryer 2 herë, të parashikuara nga nenet 245/1, paragrafi (2) e 25 (sipas përmbajtjes para ndryshime me ligjin nr.43/2021), neni 295/a paragrafi (3) dhe 319/ç të Kodit Penal.

    Me vendimin e prokurorëve të çështjes, më datë 26.12.2024 është vendosur ndarja e çështjes penale dhe veçimi i akteve në lidhje me një sërë komunikimesh të kryera nga të pandehurit, që kanë të bëjnë me faktet dhe rrethanat e përmëndura më sipër, si edhe në lidhje me biseda që kanë të bëjnë me fakte dhe rrethana të tjera që kanë dalë gjatë veprimeve hetimore. Konkretisht, nga aktet e këtij proçedimi penal janë veçuar aktet dhe janë rregjistruar proçedimet penale si më poshtë:

    Së pari, është vendosur ndarja dhe veçimi i akteve në lidhje me bisedat e kryera nga të pandehurit dhe personat e tjerë të administruara gjatë hetimeve, në përmbajtjen e të cilave përmënden persona të tjerë në cilësinë e prokurorëve, gjyqtarëve, funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë, për të cilët pretendohet se kanë kërkuar apo kanë marrë përfitime të parregullta.

    Së dyti, është vendosur ndarja dhe veçimi i akteve në lidhje me bisedat dhe komunikimet që janë administruar gjatë hetimeve, nga të cilat ekzistojnë të dhëna se edhe persona të tjerë mundet të kenë kryer ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave që kanë ushtruar funksionin e prokurorit, gjyqtarit apo funksionarëve të organeve të tjera të drejtësisë.

    Së treti, është vendosur ndarja dhe veçimi i akteve pasi nga burimet e provave të mbledhura gjatë hetimeve për këtë procedim penal janë krijuar të dhëna dhe dyshime se mundet të jenë kryer veprime që përmbajnë elementët e veprave penale të tjera.

    Lidhur me këto episode është rregjistruar procedimi penal nr.26/1 datë 26.12.2024 dhe vijojnë që të kryhen veprimet e mëtejshme hetimore.

  • Këto janë dy shqiptaret nga familja Asllani që humbën jetën pasi makina ra në lumë

    Këto janë dy shqiptaret nga familja Asllani që humbën jetën pasi makina ra në lumë

    Një veturë ka rënë në lumin Vardar në Maqedoninë e Veriut, në rrugën Rashqe-Saraj.

    Tri viktima gra janë gjetur në veturën e rënë në lumë, një fëmijë 5 vjeçar ka shpëtuar dhe është gjetur nga disa kalimtarë të rastit kurse ende nuk dihet për një person tjetër që gjendej në veturë.

    Viktimat janë nga familja Asllani.

    Një veturë ka rënë mbrëmë në lumin Vardar në Maqedoninë e Veriut, në rrugën Rashqe-Saraj.

    Tri viktima gra janë gjetur në veturën e rënë në lumë, një fëmijë 4 vjeçar ka shpëtuar dhe është gjetur nga disa kalimtarë të rastit kurse ende nuk dihet për një person tjetër që gjendej në veturë.

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rashçe-Saraj, në Maqedoninë e Veriut, të enjten.

    Në rrethana ende të paqarta një automjet ka rënë në lumin e Vardarit, kanë raportuar mediat në Maqedoni e Veriut.

    Institcionet relevante të shpëtimit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

    Pesë persona ishin në veturë, tre janë konfirmuar të vdekur – të gjitha viktimat janë gra.

    Një person tjetër është në kërkim, raporohet si i gjinisë mashkullore.

    Operacioni i kërkimit është pezulluar, për shkak të kushteve atmosferike.

    “Më datë 02.01.2025 në ora 16:00 në SPB-Shkup është raportuar se në rrugën lokale në fshatin Rashçe, një veturë e udhëtarëve ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Vardar. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë dhe urgjenca mjekësore, ndërsa ekipi i njësitit “Tigrat” po merr masa për largimin e veturës. Në vendngjarje ndodhet edhe prokurori publik. Në orën 18:00 nga SPQ “Shën Naumi i Ohrit” na njoftuan se tek ata nga ana e kalimtarëve të rastit është kanë sjellë një fëmijë katër vjeçar, i cili më pas është transferuar në Qendrën Klinike”, thonë nga MPB.

    Në vendin e ngjarjes është gjetur një fëmijë, i cili fatmirësisht ka shpëtuar.

    “Gjendja shëndetësore e pacientit që po trajtohet në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve është stabile, janë bërë vlerësimet fillestare, parametra të caktuara biokimike dhe tomografi kompjuterike, që janë në rregull. Por për shkak të mënyrës se si ka ndodhur lëndimi, respektivisht për shkak të anamnezës, fëmija po mbahet për observim”, ka deklaruar mjeku Lazo Jovçeski në një deklaratë për Sitel.

    Sipas informacioneve jozyrtare, në veturën që ra në ujërat e lumit Vardar kishte 5 persona.

    Autoritetet po vazhdojnë operacionin e kërkim-shpëtimit.

  • Apeli i GJKKO i vendosi detyrim paraqitje, Berisha nuk firmos komunikimin

    Apeli i GJKKO i vendosi detyrim paraqitje, Berisha nuk firmos komunikimin

    Policia e Tiranës i ka komunikuar Sali Berishës një ditë më parë në banesë vendimin e Apelit të GJKKO për masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”. Burime thanë se ish kryeministri sërish nuk ka firmosur marrjen në dijeni për rikthimin e masës nga gjykata.

    Një ditë më parë, kreu i PD tha se do ta respektojë detyrim për t’u paraqitur dy herë në muaj para oficerëve të Policisë Gjyqësore. Vendimi i Apelit të GJKKO riktheu Berishën në pikën kur nisi përballja e tij me zyrat e SPAK-ut në tetorin e 2023, kur prokuroria kërkoi që kreu i PD-së të paraqitej dhe i bllokoi pasaportën, ndërsa po e hetonte për çështjen Partizani.

    Atëherë Berisha deklaroi dhe i qëndroi deri në fund se SPAK kishte shkelur Kushtetutën dhe kishte vendosur një masë sigurie, pa marrë autorizimin fillimisht nga Kuvendi. Dhe si kosto mori izolimin për 11 muaj në shtëpi.

    Ai ndoqi të gjitha shkallët e gjyqësorit por të drejtën nuk e gjeti në favor të tij, por të SPAK-ut. Vulën ia vendosi Gjykata Kushtetuese, në nëntor të vitit që sapo kaloi, kur rrëzoi pretendimet e tij dhe i tha se Prokuroria e Posacme nuk duhet ti drejtohej Kuvendit dhe “detyrimi i paraqitjes” nuk e kufizonte atë nga politkbërja. Këtë herë Berisha nuk e ka argumentin e anti-kushtetueshmërisë për rikthimin e masës fillestare ndaj tij dhe përmend vetëm hallkën e Gjykatës së Strasburgut, si derën e fundit ku kërkon të gjej drejtësinë që pretendon.