Author: editor

  • Kush e ekzekutoi vëllain e Presidentit të Italisë? U eliminua me urdhër të mafies, pikë kthese në hetimet për Piersanti Mattarella-n! Identifikohen dy vrasësit 45 vite pas krimit

    Kush e ekzekutoi vëllain e Presidentit të Italisë? U eliminua me urdhër të mafies, pikë kthese në hetimet për Piersanti Mattarella-n! Identifikohen dy vrasësit 45 vite pas krimit

    Prokuroria e Palermos ka regjistruar procedimin ndaj të dyshuarve, të lidhur me mafian, që dyshohet se janë vrasësit e Piersanti Mattarella, në atë kohë presidenti i Rajonit të Siçilisë, i cili u ekzekutua më 6 janar 1980 në Palermo.

    Sipas La Repubblica, kjo do të kishte një pikë kthese në hetimet e rihapura për vrasjen e vëllait të kreut aktual të shtetit italian, Sergio Mattarella.

    Për vrasjen e Mattarellës u dënuan vetëm nxitësit, anëtarët e Cosa Nostra Cupola. E veja e Mattarellës identifikoi Valerio Fioravantin, kreun e Nar, në fotot e publikuara pas arrestimit si një person shumë të ngjashëm me vrasësin e bashkëshortit (krimi që ndodhi në sy të saj).

    Valerio Fioravanti dhe Gilberto Cavallini më vonë u shpallën të pafajshëm. Kur kanë kaluar 45 vite nga vrasja, Prokuroria e Palermos ka mbledhur të dhëna dhe prova të reja që forcojnë dyshimet kundër të dyshuarve të rinj.

    Bëhet fjalë për persona të lidhur me mafien që qëndron pa vrasësjes së vëllatit të Presidentit aktual të Italisë, Sergio Mattarella .

  • Dy makina përplasin tufën me bagëti të imta në aksin Elbasan-Tiranë, ngordhin 24 krerë dhi

    Dy makina përplasin tufën me bagëti të imta në aksin Elbasan-Tiranë, ngordhin 24 krerë dhi

    Dy automjete raportohet se kanë përplasur një tufë me bagëti të imta në segmentin e rrugës Elbasan-Tiranë.

    Ngjarj ka ndodhur rreth orës 01:00 sapo kalon tunelin. Raportohet se shoferët me iniciale M.M dhe N.T, duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse në pamundësi për të manovruar, kanë shkelur me makinë tufën me bagëti të imta.

    Për pasojë kanë ngordhur nga dëmtimet 24 krerë dhi.

    Njoftimi i policisë:

    Më datë 03.01.2025, rreth 01:00, në segmentin e rrugës Elbasan-Tiranë, sapo kalon tunelin shtetasit M.M dhe N.T, duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse në pamundësi për të manovruar, kanë shkelur me mjet një tufë me bagëti të imta (dhi) dhe për pasojë kanë ngordhur nga dëmtimet 24 krerë bagëti (dhi).

  • E trishtë! Ndahet nga jeta kirurgu i njohur shqiptar

    E trishtë! Ndahet nga jeta kirurgu i njohur shqiptar

    Një humbje e thellë për komunitetin mjekësor dhe për ata që e njihnin Dr. Spiro Lekën. Ai ishte një profesionist i jashtëzakonshëm, një mjek dhe kirurg që i kushtoi jetën e tij shëndetit dhe mirëqenies së pacientëve. Me një angazhim të palodhur dhe një zemër të madhe, ai jo vetëm që dha një kontribut të madh në fushën e kirurgjisë, por gjithashtu u shqua si një intelektual dhe mentor për shumë kolegë, duke i mbështetur dhe inkurajuar ata në karrierën e tyre.

    “Me hidhërim të thellë mësojmë lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Spiro Leka (Dr. Pirro), mjek kirurg, një profesionist i shkëlqyer, i papërtuar dhe një njeri me zemër të madhe. Gjatë karrierës së tij të shkëlqyer, ai u përkushtua për shëndetin dhe mirëqenien e pacientëve, duke lënë pas një trashëgimi të vyer humanizmi dhe profesionalizmi.

    Dr. Pirro do të mbahet mend jo vetë si një profesionist që dha shumë në fushën e kirurgjise, por edhe si një intelektual, njeri kurajoz e me zemër të madhe që ka mbështetur e inkurajuar shumë bluza të bardha në karrierën e tyre si një model frymëzimi për kolegët, miqtë dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin. Ngushëllimet tona më të sinqerta shkojnë për familjen, miqtë dhe të afërmit në këtë humbje të pazëvendësueshme. Qoftë i paharruar kujtimi i tij!” njofton Qendra Spitalore Berat.

  • “Termometri zbret në -5 gradë”/ Meteorologia Lajda Porja tregon ‘surprizat’ e motit për fundjavën

    “Termometri zbret në -5 gradë”/ Meteorologia Lajda Porja tregon ‘surprizat’ e motit për fundjavën

    Meteorologia Lajda Porja shprehet se reshjet e shiut dhe të dëborës do të nisin mbrëmjen e së premtes. Të shtunën do të ketë dëborë të dendur në verilindje dhe juglindje, ndërsa në Ultësirën Perëndimore priten reshje shiu. Temperaturat shkojnë deri në -5 gradë.

    “Territori shqiptar nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut, si fillim në zonat veriore dhe gradualisht pjesërisht zonat qendrore. Shtohet intensiteti i reshjeve në pjesën e dytë të ditës. Gjatë natës, do të ketë rrebeshe shiu në Ultësirën Perëndimore. Rikthehen sonte në mbrëmje reshjet e dëborës në të gjithë zonën malore, për shkak se temperaturat megjithëse janë rritur, në zonat malore mbeten -1 gradë. Parashikohet që e shtuna të jetë e paqëndrueshme, ku do të kemi reshje të dendura dëborë në verilindje dhe juglindje të territorit, si dhe reshje shiu përgjatë Ultësirës Perëndimore. Termometri zbret në -5 gradë në verilindje, në -3 apo -4 në zonat e juglindjes. Ulet termometri në vlerat maksimale për shkak se nuk do të kemi kthjellime deri në 12 apo 13 gradë. E diela dobëson djeshëm reshjet. Do të mbeten vetëm në skajin verior, megjithatë do të jetë një ditë e ftohtë. Termometri do të zbresë në -6 apo -7 në zonat e thella malore dhe maksimalet jo më shumë se 12 gradë celcius“, u shpreh ajo.

    Sa i përket rajonit, meteorologia tha se në mbrëmje nisin reshjet e dëborës në Kosovë.

    “Sonte vonë në mbrëmje nisin reshjet në Kosovë, më së shumti do të jenë reshje dëbore, pasi temperaturat janë në vlera negative. Parashikohet që më të dendura të jenë gjatë të shtunës. E diela sjell ndërprerje të reshjeve, megjithatë do të jetë ftohtë. Temperaturat e ajrit do të jenë -8 më e ulëta dhe maksimalja jo më shumë se 6 gradë. RMV do të ketë reshje shiu gjatë natës, që do të konvertohen të shtunën me reshje dëbore”, tha Porja.

  • E trishtë/ Ndahet nga jeta ish-kampioni shqiptar i mundjes

    E trishtë/ Ndahet nga jeta ish-kampioni shqiptar i mundjes

    Një nga kampionët më të nderuar të mundjes, Kujtim Ninas ka humbur jetën në moshën 62 vjeçare. Lajmi i trishtë u bë i ditur nga vetë Federata e Mundjes.

    “Me shumë dhimbje dhe pikëllim, njoftojmë ndarjen nga jeta të Kujtim Ninas (Gut Lala), një figurë e shquar e mundjes dhe një humbje e madhe për sportin shqiptar. Kujtimi ishte një nga kampionët më të nderuar të mundjes, i cili la një trashëgimi të paharrueshme dhe kontribuoi ndjeshëm në zhvillimin e këtij sporti.

  • Dëbora zbardh Kukësin/ Probleme me qarkullimin në zonat e thella, disa fshatra pa energji elektrike

    Dëbora zbardh Kukësin/ Probleme me qarkullimin në zonat e thella, disa fshatra pa energji elektrike

    Këtë të shtunë, Kukësi është zgjuar i zbardhur nga Dëbora. Në qytet trashësia nuk i ka kaluar 5 cm, por në zonat e thella trashësia ka arritur deri 40 cm duke sjellë edhe probleme për shumë banorë.

    Zonat më të prekura nga bora në Kukës ngelen fshatrat Shkinak, Tërshen, Turaj, Xhafere, Kollovoz, Stanet e Novesojt e Arrën, ku lëvizja në këtë zona bëhet vetëm me mjete të larta, pasi trashësia e borës i kalon 40 cm.

    Në Bashkinë Has janë fshatrat si Kishaj, Cahan, Muje e Pogaj që kanë probleme me lëvizjen për shkak të borës.

    Një numër i madh banorësh, vijojnë të vuajnë mungesën e energjisë elektrike pas dëmtimit të linjave nga stuhia e borës.

    Aktualisht, Njësitë Administrative Topojan, Shishtavec, Zapod, Surroj e Kolsh në Kukës, janë pa furnizim me energji.

    Akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme, vende vende ka prezencë të akullit, si në lartësitë e qafave të maleve dhe është e nevojshme që drejtuesit e mjeteve të kenë goma dimërore ose zinxhirë.

  • Nga sot nis aplikimi i pagesës në segmentin Thumanë-Kashar, ja tarifat për çdo kategori mjeti

    Nga sot nis aplikimi i pagesës në segmentin Thumanë-Kashar, ja tarifat për çdo kategori mjeti

    Nga sot(4 janar 2025) ka nisur aplikimi i pagesës në segmentin Thumanë-Kashar.

    Automjetet që do të zgjedhin kalimin në këtë aks do të paguajnë një tarifë sipas kategorisë ku bëjnë pjesë duke nisur nga 2.5 euro (me TVSH) për automjetet e thjeshta.

    Kompania koncesionare G2Infra njoftoi pak javë më parë se kjo rrugë që është pjesë e korridorit Blu do të hyjë në regjimin e pagesës ashtu sikurse është parashikuar qysh në fillesat e saj dhe në marrëveshjen e koncesionit që ajo ka me shtetin shqiptar.

    Tarifat sipas mjetit

    Kompania koncesionare ka sqaruar për Monitor se tarifat që do të aplikohen do t’i referohen kursit të Bankës së Shqipërisë për konvertimin nga euro në lekë. Ndërkohë tarifat do të diferencohen sipas kategorisë së mjetit.

    Kategoria 1:

    o Motocikletat
    o Paguajnë 70% të vlerës bazë prej 2.5 Euro.
    o Tarifa përfundimtare: 1.75 Euro (rrumbullakosur në 1.8 Euro) ose 170 Lekë (sipas kursit EUR/ALL 1:98).

    B. Kategoria 2:
    o Autoveturat (tarifa bazë)
    o Tarifa bazë: 2.5 Euro me TVSH.
    o Konvertuar në Lekë: 250 Lekë (me kursin EUR/ALL 1:98).

    C. Kategoria 3:
    o Mjete me 2-3 akse dhe lartësi mbi 2.2 metra
    o Paguajnë 250% të vlerës bazë.
    o Tarifa përfundimtare: 6.25 Euro (rrumbullakosur në 6.3 Euro) ose 620 Lekë (sipas kursit EUR/ALL 1:98).

    D. Kategoria 4:
    o Mjete me 4 ose më shumë akse
    o Paguajnë 350% të vlerës bazë.
    o Tarifa përfundimtare: 8.75 Euro (rrumbullakosur në 8.8 Euro) ose 870 Lekë (sipas kursit EUR/ALL 1:98).

    Koncesioni i rrugës

    Rruga Thumanë-Kashar u hap për qarkullim në 30 qershor 2024 dhe është një autostradë 21 kilometra. Kjo rrugë u ndërtua nga kompania private mbajtëse e koncesionit 35 vjeçar dhe me një kosto 271 milionë euro sikurse u deklarua gjatë ceremonisë së çeljes pak muaj më parë.

    Kontrata me Gener 2 dhe G2 Infra që janë mbajtëse të koncesionit përllogarit që gjatë 35 viteve plani i të ardhurave të jenë rreth 1.3 miliardë lekë pa TVSH.

    Një element tjetër i kontratës është ai lidhur me garantimin e të ardhurave bazë që do të vijnë nga operimi i rrugës. Shteti merr përsipër që në 8 vitet e para të nisjes së operimit nëse nuk arrihet plani bazë të ofrojë mbështetje.

    Kështu në vitin e parë plani bazë i të ardhurave për operim dhe mirëmbajtje është 26.85 milionë euro ndërkohë që shteti do të garantojë 8 milionë euro, në vitin e dytë që përkon me vitin 2025 plani bazë i të ardhurave është 25.58 milionë euro dhe garancia e shtetit ulet në 5.6 milionë euro.

    Në vitin e tretë të operimit plani i të ardhurave është 25.10 ndërkohë që nëse nuk arrihet ky plan garancia e shtetit është për 3.92 milionë euro. Vit pas viti plani i të ardhurave ndryshon duke shkuar në 63.15 milionë euro në vitin 2055 teksa mbështetja e shtetit ndalet në vitin 2031 kur garancia e parashikuar është 360 mijë euro.

  • Për herë të parë, kryhet në Spitalin Memorial të Fierit ndërhyrja e rrallë

    Për herë të parë, kryhet në Spitalin Memorial të Fierit ndërhyrja e rrallë

    Procedura e trombektomisë, një ndërhyrje urgjente për të hequr mpiksjen e gjakut është realizuar për herë të parë në sistemin publik shëndetësor, në spitalin Memorial të Fierit.

    Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, njofton se procedura u bë falë bashkëpunimit të ekipit multidisiplinar, përfshirë dr. Umit Gorgulu, dr. Klaudio Disha, dr. Kjanda Elpenoria, dr. Muhammet Karaca dhe të bashkëpunimit me dr. Mesut Karatas, si dhe të teknikëve profesionistë, Tolga Kaya dhe Halil Ibrahim Ozkan.

    Kjo është një nga proçedurat shpëtimtare, për të hequr mpiksjen e gjakut në arterien e trurit duke rivendosur rrjedhën e gjakut dhe minimizimin e dëmtimeve neurologjike.

    Implementimi i autonomisë menaxheriale ka zgjeruar gamën e shërbimeve dhe po garanton ofrimin e një shërbimi cilësor, nga kapacitetet më të mira profesionale dhe teknologjia e avancuar mjekësor”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë

  • Momente frike dhe paniku, ariu i futet në shtëpi ish-futbollistit të Sitit dhe Bajernit

    Momente frike dhe paniku, ariu i futet në shtëpi ish-futbollistit të Sitit dhe Bajernit

    Momente frike dhe paniku për ish-futbollistin argjentinas të Bajernit dhe Mançester Sitit, Martin Demikelis, teksa një ari futet në shtëpinë e tij.

    Në një video të postuar në rrjetet sociale nga bashkëshortja e tij Evangelina Anderson, janë momentet e frikës që përjetoi familja e trajnerit aktual të Monterreit gjatë festave të Krishtlindjeve.

    Kjo video është bërë virale në rrjetet sociale, teksa shihet ariu duke lëvizur në oborrin e shtëpisë së Demikelis.

  • Plumba në Prishtinë, ndërsa 10 të plagosur në Pejë

    Plumba në Prishtinë, ndërsa 10 të plagosur në Pejë

    Dy ngjarje të rënda janë shënuar në Kosovë. Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmë në rrugën “Mine Peza” në Prishtinë.

    Policia e cilësoi këtë si ‘vrasje në tentativë’ dhe tha se i plagosuri mori plagë në shpinë dhe se u dërgua për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është në kërkim nga policia.

    Ndërkohë që një përleshje ka ndodhur në Pejë. Policia ka njoftuar se katër persona kanë sulmuar gjashtë të tjerë. Të përfshira edhe gra.

    Që të gjithë janë trajtuar në spital. Tre të dyshuar janë arrestuar e një gjendet në kërkim.