Author: editor

  • “Termometri zbret në -5 gradë”/ Meteorologia Lajda Porja tregon ‘surprizat’ e motit për fundjavën

    “Termometri zbret në -5 gradë”/ Meteorologia Lajda Porja tregon ‘surprizat’ e motit për fundjavën

    Meteorologia Lajda Porja shprehet se reshjet e shiut dhe të dëborës do të nisin mbrëmjen e së premtes. Të shtunën do të ketë dëborë të dendur në verilindje dhe juglindje, ndërsa në Ultësirën Perëndimore priten reshje shiu. Temperaturat shkojnë deri në -5 gradë.

    “Territori shqiptar nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut, si fillim në zonat veriore dhe gradualisht pjesërisht zonat qendrore. Shtohet intensiteti i reshjeve në pjesën e dytë të ditës. Gjatë natës, do të ketë rrebeshe shiu në Ultësirën Perëndimore. Rikthehen sonte në mbrëmje reshjet e dëborës në të gjithë zonën malore, për shkak se temperaturat megjithëse janë rritur, në zonat malore mbeten -1 gradë. Parashikohet që e shtuna të jetë e paqëndrueshme, ku do të kemi reshje të dendura dëborë në verilindje dhe juglindje të territorit, si dhe reshje shiu përgjatë Ultësirës Perëndimore. Termometri zbret në -5 gradë në verilindje, në -3 apo -4 në zonat e juglindjes. Ulet termometri në vlerat maksimale për shkak se nuk do të kemi kthjellime deri në 12 apo 13 gradë. E diela dobëson djeshëm reshjet. Do të mbeten vetëm në skajin verior, megjithatë do të jetë një ditë e ftohtë. Termometri do të zbresë në -6 apo -7 në zonat e thella malore dhe maksimalet jo më shumë se 12 gradë celcius“, u shpreh ajo.

    Sa i përket rajonit, meteorologia tha se në mbrëmje nisin reshjet e dëborës në Kosovë.

    “Sonte vonë në mbrëmje nisin reshjet në Kosovë, më së shumti do të jenë reshje dëbore, pasi temperaturat janë në vlera negative. Parashikohet që më të dendura të jenë gjatë të shtunës. E diela sjell ndërprerje të reshjeve, megjithatë do të jetë ftohtë. Temperaturat e ajrit do të jenë -8 më e ulëta dhe maksimalja jo më shumë se 6 gradë. RMV do të ketë reshje shiu gjatë natës, që do të konvertohen të shtunën me reshje dëbore”, tha Porja.

  • E trishtë/ Ndahet nga jeta ish-kampioni shqiptar i mundjes

    E trishtë/ Ndahet nga jeta ish-kampioni shqiptar i mundjes

    Një nga kampionët më të nderuar të mundjes, Kujtim Ninas ka humbur jetën në moshën 62 vjeçare. Lajmi i trishtë u bë i ditur nga vetë Federata e Mundjes.

    “Me shumë dhimbje dhe pikëllim, njoftojmë ndarjen nga jeta të Kujtim Ninas (Gut Lala), një figurë e shquar e mundjes dhe një humbje e madhe për sportin shqiptar. Kujtimi ishte një nga kampionët më të nderuar të mundjes, i cili la një trashëgimi të paharrueshme dhe kontribuoi ndjeshëm në zhvillimin e këtij sporti.

  • Dëbora zbardh Kukësin/ Probleme me qarkullimin në zonat e thella, disa fshatra pa energji elektrike

    Dëbora zbardh Kukësin/ Probleme me qarkullimin në zonat e thella, disa fshatra pa energji elektrike

    Këtë të shtunë, Kukësi është zgjuar i zbardhur nga Dëbora. Në qytet trashësia nuk i ka kaluar 5 cm, por në zonat e thella trashësia ka arritur deri 40 cm duke sjellë edhe probleme për shumë banorë.

    Zonat më të prekura nga bora në Kukës ngelen fshatrat Shkinak, Tërshen, Turaj, Xhafere, Kollovoz, Stanet e Novesojt e Arrën, ku lëvizja në këtë zona bëhet vetëm me mjete të larta, pasi trashësia e borës i kalon 40 cm.

    Në Bashkinë Has janë fshatrat si Kishaj, Cahan, Muje e Pogaj që kanë probleme me lëvizjen për shkak të borës.

    Një numër i madh banorësh, vijojnë të vuajnë mungesën e energjisë elektrike pas dëmtimit të linjave nga stuhia e borës.

    Aktualisht, Njësitë Administrative Topojan, Shishtavec, Zapod, Surroj e Kolsh në Kukës, janë pa furnizim me energji.

    Akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme, vende vende ka prezencë të akullit, si në lartësitë e qafave të maleve dhe është e nevojshme që drejtuesit e mjeteve të kenë goma dimërore ose zinxhirë.

  • Nga sot nis aplikimi i pagesës në segmentin Thumanë-Kashar, ja tarifat për çdo kategori mjeti

    Nga sot nis aplikimi i pagesës në segmentin Thumanë-Kashar, ja tarifat për çdo kategori mjeti

    Nga sot(4 janar 2025) ka nisur aplikimi i pagesës në segmentin Thumanë-Kashar.

    Automjetet që do të zgjedhin kalimin në këtë aks do të paguajnë një tarifë sipas kategorisë ku bëjnë pjesë duke nisur nga 2.5 euro (me TVSH) për automjetet e thjeshta.

    Kompania koncesionare G2Infra njoftoi pak javë më parë se kjo rrugë që është pjesë e korridorit Blu do të hyjë në regjimin e pagesës ashtu sikurse është parashikuar qysh në fillesat e saj dhe në marrëveshjen e koncesionit që ajo ka me shtetin shqiptar.

    Tarifat sipas mjetit

    Kompania koncesionare ka sqaruar për Monitor se tarifat që do të aplikohen do t’i referohen kursit të Bankës së Shqipërisë për konvertimin nga euro në lekë. Ndërkohë tarifat do të diferencohen sipas kategorisë së mjetit.

    Kategoria 1:

    o Motocikletat
    o Paguajnë 70% të vlerës bazë prej 2.5 Euro.
    o Tarifa përfundimtare: 1.75 Euro (rrumbullakosur në 1.8 Euro) ose 170 Lekë (sipas kursit EUR/ALL 1:98).

    B. Kategoria 2:
    o Autoveturat (tarifa bazë)
    o Tarifa bazë: 2.5 Euro me TVSH.
    o Konvertuar në Lekë: 250 Lekë (me kursin EUR/ALL 1:98).

    C. Kategoria 3:
    o Mjete me 2-3 akse dhe lartësi mbi 2.2 metra
    o Paguajnë 250% të vlerës bazë.
    o Tarifa përfundimtare: 6.25 Euro (rrumbullakosur në 6.3 Euro) ose 620 Lekë (sipas kursit EUR/ALL 1:98).

    D. Kategoria 4:
    o Mjete me 4 ose më shumë akse
    o Paguajnë 350% të vlerës bazë.
    o Tarifa përfundimtare: 8.75 Euro (rrumbullakosur në 8.8 Euro) ose 870 Lekë (sipas kursit EUR/ALL 1:98).

    Koncesioni i rrugës

    Rruga Thumanë-Kashar u hap për qarkullim në 30 qershor 2024 dhe është një autostradë 21 kilometra. Kjo rrugë u ndërtua nga kompania private mbajtëse e koncesionit 35 vjeçar dhe me një kosto 271 milionë euro sikurse u deklarua gjatë ceremonisë së çeljes pak muaj më parë.

    Kontrata me Gener 2 dhe G2 Infra që janë mbajtëse të koncesionit përllogarit që gjatë 35 viteve plani i të ardhurave të jenë rreth 1.3 miliardë lekë pa TVSH.

    Një element tjetër i kontratës është ai lidhur me garantimin e të ardhurave bazë që do të vijnë nga operimi i rrugës. Shteti merr përsipër që në 8 vitet e para të nisjes së operimit nëse nuk arrihet plani bazë të ofrojë mbështetje.

    Kështu në vitin e parë plani bazë i të ardhurave për operim dhe mirëmbajtje është 26.85 milionë euro ndërkohë që shteti do të garantojë 8 milionë euro, në vitin e dytë që përkon me vitin 2025 plani bazë i të ardhurave është 25.58 milionë euro dhe garancia e shtetit ulet në 5.6 milionë euro.

    Në vitin e tretë të operimit plani i të ardhurave është 25.10 ndërkohë që nëse nuk arrihet ky plan garancia e shtetit është për 3.92 milionë euro. Vit pas viti plani i të ardhurave ndryshon duke shkuar në 63.15 milionë euro në vitin 2055 teksa mbështetja e shtetit ndalet në vitin 2031 kur garancia e parashikuar është 360 mijë euro.

  • Për herë të parë, kryhet në Spitalin Memorial të Fierit ndërhyrja e rrallë

    Për herë të parë, kryhet në Spitalin Memorial të Fierit ndërhyrja e rrallë

    Procedura e trombektomisë, një ndërhyrje urgjente për të hequr mpiksjen e gjakut është realizuar për herë të parë në sistemin publik shëndetësor, në spitalin Memorial të Fierit.

    Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, njofton se procedura u bë falë bashkëpunimit të ekipit multidisiplinar, përfshirë dr. Umit Gorgulu, dr. Klaudio Disha, dr. Kjanda Elpenoria, dr. Muhammet Karaca dhe të bashkëpunimit me dr. Mesut Karatas, si dhe të teknikëve profesionistë, Tolga Kaya dhe Halil Ibrahim Ozkan.

    Kjo është një nga proçedurat shpëtimtare, për të hequr mpiksjen e gjakut në arterien e trurit duke rivendosur rrjedhën e gjakut dhe minimizimin e dëmtimeve neurologjike.

    Implementimi i autonomisë menaxheriale ka zgjeruar gamën e shërbimeve dhe po garanton ofrimin e një shërbimi cilësor, nga kapacitetet më të mira profesionale dhe teknologjia e avancuar mjekësor”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë

  • Momente frike dhe paniku, ariu i futet në shtëpi ish-futbollistit të Sitit dhe Bajernit

    Momente frike dhe paniku, ariu i futet në shtëpi ish-futbollistit të Sitit dhe Bajernit

    Momente frike dhe paniku për ish-futbollistin argjentinas të Bajernit dhe Mançester Sitit, Martin Demikelis, teksa një ari futet në shtëpinë e tij.

    Në një video të postuar në rrjetet sociale nga bashkëshortja e tij Evangelina Anderson, janë momentet e frikës që përjetoi familja e trajnerit aktual të Monterreit gjatë festave të Krishtlindjeve.

    Kjo video është bërë virale në rrjetet sociale, teksa shihet ariu duke lëvizur në oborrin e shtëpisë së Demikelis.

  • Plumba në Prishtinë, ndërsa 10 të plagosur në Pejë

    Plumba në Prishtinë, ndërsa 10 të plagosur në Pejë

    Dy ngjarje të rënda janë shënuar në Kosovë. Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmë në rrugën “Mine Peza” në Prishtinë.

    Policia e cilësoi këtë si ‘vrasje në tentativë’ dhe tha se i plagosuri mori plagë në shpinë dhe se u dërgua për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është në kërkim nga policia.

    Ndërkohë që një përleshje ka ndodhur në Pejë. Policia ka njoftuar se katër persona kanë sulmuar gjashtë të tjerë. Të përfshira edhe gra.

    Që të gjithë janë trajtuar në spital. Tre të dyshuar janë arrestuar e një gjendet në kërkim.

  • “O dielli i mamit”/ Momentet prekëse të Parashqevi Simakut me të birin, pamje nga takimi i plotë

    “O dielli i mamit”/ Momentet prekëse të Parashqevi Simakut me të birin, pamje nga takimi i plotë

    Takimi i shumëpritur mes Parashqevi Simakut dhe djalit të saj, Luke ndodhi më në fund. Ishte një takim emocionues jo vetëm për këngëtaren tone e cila prej vitesh e priste por edhe për të gjithë shqiptarët.

    Momentet prekëse u publikuan në “Instagram” nga të biznesmenit Elton Ilirjani, që ndihmoi për këtë ribashkim të nënën me djalin e saj. Ilirjani ndau disa çaste nga takimi i nënë e bir, ku i pranishëm ishte dhe ish-bashkëshorti i këngëtares dhe babai i djalit, Robert Nolfe. I pranishëm ka qenë edhe ish-bashkëshorti i saj Robert Nofle. Në pamjet e reja tregohet momenti kur muzikanti dhe i biri i drejtohen derës së apartamentit ku jeton Parashqevia.

    Parashqevi thotë se falenderon Eltonin dhe Robertin për gjithçka ata kanë bërë.

    Parashqevi Simaku: Ai është nervoz (flet për djalin Luke). Faleminderit Zot, Zoti të bekoftë ty Elton.
    Luke: Ndihem mirë. E dua mamin.

    “O shpirt i mamit, o dielli im”, i drejtohet ajo djalit, ndërsa e pyet nëse mban mend gjë nga Shqipëria, po ai përgjigjet: “Jo”.

    “Luke e dëgjoi gjashtë herë këngën ‘E duam lumturinë’. U krenua me nënën e vetë! Nuk e prisja këtë reagim pozitiv pas kaq shumë vitesh. Dashuria triumfoi sërish dhe gjithmonë do të triumfojë. Dashuria nuk blihet me para. Kjo histori nuk kishte nevojë për para dhe këtë ma mësoi Parashqevi Simaku”, u shpreh Ilirjani që dëshmoi takimin e rrallë familjar.

    Ndërsa vetë këngëtarja, pas takimit përshkroi në një tjetër video ndjesitë e saj

    “Një falenderim për këtë engjëllin që bëri një mrekulli për mua, nuk e harroj sat ë vdes. Një përshëndetje shpirtërore nënës së tij, që u bë shkak që Eltoni të linte luksin e Majemit dhe të vinte këtu. Nuk e harroj sa të ves, e ka derën e zemrës të hapur, edhe djali, edhe Roberti kanë të njëjtën dashuri”.

    Lotët janë të pakët dhe nuk mjaftojnë për ta përshkruar këtë emocion që i ka ndodhur ikonës së muzikës tonë, Parashqevi Simaku. Ajo kishte 10 vite që nuk takohej me djalin e saj dhe jetonte si e pastrehë në USA, priste çdo ditë që djali i saj të shfaqej në stacionin e trenit ku ajo kalonte ditët dhe netët. Shqiptarët u bënë të gjithë bashkë për ta ndihmuar atë dhe më në fund ia dolën, nëna u takua me birin e saj. Kontribut të jashtëzakonshëm dha padiskutim biznesmeni shqiptaro-amerikan Elton Ilirjani.

  • “Vetëm ti më zbut”/ Dy banorët e BBVA në çaste romantike pranë njëri-tjetrit (Foto)

    “Vetëm ti më zbut”/ Dy banorët e BBVA në çaste romantike pranë njëri-tjetrit (Foto)

    Loredana dhe Jozi kanë ndarë disa çaste romantike, teksa kanë qëndruar pranë njërit-tjetrin në shtrat në orët e para të mëngjesit.

    “E kupton që vetëm ti më zbut, sa qejf të kam”, iu drejtoi banori Loredanës, teksa qëndronin të përqafuar.

    Që prej ditëve të para të qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, dy konkurrentët kanë shfaqur pëlqim për njëri-tjetrin, megjithatë mes tyre nuk kanë munguar debatet dhe mosmarrëveshjet.

  • Dështojnë kreditë e buta për shtëpi, fituesit bllokohen nga ndryshimi i çmimeve

    Dështojnë kreditë e buta për shtëpi, fituesit bllokohen nga ndryshimi i çmimeve

    Një punonjëse e Policisë së Shtetit, tregoi në emisionin “Stop” në Tv Klan se është shpallur fituese, për përfitimin e një kredie me zero interes për banesë.

    Por ajo thotë se nuk arrin të sistemohet me shtëpi, pasi kredia jepej në bazë të çmimit të referencës së banesave, ndërkohë që çmimi në treg ishte tjetër dhe diferenca duhet të mbulohej nga ajo vetë.

    Në këto kushte, efektivja e policisë argumenton se ia bën të pamundur blerjen e një shtëpie. Duke u nisur nga ky rast, “Stop” mëson se për vitin 2023 ishin shpallur fitues 266 punonjës shteti, nga të cilët vetëm 106 kishin arritur të lidhnin kontratë finale për kredi me afat 25-vjeçar.

    Banka jepte kredinë sipas çmimit të referencës dhe vlerësimit që ajo bënte në treg për banesat.

    Eksperti i ekonomisë Panajot Soko, thotë se çmimi i referencës dhe verifikimi në terren, e penalizojnë një familje duke sjellë skualifikimin e saj nga përfitimi i kredisë.

    Sipas tij, do ishte zgjidhje që bashkitë të mos e merrnin 3% të banesave të ndërtuara në lekë, por në apartamente.

    Në këtë mënyrë, shteti do të kishte një fond apartamentesh për t’ua dhënë këtyre rasteve. Edhe kryetari i sindikatës së punonjësve të policisë, Sadedin Fishta, shprehet se duhet të ndërtohen banesa sociale dedikuar punonjësve të këtij sektori.