Author: editor

  • Aksidenti me 1 të vdekur në Lezhë, arrestohet drejtuesi i furgonit

    Aksidenti me 1 të vdekur në Lezhë, arrestohet drejtuesi i furgonit

    Aksidenti me pasoje vdekjen e nje dite me pare ne superstraden Lezhe-Milot, prane mbikalimit te Ishull-Shengjinit, policia arreston drejtuesin e furgonit Mark Macaj.

    Ndaj tij eshte ngritur akuza “Shkelja e Rregullave” te qarkullimit rrugor, pasi nga veprimet e paprake dyshohet se furgoni eshte futur ne parakalim, duke sjell dhe perplasjen e forte e me motorçikleten, çka i solli vdekjen 56-vjeçarit Pavlin Ndoj.

  • “Do të doja 18 sekonda…”/ Xumi “digjet” për Eglin: Të ishe brenda meje…

    “Do të doja 18 sekonda…”/ Xumi “digjet” për Eglin: Të ishe brenda meje…

    Pas shpërndarjes së letrave anonimë në shtëpi, Egli dhe Xumi kanë zhvilluar një diskutim së bashku me njëri-tjetrin jashtë në oborr.

    Ata kanë biseduar në lidhje me pëlqimin që Xumi ka ndaj saj por banorja është e prërë kur i shprehet që nuk e ndihmon dot.

    Pjesë nga biseda:

    Xumi: E di sa përzemër të kam?

    Egli: E di dhe realisht edhe unë të kam shumë përzemër, thjesht janë të ndryshme si ndjenja.

    Xumi: E di çfarë do të doja? Të kisha tre dëshira momentalisht. Mendoje kush mund të ishte njëra prej tyre…

    Egli:Tre dëshira?

    Xumi: Po. Vetëm njërën mendoje kush mund të ishte për mua. Mendoje…

    Egli:Të takoje mamin tënd.

    Xumi: Po them në lidhje me ne të dy sepse ajo është gjë tjetër. Kush mund të ishte?

    Egli:Është shumë afër mendjes se kush mund të ishte…

    Xumi: Ma thuaj

    Egli:Që të të jepja një mundësi.

    Xumi: Jo. E di kush do të ishte? Të hyje vetëm 10 sekonda tek unë të shikoje si të shoh…

    Egli:Xum të lutem!

    Xumi: Jo mundësinë sepse kjo është kundër vullnetit të personit kur e thua si dëshirë. Vetëm 10 sekonda. Të shikoje Xumin si të sheh, të merrje mendjen se çfarë mendoj unë dhe të merrje zemrën. Sinqerisht vetëm kaq. Ta merrje zemrën dhe vetëm ta dije çfarë ka përbrenda.

    Egli:Të lutem mos ma bëj këtë.

    Xumi: Ta them me shpirt, nuk është se kam rënë në dashuri, unë ndjej shumë për ty.

    Egli:Të lutem mos më vër në siklet këtu brenda sepse kam shumë ngarkesë për të mbajtur edhe një ngarkesë kaq të madhe. Sepse nuk jam ajo lloj vajze që të them “Ik o vlla, nuk më plas çfarë ndjen ti unë ta kam bërë të qartë kështu po deshe po nuk deshe ik çaj trutë e tua andej.” Nuk jam ky lloj njeriu. Jam shumë empatike si njeri.

    Unë e kuptoj situatën por nuk të ndihmoj dot Xum.

    Xumi: Nuk po të them më ndihmo.

    Egli:Por më vjen keq.

    Xumi: Për Zotin kaq do të kisha dashur vetëm 10 sekonda.

  • Shenjat e zodiakut që do të përjetojnë ndryshim në jetën e tyre të dashurisë përgjatë 2025-ës

    Shenjat e zodiakut që do të përjetojnë ndryshim në jetën e tyre të dashurisë përgjatë 2025-ës

    Marrëdhëniet nuk janë gjithmonë të lehta, por është gjithmonë mirë të kesh universin në krah kur vjen puna për të gjetur dashurinë, dhe shenjat e mëposhtme, marrëdhëniet e të cilëve lulëzojnë në 2025, po do e përjetojnë pikërisht në muajt e ardhshëm.

    Astrologu Evan Nathaniel Grim shpjegoi se Bricjapët, Gaforret dhe Peshqit do të kenë ose do të ndërtojnë marrëdhëniet më të forta në vitin 2025, gjë që është e nevojshme pas shumë vitesh trazirash në këtë fushë.

    Bricjapi

    Bricjapët kanë fatin më të mirë në dashuri në vitin 2025. Sipas Grim, ata do të kenë më shumë opsione, jo vetëm sepse Plutoni është larguar nga Bricjapi, por sepse Jupiteri dhe Venusi do të takohen në shtëpinë e tyre të shtatë, të marrëdhënieve të përkushtuara. Si rezultat, këndvështrimi i tyre për marrëdhëniet do të ndryshojë në mënyrë drastike, pasi ata do të fillojnë të shohin anën e mirë të gjërave.

    Ky do të jetë një vit i mrekullueshëm edhe për ata Bricjap që janë tashmë në një lidhje. Sipas Grim, “lidhja juaj aktuale do të gjejë lumturinë vetëm në muajt e ardhshëm”.

    Gaforrja

    “Gaforret do të përfitojnë jashtëzakonisht shumë nga të pasurit Jupiterin dhe përfundimisht Venusin së bashku në shenjën e tyre”, thotë Grim. Nuk do të ndihen më të kufizuar në dashuri. Në vend të kësaj, ata do të fillojnë ngadalë të shohin se opsionet e tyre rriten ndërsa dalin më shumë dhe të kërkojnë personin e duhur për takim.

    Nëse ata janë tashmë në një lidhje do të përfitojnë edhe nga momentet e lumtura pasi lidhja e tyre bëhet më e fortë.

    Peshqit

    Peshqit janë një shenjë shumë e orientuar drejt familjes që e do angazhimin.

    Sipas Grim, “Ata janë në gjendje ose të krijojnë një familje ose të nisin një marrëdhënie romantike vërtet të paharrueshme”. Ka të ngjarë që kjo lidhje të mbijetojë në afat të gjatë, sepse anëtarët e saj do të kërkojnë përkushtim me Saturnin në shenjën e tyre për pjesën më të madhe të vitit. Me Venusin retrograde në shenjën e tyre, Peshqit do të jenë në gjendje të reflektojnë për atë që dëshirojnë me të vërtetë tek një partner dhe ta gjejnë atë pikërisht përballë tyre.

  • “Unë dua meshkuj dhe pikë…”/ Banori i BBVA bën deklaratën ‘b*mbë’ para të gjithëve

    “Unë dua meshkuj dhe pikë…”/ Banori i BBVA bën deklaratën ‘b*mbë’ para të gjithëve

    Bernardi, banori i Big Brother VIP Albania, ka marrë gjithë vëmendjen pas rrëfimit dy ditë më parë, ku deklaroi se është homoseksual. Ky rrëfim i Bernardit erdhi pak kohë pasi kishte bërë të ditur se është divorcuar nga ish-partnerja e tij, dhe se është baba i dy vajzave.

    Ndërsa sot, ai ka folur më shumë për romancat e tij me meshkujt. Bernardi tregon se “lidhjen e parë e ka patur me një shkodran”. Ndërsa në një diskutim tjetër me banorët, ai thotë: “Më pëlqejnë meshkujt, pikë, mbaroi. Kaq! Unë dua burrë!

    S’dua as një burrë si femër as nuk i gjykoj, flas si Bernard, ma bëre pyetjen ta dhash përgjigjen. Unë me partnerin tim nuk kemi role, siç jam unë është dhe ai. Kam dy vite lidhje me partnerin aktual. Kam kaluar disa meshkuj në jetë”.

  • Balerina e njohur në pritje të ëmbël, zbulon gjininë e fëmijës

    Balerina e njohur në pritje të ëmbël, zbulon gjininë e fëmijës

    Isida Mollaymeri, balerina e njohur e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe sipërmarrësja e “Beauty Fair Albania,” është në pritje të fëmijës së parë.

    Në një festë madhështore, është zbuluar se bebja që pritet të vijë në jetë është vajzë.

    Edhe pse gjithmonë është diskrete për jetën e saj private, Isida e ka ndarë këtë lajm të bukur me të gjithë miqtë virtualë, duke e kthyer në një moment të veçantë për të dhe partnerin e saj.

    Ky fillim viti është veçanërisht i lumtur për Isidën dhe partnerin e saj që presin të bëhen prindër së shpejti.

  • Cila është banorja që mban kapelen e Redonit në BBVA?!(Foto)

    Cila është banorja që mban kapelen e Redonit në BBVA?!(Foto)

    Sikurse e kemi parë, Redoni i cili tashmë nuk është më pjesë e shtëpisë së “BBVA” dhe Egli kanë patur një lidhje shumë të ngushtë me njëri-tjetrin gjatë qëndrimit në shtëpi.

    Sakaq, së fundmi, Egli ka përdorur një kapelë të Redonit, që siç duket ky i fundit e ka harruar në shtëpi.

    Ajo e ka veshur atë si pjesë të një stili personal të saj dhe ky veprim nuk kishte si mos të binte në sy dhe të komentohej prej ish-banorit. Ky veprim ka tërhequr vëmendjen e Redonit, i cili nuk ka hezituar të reagojë përmes një postimi në rrjetet sociale…

  • Zbuloni 12 simptomat e kancerit që shumica e njerëzve i injorojnë

    Zbuloni 12 simptomat e kancerit që shumica e njerëzve i injorojnë

    Kanceri është shkaku i dytë më i zakonshëm i vdekshmërisë në botë dhe është tronditëse që edhe sot shumë njerëz jetojnë pa diagnostikim dhe trajtim deri në fazën e fundit të sëmundjes, e gjitha sepse simptomat thjesht injorohen, pasi ato zëvendësohen me diçka të padëmshme.

    Kjo është pikërisht arsyeja pse ju duhet të dini se si të identifikoni dhe lidhni secilën simptomë në mënyrë që të shihni një mjek në kohë.

    Temperatura e lartë

    Leukemia zakonisht ndodh në fazat e hershme përmes etheve të larta, dhe gjithashtu mund të jetë një sinjal i kancerit të veshkave ose i zorrëve në fazën e hershme.

    Humbje e peshës

    Shoqata Amerikane e Kancerit raporton se humbja e pashpjegueshme e peshës (10 deri më shumë kg) mund të jetë shenja e parë e kancerit. Kjo mund të jetë një shenjë paralajmëruese te njerëzit me kancer të pankreasit, stomakut, mushkërive ose ezofagut.

    Ndryshimet në tretje

    Në një studim të realizuar nga Katrina Whitetaker, 18 për qind pësuan ndryshime të tretjes. Edhe pse këto ndryshime shpesh janë rezultat i ushqimit të dobët ose mjekimit dhe nëse përsëriten, ato gjithashtu mund të jenë një simptomë e kancerit të zorrëve.

    Lodhja

    Është mjaft e natyrshme të ndjeheni të lodhur ndonjëherë, veçanërisht pas një jave të ngjeshur ose fundjavë, e cila do të zgjidhet me një pushim cilësor. Por nëse lodhja nuk kalon edhe pas pushimit, mund të jetë alarmi i parë i kancerit të gjakut ose zorrëve.

    Dhimbje

    Dhimbja është një simptomë e përgjithshme që injorohet më së shpeshti si simptomë e kancerit. Kanceri i kockave dhe testikulave mund të shfaqet përmes një ndjenje dhimbjeje, dhe dhimbje koke të shpeshta mund të sugjerojnë kancer të trurit. Dhimbja e shpinës mund të jetë një simptomë e kancerit të vezoreve ose zorrëve.

    Ndryshime në lëkurë

    Ndryshimet në lëkurë mund të vijnë nga ushqimi i dobët, rrezet e diellit … Por, megjithëse shpesh janë të padëmshme, por ato që ndryshojnë në pamje si rinia apo plagët, kërkojnë mbikëqyrjen e një mjeku.

    Dhimbje në fyt

    Nëse dhimbja nuk shoqërohet me një ftohje ose grip, por është e vazhdueshme dhe e rëndë, mund të tregojë një gjendje shumë më të rëndë, siç është kanceri i fytit ose laringut.

    Gulçim

    Kjo gjendje mund të jetë një simptomë e kancerit nëse kanceri ndodhet rreth rrugëve të frymëmarrjes dhe mushkërive. Mund të ndodhë edhe në kancer të gjirit, vezoreve ose mëlçisë.

    Gjakderdhje e çuditshme

    Edhe pse jo shpesh është një simptomë e kancerit, mund ta vendosni në listën e gjërave për të cilat duhet të mendoni. Kollitja me gjak mund të tregojë kancer në mushkëri, gjaku në urinë mund të jetë simptomë e kancerit të fshikëzës, veshkave dhe zorrëve.

    Vështirësi në gëlltitje

    Është një simptomë e zakonshme e dhimbjes së fytit, por ndodh edhe te pacientët që kanë kancer oral ose në fyt.

    Gastriti

    Ky acid i fortë mund të ndodhë për shumë arsye, por nëse nuk largohet dhe përkeqësohet pavarësisht mjekimit, atëherë duhet të konsultoheni me mjekun pasi kjo gjendje mund të jetë simptomë e kancerit të vezoreve ose fytit.

    Depresioni dhe dhimbja e barkut

    Edhe pse ato rrallë ndodhin si simptomë e kancerit, një kombinim i këtyre dy simptomave mund të gjendet te pacientët me kancer pankreatik.

  • Ledina Çelo poston si rrallë herë foto me familjen e saj

    Ledina Çelo poston si rrallë herë foto me familjen e saj

    Ledina Çelo, një nga emrat më të njohur në skenën muzikore shqiptare, ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes për talentin dhe karrierën e saj. Megjithatë, ajo ka ruajtur një jetesë të rezervuar dhe private, duke qenë e kujdesshme në lidhje me jetën e saj jashtë skenës.

    Në këtë periudhë festash, ajo ka ndarë me ndjekësit një kartolinë familjare, një portret i ngrohtë dhe i bukur, që tregon dashurinë dhe harmoni në jetën e saj personale.

    Mesazhi që ajo ka shpërndarë ishte i thjeshtë dhe i sinqertë: “Një vit i mbare dhe i gëzuar për të gjithë ju!”.

    Bashkëshorti i Ledinës është Naim Kabashin, ish-kampionin shqiptar nga Kosova të kick box-it, me të cilin tani jeton në Gjermani.

  • Orë makthi për nënën dhe vajzën e saj 10-vjeçare! Ish-burri shqiptar hyri ilegalisht në Greqi, i shkoi në banesë dhe pasi i theu xhamat e shtëpisë tentoi të…

    Orë makthi për nënën dhe vajzën e saj 10-vjeçare! Ish-burri shqiptar hyri ilegalisht në Greqi, i shkoi në banesë dhe pasi i theu xhamat e shtëpisë tentoi të…

    Një grua dhe vajza e saj dhjetë vjeçare kanë jetuar makthe në natën e ndërrimit të viteve, kur burri i saj shqiptar, ka hyrë ilegalisht në Greqi, i ka shkuar në banesë.

    Ai ka thyer xhamat për të hyrë nga dritarja e shtëpisë dhe kur nuk ka arritur, dëmtoi makinat e parkuara.

    45-vjeçari u arrestua dhe ditën e djeshme doli para gjykatës pa avokat, duke pretenduar se përfaqësuesi i tij ligjor ndodhej në Larisa. Shqiptari kërkoi shtyrje të gjyqit, por kërkesa u refuzua.

    Sipas ish-bashkëshortes së tij, 45-vjeçari, në natën e ndërrimit të viteve, i ka shkuar në banesë. Sipas dëshmisë së saj, ai kishte konsumuar një sasi të madhe alkooli dhe ka thyer xhamat, duke tmerruar vajzën e tyre 10-vjeçare.

    Kur ajo i ka kërkuar të largohet, i pandehuri ka hyrë në makinën e tij dhe ka përplasur dy automjete të parkuara, duke i shkaktuar dëme.

    Kur u gjet nga autoritetet policore, 45-vjeçari i bëri rezistencë arrestimit dhe nuk pranoi t’i nënshtrohej testit të alkomatografisë.

    I akuzuari ka kërkuar falje në gjykatë dhe ka pranuar se kishte konsumuar alkool para se të shkonte në shtëpinë e ish-bashkëshortes. Ai ka pranuar gjithashtu se kishte hyrë ilegalisht në Greqi në këmbë, rreth 20 ditë më parë. Arsyeja që i ka shkaktuar dëm shtëpisë së nënës së fëmijës së tij, sipas tij, ka qenë se ka dashur të festojë ditëlindjen e vajzës së tyre me ta, por ajo nuk e ka lënë.

    Gjykata e shpalli fajtor 45-vjeçarin për hyrje të paligjshme në vend, dhunë në familje, dhunë ndaj punonjësve dhe refuzim për t’iu nënshtruar testit të alkoolit, duke e dënuar me 18 muaj burg, 3700 euro gjobë dhe heqjen e lejes së drejtimit për dy muaj.

  • U arratisën nga burgu grek, kush janë dy shqiptarët e rrezikshëm! Të dënuarit, pjesë e një organizate kriminale vrasësish me pagesë

    U arratisën nga burgu grek, kush janë dy shqiptarët e rrezikshëm! Të dënuarit, pjesë e një organizate kriminale vrasësish me pagesë

    Grabitje, tentativa për vrasje, zjarrvënie, pjesë e një organizatë kriminale, janë vetëm disa nga krimet për të cilat janë dënuar dy shqiptarët që u arratisën nga burgjet rurale të Kassavetia mbrëmjen e së enjtes.

    Protothema.gr, raporton se dy të arratisurut janë dënuar me shumë vite burgim (deri dhe me burgim të përjetshëm) për grabitje të shumta, zjarrvënie dhe anëtarësim në një organizatë kriminale me qëllim kryerjen e vrasjeve me pagesë.

    Dy të burgosurit, të dy 41 vjeç, mbaheshin që nga viti 2019 në Burgjet Bujqësore, në një zonë të pa rrethuar, për shkak të sjelljes së mirë, ndërsa dhoma e tyre kontrollohej vetëm disa herë në ditë nga stafi.

    Të arratisurve u kishin dhënë pesë ditë pushim në vitin 2024 dhe me sa duket përfituan nga kthimi i tyre nga leja e fundit disa ditë më parë për të planifikuar dhe ekzekutuar arratisjen e tyre.

    Zhdukja e tyre, e cila u zbulua në orën 21:00 të së enjtes, shkaktoi mobilizimin e menjëhershëm të policisë pasi dy të arratisurit konsiderohen të rrezikshëm, për shkak të së shkuarës së tyre.

    Arratisja e tyre ngre pikëpyetje serioze për masat e sigurisë të vendosura në IEVP.