Author: editor

  • “E dua nënën time”, momenti prekës, Parashqevi Simaku takohet me djalin e saj: Zoti të bekoftë! (Video)

    “E dua nënën time”, momenti prekës, Parashqevi Simaku takohet me djalin e saj: Zoti të bekoftë! (Video)

    Parashqevi Simaku ka arritur të plotësojë dëshirën e saj më të madhe: të takonte djalin e saj.

    Parashqevia takuar këtë të premte djalin e saj Luke, ndërsa biznesmeni Elton Iliriani ka publikuar fotot e momentit emocionues.

    Ikona e muzikës shqiptare shfaqet krah të birit, duke e përqafuar dhe puthur, një takim që ajo e priste prej vitesh.

    Sipas Ilirianit, takimi ka ndodhur edhe në prezencë të ish bashkëshortit të saj, Robert Nolfe.

    “Zoti të bekoftë Elton, dhe ty Robert”, shprehet ajo.

    Ndërsa i biri teksa Iliriani e pyet si ndihet dhe nëse ai e do nënën e tij ai përgjigjet: Ndihem mirë, e dua!

  • Parashqevi Simaku takohet me djalin e saj

    Parashqevi Simaku takohet me djalin e saj

    Parashqebvi Simaku ka takuar këtë të premte djalin e saj Luke, ndërsa biznesmeni Elton Iliriani ka publikuar fotot e momentit emocionues.

    Ikona e muzikës shqiptare shfaqet krah të birit, duke e përqafuar dhe puthur, një takim që ajo e priste prej vitesh.

    Sipas Ilirianit, takimi ka ndodhur edhe në prezencë të ish bashkëshortit të saj, Robert Nolfe.

  • Vritet nga ushtria ukrainase çetniku serb që ngrinte barrikada në veri të Kosovës

    Vritet nga ushtria ukrainase çetniku serb që ngrinte barrikada në veri të Kosovës

    Lideri i grupit ekstremist serb të njohur si çetnikët, Bratislav Zhivkoviç, është vrarë në Ukrainë gjatë përleshjeve në kuadër të kundërofensivës ruse në rajonin e Kurskut.

    Zhivkoviç ishte një figurë e njohur për aktivitetet provokuese dhe destabilizuese në Ballkan, veçanërisht në veri të Kosovës, ku kishte marrë pjesë aktivisht në ngritjen e barrikadave që synonin bllokimin e autoriteteve kosovare dhe përforcimin e tensioneve ndëretnike.

    Siç raportohet përveç rolit të tij në Kosovë, Zhivkoviç kishte organizuar dërgimin e mercenarëve serbë në lindje të Ukrainës, duke mbështetur përpjekjet e separatistëve pro-rusë.

    Aktivitetet e tij ishin në kundërshtim të hapur me ligjet ndërkombëtare dhe përpiqeshin të përhapnin ndikimin serb në konflikte jashtë kufijve të Serbisë.

    Gjithashtu ai kishte ndërtuar një reputacion si një nga ekstremistët më të shquar në Ballkan dhe ishte i njohur për retorikën nacionaliste dhe veprimet që nxisnin konflikte etnike.

    Vrasja e tij në Ukrainë shënon fundin e një prej protagonistëve kryesorë të linjës radikale serbe, por gjithashtu ngre shqetësime për përfshirjen e individëve dhe grupeve nga Ballkani në konflikte të huaja, duke përfshirë luftën në Ukrainë.

  • U arratisën nga burgu në Greqi, identifikohen dy shqiptarët e rrezikshëm

    U arratisën nga burgu në Greqi, identifikohen dy shqiptarët e rrezikshëm

    anë identifikuar dy të burgosurit shqiptarë, të cilët mbrëmjen e djeshme u arratisën nga burgu i Kassavetias në Greqi.

    I pari është Romeo Qosja, 41 vjeç nga Cërriku, i dënuar nga Gjykata e Athinës me 20 vjet heqje lirie për vrasje, grabitje, shkatërrim prone me zjarr dhe armëmbajtje pa leje.

    Personi i dytë është Lefter Toçi, 41 vjeç nga Bradasheshi i Elbasanit, i dënuar nga Gjykata e Athinës me 20 vjet heqje lirie për pjesëmarrje në organizatë kriminale, bashkëpunim në vrasje, plagosje me pasojë vdekje, grabitje, shkatërrim prone me zjarr.

    Ata ndodheshin në burgun e Kassavetias prej vitit 2019 dhe mbaheshin në një zonë të parrethuar për shkak të sjelljes së mirë.

    Ata rezultojnë të kenë marrë 5 leje gjatë vitit 2024. Mesa duket kanë përfituar nga kthimi i tyre nga leja disa ditë më parë, për të planifikuar arratisjen.

  • Dënoi Sajmir Tahirin dhe Ermonela Felajn, kush është gjyqtari që riktheu masën “detyrim paraqitje” për Sali Berishën

    Dënoi Sajmir Tahirin dhe Ermonela Felajn, kush është gjyqtari që riktheu masën “detyrim paraqitje” për Sali Berishën

    Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i duhet të shkojë dy herë në muaj në SPAK, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, pas vendimit që mori sot Apeli i Posaçëm i GJKKO-së.

    Gjyqtari që vendosi liderin e opozitës në masën detyrim paraqitje, është Engert Pëllumbi, i cili nuk është një emër i njohur për publikun.

    Por gjatë karrierës së tij në gjyqësor, ai ka marrë vendime të rëndësishme, ndaj emrave të njohur të politikës.

    Kështu, më 5 shkurt të vitit 2022, trupa gjykuese e komanduar nga KLGJ për të shpallur vendimin për ish-ministrin Saimir Tahiri, e kryesuar nga Engert Pëllumbi dhe anëtarë Igerta Hysi dhe Florian Kalaja, dha dënimin me 3 vite e 4 muaj burg dhe për 3 vite të tjera të mos ushtrojë asnjë funksion publik për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

    Ndërkohë, në vitin 2011, Pëllumbi dënoi me gjobë deputeten e Partisë Socialiste, në atë kohë në opozitë, Ermonela Felaj, e cila mbante njëkohësisht edhe postin e nënkryetares së Kuvendit.

  • Fillon aplikimi i tarifës në autostradën Thumanë-Kashar, ja sa do paguajnë automjetet që do kalojnë aty

    Fillon aplikimi i tarifës në autostradën Thumanë-Kashar, ja sa do paguajnë automjetet që do kalojnë aty

    Qarkullimi në aksin rrugor Thumanë-Kashar do të bëhet me pagesë duke filluar nga e shtuna.

    Kompania koncesionare ka njoftuar se nga data 4 janar do të nisë zbatimi i tarifës së miratuar, e cila fillon nga 2.1 euro pa TVSH.

    Sipas njoftimit, kjo tarifë do të rishikohet çdo vit, duke u përshtatur me luhatjet e kursit të këmbimit.

    Aksi Thumanë-Kashar, me një gjatësi prej 30 km, u përfundua në verën e vitit të kaluar. Deri tani, qarkullimi ka qenë falas, pasi kompania ka kryer testimet e nevojshme për të shmangur krijimin e radhëve.

    Rruga ofron kushte e standarde të larta sigurie. Ky aks lehtëson ndjeshëm lëvizjen duke shmangur trafikun si dhe shkurtuar kohën e udhëtimit.

  • Viktimat, kalimtarë rasti! Policia jep detaje nga aksidenti i rëndë në Vaun e Dejës: Makina doli nga rruga dhe përplasi për vdekje dy këmbësorët! Pamjet nga vendngjarja

    Viktimat, kalimtarë rasti! Policia jep detaje nga aksidenti i rëndë në Vaun e Dejës: Makina doli nga rruga dhe përplasi për vdekje dy këmbësorët! Pamjet nga vendngjarja

    Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e rëndë në Vaun e Dejës, ku një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përplasur për vdekje dy kalimtarë.

    Mësohet se viktimat janë Ndue Prenga dhe Ndreke Prenga, ndërsa i lënduar ka mbetur drejtuesi i mjetit Glindis Bujari.

    Bujari ndodhet në Spital, për ndihmë mjekësore, i shoqëruar nga efektivë të Policisë, pasi pas marrjes së ndihmës mjekësore do shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme.

    Njoftimi i Policisë:

    Rreth orës 17:00, në fshatin Mjedë, shtetasi G.B, duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalur nga rruga, duke ka përplasur dy këmbësorët, shtetasin N. P., 63 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje dhe shtetasin N. P., 43 vjeç., i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në Spital.

    Nga përplasja është dëmtuar dhe drejtuesi i automjetit, shtetasi G. B., i cili ndodhet në Spital, për ndihmë mjeksore, i shoqëruar nga efektivë të Policisë, pasi pas marrjes së ndihmës mjeksore do shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

  • Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për fundjavën

    Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për fundjavën

    Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

    Moti parashikohet me alternime vranësirash të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit si dhe borë në relievet malore në veri mbi 500metër dhe lindje-juglindje mbi 700-800metër, me intensitet të ulët deri mesatar.

    Pas orëve të pasdites parashikohet ndërprerje e reshjeve në të gjithë territorin, dhe intervale të herëpasherëshme me kthjellime.

    Ditën e diel moti parashikohet i qëndrueshëm me kthjellime të herëpasherëshme si dhe alternime vranësirash, të cilat do të shfaqen më të theksuara në relievet malore të vendit.

    Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 10-16m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-4ballë.

    Prezencë e mjegullës lokale/mjegullinës kryesisht në zonat luginore, si dhe ngrica përgjatë akseve rrugore gjatë orëve të para të mëngjesit dhe natës.

  • Tragjike/ Aksident i rëndë në Vaun e Dejës, ndërrojnë jetë xhaxha dhe nip

    Tragjike/ Aksident i rëndë në Vaun e Dejës, ndërrojnë jetë xhaxha dhe nip

    Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në Vaun e Dejës.

    Nga të dhënat e para dyshohet se dy persona kanë ndërruar jetë, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë.

    Bëhet e ditur se viktimat janë Ndue Prenga dhe Ndrekë Prenga, xhaxha dhe nip.

    Aksidenti ka ndodhur në aksin Mjedë–Kryebushat.

    Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

  • Tërmet në Turqi, ja sa ishte magnituda

    Tërmet në Turqi, ja sa ishte magnituda

    Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter është regjistruar këtë të premte në orën 16:51 në Detin Mesdhe, në Gjirin e Antalias, raportojnë mediat turke.

    Sipas informacioneve në faqen e Shërbimit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë, u konstatua se tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej shtatë kilometrash.

    Guvernatori i qarkut të Alanyas Fatih Urkmezer tha se tërmeti është ndjerë në pjesën qendrore të kësaj zone dhe konfirmoi se ekipet e ekspertëve janë në terren duke hetuar tërmetin.

    “Nuk ka asnjë lajm negativ në këtë moment”, tha Urkmezer dhe u bëri thirrje qytetarëve që të mos bëjnë panik.