Author: editor

  • LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në vend, humbin jetën dy persona

    LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në vend, humbin jetën dy persona

    Një aksident i rendë me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur në aksin Mjede – Bushat në Vaun e Dejës.

    Korrespondenti Klodian Zhivani bën me dije se në aksident janë përfshirë dy automjete dhe përplasja ka qenë e fortë duke sjellë vdekjen e dy personave.

    Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

  • Pas shumë vitesh, Parashqevi Simaku ribashkohet sot me djalin e saj

    Pas shumë vitesh, Parashqevi Simaku ribashkohet sot me djalin e saj

    Sipërmarrësi Elton Ilirjani ka ndarë lajmin e mirë se Parashqevi Siamku do të takohet djalin e saj Luke, mbrëmjen e kësaj të premteje.

    Ky do të jetë takimi i parë pas shume vitesh. Ka qenë vetë Ilirjani, i cili ka bërë lajmin publik përmes një postimi në rrjetin e tij social Instagram.

    Më parë biznesmeni njoftoi se ikona e muzikës shqiptare ka komunikuar me djalin e saj përmes celularit, dhe se së shpejti do të ndodhte takimi i shumëpritur mes tyre.

    Rasti i Parashqevi Simakut, e cila jetonte e pastrehë në Nju Jork tronditi opinionin publik rreth një muaj më parë. Pas ndihmës së dhënë, kryesisht nga biznesmeni shqiptaro-amerikan Elton Ilirjani, situata e këngëtares paraqitet më e mirë.

    Aktualisht ajo qëndron në një hotel në New York, i cili u mundësua nga biznesmeni Elton Ilirjani.

  • Shpopullim ALARMUES në Tiranë: 22% e të rinjve largohen nga kryeqyteti

    Shpopullim ALARMUES në Tiranë: 22% e të rinjve largohen nga kryeqyteti

    Tirana është i vetmi qark në vend që njohu një rritje të lehtë të popullsisë me 1.2%, ndërmjet 2011 dhe 2023, por nga ana tjetër ka pësuar rënie të mprehtë të popullsisë së re në moshë 15-19 vjeç.

    Sipas të dhënave nga Cens 2023 qarku i Tiranës kishte 158,288 persona të moshës 15-29 vjeç, nga 202 mijë që ishin në vitin 2011 me rënie gati 22 %.

    Rritja e popullsisë së përgjithshme dhe rënia e mprehtë e të rinjve tregon për një ndryshim të strukturës së popullsisë në favor të plakjes së popullsisë. Ky tregues është një sinjal i fortë për trendët e konsumit të qarkut më të rëndësishëm në vend.

    Për dekada me radhë Tirana është qarku që ka shërbyer si qendër graviteti për të rinjtë e të gjithë vendit, për shkak se ka korpusin universitar publik më të madhin në vend.

    Të rinjtë që vijnë për studime në Tiranë zakonisht zgjedhin të mos kthehen më në vendet e origjinës dhe të bëhen banorë të Tiranës dhe të jenë konsumatorët më të mëdhenj të banesave të reja.

    Po gjatë dekadës së fundit kostot e jetës në Tiranë janë rritur më shpejt se pagat për të rinjtë, kështu që të rinjtë nga rrethet janë duke e përdorur kryeqytetin si një trampolinë për të emigruar në vendet e tjera.

    Studentët po qëndrojnë në Tiranë sa për të përgatitur infrastrukturën, kurset gjuhet e huaja dhe kualifikimet teksa tentojnë të ikin me kontrata pune jashtë vendit.

    Largimi i të rinjve ka qenë si një pandemi për Shqipërinë e tranzicionit dhe ky është dëmi më i madh që i shkaktuar sidomos perspektivës së zhvillimit.

    Të dhënat e Cens 2023 tregojnë se Gjirokastra, Fieri, Lezha dhe Elbasani kishin rënien me të madhe të rinjve që nga viti 2011.

    Gjirokastra që është edhe qarku më i plakur i vendit u përball me rënien më të fortë të numrit të rinjve ndërmjet dy censeve me 55%.

    Në vitin 2023 në këtë qark u numëruan rreth 7 mijë persona në grup-moshën 15-29 vjeç nga rreth 17 mijë që ishin në vitin 2011.

    Në qarkun e Fierit rënia ishte 53.5%, duke e çuar numrin e tyre në 38 mijë më 2023 nga 71 mijë që ishin në 2011. Lezha gjithashtu kishte rënie me 49 për qind i ndjekur nga Elbasani po në këtë masë.

    Normat e emigrimit të rinjve në Shqipëri në 10 vitet e fundit kalojnë edhe vendet që kanë përjetuar lufta të përgjakshme, atyre që jetojnë në diktuara ekstreme dhe vendeve tmerrësisht të varfra.

    Të dhënat e Eurostat tregojnë se nga viti 2013 në 2023 në vendet e Bashkimit Europian kërkuan azil 64.2 mijë shqiptarë nën 18-vjeç. Në vlerë absolute kjo shifër ishte e pesta në botë, por, në raport me popullsinë, Shqipëria kishte normën e dytë më të lartë në botë të azilkërkuesve nën 18 vjeç në BE, me 241 të rinj për 10 mijë banorë, pas Sirisë./ Monitor.

  • I shpallur në kërkim/ Bëhet virale videoja në club e Jetmir Pepajt duke puthur Klea Prengën

    I shpallur në kërkim/ Bëhet virale videoja në club e Jetmir Pepajt duke puthur Klea Prengën

    Jetmir Pepaj është një person i njohur tashmë në media

    Ai është ish-bashkëshorti i Mariela Berishës, e cila së bashku me të motrën dhunoi barbarisht blogeren Klea Prenga, duke e goditur me shishe në fytyre.

    Pepaj është shpallur në kërkim pasi ka qëlluar me armë dy herë brenda një lokali të natës.

    Ndërkohë që në rrjete po qarkullon një video e tij, ku shfaqet duke i hedhur krahun në qafë Klea Prengës.

  • Qëlluan me armë zjarri nga një automjet në drejtim të dy personave, identifikohen autorët! Kush janë 2 vëllezërit e shpallur në kërkim

    Qëlluan me armë zjarri nga një automjet në drejtim të dy personave, identifikohen autorët! Kush janë 2 vëllezërit e shpallur në kërkim

    Policia ka identifikuar autorët që qëlluan me armë zjarri nga një automjet në drejtim të dy personave, ngjarje e ndodhur në qytetin e Beratit ditën e djeshme (2 Janar).

    Blutë informojnë se autorët e dyshuar janë dy vëllezërit nga Durrësit, 36-vjeçari me iniciale F. M., dhe 35-vjeçari me iniciale M. M..

    Dy vëllezërit raportohet se qëlluan me armë zjarri në drejtim të shtetasveme iniciale A. M., dhe A. Dh., 39 vjeç, të dy banues në Berat.

    Ndërkohë po vijojnë kontrollet intensive në bashkëpunim me DVP Durrës, për kapjen e dy vëllezërve të shpallur në kërkim.

    Njoftimi i policisë:

    Berat/ Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbasditen e djeshme, ku dy shtetas qëlluan me armë zjarri nga një automjet në drejtim të shtetasve A. M., dhe A. Dh., 39 vjeç, të dy banues në Berat, ju informojmë se:

    Në vijim të veprimeve të shpejta hetimore, nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Berat, është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve F. M., 36 vjeç dhe M. M., 35 vjeç, (vëllezër), të dy banues në Durrës.

    Vijojnë kontrollet intensive në bashkëpunim me DVP Durrës, për kapjen e dy vëllezërve të shpallur në kërkim.

    Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet intensive për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

    Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për veprime të mëtejshme.

  • Qëlloi me armë zjarri në klubin e natës, shpallet në kërkim 33 vjeçari! Kush është i riu, u bë “mollë sherri” për dhunimin e Klea Prengës nga Antonela Berisha dhe e motra

    Qëlloi me armë zjarri në klubin e natës, shpallet në kërkim 33 vjeçari! Kush është i riu, u bë “mollë sherri” për dhunimin e Klea Prengës nga Antonela Berisha dhe e motra

    Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim Jetmir Pepajn, 33-vjeçarin i cili qëlloi me armë zjarri në klubin e natës në Tiranë.

    Ngjarja ndodhi në klubin e natës në rrugën “Liman Kaba” më datë 01 Janar 2025 rreth orës 04:30.

    Raportohet se nga kqyrja e vendit të ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë

    “Në përfundimin të veprimeve të para hetimore nga Komisariati i Policisë Nr.2, nën drejtimin e Prokurorisë u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit J.P, 33 vjeç. Ky shtetas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në një ambient festiv në rrugën “Liman Kaba” më datë 01.01.2025 rreth ores 04:30. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë”, njoftoi policia e Tiranës.

    Si ndodhi ngjarja

    Jetmir Pepaj akuzohet nga policia për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike.

    I riu është ish-bashkëshorti i Mariela Berishës, e cila së bashku me motrën e saj, ish-banoren e Big Brother Vip, Antonela Berisha, akuzohen për dhunimin e blogeres Klea Prenga.

    Ngjarja tronditëse u bë publike nga vetë Klea Prega në rrjetet sociale, ku tregoi plagët dhe dëmtimet e rënda në fytyrë.

    Arsyeja e dhunimit të blogerjes, ishte një romancë që ajo kishte nisur me Jetmir Pepajn.

    Prapaskenat e sherrit

    Ngjarja ndodhi më 6 gusht në një nga lokalet e kryeqytetit. Dy motrat Berisha u dorëzuan në polici pas 2 muajsh në arrati dhe u lanë të lira nga gjykata.

    Por si ka nisur përplasja mes motrave Berisha dhe Kleas? Disa muaj më parë, Mariela dhe partneri i saj i dhanë fund historisë së tyre 2-vjeçare. Në kohën kur ky raport ishte në ditët e fundit, partneri i saj u largua për disa ditë në Dubai. Mariela ka marrë vesh që në këto ditë, ka qenë edhe Klea. Kjo ka bërë që menjëherë, motra e banores së “Big Brother” të niset urgjent për në Dubai, për të ‘zënë mat’ partnerin dhe të dashurën e tij.

    Nuk dihet se çfarë ka ndodhur në Dubai, por ajo që dihet është se që pas atij udhëtimi, Klea dhe Mariela janë përplasur disa herë virtualisht. Në rrjetet sociale, por edhe me mesazhe, dy vajzat janë ofenduar shpesh me njëra-tjetrën, madje dy motrat e kishin kërcënuar më herët Klean, për lidhjen që ajo kishte nisur me ish-partnerin e Marielës. Situata precipitoi mbrëmjen e 6 gushtit, ku Mariela mori vesh mes miqve se ku gjendej Klea dhe shkoi ta dhunonte.

    Vetë Klea ka reaguar për këto lajme, duke u shprehur se në kohën që ajo ishte lidhur, partneri i saj ishte ndarë nga Mariela. Përmes në reagimi në rrjetet sociale, Klea Prenga shprehet se ajo nuk ka ndërhyrë në asnjë marrëdhënie ekzistuese apo të mëparshme të partnerit të saj dhe Marinela Berishën.

    Sipas saj, personi me të cilin ajo ka qenë në një lidhje, nuk ka qenë i martuar, por ka një fëmije nga marrëdhënia që ka pasur më parë, e cila sipas saj, ka përfunduar para se ata të njiheshin. Në dëshminë e saj para togave të zeza, Antonela u shpreh se gjithçka ka ardhur si pasojë e provokimeve nga ana e Prengës, duke e çuar Marielën të shpërthejë në të tilla veprime.

    “Më vjen shumë keq për çfarë ka ndodhur. Nuk ka qenë aspak qëllim i yni që të ndodhte një ngjarje dhe aq më tepër një pasojë e tillë. Kemi shkuar në restorant, të dyja me motrën për të darkuar. Në një moment ajo është ngritur rrëmbyeshëm nga tavolina, e provokuar nga sjellja e viktimës. Në gjaknxehtësi e sipër, aty në moment, ka rrëmbyer një gotë dhe e ka qëlluar viktimën. Kam ndërhyrë mes tyre vetëm për t’i ndarë, dhe mbi të gjitha për të mbrojtur motrën time. Ka një vit që nuk ndihet aspak mirë. E provokuar në mënyra të ndryshme. Më vjen shumë keq dhe nuk e shikoj dot motrën time në këtë gjendje. Kërkoj ndjesë, dhe jam e gatshme të bëj gjithçka për të normalizuar marrëdhëniet dhe për ta ndihmuar viktimën të rehabilitohet fizikisht, për sa na takon. Kërkoj ndjesë publike përpara Gjykatës”.

    Edhe Mariela në fjalën e saj para Gjykatës, kërkoi ndjesë për ngjarjen dhe u shpreh e gatshme të paguante dëmet.

    “Kërkoj falje për çfarë kam bërë. Nuk e kam dëshiruar, dhe nuk e kam kërkuar apo planifikuar një situatë të tillë dhe aq më pak një pasojë të tillë. Kam mbi një vit që po kaloj një moment dhe një situatë të vështirë psikologjike. Jam në një bashkëjetesë, dhe kam një fëmijë 2 vjeç, i cili ka nevojë për mua dhe për praninë dhe kujdesin tim. Kërkoj mëshirë.”

    Klea Prenga ka reaguar në lidhje me pretendimet e motrave Antonela dhe Mariela Berisha, para gjykatës së Tiranës, në seancën ku u vendosën masat e sigurisë. Antonela Berisha deklaroi se ka qenë Prenga ajo e cila e ka provokuar të motrën, ndërkohë që ato të dyja ishin në lokal thjeshtë për të darkuar. Në videon e publikuar nga Klea Prenga në Instagram, pamje të marra nga kamerat e sigurisë shihen motrat të cilat zbresin nga automjeti dhe drejtohen drejt tavolinës ku Prenga po darkonte me mikeshat e saj.

    “Kamerat e sigurisë tregojnë qartë nëse ju keni qenë duke darkuar në restorant duke hedhur poshtë deklaratat që keni dhënë sot. A ke kërkuar mëshirë në Itali për tentativën për vrasje që kryer dhe që momentalisht je në proces gjyqësor në Itali Mariela Berisha, nëna pa precedentë penal? Fakti që ka fëmijë nuk e bën më të lehtë ose më të pranueshme shmangien e drejtësisë për një krim kaq të rëndë. Nuk ka asnjë justifikim që mund të ulë përgjegjësinë e tyre ligjore për dhunën që më shkaktuan. Këto kriminele, ndërkohë, janë, gjithashtu, në proces gjyqësor në Itali për tentativë vrasjeje ndaj një mashkulli, dhe nuk ka para që mund t’i shpëtojë nga pasojat e veprimeve të tyre. Do të vazhdoj të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të siguruar që drejtësia të triumfojë dhe këto kriminele të marrin dënimin e merituar”,-shkruan Prenga.

  • Livia shpërthen në lot prej Gertës:”Tjetri i martuar me kalama, ti bëre deklarata”

    Livia shpërthen në lot prej Gertës:”Tjetri i martuar me kalama, ti bëre deklarata”

    Debate të tjera janë zhvilluar në Big Brother VIP Albania, ku këtë herë protagonistë janë Livia dhe Gerta.Pas një debti, Gerta i është kthyer Livias duke i përmendur situatën me Mevlanin dhe deklaratat ë ajo kishte bërë kur Mevlani ishte në Big Brother Vip Kosova.

    “Ti e përdore Jozin, siç përdore dhe historinë jashtë. Tjetri i martuar me grua e me kalama në shtëpi, ti dole dhe bëre deklarata”, th Gerta.

    Kjo gjë e ka lënduar Livian e cila i është kthyer duke ngritur zërin dhe ka shpërthyer në lot, duke thënë se ajo nuk mund të fliste pë rnjë situatë, kur s’di asgjë.“Zhulse. Ti këtë histori nuk ke për ta zënë më me gojë. A more vesh? Ti për këtë histori nuk di asgjë. Nuk ke të drejt të më gjykosh”, tha ajo duke qarë.“Ajo është fundërrinë.

    Shko qaj atje matanë”, it ha Gerta ndër të tjera.Kujtojmë që kur ishte Mevlani në BBVK dhe mori lajmin se partnerja tij aktuale ishte shtatzënë. Livia ish e dashura e Mevlanit doli me një deklaratë duke thënë se para se të hynte në atë realityshoë ai i kishte shprehur dashurinë.

  • Tragjike! Makina del nga rruga dhe përfundon në lumë, humbin jetën 3 persona

    Tragjike! Makina del nga rruga dhe përfundon në lumë, humbin jetën 3 persona

    Mbrëmjen e djeshem një aksident ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut në rrugën Rashçe-Saraj ku makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin Vardar.

    Në makinë ndodheshin 5 anëtarë të familjes Asllani ku përfunduan në lumën, dhe si pasojë kanë humbur jetën tre prej tyre.

    Tre gratë që ndodheshin në makinë kanë humbur jetën , ndërsa drejtuesi i makinës akoma nuk është gjetur pasi është rrëmbyr nga rrjedhja e lumit. Aksioni i kërkimit u ndërpre në orët e vona të mbrëmjes duke vazhduar sot për shkak të kushteve atmosferike dhe errësirës.

    Ndërsa fëmija 5-vjeçar gjatë rrokullisjes së makinës ka dalë jashtë dhe ka shpëtuar. Ai u gjet nga kalimtarë të rastit, të cilët e kanë dërguar në spital në Shkup.

    Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe gjetjen e drejtuesit të mjetit.

  • Flluska (imagjinare) imobiliare as do krijohet e as do pëlcasë në 2025

    Flluska (imagjinare) imobiliare as do krijohet e as do pëlcasë në 2025

    Nga Andi Ballta, ABI BANK

    Në shumë ekrane dhe portale ka muaj e muaj që diskutohet për “flluskën” imobiliare që po rritet dhe do “pëlcasë” shumë shpejt. Për javë shohim opinionistë, “specialistë”, analistë, gjithologë, mendjexhij (dhe mendjexhesha) që këmbëngulin se flluska po fryhet nga që dikush vendos të paguajë deri në 5 mijë euro për metër katror. Herë të tjera përmendet si gjetje origjinale mospërputhja e numrit të dritave të ndezura (ose të fikura) në pallate dhe i banorëve që konsumojnë (ose jo) energji. Ka dhe një statistikë që lidh çmimin e raportuar të shitjeve me kreditë në banka dhe më pas nxirret kosinusi alfa që gjithmonë gjen stër-ndërlidhje të çdo gjëje që ndodh me një numër shumë të saktë aktiviteti kriminal. Të gjithë bien dakord që kur ky aktivitet kriminal do të mbarojë, do të sjellë “pa një pa dy” fluskën imobiliare.

    Vetbesimi në qenësinë e flluskës, arsyet e flluskës, urgjenca parapëllcitëse, si dhe shpjegimi i çdo përmirësimi financiar të shqiptarëve, (kryesisht) me krimin e organizuar, më kujton bindjen e shumicës (shumë e shumë vite përpara), se po të hanin tre vezë (të ziera) në ditë, fundi do ishte i dhimbshëm dhe i menjëhershëm.

    Për të gjithë ata shqiptarë (apo diasporën), që kanë parë të ardhurat e tyre të rriten në vitet e fundit, apo të dyfishohet vlera e apartamentit, pavarësisht nga mospërfshirja e tyre historike në trafiqe, apo krime të tjera të organizuara (ose solitare/të pa organizuara), dhe që duan të investojnë në prona imobiliare, lajmi i mirë është që NUK KA ABSOLUTISHT ASNJË shenjë domethënëse statistikore flluskë imobiliare në vitin 2025.

    Flluskat imobiliare pothuaj gjithmonë shoqerohen nga:

    A) rritje e shpejtë e kreditimit,
    B) rritje e interesit të kredisë
    C) rritje e raportit të kredive me totalin e depozitave
    D) rritje e raportit të kredive të këqija.
    Si raportohet më poshtë, ASNJË (ose më qartë ABSOLUTISHT ASNJË) nga këto stimuj të fuqishëm të flluskave nuk egziston sot në Shqipëri dhe nuk pritet të krijohet gjatë 2025.

    (Shumë) Pak Histori

    Shqipëria ka patur vetëm një ngadalësim/“krizë” normale (domethënë pa trazira sociale) financiare në historinë e vet kapitaliste që ndodhi gjatë viteve 2010-2014. Është shumë e thjeshtë të analizosh këtë krizë dhe tipari më domethënës jo i zakonshëm i kësaj krize ka qenë ruajtja e nivelit të çmimeve imobiliare. Pra as kjo krizë nuk solli flluskë domethënëse imobiliare. Ndërkohë që çmimet nuk ranë në mënyrë masive dhe domethënëse (që është tipari kryesor i një flluske), numri i shitjeve të apartementeve u ngadalësua shumë. Arsyet kryesore të kësaj sjelljeje jo të zakonshme kanë qenë niveli i ulët i likuidimeve imobiliare masive. Këto likuidime nuk ndodhën sepse ka patur një nivel të ulët të kreditimit (ose pjesmarrja e lartë e kapitalit) dhe nga një sjellje historike e kujdesshme e bankave (dhe Bankës Qendrore) ndaj klientëve me probleme. Pra shqiptarët dhe sistemi bankar shqiptar vendosën të mos shesin me humbje pasuri imobiliare pavarësisht nga kthimi negativ i atyre viteve (atëherë nuk egzistonte as booking as airbnb dhe qiradhënia ishte shumë e ulët).

    Po pse nuk shikojmë asnjë rrezik domethënës për flluskë imobiliare në vitin 2025?

    1- Shumica e zhurmës rreth flluskës imagjinare lidhet me lejet e ndërtimit të dhëna. Këtu “harrohet” të sqarohet se lejet e dhëna nuk janë ndërtime të përfunduara. Nuk ka shumë sens të krahasosh ndikimin në flluskë imobiliare të PDF-ve të projekteve, me atë të ndërtesave (të përfunduara apo në ndërtim) të pashitura. Flluska nuk vjen nga lejet e aprovuara por nga ndërtesat e pashitura (dhe kryesisht të mbi ngarkuara me borxh).

    2- Edhe sikur të llogaritëshin si të ndërtuara të gjitha lejet e dhëna në 10 vite të fundit (raportohen rreth 9 milionë metra katrorë leje), po të shumëzohen me rreth 600 euro për metër katror që është kosto e ndërtimit (një mesatare e përafert), totali i kostos do të ishte 5-6 miliardë euro. Po të krahasohet kjo kosto me të ardhurat vjetore nga turizmi, rritjes zyrtare të depozitave në sektorin bankar, shitjet zyrtare të raportuara të aseteve imobiliare, dhe preferencës historike të shqiptareve për investime imobiliare, ky investim 5-6 miliardë euro do të ishte shumë i përballueshëm. Ka disa vite që depozitat zyrtare të sistemit bankar rriten me mbi 1 miliardë euro në vit, ndërkohë që shitjet imobiliare të raportuara edhe vetëm të jo rezidentët janë me qindra milionë euro. Nga ana tjetër nuk ka akoma një raport të saktë se çfarë pjese e lejeve ështç ndërtuar (gjithsesi është shumë larg shifrës 9 milion metra katrorë leje). Rritja e depozitave në sistemin bankar dhe shitjet imobiliare te jo rezidentët tregojnë përfshirjen ose potencialin përfshirës të investimit me kapital. Një investim i bazuar në kapital (pra jo në kredi) ka një probabilitet shumë të ulët të çojë në shitje masive që do të çonin në një flluskë.

    3- Rritja e kreditimit të sektorit imobiliar është e moderuar në lidhje me rritjen e depozitave. Pavarësisht rritjes së kredisë, rritja e depozitave ka qenë akoma më e fortë. Raporti i kredive ndaj depozitave për sistemin bankar në Shqipëri vazhdon të jetë tejet i ulët (nën 50%). Flluskat imobiliare në Amerikë pas 2008 ka patur një raport kredi bankare mbi depozita në nivelin 100%, Spanja pas 2012 120%, dhe Kina e para pak viteve 75%.

    Rritja e kreditimit imobiliar në Shqipëri ka qenë e moderuar edhe sepse sistemi bankar dhe Banka Qendrore janë shumë të ndjeshëm ndaj rritjes së kredisë imobiliare. Për më tej, financimi i diasporës ose jo rezidente e që investojnë në mënyrë domethënëse në prona imobiliare, është pothuaj inekzistent. Gjithashtu, Shqipëria nuk ka patur dhe nuk ka kreditime imobiliare afatgjata me norma fikse. Kjo situatë ka mundësuar përfshirje domethënëse të kapitalit në financim. Kjo veçanti (si u shpjegua më lart) ka qenë një nga arsyet e mos renies së çmimeve gjatë 2010-2014 dhe do të vazhdojë të mbetet një faktor stabilizues në çmimet e pronave imobiliare.

    4- Interesat e kredive (përgjithësisht) kanë rënë gjatë vitit të fundit. Euribori është rreth 2.4 përqind sot në krahasim me 4 përqind dy viteve më parë. Ndonëse primi mbi euribor nuk ka patur ndonjë ulje domethënëse (dhe në raste të caktuara është rritur nga kërkesa për fonde të reja) baza e euribor-it është ulur. Periudha e para krizave shoqërohet me rritje të interesit gjë që nuk pritet të ndodhë në 2025.

    5- Zhurma tjetër e madhe për çmime për apartamente prej 4/5 mijë euro për metër katror në fakt i referohet VETËM një numri tejet të vogël sipërfaqesh të banesave shumë të mira dhe të përfunduara ose pothuajse të përfunduara (në Tiranë apo vijë të parë bregdetare). Totali i metrave katrorë që kërkojnë këtë çmim kurrë nuk është më shumë se 300-400 apartamente apo vila. Kërkesa e një shtrese domethënëse sipërmarrësish të rinj dhe ekzistues (apo familjarëve të tyre) për apartamente të tilla është kryesisht nga bumi ekonomik i viteve të fundit dhe kjo kërkesë ka qenë shumë më e lartë se kjo oferta e apartamenteve shumë të mira të përfunduara. Është e vërtetë statistikore që në pesë vitet e fundit është rritur shumë “edhe ferra edhe lepuri”. Ka shumë më shumë të ardhura dhe fitime nga sipërmarrës/e që kërkojnë apartamente apo vila shumë cilësore.

    6- Kërkesa për apartamente në Tiranë apo bregdet në çmim deri në 1500-2000 euro për metër katror vazhdon të përbëjë shumicën dërrmuese të sipërfaqes në ndërtim. Kjo kërkesë është prezente dhe domethënëse.

    7- Rritja e rrogave reale është shumë më domethënëse se sa e raportuara.

    8- Informaliteti në raportimin e fitimit çorodit shumicën e të dhënave makro dhe mikro ekonomike dhe sugjeron frenim të rrogave apo të fitimeve (asnjë nga këto nuk është e saktë). Theksojmë se ky fenomen nuk është unik për Shqipërinë. Psh Greqia nga mos raportimi ka indikatorë ekonomik më të ulët se Bullgaria. Gjithsesi, mungesa e eficensave në mbledhjen dhe përdorimin e taksave deri tani ka qenë e balancuar nga investimet e evazuesve fiskalë në prona, kompani dhe infrastrukturë. Rritja e vazhdueshme dhe domethënëse e pagave dhe fitimeve të kompanive zvogëlon mundësinë e flluskës.

    9- Meritokracia në dhënien e lejeve të ndërtimit ka qenë dhe mbetet një faktor shumë pozitiv në zhvillimin me leverdi të ndërtimit. Në eksperiencën tonë ata që kanë marrë leje kanë qenë si opozitarë të flaktë, mbështetës të hapur të partisë në pushtet, askushë politikë, endërrimtare, etj. Ndryshe nga eksperienca të vendeve të tjera të vogla konkurrente direkt me Shqipërinë, këtu tek ne nuk ka patur asnjë grup që ka bllokuar apo ka vonuar në mënyrë domethënëse dhënien e lejeve apo zhvillimin e konkurrenteve.

    10- Argumenti i dritave të fikura dhe fatura të dritave me konsum zero është shumë pak domethënës për një komb që ka investuar në pasuri imobiliare me fitim negativ për shumë vite (deri sa për fat erdhi booking.com apo airbnb). Mos prezenca në apartamentet që blihen ka qenë dhe është po ashtu tipike për shumë qytete ku jabanxhinjtë vendosin të blejnë prona imobiliare por nuk jetojnë atje. Miami, New York, Marbella etj kanë të njëjtën tipologji. Fakti që shqiptarët vazhdojnë të investojnë në prona imobiliare nuk është as tejet i veçantë, as inovativ, as veçanërisht i mençur. Gjithë bota bën dhe ka bërë fiks të njëjtën gjë për qindra vite. Ka një studim qindra vjeçar të leverdisë së investimit në grupe të ndryshme industrish në vende të ndryshme. Në këtë studim dukshëm pronat imobiliare kanë qenë gjithmonë një investim me kthim më të lartë.

    11- Sot (më shumë se kurrë ndonjëherë) bregdeti shqiptar padyshim ofron një produkt të krahasueshëm në cilësi dhe sasi dhe çmim me zonat turistike me cmime të ulta dhe të mesme. Pavarësisht se do të duhen po aq inxhiniere me famë botërore sa kemi arkitektë të tillë, për të vendosur dhe validuar infrastrukturën e duhur, apo një upgrade të ndërgjegjes kolektive për tu sjellë dhe sheërbyer si vend me çmim të lartë, nuk ka më nevojë të shpjegohet se pse ja vlen të vish një javë në Shqipëri apo të blesh një apartament në bregdet në Shqipëri. Për ata/ato që e njohin Tiranën me vite, e dinë se në zonën e bllokut në Tiranë gjatë të shtunave të shumë muajve dëgjohen shumë gjuhë të huaja. Prurjet e turizmit dhe interesi në prona imobiliare në bregdet pritet të vazhdojë. Si është diskutuar më herët, bregdeti i Shqipërisë është më pak se 20 përqind i zhvilluar (dhe po flasim vetëm për vijën e parë). Prurjet e të ardhurave nga turizmi dhe investimet në zona turistike raportojnë kërkesë të kënaqshme që pritet të vazhdojë gjatë 2025.

    12- Rëndësia e diasporës në investime është shumë e madhe. çdo vit kjo diasporë shtohet në sasi dhe potencial financiar investues në prona imobiliare. Gjithashtu hotelierët e suksesshëm kanë filluar të përdorin emrin e mirë të tyre për të krijuar brande rezidenciale dhe klientela e tyre të hoteleve po i ndjek në investime imobiliare. Kërkesa nga diaspora vazhdon të jetë shumë e kënaqeshme.

    13- Akoma në Shqipëri nuk kemi spekulatorë institucionale që do të ndikonin si në rritjen e shpejtë të çmimeve ashtu dhe në likuidimin masiv të pronave imobiliare në rast krize. Kur këta spekulatorë kanë hyrë në tregjët e Kroacisë, Malit të Zi apo vendeve të tjera të Mesdheut Verior ka patur një rritje më të shpejtë të çmimit. Ky segment investues vazhdon të jetë inekzistent në Shqipëri kryesisht për shkak të:

    Mos njohjes historike të Shqipërise si destinacion investimi,
    Një sistemi gjyqësor në zhvillim,
    Një steriotipi negativ të forcës mbrojtëse të ligjit për investitorë të huaj.
    Ndonëse perceptimi është shumë më negativ se realiteti, mos njohja historike e Shqipërise dhe rastet e mos mbrojtjes së investitoreve të huaj kanë mbajtur dhe mbajnë larg investitorë spekulative të huaj në prona imobiliare.
    Kreditë e këqija si total i volumit të kredive janë në nivelet më të ulta historike (nën 5 për qind). Ngadalësimi/kriza imobiliare në Shqipëri erdhi kur kreditë e këqija ishin afër 20 përqind të totalit.
    Likuidimi masiv i pronave imobiliare është një nga faktorët kryesorë që përshpejton flluskën në plasje dhe shfryrje. Ky lloj likuidimi në Shqipëri është shumë i vështirë nga ana ligjore pasi:
    ndërtuesit kanë pothuaj zero risk penaliteti në mënyrën se si hartohen kontratat e porosisë në rast vonese të investimit si pasojë e mos shitjeve. Risku i mos përfundimit nga mos shitja kryesisht ka qenë dhe është përballuar nga porositësit, pronarët e tokës dhe financuesit. Për pasojë investitoret mund të vonojnë afatin e përfundimit në varësi të kërkesës së shitjeve.
    inventari i apartamenteve të mbaruara dhe të pashitura është shumë i ulet për të krijuar flluskë.
    nuk mund të shiten ndërtesa të pa hipotekuara dhe ndërtesat hipotekohen shumë më vonë se mbarohen
    Pronat imobiliare janë një nga mundësitë e inventarizimit/ruajtjes të pasurisë. Dikush mund të zgjedhë që pasurinë ta mbajë në kompani, dikush tjetër në bono thesari apo korporative, ar, argjend, bursë, monedhë, kripto, etj. Për shkak të limitimit të mundësive të investimit dhe risisë embrionike të zhvillimit të turizmit, investimet imobiliare vazhdojnë të jenë një alternativë domethënëse dhe dominuese në Shqipëri. Ne jemi në fillimet e përdorimit të turizmit si burim domethënes të ardhurash dhe është kjo një nga arsyet e mosnjohjes së të mirës së madhe që na ka gjetur.
    Të gjithe faktoret e mesiperm sugjerojne qe nuk ka asnje arsye makro apo mikro ekonomike për të parashikuar flluskë imobiliare në 2025. Mbase kur të tre fishohen kreditë e këqija, dyfishohet raporti kredi mbi depozitat, apo dyfishohen interesat dhe shumë nga tiparët e sipër përmendura fillojnë të jenë më pak domethënes ka sens të shikohet përqëndrimi i secilit në prona imobiliare.

    Analiza e mësipërme përjashton situata ekstreme (luftë, luftë civile apo akte domethënës terroriste). Gjithsesi, anëtaresimi i Shqipërisë në NATO dhe procesi i pranimit në Bashkimin Europian minimizojnë në mënyrë shumë domethënëse këto rreziqe ekstreme.

  • Humb kontaktet me bashkëjetuesen dhe vajzën/ Burri: Gruaja ime ishte ruse, më 2015 hyra në burg dhe…

    Humb kontaktet me bashkëjetuesen dhe vajzën/ Burri: Gruaja ime ishte ruse, më 2015 hyra në burg dhe…

    Në emisionin Me zemër të hapur në News 24, një burrë nga Kosova kërkon ish-bashkëjetuesen dhe vajzën që ka bërë me të, Dritën.

    Burri shprehet se dëshiron kontakte me vajzën e tij, ndërsa mund të ketë kontakte me bashkëshorten, nëse ajo dëshiron. Ai tha se rusen e ka njohur në Kroaci, e ka dërguar në Kosovë, aty kanë jetuar, kanë bërë një vajzë, e cila tashmë është mbi 30 vjeçe.

    Sipas burrit nga Kosova, kontaktet me familjarët i ka humbur totalisht më 2015, kur edhe ka rënë në burg. Ai shprehet se vajzën nga afër e ka parë që kur ajo ka qenë 2 vjeçe, por se ka folur me të dhe bashkëjetuesen deri para 9 viteve me anë të celularit.

    Burri: Gruaja që ka jetuar me mua ka qenë ruse. Gruaja e ka emrin Larisa. Vajza ime është Drita, është mbi 30 vjeç. Jemi njohur në Kroaci. Unë kam qenë duke punuar në treg në Kroaci dhe ajo erdhi me nënën e saj dhe aty jemi njohur. Ajo ishte ruse dhe zhvilluam më tej dashurinë tonë. Nëna e saj iku në Rusi, ndërsa ne erdhëm në Kosovë. Larisës i pëlqeu Kosova. Unë kam ardhur në Austri dhe nuk kam më kontakte më me të. Ajo nuk erdhi se nuk kishte letra. Në atë kohë, Drita nuk ka qenë as 2 vjeçe. Nuk kemi bërë martesë, por vetëm kemi bashkëjetuar.

    Unë kam foto të gruas dhe të vajzës, Dritës. Vajzën time e kam takuar për herë të fundit më 2015, mua më kapi policia dhe nuk di më asgjë. Nga afër vajzën e kam parë deri në 2 vjeç, pastaj kam folur vetëm me telefon. Në telefon foton e vajzës ma ka dërguar bashkëjetuesja ruse me Viber. Madje, Drita ka bërë edhe një vajzë.

    (Balkanweb)