Author: editor

  • Aksident i rëndë në vend, dy të plagosur

    Aksident i rëndë në vend, dy të plagosur

    Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në Petovë të Fierit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

    Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të lënduar.

    Policia dhe ambulanca kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke transportuar të plagosurit me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier.

    Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.

  • Shqipëria, mes vendeve më të varfëra të Europës, çmimet rivalizojnë shtetet më të pasura

    Shqipëria, mes vendeve më të varfëra të Europës, çmimet rivalizojnë shtetet më të pasura

    Shqipëria është ndër vendet më të varfra të Europës, por për disa çmime mund të krahasohet me shtetet më të pasura.

    Një prej këtyre produkteve janë këpucët. Mesatarisht në Shqipëri një palë këpucë kushtojnë 16% më shumë se mesatarja e Bashkimit Europian.

    Psh, nëse në BE, këpucët janë 100 euro në dyqan, në Shqipëri ato i blen për 116 euro.

    Ky është çmimi i gjashtë më i shtrenjtë në Europë, pas Danimarkës (125%), Islandës (123.5%), Zvicrës (121.6%), Estonisë dhe Finlandës me 117%.

    Më të lirat në Europë, këpucët i gjen në Turqi, me 30% të mesatares Europiane, dmth një palë që në BE kushtojnë 100 euro, në Turqi i blen me 30 euro.

    Edhe për veshjet shqiptarët duhet të shpenzojnë më shumë për shkak të çmimeve të shtrenjta. Veshjet kushtojnë rreth 5% më shumë sesa mesatarja e Europës.

    Edhe në këtë renditje, Shqipëria është e 11-a më e shtrenjtë.

    Në vend të parë është Zvicra (44% më shumë se mesatarja e BE-së), ndërsa më e lira sërish është Turqia, me rreth 30% të mesatares së BE-së.

    Teksa tregtia me pakicë e veshjeve dhe këpucëve është riorganizuar dekadën e fundit drejt qendrave tregtare, çmimet duket se janë bërë më të shtrenjta.

    Sipas të dhënave të Eurostat, në 2014-n, çmimet e veshjeve ishin sa 85% e mesatares europiane, ndërsa ato të këpucëve, sa 92%.

    Këpucët e kaluan mesataren e BE-së në 2020-n (102.9%), ndërsa veshjet në 2023-n.

    Çmimet e shtrenjta çojnë shqiptarët të Gabi

    Të dhëna të tjera tregojnë se me inflacionin e lartë të dy viteve të fundit ka një zhvendosje të blerjeve të konsumatorëve shqiptarë, të cilët kanë frenuar blerjen e veshjeve të reja, duke u zhvendosur tek të përdorurat.

    Të dhënat e INSTAT, nga tregtia e jashtme tregojnë se në 8-mujorin 2024, importet e tekstilit dhe këpucëve në vlerë shënuan rënie me 8.6% dhe nga ana tjetër, importet e veshjeve të përdorura shënuan rritje me 4.7%.

    Gjatë janar-gusht 2024, importet e veshjeve të përdorura arritën 2,47 miliardë lekë nga 2,3 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të vitit 2023.

    Ndërsa tekstilet dhe veshjet e reja shënuan 56 miliardë lekë importe, nga 61,4 miliardë që ishin vitin e kaluar në 8-mujor.

    Importet e veshjeve zënë pjesën më të madhe importit duke arritur në 47.3 miliardë lekë në janar-gusht 2024, me rënie vjetore 8.47%.

    Importet këpucëve shënuan një vlerë prej 8,8 miliardë lekësh në të njëjtën periudhë nga 9,7 miliardë lekë që u importuan në të njëjtën periudhë të vitit 2023 me rënie vjetore 9.3%.

    Rënia e importeve të veshjeve dhe këpucëve vijon për të dytin vit radhazi, pasi edhe më 2023 ishin 4,2% më të ulëta se më 2022.

    Nga ana tjetër, tregu i veshjeve të përdorura po rritet nga viti në vit. Vlera në import kaloi 24 milionë eurot në 8-mujor me rritje vjetore 4.7%./Monitor

  • Ekzekutoi në lokal Elton Çiçën, kush është Jani Alia, i dënuari me burgim të përjetshëm që fshihej në Athinë! Krimi që tronditi ish-Bllokun dhe zanafilla e hakmarrjes

    Ekzekutoi në lokal Elton Çiçën, kush është Jani Alia, i dënuari me burgim të përjetshëm që fshihej në Athinë! Krimi që tronditi ish-Bllokun dhe zanafilla e hakmarrjes

    Jani Alia, i dënuar me burgim të përjetshëm për ekzekutimin në ish-Bllok të Elton Çiçës, krim i ndodhur mbrëmjen e 1 majit 2016 në një lokal në Tiranë, është arrestuar në Athinë nga policia greke dhe pritet ekstradimi i 47-vjeçarit drejt vendit tonë.

    “Departamenti i Policisë Kriminale, pas punës gjurmuese dhe sigurimit të informacionit, identifikoi vendndodhjen e Jani Alia, i cili fshihej në Athinë. Falë bashkëpunimit të ngushtë dhe shkëmbimit të informacionit mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve greke, Policia Greke finalizoi operacionin “IN TIME”, duke arrestuar këtë shtetas”, njoftoi policia e shtetit.

    Masakra ne ish-Bllok

    Jani Alia është dënuar në maj të vitit 2018 për vrasjen e Elton Çiçës në zonën e ish-Bllokut.

    Çiça dhe Alia, të dy nga Tepelena, kishin një histori të gjatë konfliktesh mes tyre që dyshohet se kishin si zanafillë prishjen e pazareve të drogës mes dy grupeve të tyre.

    Ndërsa një tjetër pistë ishte se Alia i ka vrarë Çiçës shokun e fëmijërisë dhe kjo u bë shkak për nisjen e një serie vrasjes dhe atentatesh.

    Ngjarja që dyshohet për nisjen e konfliktit mes dy tepelenasve është vrasja e E. Ballazhiut nga Jani Alia, i cili e goditi 20-vjeçarin me thikë. Ngjarja ndodhi në vitin 2000 në Greqi dhe viktima ishte bashkëmoshatar dhe shok fëmijërie i Elton Çicës. Alia dhe Çica u përballën në një burg të Greqisë, pasi ishin arrestuar për drogë, ku ky i fundit tentoi të hakmerrej për shokun e tij, duke e goditur Alian me thikë. Pas daljes nga burgu, ata nisin atentatet ndaj njëri-tjetrit në Shqipëri.

    Në janar 2016, Alias iu bë atentat, por ai u shpëtoi plumbave, ndërsa mbeti i plagosur një kalimtar rasti. Më 25 prill 2016, Alia u qëllua përsëri, ku këtë herë mori plumb në dorë. Vetëm një javë pas kësaj, Çiça u vra në një lokal në zonën e ish-Bllokut. Hetuesit arritën të identifikojnë Alian si autor përmes bishtit të një cigareje, pasi në kokë mbante kapele dhe nuk identifikohej nga kamerat e sigurisë.

    Si ndodhi vrasja

    Jani Alia ekzekutoi me gjakftohtësi Elton Çiçen në prani të tre personave të tjerë në lokalin “De Niro” në kryeqytet.

    Nga këqyrja e kamerave të sigurisë së lokalit pranë stadiumit “Selman Stermasi”, në Tiranë, ku ndodhi vrasja e Elton Çiçës, shihej momenti kur rreth orës 22:15 minuta vrasësi futet në lokal.

    Në atë moment, në bar “De Niro” fokusohen 5 persona nga kamerat. Një person që qëndronte në këmbë pranë derës, te banaku dhe pak hapa më brendësi të lokalit, në një tavolinë ishin të ulur 4 persona. Në pamje ballore shquhej viktima, Elton Çiça, që qëndronte me kokën ulur duke shkruar diçka në celular, ndërsa në krahun e tij të majtë ndodhej oficeri i Policisë së Tiranës.

    Përballë tyre qëndronin edhe dy persona të tjerë, një gazetar, që ndodhej në krahun e viktimës, me shpinë nga kamera dhe një stomatolog, që shquhej në profil, i cili ndodhej i ulur në karrigen pranë oficerit të Policisë.

    Në lokal u fut një person i veshur sportiv (Jani Alia) dhe me një kapele të bardhë në kokë, që fillimisht dukej si klient që ishte drejtuar për t’u ulur në ndonjë prej tavolinave.

    Por në fakt, ai me hapa të shpejtuar u drejtua te tavolina ku ndodhej viktima. Sapo u afrua aty, duke qëndruar mes Çiçës dhe gazetarit, ai iu drejtua me emër viktimës dhe për më pak se 2 sekonda nxorri pistoletën, duke qëlluar dy herë dhe më pas u largua nga lokali.

  • GJKKO la në detyrim paraqitje Sali Berishën/ Avokati Gjokutaj: Vendim i pakuptueshëm! Jemi të paqartë

    GJKKO la në detyrim paraqitje Sali Berishën/ Avokati Gjokutaj: Vendim i pakuptueshëm! Jemi të paqartë

    Genc Gjokutaj: Gjykata e Apelit e GJKKO vendosi zëvendësimin e masës. Ne jemi të paqartë për këtë vendim. Prokurori kërkonte vetëm që të merrej masa “arrest shtëpie”.

    Kjo gjykatë nuk është më pak e kapur se Gjykata Kushtetuese. Vijmë prapë në krye të herës te kjo histori.

    Vendimi nuk është zbardhur. Ky vendim është zgjidhja më e keqe që i është dhënë ndonjëherë, se nuk ka zgjidhur asnjë problem. Prokuroria në mënyrë arbitrare është nisur nga qëllime politike të ditës, duke zhdukur konceptin e “arrestit në shtëpi”. Ky është vendim i çuditshëm, por duhet ta lexojmë këtë vendim.

  • Apeli i Posaçëm merr vendimin për ish-kryeministrin Sali Berisha

    Apeli i Posaçëm merr vendimin për ish-kryeministrin Sali Berisha

    Apeli i Gjykatës së Posaçme është tërhequr për vendimin pas kërkesës së SPAK për rikthimin e ish-kryeministrit Sali Berisha në arrest shtëpie.

    Engert Pëllumbi është gjyqtari, i cili po shqyrton ankimin e SPAK, kundër vendimit të gjyqtares, Flojera Davidhi, e cila liroi Berishën nga arresti i shtëpisë në fund të nëntorit.

    Sali Berisha është i pandehur për korrupsion në dosjen për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”

  • U kap në Athinë/ Kush është i arrestuari Jani Aliaj, i dënuar për vrasjen e Elton Çiços në 2016

    U kap në Athinë/ Kush është i arrestuari Jani Aliaj, i dënuar për vrasjen e Elton Çiços në 2016

    Arrestohet në Athinë i shumëkërkuar i drejtësisë shqiptare Jani Aliaj, i dënuar me burgim të përjetshëm. Ai u dënua për ekzekutimin e Elton Çiços, më 1 Maj të vitit 2016 në hyrje të ish-Bllokut, brenda një lokali pranë stadiumit “Selmamn Stermasi” në kryeqytet.

    Aliaj i cili ka lindur dhe është rritur në Tepelenë, konsiderohet si një nga individët më të rrezikshëm të krimit shqiptarë dhe drejtues i një organizate të strukturuar, e cila përveç të tjerave, si veprimtari kryesore ka kultivimin dhe trafikimin e drogës. Mbi Aliajn dhe grupin e tij kriminal rëndojnë akuzat për shumë vrasje, por më e bujshmja ishte ajo 1 Majit 2016; ekzekutimi i një tjetër eksponenti të fuqishëm të krimit Elton Çiço.

    Vrasja në fjalë tronditi opinionin në atë kohë, sepse ndodhi në një ambient publik mjaft të frekuentuar nga qytetarët, në zonën e ish-bllokut, teksa Elton Çiço ishte duke pirë kafe me një oficer policie, një doktor dhe 1 gazetar të kronikës së zezë. Pavarësisht nga njerëzit e shumtë, prania e oficerit të policisë dhe gazetarit, Jani Aliaj është futur në lokal dhe ka qëlluar drejt Çiços me gjakftohtësi. Ai vdiq në vend, me dy plumba në kokë.

    Historia e konfliktit mes dy grupeve kriminale me bazë në Tepelenë është shumë më e hershme dhe ka lënë pas, shumë viktima. Si fillesë e kësaj sage hakmarrje mes dy bandave, dyshohet të ketë qenë vrasja e shokut të fëmijërisë së Elton Çiços nga Jani Aliaj. Por përveç kësaj, policia ka ndjekur edhe pistën e një prishjes së pazareve në trafikun e drogës në Greqi ku të 2 grupet nga Tepelena kanë ushtruar aktivitetin kriminal, prej gati dy dekadash.

  • I dënuar me burg përjetë, arrestohet Jani Alia në Greqi

    I dënuar me burg përjetë, arrestohet Jani Alia në Greqi

    Operacion i përbashkët ndërkombëtar për kapjen e të kërkuarve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

    Finalizohet operacioni i koduar “IN TIME” në bashkëpunim me Policinë Greke.

    Në Athinë kapet dhe vihet në pranga i shumëkërkuari Jani Alia, 47 vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm.

    Departamenti i Policisë Kriminale, pas punës gjurmuese dhe sigurimit të informacionit, identifikoi vendndodhjen e Jani Alia, i cili fshihej në Athinë. Falë bashkëpunimit të ngushtë dhe shkëmbimit të informacionit mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve greke, Policia Greke finalizoi operacionin “IN TIME”, duke arrestuar këtë shtetas.

    Interpol Tirana, në koordinim me Interpol Athinën, po vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

    Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për të çuar përpara bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim

  • Arratisen dy shqiptarë nga burgu në Greqi

    Arratisen dy shqiptarë nga burgu në Greqi

    Arratisen dy shqiptarë nga burgu në Kassavetia të Greqisë mbrëmjen e së enjtes.

    Dy të burgosurit, të dy 41 vjeç, ishin dënuar me 20 vjet burg për krime të rënda, përfshirë vrasje, grabitje dhe zjarrvënie. Megjithatë, që nga viti 2019, ata mbaheshin në Burgjet Rurale, në një zonë të pa rrethuar, për shkak të sjelljes së mirë. Dhoma e tyre kontrollohej vetëm disa herë në ditë nga stafi.

    Të arratisurve u kishin dhënë pesë ditë pushim në vitin 2024. Ata përfituan nga kthimi i tyre nga leja e fundit disa ditë më parë për të planifikuar dhe ekzekutuar arratisjen e tyre.

  • Dh*noi dhe kërcënoi me thikë bashkëshortën, 34 vjeçarja tentoi të hidhej nga ballkoni. Shpallet në kërkim 45 vjeçari në Fier

    Dh*noi dhe kërcënoi me thikë bashkëshortën, 34 vjeçarja tentoi të hidhej nga ballkoni. Shpallet në kërkim 45 vjeçari në Fier

    Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin A. Y., 45 vjeç, banues në lagjen “Afrim i Ri”, Fier,

    pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij dhe e ka kërcënuar atë me mjet prerës, e cila nga frika ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga ballkoni.

    34-vjeçarja ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

  • Aeroplani i vogël përplaset me një ndërtesë në Kaliforni, humbin jetën dy persona dhe plagosen disa të tjerë

    Aeroplani i vogël përplaset me një ndërtesë në Kaliforni, humbin jetën dy persona dhe plagosen disa të tjerë

    Dy persona kanë vdekur dhe 18 të tjerë janë plagosur pasi një aeroplan i vogël u rrëzua në një ndërtesë në Kaliforninë jugore. 10 persona u dërguan në spital pët trajtim ndërsa 8 të tjerë morën lëndime të lehta.

    Kongresmeni Lou Correa, i cili përfaqëson zonën e Orange County, rreth 40 km në jug të Los Anxhelosit, tha se ndërtesa ku u përplas aeroplani është një biznes prodhimi mobiljesh.

    Është e paqartë nëse dy personat që vdiqën ishin punëtorë apo ndodheshin në bordin e aeroplanit.

    Rreth 100 njerëz u evakuuan nga fabrika e mobiljeve, sipas gazetës Orange County Register.

    Ky është avioni i dytë që rrëzohet në zonë në dy muajt e fundit, sipas mediave amerikane. Më 25 nëntor, një aeroplan tjetër u përplas me një pemë afërsisht një bllok larg nga përplasja e fundit.