Author: editor

  • Gazeta gjermane: Rama ndalon TikTok-un për të ndikuar në zgjedhje

    Gazeta gjermane: Rama ndalon TikTok-un për të ndikuar në zgjedhje

    Një nga gazetat më të mëdha dhe të rëndësishme në Gjermani, Frankfurter Allgemeine Zeitung, shkruan sot qeveria shqiptare ka marrë vendim për mbylljen e rrjetit social TikTok për një vit pas vrasjes së një adoleshenti.

    Por gazeta shkruan se ka të dhëna që sugjerojnë se mbyllja e rrjetit social ka lidhje me zgjedhjet e majit.

    “Ka disa prova që sugjerojnë se ka një lidhje mes datës së zgjedhjeve në pak më shumë se katër muaj dhe reagimit të Ramës ndaj aktit tronditës të 18 nëntorit.

    Pak para Krishtlindjeve, kreu i qeverisë njoftoi në një takim me mësues dhe prindër se Shqipëria do të mbyllë rrjetin online Tiktok, i cili është veçanërisht i popullarizuar nga fëmijët dhe të rinjtë, për të gjithë vitin kalendarik 2025.

    Megjithatë, do të duhen ende “gjashtë deri në tetë javë” deri në fundin e dëshiruar të Tiktok në Shqipëri, tha Rama, pra deri në shkurt ose mars.

    Tiktok ka rreth 1.5 milionë përdorues në Shqipëri. Ky është një penetrim i lartë në një vend me rreth 2.4 milionë banorë, në grupmoshën e fëmijëve dhe të rinjve, kjo mund të shihet si depërtim pothuajse i plotë,” shkruan gazeta.

    Sipas medias gjermane, rrjeti social ka reaguar duke theksuar se nuk ka lidhje me ngjarjen e rëndë.

    “Përkundrazi, disa raportime konfirmuan se videot që çuan në konfliktin vdekjeprurës ishin postuar në një platformë tjetër dhe jo në Tiktok.

    Edhe opozita, dhe veçanërisht të rinjtë, kritikuan masën brutale.

    Ina Zhupa, deputete dhe zëdhënëse e Partisë Demokratike konservatore të ish-kryeministrit Sali Berisha, e kritikoi “vendimin diktatorial” të Ramës për mbylljen e Tiktok si një “akt serioz të shpërdorimit të pushtetit kundër lirisë së shprehjes dhe demokracisë“.

    Një koment në gazetën e përditshme “Tirana Times” thoshte se me këtë masë, Rama po ndiqte “një politikë të parimeve të lira”, ndërsa në të njëjtën kohë “censuronte opozitën politike në vendin e tij”,” shkruan gazeta

  • A e takoi Parashqevi Simaku djalin e saj? Elton Ilirjani jep përgjigjen e shumëpritur

    A e takoi Parashqevi Simaku djalin e saj? Elton Ilirjani jep përgjigjen e shumëpritur

    Rasti i Parashqevi Simakut, e cila jetonte e pastrehë në Nju Jork tronditi opinionin publik.

    Pas ndihmës së dhënë, kryesisht nga biznesmeni shqiptaro-amerikan Elton Ilirjani, situata e këngëtares paraqitet më e mirë.

    Tashmë këngëtarja e njohur shqiptare pret që të takojë djalin e saj, Luke.

    Një qytetar nga Shqipëria ka pyetur Elton Ilirjanin, nëse Parashqevi Simaku e takoi djalin.

    Biznesmeni i thotë se takimi i këngëtares me të birin do të zhvillohet nesër.

  • Ndryshon mosha e daljes në pension/ Për gratë, 61 vjeç e 10 muaj. Rritet vjetërsia në punë për burrat

    Ndryshon mosha e daljes në pension/ Për gratë, 61 vjeç e 10 muaj. Rritet vjetërsia në punë për burrat

    Teksa qeveria ka deklaruar se do të ndërmarrë një reformë pensionesh, me nisjen e vitit 2025 ndryshon mosha e daljes në pension për gratë si dhe vitet e vjetërsisë në punë për të dy gjinitë, sipas ndryshimeve që hynë në fuqi në janar të vitit 2015.

    Reforma e ndërmarrë 10 vite më parë parashikoi një rritje graduale e moshës dhe vjetërsisë në punë, çka lidhet direkt me masën e pensionit.

    Kështu, gjatë këtij viti një grua duhet të jetë 61 vjeç e 10 muaj, në mënyrë që të përmbushë kriteret e daljes në pension. Me ndryshimet që iu bënë ligjit “Për sigurimet shoqërore”, parashikohet një rritje e moshës së daljes në pension me dy muaj në vit, duke u bërë 63 vjeç në vitin 2032. Më pas do të nisë rritja e moshës edhe për burrat, për të shkuar në 67 vjeç në vitin 2056, për të dyja gjinitë.

    Por, ndonëse burrat nuk preken menjëherë nga zgjatja e moshës së daljes në pension, ata ndikohen nga rritja e viteve të vjetërsisë në punë. Kjo do të thotë se, nëse një burrë, në dhjetor të vitit 2014 duhej të kishte 35 vite vjetërsi, nga data 1 janar 2025 duhet të ketë 38 vjet e 8 muaj.

    E njëjta logjikë vlen edhe për gratë, të cilave paralelisht me moshën u rriten edhe vitet e vjetërsisë në punë. Referuar legjislacionit në fuqi, rritja graduale e vjetërsisë ndikon drejtpërdrejt në masën e pensionit të pleqërisë, duke qenë se është një prej përbërësve të formulës për përllogaritjen e tij.

    Sipas formulës, pensioni përbëhet nga një shumë bazë, që është e barabartë me pensionin social, shumëzim vitet e sigurimit që ka çdo person, pjesëtim vitet e vjetërsisë në punë./scantv

  • Fundjavë me reshje shiu dhe dëbore, termometri zbret në -5 gradë

    Fundjavë me reshje shiu dhe dëbore, termometri zbret në -5 gradë

    Mot i paqëndrueshëm në fundjavë. Meteorologia Lajda Porja shprehet se reshjet e shiut dhe të dëborës do të nisin mbrëmjen e së premtes. Të shtunën do të ketë dëborë të dendur në verilindje dhe juglindje, ndërsa në Ultësirën Perëndimore priten reshje shiu. Temperaturat shkojnë deri në -5 gradë.

    “Territori shqiptar nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut, si fillim në zonat veriore dhe gradualisht pjesërisht zonat qendrore. Shtohet intensiteti i reshjeve në pjesën e dytë të ditës. Gjatë natës, do të ketë rrebeshe shiu në Ultësirën Perëndimore. Rikthehen sonte në mbrëmje reshjet e dëborës në të gjithë zonën malore, për shkak se temperaturat megjithëse janë rritur, në zonat malore mbeten -1 gradë. Parashikohet që e shtuna të jetë e paqëndrueshme, ku do të kemi reshje të dendura dëborë në verilindje dhe juglindje të territorit, si dhe reshje shiu përgjatë Ultësirës Perëndimore. Termometri zbret në -5 gradë në verilindje, në -3 apo -4 në zonat e juglindjes. Ulet termometri në vlerat maksimale për shkak se nuk do të kemi kthjellime deri në 12 apo 13 gradë. E diela dobëson djeshëm reshjet. Do të mbeten vetëm në skajin verior, megjithatë do të jetë një ditë e ftohtë. Termometri do të zbresë në -6 apo -7 në zonat e thella malore dhe maksimalet jo më shumë se 12 gradë celcius.“, u shpreh ajo.

    Sa i përket rajonit:

    “Sonte vonë në mbrëmje nisin reshjet në Kosovë, më së shumti do të jenë reshje dëbore, pasi temperaturat janë në vlera negative. Parashikohet që më të dendura të jenë gjatë të shtunës. E diela sjell ndërprerje të reshjeve, megjithatë do të jetë ftohtë. Temperaturat e ajrit do të jenë -8 më e ulëta dhe maksimalja jo më shumë se 6 gradë. RMV do të ketë reshje shiu gjatë natës, që do të konvertohen të shtunën me reshje dëbore.”/abcnews.al

  • E rëndë në Tetovë, babai vret djalin pas një debati

    E rëndë në Tetovë, babai vret djalin pas një debati

    Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tetovë, ku një 65 vjeçar ka vrarë djalin e tij 39 vjeçar pas një debati. Sipas mediave vendase, trupi i pajetë është gjetur mbrëmjen e enjtes në “Bllok 70” në Tetovë. Sipas informacioneve të para, dyshohet se 65 vjeçari e ka qëlluar të birin me pushkë.

    “Sot (02.01.2025) rreth orës 18:50 në bllokun 70 në Tetovë, S.N.(39) është gjetur në shtëpinë e tij pa shenja jete, me plagë me armë zjarri në kokë. S.N. ka jetuar vetëm me babain e tij, i cili është gjetur pa ndjenja dhe nga ana e Emergjencës Mjekësore është dërguar në Qendrën Urgjente të Tetovës.

    Në dhomën ku është gjetur S.N. është gjetur një pushkë gjuetie. Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve për zbardhjen e rastit, në koordinim me prokurorin publik, është konstatuar se kemi të bëjmë me vepër penale “vrasje” e kryer më datë 31.12.2024, ku pas një konfrontimi fizik të mëparshëm, M.N. (65) ka vrarë me pushkë gjuetie djalin e tij S.N. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të përgaditet parashtresë përkatës”, ka njoftuar policia maqedonase.

  • SPAK kërkon që Sali Berisha të kthehet në “arrest shtëpie”, Apeli i GJKKO-së shqyrton sot ankimimin! Ja ora

    SPAK kërkon që Sali Berisha të kthehet në “arrest shtëpie”, Apeli i GJKKO-së shqyrton sot ankimimin! Ja ora

    Apeli i GJKKO-së shqyrton sot ankimimin e SPAK, që kërkon rikthimin e Sali Berishës në arrest shtëpie.

    Apeli i Posaçëm do shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme në orën 10:00.

    Vijon…

  • Më mirë vonë se kurrë, 50 vjeçe në klasë të … parë!

    Më mirë vonë se kurrë, 50 vjeçe në klasë të … parë!

    As gjashtë, as shtatë, por pesëdhjetë vjeçe në klasë të parë! Dikujt mund t’i duket e pabesueshme, e shumëkush mund të habitet, por aq i kishte një grua nga pjesa qendrore e Kosovës, kur nisi të shkollohej tre vjet më parë.

    “Sikur të më thoshin para shumë vitesh se një ditë do të vija në shkollë, nuk do të besoja kurrë. Por, ja… mrekulli”, thotë Drita.

    Sot 53 vjeçe, ajo ndjek mësimin joformal në Shkollën Fillore “Emin Duraku” në Prishtinë.

    Është institucioni i vetëm publik në kryeqytet që ofron mësim të tillë për të rritur – nga 18 deri mbi 50 vjeç.

    Klasën e parë deri në të pestën, ata e përfundojnë për një vit shkollor, ndërsa vitet tjera zgjasin nga 18 javë.

    Përgjatë kësaj periudhe, ata arrijnë njohuritë e filloristëve, që për arsye të ndryshme, nuk kanë mundur t’i ndjekin si fëmijë.

    Ëndrra e viteve ‘80

    “Ne ishim shumë fëmijë në familje dhe prindërit nuk kishin mundësi ekonomike të na shkollonin të gjithëve”, thotë Drita për Radion Evropa e Lirë, e cila kërkon të mos identifikohet plotësisht.

    Ëndrra për t’u shkolluar kujton se e ka përcjellë nga vitet ’80, kur shihte kushërirën e vet që shkollohej.

    Tregon se vjershat dhe ndonjë shkronjë aty-këtu e ka mësuar prej saj. Por, thotë se kishte edhe një moment më të dashur për të: kur kushërira përgatiste çantën për orarin e ditës së nesërme.

    “Çdo ditë shkoja tek ajo, vetëm ta shihja se si e ndan orarin… Shpesh i lutesha që ta bëja unë në vend të saj”, thotë Drita.

    Ajo nuk dëshiron të flasë shumë për vitet pas, as për të bukurat dhe sfidat që i solli jeta. Por, thotë se me të dëgjuar për mundësinë e mësimit joformal, nuk u mendua shumë.

    Krahas obligimeve familjare dhe punës si mirëmbajtëse, nisi të udhëtonte çdo ditë disa kilometra nga qyteti ku jeton për të shkuar në shkollë në Prishtinë.

    “Biologjia më pëlqen, matematika është më e vështirë. Boll zor të zgjidhësh detyra, por më ndihmojnë edhe arsimtarët”, thotë Drita.

    Ëndrra e lënë në gjysmë
    Një histori të ngjashme me të ndan edhe shoqja e grupit, Flora. Ajo u rikthye në shkollë para dy vjetësh, apo gati 20 vjet pasi që e braktisi pa dëshirën e saj.

    “Unë i nisa mësimet në klasën e gjashtë, por nga fshati im nuk kishte asnjë vajzë dhe rruga deri në fshatin tjetër, ku ishte shkolla, ishte e gjatë… Prindërit shqetësoheshin për sigurinë time dhe më detyruan ta ndërpres shkollën”, kujton e mërzitur Flora, duke mos dashur as ajo të identifikohet plotësisht.

    Sot 34 vjeçe, ajo ndjek mësimin joformal në klasën e nëntë.

    Teksa flet për Radion Evropa e Lirë, tregon se pareshtur ka menduar sesi ta vazhdojë një ditë shkollimin.

    Ajo thotë se ka ndjekur disa kurse rrobaqepësie dhe se është punësuar në një shtëpi dizajni në Prishtinë, porse kjo nuk e ka përmbushur kurrë.

    “Vazhdimisht, më këdo që takohesha, shprehja interesim dhe dëshirë për të vazhduar shkollën… sepse për mua arsimimi nuk njeh moshë”, thotë Flora.

    Dhe, në vitin 2022 iu bashkua grupit të të rriturve në shkollën “Emin Duraku” që kishin fate të ngjashme me të.

    “Më kishte marri malli për bankat, shumë nostalgji, shumë emocione”, shprehet 34-vjeçarja.

    Nxënëset e rritura thonë se e çojnë mirë me njëra-tjetrën dhe, përveçse mësojnë bashkë, gjejnë edhe kohë për argëtim.

    Ndryshe nga Drita, Flora e pëlqen lëndën e matematikës dhe atë të teknologjisë informative.

    Thotë se mësimi në këtë moshë është më sfidues, porse nuk e ka ndërmend të ndalet vetëm me shkollën fillore. Ajo do të ndjekë edhe shkollën e mesme dhe universitetin, që një ditë të bëhet programere.

    “Në këtë mënyrë do ta përmbush ëndrrën e lënë në gjysmë”, thotë Flora.

  • Aksident në Greqi, vdesin dy të rinj, plagoset rëndë shqiptari

    Aksident në Greqi, vdesin dy të rinj, plagoset rëndë shqiptari

    Dy të rinj 16 dhe 18 vjec kanë humbur jetën në një aksident automobilistik në Greqi, ndërkohë një 17-vjecar shqiptar po lufton me jetën në Spitalin “Papabilolaou” të Selanikut.

    Ngjarja ndodhi në Miliona të Prespes, kur mjeti ku udhëtonin tre të rinjtë doli nga rruga dhe u përplas me një pemë. Ata ishin nisur nga Follorina për në Agio Germano.

    Si pasojë e aksidentit ndërruan jetë 16-vjecari Kostantino dhe 18-vjecari Stavro, ndërkohë është plagosur rëndë 17-vjecari shqiptar Klajdi Pero i njohur edhe si Nikos.

    Në media ndërkohë është bërë apel për të dhuruar gjak për të shpëtuar jetën e 17-vjecarit shqiptar.

    (Balkanweb)

  • Agron Llakaj përlot me fjalët për bashkëshorten: Ishe, je dhe do të jesh mes nesh

    Agron Llakaj përlot me fjalët për bashkëshorten: Ishe, je dhe do të jesh mes nesh

    Aktori Agron Llakaj në natën e ndërrimit të viteve ka bërë një dedikim të veçantë për bashkëshorten e tij të ndjerë, Konstantinën.

    “Konstandina ëngjëll, bekim në jetën tonë. Të kemi në shpirt e zemër. Je forca jonë. Ishe, je dhe do të jesh mes nesh ashtu siç ti rrezatoje, mirësi, dritë dhe dashuri”.”, shkruan Llakaj.

    Ai ka treguar hapur dhimbjen e humbjes së bashkëshortes, por ka gjetur forcën për të vazhduar.

  • I fundit! Aksident me vdekje në vend

    I fundit! Aksident me vdekje në vend

    Lezhë/Informacion paraprak

    Rreth orës 07:00, tek mbikalimi ‘Ishull- Lezhë, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin M. M., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin P. N.,

    Si pasojë e përplasjes drejtuesi i motomjetit shtetasi P. N., ka ndërruar jetë në spital.

    Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkakun e aksidentit.