Author: editor

  • Mas*kra në Mal të Zi, qeveria po konsideron ndalimin e plotë të armëve

    Mas*kra në Mal të Zi, qeveria po konsideron ndalimin e plotë të armëve

    Dymbëdhjetë persona, përfshirë dy fëmijë, u vranë dhe katër të tjerë u plagosën pasditen e 1 janarit në Cetinje të Malit të Zi.

    Autori i dyshuar, i identifikuar si 45-vjeçari Aco Martinovic thuhet se kishte qenë duke konsumuar alkool gjatë gjithë ditës kur u përfshi në një sherr me një person tjetër në një restorant në Cetinje, rreth orës 17.30 të 1 janarit.

    Pas grindjes Martinoviç shkoi në banesën e tij për të marrë një armë zjarri e më pas u kthye në restorant duke nisur kasaphanën e tij e duke vrarë disa klientë.

    Më pas, burri u drejtua në 5 lokacione të tjera ku shkaktoi më shumë viktima, përfshirë të afërm të tij.

    Mes të vrarëve janë pronari i restorantit, dhe fëmijët e tij 10 dhe 13 vjeç.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Danillo Sharanovic, e cilësoi ngjarjen si pasojë të marrëdhënieve problematike ndëpersonale.

    Ai tha se autori ishte dënuar me kusht në vitin 2005 për sjellje jo të mirë, por nuk ishte konsideruar si person me interes për sigurinë.

    Në vitin 2022 atij i janë gjetur armë dhe eksploziv, për çka është dënuar në shkallën e parë me tre muaj burgim.

    Kryeministri malazez, Millojko Spajiq e ka përshkruar rastin si tragjedi të tmerrshme ndërsa paralajmëroi ashpërsim të kushteve për mbajtjen e armëve.
    Qeveria e Malit të Zi i ka shpallur tri ditë zie kombëtare, më 2,3 dhe 4 janar. Koncertet e organizuara me rastin e Vitit tëri në Podgoricë, Budva dhe Kotor u anuluan.

  • Shqipëria ndër vendet më të varfra të Europës, por për disa çmime krahasohet me shtetet më të pasura! Veshjet dhe këpucët kushtojnë më shumë se mesatarja e BE

    Shqipëria ndër vendet më të varfra të Europës, por për disa çmime krahasohet me shtetet më të pasura! Veshjet dhe këpucët kushtojnë më shumë se mesatarja e BE

    Shqipëria është ndër vendet më të varfra të Europës, por për disa çmime mund të krahasohet me shtetet më të pasura.

    Një prej këtyre produkteve janë këpucët. Mesatarisht në Shqipëri një palë këpucë kushtojnë 16% më shumë se mesatarja e Bashkimit Europian.

    Psh, nëse në BE, këpucët janë 100 euro në dyqan, në Shqipëri ato i blen për 116 euro.

    Ky është çmimi i gjashtë më i shtrenjtë në Europë, pas Danimarkës (125%), Islandës (123.5%), Zvicrës (121.6%), Estonisë dhe Finlandës me 117%.

    Më të lirat në Europë, këpucët i gjen në Turqi, me 30% të mesatares Europiane, dmth një palë që në BE kushtojnë 100 euro, në Turqi i blen me 30 euro.

    Edhe për veshjet shqiptarët duhet të shpenzojnë më shumë për shkak të çmimeve të shtrenjta. Veshjet kushtojnë rreth 5% më shumë sesa mesatarja e Europës.

    Edhe në këtë renditje, Shqipëria është e 11-a më e shtrenjtë.

    Në vend të parë është Zvicra (44% më shumë se mesatarja e BE-së), ndërsa më e lira sërish është Turqia, me rreth 30% të mesatares së BE-së.

    Teksa tregtia me pakicë e veshjeve dhe këpucëve është riorganizuar dekadën e fundit drejt qendrave tregtare, çmimet duket se janë bërë më të shtrenjta.

    Sipas të dhënave të Eurostat, në 2014-n, çmimet e veshjeve ishin sa 85% e mesatares europiane, ndërsa ato të këpucëve, sa 92%.

    Këpucët e kaluan mesataren e BE-së në 2020-n (102.9%), ndërsa veshjet në 2023-n.

    Çmimet e shtrenjta çojnë shqiptarët të Gabi

    Të dhëna të tjera tregojnë se me inflacionin e lartë të dy viteve të fundit ka një zhvendosje të blerjeve të konsumatorëve shqiptarë, të cilët kanë frenuar blerjen e veshjeve të reja, duke u zhvendosur tek të përdorurat.

    Të dhënat e INSTAT, nga tregtia e jashtme tregojnë se në 8-mujorin 2024, importet e tekstilit dhe këpucëve në vlerë shënuan rënie me 8.6% dhe nga ana tjetër, importet e veshjeve të përdorura shënuan rritje me 4.7%.

    Gjatë janar-gusht 2024, importet e veshjeve të përdorura arritën 2,47 miliardë lekë nga 2,3 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të vitit 2023.

    Ndërsa tekstilet dhe veshjet e reja shënuan 56 miliardë lekë importe, nga 61,4 miliardë që ishin vitin e kaluar në 8-mujor.

    Importet e veshjeve zënë pjesën më të madhe importit duke arritur në 47.3 miliardë lekë në janar-gusht 2024, me rënie vjetore 8.47%.

    Importet këpucëve shënuan një vlerë prej 8,8 miliardë lekësh në të njëjtën periudhë nga 9,7 miliardë lekë që u importuan në të njëjtën periudhë të vitit 2023 me rënie vjetore 9.3%.

    Rënia e importeve të veshjeve dhe këpucëve vijon për të dytin vit radhazi, pasi edhe më 2023 ishin 4,2% më të ulëta se më 2022.

    Nga ana tjetër, tregu i veshjeve të përdorura po rritet nga viti në vit. Vlera në import kaloi 24 milionë eurot në 8-mujor me rritje vjetore 4.7%./Monitor

  • Einxhel Shkira dhe Dj Dagz sërish prindër! Moderatorja zbulon lajmin e bukur: Zoti na bekoi sërish, një jetë e re po vjen mes nesh

    Einxhel Shkira dhe Dj Dagz sërish prindër! Moderatorja zbulon lajmin e bukur: Zoti na bekoi sërish, një jetë e re po vjen mes nesh

    Einxhel Shkira është në pritje të ëmbël. Moderatorja dhe partneri i saj Dj Dagz, me të cilin u njoh në BBV, do të mirëpresin në jetë fëmijën e dytë.

    “3 vjet nga dita që u bëmë Dy dhe sot të Tre presim të bëhemi 4”, shkruan prezantuesja krahas pamjeve.

    Einxhel Shkira shprehet se Zoti i bekoi sërish me dhuratën e tij të cmuar, duke shtuar se një jetë e re po vjen në mesin e tyre.

    Einxhel dhe Dagz janë prindër të një djali, Trev, por nuk kanë zbuluar gjininë e foshnjës së dytë.

    “3 vjet nga dita qe u bem Dy dhe sot te Tre presim te behemi 4 ❤️❤️❤️❤️

    ✨2Janar2022✨ Zoti na ka bekuar serish me dhuraten e tij me te cmuar…nje jete e re po vjen mes nesh dhe ne nuk mund te ishim me mirenjohes dhe perulerisht falenderues qe familja jone po rritet🙏🏻

    Ti ishe surpriza me e madhe e 2024 dhe dhurata me e bukur e 2025🤍 Dad,Mom & your Brother can’t wait for You to be Ours🤍, shkruan Einxhel Shkira,.

  • Këmbimi valutor, 3 janar/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

    Këmbimi valutor, 3 janar/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

    Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 93.9 lekë dhe do shitet me 95.4 lekë.

    Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 97.54 lekë dhe do shitet me 98.4 lekë.

    Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.3 lekë dhe do shitet me 104.4 lekë.

    Ndërsa paundi britanik do blihet me 117 lekë dhe do shitet me 118.4 lekë.

  • Debat i ashpër mes G Banit dhe Olsit, banorët fytyrë më fytyrë…

    Debat i ashpër mes G Banit dhe Olsit, banorët fytyrë më fytyrë…

    Nga ana e tij, Olsi ka thënë se ishte thjesht një batutë, por Olsi ka kërkuar përballje , duke pyetur Olsin se kur i është dukur person i urtë.Edhe pse kanë kaluar vetëm dy javë nga nisja e spektaklit të “Big Brother Vip”, në shtëpi janë zhvilluar debate të forta

    Kështu ka ndodhur edhe sot mes G Banit dhe Olsit, të cilët janë përplasur me njëri-tjetrin. Gjithçka ka nisur pas një komenti të Olsi, i cili ndërhyri teksa G Bani ishte duke diskutuar me Livian dhe Valbonën. Olsi ka thënë “të erdhi zëri ty” dhe ky koment ka bërë që Olsi të acarohet.

    https://www.instagram.com/reel/DEVRIC2sXyx/?igsh=MWk4czlkZjd0Mm9oYQ==

  • Moti bën kthesën e befasishme, nga reshjet e shiut te stuhitë e borës, ja çfarë pritet të ndodhë

    Moti bën kthesën e befasishme, nga reshjet e shiut te stuhitë e borës, ja çfarë pritet të ndodhë

    Shqipëria do të përballet nesër me kushte atmosferike të paqëndrueshme.

    Reshjet e shiut pritet të fillojnë në orët e para të mëngjesit, kryesisht në veri dhe jug, duke u përhapur më pas në pjesën më të madhe të territorit.

    Pasdite do të nisin reshjet e borës, fillimisht në Alpe me intensitet mesatar deri në stuhi, ndërsa në lartësitë mbi 700-800 metra priten reshje më të lehta, herë-herë me intensitet mesatar.

    Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim, me shpejtësi mesatare prej 6 metra për sekondë.

    Në disa zona, sidomos në lugina dhe bregdet, era pritet të forcohet, duke arritur deri në 12 metra për sekondë, e shoqëruar me valëzim të lehtë në det.

    Sa i përket temperaturave, ato do të jenë të ulëta. Në zonat malore parashikohen vlera nga -4 deri në 9 gradë Celsius.

    Në zonat e ulëta temperaturat do të luhaten nga -4 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa në zonat bregdetare pritet të variojnë nga 4 deri në 15 gradë Celsius.

  • Horoskopi ditor, 3 janar, shenjat më me fat

    Horoskopi ditor, 3 janar, shenjat më me fat

    Dashi

    Do e shfrytëzoni ne maksimum këtë dite dhe do qëndroni me pranë partnerit se kurrë me pare. Edhe ndjenjat do i shprehni pa pushim. Beqaret nuk do e dine as vete ta përshkruajnë atë qe do ndiejnë dhe nuk do hedhin asnjë hap pa qene te sigurte. Ne planin financiar do bëni çfarë te mundeni për ta përmirësuar sa me shpejt situatën. Do ja dilni mbanë!

    Demi

    Dite mjaft harmonike dhe e bukur kjo e sotmja për te dashuruarit. Gjithçka qe keni ëndërruar do ju plotësohet dhe do ndiheni mjaft mire. Buzëqeshja nuk do ju largohet për asnjë çast. Beqareve do ju duhet ende te presin për te gjetur dashurinë e madhe. Financat do jene paksa delikate, por fale këmbënguljes suaj situata do filloje te stabilizohet dalëngadalë.

    Binjaket

    Me ne fund do mbarojnë debatet dhe mosmarrëveshjet ne jetën tuaj ne çift dhe atmosfera do filloje te ngrohet. Qe ne mëngjes do keni surpriza nga partneri. Beqaret do takojnë persona mjaft interesante me te cilët ja vlen te krijohet një lidhje. Ne planin financiar do i zgjidhni një nga një te gjitha problemet qe keni pasur dhe do mundoheni ta konsolidoni situatën.

    Gaforrja

    Venusi do jete planeti qe do favorizoje jetën tuaj ne çift sot. Komunikimi do jete i mire dhe debate nuk do ketë aspak. Shfrytëzojeni ditën për te folur për çfarëdo lloj teme. Beqaret do jene ne kërkim te një lidhjeje te qëndrueshme, ndërsa sot mundësitë do jene vetëm për aventura kalimtare. Ne planin financiar nuk duhet te rrezikoni shume sepse situata do jete e paqëndrueshme.

    Luani

    Marrëdhënia ne çift do thellohet edhe me tepër gjate kësaj dite. Do i harroni mosmarrëveshjet dhe do dini te kërkoni falje për gabimet qe keni bere. Beqaret nuk duhet t’i gjykojnë personat qe do i joshin, thjesht le t’iu qëndrojnë larg nëse ju duken te papërshtatshëm. Plutoni do ju nxite te shpenzoni kuturu dhe do keni probleme financiare.

    Virgjeresha

    Konfigurimi i yjeve do jete mjaft pozitiv gjate kësaj dite për jetën tuaj ne çift. Kriza qe ju kishte pushtuar do marre fund dhe tashme do shihni me optimizëm drejt se ardhmes. Beqaret nuk duhet te hezitojnë t’i shprehin sa me shume ato qe ndjejnë sepse vetëm ne këtë mënyrë do mund te krijojnë një lidhje. Ne planin financiar duhet te tregoheni shume te matur.

    Peshorja

    Dite e mrekullueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do kaloni momente te paharruara pranë partnerit tuaj dhe do doni qe dita te mos ketë një fund. Edhe beqaret me ne fund do ndihen te lumtur fale një takime mbresëlënës qe do kenë. Me financat duhet te bëni shume kujdes nëse doni qe situata te mos përkeqësohet. Shpenzoni me kursim.

    Akrepi

    Do jeni shume romantike gjate kësaj dite dhe do kërkoni ne çdo moment ta surprizoni partnerin. Ai do ndihet mjaft mire ne krahët tuaja dhe do ju beje edhe disa deklarata te forta. Beqaret do kenë fat ne dashuri dhe do gjejnë një person me te cilin do ja vleje te krijohet një lidhje. Financat nuk do ketë asnjë ndryshim nga disa kohe me pare.

    Shigjetari

    Nëse nuk doni te keni debate dhe mosmarrëveshje ne jetën tuaj ne çift duhet te tregoheni paksa me tolerante me partnerin dhe te mos e teproni me kritikat. Beqaret do fillojnë te njihen me një person te thjeshte, por qe ka mjaft vlera. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë mire do ishte te mos investoni shuma te mëdha për objekte te panevojshme për momentin.

    Bricjapi

    Priten ndryshime rrënjësore gjate kësaj dite për jetën tuaj ne çift. Do flisni me hapur me partnerin dhe do i sqaroni njëherë e përgjithmonë pengjet qe ju kishin mbetur. Beqaret ka gjasa te njihen me disa persona ne ambientet e punës. Gjithsesi nuk duhet te nxitohen për asgjë. Ne planin financiar duhet te merreni me tepër me menaxhimin e te ardhurave.

    Ujori

    Mos hezitoni te bëni deklarata dashurie gjate kësaj dite sepse vetëm ne këtë mënyrë marrëdhënia ne çift do vazhdoje te jete e ngrohte. Beqaret do kenë shume fat dhe do e gjejnë personin për te cilin kane ëndërruar aq shume. Ne planin financiar do i keni idetë shume te qarta dhe situata do vije duke u përmirësuar. Edhe shpenzimet do i kryeni me maturi.

    Peshqit

    Sektori i dashurisë do jete mjaft i trazuar për ju qe jeni ne një lidhje. Do keni shpesh debate te forta me partnerin dhe nuk do dini nga t’ia mbani. As për beqaret nuk është dita e favorshme për te filluar histori dashurie. Prisni edhe pak kohe. Financat do jene ne një gjendje te qëndrueshme edhe pse nuk do kujdeseni aq sa duhet për to.

  • Dy shenjat e horoskopit që lënë tersin dhe fatin e keq pas! 2025 do të jetë viti i tyre plot suksese dhe…

    Dy shenjat e horoskopit që lënë tersin dhe fatin e keq pas! 2025 do të jetë viti i tyre plot suksese dhe…

    Të gjitha shenjat e zodiakut kanë përjetuar ulje-ngritjet e tyre në vitin 2024, por viti i ri sjell një sërë ndryshimesh astrologjike që premtojnë të sjellin fat dhe zhvillime pozitive.

    Për dy shenja të veçanta në veçanti, 2025 është një vit ndryshimi dhe rinovimi, pasi kombinimet dhe tranzitet e rëndësishme planetare sjellin mundësi të rëndësishme për rritje personale dhe çlirim nga vështirësitë e së kaluarës.

    Peshorja dhe Bricjapi pritet të përjetojnë rilindje në vitin 2025.

    Peshorja

    2024 ishte një vit i vështirë për peshoren. Gjatë 2024-ës personat që i përkasin kësaj shenje të zodiakut përpiqeshin vazhdimisht të kënaqnin të tjerët dhe të mbanin marrëdhënie që në thelb kishin mbaruar shumë kohë më parë. Sidoqoftë, që nga 11 janari 2025, “nyja jugore” largohet nga peshorja, duke ofruar lehtësim të menjëhershëm. Ky ndryshim sjell perspektivë të re. Është koha e përkryer që peshorja të përqafojë rritjen dhe shkëlqimin personal. 2025 premton një fillim të ri, duke i dhënë peshores mundësinë për të ecur përpara me vetëbesim dhe optimizëm më të madh.

    Bricjapi

    Bricjapi ka qenë nën ndikimin e Plutonit për dekada, duke luftuar me errësirën dhe ndryshimet e mëdha që nuk ishin gjithmonë për të mirë. Por me kalimin e plutonit në ujor për 20 vitet e ardhshme, bricjapi më në fund mund të lërë pas vetes barrën e rëndë që ka mbajtur. 2025 do të jetë një vit relaksi dhe qetësie. Pa presione të mëdha, bricjapi do të jetojë më i qetë dhe në harmoni, duke u fokusuar në rivendosjen e ekuilibrit dhe prosperitetit në jetën e tij.

  • Skandal në agjencinë funerale?! Qytetari denoncon djalin e pronarit: Na kërcënoi, na tha merrni kufomën dhe largohuni. Përgjigjet biznesmeni, ja çfarë pretendon

    Skandal në agjencinë funerale?! Qytetari denoncon djalin e pronarit: Na kërcënoi, na tha merrni kufomën dhe largohuni. Përgjigjet biznesmeni, ja çfarë pretendon

    Një situatë e pakëndshme dyshohet se ka ndodhur në një agjenci funerale në kryeqytet.

    Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e News 24, se djali i pronarit të agjencisë funerale “Parajsa” ka kërcënuar të afërmit e personit, për të cilin po zhvillohej një ceremoni mortore ne ambientet e agjencisë.

    Qytetari pretendon se djali i pronarit i ka kërcënuar ata teksa po vajtonin nënën e tyre të vdekur.

    Ai thotë se një person (duke iu referuar denoncimi bëhet fjalë për djalin e pronarit të agjencisë funerale) u është drejtuar familjarëve me fjalët: “Merrni kufomën e nënës dhe largohuni”.

    Ai thotë se ky person që ka kërcënuar ishte i dehur. Sipas tij, ngjarja ka ndodhur tek agjencia funerale tek ish-Parku i Autobusëve.

    “Një person tek agjenci funerale Parajsa kërcënon të ardhurit për të ngushëlluar dhe i ofendon ata”, thotë qytetari në denoncimin e tij.

    Më tej, në denoncim thuhet se “i biri i pronarit të agjencisë ka sharë e ofenduar gjatë funeralit”. Dyshohet se ai ka qenë në gjendje të dehur, sipas denoncuesit.

    Nga ana tjetër, në një prononcim për News 24, pronari i agjencisë funerale “Parajsa”, Bajram Yzeiri mohon që në këtë agjenci të ketë ndodhur ndonjë ngjarje e pakëndshme.

    Ai thotë se pretendimet janë të rreme, ndërsa paralajmëron padi për shpifje ndaj personit që bëri denoncimin.

  • E RËNDË/ 39-vjeçari gjendet i vrarë me plumb në kokë në shtëpi! Autori dyshohet i ati

    E RËNDË/ 39-vjeçari gjendet i vrarë me plumb në kokë në shtëpi! Autori dyshohet i ati

    Dyshohet se babë e bir janë përfshirë në një konflikt me njëri-tjetrin para krimit,

    Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur sot në Maqedoninë e Veriut, ku një 39-vjeçar ka humbur jetën.

    Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Tetovë, në lagjen “Bllok 70”, ku i riu është gjetur i vdekur në shtëpi. Dyshohet se ai është vrarë me armë zjarri nga babi i tij, i cili po ashtu është gjetur pa ndjenja në shtëpi. Ai është dërguar në spital, teksa policia ka gjetur dhe armën e krimit, një pushkë gjuetie.

    Dyshohet se babë e bir janë përfshirë në një konflikt me njëri-tjetrin para krimit, dhe më pas autori ka qëlluar me plumb në kokë të birin.

    “Sot (02.01.2025) rreth orës 18:50 në Tetovë, personi S.N. (39) është gjetur në shtëpinë e tij pa shenja jete, me plagë me armë zjarri në kokë. S.N. ka jetuar vetëm me babain e tij, i cili është gjetur pa ndjenja dhe nga ana e Emergjencës Mjekësore është dërguar në Qendrën Urgjente të Tetovës. Në dhomën ku është gjetur S.N. është gjetur një pushkë gjuetie. Në koordinim me prokurorin publik po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga policia maqedonase.