Author: editor

  • Dy vëllezërit i ndoqën dy shokët nëpër lagje duke i gjuajtur me breshëri automatiku, detaje nga të shtënat me armë zjarri në Berat. Emrat

    Dy vëllezërit i ndoqën dy shokët nëpër lagje duke i gjuajtur me breshëri automatiku, detaje nga të shtënat me armë zjarri në Berat. Emrat

    Dy shënjestrat e të shtënaveme me armë zjarri ditën e sotme në Berat kanë qenë dy miqtë Antonio Merkaj dhe Apostol Dhëmbi.

    Bëhet me dije se ata ndodheshin te “Karaburant Merko” kur nga një automjet kanë qëlluar në drejtim të tyre.

    Merkaj dhe Dhëmbi janë larguar me vrap nga karburanti ndërkohë që makina i ka ndjekur nga prapa duke qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të tyre.

    Dy shënjestrat janë larguar në brendësi të lagjes “Donika Kastrioti”, atentatorët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

    Asnjëri pre tyre nuk është plagosur nga breshëria e kallashnikovit, teksa bëhet me dije se autorët e atentatit janë dy vëllezëtit Fatjon dhe Marko Maloku, banues në lagjen “Donika Kastrioti” në Berat.

    Sipas të dhënave, konflikti mes dy grupeve ka dyshohet se ka nisur që në Greqi për prishje pazaresh droge mes tyre. Nga ana tjetër, policia pas identifikimit të autorëve, është duke punuar për kapjen e tyre.

  • Përplasen dy makina, raportohet për 5 persona të plagosur

    Përplasen dy makina, raportohet për 5 persona të plagosur

    Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Kosovë, ku 5 persona kanë mbetur të plagosur.

    Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Dubravë të Suharekës, ku janë përplasur dy makina. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka njoftuar se 5 personat që kanë mbetur të plagosur janë dërguar në spital.

    “Me datë 02.01.2025 rreth orës 16:00 është raportuar një aksident trafiku në fshatin Dubravë të Suharekës. Në aksident janë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar dëme materiale dhe 5 persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka deklaruar ai.

    Policia e trafikut kanë dalë në vendngjarje dhe po merren me rastin.

  • Masakroi fqinjin 82-vjeçar, dalin pamjet e autorit pak minuta pas vrasjes (Video)

    Masakroi fqinjin 82-vjeçar, dalin pamjet e autorit pak minuta pas vrasjes (Video)

    Ky është momenti kur 39-vjeçari Fation Janina, autori i vrasjes së fqinjit të tij 82-vjeçar, Paulin Gila, futet në pallatin ku banonte në lagjen 16 në Durrës dhe vetëm disa minuta më pas ai kryen ngjarjen e rëndë.

    Kjo video e siguruar nga Tv Klan është fiksuar nga një kamera në zonë, e cila ka ndihmuar hetuesit në zbardhjen e vrasjes makabër që 39-vjeçari, tashmë i arrestuar, kreu mbrëmjen e 30 Dhjetorit.

    82-vjeçari u godit për vdekje me sende të forta dhe më pas u ther me thikë nga Fation Janina, ngjarje kjo që mendohet të jetë regjistruar rreth orës 20:00.

    Përmes kamerave të sigurisë policia zbuloi se autori ka qenë i vetmi person që hyn në pallat para ngjarjes dhe del disa orë pasi e ka kryer atë.

    Në këto kushte hetuesit verifikuan se cili prej fqinjëve të viktimës, Paulin Gila, mund të fshihej pas këtij krimi, në bazë dhe të dhënave të përftuara në rrugë operative.

    Pas arrestimit të tij, vetë 39-vjeçari ka rrëfyer krimin e rëndë, duke thënë se shkak ishte bërë një borxh në vlerën e 20 mijë lekëve që viktima i kishte atij.

    Autori Fation Janina prej kohësh jetonte i vetëm dhe në zonë njihej si person që konsumonte alkool. I vetëm jetonte dhe viktima, Paulin Gila, baba i 3 djemve, të cilët prej kohësh ndodhen në emigrim në Itali.

  • Konflikti në Sarandë, AMP arreston 4 punonjës policie dhe 4 shtetas

    Konflikti në Sarandë, AMP arreston 4 punonjës policie dhe 4 shtetas

    Një sherr i dhunshëm ka ndodhur në Sarandë më 2 janar 2025, ku Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë së Sarandës ka ndërhyrë për të parandaluar një aksident të mundshëm dhe për të ndaluar një ngjarje të dhunshme. Konflikti ndodhi në fshatin Gjashtë, pranë një restoranti, ku disa shtetas u përfshinë në një përleshje me forcën e policisë.

    Një nga punonjësit e policisë, AS, gjatë përleshjes ka qëlluar me armën e shërbimit, ndërkohë që disa shtetas, përfshirë EN dhe AN, u përfshinë në konfliktin me punonjësit e policisë IS, AS, MS dhe ES. Pas hetimeve dhe verifikimeve, janë arrestuar në flagrancë katër punonjës policie dhe katër shtetas.

    Punonjësit e policisë që janë arrestuar janë: AS, SPZ në Komisariatin e Policisë Himarë, i akuzuar për “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, IS, agjent në seksionin e hetimit në Komisariatin e Policisë së Sarandës, MS, student në Akademinë e Sigurisë, dhe ES, inspektor në Komisariatin e Policisë së Sarandës. Shtetasit që janë arrestuar janë KS, Sh. S., DD dhe KS.

    Dy shtetas, EN dhe AN, janë ndjekur në gjendje të lirë për veprat penale “Shkatërrim i pronës” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”, ndërsa ID dhe B. Ç. janë shpallur në kërkim për akuzat e “Shkatërrim i pronës”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kanosja” dhe “Kundërshtimi i punonjësve të policisë”. Si prova materiale janë sekuestruar 3 pistoleta, 4 automjete dhe 7 aparate celulare.

  • “Kujt i thua të erdhi zëri”/ Debat i ashpër mes G Banit dhe Olsit, banorët fytyrë më fytyrë….

    “Kujt i thua të erdhi zëri”/ Debat i ashpër mes G Banit dhe Olsit, banorët fytyrë më fytyrë….

    Edhe pse kanë kaluar vetëm dy javë nga nisja e spektaklit të “Big Brother Vip”, në shtëpi janë zhvilluar debate të forta.

    Kështu ka ndodhur edhe sot mes G Banit dhe Olsit, të cilët janë përplasur me njëri-tjetrin.

    Gjithçka ka nisur pas një komenti të Olsi, i cili ndërhyri teksa G Bani ishte duke diskutuar me Livian dhe Valbonën. Olsi ka thënë “të erdhi zëri ty” dhe ky koment ka bërë që Olsi të acarohet.

    Nga ana e tij, Olsi ka thënë se ishte thjesht një batutë, por Olsi ka kërkuar përballje , duke pyetur Olsin se kur i është dukur person i urtë.

  • Moti bën kthesën e papritur për nesër, nga reshjet e shiut te stuhitë e borës, ja çfarë pritet të ndodhë

    Moti bën kthesën e papritur për nesër, nga reshjet e shiut te stuhitë e borës, ja çfarë pritet të ndodhë

    Shqipëria do të përballet nesër me kushte atmosferike të paqëndrueshme.

    Reshjet e shiut pritet të fillojnë në orët e para të mëngjesit, kryesisht në veri dhe jug, duke u përhapur më pas në pjesën më të madhe të territorit.

    Pasdite do të nisin reshjet e borës, fillimisht në Alpe me intensitet mesatar deri në stuhi, ndërsa në lartësitë mbi 700-800 metra priten reshje më të lehta, herë-herë me intensitet mesatar.

    Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim, me shpejtësi mesatare prej 6 metra për sekondë.

    Në disa zona, sidomos në lugina dhe bregdet, era pritet të forcohet, duke arritur deri në 12 metra për sekondë, e shoqëruar me valëzim të lehtë në det.

    Sa i përket temperaturave, ato do të jenë të ulëta. Në zonat malore parashikohen vlera nga -4 deri në 9 gradë Celsius.

    Në zonat e ulëta temperaturat do të luhaten nga -4 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa në zonat bregdetare pritet të variojnë nga 4 deri në 15 gradë Celsius.

  • “Nuk le goc pa bërë VIP-e”/ Mevlanit s’i del e keqja me Livian, mesazhi që ka për të

    “Nuk le goc pa bërë VIP-e”/ Mevlanit s’i del e keqja me Livian, mesazhi që ka për të

    Mevlan Shaba ka ndarë së fundmi një mesazh interesant në Instagramin e tij, ku një ndjekëse i shkruan:

    “Aman o Mevlo se nuk le goce pa bërë Vipe. Hajde të rrimë nja 6 muaj bashkë se dua dhe unë të kap Big Brother-in vitin tjetër.”

    Mesazhi duket si një thumb për situatat e kaluara të Mevlanit, dhe ai ka vendosur të përgjigjet me një ironi të lehtë:

    “Jo se e mohon dhe ti pastaj thua u bëra vetë.”

    Kjo deklaratë ka ngritur dyshime te ndjekësit, të cilët e lidhën këtë kunj me Livian, e cila aktualisht ndodhet në Big Brother VIP Albania. Kujtojmë që Mevlani dhe Livia kanë pasur një histori të përfolur në të kaluarën.

  • LAJMI I FUNDIT/Panik në Berat, të shtëna me armë nga automjeti në lëvizje, policia bllokon hyrje-daljet në qytet

    LAJMI I FUNDIT/Panik në Berat, të shtëna me armë nga automjeti në lëvizje, policia bllokon hyrje-daljet në qytet

    Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Beratit, nga një automjet në lëvizje drejt dy personave.

    Policia bën me dije se shtetasit A. M., dhe A. Dh, banues në Berat, kanë njoftuar Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat se dy persona që lëviznin me një automjet kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre, në lagjen “Donika Kastrioti”, në afërsi të spitalit. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

    Pas marrjes së njoftimit shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe si rezultat i reagimit të shpejtë dhe punës paraprake hetimore është bërë e mundur identifikimin i dy autorëve që kanë qëlluar me armë zjarri por për arsye hetimi nuk mund të bëjmë me dije gjeneralitetet e tyre.

    Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e tyre. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

  • Parashikimi i yjeve për vitin 2025, ja cilat janë dy shenjat më të favorizuara të horoskopit

    Parashikimi i yjeve për vitin 2025, ja cilat janë dy shenjat më të favorizuara të horoskopit

    Sipas parashikimeve të yjeve për vitin 2025, dy shenjat që do të jenë më të favorizuara janë Demi dhe Bricjapi.

    Demi: Për ata që janë të lindur nën këtë shenjë, vitin e ri e nisën me shumë mundësi financiare. Jupiteri, duke kaluar në sektorin e financave, do të sjellë mundësi të reja dhe rritje të të ardhurave. Pritet që njohjet profesionale të rriten dhe bashkëpunimet të jenë të suksesshme. Po ashtu, Plutoni do të favorizojë ekuilibrin në jetën tuaj, duke sjellë stabilitet dhe vetëdije më të madhe. Marrëdhëniet personale gjithashtu do të bëhen më të qëndrueshme, duke ofruar siguri dhe qetësi shpirtërore.

    Bricjapi: Ky vit do të jetë një periudhë e re për Bricjapin, duke lënë pas pengesat dhe vështirësitë e kaluara. Ky është një vit për të ndjerë një rikuperim emocional dhe për të shijuar frytet e punës suaj. Do të ketë zhvillime pozitive në fushat e punës dhe të jetës personale, duke krijuar mundësi të reja dhe përmirësime në marrëdhënie dhe mirëqenie. Pas periudhës së vështirë, ky vit do t’ju sjellë një stabilitet të kërkuar, me mundësi zgjerimi në fushën e familjes dhe punës.

  • Pranoi se është homos*ksual, Benardi zbulon nëse ish-bashkëshortja e tij e dinte, shkak i divorcit?

    Pranoi se është homos*ksual, Benardi zbulon nëse ish-bashkëshortja e tij e dinte, shkak i divorcit?

    Mbrëmjen e djeshme, banori i “BBVA4”, Benardi, bëri një deklaratë të guximshme.

    Ai pranoi publikisht se është homoseksual, duke habitur jo pak banorët e tjerë dhe publikun.

    Dy ditë më parë ai tregoi se është divorcuar nga ish-gruaja dhe se është baba i dy vajzave.

    Mirëpo, a ishte shkak për divorcin orientimi i tij seksual?

    Këtë e ka zbuluar sot vetë Benardi gjatë një diskutimi me Aldon.

    I pyetur nga ky i fundit nëse ish-bashkëshortja ishte në dijeni, Benardi tha:

    “Jo, është hera e parë që e tregoj. Kam qenë i përkushtuar ndaj familjes, dy vajzave.”