Author: editor

  • LAJMI I FUNDIT/Panik në Berat, të shtëna me armë nga automjeti në lëvizje, policia bllokon hyrje-daljet në qytet

    LAJMI I FUNDIT/Panik në Berat, të shtëna me armë nga automjeti në lëvizje, policia bllokon hyrje-daljet në qytet

    Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Beratit, nga një automjet në lëvizje drejt dy personave.

    Policia bën me dije se shtetasit A. M., dhe A. Dh, banues në Berat, kanë njoftuar Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat se dy persona që lëviznin me një automjet kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre, në lagjen “Donika Kastrioti”, në afërsi të spitalit. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

    Pas marrjes së njoftimit shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe si rezultat i reagimit të shpejtë dhe punës paraprake hetimore është bërë e mundur identifikimin i dy autorëve që kanë qëlluar me armë zjarri por për arsye hetimi nuk mund të bëjmë me dije gjeneralitetet e tyre.

    Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e tyre. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

  • Parashikimi i yjeve për vitin 2025, ja cilat janë dy shenjat më të favorizuara të horoskopit

    Parashikimi i yjeve për vitin 2025, ja cilat janë dy shenjat më të favorizuara të horoskopit

    Sipas parashikimeve të yjeve për vitin 2025, dy shenjat që do të jenë më të favorizuara janë Demi dhe Bricjapi.

    Demi: Për ata që janë të lindur nën këtë shenjë, vitin e ri e nisën me shumë mundësi financiare. Jupiteri, duke kaluar në sektorin e financave, do të sjellë mundësi të reja dhe rritje të të ardhurave. Pritet që njohjet profesionale të rriten dhe bashkëpunimet të jenë të suksesshme. Po ashtu, Plutoni do të favorizojë ekuilibrin në jetën tuaj, duke sjellë stabilitet dhe vetëdije më të madhe. Marrëdhëniet personale gjithashtu do të bëhen më të qëndrueshme, duke ofruar siguri dhe qetësi shpirtërore.

    Bricjapi: Ky vit do të jetë një periudhë e re për Bricjapin, duke lënë pas pengesat dhe vështirësitë e kaluara. Ky është një vit për të ndjerë një rikuperim emocional dhe për të shijuar frytet e punës suaj. Do të ketë zhvillime pozitive në fushat e punës dhe të jetës personale, duke krijuar mundësi të reja dhe përmirësime në marrëdhënie dhe mirëqenie. Pas periudhës së vështirë, ky vit do t’ju sjellë një stabilitet të kërkuar, me mundësi zgjerimi në fushën e familjes dhe punës.

  • Pranoi se është homos*ksual, Benardi zbulon nëse ish-bashkëshortja e tij e dinte, shkak i divorcit?

    Pranoi se është homos*ksual, Benardi zbulon nëse ish-bashkëshortja e tij e dinte, shkak i divorcit?

    Mbrëmjen e djeshme, banori i “BBVA4”, Benardi, bëri një deklaratë të guximshme.

    Ai pranoi publikisht se është homoseksual, duke habitur jo pak banorët e tjerë dhe publikun.

    Dy ditë më parë ai tregoi se është divorcuar nga ish-gruaja dhe se është baba i dy vajzave.

    Mirëpo, a ishte shkak për divorcin orientimi i tij seksual?

    Këtë e ka zbuluar sot vetë Benardi gjatë një diskutimi me Aldon.

    I pyetur nga ky i fundit nëse ish-bashkëshortja ishte në dijeni, Benardi tha:

    “Jo, është hera e parë që e tregoj. Kam qenë i përkushtuar ndaj familjes, dy vajzave.”

  • Motori përplaset nga një makinë, nënë e bir në gjendje të rëndë

    Motori përplaset nga një makinë, nënë e bir në gjendje të rëndë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Maliq-Pogradec, pranë fshatit Zvirinë.

    Një automjet ka përplasur një motor, ku po udhëtonin dy persona, duke i lënë të plagosur rëndë.

    Në motor ndodheshin një nënë dhe i biri, të cilët janë transportuar me urgjencë në spital për shkak të gjendjes së tyre të rënduar shëndetësore.

    Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

    Paraprakisht, dyshohet se përplasja është shkaktuar nga pakujdesia në drejtim dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor.

    Gjendja e të plagosurve mbetet kritike, ndërsa autoritetet bëjnë apel për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në këtë segment rrugor.

  • Egla Ceno shokon me deklaratën e saj! ‘Teatri, xhepat t’i lë bosh…’!

    Egla Ceno shokon me deklaratën e saj! ‘Teatri, xhepat t’i lë bosh…’!

    Në një intervistë të bërë së fundmi, ajo theksoi se nuk e kishte menduar aspak fitoren, duke u shprehur….

    Egla Ceno, fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania”, ka ndarë emocionet e saj pas triumfit në këtë spektakël të madh, i cili u ndoq nga miliona shqiptarë. Në një intervistë të bërë së fundmi, ajo theksoi se nuk e kishte menduar aspak fitoren, duke u shprehur se ndjehet shumë e lumtur që publiku e ka votuar dhe e ka nxjerrë fituese.

    Ishte një gëzim i madh që publiku më votoi për të më nxjerrë fituese, as që e kisha menduar fitoren. Edhe çmimi prej 100 mijë eurosh ishte një shpërblim që më erdhi në kohën e duhur.

    – tha Egla. Ajo gjithashtu shtoi se, ndryshe nga teatri, ku puna e saj artistike mund të jetë shpërblyer me pasion, por jo me para, kjo fitore ka një rëndësi të veçantë për të.

    Me punën time si artiste, Teatri nuk do t’ia kisha arritur kurrë të bashkonte 100 mijë euro. Teatri është i pasur për shpirtin, por xhepat t’i lë bosh.

    Deklarata e saj ka nxjerrë në pah sfidat ekonomike me të cilat përballen shumë artistë në Shqipëri, duke treguar gjithashtu se si një fitore e tillë në një spektakël televiziv mund të ketë ndikim të madh, jo vetëm në karrierën e saj, por edhe në jetën personale.

  • LAJM I FUNDIT/ Ndërron jetë politikani i njohur shqiptar

    LAJM I FUNDIT/ Ndërron jetë politikani i njohur shqiptar

    Ndërron jetë ish zv.ministri i Punëve të Jashtme në Kosovë, Anton Berisha. Gjatë karrierës së tij politike, Anton Berisha ka shërbyer edhe si ambasador i Republikës së Kosovës dhe si zv.ministër i Punëve të Jashtme.

    Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët.

    Përmes njoftimit familjarët e Berishës bëjnë me dije se ish-zv.ministri i Punëve të Jashtme në Kosovë ndërroi jetë sot 2 janar 2025 si pasojë e një sëmundjeje.

    Anton Berisha, ish zv.ministri i Punëve të Jashtme në Kosovë.

    Njoftimi i familjes:

    Të dashur familjarë dhe miq,

    Me pikëllim të thellë dhe zemër të rënduar ju njoftojmë se babai ynë i shtrenjtë, Anton Berisha, sot, më datë 2 janar, pas një sëmundjeje të shkurtër, u nda nga kjo jetë, duke lënë pas një boshllëk të paimagjinueshëm në zemrat tona.

    Homazhet do të mbahen nesër (3 Janar) nga ora 09:00 deri në orën 12:00, në Kishën Katolike “Shën Katarina” në Pejë.

    Varrimi i tij do të bëhet më datë 3 janar, në orën 13:00, në varrezat katolike. Ndërsa e pamja do të mbahet më 4 janar në restorantin “Koha 3”, në qendër të qytetit, nga ora 09:00 deri në orën 14:00.

  • Stresi po këndonte në skenë, ky është momenti kur kunati i Antonela Berishës qëllon me armë zjarri te “Cinco Cavalli” (Video)

    Stresi po këndonte në skenë, ky është momenti kur kunati i Antonela Berishës qëllon me armë zjarri te “Cinco Cavalli” (Video)

    Të shtëna me armë zjarri u regjistruan natën e ndërrimit të viteve në një nga club-et e kryeqytetit, te “Cinco Cavalli”.

    Siç dhe raportuam më herët autori ka qëlluar dy herë me armë zjarri në ajër, në momentin kur ka qenë duke performuar në skenë reperi Stresi.

    Burime për mediat bëjnë me dije se autori i kësaj ngjarje është Jetmir Pepa, ose i njohur ndryshe si Mir Pepa. Emri i këtij të fundit qarkulloi gjerë e gjatë në verën e vitit që lamë pas, kjo pasi ish-partnerja e tij, Mariela Berisha dhe Antonela Berisha qëlluan me gotë qelqi në fytyrë, Klea Prengën të cilën e akuzuan se kishte lidhje sentimentale me Pepën.

    Më herët policia bëri me dije se ka shpallur në kërkim autorin e ngjarjes në natën e ndërrimit të viteve, por për shkak të hetimeve nuk bëri me dije emrin.

    Sakaq, referuar informacioneve të marra në rrugë jozyrtare Jetmir Pepa ka qëlluar dy herë me armë zjarri në ajër, teksa më pas është larguar nga ambientet e club-it.

    Fatmirësisht si pasojë e të shtënave nuk pati të lënduar, ndërkohë në një video që po qarkullon në rrjetet sociale dëgjohet edhe momenti i të shtënave teksa në skenë këndonte Stresi.

    “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, pas njoftimit të marrë për të shtëna me armë në një ambient festiv në rrugën “Liman Kaba” me datë 01.01.2024, në orët e para të mëngjesit, menjëherë kanë organizuar punën me qëllim identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

    Në vijim të veprimeve intensive shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, shoqëruan dhe pyetën në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen shumë shtetas të cilët dhanë deklaratën e tyre në lidhje me ngjarjen.

    Po në vijim të veprimeve si rezultat dhe i këqyrjes së kamërave, është bërë i mundur identifikimi i shtetasit që kishte qëlluar me armë zjarri në ajër. Për arsye se hetimi vijon nuk bëjmë me dije gjeneralitet e tij. Nga ngjarja nuk ka pasur asnjë person të lënduar.

    Komisariati i Policisë Nr.2, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit po punojnë për dokumentimin e plotë e ngjarjes si dhe për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorit të dyshuar”, njoftoi Policia më herët.

  • Kishte ardhur për festa, ja kush është 24-vjeçarja që u aksidentua për vdekje në Shqiperi

    Kishte ardhur për festa, ja kush është 24-vjeçarja që u aksidentua për vdekje në Shqiperi

    Kjo është 24-vjeçarja, Zoi Ksilla e cila ndërroi jetë mbrëmjen e së mërkurës në aksidentin tragjik në fshatin Zëmblak të Devollit.

    E reja me dokumenta greke ishte duke udhëtuar si pasagjere në mjetin tip “Peugeot” që drejtohet nga i riu Klaudio Kishta.

    Sipas asaj që është bërë me dije deri më tani mësohet se mjeti që drejtohet nga Kishta është përplasur me një tjetër mjet tip “Benz”.

    Goditja ka qenë aq e fortë sa fatkeqësisht ka rezultuar fatale për 24-vjeçaren e cila humbi jetën në vendin e ngjarjes.

    Burime për mediat bëjnë me dije se nga hetimet e deritanishme rezulton se të dy mjetet e përfshira në këtë aksident kanë qenë me shpejtësi tej normave të lejuara.

    Klaudio Kishta në dëshimë e dhënë në polici ka thënë se një kafshë i ka dalë para dhe ka devijuar mjetin për të mos e goditur. Kjo manovër ka rezultar fatale, pasi është përplasur “kokë më kokë” në korsinë tjetër me mjetin tim “Benz”.

    Zoi Ksilla, 24 vjeçarja qe humbi jeten ne aksidentin tragjik

    Policia ka vënë në pranga dy shoferët, ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje e cila rezultoi fatale për 24-vjeçaren. Kjo e fundit ishte kthyer në atdhe për festat e fundvitit dhe pas disa ditësh do të kthehej sërish në Selanik aty ku jetonte dhe punonte prej vitesh.

  • Aksident i trefishtë në aksin Fier-Levan, 3 të plagosur nisen me urgjencë në spital

    Aksident i trefishtë në aksin Fier-Levan, 3 të plagosur nisen me urgjencë në spital

    Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier-Levan, ku tre automjete janë përfshirë në një përplasje.

    Sipas dëshmitarëve, një autobot ka prerë rrugën, duke shkaktuar përplasjen e dy mjeteve të tjera.

    Si pasojë e këtij aksidenti, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

    Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryhen procedurat për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

  • Tragjedia me 12 viktima në Malin e Zi/ Pas vdekjes autorit i gjenden në xhepa 80 plumba, zbardhet dinamika e ngjarjes! 45-vjeçari ka vrarë dhe motrën e tij

    Tragjedia me 12 viktima në Malin e Zi/ Pas vdekjes autorit i gjenden në xhepa 80 plumba, zbardhet dinamika e ngjarjes! 45-vjeçari ka vrarë dhe motrën e tij

    Tetëdhjetë plumba u gjetën në xhepat e Aco Martinovicit, autorit 45 vjeçar të masakrës së ndodhur në Cetinje, në Mal të Zi, ku humbën jetën 12 persona dhe u plagosën katër të tjerë.

    Përveç kësaj, në karikatorin e pistoletës së tij u zbuluan disa fishekë të tjerë kalibri 9 mm, raportojnë burime jozyrtare për gazetën Vijesti.

    Martinovic qëlloi veten pranë shtëpisë së tij dhe ndërroi jetë gjatë transportimit për në spitalin e Cetinjes.

    Ngjarja tragjike nisi dje,1 janar, rreth orës 17:30, në tavernën “Velestovo” pranë Qendrës Sportive, ku ai vrau katër persona. Ai vazhdoi më pas në Bajice, ku vrau katër të tjerë dhe plagosi një person tjetër.

    Në vendbanimin Humci, Martinovic qëlloi për vdekje dy fëmijë dhe, në fund, në Donji Kraji vrau motrën e tij dhe një tjetër person.

    Sipas mediave malazeze, mësohet se viktimë e kësaj tragjedie kanë mbetur shtatë burra, tre gra dhe dy fëmijë të mitur, vëllezër të moshës 10 dhe 13 vjeç.

    Pas ngjarjes, Qeveria e Malit të Zi ka shpallur ditë zie data 2, 3 dhe 4 janar. Po ashtu, u është bërë apel komunave që të anulojnë shfaqjet dhe koncertet e planifikuara këtë fillim vit.