Author: editor

  • Masakra me 10 të vrarë në Malin e Zi, zbardhet ngjarja. Autori u grind në lokal, shkoi në shtëpi dhe u kthye me armë duke qëlluar kush i dilte përpara

    Masakra me 10 të vrarë në Malin e Zi, zbardhet ngjarja. Autori u grind në lokal, shkoi në shtëpi dhe u kthye me armë duke qëlluar kush i dilte përpara

    Autori i vrasjes së shumëfishtë sonte në Malin e Zi, ka marrë arratinë dhe përbën rrezik publik ndaj autoritetet kanë kërkuar që banorët e zonës të mos dalin nga shtëpitë dhe të bëjnë kujdes.

    E ndërkohë që 45 vjeçari Aco Martinoviq kërkohet nga qindra forca policore, është zbardhur ajo që ndodhi sot në tavernën “Velestovo”, raporton noa.al duke cituar ministrinë e Brendshme të Malit të Zi.

    Në një përditësim të dhënash, ministri i Brendshëm i Malit të Zi tha se është rritur në 10 numri i të vdekurve nga breshëritë e armës së zjarrit të autorit në kërkim.

    Hetimi nxori se Martinoviq ka qenë në konflikt edhe më parë me D.K, me të cilin është takuar në tavernën “Velestovo”.

    Martinović u largua për momentin nga lokali dhe shkoi në shtëpi për të marrë armën.

    U rikthye në tavernë dhe hapi zjarr duke qëlluar kë i dilte përpara.

    Nuk u ndal. Pas kësaj, ai shkoi në Humci, ku vrau fëmijët e pronarit të tavernës dhe gruan e pronarit të tavernës.

    Ministri i Brendshëm njoftoi se autori ka hapur zjarr duke vrarë dhe plagosur njerëz në katër vendndodhje të ndryshme.

    Mjekët e Qendrës Klinike në Podgoricë po luftojnë për jetën e katër banorëve të Cetinjës, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme Danilo Sharanoviq.

    Sipas njohurive të deritanishme, Martinoviq nuk është i lidhur me asnjë organizatë terroriste, por më herët është njohur si person me sjellje afektive dhe është arrestuar për armëmbajtje pa leje./noa.al

  • Aksident i rëndë në vend, humb jetën një grua

    Aksident i rëndë në vend, humb jetën një grua

    Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e së mërkurës në aksin rrugor Korçë-Bilisht.

    Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Zemblak ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

    Për pasojë ka humbur jetën një grua që ishte pasagjere në një nga automjetet e aksidentuara me targa greke.

    Përplasja ka qenë shumë e fortë dhe njëri nga automjetet është shkatërruar plotësisht ndaj është dashur ndërhyrja e zjarrfikëseve për nxjerrjen e trupit të pajetë nga automjeti.

  • E PAPRITUR / “Jam baba krenar”, banori deklaron homoseksualitetin në Big Brother VIP dhe shpërthen në lot

    E PAPRITUR / “Jam baba krenar”, banori deklaron homoseksualitetin në Big Brother VIP dhe shpërthen në lot

    Banori i Big Brother Albania VIP 4, Bernardi, ka deklaruar orientimin e tij seksual live në “prime”-n e kësaj të mërkure.

    “Nuk mund ta fsheh më”, tha ai, teksa shpërtheu në lot.

    Banorët e tjerë i shkuan në mbështetje si me veprime dhe me deklaratat duke e “përgëzuar për guximin”.

    Bernard Hulme jeton prej vitesh në emigracion dhe është DJ dhe producent. Ai ka deklaruar se ka dy fëmijë por një vajzë e ka të adoptuar.

    Ai tregoi se e ka marrë nën kujdestarinë e tij vajzën e ish-bashkëshortes vetëm 1 vit pasi kishte lindur vajza e tyre biologjike.

  • Horoskopi për nesër, zbuloni çfarë parashikojnë yjet

    Horoskopi për nesër, zbuloni çfarë parashikojnë yjet

    Dashi

    Kjo ditë do të jetë e mbushur me nervozizëm, ku bëni mirë që të mendoheni para se të flisni, në mënyrë që të shmangni çdo debat. Mundohuni që sqarimet ti shtyni për në ditët në vijim. Evitoni që të mos përhumbeni në mendime, edhe pse ato që kanë të bëjnë me financat, do të jenë të pranishme.

    Demi

    Parashikohet një ditë nën nivelin e duhur sa i takon gjendjes fizike. Ndoshta jeni të lodhur ose jeni prekur nga ndonjë virozë e stinës dhe kjo gjë do të ndikojë në çdo drejtim. Megjithatë përgjithësisht do të jetë një ditë pozitive, edhe pse jo nga më të mirat e javës.

    Binjakët

    Kjo nuk është një prej ditëve më të mira, pasi e keni kokën të mbushur me probleme, qoftë për çështjet profesionale edhe ato sentimentale. Në dashuri gjatë këtyre ditëve, po përballeni me ndonjë stuhi të vogël, ndaj tregohuni të kujdesshëm.

    Gaforrja

    E enjtja do ju gjejë disi të lodhur, por do të keni shumë gjëra për të bërë dhe ju doni që ti bëni me pasion. Mundohuni që të jeni më të qetë dhe të kujdesshëm, duke gjetur zgjidhjen e përkohshme për problemet që nuk presin. Filloni të mendoni për një fundjavë të bukur me njeriun e zemrës.

    Luani

    Në dashuri do të përjetoni shqetësime. Mundohuni që të shmangni diskutimet e ndezura dhe polemikat. Bëni mirë që sqarimet e mundshme ti shtyni për ditët në vijim, në mënyrë që të shmangni problemet.

    Virgjëresha

    Kjo ditë nuk do të jetë aspak pozitive, ku energjia e munguar do ju bëj nervoz. Bëni kujdes në raportet ndërpersonale por edhe në raportin në çift, pasi mund të përdorni fjalë me tonin e gabuar.

    Peshorja

    Do të jetë një ditë e zbehtë në sferën emocionale. Do të ndiheni sikur emocionet të mos ekzistonin dhe çdo gjë do ju duket pa jetë. Me gjasë, ka diçka që ju shqetëson dhe ju bezdis. Mundohuni që të shkoni më tej dhe të prisni fundjavën, kur yjet do të jenë më të favorshëm.

    Akrepi

    Ndiheni disi të tensionuar për shkak të ndikimit negativ të Uranit. Shumë prej jush duan ndryshime në sferën profesionale, por në këtë moment nuk ka mundësi për të ndryshuar situatën aktuale. Mundohuni të mos gaboni. Sa i takon ndjenjave, do të rikthehet dëshira për të dashuruar dhe për të mos qenë më vetëm.

    Shigjetari

    Kjo ditë do ju gjejë disi nervoz, ndaj bëni kujdes ndaj asaj që do të bëni dhe thoni, në mënyrë që të shmangni debatet dhe zënkat. Yjet janë në anën tuaj, por pavarësisht kësaj tensionet do të jenë të shumta. Fundjava do të vijë e përmirësuar.

    Bricjapi

    Hëna do të ketë ndikim tranzit në shenjën tuaj. Në dashuri do të ketë rikuperime! Sa i takon ndjenjave, në javët në vijim parashikohet një projekt i madh i suksesshëm, shkruan noa.al. Marsi dhe Urani ju mbështesin.

    Ujori

    Duhet ti kushtoni më shumë kohë dashurisë dhe ndjenjave, por edhe të veproni e zgjuarsi për ti treguar dikujt që e keni përzemër. Bëni mirë të shmangni polemikat, sidomos ato që i keni me veten.

    Peshqit

    Kjo e enjte do të jetë mjaft e rëndësishme për të konkluduar një marrëveshje. Parashikohet një ditë mjaft pozitive sa i takon dashurisë, në sajë të ndikimit të favorshëm të Uranit, Marsit dhe Venusit. Përfitoni duke lënë pas trishtimin dhe duke parë përpara.

  • EMRI/ Vrasja e 34-vjeçarit grek pas sherrit jashtë klubit të natës, zbulohet identiteti i shqiptarit të arrestuar! Kush është i riu nga Durrësi

    EMRI/ Vrasja e 34-vjeçarit grek pas sherrit jashtë klubit të natës, zbulohet identiteti i shqiptarit të arrestuar! Kush është i riu nga Durrësi

    Liridon Gushali alias Liridon Hoxha, mësohet se është 29-vjeçari shqiptar nga Durrësi, i arrestuar mes katër të dyshuarve për vrasjen e një 34-vjeçari mëngjesin e 1 janarit, në pedonalen e Serres, Greqi.

    Përveç shqiptarit në pranga është vënë edhe një tjetër, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

    Viktima, një 34-vjeçar grek, u godit për vdekje pas një konflikti me autorët. Sipas informacioneve, në këtë ngjarje janë përfshirë katër persona: tre shtetas grekë të moshave 30, 28 dhe 27 vjeç, si dhe shqiptari 29 vjeç.

    Ngjarja ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit, kur një debat mes katër autorëve dhe viktimës përshkallëzoi në dhunë.

    Viktima u godit dy herë me thikë, në zonën e brinjëve dhe të ijeve, duke marrë plagë fatale. Ai u transportua me urgjencë në spitalin e Serres, por ndërroi jetë pak pas mbërritjes.

    Policia ka sekuestruar në vendngjarje edhe gjashtë gëzhoja të një pistolete manovër, ndërsa hetimet për identifikimin dhe kapjen e dy autorëve të tjerë vijojnë.

    Sipas raportimeve nga mediat fqinje, 34-vjeçari i cili u vra në qendër në pedonalen e Serres në rrugën e Korfuzit ishte baba i dy fëmijëve dhe së shpejti do të bëhej sërish baba, pasi bashkëshortja e tij është shtatzënë.

    Si ndodhi ngjarja?

    Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 5 të mëngjesit në rrugën e Korfuzit. Gjithçka nisi kur viktima, i cili ndoshta ishte nën efektin e alkoolit, donte të hynte në një klub nate me dy shokë të tjerë të tij.

    Në derë ka qenë njëri prej autorëve, i cili ka refuzuar hyrjen e grupit, për pasojë ka pasuar fillimisht një konflikt verbal. Grupi i viktimës është larguar dhe pas rreth një ore kanë lënë një takim me grupin e portierëve, ose kanë pritur mbylljen e dyqanit, sepse janë takuar sërish, këtë herë në një rrugicë ngjitur me pedonalen kryesore të qytetit.

    Në vetëm pak minuta situata ka agravuar dhe gjatë përleshjes autorët (katër në numër), kanë plagosur për vdekje me thikë 34-vjeçarin, duke e goditur dy herë në anën e majtë të trupit, konkretisht në brinjë dhe ijë.

    Në fakt, sipas burimeve të policisë, njëri prej autorëve ka qëlluar me pistoletë gazi më shumë se pesë herë në ajër.

    Ndonëse viktima është dërguar me autoambulancë në spitalin e Serresit, pak kohë më vonë ka dhënë frymën e fundit

    Me të mbërritur në vendngjarje ku ndodhi ngjarja e përgjakshme, policia ka lokalizuar dhe ka sekuestruar 6 gëzhoja nga një pistoletë.

    Disa orë më vonë u arrestuan dy nga katër autorët, një 29-vjeçar nga Shqipëria dhe një 27-vjeçar nga Greqia.

    Autoritetet kanë nisur një gjueti për gjetjen dhe arrestimin e dy të tjerëve, një 28-vjeçar dhe një 30-vjeçar. Dosja e ngritur për rastin akuzohet për vrasje me dashje dhe bashkëpunim.

  • Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman presin Vitin e Ri në Shqipëri, modelja publikon momente feste nga Tirana

    Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman presin Vitin e Ri në Shqipëri, modelja publikon momente feste nga Tirana

    Modelja e njohur Almeda Abazi, së bashku me bashkëshortin e saj, aktorin turk Tolgahan Sayisman, dhe dy fëmijët e tyre, kanë zgjedhur ta mirëpresin Vitin e Ri në Shqipëri.

    Familja kaloi festimet në Tiranë, ku shijuan momente të ngrohta familjare.

    Almeda ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa foto nga atmosfera festive, duke sjellë momente të veçanta nga kryeqyteti shqiptar.

    Ajo ka postuar foto krah Tolgahan dhe dy fëmijëve, Efehan dhe Alina, teksa shëtisin në Sheshin Skenderbej.

    “Ju uroj PAQE, shëndet dhe harmoni për te gjithë ju”, shkruan Almeda në postimin e saj, i cili mori shumë reagime pozitive nga ndjekësit.

  • M*sakra në Cetinje, mes viktimave pronari i lokalit si edhe familjarë të tij dhe të autorit! Policia publikon foton e të dyshuarit

    M*sakra në Cetinje, mes viktimave pronari i lokalit si edhe familjarë të tij dhe të autorit! Policia publikon foton e të dyshuarit

    Ka shkuar në 7 numri i viktimave nga të shtënat në një tavernë në Cetinje, në Mal të Zi. Mediat raportuan se fillimisht ka patur një konfrontim fizik në një lokal dhe më pas autori ka shkrepur armën.

    Sipas raportimeve, në mesin e viktimave ka dhe fëmijë të mitur, ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Danilo Sharanoviç, ka njoftuar se në tragjedi ka humbur jetën pronari i restorantit “Velestovo” dhe disa anëtarë të familjes së tij.

    Sharanoviç tha gjithashtu se në mesin e viktimave ishin edhe anëtarët e familjes së Aco Martinoviçit, i dyshuar për kryerjen e vrasjeve.

    “Të gjitha kapacitetet në dispozicion të administratës policore, në krye me drejtorin e Drejtorisë së Policisë, ndodhen në Cetinje me qëllim arrestimin e të dyshuarit për këto vrasje, disa persona janë vrarë, duke përfshirë pronarin e lokalit dhe disa anëtarë të familjes së tij, si dhe anëtarëve të familjes së të dyshuarit për vrasje”, tha Saranoviç.

    Policia ka nisur verifikimet për kapjen e autorit të tragjedisë, i identifikuar si Aco Martinoviç.

    Policia u ka kërkuar qytetarëve të Cetinjës, që të qëndrojnë brenda banesave të tyre, ndërsa theksoi se ngjarja nuk lidhet me përplasje të grupeve kriminale, por është një incident i izoluar.

  • Masakra në Malin e Zi, u vranë 7 persona në një lokal pas një sherri, mes tyre dy fëmijë, 4 të plagosur! Policia në kërkim të autorit. Ja kush është

    Masakra në Malin e Zi, u vranë 7 persona në një lokal pas një sherri, mes tyre dy fëmijë, 4 të plagosur! Policia në kërkim të autorit. Ja kush është

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Cetinjës, ku të paktën shtatë persona kanë humbur jetën pas një konflikti që përfundoi me të shtëna fatale. Mes të vrarëve, mediat malazeze raportojnë edhe për dy fëmijë. Ndërkohë që 4 persona kanë mbetur të plagosur dhe po marrin mjekim.

    Sipas të dhënave fillestare të policisë, incidenti ndodhi në zonën e Bajices, në një tavernë, pas një sherri që nisi si një përplasje fizike.

    I dyshuari kryesor, Aco Martinoviq, raportohet të ketë hapur zjarr pas konfliktit, duke shkaktuar një tragjedi të rëndë. Autori siç bëhet me dije, ka vrarë pronarin e tavernës dhe më pas ka vrarë edhe dy fëmijët e tij.

    Autoritetet janë në kërkim të tij, ndërsa situata mbetet kritike. Njësitë speciale të policisë janë vendosur në terren për të vënë situatën nën kontroll dhe për të arrestuar autorin e krimit.

    Policia ka apeluar qytetarët e Cetinjës që të qëndrojnë të sigurt brenda banesave të tyre, ndërsa theksoi se ngjarja nuk lidhet me përplasje të grupeve të organizuara kriminale, por është një incident i izoluar. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie vazhdojnë.

    Sakaq, lidhur me këtë tragjedi qeveria ka shpallur 3 ditë zie dhe shumë aktivitete dhe koncerte të planifikuar për ditët e para të vitit janë anuluar.

    Policia e Malit të Zi ka publikuar fotografinë e Aco Martinoviqit, të dyshuarit për një krim të rëndë në Cetinje, ku raportohet se ka vrarë të paktën shtatë persona, përfshirë edhe 2 fëmijë.

    Sipas njoftimeve zyrtare, pas kryerjes së krimit në një ambient mikpritës, Martinoviq është larguar i armatosur nga vendngjarja. Policia ka paralajmëruar publikun se i dyshuari është i armatosur dhe shumë i rrezikshëm, ndërsa operacionet për kapjen e tij janë në vazhdim.

    Autoritetet kanë kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për çdo informacion që mund të ndihmojë në arrestimin e Martinoviqit, duke theksuar rëndësinë e shmangies së kontaktit të drejtpërdrejtë për shkak të rrezikshmërisë së lartë të tij. Hetimet për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të këtij krimi vazhdojnë.

  • Tronditëse/ Shkon në 7 numri i të vrarëve në Cetinje të Malit të Zi, mes tyre dyshohet se janë edhe dy fëmijë

    Tronditëse/ Shkon në 7 numri i të vrarëve në Cetinje të Malit të Zi, mes tyre dyshohet se janë edhe dy fëmijë

    Numri i personave të vrarë në Cetinje të Malit të Zi tashmë raportohet se ka shkuar në shtatë.

    Siç raporton transmetuesi publik malazez RTCG, në mesin e shtatë viktimave dyshohet se janë edhe dy të mitur.

    Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në një tavernë, ku një person ka gjuajtur me armë zjarri dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

    Policia atje u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre.

  • E RËNDË! Të shtëna me armë brenda tavernës, të paktën 5 të vdekur

    E RËNDË! Të shtëna me armë brenda tavernës, të paktën 5 të vdekur

    Të paktën pesë persona raportohet se janë vrarë sot në Cetinje të Malit të Zi, nga të shtënat me armë zjarri pas një konfrontimi fizik në një tavernë.

    Sipas raportimeve nga “Vijesti”, mësohet se në atë lokal fillimisht ka ndodhur një përleshje, pas së cilës autori Aco Martinoviç, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar.

    Drejtoria e Policisë apeloi e qytetarët e Cetinjës që të qëndrojnë në banesat e tyre. Njësitë speciale të policisë janë vendosur në terren për të vënë situatën nën kontroll dhe për të arrestuar autorin e krimit.