Author: editor

  • “Pse bëni zhurmë në pallat?”/ Si nisi sherri që përfundoi me plagosjen e babë e bir në Tiranë

    “Pse bëni zhurmë në pallat?”/ Si nisi sherri që përfundoi me plagosjen e babë e bir në Tiranë

    Të tjera detaje mësohen për ngjarjen e ndodhur në Tiranë, ku 34-vjeçari Kristjan Thaçi plagosi me thikë dy komshinjtë e tij dhe më pas u arratis.

    Balkanweb mëson se të plagosurit janë babë e bir.

    34-vjeçari është konfliktuar me komshinjtë dhe më pas i ka qëlluar me thikë e me sende të forta.

    I riu është ankuar se babë e bir “po bënin shumë zhurmë në pallat”.

    Sherri ndodhi në katin e pestë të pallatit. 34-vjeçari Thaçi njihet si person problematik në zonë.

    Të plagosurit janë Arben dhe Marjo Miha, 60 dhe 21 vjeç. Ata janë dërguar për kurim në spital dhe gjenden jashtë rrezikut për jetën.

  • Plagosi dy persona në Tiranë dhe u arratis, kush është autori (EMRI/Foto)

    Plagosi dy persona në Tiranë dhe u arratis, kush është autori (EMRI/Foto)

    Në ditën e parë të vitit të ri 2025, një sherr me dy të plagosur ndodhi në rrugën “Shyqyri Ishmi” në Tiranë.

    Autori Kristjan Thaçi ka plagosur komshiun dhe një tjetër person.

    Gazetari Igli Celmeta ka siguruar për Balkanweb foton e autorit të ngjarjes.

    34-vjeçari Thaçi mësohet se ka plagosur me mjet prerës komshiun e më pas me mjete të forta një tjetër person.

    Ai është arratisur nga vendngjarja, ndërsa policia është vënë në kërkim të tij.

  • Sherr me sende të forta në Tiranë/ 34-vjeçari plagos komshiun dhe një tjetër person

    Sherr me sende të forta në Tiranë/ 34-vjeçari plagos komshiun dhe një tjetër person

    Një sherr ka ndodhur në ditën e parë të Vitit të Ri 2025 në Tiranë. Mësohet se një 34-vjeçar ka dëmtuar me mjet prerës komshiun e tij.

    Më pas, ai ka plagosur me sende të forta një tjetër person.

    Të plagosurit janë në spital, ndërsa policia është vënë në kërkim të autorit.

    Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se autori i ngjarjes është shtetasi Kristjan Thaçi.

    “Tiranë/Informacion paraprak

    Më datë 01.01.2025, rreth orës 16:15, në rrugën “Shyqyri Ishmi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta,në hyrje të pallatit ku banojnë, shtetasi K.Th, 34 vjeç, ka dëmtuar me një mjet prerës komshiun e tij, shtetasin M.N, dhe me sende të forta shtetasin A.N.

    Shtetasit A.N dhe M.N(babë e bir), ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

    Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet me qëllimin kapjen e autorit.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

  • Përplasja mes familjes Simaku dhe Herion Mustafaraj, Elton Iliriani sqaron të vërtetën

    Përplasja mes familjes Simaku dhe Herion Mustafaraj, Elton Iliriani sqaron të vërtetën

    Ditët e fundit, në rrjet u komentua përplasja me familjen e Parashqevi Simakut dhe aktorin e njohur Herion Mustafaraj.

    Në një postim të fundit, sipërmarrësi i njohur Elton Iliriani, i cili është pranë këngëtares prej disa javësh, ka sqaruar se Parashqevia ka një marrëdhënie shumë të mirë me familjarët e saj.

    Po ashtu, Iliriani zbulon se këngëtarja shqiptare, shumë shpejt, për 2-3 ditë, do të takohet edhe me djalin e saj, me të cilin ka plot 15 vjet pa u takuar, si edhe me ish-bashkëshortin e saj.

    “Fakti që familjarët e Parashqevi Simakut janë njerëzit më të afërt të saj, nuk ka pse të diksutohet nga askush, nuk ka pse të vihet në diskutim nga asnjëri prej nesh, sepse të gjithë e dimë sa e rëndësishme është familja për shqiptarët, për çdo shqiptar; për mua, për ju që më dëgjoni tani dhe aq më tepër për Parashqevi Simakun, që familja është gjëja më e rëndësishme, pavarësisht se ç’mund të ketë biseduar në të shkuarën e largët ose në një moment delikat, siç mund të bëjmë të gjithë.

    Unë jam i bindur dhe çfarë kam dëgjuar dhe çfarë kam parë me sytë e mi këto ditë. Parashqevi Simaku ka një dashuri të madhe për familjen e saj, për vëllanë e saj, mbesësn e saj Inën dhe nipin e saj, Ani Simak.

    Kuptohet, dashuria më e madhe e saj është është Luke, që ajo do takohet së shpejti, brenda tri ditësh besoj dhe kuptohet, edhe ish-bashkëshorti i saj, Robert”.

  • Merr zjarr gjatë ecjes makina në ‘bajpasin’ e Murrizit

    Merr zjarr gjatë ecjes makina në ‘bajpasin’ e Murrizit

    Një automjet është shkrumbuar nga flakët këtë të mërkurë në bypassin e Murrizit pjesë e rrugës së Arbrit.

    Dyshohet se në automjet ndodheshin dy të rinj të cilët ishin nisur në drejtim të Qarkut Dibër.

    Fatmirësisht nuk ka patur pasoja tek të rinjtë përfshirja e mjetit nga flakët ndërsa makina është shkrumbuar totalisht.

    Djegia e makinës ka krijuar trafik të gjatë për shkak se automjetet e tjera kishin frikë të kalonin pranë mjetit të djegur pasi mund të shpërthente.

  • Tragjedia në New Orleans/ FBI-ja hedh poshtë deklaratën e kryebashkiakes: Nuk ishte një sulm terrorist, por është..

    Tragjedia në New Orleans/ FBI-ja hedh poshtë deklaratën e kryebashkiakes: Nuk ishte një sulm terrorist, por është..

    10 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një automjet u përplas me një turmë njerëzish në rrugën Bourbon në qytetin jugor të SHBA-së të New Orleans.

    Rruga është e famshme në lagjen franceze të New Orleans dhe ka të ngjarë të ishte e mbushur me turistë dhe vendas që festonin Vitin e Ri.

    Kryebashkiakja e New Orleans, LaToya Cantrell thotë se detajet e sakta të incidentit janë nën hetim, duke shtuar se ajo ka qenë në kontakt me Shtëpinë e Bardhë dhe guvernatorin e Luizianës.

    Ajo gjithashtu shtoi se incidenti ka të ngjara të jetë një sulm terrorist, deklaratë e cila u hodh poshtë nga FBI-ja.

    Agjentja speciale Alethea Duncan e Byrosë Federale të Hetimit (FBI) ka marrë përsipër hetimet, duke thënë: “Ky nuk është një sulm terrorist”.

    Nuk është e qartë pse përshkrimet e FBI-së dhe kryetares së bashkisë për incidentin ndryshojnë, por BBC raporton se mediat po punojnë për të zbuluar më shumë.

    Duncan vazhdoi duke thënë se është gjetur një mjet i mundshëm shpërthyes. Ajo thekson se publiku duhet të qëndrojë larg zonës derisa situata të jetë më e qartë.

  • U gjet i pajetë në banesën e tij, ish-deputeti i PS i jep lamtumirën të vëllait: Më prit se do të vij…

    U gjet i pajetë në banesën e tij, ish-deputeti i PS i jep lamtumirën të vëllait: Më prit se do të vij…

    Altin Isaraj, vëllai i ish-deputetit te PS, dhe ish-drejtorit të Transportit Rrugor, Arben Isaraj, u gjet i pajetë pak ditë më parë në banesën e prindërve të tij, pasi aty jetonte që kur doli nga burgu i Rrogozhinës.

    “Më datë 29.12.2024, në rrugën “Çamëria”, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja jete, shtetasi A.I, 53 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale”, njoftoi policia.

    Altin Isaraj u arrestua nga policia më 22 tetor 2018 për veprën penale ‘Armëmbajtje pa leje’ dhe ‘Prodhim dhe shitje të narkotikëve’.

    Pas arrestimit të vëllait nga Policia e Shtetit, në atë kohe dha dorëheqjen nga posti i drejtorit të Trasnportit Rrugor edhe Arben Isaraj.

    Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ish-deputeti i PS i ka dhënë lamtumirën e fundit vëllait të tij.

    “Lamtumirë Altin!

    Sot, sipas asaj që doje dhe kërkove ti, po të përcjellim pranë nënës dhe babait.

    Shumë motra dhe vëllezër, shokë dhe miq që ti i kishe pafund, do të donin të ishin pranë teje në këtë ditë për të të prekur me dorë, sy edhe lot.

    Por, unë duke i mirëkuptuar dhe i falënderuar, duhet të vendosja atë që doje ti, sepse unë pas ikjes së prindërve, mbeta i vetmi në këtë botë që të preka, të putha dhe përqafova kur “erdhe” dhe “ike” prej saj.

    Lamtumirë Altin!

    Lamtumirë “o Labo”, i miri i të gjithëve dhe i keqi i vetes nga lindja deri në vdekje.

    Lamtumirë vëlla!

    Lamtumirë o gjak që të kam në venat dhe zemrën time.

    Më prit aty me Astritin dhe Violetën, se do të vij… dhe mos ma mbyll atë derë vëlla”, shkruan Arben Isaraj.

  • Viti 2025 nis me gol, talenti shqiptar i Kombëtares barazon sezonin më të mirë të karrierës

    Viti 2025 nis me gol, talenti shqiptar i Kombëtares barazon sezonin më të mirë të karrierës

    Talenti i Kombëtares shqiptare, Anis Mehmeti e ka nisur vitin 2025 në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa ka gjetur rrugën e rrjetës me fanellën e Bristol Sitit në duelin ndaj Plymuth.

    Mehmeti realizoi në minutën e 32-të, të sfidës, duke kaluar në avantazh skuadrën e tij.

    Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1.

    Ky ishte goli i 9 për shqiptarin në këtë edicion, duke barazuar kështu për sa i përket numrit të golave, sezonin më të mirë të karrierës, atë 2022/2023 ku me fanellën e Ykombes në Ligën e Parë, shënoi 9 gola, duke u transferuar më pas te Bristol Siti në Championship.

    Ky është sezoni i tretë që Mehmeti është pjesë e bardhekuqve.

  • Njihuni me katër shenjat e horoskopit që do të jenë më të favorizuarat e 2025

    Njihuni me katër shenjat e horoskopit që do të jenë më të favorizuarat e 2025

    Viti i Ri 2025 do të fillojë mbarë për këto 4 shenja të horoskopit. Sipas astrologëve shenjat më të favorizuara do të jenë: Dashi, Binjakët, Gaforrja dhe Peshqit

    Dashi

    Viti fillon me sundimtarin Mars në mes të një retrogradi që konsumon energji, por motivimi rritet në një mënyrë të madhe pasi sezoni i Dashit fillon në Mars. Do të filloni të ndjeni shumë më tepër qartësi në mendjen dhe zemrën tuaj. Falë planetit të dashurisë Venus, Merkurit komunikues dhe vetë diellit me gaz, dalin histori dhe marrëdhënie të reja.

    Më 29 mars, një eklips i fuqishëm diellor ndriçon shenjën tuaj për herë të fundit deri në vitin 2032. Më 24 maj, planeti Saturn gjithashtu hyn në shenjën tuaj për herë të parë në gati tre dekada. Prania e tij mund të jetë kufizuese, por gjithashtu ju shtyn të zhvilloni aftësitë tuaja drejtuese dhe të fitoni besim në ndjenjën tuaj të autoritetit.

    Viti mbyllet me sundimtarin Mars që ndriçon fushën tuaj të karrierës me energji dhe pasion. Java e fundit e vitit do t’ju japë mundësinë të mbyllni 2025-ën me disa diskutime që do të qartësojnë situatat dhe mendimet tuaja.

    Binjakët

    Hyni në vitin 2025 me perspektiva shumë të mira – ndërsa planeti Jupiter zbukuron shenjën tuaj nga maji 2024, duke sjellë të gjitha llojet e bekimeve të rastësishme dhe mundësi të mëdha për rritje. Kjo rrjedhë me fat vazhdon në gjysmën e parë të 2025-ës, pasi Jupiteri mbetet në shenjën tuaj deri më 9 qershor.

    Një ndryshim elektrizues ndodh më 7 korrik, ndërsa planeti i paparashikueshëm Urani hyn në shenjën tuaj për herë të parë që nga viti 1949. Gushti dhe shtatori do t’ju japin frymëzim dhe fuqi për të vepruar sipas ideve tuaja më emocionuese të reja. Përdorni energjinë dhe vendosmërinë tuaj.

    Gaforrja

    Planeti Mars mund të jetë retrogradë në shenjën tuaj në fillim të vitit 2025, por ju keni aq shumë për të pritur këtë vit sa që ky fenomen astrologjik nuk do të ketë peshë të madhe për ju. Retrogradi i Marsit përfundon më 23 shkurt, duke ju dhënë një shpërthim motivimi për të ndjekur qëllimet tuaja.

    Bëhuni gati për një verë plot magji, sepse sapo planeti Jupiter të hyjë në shenjën tuaj më 9 qershor, do të keni një shkëlqim dhe romancë që do të zgjasë gjatë gjithë verës.

    Peshqit

    Java e parë e shkurtit do të jetë jashtëzakonisht romantike për ju. Sundimtari juaj Neptuni hyn në shenjën tuaj më 30 Mars për herë të parë që nga viti 2011, kështu që mund t’ju duhet të rregulloni vizionin tuaj për të parë më qartë jetën.

    Megjithatë, më 24 maj, me siguri do të ndiheni sikur ju është hequr një peshë nga supet. Keni mësuar disa mësime të rëndësishme gjatë viteve të fundit dhe keni zhvilluar një ndjenjë të fortë intuite, të cilën do ta përdorni në potencialin tuaj të plotë.

  • Bujar Kapexhiu zbulon gjendjen e rënduar të Parashqevi Simakut: Ajo ka pësuar …

    Bujar Kapexhiu zbulon gjendjen e rënduar të Parashqevi Simakut: Ajo ka pësuar …

    Regjisori dhe karikaturisti i njohur, Bujar Kapexhiu, ndau mendimet e tij për këngëtaren e talentuar Parashqevi Simaku, një ikonë e muzikës shqiptare, duke rikthyer vëmendjen te karriera dhe ndikimi i saj në artin shqiptar.

    I ftuar në nje studio televizive, Bujar Kapexhiu shprehu keqardhjen për sfidat personale dhe trajtimin e padrejtë që ajo ka marrë në shtypin e kohëve të fundit.

    “Parashqevi Simaku, një këngëtare e talentuar dhe me një zë melodioz. Më vjen keq për rrjedhën e jetës së saj edhe për abuzimet që po i bëhen sot në shtyp pasi është vënë në qendër nga të gjithë njerëzit.

    Ajo ka pësuar një gjendje depresioni nga rrethanat që i kanë ardhur, por është e trishtë që një artiste aq e mirë dhe me një zë shumë të butë në artin shqiptar të përfundojë në atë gjendje.

    E kam njohur personalisht në aktivitete të ndryshme që bëheshin në atë kohë; ishte një zë i veçantë. Sot në botë ka shumë kronika për artistë të Hollywood-it që kanë përfunduar në mënyrë mizerable. Ajo nuk ishte e favorizuar, por kompozitori që i jepte këngën dhe ajo preferonte ishte një gjë shumë pozitive, pasi dihej që do të kishte sukses. Përveç zërit, Parashqevi Simaku kishte edhe pamjen.

    Gjithmonë e kam duartrokitur atë talent. Ajo ishte në grupin e këngëtareve të preferuara në atë periudhë, siç ishte edhe Vaçe Zela. Për Parashqevi Simakun di këtë gjë: që ishte një këngëtare e këndshme, e pëlqyeshme dhe e duartrokitur nga unë”. – u shpreh Bujar Kapexhiu për Dritare Tv