Author: editor

  • Masakra në Malin e Zi, u vranë 7 persona në një lokal pas një sherri, mes tyre dy fëmijë, 4 të plagosur! Policia në kërkim të autorit. Ja kush është

    Masakra në Malin e Zi, u vranë 7 persona në një lokal pas një sherri, mes tyre dy fëmijë, 4 të plagosur! Policia në kërkim të autorit. Ja kush është

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Cetinjës, ku të paktën shtatë persona kanë humbur jetën pas një konflikti që përfundoi me të shtëna fatale. Mes të vrarëve, mediat malazeze raportojnë edhe për dy fëmijë. Ndërkohë që 4 persona kanë mbetur të plagosur dhe po marrin mjekim.

    Sipas të dhënave fillestare të policisë, incidenti ndodhi në zonën e Bajices, në një tavernë, pas një sherri që nisi si një përplasje fizike.

    I dyshuari kryesor, Aco Martinoviq, raportohet të ketë hapur zjarr pas konfliktit, duke shkaktuar një tragjedi të rëndë. Autori siç bëhet me dije, ka vrarë pronarin e tavernës dhe më pas ka vrarë edhe dy fëmijët e tij.

    Autoritetet janë në kërkim të tij, ndërsa situata mbetet kritike. Njësitë speciale të policisë janë vendosur në terren për të vënë situatën nën kontroll dhe për të arrestuar autorin e krimit.

    Policia ka apeluar qytetarët e Cetinjës që të qëndrojnë të sigurt brenda banesave të tyre, ndërsa theksoi se ngjarja nuk lidhet me përplasje të grupeve të organizuara kriminale, por është një incident i izoluar. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie vazhdojnë.

    Sakaq, lidhur me këtë tragjedi qeveria ka shpallur 3 ditë zie dhe shumë aktivitete dhe koncerte të planifikuar për ditët e para të vitit janë anuluar.

    Policia e Malit të Zi ka publikuar fotografinë e Aco Martinoviqit, të dyshuarit për një krim të rëndë në Cetinje, ku raportohet se ka vrarë të paktën shtatë persona, përfshirë edhe 2 fëmijë.

    Sipas njoftimeve zyrtare, pas kryerjes së krimit në një ambient mikpritës, Martinoviq është larguar i armatosur nga vendngjarja. Policia ka paralajmëruar publikun se i dyshuari është i armatosur dhe shumë i rrezikshëm, ndërsa operacionet për kapjen e tij janë në vazhdim.

    Autoritetet kanë kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për çdo informacion që mund të ndihmojë në arrestimin e Martinoviqit, duke theksuar rëndësinë e shmangies së kontaktit të drejtpërdrejtë për shkak të rrezikshmërisë së lartë të tij. Hetimet për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të këtij krimi vazhdojnë.

  • Tronditëse/ Shkon në 7 numri i të vrarëve në Cetinje të Malit të Zi, mes tyre dyshohet se janë edhe dy fëmijë

    Tronditëse/ Shkon në 7 numri i të vrarëve në Cetinje të Malit të Zi, mes tyre dyshohet se janë edhe dy fëmijë

    Numri i personave të vrarë në Cetinje të Malit të Zi tashmë raportohet se ka shkuar në shtatë.

    Siç raporton transmetuesi publik malazez RTCG, në mesin e shtatë viktimave dyshohet se janë edhe dy të mitur.

    Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në një tavernë, ku një person ka gjuajtur me armë zjarri dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

    Policia atje u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre.

  • E RËNDË! Të shtëna me armë brenda tavernës, të paktën 5 të vdekur

    E RËNDË! Të shtëna me armë brenda tavernës, të paktën 5 të vdekur

    Të paktën pesë persona raportohet se janë vrarë sot në Cetinje të Malit të Zi, nga të shtënat me armë zjarri pas një konfrontimi fizik në një tavernë.

    Sipas raportimeve nga “Vijesti”, mësohet se në atë lokal fillimisht ka ndodhur një përleshje, pas së cilës autori Aco Martinoviç, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar.

    Drejtoria e Policisë apeloi e qytetarët e Cetinjës që të qëndrojnë në banesat e tyre. Njësitë speciale të policisë janë vendosur në terren për të vënë situatën nën kontroll dhe për të arrestuar autorin e krimit.

  • Ylli hollivudian ndan urimin e Vitit të Ri shoqëruar me hitin e këngëtares shqiptare

    Ylli hollivudian ndan urimin e Vitit të Ri shoqëruar me hitin e këngëtares shqiptare

    Aktorja e famshme hollivudiane Jessica Alba, duket se po e pëlqen dhe ndjek këngëtaren nga Kosova, Tayna.

    Këtë e dëshmon edhe një veprim i saj në Instagram, duke ndarë për fansat këngën hit “Obsesion”.

    Ajo madje këngën e shoqëroi me një post tjetër me fjalë frymëzuese: “2024 cleared the path, 2025 claims the magic” (2024 pastroi rrugën, 2025 merr magjinë).

    Postimi i saj, që reflekton optimizëm dhe energji të re për vitin e ri, mori dhenë në rrjete sociale.Ndërsa fansat po e përshëndesin shijen muzikore të Albas!

  • Katër grekë dhe një shqiptar të arrestuar për vrasjen e një 34-vjeçari natën e ndërrimit të viteve

    Katër grekë dhe një shqiptar të arrestuar për vrasjen e një 34-vjeçari natën e ndërrimit të viteve

    Katër persona janë identifikuar nga policia si autorë të vrasjes së një 34-vjeçari grek i cili u qëllua për vdekje në të gdhirë të Vitit të Ri pas një ngjarje të përgjakshme në qendër të Serres-it.

    Sipas raportimeve, në dosjen e ngritur për rastin, përfshihen katër burra, tre grekë të moshës 30, 28 dhe 27 vjeç dhe një shtetas shqiptar 29 vjeç.

    Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 05:00 në pedonalen e Serres në rrugën e Korfuzit. Pas një debati që katër autorët kanë pasur me viktimën, e kanë plagosur për vdekje me thikë, duke i shkaktuar dy goditje në anën e majtë të trupit, konkretisht në brinjë dhe në ije.

    Ndonëse viktima është dërguar me ambulancë në spitalin e Serres, pak orë më vonë ka dhënë frymën e fundit.

    Me të mbërritur në vendin e ngjarjes së përgjakshme oficerët e policisë kanë gjetur dhe konfiskuar 6 gëzhoja të një pistolete me gaz.

    Viktima ka dashur të hyjë në një lokal nate me dy shokë të tjerë. Në derë ndodhej njëri prej autorëve, i cili nuk pranoi të lejonte grupin, gjë që fillimisht rezultoi në një sherr verbal. Grupi i viktimës është larguar dhe pas rreth një ore spekulohet se ose kanë lënë takim ose kanë pritur mbylljen e klubit, sepse janë takuar sërish, këtë herë në një rrugicë ngjitur me pedonalen kryesore të qytetit.

    Brenda vetëm pak minutash, gjaku shpërtheu dhe në krye të përleshjes, një nga burrat nxori një thikë ushtarake dhe qëlloi viktimën dy herë, njëra prej të cilave në arterien femorale. Në fakt, sipas burimeve të sigurta të policisë, një person tjetër në grupin e autorit ka qëlluar më shumë se pesë herë në ajër me pistoletë me gaz.

  • “Pse bëni zhurmë në pallat?”/ Si nisi sherri që përfundoi me plagosjen e babë e bir në Tiranë

    “Pse bëni zhurmë në pallat?”/ Si nisi sherri që përfundoi me plagosjen e babë e bir në Tiranë

    Të tjera detaje mësohen për ngjarjen e ndodhur në Tiranë, ku 34-vjeçari Kristjan Thaçi plagosi me thikë dy komshinjtë e tij dhe më pas u arratis.

    Balkanweb mëson se të plagosurit janë babë e bir.

    34-vjeçari është konfliktuar me komshinjtë dhe më pas i ka qëlluar me thikë e me sende të forta.

    I riu është ankuar se babë e bir “po bënin shumë zhurmë në pallat”.

    Sherri ndodhi në katin e pestë të pallatit. 34-vjeçari Thaçi njihet si person problematik në zonë.

    Të plagosurit janë Arben dhe Marjo Miha, 60 dhe 21 vjeç. Ata janë dërguar për kurim në spital dhe gjenden jashtë rrezikut për jetën.

  • Plagosi dy persona në Tiranë dhe u arratis, kush është autori (EMRI/Foto)

    Plagosi dy persona në Tiranë dhe u arratis, kush është autori (EMRI/Foto)

    Në ditën e parë të vitit të ri 2025, një sherr me dy të plagosur ndodhi në rrugën “Shyqyri Ishmi” në Tiranë.

    Autori Kristjan Thaçi ka plagosur komshiun dhe një tjetër person.

    Gazetari Igli Celmeta ka siguruar për Balkanweb foton e autorit të ngjarjes.

    34-vjeçari Thaçi mësohet se ka plagosur me mjet prerës komshiun e më pas me mjete të forta një tjetër person.

    Ai është arratisur nga vendngjarja, ndërsa policia është vënë në kërkim të tij.

  • Sherr me sende të forta në Tiranë/ 34-vjeçari plagos komshiun dhe një tjetër person

    Sherr me sende të forta në Tiranë/ 34-vjeçari plagos komshiun dhe një tjetër person

    Një sherr ka ndodhur në ditën e parë të Vitit të Ri 2025 në Tiranë. Mësohet se një 34-vjeçar ka dëmtuar me mjet prerës komshiun e tij.

    Më pas, ai ka plagosur me sende të forta një tjetër person.

    Të plagosurit janë në spital, ndërsa policia është vënë në kërkim të autorit.

    Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se autori i ngjarjes është shtetasi Kristjan Thaçi.

    “Tiranë/Informacion paraprak

    Më datë 01.01.2025, rreth orës 16:15, në rrugën “Shyqyri Ishmi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta,në hyrje të pallatit ku banojnë, shtetasi K.Th, 34 vjeç, ka dëmtuar me një mjet prerës komshiun e tij, shtetasin M.N, dhe me sende të forta shtetasin A.N.

    Shtetasit A.N dhe M.N(babë e bir), ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

    Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet me qëllimin kapjen e autorit.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

  • Përplasja mes familjes Simaku dhe Herion Mustafaraj, Elton Iliriani sqaron të vërtetën

    Përplasja mes familjes Simaku dhe Herion Mustafaraj, Elton Iliriani sqaron të vërtetën

    Ditët e fundit, në rrjet u komentua përplasja me familjen e Parashqevi Simakut dhe aktorin e njohur Herion Mustafaraj.

    Në një postim të fundit, sipërmarrësi i njohur Elton Iliriani, i cili është pranë këngëtares prej disa javësh, ka sqaruar se Parashqevia ka një marrëdhënie shumë të mirë me familjarët e saj.

    Po ashtu, Iliriani zbulon se këngëtarja shqiptare, shumë shpejt, për 2-3 ditë, do të takohet edhe me djalin e saj, me të cilin ka plot 15 vjet pa u takuar, si edhe me ish-bashkëshortin e saj.

    “Fakti që familjarët e Parashqevi Simakut janë njerëzit më të afërt të saj, nuk ka pse të diksutohet nga askush, nuk ka pse të vihet në diskutim nga asnjëri prej nesh, sepse të gjithë e dimë sa e rëndësishme është familja për shqiptarët, për çdo shqiptar; për mua, për ju që më dëgjoni tani dhe aq më tepër për Parashqevi Simakun, që familja është gjëja më e rëndësishme, pavarësisht se ç’mund të ketë biseduar në të shkuarën e largët ose në një moment delikat, siç mund të bëjmë të gjithë.

    Unë jam i bindur dhe çfarë kam dëgjuar dhe çfarë kam parë me sytë e mi këto ditë. Parashqevi Simaku ka një dashuri të madhe për familjen e saj, për vëllanë e saj, mbesësn e saj Inën dhe nipin e saj, Ani Simak.

    Kuptohet, dashuria më e madhe e saj është është Luke, që ajo do takohet së shpejti, brenda tri ditësh besoj dhe kuptohet, edhe ish-bashkëshorti i saj, Robert”.

  • Merr zjarr gjatë ecjes makina në ‘bajpasin’ e Murrizit

    Merr zjarr gjatë ecjes makina në ‘bajpasin’ e Murrizit

    Një automjet është shkrumbuar nga flakët këtë të mërkurë në bypassin e Murrizit pjesë e rrugës së Arbrit.

    Dyshohet se në automjet ndodheshin dy të rinj të cilët ishin nisur në drejtim të Qarkut Dibër.

    Fatmirësisht nuk ka patur pasoja tek të rinjtë përfshirja e mjetit nga flakët ndërsa makina është shkrumbuar totalisht.

    Djegia e makinës ka krijuar trafik të gjatë për shkak se automjetet e tjera kishin frikë të kalonin pranë mjetit të djegur pasi mund të shpërthente.